• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Trump e dënoi dhunën në Charlottesville

August 12, 2017 by dgreca

  • SHBA: Makina godet protestuesit në tubimin e supremacistëve, një i vdekur/
  • Presidenti Trump e dënoi dhunën në Charlottesville, Va të shtunën, pasi grupet e ekstremit të djathtë u përleshën me forcat policore në rrugët e qytetit të kolegjit./

1 proetsta

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur kur dikush hyri me makinë në grumbullin e protestuesve gjatë një tubimi të supremacistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.

Ngjarja ndodhi kur njerëzit po largoheshin nga zona, pasi policia e quajti demonstratën të paligjshme. Gjatë protestës pati mjaft incidente dhune mes demonstruesve dhe atyre anti-demonstruesve.

Videot nga vendi i ngjarjes tregonin përleshje me grushta mes demonstruesve të pajisur me mburoja dhe antiprotestuesve që gjithashtu ishin pajisur me mjete mbrojtëse.

Presidenti Trump dënon shpërthimin e dhunës në protestën e nacionalisteve te bardhe.
Presidenti Trump e dënoi dhunën në Charlottesville, Va të shtunën, pasi grupet e ekstremit të djathtë u përleshën me forcat policore në rrugët e qytetit të kolegjit.
Presidenti Trump foli rreth një orë pasi guvernatori i Virxhinias shpalli gjëndjen e emergjencës.

Filed Under: Featured Tagged With: e dënoi dhunën, në Charlottesville, Presidenti Trump

DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK

August 12, 2017 by dgreca

NJOFTIM- DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK/1 Drini Kupi

 

Një lajm tragjik vjen nga familja e Lulzim Kupit më banim në Nju Jork: Djali i tij, Drini Kupi, 28 Vjec, ka humbur jetën në një aksident me motorcikletë.

Familja Kupi njofton komunitetin se pret ngushellime Ditën e Hënë,

14 Gusht 2017 nga ora 5.00 PM deri në orën 9 PM dhe të Martën me 15 Gusht 2017 nga Ora 5 PM deri në 9 PM.

Arkivoli me trupin e  të ndjerit do të pushojë në :

Memorial Chapel në adresën:

114-03 Queens Blvd

Forest Hills, NY 11375

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kupi dhe fton komunitetinqë që t’i gjendet pranë Familjes Kupi për t’ia lehtësuar dhimbje.

Filed Under: Featured Tagged With: Drini Lulzim Kupi, nderroi jete, ne Nju Jork

A e ndërtuan shqiptarët xhaminë e parë në Biddeford, Maine, SHBA?

August 10, 2017 by dgreca

1 Foto e dites nga ambasada e SHBA

Një foto nga ambasada amerikane dhe një shpjegim/

Nga Shefqet Kërcelli/

Në rubrikën “Foto e Ditës”, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sjellë një kuriozitet mbi historinë e shqiptarëve në Amerikë, duke ngritur një pyetje për ndjekësit e saj në Facebook. Duhet përshëndetur kjo rubrikë e re e Ambasadës.“Fabrikat Peppermell në qytetin e Biddeford, Maine. E dini se në 1915, myslimanët në Biddeford të Maine themeluan xhaminë e parë në Amerikë? Pjesa më e madhe e tyre ishin familje që punonin në fabrikat Pepermell. A e gjeni dot se, nga cili vend i Europës vinin ata emigrantë?, shkruan ambasada amerikane në Facebook, në postimin e saj të datës 10 gusht.

Përgjigja jonë

Në fillim shekullin e XX-të, emigrantët shqiptarë krahas formimit të shoqërive atdhetare-kulturore, shtuan përpjekjet për krijimin e shoqërive sipas përkatësive fetare. Kështu, krahas të krishterëve, muslimanët shqiptarë, filluan të organizoheshin në shoqëri të vogla fetare, ku mund të përmendet “Shoqëria fetare e Muhamedanëve” e themeluar në vitin 1909 në Detroit. Ndërkohë përpjekjet për organizimin dhe bashkimin e shoqërive fetare  u shtuan më 31 janar 1915 në qytetin e Jamestown, ku u bë një mbledhje e zgjeruar me përfaqsues të klerit musliman nga vende të ndryshme  ku jetonin shqiptarët e SHBA. Në këtë mbledhje u zgjodhën drejtues: Kryetar Hysen Cangonji, N/kryetar Shefqet Frashëri, Sekretar Hajdar Menkulasi, N/sekretar Vasfi Korca, arkëtar Ismail Vincani, kontrollorë Islam Kaica, Muharrem Vranishti, Shaban Kuci dhe Ramadan Revani. Njëkohësisht nga këshilli drejtues i sapozgjedhur dhe pjesmarrësit e tjerë u hodh ideja e krijimit të një shoqërie te bashkuar muslimane shqiptare.

Më 5 prill 1915, u themelua në Biddeford, Shoqëria fetare muhamedane kombëtare e SHBA. Në kryesi u zgjodhën: kryetar Qano Bilishti, sekretar Iliaz Përmeti, arkëtar Telha Panariti. Pleqësia, Mustafa Kapshtica dhe Ahmet Suli. Kjo përkon dhe me ngritjen e xhamisë së parë në SHBA, të postuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Në korrik 1916, muslimanët shqiptarë festuan Ditën e Bajramit në Fitcburg. Në vazhdim shtimi i numurit të emigrantëve bëri të mundur ngritjen e 13 shoqatave muslimane në qytete të tjera të SHBA.

Më pas në Waterbury, ku funksiononte Lidhja Kombëtare Muslimane, në vitin 1918 mori jetë një shkollë e rregullt fetare, ku Islami predikohej në gjuhën shqipe dhe në vitin 1919 u ngrit dhe një xhami tjetër.

Për mëse gjysëm shekulli, shqiptarët muslimanë të Amerikës, kishin shoqata të vecanta, pa pasur një qendër të përbashkët. Ishte Imami Vehbi Ismaili, i cili në vitin 1949, themeloi qëndrën e parë islamike të shqiptarëve të Amerikës në Detroit. Në vazhdim muslimanët shqiptarë kanë ndërtuar xhami të tjera në vendet ku jetonin, pa kursyer ndihmat për ndërtimin e kishave dhe pjesmarrjes në shërbimet kishtare të vëllëzërve shqiptarë ortodoksë e katolikë. Se, mbi të gjitha feja e shqiptarit është shqiptaria. Një rol të rëndësishëm ka luajtur Imam Sali Myftija, pasardhësi i Tij, Imam Isa Hoxha etj. Shqiptarët kanë sot Qendrat e tyre Islame në SHBA, si në Detroit, Brooklyn, New York, Staten Island, Queens, New Jersey etj.

Filed Under: Featured Tagged With: A e ndërtuan shqiptarët xhaminë, e parë në SHBA?, Shefqet Kercelli

SHBA-Kore e Veriut: Vringëllimi i rrezikshëm i shpatave

August 10, 2017 by dgreca

Nga Miodrag Soric/

Trump nuk njihet për fjalët e përmbajtura, por kërcënimet e tij ndaj Koresë së Veriut kanë një tonalitet të ri. Ky konflikt është maksimalisht i rrezikshëm, palët rrezikojnë të bëhen pre e retorikës.

Donald Trump (Picture-Alliance/AP Photo/E. Vucci)

Donald Trump kërcënon Korenë e Veriut me “zjarr, zemërim dhe fuqi”, si bota nuk e ka parë ndonjëherë. Pse nuk duhet që bota t’i shohë këto fjalë të këtij presidenti -si shumë të tjera- si fjalë boshe? Si njoftime të reja të një politikani të vetëdashuruar, por që në fund pasohen nga veprat? Përgjigjja: Sepse kjo luftë verbale në fund mund të shkallëzohet deri në një përplasje ushtarake, me pasoja fatale për miliona njerëz. Ky nuk do të ishte konflikti i parë, që fillon me gjeste kërcënuese, por që del nga kontrolli në një moment të caktuar e kalon në një luftë shkatërruese.

Kryekomandanti i ushtrisë më të fuqishme të botës

Presidenti amerikan është kryekomandati i ushtrisë më të fuqishme të botës. Pikërisht për këtë fakt ai duhet t’i zgjedhë me shumë kujdes fjalët dhe kërcënimet e këtij lloji t’i bëjë vetëm atëherë, kur është edhe i gatshëm të godasë me mjete ushtarake, por kujdesi, përllogaritja, racionaliteti dhe vetëpërmbajtja nuk janë tipare karakteristike të këtij presidenti. Për fat të keq! Sepse ai nuk e ruan gjakftohtësinë. Përkundrazi është njeri gjaknxehtë dhe bën politikë nisur nga emocionet, është impulsiv, nuk ka durim, e për këtë arsye është i rrezikshëm. Pikërisht për këto arsye, kështu tha presidenti Obama, i papërshtatshëm për të qenë kryekomandanti i forcave të armatosura amerikane.

Por votuesi amerikan vendosi ndryshe. Çdo shpresë që Donald Trumpin do ta formësojë posti, që do të veprojë e formulojë me kujdes ndërkhë është shuar. Fjalët e Trumpit drejtuar qeverisë koreanoveriore e vërtetojnë edhe njëherë këtë.

Soric Miodrag Kommentarbild AppMiodrag Soric

Me kërcënimin e presidentit vihet në lojë besueshmëria e vendit. Nëse Uashingtoni do të lëshonte pe, gjë që do të ishte e arsyeshme, këtë do ta shënonin në regjistër kandidatë të tjerë dhe kundërshtarë të Amerikës. Nëse u jepej rasti, ata do të ndiqnin shembullin e Koresë së Veriut, dhe po ashtu do t’i hakërroheshin SHBA-së. Për pasojë, kjo nënkupton që tani Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin kokën e tregonin dobësi para një regjimi kriminal si ai i Koresë së Veriut. E megjithatë nuk duhet që zhvillimet e tanishme të përfundojnë në një luftë, që do ta çonte të gjithë vendin në katastrofë.

Ky konflikt mund të çtensionohet, vetëm nëse të dyja palët tërhiqen. Ose nëse një ndërmjetësues i ndershëm ndihmon që situata të mos shpërthejë. Të dyja mungojnë tani. As SHBA dhe as Koreja e Veriut nuk duan të lëshojnë pe. Ndërmjetësues të mundshëm si Kina apo Rusia bëjnë lojën e tyre. Vërtet që Pekini dhe Rusia janë kundër që armët atomike të jenë në duart e një regjimi si ai i Kimit, por ato kanë më shumë frikë nga zgjerimi i influencës amerikane, nëse ky diktator bie. Kështu gjendja e status-quo-së me një regjim stalinist është në interesin e tyre.

Kush i bën llogaritë gabim në fund?

Por duket qartë Trump që nuk do ta pranojë këtë. Ai kërkon çarmatimin e Koresë së Veriut, por këtë-për momentin-mund ta bëjë vetëm me dhunë. Lidershipi koreanoverior nga ana tjetër bën llogari se Trump në fund nuk do të jetë i gatshëm për luftë dhe e zhvillon më tej armatimin. Ky regjim beson, se vetëm me zotërimin e armëve atomike mund të garantojë mbijetesën në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Një gjendje e rrezikshme e një qorrsokak, ku në fund të dyja palët mund t’i bëjnë llogaritë gabim. Trump është i zhgënjyer, sepse programi i tij qeverisës vërtet që nuk po ecën përpara, partia e tij po e lë në baltë dhe përkrahësit e tij prej kohësh janë të zhgënjyer.

…E nuk do të ishte lufta e parë që shpërthen jashtë vendit, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme.

 

Filed Under: Featured Tagged With: i rrezikshëm i shpatave, SHBA-Kore e Veriut: Vringëllimi

Trump, thirrje për largimin e Mitch McConnell

August 10, 2017 by dgreca

 

Senate Majority Leader Mitch McConnell, R-Ky., joined by Sen. Roy Blunt, R-Mo., left, pauses as he holds his first news conference since the Republican health care bill collapsed last week due to opposition within the GOP ranks, on Capitol Hill Washington, Tuesday, Aug. 1, 2017.  Sen. McConnell delayed the start of the traditional summer recess until the third week of August to catch up on uncompleted work.  (AP Photo/J. Scott Applewhite)
Senate Majority Leader Mitch McConnell, R-Ky., joined by Sen. Roy Blunt, R-Mo., left/

Presidenti Donald Trump la të kuptohet se kreu i republikanëve të Senatit duhet të largohet nëse nuk është në gjendje të sigurojë miratimin e axhendës legjislative të Shtëpisë së Bardhë.

“Ju mund të bëni pyetjen nëse udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell duhet të mbetet apo jo në postin e tanishëm, nëse ai nuk është në gjendje të sigurojë miratimin e një plani për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin e tanishëm të kujdesit shëndetësor, për të ndryshuar kodin e taksave dhe për të kaluar një propozim mbi infrastrukturën,” tha zoti Trump.

Presidenti i bëri komentet për gazetarët gjatë një udhëtimi 17-ditor në Nju Xhersi dhe Nju Jork, ku ai zotëron disa shtëpi banimi.

Presidenti Trump ka disa ditë që vazhdon ta kritikojë në Twitter senatorin McConnell, i cili ka një rol të rëndësishëm në avancimin e programit legjislativ të presidentit.

Nëpërmjet një mesazhi të enjten, i dyti në më pak se 24 orë, zoti Trump sulmoi zotin McConnell, pasi sipas tij ai nuk po nxit futjen e projektligjit për kujdesin shëndetësor në rendin e ditës të Senatit.

Në një tjetër koment në Twitter të mërkurën, zoti Trump e kritikonte senatorin McConnell lidhur me deklarat më të fundit të tij, sipas të cilave përvoja e shkurtër politike e presidentit kontribuoi në shanset e ulta për kryerjen e reformës në shëndetsi.

“Presidenti ynë i ri, natyrisht që nuk ka qënë më parë në këtë lloj pune. Mendoj se ai kishte pritshmëri të tepruar se sa shpejt ndodhin gjërat në procesin demokratik“, u tha të hënën zoti McConnell zgjedhësve në shtetin e tij Kentaki.

Pasi tre variante republikane për të shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetësor të vendit dështuan në fund të muajit korrik, senatorët republikanë thanë se tashmë do të përqendrohen në të tjera çështje prioritare të përbashkëta, siç janë reforma e taksave dhe buxheti federal.

Por zoti Trump nuk ka hequr dorë nga çështja e kujdesit shëndetësor dhe vazhdon të sulmojë zotin McConnell, udhëheqës që gëzon popullaritet mes republikanëve të Senatit.

Sulmet janë një qasje e rrezikshme duke marrë parasysh vlerësimet e ulta që gëzon zoti Trump për punën e tij, nga mbështetësit e tij më të zjarrtë.

Një numër sondazhet të zhvilluara së fundmi tregojnë se numri i votuesve që dikur e mbështesnin me forcë presidentin, ka rënë.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Featured Tagged With: e udhëheqësit republikan, të Senatit, thirrje për largimin, Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 491
  • 492
  • 493
  • 494
  • 495
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT