• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SENATORI REPUBLIKAN, Z MARTY J. GOLDEN, URON PRESIDENTIN E VATRËS

June 16, 2017 by dgreca

1 Marty Golden

Senatori Republikan i Nju Jorkut, Distrikti 22, z. Marity J. Golden ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Vatrës, Z. Dritan Mishto, duke i përcjellë atij me 15 Qershor një mesazh të ngrohtë urimi.1 Letra

Në urimin e tij senatori republikan i Distriktit 22, shkruan se është nder që ta urojë atë përzemërsisht me rastin e zgjedhjes President të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Kjo Organizatë, shkruan senatori, është e mirënjohur dhe ka një histori të shquar që përfshinë më shumë se 105 vjet.Gjatë gjithë historisë së saj, Vatra ka shërbyer si mbrojtëse  e Atdheut, Shqipërisë, dhe ka shërbyer si një promotor i kulturës së pasur shqiptare duke i pri komunitetit shqiptar në rritje.

Po ashtu, Senatori Golden e ka përgëzuar Presidentin e  Vatrës  për emërimin e z. Marko Kepi si Këshilltar të Tij.Kepi, shkruan Senatori, është gjithashtu një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar. Ai dhe Organizata që drejton, Rrënjët Shqiptare, bëjnë një punë të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar.

Letra e Senatorit Golden mbyllet me urimin: Ju uroj suksese të mëdha në të gjitha përpjekjet tuaja dhe shpreh bindjen se nën udhëheqjen Tuaj, Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra do të vazhdojë misionin e saj dhe do t’i shërbejë në mënyrë efektive Komitetit Shqiptar.

Marty J. Golden

Anëtar i Senatit të Shtetit të Nju Jorkut

Qarku 22

 

Filed Under: Featured Tagged With: Driven Mishto, Iron Presidentin e Vatres, Senatori Marty Golden

PRESIDENTI I RI VATRËS PUBLIKON LISTËN E KRYESISË, 6 JANË EMRA TË RINJ

June 14, 2017 by dgreca

PRESIDENTI I RI VATRËS PUBLIKON LISTËN E KRYESISË, 6 JANË EMRA TË RINJ/

1 Dritani ok

* KRIJOHET KOMISIONI I GARANCIVE TË KANUNORES SË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA ME KRYETAR JURISTIN BASHKIM MUSABELLIU

*KRIJOHET ZYRA ADMINISTRATIVE E PRESIDENTIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”, SHEF KABINETI PASHKO CAMAJ, KËSHILLTAR- MARKO KEPI, SEJDI HYSENAJ- SHEF PROTOKOLLI.-DRITAN HAXHIA EMROHET KOORDINATOR I MEDIAS/

1 Kryesia e Vatres

EMRA TË RINJ NË KRYESINË E VATRËS

Presidenti i ri i VATRËS, z. Dritan Mishto, dje, e Martë 13 Qershor 2017, ka nxjerrë vendimin për emërimin e Kryesisë së re të Vatrës. Bien në sy emra të rinj, shkon në dy numri i femrave, VJen Marjan Bulku. Ka dhe gërshetim moshash.

Ja emrat:

1- Agim REXHAJ -Nënkryetar

2- Adriatik SPAHIU-Nënkryetar

3-Nazo VELIU -Anëtar

4-Zef Balaj-Anëtar

5-Marjan CUBI-Anëtar

6-Besim MALOTA-Anëtar

7- Dr. Skënder MURTEZANI-Anëtar

8-Sokol BEJLERI -Anëtar

9-Marjana BULKU-Anëtare

10- Tom BENO-Anëtar

II- Në vendim shënohet se do të vazhdojnë kryerjen e detyrës së tyre:

  1. Dalip Greca, Editor i Gazetës DIELLI
  2. Mit’hat Gashi, Drejtues i Fondit të Studentëve
  3. Marjan Cubi, Financier

V E N D I M   Nr. 2, që nxori dje, Presidenti i ri i Vatrës ka të bëj me Krijimin e Komisionit të Garancive të Kanunores. Ja Vendimi:  

Në zbatim të Kanunores dhe të Vendimeve të Kuvendit të Vatrës, mbajtur në Nju Jork ,më 10 Qershor 2017:

Bashkim Musabelliu

 V E N D O S A:

  1. Krijimin e Komisionit të Garancive të Kanunores së Federatës Panshqiptare VATRA me përbërjen e tre anëtarëve.
  2. Emërimin e Z. Bashkim Musabelliu Kryetar i Komisionit të Garancive të Kanunores.
  3. Ngarkohet Z. Bashkim Musabelliu që brenda 30 ditëve nga fillimi i detyrës të paraqesë kandidaturat për anëtarë të  këtij komisioni.

III- ZYRA ADMINISTRATIVE E PRESIDENTIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”

Vendimi nr 3 që nxori Presidenti i ri i Vatrës ditën e djeshme është krijimi i Zyrës Adminsitrative të Presidentit. Ja Vendimi: 

2 Shefi i Kabineti

V E N D O S A:

Krijimin e Zyrës Administrative të Presidentit të Federatës Panshqiptare VATRA.

  1. Pashko Camaj emërohet Shef i Kabinetit.
  2. Marko Kepi emërohet Këshilltar.
  3. Sejdi Husenaj emërohet Shef i Protokollit dhe Eventeve.
  4. Dritan Haxhia emërohet Koordinator i Medias

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                 Nju Jork, 13 Qershor 2017

 

President

Dritan Mishto

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Komisioni Statuor, Kryesia, president, Vatra, vendimet, Zyra

KOMUNITETI SHQIPTAR : ME PRESIDENTIN E RI VATRA DO TE RINGREJE KOMUNITETIN

June 14, 2017 by dgreca

1 Kuvendi family

RRËNJËT SHQIPTARE, ALBANIAN COUNCIL,  BIJTË E SHQIPES, PERSONALITETE E INDIVIDE UROJNË PRESIDENTIN E VATRËS, Z. DRITAN MISHTO/

1 dritani kandidat

Presidenti i sapozgjedhur i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ish Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, z. Dritan Mishto,vazhdon të marrë urime nga Organizata, personalitete, individë të komunitetit shqiptar në SHBA dhe Europë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Presidenti i Rrënjëve Shqiptare(Albanian Roots” z. Marko Kepi, në urimin e tij me shkrim shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen e z. Mishto në Krye të Federatës Panshqiptare Vatra, duke besuar fort se në krye të Vatrës, z. Mishto do ta cojë perpara Vatren 105 vjecare.

Në urimin e tij z. Kepi shkruan:

I nderuar Z. Dritan Mishto,

Organizata Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots ju uron perzemersisht per detyren e re dhe te rendesishme te Presidentit te Federates Panshqiptare Vatra.

Te rinjte shqiptaro-amerikane e priten me gezim kete lajm te madh per tere diasporen dhe jane te bindur se nen drejtimin tuaj, Vatra do te arrije lartesi te reja, te denja per emrin dhe historine e saj. Shpresojme qe ne te ardhmen Vatra dhe Rrenjet Shqiptare te kene projekte te perbashkta per te miren e komunitetit tone dhe kombit shqiptar.

Ne ju urojme suksese dhe presim me padurim bashkepunimin me Ju.

Me respekt,

Marko Kepi/President

Një urim i vecantë vjen nga Presidenti i AAC(Albanian American Council), z. Haxhi Dauti, artist i njohur i shqiptarëve te Amerikes, i cili përvec urimeve shpreh besimin se z. Mishto me përvojën dhe vizionin e tij do ta cojë përpara Vatrën.

Në urimin drejtuar presidentit të Vatrës, z. Dauti shkruan:”E kam nderin dhe respektin, në emër të Këshillit Shqiptaro Amerikan(AAC), dhe në emrin tim personal t’ju uroj dhe t’ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes në postin e  kreut të Vatrës. Ardhja juaj në këtë post, ka gëzuar të gjithë komunitetin shqiptar sepse sheh tek Ju personalitetin e duhur për bashkimin e komunitetit rreth Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”….Pas largimit tuaj nga posti i Konsullit të Përgjithshëm këtu në Nju Jork,Komuniteti shqiptar në Nju Jork, ka një rënie drastike. Ne shohim tek ju njeriun, personalitetin, që do ta ringrejë Komunitetin. Urime!

Një urim i vecantë i ka ardhë z. Mishto nga Presidenti i Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, z. Adnan Mehmeti, i cili përcjell urime dhe shpresat se Vatra do të vazhdojë t’i prijë komunitetit shqiptar me energji të reja, ai shfaq besimin se bashkepunimi do te jeté i ngushte. Po ashtu edhe Tajar Domi, kryetar i Shoqates Bijte e Shqipes në Filadelfia, pervec urimit ben Ftese per bashkepunim.

Shkollat Shqipe dhe Televizioni Alba Life e urojne dhe vleresojne ardhjen e z. Mishto ne krye te Vatres dhe shpresojne per nje bashkepunim te frytshem per komunitetin.

Zoti Elezi Biberaj e ka uruar z, Dritan Mishto për zgjedhjen në krye të Vatrës, ambasadori Mal Berisha-anetar nderi i Vatres, Sami Milloshi,Sammy Rugova, gazetari Alfons Zeneli,Nenny Sulejmani, Ruki Konda e Ajet Nuro nga Komuniteti shqiptar ne Toronto dhe Montreal-Kanada, dhe shume personalitete.

Biznesmeni dhe veprimtari Harry Bajraktari ka përcjellë Presidentit të të Vatrës urime të përzemërta, duke i uruar atij suksese në krye të Vatrës. Dr. Sulejman Cela,Ibrahim Egriu nga Suedia, gazetari Shkëlqim Bylykbashi,Nevruz P. Nazarko,Koco Sterjo, Ilir Bulku, Lek Përlleshi,Pierr Simsia, Saimir Mertiri, Gani Haxhaj, artistët Rakipe Karaj dhe Ylli Kalaja, Drita Lamaj, Shkëlqim Hajdari, Ylli Asllani, Adriatik Leka, Ylli Dosku, studiuesi Engjëll Zerdelia dhe shume individë kane uruar Kryetarin e ri të Vatrës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Komuniteti, mbështet, presidentin e Vatres, z. Mishto

VATRA- MIRËNJOHJE PËR DËSHMORËT E LIRISË, VËLLEZËRIT BYTYÇI

June 12, 2017 by dgreca

1 nderim4VATRA NDEROI NË KUVENDIN E SAJ ME NJË MIRËNJOHJE TË VECANTË DËSHMORËT E LIRISË, VËLLEZËRIT BYTYÇI, QË DHANË JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS/

1 ok Ahmet2 Gjoni lexon motiv3 gjoni takon vellain1 vellezerit foto1 Mirenjohja ok

Të shtunën me 10 Qershor 2017, në Manhattan College në Riverdale, NY, në Kuvendin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, mes të ftuarëve të nderuar ishte dhe Familja Bytyçi, Prindërit dhe dy vëllezërit e dëshmorëve të Lirisë së Kosovës: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët në korrik të vitit 1999 u vranë nga forcat serbe në Petrovo Selo të Serbisë.

Ka afro 18 vjet që familja dhe …Komuniteti shqiptar në SHBA si dhe shteti amerikan kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve të vrasjes,por me gjithë zotimet e pambajtuar të shtetit serb, përfshi dhe presidentin e tanishëm Vuçiç, ende vrasësit shëtisin të lirë, të mbrojtur nga pasardhësit e kriminelëve aleatë e bashkëpunëtorë të Millosheviçit.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, duke vlerësuar aktin sublim të dhurimit të jetës për Lirinë e Kosovës nga vëllezërit Bytyçi i nderoi ata me Mirënjohje.Në Kuvend, përveç familjes Bytyçi, ishte edhe publicisti Uk Lushi, ish luftëtar i batalionit Atlantiku, autor i librit “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit ‘Atlantiku”.
Kryetari i Vatrës, i emocionuar, tha se Vatra ndjehet e nderuar që të vlerësojë aktin heroik të vëllezërve Bytyçi, të cilët në vijim të traditës së Vatrës, në përtëritjen e kësaj tradite, lanë Amerikën dhe shkuan për t’i dalë zot atdheut të prindërve të tyre, ashtu siç kishin bërë bijtë e vatranëve në vitet ’20, të shekullit të shkuar, kur 200 vullnetarë të Lirisë, lanë Amerikën për të luftuar për vendlindjen, Shqipërinë e kërcënuar nga fqinjët agresivë jugor. Kryetari Buçaj lexoi mes duartrokitjeve motivacionin e nderimit të vëllezërve Bytyçi:” Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra (The Hearth) i dorëzon FAMILJES BYTYÇI- ÇMIMIN E MIRËNJOHJES për Sakrificën Supreme të vëllazënvet: YLLI, AGRON E MEHMET, të cilët, në traditën e hershme të “Vatrës”, u kthyen në vendlindje për t’i dale zot Kosovës dhe ranë për Lirinë e saj në korrik 1999″….
New York, 10 qershor 2017….
Duke marrë Mirënjohjen babai i vëllezërve Bytyçi,z. Ahmet Bytyçi, e emocionoi Kuvendin me falenderimet e tij dhe me komentin për Vatrën dhe themeluesit e saj Fan S Noli dhe Faik Konica, që siç tha ai; u prinë shqiptarëve të Amerikës në shërbimet ndaj Kombit.
U ndje i prekur për këtë vlerësim moral që u bëri VATRA djemëve të tij, dëshmorëve të Kosovës !
Familja Bytyçi u përcoll me duartrokitje nga delegatët e Kuvendit të Vatrës…(

Filed Under: Featured Tagged With: VATRA- MIRËNJOHJE PËR DËSHMORËT E LIRISË, vellezerit Bytyci

PARADA SHQIPTARE PO VJEN!- TREGO KUSH JE!

June 12, 2017 by dgreca

2 ParadaInterviste e z. Marko KEPI, President i “Rrënjët Shhqiptare”- Albanian Roots- dhënë  Arjeta Ferlushkaj-Gazeta”Dielli”/

Marko Kepi

Sa vite ka “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots”?

Këtë vit “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots” mbush plot 9 vjeç.

2 Parada

Nga se u nis “Rrënjët Shqiptare” dhe e kujt ishte idea e vënies së këtij emri?

Ishim një grup të rinjsh që donim të krijonim një organizatë që të kishte frymë unifikuese mes shqiptarëve. Donim një organizatë që të ishte jashtë politikës, fesë dhe diferencave krahinore. Një sugjerim të tillë na e pati dhënë edhe miku ynë Joseph DioGuardi. Emri u propozua nga kryesia dhe gjeti një miratim unanim. Kështu lindi “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots”.

Cila është struktura e “Rrënjëve Shqiptare”? Si jeni të organizuar e ku jeni të shtrirë si degë?

Është grupi ekzekutiv, i cili ka selinë qendrore në New York dhe ka këtë strukturë: Marko Kepi (president), Nikë Beqi (zv./president), Bujar Gjata (zv./president), Enkolana Çekaj Mundija (sekretare), Vijona Malota (financiere).

Kemi degët në Michigan (me perfaqësues Endrit Topallin), në Texas (me përfaqësues Besmir Hoxha) dhe dega në Illinois.

Gjithashtu, kemi degët në grupet universitare: “John Jay College Albanian Roots Club”, “St.Francis College Albanian Roots Club” si dhe grupin që u themelua sivjet nga zonja Afërdita Delaj: “Albanian Roots Cheerleaders”.

I gjithë ky staf punon vullnetarisht dhe burimet e fondeve tona janë: anëtarësitë dhe sponsorizimet.

Marko, çfarë do të thotë për ty të drejtosh “Rrënjët Shqiptare”?

Ndjej krenari, pa diskutim. Kur shoh që na bashkohen shqiptarë nga shumë shtete të Amerikës, ndjej kënaqësi dhe njëkohësisht një përgjegjësi të madhe që të punoj edhe më fort për komunitetin shqiptar.

Stafit: Si vijon puna me Marko Kepin në krye?

Jo sepse duhet thënë se është kryetari, por deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Kjo tregohet edhe nga jetëgjatësia e organizatës. Brenda grupit ekzekutiv ka dakordësi dhe vizioni me të cilin presidenti e udhëheq organizatën tonë, është një vizion që i përshtatet edhe botëkuptimit tonë, pa u imponuar. Mendojmë se ky është çelësi i suksesit.

Ku shtrihet interesi i “Rrënjëve Shqiptare”?

Fokusi jonë kryesor është grup-mosha 15-30 vjeç, brezi i ri i shqiptarëve që kanë lindur këtu në Amerikë. Me kontributin tonë, duam që të ndihmojmë këtë grup-moshë që të integrohen në kulturën amerikane duke mos u asimiluar. Secili aktivitet i yni përqëndrohet tek ky qëllim.

Një tjetër angazhim i yni është ndihmesa tek po i njëjti grup-moshe, por për shqiptarët në trojet e tyre.   Në këtë projekt kemi një bashkëpunim shumë të mirë me fondacionin “Mbretëresha Geraldinë”, ku përpiqemi që t’i krijojmë kushte më të mira edukimi e shkollimi të rinjve shqiptarë.

Kush ka besuar në ju që në fillim kur keni prezantuar këtë projekt: “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”?

Joseph DioGuardi ka qenë personi që na ka besuar menjëherë dhe na ka mbështetur vazhdimisht. Gjithashtu edhe Richard DioGuardi. Mjaft anëtarë të “Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane/Albanian-American Civic League” na kanë promovuar si organizatë dhe kanë dhënë donacione. Kemi marrë mbështetje edhe nga senatori Martin Golden dhe këshilltari i Bashkisë së New York-ut David Greenfield, etj.

A mund të na flisni pak për aktivitetet që ju organizoni? Bëni një plan vjetor për to?

“Parada Shqiptare” është aktiviteti jonë kryesor. Për pjesën më të madhe të aktiviteteve, sigurisht që bëhet një plan vjetor. Përmendim këtu Paradën, aktivitetet për festat zyrtare e data simbolike si p.sh. festat e flamurit e të pavarësisë, pavarësia e Kosovës etj.

“Rrënjët shqiptare” janë të pranishëm në komunitet duke organizuar edhe panaire, pikniqe, festivale, protesta, takime me personalitete, promovime, qofte librash apo talentesh, përmendim rastin e sportistit Reshat Mati etj.

“Rrënjët shqiptare – Albanian Roots” identifikohet me “Paradën Shqiptare”. Na flisni pak për këtë aktivitet kryesor tuajin.

Deri tani kemi organizuar nëntë të tilla. Në secilën parade ne mundohemi që t’i kushtohemi një çështjeje apo një personaliteti që na identifikon, që na duhet ta promovojmë në mënyrë që t’i tregojmë botës mbarë se nga vijmë, kush jemi e çfarë duam ne si komb. Disa nga paradat e organizuara ndër vite janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016) si dhe sivjet: Arbëreshët

  • Çfarë iu kërkoni sot shqiptarëve të Amerikës?

Iu bëjmë thirrje që të angazhohen më tepër për komunitetin shqiptar. Të rinjve iu bëjmë thirrje që të anëtarësohen në organizatën tonë. Procedura bëhet online dhe anëtarësimi është thjesht 20$ në vit. Këto fonde shërbejnë për mbulimin e aktiviteteve që organizata zhvillon. Që nga dita e themelimit, numerojmë 5 mijë anëtarësime në organizatën tonë.

  • Cili është mesazhi për të rinjtë shqiptaro-amerikanë që duan të jenë të suksesshëm në SHBA?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi i vetëm në botë ku mundësitë janë pafund. Është e rëndësishme që të kenë idetë e qarta se çfarë duan. Të rinjve shqiptaro-amerikanë iu themi që të integrohen në shoqërinë amerikane por jo duke u asimiluar. Të ruajnë ekuilibrin mes origjinës dhe kulturës së re ku duan të bëhën pjesë.

  • Na tregoni një link ku mund t’ju ndjekin shqiptarët në çdo njoftim apo aktivitete që ju zhvilloni.

Më së shumti na gjeni ne faqen tonë në facebook: Albanian Roots – Rrënjët shqiptare. Por kemi edhe website-in: www.albanianroots.org si dhe në Instagram: albanianroots.

  • Na jepni një mesazh në prag të paradës: pse shqiptarët duhet të vijnë në New York, të shtunën me 17 qershor, në 43rd Street 6th Ave?

Ka shumë arsye pse çdo shqiptar duhet t’i bashkohet Paradës Shqiptare.

Së pari, të përcjellim shembullin tek ata komunitete ku nuk respektohen e nuk ndihen të lirë shqiptarët. Së dyti, t’i tregojmë botës mbarë se është kombësia ajo që i bashkon shqiptarët dhe se ne, jo vetëm e njohim por edhe e gëzojmë harmoninë ndërfetare e ndërkrahinore ndaj duhet të mblidhemi të gjithë. Së treti, të ekspozojmë para syve të të gjithëve kulturën tonë, traditat tona dhe të dëshmojmë se jemi ndër popujt më të vjetër të Europës. Së katërti, është një detyrim ndaj atdheut tënd por gjithashtu edhe një largim nga rutina e përditshme e jetës amerikane dhe shijon një ditë plot me festime në shoqërinë e bashkëatdhetarëve të tu.

  • A mund të na zbuloni ndonjë detaj posaçërisht për ne?

Kemi mjaft surpriza të bukura që nuk duam t’i zbulojmë megjithatë, një prej tyre po jua tregojmë lexuesve të kësaj interviste: kemi një të ftuar special nga Europa që na e ka konfirmuar praninë.  

Intervistoi: Arjeta Ferlushkaj

8 qershor, 2017

Filed Under: Featured Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, PARADA SHQIPTARE PO VJEN!-, TREGO KUSH JE!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 508
  • 509
  • 510
  • 511
  • 512
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT