– NATO, aleanca më e fuqishme në histori /
“Kosova meriton të zë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare të vendeve…përfshi anëtarësinë e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë më tej ambasadorja Haley. Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në organizatën botërore është bërë derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Evropë. Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Haley e ka cilësuar NATO-n si “aleanca më e fuqishme në histori” dhe se SHBA-ja mbetët e përkushtuar ndaj aleancës në Evropë. Shtetet e Bashkuara po punojnë që ta bëjnë Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) “sa më shumë efektive”, ka thënë Haley. Sipas saj, dallimet në qëndrime me aleatët evropianë nuk duhen parë si asgjë tjetër pos “përkushtim total të aleancave të SHBA-së në Evropë”.