• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARET, ME TE MIRET E PARADES SE EMIGRANTEVE

June 21, 2015 by dgreca

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES”VATRA”, U PERFAQESUA NE PARADEN E EMIGRANTEVE ME TRE BREZA; ETER, BIJE, NIPER E MBESA/

Të shtunën me 20 Qershor, që në orët e para të mëngjesit, shqiptarët e Treshtetshit,dhe nga shtete të tjerë, madje dhe nga Florida e Michigani,u derdhën në rrugët e Manhattanit, për t’u sistemuar më pas në 43 Street dhe Avenunë e Gjashtë. Duhet thene qe ne fillim se shqiptaret me nje organizim te persosur , ishin dominues te Parades. Edhe pse mungojne ne kete kombe me emer te Europes, ne pergjithesi marrin pjese komunitete me pak te zhvilluar si Vietnami, Kamboxhia etj, shqiptaret konfirmojne mundesine se ka ardhur koha qe te organizojne Paraden e tyre, mundesisiht ne Diten e Pavaresise Kombetare. Ne kete Parade u perfaqesua edhe Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”, e cila u perfaqesua me tre breza vatranesh, eter, bije, niper e mbesa. Pervec vatraneve te Nju Jorkut kishin ardhe edhe nga Florida(Jacksonville) Hartfordi dhe Waterbury.(Me shume do te elxoni ne Gazeten “Dielli” te Printuar )

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Parada, Vatra

AMERIKA DHE LIRIMI I SHPEJTE I RAMUSH HARADINAJ

June 20, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA /
Uashington – Odiseadës së padrejtë të Ramush Haradinajt në Slloveni, duket t’i ketë dhënë fund, prerë dhe qartë, vetë një ndërhyrje përtej Atlantikut. Raportohet se zyrtarë amerikanë i kanë kërkuar sqarime ambasadorit slloven në Uashington, për ndalimin e pakuptimtë të Haradinajt, bëjnë të ditur burime të afërta me gazetën tonë nga Uashingtoni.

Ka qenë pikërishtë një ditë më parë lirimit kongresisti Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili i bëri thirrje qeverisë së Sllovenisë të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Simbas një burimi të mirë besuar nga Uashingtoni, zoti Engel ka bërë dje në mbrëmje, një telefonatë në Departamentin e Shtetit, ku ai ka kërkuar që Ambasadori slloven në Uashington, ekselenca e tij Božo Cerar, të japë sqarime lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kurse, themeluesi dhe botues i gazetës, për shtatë vjet, i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, Harry Bajraktari, veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm, mik shumë i afërt me kongresitin Eliot Engel, qëndron pas “kuintave” të kësaj lëvizjeje nga Washingtoni – SHBA, – për lirimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj .

Kongresisti amerikan, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, deklaroi dje lirimin dhe fshirjen nga “Karta e Kuqe”, të gjithë shqiptarëve, prej nga koha e luftës, duke thënë se :“Që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë”.

Ndërkaq, Harry Bajrkatari, duke i uruar lirimin Haradinajt nga Lubjana, tha sot për gazetën tonë se të gjithë shqiptarët e Amerikës janë shumë të gëzuar ashtu si gjithë populli i Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo që janë.

Sipas, tij, është me rëndësi që pastërtia e luftës së z. Haradinaj u dëshmua për të tretën herë. “Z. Haradinaj, i cili dy herë u shpall i pafajshëm nga Gjyqi i Hagës, duke dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i tregoi edhe një herë komunitetit ndërkombëtar dhe Beogradit, se sa e drejtë ka qenë lufta për liri e pavarësi e Kosovës, në këtë kohë që Serbia kërkon t’a njollosë atë”.

Filed Under: Featured Tagged With: Eliot Engel, Ramush Haradinaj, SHBA

Ramush Haradinaj lirohet

June 19, 2015 by dgreca

Ramush Haradinaj lirohet, ai shkroi ne Facebook se edhe Pasaporten e mori/Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është lënë i lirë dhe i është dorëzuar Pasaporta, që e mbante “peng” në Slloveni, pas arrestimit me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia më 17 qershor në aeroportin e Lubjanës.Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjit e cila edhe ishte marrë me rastin njoftojnë burime të Koha.net. Në Kranj, bashkë me Haradinajn, kishte udhëtuar edhe ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi.

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj, i liri

“QYTETAR NDERI” I BREGDETIT

June 18, 2015 by dgreca

MËSUESI I MERITUAR MINELLA GJONI MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI” I BREGDETIT/

 Reportazh nga Agron Shele/

Ditën e diel më datë 31 maj, Komuna e Lukovës organizoi në Sarandë një event kulturor me rastin e dorëzimit të titullit qytetar nderi (pas vdekjes) për Mësuesin e Merituar Minella Gjoni. Ishte vlerësim i punës 47 vjeçare të një jetë mes misionit të mësuesit dhe pasionit të studjuesit për një nga figurat më të rëndësishme të plejadës bregdetase me kontribute të jashtëzakonshme në shumë fusha nga ajo arsimore, studimore, historike, folklorike, gjuhësore, antropologjike e letrare.

Po kush eshte Minella Gjoni? 

I shquar në mësimdhënie për edukimin e dhjetëra brezave, por ndërkaq, edhe nje kontributor i palodhur si studiues, hulumtues e qëmtues i çdo vlere shqiptare ne leminë shpirterore të kesaj treve me identitet te spikatur. Shembull i përkushtimit dhe pasionit për mësuesinë e shkrimtarinë, atdheun e vendlindjen, punën dhe profesionin, inteligjencën dhe zellin për t’i çuar gjer në fund detyrimet e tij intelektuale, prindërore e njerëzore të mësuesit, studiuesit, hulumtuesit, kthyesit dhe transmetuesit të çdo vlere të ardhur nga skutat shekullore, në gërma të arta për brezat.

Kryetari i Komunës, Vladimir Kumi theksoi se ishte shumë simbolike për të, që të mbyllte aktivitetin e komunës së Lukovës me vlerësimin e një figure shumë të rëndësishme për krahinën e Bregdetit, Mësuesin e Merituar Minella Gjonin. Sepse është një personalitet me të cilin krenohet gjithë krahina për vetë vlerat që bart ky njeri. Dhe është po kaq nder për ne për këtë vlerësim që i bëjmë këtij njeriu. Titullin ia dorëzoi bashkëshortes, zonjës Izmini Gjoni e cila theksoi se gjithë jetën, Minella Gjoni punoi me përkushtim për krahinën e Bregdetit, ndaj vlerësimi më i madh siç thoshte ai, ishte kur të vlerësojnë njerëzit e tu.

Në këtë aktivitet të dorëzimit të titullit të realizuar si një spektakël, morën pjesë shumë drejtues të lartë të institucioneve lokale, arsimore, miq, të afërm, kolegë, ish- nxënës, shkrimtarë, artistë, intelektualë të fushave të ndryshme me të cilët përgjatë jetës ka bashkëpunuar Minella Gjoni.

Profesori Paskal Milo i pranishëm në këtë event i cili kishte rrugëtuar enkas nga Tirana për të nderuar kujtimin e Minella Gjonit në këtë ditë të rëndësishme si dhe familjen e tij, theksoi: “Ky është një vlerësim i merituar për Minella Gjonin, se Krahinës rrallë i vijnë personalitete si Minella, një studiues i apasionuar që e ka gërmuar me shumë kujdes arkivin historik të zonës bregdetare dhe ka vjelur burime të çmueshme arkivore e bibliografike për të na prodhuar gjithë atë lëndë interpretuese të historisë bregdetare dhe mbi të gjitha ka një dashuri të madhe për Bregdetin në çdo faqe të librave të tij. Minella Gjoni ka skalitur emrin e tij përjetësisht në memorjen e Bregdetit, por edhe në kujtesën kolektive bregdetare që materializohet në librat e tij. Le të jetë ky hap vlerësues, duke u paraprirë hapave të vlerësimeve të tjera për Minella Gjonin, nga institucione shtetërore më të larta, të cilat ai i meriton”.

Gjatë eventit u prezantua edhe dokumentari për jetën e Minella Gjonit “BARDI I RRËNJËVE TË BREGDETIT”

Në këtë dokumentar, krahas jetës e aktivitetit të tij 47 vjeçar, ishte e pranishme edhe fjala e shumë studiuesve mbi veprën e Minella Gjonit si e profesorëve: Adriatik Kallulli,  Agim Vinca, Fatmir Terziu, Josif Papagjoni, Paskal Milo etj.. Për më tepër po jepim disa nga prononcimet e tyre :Profesori Adriati Kallulli, në një prononcim të vitit 2009, shpreh vlerësimin për veprën e Minella Gjonit: Identitetin tonë mund ta zbulojmë, konfirmojmë dhe mbrojmë, përmes komunitetit ku lindëm e ku kemi rrënjët tona. Këtë konfirmon studiuesi i mirënjohur Minella Gjoni permes librave të tij. Asnjëherë nuk është e lehtë të shkosh te rrënjët e tua, që janë rrënjë të të parëve të tu. Minella Gjoni që i ka hyrë kësaj superdetyre, Identitetin e komunitetit të Bregdetit Jonian mund ta zbulojë dhe interpretojë Minella Gjoni, sepse është i përgatitur ta kryejë këtë kërkim të tejlodhshëm. Por jo vetëm kaq. Gjoni mund të eci në maratonën shumëvjeçare të kërkimit, sepse beson te puna e tij, te kërkimi i tij, te ekzistenca e shtresave të identitetit të tij. “Mësues i Merituar” në kuptimin e epërm të fjalës, Minella Gjoni, na shtyn dhe na le në pellgun e turpit që nuk kemi mundur të bëjmë për vendlindjet tona, një të satën e tij.

Prononcim i Agim Vinca

Gjatë karrierës së tij arsimore 47 vjeçare, për punë të suksesshme, është vlerësuar, nderuar dhe dekoruar periodikisht me medalje të shkallëve të ndryshme. Ndër më të rëndësishmet përmendim: Disa herë “Mësues i dalluar” në rang kombëtar vlerësuar nga Ministria e Arsimit. Në vitin 1987 është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” të klasit të dytë nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë. Për t’u kurorëzuar bindshëm e suksesshëm në vitin 1989 i vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë me titullin e lartë “Mësues i Merituar”. Një event i pasqyruar gjerësisht edhe në shtypin e kohës.

Kështu vijuan shumë vlerësime edhe në vitet e demokracisë. Kjo bëri që Minella Gjoni në daten 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, të vleresohet nga nenprefektura ndër 10 personalitetet me te spikatur në 100 vjet te kesaj treve. Në motivacionin e çertifikatës së mirënjohjes shkruhej: “I jepet z. Minella Gjoni arsimtar, studiues dhe intelektual me motivacionin: në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e shquar në edukimin e shumë brezave të nxënësve në zonën e Bregdetit, duke përcjellë dije të qëndrueshme, kulturë të gjerë dhe frymë patriotike, për pasionin e rrallë dhe punën e palodhur për hulumtimin, studimin dhe botimin e traditave, zakoneve, trashëgimisë patriotike dhe kulturore të krahinës së bregdetit, duke mbetur një model intelektuali pasionant me kontribute të spikatura edhe në vendimarrjen lokale.”

Dhe për gjithë këto kontribute të shumta të Minella Gjonit, Këshilli i Komunës Lukovë dhe Komuna Lukovë e nderuan me titullin e lartë meritor “Qytetar Nderi”

Prononcim i Josif Papagjini

Në një moment përgjatë dokumentarit, profesori Josif Papagjoni shprehet: Minella Gjoni është nga ata djem të Bregut, modest e këmbëngulës, që ka kontribute jo thjesht si një ndër personalitetet e arsimit në trevën e Jugut e më gjerë si Mësues i Merituar, por edhe për studimet e tij në rrafsh historik, folklorik, gjuhësor, arsimor e letrar. Tipologjia e këtij lloj studiuesi, ndonëse kurrë nuk u largua nga fshati i tij, është ajo e një intelektuali që e kapërcen rrethinën me dijen, vullnetin dhe dashurinë për librat, hulumtimet e gjurmimet shkencore. Ishte një antropolog në zë i zonës së Bregdetit, njihte zakonet, doket, kulturën e jetesës, tipin e banesës, dialektin, toponiminë, fjalët e urta, historinë, kulturën materiale, pasuritë e relievit e artin.

Kujtimet, mbresat, emocionet i shprehën për Minella Gjonin në këtë ditë të tij shumë miq, kolegë, ish nxënës, shkrimtarë, studiues duke bërë që të dilte sa më i plotë portreti i tij shumëdimensional. Ishin emocione që rroknin tërë spektrin e ndjesive njerëzore, sa gëzim, sa dhimbje, sa lotë, sa buzëqeshje e trokëllima gotash si një tingull i ekzistencës së përjetshme të tij.

Aktori i mirënjohur Anastas Nika, interpretoi vargje të disa poetëve që ia kishin dedikuar Minella Gjonit. Interpretimi i tij tejet emocional, i ndjerë e me pathosin që vetëm një aktor i talentuar si ai di ta përcjellë, arriti të përlotë gjithë të pranishmit.

Ndërsa Grupi polifonik “Zëri i Bilbilit”, interpretoi një këngë të realizuar enkas për këtë event, dedikuar Minella Gjonit, me vargje të dy poetëve Petraq Pali e Zaho Vasili.

Minella Gjoni i lidhur fort me studimin, letërsinë, artin ka dashur tua përcjell pasionet e tij edhe fëmijëve e më tej edhe nipërve të tij. Ndaj si një përshëndetje për gjyshin e saj dhe për miqtë e tij të pranishëm, u luajt një melodi në piano nga mbesa e tij, Viola Papa.

Familjarët e Minella Gjonit shprehën mirënjohje për Komunën e Lukovës, Këshillin e Komunës, për të gjithë të pranishmit që me prezencën, vlerësimin e kujtesën e tyre, bëjnë që Mësuesi i Merituar Minella Gjoni të ngelet përjetësisht këtu mes nesh.

Filed Under: Featured Tagged With: Agron Shele, i Bregut, Minella Gjoni, qytetar Nderi

FILLON KURSI VEROR I GJUHES SHQIPE NE UNIVERSITETIN SHTETEROR TE ARIZONES

June 18, 2015 by dgreca

NGA LULZIM  MULLIQI/
Shkollat shqipe kudo qe funksionojne ne mergaten shqiptare,ato mbajne gjalle gjuhen,traditat kombetare,si dhe zhvillojne veprimtari te shumta atdhetare,arsimore dhe kulturore.Gjuha shqipe e cila sherben si mjet Komunikimi ne mes te shqiptareve kudo qe ata ndodhen,ajo perben mjetin integrues te kultures shqiptare ne Pergjithesi.Mesimi i gjuhes shqipe ne mergaten shqiptare te Amerikes eshte nje prioritet I nevojshem dhe me se i domosdoshem per edukimin e brezave te rinj,te cilet po lindin dhe po rriten ne Amerike.Nisma per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe ne mergaten shqiptare te Amerikes do te sherben si nje force shtytese dhe baze solide per ti zgjeruar njohurite e gjeneratave te reja,per ti kuptuar me mire,gjuhen,traditat dhe trashegimine tone kulturore dhe kombetare.Ndonese,ne shtetin e Arizones jeton nje numer I konsiderueshem shqiptaresh,nga te gjitha trevat tona etnike,nje nisme e tille per hapjen e nje shkolle shqipe per femijte e Ketij komuniteti kishte filluar ne muajt e pare te vitit,2013,kur nje kurs fillestar tremujor ishte mbajtur ne ish-lokalet e Televizionit “ILIRIA” nga arsimtarja e dalluar e Ketij komuniteti,Pranvera Cabej.Megjithate,qe nga ajo kohe edhe pse eshte diskutuar shume here si domosdoshmeri hapja e nje shkolle shqipe per femijet e komunitetit tone,kjo ende nuk eshte realizuar,por mbetet njera nga prioritetet e ardhshme te Ketij komuniteti Shqiptaro-amerikan.Shqipja,kjo gjuhe e embel perendie,sic e kane quajtur rilindesit tane,na duhet ne shqiptareve sa te jete e mundur per te ruajtur identitetin tone kombetar dhe kulturore edhe ketu ne mergim.Keto dite nje kurs veror  fillestar dhe me pas edhe i avancuar i gjuhes shqipe eshte organizuar nga institucionet me te larta arsimore amerikane te shtetit te Arizones.Universiteti Shteteror I Arizones(Arizona State University),ky tempull I dijes,nga me te medhenjte me SHBA,ka disa vjet qe kujdeset per organizimin e kurseve fillestare dhe te avancuara te gjuheve kritike per vendet e Evropes jug-lindore,ku bene pjese edhe Shqiperia dhe Kosova.Ky kurs intensiv i gjuhes shqipe per studentet amerikane dhe ata shqiptare qe studiojne ne SHBA,organizohet nen patronatin e Institutit te Gjuheve te Rrezikuara(Critical Languages Institute),qe punon ne kuader te Universitetit Shteteror te Arizones.Kursi i gjuhes shqipe nga ky Institucion i arsimit te larte organizohet ne dy afate te semestrit veror,duke filluar nga datat:1,Qershor dhe deri me daten 17,Korrik si kurs fillestar dhe afati i dyte si kurs i avancuar nga datat:20,Korrik e deri me 14,Gusht te ketij viti.Studentet te cilet e mbarojne me sukses kete kurs kane,  te drejten qe me kreditet e fituara te vijojne  nje praktikum per mesimin e gjuhes shqipe edhe per nje muaj ne Universitetin e Tiranes.Krahas dhjetera studenteve amerikane ,te cilet si lende zgjedhore kane mesimin e gjuhes shqipe,pjesemarres te ketij Kursi jane edhe nje numer simbolik i studenteve shqiptare qe studiojne ne kete Universitet prestigjioz amerikan.Mesimi i gjuhes shqipe nga ky Institucion arsimor amerikan eshte bere tashme tradicional dhe i pervitshem.Vlene te permendet se Kursi i gjuhes shqipe eshte mbajtur per here te pare me 2003.Ate kurs veror e kane ndjekur dhjetera studente amerikane dhe te huaj dhe organizimin i tij ishte organizuar krejtesisht falas nga Universiteti Shteteror i Arizones dhe vleresohej me tete kredi.Per me shume se dhjete vite te organizimit dhe mbajtjes se ketij Kursi nga ana e Institutit te gjuheve kritike qe funksionon ne kuader te ASU-se, tash kursin e gjuhes shqipe,ate fillestar dhe te avancuar e kane ndjekur dhe perfunduar me shume se 100 studente amerikane dhe te huaj,te cilet dine te shkruajne dhe te flasin per gjerat themelore ne gjuhen shqipe.Qe nga themelimi e deri me sot,kursin e shqipes e ka mbajtur,prof.dr.Linda Meniku,pedagoge e Departamentit te Gjuhesise,ne Universitetin e Tiranes.Ajo ka mbajtur shume leksione,seminare dhe veprimtari arsimore te organizuara nga nje numer institucionesh vendore dhe Nderkombetare, si dhe eshte autore e librit “Gjuha Shqipe per te huajt”,i cili perdoret si baze ekskluzive e kurseve vjetore.Gjithashtu,ajo eshte edhe autore e disa librave te tjere qe mbulojne nje varg lendesh te rendesishme si:Fonetika,leksikologjia,stilistika,studime rreth dialekteve territoriale,ceshtje te sociolinguistikes,kodifikimi ne gjuhen e sotme shqipe etj.
Sipas,profesoreve dhe zyrtareve te tjere arsimor te ketij Universiteti thuhet:”Traditat e filluar per mesimin e gjuheve te tjera,e vecanerisht ato te vendeve te Ballkanit,ku perfshihet edhe gjuha shqipe do te vazhdojme te organizojme kurse te tilla edhe ne te ardhmen nga institucionet arsimore amerikane”Poashtu,zyrtaret arsimor te ketij Universiteti te njohur amerikane, theksojne se Universiteti Shteteror i Arizones ka nje marreveshje  bashkepunimi edhe me Universitetin e Prishtinës.Ne marreveshjen e nenshkruar ndermjet ketyre dy universiteteve nder te tjerash thuhet:”Si rezultat i fazes fillestare te shkembimit dyvjecar te profesoreve dhe asistenteve,do te pasoje edhe kembimi i literatures dhe publikimi i punimeve shkencore ne  gjuhen Angleze dhe ne gjuhen shqipe.Me zgjerimin e bashkepunimit,te dy Universitetet do te organizojne vizita respektive edhe te personelit te gjere akademik dhe administrativ.Ne kuader te ketij bashkepunimi Universiteti Shteteror i Arizones do te perkrahe fuqishem reformat ne planin akademik dhe operativ qe jane duke u realizuar ne Universitetin e Prishtinës dhe thellimin e bashkepunimit te metejme nderuniversitar.

Filed Under: Featured Tagged With: Arizona, gjuhe shqipe, Kurs veror, Lulzim Mulliqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 644
  • 645
  • 646
  • 647
  • 648
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT