– NATO, aleanca më e fuqishme në histori /
“Kosova meriton të zë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve…përfshi anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë më tej ambasadorja Haley. Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në organizatën botërore është bërë derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Evropë. Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Haley e ka cilësuar NATO-n si “aleanca më e fuqishme në histori” dhe se SHBA-ja mbetët e përkushtuar ndaj aleancës në Evropë. Shtetet e Bashkuara po punojnë që ta bëjnë Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) “sa më shumë efektive”, ka thënë Haley. Sipas saj, dallimet në qëndrime me aleatët evropianë nuk duhen parë si asgjë tjetër pos “përkushtim total të aleancave të SHBA-së në Evropë”.



Të Hënën në mesditë, me 20 Shkurt 2017, Imzot Rrok Gjonlleshaj, Kryeipeshkvi i Tivarit, vizitoi Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Ai shoqërohej nga Pater Pashko Gojcaj, famullitar në Kishën e Shën Ndout në Tuz, nga Fran Cotaj, Anton Raja, Gjeto Dushaj,dhe Isa Brijaj. Mysafirët u pritën nga zv/Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati dhe anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj, e editori Dalip Greca.




Zv/Kryetari Asllan Bushati u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i prezantoi me veprimtaritë dhe jetëgjatësinë 105 vjecare të Vatrës.Ai u ndal në bashkëpunimin për më shumë se një shekull të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra me bashkësitë fetare në SHBA. Vatra e ka të shenjtë harmoninë fetare, që vjen që nga bashkëpunimi i Imzot Nolit me dom Zef Oroshin, Imam Vehbi Ismailin e Baba Rexhepin. Për më më shumë se 100 vite Vatra ne festimet e saj ka të pranishëm udhëheqësit fetarë. Bushati i prezantoi mysafirët edhe me qëndrimet e Vatrës për zhvillimet në trojet Kombëtare dhe kërkoi që të luftohet për qëndrushmëri për mosasimilim në trojet e rrezikuara nga ky fenomen.


Në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm ish-studentë dhe pedagogë të fakultevete të ndryshme të Universitetit Shtetëror të Tiranës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, deputetë, etj. Presidenti Nishani u shpreh: “Ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj të nderuar në këtë ceremoni aq shumë të domosdoshme në këtë Ditë Kombëtare të Kujtesës së Martirëve dhe Viktimave të regjimit komunist, pse jo edhe të një dite domethënëse për shembjen e simboleve të regjimit komunist! Si President i Republikës, në respekt të detyrimeve dhe atributeve kushtetuese, por edhe duke u mbështetur në bindjen time si qytetar i këtij vendi jam përpjekur vazhdimisht që të vë në pah dhe të vlerësoj institucionalisht shumë personalitete dhe kontribues të denjë të kombit, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare. Kështu edhe kjo ceremoni e thjeshtë, por mjaft domethënëse, ka për qëllim jo vetëm të nderojë e të vlerësojë përpjekjet dhe sakrificat e pashembullta të studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës në Grevën historike të Urisë së 1991-shit, por edhe t’i vendosë ata denjësisht në piedestalin e shqiptarëve liridashës dhe atdhetarë, me të cilët kombi ynë duhet të nderohet, të marrë shembull e të frymëzohet përjetësisht. Një ish-bashkëstudenti juaj ka shkruar një libër të titulluar: ‘Piedestale pa statuja’, ndoshta i frymëzuar nga ato piedestale që mbetën dikur bosh në vitet 1990-të si pasojë e rrëzimit nga populli të monumenteve pakuptim e pavlerë të diktaturës. Por të jeni mëse të sigurt se piedestalet e nderit të kombit tonë, nuk mbeten kurrë bosh, sepse kujtesa historike nuk i harron kurrë bijtë dhe bijat e tij, ata që janë më të ndriturit e më të emancipuarit duke u dhënë gjithmonë vendin e merituar.”




