Bazhdari s’paraqitet në gjyqin ndaj Berishës, gjobitet 400 mijë lekë/
Keti Bazhdari nuk është paraqitur në gjyqin ndaj Sali Berishës dhe për këtë pasojë gjykata e ka pushuar çështjen dhe e ka ngarkuar Bazhdarin me pagesën e shpenzimeve gjyqësore prej 400 mijë lekësh të vjetra, raporton Droni.al.
Bazhdari kishte ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend.
“Unë nuk dua të merrem me kandidatët por meqë po shet Bazhdarin, do ta them publikisht, pasuria e saj është në tytë të revoles edhe ndaj kujt? Kujt ia mori Keti pasurinë. Si na lindi Keti pasunare e madhe, e bija e një të përndjekurit. Me revole ndaj kujt. Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion. Kaq!”, akuzoi mëse dy muaj më parë Berisha në Kuvend.
Pas këtyre akuzave, Keti Bazhdari ngriti një padi në gjykatë.“Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qëllim për të influencuar në mënyrë të paligjshme në elektoratin e Bashkisë Shkodër për zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015”, deklaronte Bazhdari, ish-kandidatja e ASHE për bashkinë Shkodër.
Ajo u shpreh gjithashtu se paratë që do të merrte si dëmshpërblim nga shpifjet e Sali Berishës, do t’i dhurojnte për një shkollë të komunitetit egjiptian.
KUVENDI I KOSOVES, SEANCE PER DEKLARATEN KUSHTETUESE TE 2 KORRIKUT
Kongresmeni Engel duke folur për proceset në Kosovë përgjatë 20 viteve të kaluara tha se ishte koha që Kosova të lëvizte para, të bëhej shtet i pavarur e sovran./
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti një seancë solemne për shënimin e 25-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, në të cilën u tha se kjo Deklaratë përbën një moment të rëndësishëm të historisë së Kosovës.
Në këtë seancë ishin të pranishëm edhe deputetët e asaj kohe si dhe miku i Kosovës, Eliot Engel.
Kongresmeni, Eliot Engel në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës tha se kur vjen në Kosovë ndihet si në shtëpinë e tij dhe kosovarët janë shumë mikpritës.
“Sa më shumë që kam dëgjuar për padrejtësitë që po i bëhen Kosovës, aq më shumë kam dashur ta luftojë këtë padrejtësi”, tha ai.
Engel përmendi një ngjarje të viteve 90-ta kur kishte dashur të vinte si vëzhgues zgjedhjesh, por që regjimi i Millosheviqit nuk e kishte lënë të hynte në Kosovë, duke e quajtur njeri problematik. Ai me këtë rast tha se pati mbajtur konferencë për media në kufi me Maqedoninë.
Kongresmeni Engel duke folur për proceset në Kosovë përgjatë 20 viteve të kaluara tha se ishte koha që Kosova të lëvizte para, të bëhej shtet i pavarur e sovran.
Ka shumë gjëra për të cilat tha se duhet të bëhen në Kosovë, si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, zhvillimi i ekonomisë. “Dua të shoh demokraci, sundim ligji”, u shpreh Engel. “Prej zemre e dua Kosovën dhe do ta keni mbështetjen time gjithmonë”, tha Engel.
Kongresmeni foli edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën tha se duhet të formohet nga institucionet e Kosovës. Ai tha se nëse nuk do të formohet nga institucionet e Kosovës, ka frikën se do të formohet nga Kombet e Bashkuara, e kjo tha se do të ishte problematike për Kosovën pasi ka vende që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
“Kjo do të ishte problem shumë i madh për Kosovën”, tha Engel. Ai tha se dëshiron të shoh Kosovën në BE dhe të bëhet liberalizimi i vizave.Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut përbën një moment të rëndësishëm të historisë së Kosovës.
“Ishte një përballje e madhe me nacionalizimin e egër serb”, tha Veseli.
Kryeparlamentari tha se delegatët e Kuvendit të Kosovës bën atë që ishte vullnet i qytetarëve të Kosovës të asaj kohe.
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës u shfaqën sekuenca të asaj kohe, ku bëheshin përgatitjet për miratimin e Deklaratës kushtetuese, 1990.
Ndryshe, Më 2 korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan publikisht, para Kuvendit të Kosovës, Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Ky ishte një akt historik që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.
Miratimi i kësaj deklarate paraqet padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.
Pse Oliver J. Scmitti në AShAK ?
Nga Fahri XHARRA/
“Me pranimin e O. J. Schmitt-it anëtar të jashtëm të AShAK-ut, ky institucion ka dëshmuar edhe një herë se është institucion i shkencës, i dijes, i së vërtetës, i civilizimit, që shpërfill qasjet diletanteske-folklorizante, kontekstet emocionale dhe ideologjike në interpretimin e ngjarjeve dhe të proceseve historike. Autorët e këtij teksti, si propozues dhe nënshkrues të referatit që prof. Oliver J. Schmitt të zgjidhej anëtar i jashtëm i AShAK-ut (mori 20 vota nga gjithsej 24 votues), ndjehen krenarë për hapin e ndërmarrë dhe suksesin e tij.Nenshkruar në Prishtinë, 25.12.2012 nga Akademik Hivzi ISLAMI dhe Akademik Pajazit NUSHI (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 ) Por nga ai vendim i pa menduar mire , duhet cekur eshe kjo” “Siç mund të shihet nga e tërë veprimtaria e deritashme e tij hulumtuese-shkencore, prof. dr. Oliver Jens Schmitt, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, pjesën më të madhe të punës së tij ia ka kushtuar historisë shqiptare, të vështruar në tërësinë e saj dhe në një kontekst më të gjerë evropian. Tërësitë e mëdha hulumtuese të tij kanë qenë: Arbëria Venetike, Historia e Skënderbeut dhe epokës së tij, Kosova dhe Historia e popullit shqiptar. Të gjitha këto ai i ka vështruar në një horizont më të gjerë të Evropës Juglindore. Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë. Profesor Oliver Jens Schmitt ka shfaqur dhe interesa të tjerë për botën shqiptare dhe ballkanike, është angazhuar në paraqitjen e kësaj bote në aspektin shkencor e kulturor para opinionit të Evropës Qendrore, ndërsa me pozitën që ka në Institutin e Historisë të Universitetit të Vjenës për një kohë të gjatë mund të luajë një rol me peshë në këtë drejtim. Intensiteti i paraqitjeve të tij të deritashme, cilësia shkencore e studimeve, interesi i shfaqur në vijimësi, vlerësimet që i janë bërë veprës së tij nga historianët, na bëjnë të propozojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ta zgjedhë akademik profesor dr. Oliver Jens Schmitt-in anëtar të jashtëm të saj” (Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Pajazit Nushi, Prishtinë, 24 shtator, 2012).
Dhe çka u bë me këtë pranim ? e vërtetuam se nuk jemi të denj të mbrojmë vlerat tona historike me anën e institucioneve tona akademike ,por se na duhet një mbrojtje : Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë.( Shmitti , pra ! )
Kishte reagime negative aso kohe , se vendosja “për” ose si e thonë në Shqiperi “pro “ kishte ngritur ndërgjegjë pesh`. Medeomos nuk duhej pranuar , poe ishte një viti i “vështirë “ 2012 ,për shqiptarët dhe historinë e saj.
“Duke qenë se prej vitit 1986 e kam ndjekur sistematikisht veprimtarinë albanologjike në Universitetin e Vjenës, e di mirë se në këtë Universitet nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë “Albanien-Institutˮ. Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮështë një shoqatë me seli në Munih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë. ( nga Ina Arapi ) dhe vazhdon “Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮ është një shoqatë me seli në Mynih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë.
Lektorja Ina Arapi ankohet :” I vetmi person, i cili ka autoritetin e padiskutueshëm për të vendosur për çështjet albanologjike në institucionet shkencore austriake është z. O. Schmitt. Prandaj për mua është shumë domethënës fakti që ai nuk reagoi fare ndaj përpjekjeve të mia të dëshpëruara, si lektorja e fundit e gjuhës shqipe në këtë Universitet, për të gjetur një mundësi mbijetese për këtë gjuhë. Z. Schmitt, megjithëse e deklaron se gjuha është faktori kryesor që mund të na ndihmojë për të qartësuar problemet “kaq të ndërlikuaraˮ të botës shqiptare, nuk e pa të arsyeshme të lëvizte as gishtin për të gjetur një rrugëdalje, siç ndodh zakonisht në këto raste. Me daljen në pension të prof. H. Eichner, ish drejtues i Institutit të Indoevropianistikës, shqipja nuk bënte më pjesë në qerthullin e interesave të drejpërdrejta të asnjë profesori. Kështu që shuarjen e çdo aktiviteti akademik që lidhet me të nuk kishte më se kush ta ndalte.
Në këtë pikëpamje konstatimi i akademikëve kosovarë se „Kishte shprehur edhe gadishmërinë (Scmitti ,pra ) për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë“ mund të pasohet në gjermanisht nga cilësimi „Kasperltheater“ (pak a shumë “karagjozlliqe“). Pozita e këtyre shkencëtarëve të rinj shqiptarë që po klonohen nga z. Schmitt u duk edhe në konferencën e fundit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë që u organizua nga Akademia Austriake e Shkencave në nëntorin e vitit të kaluar, por për këtë duhet të merrni vetë mundimin t‘i lexoni e t‘i interpretoni kumtesat, të cilat shpresoj të na vihen në dorë së shpejti (dhe jo pas dhjetë vjetësh)..( INA ARAPI )
Pse Koha Ditore ishte ne mbrojtje të Schmitt-t ? “Pas përfundimit të zgjedhjeve për anëtarë të rinj, korrespondentë dhe të jashtëm, të vetëquajtur historianë dhe politikanë-“historianë” sërish ngritën zërin kundër Akademisë, kësaj radhe kundër pranimit të prof. dr. Oliver J. Schmitt-it anëtar të jashtëm i AShAK-ut, që u bë në përputhje të plotë me kriteret shkencore-profesionale, ligjore dhe me postulatin për autonominë e institucionit. Fushatën e filloi agresivisht gazetari Jusuf Buxhovi, me shkollim themelor për gjuhë-letërsi, gjithë jetën me pezullim midis gazetarisë e letërsisë, pa përgatitje bazike profesionale historiografike, por që ngre pretendime të mëdha të ketë bërë historinë e suksesshme, të vetmen, më të mirën, katër mijë vjeçare të kombit! Akuzon autorë vendës si ‘argatë të Akademisë Serbe’, ndërsa autorë të huaj si ‘albanofobë’! Më së shumti e atakon prof. Oliver Schmitt-in, duke e cilësuar ‘antishqiptar’ – çka është një gënjeshtër e kulluar, pastaj ‘sllavist’ – çka nuk është, ‘proserb’ – çka del në anën tjetër të arsyes. “Historiani” Buxhovi nuk u mjaftua me kaq, po në manirin e stalinizmit arkaik kërkoi ndihmë nga politika e ditës, konkretisht nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, që të ndërhynte në Akademi dhe të bënte anulimin e zgjedhjes së prof. Schmitt-it. Krasniqi, pas ankesës se nuk e paskësh lexuar ende raportin (athua kush duhej t’ia jepte?), nuk e la pa sulmuar edhe Akademinë, edhe prof. Schmitt-in në prononcime për media, përfshirë shkrimin me titull “Me gjysmë të vërteta nuk bëhet shkencë” (”Koha ditore”, 22. 12. 2012).
Por Noel Malcolm e thoshte këtë .Pse? ”Ne e dimë që Skënderbeu është tejet i rëndësishëm për shqiptarët. Por sulmet kundër Schmitt-it nuk janë të bazuara në fakte historike. Unë e njoh Oliver Schmitt-in dhe ai është person shumë i sinqertë dhe dinjitoz. Jam tronditur për mënyrën se si është akuzuar ai. Ai ka qenë nxënësi më i mirë i Peter Bartl-it, i cili ka udhëhequr Institutin Albanologjik në Mynih për shumë vite me radhë. Ky institut është transferuar në Universitetin e Vjenës dhe Oliver Schmitti është drejtor i këtij instituti. Ky është instituti i vetëm i dedikuar që me devotshmëri të studioi në mënyrë serioze çështjet albanologjike jashtë tokave shqiptare. Kurse Schmitt është një dijetar i cili vazhdimisht promovon hulumtime të reja të historisë shqiptare. Të demonizosh Oliver Schmittin nga ndonjë seksion i medieve apo nga një pjesë e botës politike, është gabim i tmerrshëm. Studimet e tij janë të një standardi të lartë shkencor”.
A e dinte zoti Malcolm . qëllimin e fundit të Shmittit ?
A e dinte AShAK , qëllimin e fundit të Scmittit ?
“Por, kush në të vërtetë është Shmidi për shqiptarët!? Mbi të gjitha ai u bë i njohur ndër ne duke u tallur me shqiptarët, të kaluarën tonë dhe origjinën. Për të është plotësisht e diskutueshme nëse shqiptarët janë apo jo pasardhës të ilirëve, ndërsa Skënderbeu është një mit zhgënjyes. Për heroin kombëtar të shqiptarëve nuk ka një libër më antiskenderbe dhe një libër më antishqiptar. ( Bota Sot A ishte çmenduri akademike titulli akademik për Oliver Shmidin!?
Literatura “http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=129144
http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 )
“Albanien Institut – sërish shpërdorim i gjuhës për demagogji” -Ina Arapi
http://botasot.info/lajme/423078/a-ishte-cmenduri-akademike-titulli-akademik-per-oliver-shmidin/
,02.07.15
Gjakovë
The U.S. Embassy, Pristina is pleased to welcome Congressman Eliot Engel to Kosovo
The U.S. Embassy, Pristina is pleased to welcome Congressman Eliot Engel to Kosovo this week! On Tuesday, the Congressman met with President Jahjaga, visited the Supreme Court, Peace Corps projects in Ferizaj, a memorial in Recak/Racak, and attended a dinner hosted by President Jahjaga. On Wednesday, Congressman Engel met with the Deputy Foreign Minister Selimi and Interfaith Kosovo, had lunch at Sabaja Brewery, met with Deputy Prime Minister Stojanovic, Minister of Internal Affairs Hyseni, and attended a Ministry of Diaspora event honoring Harry Bajraktari.
Populli që po vdes për së gjalli !
Nga Fahri XHARRA/
Mos o zot ! një popull që e nisi (e filloj) botën të zhduket me vetdëshirë.Sepse shpesh këtu veprimet pozitive janë më të vështira të ndodhin midis njerëzve se sa veprimet negative, domethënë në ato që quhen vende të qytetëruara gjenden gjithmonë forca që i afrojnë njerëzit, intelektualët, njerëzit e njohur me njëri-tjetrin.Për fat të keq me ne shpesh ndodh e kundërta. Se ka njerëz qe janë shumë të zellshëm për të larguar, për të mos të të lënë të afrohesh.(isK)
Po cilët janë ata që janë aq të zellshëm që punojnë nat` e dit` që nuk e duan afrimin tonë?; që nat` e dit` punojnë në vdekjen tonë pa mëshirë pa dhëmbje dhe pa e ditur se pse .
Çmenduria shqiptare nuk po ka fund ! . Janë një grup i vogël nga ata që e duan vdekjen tonë, kurse “ ushtria “e tyre për ditë e më shumë rritet . I shkojnë pas të shiturve , iu shkojnë pas tradhtarëve , iu shkojnë pas “delenxhive “ të kombit.
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. E thënë dëshpruese por në të njetët kohë zemërdhënëse se edhe kjo stuhi kundërkombëtare do të kalojë.
Por , popullit tonë të ndershëm i ka humbur durimi, po e sheh vetvetën duke u fundosur në dëshirat e qoftlargëve të cilët e duan shuarjen tonë, ikjen tonë në botën e harrimit, harresës së pa mëshirëshme që gllabëron çdo gjë para vetit.
Popujt e ndryshëm janë zhdukur nga murtajat , nga luftërat nga mëria e armiqve; por në të zhdukemi në rerën e gjallë me vetë dëshirë , është e pakuptimët. Por po zhdukemi , më besoni se jemi duke u zhdukur.
Askujt s`i ha palla që po tretemi në acidin e kohës dhe që nuk ka kthim prapa. Askujt s`i ha palla që jemi viktimë e mashtrimeve, mosdijës, informimit të gabuar. Askujt s`i ah palla që politikisht jemi përditë e më dobët. Vaj halli për ne !
Nuk po qaj` se po na tretë ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore , ndonjë termet 10 shkallësh që asgjë e punuar nga dora e njeiu nuk i bënë ballë ; por po qaj nga vettradhtia kombëtare. Mjerim !
Karakteristikë e vetëtradhtisë së madhe, qoftë arti direkt ta zëmë në tradhtitë e mëdha që kanë ndodhur në botë, është që ti shikon tmerre të mëdha në skenën e mashtrimeve por ti nuk mërzitesh, ti nuk depresionohesh, ti nuk lëshohesh, nuk ligështohesh shpirtërisht. Përkundrazi, ti shikon gjëma që të ngrenë leshtë e kokës përpjetë dhe del prej këtij ferri ose prej vendit ku vetëtradhëtohet kombi, del me një gjendje shpirtërore të ngritur. A jemi na ? Kjo është magjia e çuditshme, kundërthënëse, ferrike e tradhtisë së madhe. Dhe ky tipar i kësaj tradhtie e quajtur vetëtdhë nuk është e thënë të gjendet vetëm në veprat artistike, ai gjendet shpesh edhe në veprat aktuale të kombit tonë.
Qëndrimi intelektual dhe emocional ndaj vetëtradhetisë Shqiptare e ka një burim ne radhë të parë. Dhe kur themi tradhtor kemi thënë gjithçka. Ka një burim fetar, nuk është burim identitar, por qëndrimi im është normal, nuk është i pazakontë.
Por si është qëndrimi normal i njeriut shqiptar të kulturuar.? Nuk po e them këtë si një mburrje apo si një epitet por është i një njeriu siç thuhej më përpara, të lexuar, të kënduar thoshte populli, të ndriçuar dhe kjo nuk është një gjë e rrallë. Janë me mijëra e me mijëra të tillë.
Pra, cili është qëndrim im? është qëndrimi i një shqiptari normal i cili shikon se kjo tradhti fetare dhe kulturore, kombëtare e identitetit të tij, të kombit dhe të popullit të tij po ndodhë ,prandaj nuk është as për tu çuditur e aq më pak kërkesë pëvetdijësim.
Ky është qytetërimi shqiptar i lidhur në mënyrë të ngushtë me qytetrimin europian .. “Pavarësisht se Europa është një kontinent që i njeh të gjitha besimet, natyrisht dhe këtu e ka çuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellë që është kontinenti më i përparuar nga ana e emancipimit njerëzor, kontinenti që ka njohur ashpërsinë e botës, egërsinë e saj, butësinë edhe dritën e saj. Europa i ka të gjitha, Europa nuk është një kompleks idilik siç mund ta quajmë ne, rozë.( Is.K)”
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”-
Fahri Xharra, 30.06.15
Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- …
- 643
- 644
- 645
- 646
- 647
- …
- 902
- Next Page »