Senatori Republikan i Nju Jorkut, Distrikti 22, z. Marity J. Golden ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Vatrës, Z. Dritan Mishto, duke i përcjellë atij me 15 Qershor një mesazh të ngrohtë urimi.
Në urimin e tij senatori republikan i Distriktit 22, shkruan se është nder që ta urojë atë përzemërsisht me rastin e zgjedhjes President të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Kjo Organizatë, shkruan senatori, është e mirënjohur dhe ka një histori të shquar që përfshinë më shumë se 105 vjet.Gjatë gjithë historisë së saj, Vatra ka shërbyer si mbrojtëse e Atdheut, Shqipërisë, dhe ka shërbyer si një promotor i kulturës së pasur shqiptare duke i pri komunitetit shqiptar në rritje.
Po ashtu, Senatori Golden e ka përgëzuar Presidentin e Vatrës për emërimin e z. Marko Kepi si Këshilltar të Tij.Kepi, shkruan Senatori, është gjithashtu një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar. Ai dhe Organizata që drejton, Rrënjët Shqiptare, bëjnë një punë të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar.
Letra e Senatorit Golden mbyllet me urimin: Ju uroj suksese të mëdha në të gjitha përpjekjet tuaja dhe shpreh bindjen se nën udhëheqjen Tuaj, Federata Panshqiptare e Amerikës, Vatra do të vazhdojë misionin e saj dhe do t’i shërbejë në mënyrë efektive Komitetit Shqiptar.
Marty J. Golden
Anëtar i Senatit të Shtetit të Nju Jorkut