• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria” ne VATER

January 22, 2017 by dgreca

1 agim avni malDrejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Z. Avni Ponari, Vizitoi FEDERATEN “VATRËN”/3 rexh agim avni

Të dielën me 22 Janar 2017, z. Avni Ponari, drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”, vizitoi selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Bronx, NY. Z. Ponari shoqërohej nga ambasadori, studiuesi i njohur, z. Mal Berisha dhe nga nënkryetari i Vatërs, z. Agim Rexhaj.3 dalip

Zotërinjte Avni Ponari dhe ambasador Mal Berisha ishin të pranishëm në ceremoninë e 2 agim av dalbetimit të presidentit amerikan Donald Trump.

2 avni rexha dal

Z. Rexhaj u uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës dhe u prezantoi aktivitet më të fundit të Federatës Vatra, shrirjen e saj, nëpër shtetet e Amerikës së Veriut dhe Kanada, dhe prezantoi qëndrimet për zhvillimet më të fundit në trojet etnike shqiptare.

Editori i Diellit, Dalip Greca, i njohu mysafirët me rrugëtimin historik të Vatrës përgjatë 105 viteve të saj, duke e shoqëruar bisedën me pamje fotografike dhe dokumentet arkivore. Mysafirët vizituan edhe bibilotekën e Vatrës dhe arkivin e saj.Editori prezantoi shkurtazi dhe historikun e Gazetës”Dielli”, gazetës së fundit rilindase, që vazhdon të publikohet n mysafirëve SHBA. Me 15 Shkurt Dielli feston Ditëlindjen e 108-të, ndërkohë që me 28 Prill 2017, Vatra fetson 105 vjetorin e themelimit të saj.
Mysafiri Avni Ponari, dhuroi për Vatrën 500.00 dollarë. Zv/Kryetari Rexhaj dhe Editori Greca e falenderuan mysafirin për bujarinë e tij.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Drejtori i Përgjithshëm, i "SIGAL UNIQA Group Austria", ne Vater

Haradinaj për protestat e 21 Janarit: Jam krenar me popullin tim!

January 21, 2017 by dgreca

Haradinaj nga Franca:Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës…/

1 Haradinaj2 Haradinaj3 haradinaj 21 janar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ish kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar sot në ‘Facebook’:/

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji

Ramush Haradinaj

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj, me popullin tim!, për protestat e 21 Janarit: Jam krenar

Përkrahje madhështore për Ramush Haradinajn

January 21, 2017 by dgreca

2 haradinaj2PRISHTINË, 21 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Dhetëra mijëra qytetarë, nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah  të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në një protestë madhështore në Prishtinë, ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë, thekson AAK.1 Limaj

“E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore!”, deklaron AAK.1 haradinaj

“Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!”, theksohet më tej.

AAK, u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë kryetarin Haradinaj!, përfundon njoftimi. /b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: B Jashari, për Ramush Haradinajn, Përkrahje madhështore

Na sollët Atdheun në Florida

January 21, 2017 by dgreca

*Na sollët Atdheun, dhe  Ne kënduam me Ju, si në Atdhe në Jacksonville, Florida/ 1 Bujar treshe

*Reportazh rreth koncertit madhështor të Trios së Yjeve të Muzikës Shqiptare, vëllezërit korcarë, Stefi & Endri Prifti, dhe Bujar Qamili, organizuar nga kryetari i Vatra Jacksonville, Florida USA, z. Adriatik Spahiu /

1 ok Jackson

Shkruar nga Raimonda MOISIU/4 Jackson

Më  2 Janar 2017, ditën e hënë, që përkonte dhe me ditën e dytë të vitit të ri,  me nismën dhe mbështetjen e dega Vatra Jacksonville, Florida, nën kujdesin e drejtpërdrejtë, të kryetarit të kësaj dege dhe stafit që ai drejton, z. Adriatik Spahiu, vatran dhe aktivist i shquar i cështjes kombëtare, organizuan Koncertin muzikor madhështor, gazmor  e mbresëlënës, në ambientet e Hotel Mariot Jacksonville, Florida, Manifestimin tradicional të Vitit të Ri 2017, duke përsëritur kështu ritualin e përvitshëm mes qindra qytetarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan.

1 JacksonvilleNë krye të sallës, në podiumin qëndror,  krahas fonisë dhe DJ muzikor, qëndronin flamuri ynë kuq e zi, dhe ai amerikan. Pasi u këndua hymni shqiptar e ai amerikan, në një atmosferë tejet optimiste dhe emocionuese,  me ndjenjën e atdhedashurisë dhe shqiptarisë, ndjesi margaritarë këto që i bëjnë krenarë shqiptarët si vetë historia e identitetit shqiptar, mbrëmjen festive do e deklaronte të hapur vatranja dhe anëtare e Asamblesë të Federatës Panshqiptare Vatra ,  znj. Shpresa Galla,  e cila përvec urimit për vitin e ri, prezantoi dhe artistët shqiptarë. Më pas e mori fjalën Kryetari i degës Vatra Jacksonville, vatrani dhe një zë i rëndësishëm në komunitet, z. Adriatik Spahiu, i cili përpos falenderimit për  qindra të pranishmit   në këtë Supër Koncert Festiv, përcolli edhe urimin më të bukur: “Gëzuar Vitin e Ri, 2017-ë”, për më shumë gëzim, lumturi në vatrën familjare të gjithsecilit, dhe  një vit më të mbarë,  të begatë plot sukses në cdo fushë të jetës e karrierës. Z. Spahiu iu uroi mirseardhjen miqëve të ftuar të degëve simotra Vatra,  përkatësisht Kryetares të Degës Vatra Orlando, Florisjana Metollari me bashkëshortin e saj, Ermalin,  vatranëve të degës Tampa, Kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, znj. Raimonda Moisiu, bisneseve shqiptare të komunitetit, të cilët ndihmuan moralisht e financiarisht në realizimin e këtij manifestimi madhështor tradicional. Ishte një mbrëmje festive supër gazmore e shoqëruar nga  zërat e bukur  të vëllezërve korcarë, Stefi & Endri Prifti,  dhe bilbili e këngës shkodrane, Bujar Qamili. Përjetime të këndshme e të ngrohta, nën ritmin muzikor të serenatave korcare, muzikës popullore dhe të lehtë, të interpretuar me mjeshtëri, elegancë, talent e profesionalizëm, nga yjet e muzikës shqiptare, të mirënjohurit vëllezërit korcarë, binomi i ndjeshëm , -ARTIST& NJERI-, Stefi Prifti dhe Endri Prifti, me të Madhin e Brilantin e muzikës popullore dhe jareve shkodrane Bujar Qamili, të cilët me zërin e tyre të vecantë, të ëmbël e melodioz,  shërbyen  si një kumt hisorik duke  shpalosur identitetin e artit, kulturës kombëtare, ndricimin e vlerave artistike, tradites e gjuhes shqipe, muzikës shqiptare, gurrës popullore eposit kreshnik,vlerave kombëtare dhe identitetin e shqiptarisë në tokë të huaj. Me përfomancën e tyre të  shkëlqyer, profesionale dhe shpirtin artistik, vëllezërit korcar të njohur tashmë anembanë botës shqiptare, si  këngëtarët e preferuar e shumë të dashur për publikun shqiptar, Stefi & Endri Prifti, së bashku me brilantin  i potpurisë shkodrane, Bujar Qamili,  për gjatë gjithë natës, të palodhur e të paepur, u dhuruan bashkëtdhetarëve të tyre në Jacksonville, Florida, momente mbresëlënëse e të paharrueshme, jetë e ngrohtësi. Të gjithë së bashku u bëmë njësh me muzikën, mes tingujve të serenatave korcare, dhe këngëve shkodrane, duke  krijuar atmosferë hareje dhe lumturie të paparë. Festonim dhe këndonim së bashku,  hidhnim vallen nën ritmin e këngëve dhe muzikës popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Atmosfera u ndez dhe  arriti kulmin me këngët; “Shqipëri o Nëna ime”,  kënduar nga i madhi Bujar Qamili, dhe “Xhamadani Vija-vija”, kënduar nga vëllezërit Prifti. Të gjithë së bashku shpërfaqëm vlerat madhështore të kulturës shqiptare, treguam vlerat e Shqiptarisë. Borova Cinema-Photography Production, me drejtor ekzekutiv, fotoreporterin Piro Borova ishte e pranishëm nga fillimi deri në fund të pasqyrimit të kësaj mbrëmje të bukur dhe emocionuese festive, duke intervistuar bashkëkombasit, të cilët përcillnin urimet nëpërmjet TV Borova. Urim shumë të vecantë përcolli për bashkëatdhetarët, ish-kryetarja  e  Gruas Demokrate Korcare, një figurë e ndritur, mësonjëse e mrekullueshme dhe zonjë e hekurt,  në fillimet e demokracisë në Korcë,  znj. Vasilika Mato Dhimtri, aktualisht drejtoreshë e shkollës shqipe,  hapur nga Dega e Vatra Jacksonville, që së bashku me  mësonjësen e mëncur e të dashur, Lavdie Mato, përpiqen që dijet dhe mëndjen e tyre ta venë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan, vecmas për fëmijët që lindin në Amerikë, duke iu mësuar gjuhën shqipe, historinë e vëndit të origjinës, muzikën e kulturën shqiptare.  Na ndodh që evenimente apo aktivitete të tilla festive,  na lenë mbresa të veçanta dhe përjetime të këndshme, në një vështrim të përgjithshëm evidentojnë personalitetin e artit e kulturës të kombit tonë, në Amerikën multinacionale. Dhe kënga e vallja ushtoi deri në agimin e ditës tjetër. Në fund u përqafuam dhe me fjalët e ngrohta: Na sollët Atdheun, dhe  ne kënduam me ju, si në Atdhe! Mirë u takofshim përsëri! Ajo c’ka e bënte tejet mbresëlënëse dhe shqiptare, ishte se natën e 2 Janarit, 2017-ë,  shteti i Floridës   nga Jacksonville deri në Clearëater ishte “invaduar” dhe ushtonte nën ritmin e  muzikës  shqiptare, mga serenatat korcare dhe  muzika  popullore e të gjitha trevave, nën interpretimin e të mrekullueshmve  e të talentuarve  Stefi & Endri Prifti, nga  potpuritë e jaret shkodrane e  figurës së ndritur e të respektuar, artistit,  Bujar Qamili, nga  ikona e muzikës shqiptare ndër kohëra, bilbili i këngës myzeqare, Bruna Sota Hoxha dhe me bashkëshortin e saj, Riku Hoxha, nga zëri i ëmbël dhe i ngrohtë i korcares së bukur, artistes së  talentuar dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, këngëtarja Anxhela Peristeri dhe këgëtarit të mirënjohur dhe i talentuar i Shqipërisë së Mesme, Altin Shira, të cilët na sollën copëza të ëmbla nga Atdheu, na ëmbëlsuan shpirtin këtu në dhe të huaj, në Floridën e largët.

 Postscriptum-Pak histori rreth qytetit dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në Jacksonville, Florida.

Qyteti i bukur dhe me shtrirjen tokësore  e kontinentale më të  gjerë  në SHBA-ës, me mbi 840 milje katrore, Jacksonville,  Florida, filloi të mëkëmbej  në fund të shekullit 18-ë. Fillimisht si toka kullotëse për bagëtitë e imëta dhe kryesisht lopët e kuajt,  nga kolonistët britanikë. Por zhvillimi më i madh i qytetit  ndodhi në fund të shekullit të 19-ë, kur Jacksonville  u shëndrrua në destinacionin turistik dimëror për turistët e shumtë që vinin nga Veriu dhe Midëest-i i Amerikës. Më 3 maj 1901-ë, qendra urbane  e qytetit të Jacksonville (doëntoën) u përfshi  nga një zjarr i madh, i cili nisi si rezultat i llavës së nxehtë të blozës,  që dilte  nga oxhaku i një barake pranë fabrikës së fibrave në Cleaveland. Ky zjarr i përmasave të jashtëzakonëshme në pjesën juglindore të SHBA-ës ndezi edhe torfën e thatë që gjendej në hapësirën e fabrikës së fibrave. Zjarri nisi në mesditë,  kur shumica e punëtorëve të  fabrikës së Cleaveland-it, ishin në pushimin e drekës, por nga koha që ata u rikthyen në punë, gjithë blloku i qendrës,  ishte përfshirë në flakë. Zjarri, i cili vlerësohet se një nga më të mëdhenjtë e shkatërrimtarët  në historinë e Amerikës, shkrumboi qendrën, qindra residenca banimi dhe bisnese,  mbi 10 mijë të pastrehë në rrjedhën e tetë orëve. Guvernatori i Floridës i asaj kohe, Ëilliam S. Jennings  shpalli gjendjen e ligjit ushtarak (Marshall) në Jacksonville duke dërguar njësi militare të ndërhyrjes së shpejtë, për të shpëtuar jetë njerëzish. Pavarësisht  shkatërrimit total të qendrës urbane të qytetit, u raportuan vetëm shtatë të vdekur. Rindërtimi filloi menjëherë dhe qyteti iu kthye normalitetit dhe autoriteteve civile, në disa javë, më 17 maj, 1901-ë. Kështuqë zhvillimi i qytetit të Jacksonville u ndërpre përkohësisht apo u zhvillua me hapa të ngadalshëme, për shkak edhe të problemeve ekonomike të viteve ‘20-ë, ‘60-ë, ‘70-ë, të  shekullit të kaluar, por gjithsesi qyteti ka përjetuar rritje të qëndrueshm të ekonomisë,  me ngritjen e ndërtesës të re federale të qytetit në vitin 2003. Që prej vitit 1940, Jacksonville ka qenë gjithashtu dhe vazhdon të jetë, një prej porteve më të mëdha e të rëndësishme të Marinës Amerikane.  Për shkak të strukturës së saj të konsoliduar, qyteti është një metropol i begatë  me mbi një milion banorë dhe  ka popullsinë më të madhe komunale në mes të qyteteve të tjera në shtetin e Floridës. Në vitet ‘20 të e shekullit të kaluar, qyteti filloi të dallohet në tërheqjen e trafikut të rëndësishëm automobilistik, pikë kyce kalimi  e rëndësishme për të hyrë në shtetin e Floridës, duke e quajtur  qytetin “Porta për në  Florida”, (Gateëay to Florida). Në Jacksonville-in e vjetër dhe historik jeton e punon një komunitet i fuqishëm dhe i rëndësishëm shqiptar,  i cili konkuron ndjeshëm nëpërmjet forcës së krahëve dhe dijes, komunitet punëtor dhe i besueshëm, menaxhon bisnese të vogla, të mesme e të mëdha, në sinkron me bisneset e kulturave të tjera, duke punësuar qindra bashkëatdhetarë dhe amerikanë, partnerë dinjitozë dhe të përkushtuar në rritjen  e ekonomisë dhe mirëqënies, jo vetëm individuale por edhe asaj amerikane,  të shtetit e qytetit ku ata jetojnë. Të gjithë  faktorët natyrorë, njerëzore dhe fizike bashkëpunojnë dhe bashkëbisedojnë për të ndërtuar urën lidhëse mes brengës së mërgimit dhe dashurisë për atdheun, mes mirëqenjes ekonomike për vete dhe komunitetin, realizojnë  mundësitë të eksplorojnë dhe ndikojnë në rivlerësimin e vlerave social-ekomike kulturore e politike, duke prekur njerëzoren, qytetaren, inteligjencën dhe mundësitë e barabarta në diversitetin e pasur kulturor,  kontributin e tyre aktiv, qytetar dhe intelektual, nëpërmjet forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të tjera në Florida.  Nga familjet e para  që shkelën tokën e Jacksonville-it, Florida ka qenë fisi Taragjati, i pari i tyre, Tish Taragjati. Bisnesmenë shqiptaro-amerikanë, tashmë të integruar suksesshëm në ekonominë e tregut amerikan, dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën ekonomike-social-kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan,  në Jacksonville, Florida, të ngrohur me idenë dhe krenarinë e të qenit shqiptar, por edhe si qytetarë të kulturuar e emancipuar në Amerikën e madhe e të lirë, ku ka vend për të gjithë, shanse e mundësi të barabarta. Krahas kompanive me emër  të bisnesmenëve amerikanë,  vlen të përmendim, bisnesmenët shqiptaro-amerikanë, për arritjet e tyre të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme të kompanive që ata kanë ngritur, si Vicens Jubani, me emrin e bisnesit Village Bread, i cili ka punësuar shumë shqiptarë e amerikanë, bisnesmeni Andi Opari në fushën e transportit rrugor,  Albatrass Express Inc., dhe  First Coast Express Inc., e bisnesmeni-it, Marin Perkeqi, të cilët po ashtu kanë punësuar dhjetra shoferë shqiptarë e amerikanë të tonazhit të rëndë,  bisnesmenë si, Aleks Lushaj, Lek Lleshi LLC, Dibran Flamur Fezga investon në Comfort Plumbing Service, Gaspër Lukaj në industrinë kulinare, Sandër Martini, Hasan Hakrama, Gjon Lleshi, Indrit Këllezi, Arben Hysi, Borova Cinema-Photography Production, me drejtor ekzekutiv, fotoreporterin Piro Borova, Kelmend TV Mark Duka, Bashkim Bardhi në Value Plus Inc., Ilia Mato Gjergji Grinjori në Maintenance& Service Group.Inc., Orgest Lushnja me kompaninë Eagle Realty, etj,  etj. Komuniteti i biznesit shqiptaro-amerikan në Jacksonville Florida, me punën e tyre të palodhshme mbështesin fuqishëm shpirtërisht e materialisht, si burimin e çdo idealizmi dhe kanë mundësuar realizimin me sukses dhe përfaqësimin më mbresëlënës, interesant dhe historik, në shtetin e Floridës, por edhe më gjerë në Diasporën shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare, patriotike e kombëtare, por edhe për unifikimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar, zhvillimin ekonomik e kulturor, ruajtjen e gjuhës amtare, kulturës e traditave shqiptare e patriotike, integrimin e identitetit shqiptar krahas kulturave të tjera në tokën amerikane. Por,  jo vetëm kaq! Komuniteti shqiptaro-amerikan tregon e përjetëson historinë e identitetit kulturor shqiptar, nëpërmjet vlerave kombëtare, traditës, gjuhës shqipe, muzikës shqiptare, gurrës popullore dhe eposit kreshnik,  si prespektiva të trashëgimisë, për vete dhe gjeneratës së ardhmshme në mërgatën amerikane. Më dt. 18 -ë Nëntor 2012, u  themelua Dega Vatra Jacksonville Florida, me inisiativën e aktivistit të cështjes kombëtare,  z. Adriatik Spahiu, dhe mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili më pas do të celte edhe degët e tjera të Vatra, në Orlando e  Tampa, deri në Hartford të Kënektikat.  Është hapur Shkolla Shqipe në të gjitha degët e Vatra që operojnë në qytetet ku ka komunitet shqiptaro-amerikan, në shtetin e  Floridës. Zë i fuqishëm në komunitet është edhe organizata Gruaja Shqiptare në Florida.  Në shtetin e Floridës, kanë jetuar,  punuar dhe shkruar  veprat e tyre shkrimtarët e ndarë tashmë nga jeta, por që kanë lënë pas dritën e veprave të tyre, Sotir Lashova dhe Marash Mali. Në Jacksonville dhe qytetet përreth tij, jetojnë e zhvillojnë aktivtetin e tyre krijues e qytetar sikundër; njeriu dimensional, reporteri, gazetari, shkrimtari, përkthyesi, kritik arti dhe publicisti, Pjerin Logoreci, djali i Artistes së Popullit, Maria Logoreci, aktori i mirënjohur dhe popullor korcar, Petraq Marjani, aktorja e shquar e skenës e ekranit, Xhuljeta Kulla, mjeshtëri i rrëfimit dhe poeti  në kuptimin shpirtëror, artistik e filozofik, Thani Naqo, shkrimtari i shquar dhe publicisti, ish diplomati, Pëllumb Kulla, poeti, publicisti dhe analisti mediatik Ilir Levonja, prozatori dhe publicisti, Lekë Gjoka, poeti dhe publicisti, devolliu fisnik Laun Kalana, etj, etj. Më duhet të sjell në vëmendje se në shtetin e Floridës jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj aristik -muzikor, ikona e muzikës shqiptare ndër kohëra, bilbili i këngës myzeqare, Bruna Sota Hoxha  me bashkëshortin e saj, muzikantin, Riku Hoxha, dhe këngëtarja e talentuar që rrëmben nga publiku artdashës duartrokitjet dhe admirimin e tyre, Aida Dyrrah. Për komunitetin shqiptaro-amerikan në Jacksonville dhe shtetin e Floridës ka shumë për të treguar, për shpirtin e vrullin tyre shumë punëtor, dashurinë, mirënjohjen, respektin, talentin dhe dëshirën, shpirtin krijues dhe zërin e rëndësishëm e të vecantë të  integrimit të vlerave më të mira kombëtare, historike, kulturore, zërin e identitetit tonë kombëtar në adaptimin e vlerave më të mira të kombit amerikan, i cili na ka hapur  krahët duke na bërë  pjesë të trungut të lirisë e demokracisë,  si respektues  të ligjeve e zakoneve të një vend demokratik e të lirë, sikundër është Amerika.

Raimonda MOISIU

Fleming Island, Jacksonville,

Florida USA ,

Janar, 2017

 

Filed Under: Featured Tagged With: Adriatik Spahiu, na sollet Atdheun, ne Florida, Raimonda Moisiu

Donald Trump betohet, bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së

January 20, 2017 by dgreca

“Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të fortë; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të pasur; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare; ne do të bëjmë Amerikën përsëri të sigurtë! Po. Së bashku, do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Faleminderit! Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën!!”/

1 Donald

Miliarderi i pasurive të patundshme Donald Trump bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.Nën qiellin me re të Uashingtonit, 70-vjeçari Trump u betua mbi Biblën, ashtu si shumë presidentë përpara tij, në bazë të një tradite të vjetër amerikane.Ai deklaroi: “Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj ç’është e mundur për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, më ndihmo o Zot.”Qindra mijëra njerëz, shumë prej tyre të joshur nga premtimi i zotit Trump për ta “bërë Amerikën përsëri madhështore,” u mblodhën në Uashington për të përjetuar inaugurimin që u zhvillua në shkallët e Kapitolit.Inaugurimi i zotit Trump, pas një fushate të zhurmshme zgjedhore, sinjalizoi transferimin paqësor të pushtetit, ndërkohë që presidenti Barack Obama largohej nga detyra, pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë.Republikani Trump e bëri betimin përpara kreut të Gjykatës së Lartë John Roberts, me dorën në dy Bibla, njëra e përdorur nga një president i shekullit të 19, Abraham Lincolni, udhëheqës amerikan gjatë Luftës Civile të vendit. Pak para tij betimin e bëri, ish guvernatori i Indianës Mike Pence si presidenti i ri, i cili i zë vendin zotit Joe Biden.Disa minuta më vonë, Presidenti i ri Trump mbajti fjalimin e inaugurimit.Në fjalim, ashtu si në fushatën presidenciale, zoti Trump premtoi të sjellë një frymë të re në Uashington.”Për një kohë të gjatë, një grup i vogël në kryeqytetin e vendit tonë ka përfituar nga privilegjet e qeverisë, ndërsa qytetarët kanë bartur mbi supe kosto. Establisjmeni ka mbrojtur veten e tij, por qytetarët e vendit tonë. E gjithë kjo ndryshon, duke filluar këtu dhe tani.”Zoti Trump tha se 20 janari 2017 do të mbahet mend si dita kur populli u bë përsëri zot i Shteteve të Bashkuara.“Uashingtoni begatoi, por njerëzit nuk morën pjesën e tyre nga kjo pasuri. Politikanët begatuan por vendet e punës u larguan dhe fabrikat u mbyllën… Kjo masakër amerikane përfundon këtu dhe tani.”Zoti Trump u zotua të rikthejë vendet e punës të larguara jashtë SHBA-së, ndërkohë që do të nxisë punësimin në Amerikë nëpërmjet rindërtimit të rrugëve, urave dhe infrastrukturës.“Pra, u them të gjithë amerikanëve t’i dëgjojnë këto fjalë. Nuk do të injoroheni kurrë më.”Zoti Trump tha se Amerika do të kërkojë miqësinë me botën dhe njohu të drejtën e vendeve për t’u vetëqeverisur siç e mendojnë më mirë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “do të shkëlqejnë si një shembull që të ndiqet nga të gjithë”.Ai përsëriti zotimin e tij se do të sulmojë “terrorizmin radikal islamik” duke shtuar se “do ta fshijë nga faqja e dheut”.Po në lidhje me politikën e jashtme, zoti Trump tha se do të nxjerrë një urdhër të ri që do të dëgjohet në çdo kryeqytet të huaj dhe në çdo qendër pushteti: Amerika e para.Në përfundim, zoti Trump iu kthye motos, e cila e bëri atë të fitojë presidencën:”Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të fortë; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të pasur; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare; ne do të bëjmë Amerikën përsëri të sigurtë! Po. Së bashku, do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Faleminderit! Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën!!”

Presidenti Trump falënderoi paraardhësin e tij, ish presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama, për ndihmën e tyre në procesin e transferimit të pushtetit, të cilin ai e quajti “madhështor”.Turma e mbledhur në Parkun Kombëtar ishte e madhe, por nuk u duk e përmasave të vitit 2009 kur Obama mori detyrën për herë të parë. Shumë prej njerëzve që ishin prezentë në marrjen e pushtetit nga zoti Trump, mbanin kapele me slloganin karakteristik “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore” dhe brohoritën me forcë kur ai mori zyrtarisht detyrën.Presidenti i ri e filloi ditën duke marrë pjesë në një ceremoni tradicionale në Kishën e Shën Gjonit pranë Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga gruaja e tij Melania, zëvendës presidenti i ri, Mike Pence, gruaja e tij Karen, dhe familjet e tyre.Zoti dhe zonja Trump pastaj u drejtuan për në Sheshin Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë për një çaj së bashku me zotin Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama. Më pas, të gjithë së bashku shkuan me makinanë Kapitol për ceremoninë e inaugurimit.

Presidenti i ri Trump nënnshkroi dekretet e para si president dhe mori pjesë në drekën tradicionale në Kapitol.Ceremoniali i inaugurimit kaloi pastaj në paradën e madhe përgjatë bulevardit Pensilvania të Uashingtonit, ku ishin mbledhur mijëra njerëz.

Ndërkohë, protestues kundër zotit Trump vazhduan të protestojnë kundër inaugurimit të tij. Protestues të zhurmshëm u përplasën me policinë jashtë godinës së Shtëpisë Kombëtare të Shtypit në Uashington, ndërsa aty po zhvillohej një aktivitet i quajtur “Balloja e mjeranëve”. Protestuesit bërtisnin “Jo Trump. Jo SHBA fashiste!” ndërsa policia mundohej t’i mbante larg hyrjes së godinës. Disa protestues hidhnin objekte ndaj policisë dhe të paktën një zjarr u ndez në rrugë. Oficerët e policisë përdorën spërkatës kimikë ndaj turmës. Disa protestues ishin shfaqur në mëngjes edhe përgjatë pikave hyrës për në Parkun Kombëtar, duke vonuar shpeshherë vizitorët që kërkonin të arrinin vendet e tyre.

 

Trump nënshkruan dokumente, zyrtarizon marrjen e presidencës

Pak pasi u inaugurua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi nënshkroi dokumente që e bëjnë atë zyrtarisht komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Zoti Trump po ashtu nënshkroi një ligj që lejon gjeneralin në pension James Mattis të marrë detyrën e sekretarit të mbrojtjes. Gjenerali Mattis doli në pension 3 vjet e gjysmë pas një shërbimi ushtarak prej mbi 40 vjetësh. Në bazë të Ligjit për Siguri Kombëtare, duhet që një ushtarak të ketë qenë në pension nga ushtria për të paktën shtatë vjet para se të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit. Javën e kaluar Kongresi i hapi rrugën konfirmimit të shpejtë të Gjeneralit Mattis duke mbështetur që ai të përjashtohet nga rregulla në mënyrë që të bëhet shefi i Pentagonit megjithëse ka dalë në pension si gjeneral i marinës në 2013.

Sekretari i zotit Trump për shtypin tha përmes llogarisë në Twitter se presidenti nënshkroi edhe dy dokumente që zyrtarizojnë emërime në detyrë si dhe një proklamatë për një ditë kombëtare patriotizmi.

Presidenti Trump i nënshkroi dokumentet në prani të udhëheqësve republikanë të Kongresit, udhëheqëses demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe në prani të fëmijëve dhe nipërve të tij(VOA)

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: betohet, Donald Trump, i SHBA-ve, President i 45-te

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 542
  • 543
  • 544
  • 545
  • 546
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT