• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova pret Mikun e Madh Amerikan Eliot Engel

November 17, 2017 by dgreca

-Kongremeni amerikan Eliot Engel mbërrin në Kosovë, i vlerësuar mik i madh pritet në Aeroport/

Eliot Engel-Kosove-18nentor2017

-Veseli-Engel: Miqësia me SHBA-të, vlerë e madhe për Kosovën/

-Nesër, në ditën e balotazhit në 19 komuna e të rivotimit në një komunë në zgjedhjet lokale 2017, të zhvilluara në raundon e parë në 22 tetor, kongresmeni amerikan, Eliot Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve/

2017_11_18_Veseli- Miqësia me SHBA-të, vlerë e madhe për Kosovën (1)

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 18 Nëntor 2018/ Mbërriti sot për vizitë në Kosovë përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, demokrati nga New York-u, Eliot Engel, i pritur në Aeroport nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.Ai bëri të ditur se,  së bashku me zëvendësambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, i uroi mirëseardhje në Prishtinë mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel.“Engel është prej njerëzve që ka besuar fuqishëm në pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe e ka mbështetur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që kjo përkrahje e tij vazhdon të jetë e madhe”, shprehet zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot nw mbrwmje në takim kongresmenin amerikan, mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel. Kryeparlamentari Veseli e falënderoi kongresmenin Engel për kontributin e tij të madh për sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke u bërë kështu zëri i saj në politikën amerikane dhe më gjerë.

 Veseli konsideroi se Engel do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen avokues dhe përkrahës i madh i Kosovës, tashmë në kauza dhe sfida të reja, siç është ajo e integrimit euro-atlantik dhe e zhvillimit të gjithmbarshëm të saj.

 Kryetari i Kuvendit vlerësoi se bashkëpunimi i shkëlqyer midis Kosovës dhe SHBA-së tashmë është kthyer dhe kultivuar në një miqësi midis dy popujve, të cilën ai e konsideroi vlerë të çmuar për vendin tonë.Anëtari i Kongresit Amerikan, Eliot Engel, shprehu kënaqësinë për arritjen e Kosovës në shumë fusha, ndërsa konfirmoi se do të vazhdojë të mbetet një mik dhe mbështetës i saj.

Gjatë këtij bashkëbisedimi të ngrohtë e miqësor, Engel u interesua për një varg zhvillimesh në Kosovë, ndërsa kryetari Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendat shtetërore, në funksion të zhvillimit të vendit dhe në interes të qytetarëve.

 Nesër, në ditën e balotazhit në 19 komuna e të rivotimit në një komunë në zgjedhjet lokale 2017, të zhvilluara në raundon e parë në 22 tetor, kongresmeni amerikan, Eliot Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Me rastin e vizitës së kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel,  në axhendën e dërguar  nga qeveria të kryeministrit Ramush Haradinaj, për datën 20 nëntor janë paraparë, mes tjerash, këto ngjarje:Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë- në oborrin e qeverisë së Kosovës – ora 07:45; mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës – ora 08:00; konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel – ora 09:00.Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, në vizitën e në Kosovë pritet të  zhvillojë takime edhe me drejtues tjerë institucionalë e politikë.Ambasada e SHBA në Kosovë në njoftimin e dërguar paralajmëron edhe një ngjarje të hapur për median të hënën në 20 nëntor, në orën 15:15 – vizitën e kongresmenit Engel fabrikës së paneleve solare “Jaha” afër Aeroportit të Prishtinës.

***

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, Sërish në Kosovë/

-Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në vizitën në Kosovë do zhvillojë takime me drejtues institucionalë e politikë/

1 Ok Elot Rugova

-Në 7 korrik 2005, kur në Kosovë qëndron kongresisti amerikan Eliot Engel Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin për Pavarësinë e Kosovës/

2 engel 2015

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

3 engel 2 korrik 2015PRISHTINË, 17 Nëntor 2017/  Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel (Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve) do ta vizitojë Kosovën.Lajmin e bëri të ditur sot Ambasada e SHBA në Kosovë. Njoftimi i dërguar paralajmëron një ngjarje të hapur për median të hënën në 20 nëntor, në orën 15:15 – vizitën fabrikës së paneleve solare “Jaha” afër Aeroportit të Prishtinës.Ndërsa,  nga Kuvendi i Kosovës në njoftimin e dërguar bëhët e ditur se kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel, të shtunën në orën 16:30.

 Në axhendën e dërguar  nga qeveria të kryeministrit Ramush Haradinaj, për datën 20 nëntor, siç theksohet, me rastin e vizitës së kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel, janë paraparë këto ngjarje:Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë- në oborrin e qeverisë së Kosovës – ora 07:45; mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës – ora 08:00; konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel – ora 09:00.

Në axhendën e njoftuar nga qeveria është edhe pjesëmarrja kryeministrit në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë – ora 10:00 dhe takimi me Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit).
Bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për shtyp.

Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, në vizitën në Kosovë pritet të  zhvillojë takime edhe me drejtues tjerë institucionalë e politikë.

Në 7 korrik 2005, kur në Kosovë qëndron kongresisti amerikan Eliot Engel Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin e tij për Pavarësinë e Kosovës. Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, Engell tha se Kosova do të jetë shumë shpejt e pavarur.

 Në 5 shkurt 2014 kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që zhvilloi në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e Urdhrit të Flamurit për kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në 2 Korrik 2015. Në seancën solemne, për rëndësinë e miratimit të kësaj Deklarate folën edhe senatori amerikan Eliot Engël dhe kryetari i Legjislaturës dhjetor 1989-maj 1992, Ilaz Ramajli, i kohës kur u shpall Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut e e Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, kur u mbajt Refrendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur në fundshtatorin 1991, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, e kur u zhvilluan edhe ngjarje të tjera historike për Kosovën e shqiptarët.Kongresmeni Eliot Engel duke çmuar të arriturat e Kosovës premtoi se do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e Kosovës edhe në të ardhmen.
Engel tha se Qeveria, Kongresi dhe populli amerikan, do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit euro-atlantik.

 NGA ARKIVI-7 KORRIK 2005: Kongresisti Engell tha se Rugova është një patriot i madh dhe Kosova është fatlume që ka atë si lider

PRISHTINË, 7 Korrik 2005/  President i Kosovës Ibrahim Rugova në një ceremoni rasti i dorëzoi sot kongresisti amerikan Eliot Engell Medaljen e Artë të Lirisë me të cilën e ka dekoruar vitin e kaluar, në 5-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Presidenti i Kosovës e dekoron me Medaljen e Artë të Lirisë, kongresmenin Eliot Engel për meritat e tij në afirmimin dhe mbrojtjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për përkrahjen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë”. Kështu shkruan në motivacionin e Presidentin Rugova për ta dekoruar zotin Engell.

Presidenti Rugova, ndërkaq në një takim pati me kongresistin Eliot Engell, atë e cilsoi si mikun e madh të Kosovës dhe të shqiptarëve dhe për të cilin tha se më shumë se 15 vjet punon për çështjen e Kosovës. Në këtë takim është biseduar progresin e shënuar në Kosovë, për gjendjen e sigurisë që është e mirë, për stabilittetin e përgjithshëm, si dhe për vlerësimin që do të bëhet për bisedohet për të ardhmen e Kosovës, për të cilën Presidenti Rugova tha se do të jetë pavarësia.
Edhe me këtë rast Presidenti kërkoi për një njohje direkte të pavarësisë së Kosovës nga SHBA të, Unioni Evropian, në mënyrë që Kosova të jetë një vend i integruar në Bashkimin Evropian në NATO dhe në strukturat euroatlantike dhe në miqësi permenanete me SHBA të.

Presidenti Rugova falënderoi të gjithë miqtë e Kosovës në Amerikë dhe SHBA-në që e ka ndihmuar Kosovën dhe po e ndihmon edhe pas luftës, në liri, në rindërtimin e saj, me prezencën ushtarake, civile, diplomatike. Ai shprehu bindjen se Kosova është në rrugë të mirë për ta ndërtuar lirinë, të ardhmen dhe pavarësinë e saj.

Nga ana e tij, kongresisti Engell tha pas takimit se sa herë që vjen në Kosovë e ndien veten si në shtëpi, ngase, siç u shpreh: “Jam këtu me miq për të diskutuar për të ardhmen e vendit. Jam këtu së bashku me djalin tim, sepse ai ka dëgjuar shumë për Kosovën kur ishte fëmijë, për përpjekjet e saj për liri e pavarësi”. Kongresisti Engell tha se Rugova është një patriot i madh dhe Kosova është fatlume që ka atë si lider.Duke krahasuar vizitën e tij të fundit para disa vjetëve, ai tha se sheh shumë ndryshime që e bëjnë optimist. “Kur kamë ardhur këtu pas bombardimeve në vitin 1999 kamë parë vdekje, shkatërrime etj. Tani në vitin 2005, shoh jetë, shpresë, energji shoh fillimin e një shteti të lirë dhe të pavarur”.
“Jam i sigurt, ashtu siç marr frymë, se Kosova do të bëhet një shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, sepse qytetarët e Kosovës nuk meritojnë më pak, sepse qytetarët e Kosovës duan t’i bashkohen demokracive të të gjithë botës”, u shpreh Engell, duke i vlerësuar marrëdhëniet e popullit amerikan dhe të Kosovës të mrekullueshme dhe të fuqishme.”Kur Kosova të bëhet e lirë dhe e pavarur, atëherë SHBA dhe Republika e Kosovës do të kenë një bashkëpunim të gjatë mes vete”, nënvizoi ai, duke shtuar se në SHBA e dinë se qytetarët e Kosovës janë miqtë e amerikanëve.Engell tha se ka ndjekur përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. “Kjo nuk ndodhi brenda natës, sipas meje madje zgjati shumë”, tha ai.”Unë e kam thënë shumë herë se njëqind për qind e mbështes pavarësinë e Kosovës. Do të jem i lumtur kur kjo do të ndodhë dhe do të ndodhë shpejt, dhe unë do të jem në Prishtinë për ta festuar së bashku shtetin e lirë dhe të pavarur”.
Engel premtoi se do të vazhdojë me përpjekjet e tij në Uashington, për të ndihmuar popullin e Kosovës.

“Unë do t’i them edhe UNMIK ut edhe BE së se standardet para statusit janë të papranueshme. Ne duam standardet bashkë me statusin dhe që ky status të zgjidhet shpejt. Ne duam një datë për këtë.

Ne duam që kosovarët të udhëheqin me qeverinë e tyre, me ministritë, me jetën e tyre. Ka gjëra të dhimbshme gjatë rrugës, por kur ta shihni rrugën e gjatë nëpër të cilin ka ka kaluar Kosova është një mrekulli”, u shpreh në fund Eliot Engell. Pesidenti Rugova dhe kongresisti Engell pastaj vizituan varrezat e hebrenjve afër lagjes Velania në Prishtinë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kongresmeni amerikan Eliot Engel, Sërish në Kosovë

NGA TERRORI NE LIRI – 100 VJET BARBARI DHE KRIME KOMUNISTE

November 16, 2017 by dgreca

SHEN PETERBURG, RUSI 1917-WASHINGTON, AMERIKE 2017/

3 kongresi 11 Kongresi2 Trump Vendim4 VOC kongresi 35 VATRA DC kongres 11 agimi16 dega washing

NGA ARMIN ZOTAJ/*Historia e ideologjise komuniste ne pushtet fillon ne nje nate te ftohte dimri me 7 Nentor 1917 kur nje grup i Gardes se Kuqe sulmoi Pallatin e Dimrit ne Shen Peterburg ne Rusi. Kjo date do te shenonte fillimin e nje shekulli ku ideologjise komuniste do ti perkisnin krimet me te medha dhe me barbare te provuar ndonjehere ne historine njerezore.   Me keto fjale do te fillonte perkujtimi i 100 milion viktimave te regjimeve komuniste ne kryeqytetin amerikan Washington DC i organizuar nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit.

1 Gjoni12 bashke ok14 Merita17 Darka31 Visar simon1 leka

 

Ky perkujtim qe filloi ne darken e 7 Nentorit 2017 me deshmite e 5 grave qe kishin vuajtuar barbarite e Gulagut (kampet e punes se detyruar ne ish-Bashkimin Sovjetik) gjate gjithe jetes se tyre dhe te paraqitur ne detaje nga dokumentari Rus “Grate e Gulakut”.

Dokumentari ishte realizuar me regji te Marianna Yarovskaya, dhe producent Dr. Paul Gregory profesor i studimeve ne Universtitetin e Houston ne Texas, studiues i Institutit Hoover dhe  Institutit Gjerman te Kerkimeve Ekonomike.  Dr. Gregory eshte studiues i njohur i krimeve te komunizmit ku per tu theksuar eshte publikimi i tij: “Quotat e Terrorit- Sigurimi i Shtetit nga Lenini tek Stalini”.  Dr. Gregory ne fjalen e tij do theksonte se sistemi i Gulagut krijuar nga Stalini do implementohej ne te gjitha vendet komuniste kudo ne bote dhe solli mjerim per miliona njerez qe kaluan jeten ne keto kampe pune ku vuajtjet dhe torturat ishin nga me cnjerzoret.  Ne keto kampe njerezit trajtoheshin si skllever ku jeta varej nga deshirat e administratoreve dhe rojeve te ketyre kampeve.

Perkujtimi i Viktimave te Komunizmit ne Washington DC nuk ishte thjesht deshmi i krimeve barbare te ideologjise komuniste kudo ne bote por nje analize ne aspektin historik, politik, ekonomik dhe shoqeror te gjithe ideologjise komuniste ne te gjitha shtetet qe sundoi per dekada te tera dhe si ne 5 shtetet qe vazhdon te sundoje akoma.

Ne aspektin historik ideologjia komuniste do analizohej nga historiane dhe studiues si  Niall Ferguson, i Hoover Institutit, Stanford University, Qendra per Studime Europiane dhe Harvard University ose Dr James McAdams profesor i Historise dhe Drejtor i Studimeve Europiane ne Universitetin e Notra Dame ne shtetin e Indianes.

Duke ju referuar librit: “Libri i Zi Komunzmit” keta historian do permendin numrin e viktimave te komunizmit kudo ne bote:  Ne Bashkimin Sovjetik 20 milion te vdekur ku shumica e vrasjeve u krye nga Stalini, ne Kine 65 milion, ku 45 milion viktima i perkisnin programit te Mao Ce Dung te quajtur “Hapi i Madh” dhe  Revolucioni Kulturor, ne Kamboxhia 2 milion viktima, ne Vietnam 1 milion viktima , ne Evropen Lindore 1 milion viktima, ne Afrike 1.7 milion, ne Afganistan 1.5 milion viktima dhe se fundi ne Korene e Veriut 2 milion milion viktima por vrasjet vazhdojne akoma.

Konkluzioni historik i komunizmit u shpreh shume qart me nje fjali nga Z. Niall Fegusson “All Communist regimes everywhere, without exception, were merciless in their treatment of ‘class enemies,’ from the North Korea of the Kims to the Vietnam of Ho Chi Minh, from the Ethiopia of Mengistu Haile Mariam to the Angola of Agostinho Neto. Pol Pot was the worst of them all, but the differences were of degree, not of quality. (Te gjitha regjime komuniste kudo qe ishin, pa perjashtim ishin te pameshirshem ne trajtmin e “armikut te klases”: Nga Koreja e Veriut e Kimeve, tek Vietnami i Ho Chi Min, nga Etiopia e Mengistu tek Angola e Agostino Neto, deri tek Pol Poti I Kamboxhias qe ishte me tmerrshmi nga te gjithe diferenca mes tyre ishte thjesht ne sasi dhe jo ne cilesi).

Ne aspektin politik analiza nuk do ti perkiste vetem ideologjise komuniste por dhe te tashmes dhe te ardhmes.  Sipas sondazheve te fundit 44 % e te rinjeve qe karketerizon se “milenia” preferonin te jetonin ne komunizem dhe socializem sesa ne demokracine perendimore te ofruar nga kapitalizmi.  Kongresmeni Republikan nga New Jersey Chris Smith do shprehej se: “Une jam i deshperuar qe gati 44% e mileniave besojne qe komunizmi dhe socializmi nuk jane aq te keqinj. Une u them atehere provoni te jetoni nen keto sisteme”.

Senatori Republikan dhe ish kandidati per President brenda Partise Republikane Z.Ted Cruz do theksonte midis te tjerash ne fjalen e tij se:  “Qe nga viti 1959 kur ideologjia komuniste u installua ne Kube varkat vijne me plot njerez nga Kuba drejt Amerikes dhe asnje varke nuk shkon nga brigjet amerikane drejt Kubes ne “parajeses komuniste”.

Ish Presidenti Cek Vaclav Klaus dhe pjesetari i revolucionit cek kunder komunizmit i njohur si “revolucioni i kadifese” ne kete pervjetor te Viktimave te Komunizmit do te theksonte se kur sistemet udhehiqen nga burokrate te emeruar dhe jo nga njerez te zgjedhur krijohen metoda qe i ngjajne aparatchikeve komuniste.  Une, theksoi ai, nuk kam frike nga rikthimi i komunizmit por nga renia e lirive dhe renia e domosdoshmerise per te mbrojtur lirine.  Komunizmi nuk eshte ideologjia utopike e fundit.  Besimi se liria eshte e garantuar mund te jete utopia e re radhes…

Shpallja e 7 Nentori “Dita  Kombetare Ne Kujtim te Viktimave te Komunizmit” ne SHBA nga Presidenti Amerikan Donald Trump si dhe vendimi i kongresmenve Marcy Kaptur (Demokrat-Ohio), Dan Lipinski (Demokrat-ILinois), Dennis Ross (Republika-Florida), dhe Chris Smith (Republikan-New Jersery) per krijimin e nje grupi te perbashket (caucus) qe do te sensibilizoi vemendjen se si komunizmi ne 100 vjet skllaveroi dhe vrau me shume se 100 milion njerez dhe si kjo tirani vazhdon ende sot ne 5 vende: Kine, Kube, Laos, Kore e Veriut dhe Vietnam si dhe pasojat qe  kan lene ne shtetet qe ishin ne sferat e influences te Bashkimit Sovjetik dhe efektet qe ka sot ne marredheniet nderkombetare – do ishin pika me e larte ne aspektin politik te ne ditet e aktivitetet ne perkujtim te Viktimave te Komunizmit ne Washington DC.

Ana e edukimit te brezave te rinj persa i perket krimeve te komunizmit u analizua ne debatin  Kujtesa Pa Mite  nga Dr.Jonathan Brent e Bard College dhe YIVO Institute per Studimet Hebreje. Dr David Satter Hudson Insititute, Elena Zhemkova – Shoqeria e Kujteses Rusi dhe Dr Paul Quenory i Universitetit Amerikan ne Bejrut. Sipas tyre passiviteti dhe nganjehere injorimi nga ana e qarqeve akademike ne demokracite perndimore ndaj krimeve te komunizmit ka sjelle mos perfshirjen e historise kriminale komuniste ne 100 vjet e fundit ne sistemet arsimore si ne SHBA dhe ne Europen Perendimore.  Ky fenomen, kane theksuar ata, ka sjelle nje mungese te madh informacioni dhe edukimi nder breza e rinj dhe si pasoje nje idealizim te kesaj ideologjie makabre.

Po mungesa e informacionit per te verteten e krimeve makabre te ideologjise komuniste nuk vjen vetem nga sistemet arsimore por edhe nga disa media kryesore ne SHBA dhe ne Europen Perendimore.

Ne nje artikull ne gazeten Washington Post te dates 10 Nentor 2017 me titull: “The New York Times keeps whitewashing communism’s crimes” (New York Times vazhdon te fshije krimet e komunizmit)  nga Marc A. Thissen theksohet se kur administrata e presidentit Trump e shenon 100 vjetorin e viktimave te komunizmit duke deklaruar “Dita Kombetare e Viktimave te Komunizmit ne Amerike”, New York Times e shenon kete dite te kujteses se Viktimave te Komunizmit me artikuj qe vene ne pah virtutet e komunizmit.

Sipas Thissen megjithese kane kaluar 100 vjet masakrime nga ideologjia komuniste, New York Times vazhdon ta portretizoje komunizmin si ceshtje  nobiliteti, megjithese thekson ai se faktet dhe historia provoi per me se 100 vjet cdo vend qe ishte komunizem kaloi pa perjashtim ne terror masiv, vrasje masive , uri, dhe nen miserjen e totalitarismit te eger.(https://www.washingtonpost.com/opinions/the-new-york-times-keeps-whitewashing-communisms-crimes/2017/11/10/129f28e0-c5c3-11e7-84bc-5e285c7f4512_story.html?utm_term=.76777b0ec787)

Gjate gjithe diteve te aktiviteteve per kujtim te Viktimave te Komunizmit me te drejta lindi pyetja:  Pse eshte e domosdoshme perkujtimi i Viktmave te Komunizmit?

Studjusit, analistet dhe politikanet qe moren pjese ne kete eveniment do theksonin se pari eshte e domosdoshme te kujtohet dhe te analizohet qe te mos perseriten gabimet fatale te historise te cilat shkaterruan jeten e milionave njerezve ne bote dhe krijuan nje rrezik te madh te lirise themelore njerzore.

Se dyti te mos ideologjizohen teori qe megjithese flasin me fjale te medha si: “barazi dhe drejtesi per te gjithe”- por ne realitet justifikojne aktet e dhunes dhe terrorit per te realizuar keto “ide kaq te medha”.   Liria e individit mbetet gjeja me e shtrenjte perpara cdo ideologjie.

Pyetja e dyte qe u shtrua ne keto aktivitete ishte: A ishin te gjithe fajtore dhe bashkevuajtes ne regjimet komuniste?  Ne fund te fundit as Stalini as Mao nuk i vrane vete miliona njerez.

Pergjigja me e sakte erdhi nga salla dhe jo nga panelet qe analizonin ideologjine komuniste.

“Ka nje pike ndarje te qarte mes atyre qe kryen krimet ne komunizem, me ata qe qendruan indiferent ndaj ketyre krimeve dhe atyre qe ishin viktimat e sistemit komunist.  Kjo ndarje quhet drejtesi.  Ata qe i kryen keto krime ne emer te ideologjise komuniste jane pergjegjesit e vetem te ketyre krimeve barbare dhe si te tille duhen te perballen me drejtesine qe faktekeqesisht ne 27 vjetet e fundit pas renies se komunizmit nuk ka ndodhur.  Ndersa ata qe heshten perpara ketyre krimeve nuk mund te quhen asnjehere bashkevuajtes.  Te vetmit bashkevuajtes te vuajtjeve te ideologjise komuniste jane 100 milion viktimat e komunizmit dhe milionat te tjere qe kaluan jeten ne kampet e punes se detyruar ne gjitha sistemet komuniste qe ishin installuar kudo ne bote.

Dega e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA ne Washington DC mori pjese ne te gjitha keto aktivitet per 100 vjetorin e Viktimave te Komunizmit.  Fatkeqesisht megjithe lajmerim per te rinjt shqiptare qe punojne dhe jetojne ne afersi te Washington DC pjesemarrja e tyre ne aktivitetet e perkujtimit te Viktimave te Komunizmit qe pothuajse jo ekzistente.

Anetaret e Deges se VATRES ne Washington DC  kane filluar bashkepunim zyrtar me Fondacionin – Viktimat e Komunizmit ne Maj te vitit 2017 ku paten nje takim zyrtar me drejtorin ekzekutiv te ketij fondacioni Z. Marion Smith.

Dega e Vatres ne Washington DC ka vazhduar bashkepunimin me kete fondacion ne 9 Qershor te vitit 2017 ne ceremonine e 10 Vjetorit te e Medaljes se Lirise Truman – Regan dhe Thirrjen e Vendeve qe Kane Vuajtur nga Komunizmi ku vuri nje kurore me lule ne emer te Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA tek Monumenti i Viktimave te Komunizmit.

Ne korrik te 2017 Dega Washington DC mori pjese ne perkujtimin e vdekjes se fituesit te cmimit Nobel te Paqes dhe luftetarit per demokracine ne Kine Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq ne burgjet e diktatures komuniste kineze ne moshen 62 vjecare.  Ne 23 Gusht te 2017 kjo dege e Vatres ne bashkepunim me Fondacionin e Viktimave te Komunizmit do merrte pjese ne perkujtimin e dites e “Kordeles Se Zeze”.  Ne kete dite 78 vjet me pare me 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitler dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nenshkruan paktin e mos sulmit te njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtem Sovjetik) – Ribbentrop (Ministri i Jashtem Nazist) qe do resultonte ne vdekjen e miliona njerezve ne vitet e para te Luftes se Dyte Boterore.

Gjate aktiviteteve te 100 vjetorit te Viktimave  Komunizmit Dega e Washington DC priti dhe Drejtuesen e Autoritetit te Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish-Sigurimit te Shtetit Zonjen Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj i cili ka vuajtur 44 vjet te jetes se tij ne burgjet dhe internimet e komunizmit enverian,.  Ish Kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj me kerkese te kesaj dege mori persiper komunikimin mes Fondacionit Viktimat te Komunizmit dhe personave qe mund te vinin nga Shqiperia per kete eveniment duke i informuar mbi menyren e regjistrimit dhe kushtet e pjesmarrjes.  Ketyre informimeve ju pergjigjen Zonja Sula dhe Z. Mirakaj.

Sipas Zonjes Sula ne takim qe pati me Degen e Vatres ne Washington DC Autoritetit i Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish-Sigurimit te Shtetit ne Shqiperi ka ne administrim e tij 212 mije dosje te ndryshme te ish-sigurimit te shetetit, 250 mije kartela individuale po te ketij organi, 15 mije dosje hetimore gjyqesore per te perndjekurit politik, 21 mije dosje te personave te pendjekur nga Sigurimi i Shtetit qe ne total rreth 32 milione faqe dokumentash te hartuara nga ish Sigurimi i Shetit Shqiptar per nje popullesi qe reth 3 milion banore. Sipas nje studimi te bere nga instituti gjerman “Konrad Adenhauer theksoi ajo ka resultuar se nje ne tre qyetetare nga shqiptaret i perket nje familje qe ka patur internim, burgje dhe perjashtim nga partia.

Zonja Sula gjate takimeve me Degen e Vatres ne Washington DC  i dorezoi Dr. Gjon Bucaj simbolin e Autoritetit i Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish-Sigurimit te Shtetit

te cilin Dr. Bucaj ia dergoi Kryesise se VATRES ne New York.  Gjate ketyre aktiviteteve Dega Washington DC pati mundesine te takohej me kongresmene amerikane qe folen ne keto aktivitete si dhe me Senatorin Republikan Ted Cruz.

Perkujtimi i Viktimave te Komunizmit perfundoi me 9 Nentor me nje eveniment madheshtor ne Union Station ne Washington DC.

Zoti Natan Sharansky aktivist i te drejtave te njeriut dhe 9 vjet i burgosur ne burgjet komuniste te Bashkimit Sovjetik u dekorua me Medaljen e Lirise Truman – Reagan .

  1. Sharansky ne fjalen e tij do theksonte se nuk jemi thjesht antikomunist por mbrojtes fanatike te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut.

Ne kete eveniment perfundimtar te Perkujtimit te Viktimave te Komunizmit,  Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA perfaqesohej nga: Ish kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj dhe bashkeshortja Nikoleta Bucaj, nga Nenkryetari i VATRES Agim Rexha dhe bashkeshortja Laura Rexhaj, nga Kryetari Fondacionit per Edukimin i VATRES Mithat Gashi dhe bashkeshortja  Meryeme Gashi, nga Kryetari i VATRES Dega Washington DC Z. Armin Zotaj, nga anetarja Keshillit Drejtues dhe ish-kryetare e deges se VATRES Washington DC Znj Merita McCormak, nga anetari i deges Washington DC dhe anetari i Keshillit Drejtues te VATRES, Z. Eduard Bucaj si dhe nga anetari i Keshillit Drejtues te VATRES Cezar Ndreu.  Gjithashtu me Degen e VATRES ne Washington DC ne kete eveniment perfundimtar ishin dhe Drejtuesja e Autoritetit te Informimit te Dosjeve Sekrete te Ish–Sigurimit te Shtetit Zonjen Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj si te ftuar te kesaj dege.  Gjithashtu Z. Pellumb Lamaj i burgosur gjate regjimit enverian komuminst dhe Zonja Lindita Komani qendruan me Degen e VATRES ne kete eveniment qe mbylli ditet e perkujtimit te Viktimave te Komunizmit ne mbare boten.

*PS: Raporti u pergatit nga dega e Vatres ne Washington

Armin Zotaj

Kryetar I Deges Washington DC

13 Nentor 2017

*Per me shume fotografi shihni ne facebook:(dielli vatra)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: - 100 VJET BARBARI, Armin Zoto, DHE KRIME KOMUNISTE, NGA TERRORI NE LIRI

KFOR, paqe në Kosovë dhe rajon

November 15, 2017 by dgreca

-Në Kosovë zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës në KFOR, Gjeneral Majori Salvatore Cuoci komandant i ri/

1 Thaci ecen1 THACI-15NENTOR20172 gjenerali

-Në pranverën e vitit të luftës e lirisë 1999 në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Aktualisht KFOR-in e përbëjnë  rreth 4.600 trupa nga 31 shtete/

1 KFOR-CEREMONIA-15NENTOR2017

-KFOR ka forcuar paqen në Kosovë dhe tërë rajonin. Presidenti Thaçi  dekoron komandatin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Majorin Giovanni Fungo, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë/

1 Beluli Pass

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI. Në 12 Qershorin historik 1999 me kolonën e forcave të para të NATO-s hyri në Kosovë/

PRISHTINË, 15 Nëntor 2017/ Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR prej sot do ketë komandant të ri Gjeneral Majorin Salvatore Cuoci. Ai mori detyrën nga Gjeneral Majori Giovanni Fungo  në ceremoninë e ndërrimit të komandës sot në mesditë në kampin e KFOR-it  “Film City”, në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III.Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e përfaqësues të tjerë institucionalë kosovarë.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçika falënderuar gjeneralmajorin, Giovanni Fungo për punën e tij për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë, derisa i ka uruar sukses komandantit të ri të KFOR-it, Salvatore Cuoci.Sipas tij, koha kur ka shërbyer si komandant i KFOR-it, gjenerali Fungo ka qenë kohë e zhvillimeve të rëndësishme në Kosovë.Presidenti ka thënë se në këtë kohë, Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje të suksesshme dhe ka vazhduar procesin e integrimit të plotë të pjesës veriore të Kosovës në shtetin e Kosovës.“Këto dy procese i kemi përmbyllur me sukses, por gjatë realizimit të tyre jemi përballur me sfida të mëdha që kanë kërcënuar edhe sigurinë në Kosovë. Angazhimi i KFOR-it, me vendosmëri por edhe me kujdes, ka kontribuar në evitimin e çfarë incidenti apo dhune”, ka shtuar Presidenti.

Ai është shprehur mirënjohës për tërë forcën e KFOR-it, të gjithë ushtarëve që kanë shërbyer dhe shërbejnë në të. Presidenti ka thënë se KFOR-i vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.“Siç e kam thënë edhe vitin e kaluar, KFOR-i në Kosovë jo vetëm ruan paqen por edhe e ndërton paqen. E duke e forcuar paqen në vendin tonë, ndërton paqe në tërë rajonin e Ballkanit”, ka theksuar ai.Presidenti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe kërkojmë një marrëveshje të re që do të shtrojë rrugën për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Ai ka folur edhe për FSK-në, Presidenti ka theksuar se duke iu falënderuar bashkëpunimit me KFOR-in dhe NATO-n në përgjithësi, FSK-ja sot është një forcë profesionale, multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Këtë të hënë mora pjesë në ceremoninë e gradimit të pesë nënoficerëve të ri të FSK-së, që të gjithë nga komunitetet jo-shumicë. Është ky edhe një hap tjetër drejtë përmbushjes së aspiratës sonë për një forcë profesionale. FSK tani është e gatshme për kompetenca të reja dhe për mision të ri”, ka shtuar ai.Presidenti në fund ka dekoruar gjeneralin Fungo me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.Gjenerali Fungo në ceremoninë e ndërrimit të komandës ka falënderuar përkushtimin e trupave të KFOR-it të treguar gjatë mandatit të tij, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe institucionet e Kosovës, duke u shprehur se moto e tij gjatë kësaj kohe ka qenë besimi dhe përkushtimi.Komandanti i deritashëm i KFORI-it, Fungo ka thënë se u dëshiron qytetarëve të Kosovës “të gjitha të mirat në të ardhmen e ndritur e cila ju pret, e të cilën ju e meritoni plotësisht”.Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli dhe komandanti i ri i KFOR-it prononcohen për media.Komandanti i derisotëm i KFOR-it, Gjenera Majori Giovanni Fungo, i cili ka marrë detyrën në 1 shtator 2016 nga Gjeneral Majori Guglielmo Luigi Miglietta, në takimet e lamtumirës me krerët e inistitucioneve të Kosovës  ka vlerësuar se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.Në vitin 1999 të lirisë së Kosovës – hyrjes së farcës paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s,  komandanti i parë i KFOR-it ishte gjenerali britanik, Michael Jackson. Lufta e para me shumë se 18 viteve në Kosovë përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 qershor e  hyri në fuqi në 11 qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.Aktualisht KFOR-in e përbëjnë  rreth 4.600 trupa nga 31 shtete.

Në Kosovë para më shumë se 18 viteve nisi të ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 qershorin historik 1999. Në atë orë e ditë të lume tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët hynin në Kosovë. Ishte ora kur nga kolona e tankeve të forcës më të madhe planetare, NATO-s, që kalonin kufirin e Kosovës nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit, po jepja lajmin e madh për të gjithë shqiptarët dhe botën…Raportoja për Agjencinë Telegrafike Shqiptare – agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë (ATSH)  dhe Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), i akreditur te NATO-KFOR edhe për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.

“Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë”, u vlerësua në konferencën rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, të zhvilluar gjatë dy ditëve të kaluara në Prishtinë, ku ishin krerët e Presidencës, Kuvendit e Qeverisë kosovare, përfaqësues të lartë të NATO-s, mes të cilëve Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem,  si dhe ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë.Komunikata e dërguar nga KFOR me rastin e ndërrimit të komandës vitin e kaluar theksonte se, Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, KOFOR, Paqe ne Kosove

“Kujtimet e nje Firmëtari”

November 15, 2017 by dgreca

105 vjetori i Shpalljes se Pavaresise Kombetare/

1 ngritja e Flamurit

Nga Gëzim Llojdia/

Janë ribotuar në një tirazh të konsiderueshëm “Kujtimet e një  firmëtari” të shkruara ngaFirmëetari i Pavarësisë Kombëtare , Hajredin Bej Cakrani.Redaktor i librit Kastriot Bimo, si dhe të gjitha të drejtat i përkasin autorit av Kujtim Cakrani.Ndonëse kujtimet e këtij firmëtari mbyllen në vjeshtwn etretw tw 15 nwntorit  tw  vitit 1932,ngjarjet hedhin dritë përmbi periudha të errta të historisë shqiptarë  nga viti 12-‘32.Autori me një gjuhë të pasur ka sjell dokumente të rralla ,për historinë shqiptare.Duhet thekësuar se firmëtari H.Cakrani i ka sjell ngjarjet sic ato kanë ndodhur në vitet e  Pavarësisë dhe në postkohën e mëvonshme  ,si: Lufta e Vlorës,Kongresi i Lushnjës,Parlamenti shqiptar.Një vecanti autori shqyrton me hollësi konfliktin që ka pasur me I.Qemalin lidhur me cështjen e koncensioneve për të cilën historiografia e  viteve të socializmit ka spekulluar ose e ka fshirë nga kujtesa e saj.Janë shumë ngjarje  të vendosura në sfodin historik dhe meritojnë vëmëndje nga historianët dhe studiuesit e periudhës së viteve 12-39.

Hajredin Bej Cakrani….Kur më erdh’ telegrami që më kërkohin të isha më Vlorë, po me gjithë batalionë, se e kishin ndarë si duket mëndjen për aty, po ku të vejim më atë kiamet shi, se më të ligë mot nuk e bëje dot, si do që duhet t’i përgjigjesha Kryesisë së Shtetit të ri Indipendent. Më njëzet të vjeshtës së tretë, iu përgjigja telegrami për në Vlorë.233Shirat nuk kishin të pushuar dhe lumi i Semanit kishte dalë poshtë në çiflig. Kishin parë një njeri me kalë drejt Petoshajt234dhe i thanë se andej është çifligu i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunë më shtëpi e pyeta, se nga vin. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Beu vetë, më fjalosi për një kartë235që m’a dërgon im vëlla Bektashi nga Vlora dhe gjallë a vdekur duhet të ta bija Bej, më tha. E këndova me një frymë, ku më shkruan më gjuhë frënge që të kem besim tek njeriu i kartës. Pasi më sqaron fill e për pe, thotë se Ismail Beu dhe zoti Luigj Gurakuqi me njerst të tjerë, do të vijnë nga Durrësi për në Vlorë, është marrë vesh dhe kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhej hataja.236 Duhet të bëja gati njerst e tu dilim më Shkumbin, t’u prisim udhë e t’i fusim pastaj nga çifligjet. Llafosa me një njerinë t’im të besuar, por ai tha se më këtë hata shi që po bie, rruga as që duket! -Ke dëgjuar gjallë a vdekur, i bërtita. -Si të urdhrosh ti Bej por po ja dolëm dot me buaj, se për ndryshe u mbytmë! -I bëni hazër kuaj, buaj e qerre se s’mbytemi, jo! Ku të ikim, se nata erdhi dhe andej s’lëviz dotë.
Me t’u gëdhirë, po i bëjim gati kuajt e buajt, kur erdhi një tjatër njeri i bërë qull deri në pallcë e pruri kartën e dytë.237 Hataja thuaj ish bërë, se ushtëria kish marrë urdhër t’a zir Ismail Benë me shokë se s’bën. Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, po as ajo nuk dukej nga ujtë që kish dalë tej e tej. -Të dalë ku dalë! Buajt ecin javash më llucë e ne duhej të nxitohim, po ku të linte ujtë e mjergulla që kishte rënë vënde-vënde, sikur kish dalë deti e qe ngjitur më rrëzë të kodrës. Kishim kushedi sa sahat dhe nuk po dilim dot nga ujtë. Shpresat n’a u prenë se po ikim shumë e mos ishim këmbyer pa u parë. Tjatër hata kjo! -Ishallah i gjejmë Bej, po mua më qe verdhur maj’e hundës. Mezi i pamë atje tej anës ujtë, në dhera e zhuka sa më keq s’bëhej, po i gjetëm desh Perëndia!
Ata i quajën buajtë t’anë si gjemi dhe u habitnë kur n’a panë, po u gëzuanë e Ismail Beut j’u bë zemra mal kur më njohën. -Në këtë qamet vetëm s’të prisja, po kur i thashë se në c
̧ifligjet e mi je i sigurtë, çuditi. Hajde nxitoni, se me këtë mot të ligë edhe një plevit j’u duhet! Kishin fjetur më Çermë tek Dervish Beu e Bexhet Beu.238U bënte udhë Qemal Bej Elbasani,239që e kish vënë Azis Pasha,240me katr’ a pesë njers me mauzerrë e kuaj. Isamil Beu kish’ marrë me vete nga Durrësi si dele- gatë për kuvëndin e Vlorës, Abdi bej Toptanin e Murat Bej Toptanin, me të tjerë njers. Rrugës u fjalosmë me Ismail Benë për ushtërinë që kërkon t’a zërë dhe ai më tha që nuk mirren vesh urdhërat,241andaj i ramë këtej, po qënka kiamet i madh. I dëftova për kartërat që më dërgoi im vëlla Bektashi dhe më tha se ishte marrë vesh, pa nisur nga Durrësi. Nga pas ditja erdhëm më çiflig të Petoshanjit, më konakët nga ana e Libofshës. U thamë e u shplodhmë, se ishim si të vdekur e u shtrua bukë. Nashti jam shtatëdhjet’ e kusur vjeç, po pa n’a ndihur Perëndia e buajtë, një Zot e di qysh do n’a vente filli. Të gjithë bujqit, njerst me dyfeqe e gëdhimë roje.
Në sabah u nismë për të kapëtuar vaun e Petovës. Bashkë me njerst, nisa dhe dy a tri bujq për t’i përcjellë e vetë po bëja hazër ca gjëra për rrugës. U nisa dhe s’kisha bërë një copë udhë nga c
̧ifligu për në vah, kur më vjen revan një nga njerst e mij të besës e më thotë, ushtëri- ja! Nga ç’u ruajtëm, nuk shpëtuam dotë. Si do që e mbëlodha, mos janë ushtarët që rrinë te vau, i thashë. -Vrap nga erdhe, se mos janë shumë, shtrihuni më ndonjë ledh e të qëlloni vetëm ushtërinë! -Ishal- lah nuk i kanë zënë, thosha. Batare nuk po dëgjoja dhe shihja baltërat që hidhnin patkonjtë e kalit para e që po më vijin kokës. E mbëlodha, le të vejë ku të vejë puna, s’qe e thënë që përpiqemi e lëftojmë dhe të birt’ e vdekjes jemi dhe të vritemi! Më dukej udha vjetë, sikur po ikja javash mbi gomar e jo mbi kalë. Kur sosëm te vau ishin vërtet ushtarë rreshtuar, po kishin ardhur t’i bëhin nderimet Ismail Beut. Bën vaki të kenë qënë aty, se kishin marrë urdhër t’a zënë. Po hata ishte se Qemal Beu me njerst kish kapëtuar me lundër matanë dhe më tjatrën udhë do hipte Ismail Beu me të tjerë, kur ja behu ushtërija, po nashti ushtarët kishin ikur.
Aty u poqëm me të tjerë delegatë që kishin ardhur udhës e i kishin marrë xhandarët nga Elbasani, po dhe nga Prizërendi, Metohija e Koso- va, kështu që u bëmë plot. Udhës Ismail Beu më tha se nashti Tyrqia i kish këmbyer urdhërat dhe kur se, nashti që po bën luftë më të katër anët! U fjalosa rrugës me Qemal Benë dhe e pyec
̧ për këta që si njih nga delegatët. Lëre mos pyet se u habitnë e u torturuan, pa janë nga Bukureshti.242 Dolla përpara se kisha njerst e batalionit që kumandoja më Fier e ishin më këmbë ca për të kaluar Vjosnë, pa të tjerët udhës për në Vlorë. Kur sosëm më Fier n’a priti Omer Pasha, si njeri i hyqymetit e nga të parët që ish aty, po unë kisha punë me njerst për Vlorë e kur vajtëm më buzë të Vjosësë për t’a kapëtuar, lumi ishte fryrë shumë dhe njerst që n’a pritnë aty, thanë që më parë kish dalë fare. Pyeta për t’im vëlla Bektashin dhe më thanë se këtu kishte qënë qëparë, po duhet të ketë vajtur më Vlorë, për të bërë hazër kuvëndë.
Në Vlorë vajtmë pasdreke. Bektashin e poqa dhe e pashë që ish në sëkëlldi243të madhe për kuvëndë dhe si i tretur m’u duk. Pa po poqa të tërë miqtë me Brahim Effendinë, Hamza Aganë, Xhemil Benë, Imer Aganë, Elmas Effendinë e plot të tjerë.Të tërë hapnë konakët dhe i pritnë që nga Sharrajtë, Radhimajtë, Isajtë, Abdullahtë e c
̧’të dëftej më parë. Im vëlla, pasi ishte llafosur me komisjonë, i kish folur me të shpejtë Thanas Flloqit për të ardhur më këmbë të korçarëvet.244 I kishte kërkuar Luigj Gurakuqi më telegrafhanë atë natë, tok me Xhemil Benë, U kish thënë Et’hem Beu, i biri i Smail Beut e që mirrej vetëm ai me postën. Kishin kërkuar atë, po ai i tha Xhemil Beut që mirr vesh ç’do gjë më Vlorë, si do që kish kërkojtur dhe Bektash Benë të fjaloste hallnë e udhës se duhet të kishin siguri. Atje i kish thënur Ismail Beu Xhemilit, se qysh ishte gjëndja më Vlorë, se dihej që Xhemil Beu, le që nuk j’a haj qëni shkopnë, po dhe njih’ e mund të pleksej dhe dreqnë vetë e për këtë i dha porositë të ketë mëndjen.
Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëc
̧ flamurnë këtu dhe pikë si do që Hamid beu me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf.245Pastaj u llafos për udhënë si e qysh, se si kishin vajtur punët, vetëm besim që s’kish. I thashë: -Ismail Bej, nashti është marrë vesh nga gazetat që më Triest e më Durrës, po do Zoti t’u ndihë Hamit Beu më Durrës se ka ushtërinë, pa udhës gjallë vdekur do vij vetë fare, a do dërgojmë njerst për shoqëruar udhës. Si të shkruaja ty e donte që e mira të vej’ vetë t’a bjerë poshtë e t’a bitis këtë punë vetë, po Vjosa kish dalë e kish mbytur dynjanë edhe njerst e kartërave i kam dërguar nëpër vahtë e fshatërave. Prandaj i dërgova atças Azis Pashës të dërgoj njeri për këtë punë me axhale, se ty të ruaja për atë që e mirr me mënd e që shkoi në fill të perit. -Varrit do t’ja tregoj, i thashë, se këtej do i nxirrja baltërave e këtej turp më vij t’u thosha se po u kaloj nga çifliqet e mi, se vetëm tokë që nuk dukej e nuk dukej. Ndaj ti kaq herë m’i qesëndis, që Hajredin Beu po i ka çifligjet për rosë!
Po të vërtetën kishja c
̧ifligje an’ e mb’anë më Cakran, Vreshtas, Gorishovë, më të gjithë Mallakastrën e Butë, me konak më ç’do njërën, qehallarë e të tëra, që i shkelja vetëm kurë dilim për gjah, po më kish hedhur Perëndia të rrija më Çifligjet e Petoshanjit, nga i kishja dy çapa me atë të Korkutasit, nga dilja me minutë më Sqelë time të Semenit, gjemisë dhe Evropit. Më poshtë për më det nga derdhej dhe Semeni vetë, ishte ai i Hasturkanjit, ku lumi bënte ç’ti tekej, se tokat i kish më tëhu e më krah tjatër të Kënetës së Karavastasë ishte ai Kularitë që nd’anë detit dimër-behar, ishte gjol vërtet për rosë, pa aty ngjitur kishim një pyll të madh, Pyll’ i Piskës i thoshin, që humbisje, aq i madh ishte, zotër ishte një rracë zagari inglis që mbajim e kish e kish prurë që andej kush e di që kur Veis Beu, Setërë, e thoshin, që mundë të kenë mbeturë dhe sotë që gjuajnë andej djemtë. Ai ishte hata për shpezë të egër dhe për këtë ne e mbajim me terezi, se po të binte më kafshë të egërë, ai ikëte fare dhe arratisej me gjithë gjahnë që ndiqte.

1 kujtimet e firmetarit1

Foto te viti 1913

Filed Under: Featured Tagged With: “Kujtimet e nje Firmëtari”, Gezim Llojdia, Hajredin Cakrani

Kosova, shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s

November 14, 2017 by dgreca

-Konferenca rajonale për NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor zhvilloi punimet në Prishtinë/

1 Nato me Ramush1 ramush NATO1 Veseli11 Pacolli NATO

-Forcat e Armatosura të Kosovës do krijohen në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n/

-Në Prishtinë nesër zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it/

-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2017/ Në Prishtinë zhvilloi punimet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Pjesëmarrës në konferencë ishin krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, mes të cilëve Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem, i cili theksoi se  NATO punon me të gjithë në rajon për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në konferencën dyditore morën pjesë edhe ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë.

Në hapjen zyrtare të konferencës dje në mbrëmje Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë.

“KFOR-i, i cili është garant i stabilitetit në Kosovë, është misioni më i suksesshëm i paqës në botë për dekada me radhë. Kosova sot është një shtet stabil, i qëndrueshëm dhe me synime të qarta”, theksoi ai.

Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, Presidenti ka paralajmëruar se, duke siguruar mbështetjen për ndryshimet e Kushtetutës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kosova në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n, do t’i krijojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova e meriton të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.

“Ne duam dhe e meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO. Pra ne jemi me NATO-n. Ne duam NATO të qëndrojë në Kosovë. Ne kemi të drejtë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne synojmë që brenda kësaj dekade pra, deri në vitin 2020 të arrijmë fazën e dialogut, pra ta përmbyllim anëtarësimin në NATO”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit.

“Në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë. Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se Kosova ka nevojë për një rrugë të qartë drejt BE-së dhe NATO-s.

“Ne të gjithë duhet ta njohim përparimin e rëndësishëm që ka bërë rajoni në dy dekadat e fundit, lloj i përparimit që do të ishte i pamundur pa perspektivën e NATO-s dhe BE-së në tryezë. Ato janë dy anët e së njëjtës monedhë: stabiliteti që sjell anëtarësimi në NATO, rritet dhe sigurohet më tej me procesin e transformimit të reformave të BE”, u shpreh ai.

Në këtë konferencë ka folur edhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem.

“Është shumë me rëndësi dhe NATO-ja i mbështet përpjekjet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.

Lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, Ildem theksoi se kjo duhet bërë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e rajonit. “Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të popullit në rajon dhe besojmë fuqishëm se vlerat demokratike, sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë luks, por parakushte për paqe dhe zhvillim”, tha Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike, Tacan Ildem.

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR ka nis misionin në pranverën e vitit 1999, komandant i parë i saj ishte gjenerali britanik, Michael Jackson.

Në selinë KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë nesër zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet komandantit në largim gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral majorit Salvatore Cuoci, ku do jetë i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behllul Jashari, kosova, me i mire i NATO-s, SHEMBULLI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 467
  • 468
  • 469
  • 470
  • 471
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT