“QYTETAR NDERI” I BREGDETIT
MËSUESI I MERITUAR MINELLA GJONI MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI” I BREGDETIT/
Reportazh nga Agron Shele/
Ditën e diel më datë 31 maj, Komuna e Lukovës organizoi në Sarandë një event kulturor me rastin e dorëzimit të titullit qytetar nderi (pas vdekjes) për Mësuesin e Merituar Minella Gjoni. Ishte vlerësim i punës 47 vjeçare të një jetë mes misionit të mësuesit dhe pasionit të studjuesit për një nga figurat më të rëndësishme të plejadës bregdetase me kontribute të jashtëzakonshme në shumë fusha nga ajo arsimore, studimore, historike, folklorike, gjuhësore, antropologjike e letrare.
Po kush eshte Minella Gjoni?
I shquar në mësimdhënie për edukimin e dhjetëra brezave, por ndërkaq, edhe nje kontributor i palodhur si studiues, hulumtues e qëmtues i çdo vlere shqiptare ne leminë shpirterore të kesaj treve me identitet te spikatur. Shembull i përkushtimit dhe pasionit për mësuesinë e shkrimtarinë, atdheun e vendlindjen, punën dhe profesionin, inteligjencën dhe zellin për t’i çuar gjer në fund detyrimet e tij intelektuale, prindërore e njerëzore të mësuesit, studiuesit, hulumtuesit, kthyesit dhe transmetuesit të çdo vlere të ardhur nga skutat shekullore, në gërma të arta për brezat.
Kryetari i Komunës, Vladimir Kumi theksoi se ishte shumë simbolike për të, që të mbyllte aktivitetin e komunës së Lukovës me vlerësimin e një figure shumë të rëndësishme për krahinën e Bregdetit, Mësuesin e Merituar Minella Gjonin. Sepse është një personalitet me të cilin krenohet gjithë krahina për vetë vlerat që bart ky njeri. Dhe është po kaq nder për ne për këtë vlerësim që i bëjmë këtij njeriu. Titullin ia dorëzoi bashkëshortes, zonjës Izmini Gjoni e cila theksoi se gjithë jetën, Minella Gjoni punoi me përkushtim për krahinën e Bregdetit, ndaj vlerësimi më i madh siç thoshte ai, ishte kur të vlerësojnë njerëzit e tu.
Në këtë aktivitet të dorëzimit të titullit të realizuar si një spektakël, morën pjesë shumë drejtues të lartë të institucioneve lokale, arsimore, miq, të afërm, kolegë, ish- nxënës, shkrimtarë, artistë, intelektualë të fushave të ndryshme me të cilët përgjatë jetës ka bashkëpunuar Minella Gjoni.
Profesori Paskal Milo i pranishëm në këtë event i cili kishte rrugëtuar enkas nga Tirana për të nderuar kujtimin e Minella Gjonit në këtë ditë të rëndësishme si dhe familjen e tij, theksoi: “Ky është një vlerësim i merituar për Minella Gjonin, se Krahinës rrallë i vijnë personalitete si Minella, një studiues i apasionuar që e ka gërmuar me shumë kujdes arkivin historik të zonës bregdetare dhe ka vjelur burime të çmueshme arkivore e bibliografike për të na prodhuar gjithë atë lëndë interpretuese të historisë bregdetare dhe mbi të gjitha ka një dashuri të madhe për Bregdetin në çdo faqe të librave të tij. Minella Gjoni ka skalitur emrin e tij përjetësisht në memorjen e Bregdetit, por edhe në kujtesën kolektive bregdetare që materializohet në librat e tij. Le të jetë ky hap vlerësues, duke u paraprirë hapave të vlerësimeve të tjera për Minella Gjonin, nga institucione shtetërore më të larta, të cilat ai i meriton”.
Gjatë eventit u prezantua edhe dokumentari për jetën e Minella Gjonit “BARDI I RRËNJËVE TË BREGDETIT”
Në këtë dokumentar, krahas jetës e aktivitetit të tij 47 vjeçar, ishte e pranishme edhe fjala e shumë studiuesve mbi veprën e Minella Gjonit si e profesorëve: Adriatik Kallulli, Agim Vinca, Fatmir Terziu, Josif Papagjoni, Paskal Milo etj.. Për më tepër po jepim disa nga prononcimet e tyre :Profesori Adriati Kallulli, në një prononcim të vitit 2009, shpreh vlerësimin për veprën e Minella Gjonit: Identitetin tonë mund ta zbulojmë, konfirmojmë dhe mbrojmë, përmes komunitetit ku lindëm e ku kemi rrënjët tona. Këtë konfirmon studiuesi i mirënjohur Minella Gjoni permes librave të tij. Asnjëherë nuk është e lehtë të shkosh te rrënjët e tua, që janë rrënjë të të parëve të tu. Minella Gjoni që i ka hyrë kësaj superdetyre, Identitetin e komunitetit të Bregdetit Jonian mund ta zbulojë dhe interpretojë Minella Gjoni, sepse është i përgatitur ta kryejë këtë kërkim të tejlodhshëm. Por jo vetëm kaq. Gjoni mund të eci në maratonën shumëvjeçare të kërkimit, sepse beson te puna e tij, te kërkimi i tij, te ekzistenca e shtresave të identitetit të tij. “Mësues i Merituar” në kuptimin e epërm të fjalës, Minella Gjoni, na shtyn dhe na le në pellgun e turpit që nuk kemi mundur të bëjmë për vendlindjet tona, një të satën e tij.
Prononcim i Agim Vinca
Gjatë karrierës së tij arsimore 47 vjeçare, për punë të suksesshme, është vlerësuar, nderuar dhe dekoruar periodikisht me medalje të shkallëve të ndryshme. Ndër më të rëndësishmet përmendim: Disa herë “Mësues i dalluar” në rang kombëtar vlerësuar nga Ministria e Arsimit. Në vitin 1987 është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” të klasit të dytë nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë. Për t’u kurorëzuar bindshëm e suksesshëm në vitin 1989 i vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë me titullin e lartë “Mësues i Merituar”. Një event i pasqyruar gjerësisht edhe në shtypin e kohës.
Kështu vijuan shumë vlerësime edhe në vitet e demokracisë. Kjo bëri që Minella Gjoni në daten 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, të vleresohet nga nenprefektura ndër 10 personalitetet me te spikatur në 100 vjet te kesaj treve. Në motivacionin e çertifikatës së mirënjohjes shkruhej: “I jepet z. Minella Gjoni arsimtar, studiues dhe intelektual me motivacionin: në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e shquar në edukimin e shumë brezave të nxënësve në zonën e Bregdetit, duke përcjellë dije të qëndrueshme, kulturë të gjerë dhe frymë patriotike, për pasionin e rrallë dhe punën e palodhur për hulumtimin, studimin dhe botimin e traditave, zakoneve, trashëgimisë patriotike dhe kulturore të krahinës së bregdetit, duke mbetur një model intelektuali pasionant me kontribute të spikatura edhe në vendimarrjen lokale.”
Dhe për gjithë këto kontribute të shumta të Minella Gjonit, Këshilli i Komunës Lukovë dhe Komuna Lukovë e nderuan me titullin e lartë meritor “Qytetar Nderi”
Prononcim i Josif Papagjini
Në një moment përgjatë dokumentarit, profesori Josif Papagjoni shprehet: Minella Gjoni është nga ata djem të Bregut, modest e këmbëngulës, që ka kontribute jo thjesht si një ndër personalitetet e arsimit në trevën e Jugut e më gjerë si Mësues i Merituar, por edhe për studimet e tij në rrafsh historik, folklorik, gjuhësor, arsimor e letrar. Tipologjia e këtij lloj studiuesi, ndonëse kurrë nuk u largua nga fshati i tij, është ajo e një intelektuali që e kapërcen rrethinën me dijen, vullnetin dhe dashurinë për librat, hulumtimet e gjurmimet shkencore. Ishte një antropolog në zë i zonës së Bregdetit, njihte zakonet, doket, kulturën e jetesës, tipin e banesës, dialektin, toponiminë, fjalët e urta, historinë, kulturën materiale, pasuritë e relievit e artin.
Kujtimet, mbresat, emocionet i shprehën për Minella Gjonin në këtë ditë të tij shumë miq, kolegë, ish nxënës, shkrimtarë, studiues duke bërë që të dilte sa më i plotë portreti i tij shumëdimensional. Ishin emocione që rroknin tërë spektrin e ndjesive njerëzore, sa gëzim, sa dhimbje, sa lotë, sa buzëqeshje e trokëllima gotash si një tingull i ekzistencës së përjetshme të tij.
Aktori i mirënjohur Anastas Nika, interpretoi vargje të disa poetëve që ia kishin dedikuar Minella Gjonit. Interpretimi i tij tejet emocional, i ndjerë e me pathosin që vetëm një aktor i talentuar si ai di ta përcjellë, arriti të përlotë gjithë të pranishmit.
Ndërsa Grupi polifonik “Zëri i Bilbilit”, interpretoi një këngë të realizuar enkas për këtë event, dedikuar Minella Gjonit, me vargje të dy poetëve Petraq Pali e Zaho Vasili.
Minella Gjoni i lidhur fort me studimin, letërsinë, artin ka dashur tua përcjell pasionet e tij edhe fëmijëve e më tej edhe nipërve të tij. Ndaj si një përshëndetje për gjyshin e saj dhe për miqtë e tij të pranishëm, u luajt një melodi në piano nga mbesa e tij, Viola Papa.
Familjarët e Minella Gjonit shprehën mirënjohje për Komunën e Lukovës, Këshillin e Komunës, për të gjithë të pranishmit që me prezencën, vlerësimin e kujtesën e tyre, bëjnë që Mësuesi i Merituar Minella Gjoni të ngelet përjetësisht këtu mes nesh.
FILLON KURSI VEROR I GJUHES SHQIPE NE UNIVERSITETIN SHTETEROR TE ARIZONES
NGA LULZIM MULLIQI/
Shkollat shqipe kudo qe funksionojne ne mergaten shqiptare,ato mbajne gjalle gjuhen,traditat kombetare,si dhe zhvillojne veprimtari te shumta atdhetare,arsimore dhe kulturore.Gjuha shqipe e cila sherben si mjet Komunikimi ne mes te shqiptareve kudo qe ata ndodhen,ajo perben mjetin integrues te kultures shqiptare ne Pergjithesi.Mesimi i gjuhes shqipe ne mergaten shqiptare te Amerikes eshte nje prioritet I nevojshem dhe me se i domosdoshem per edukimin e brezave te rinj,te cilet po lindin dhe po rriten ne Amerike.Nisma per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe ne mergaten shqiptare te Amerikes do te sherben si nje force shtytese dhe baze solide per ti zgjeruar njohurite e gjeneratave te reja,per ti kuptuar me mire,gjuhen,traditat dhe trashegimine tone kulturore dhe kombetare.Ndonese,ne shtetin e Arizones jeton nje numer I konsiderueshem shqiptaresh,nga te gjitha trevat tona etnike,nje nisme e tille per hapjen e nje shkolle shqipe per femijte e Ketij komuniteti kishte filluar ne muajt e pare te vitit,2013,kur nje kurs fillestar tremujor ishte mbajtur ne ish-lokalet e Televizionit “ILIRIA” nga arsimtarja e dalluar e Ketij komuniteti,Pranvera Cabej.Megjithate,qe nga ajo kohe edhe pse eshte diskutuar shume here si domosdoshmeri hapja e nje shkolle shqipe per femijet e komunitetit tone,kjo ende nuk eshte realizuar,por mbetet njera nga prioritetet e ardhshme te Ketij komuniteti Shqiptaro-amerikan.Shqipja,kjo gjuhe e embel perendie,sic e kane quajtur rilindesit tane,na duhet ne shqiptareve sa te jete e mundur per te ruajtur identitetin tone kombetar dhe kulturore edhe ketu ne mergim.Keto dite nje kurs veror fillestar dhe me pas edhe i avancuar i gjuhes shqipe eshte organizuar nga institucionet me te larta arsimore amerikane te shtetit te Arizones.Universiteti Shteteror I Arizones(Arizona State University),ky tempull I dijes,nga me te medhenjte me SHBA,ka disa vjet qe kujdeset per organizimin e kurseve fillestare dhe te avancuara te gjuheve kritike per vendet e Evropes jug-lindore,ku bene pjese edhe Shqiperia dhe Kosova.Ky kurs intensiv i gjuhes shqipe per studentet amerikane dhe ata shqiptare qe studiojne ne SHBA,organizohet nen patronatin e Institutit te Gjuheve te Rrezikuara(Critical Languages Institute),qe punon ne kuader te Universitetit Shteteror te Arizones.Kursi i gjuhes shqipe nga ky Institucion i arsimit te larte organizohet ne dy afate te semestrit veror,duke filluar nga datat:1,Qershor dhe deri me daten 17,Korrik si kurs fillestar dhe afati i dyte si kurs i avancuar nga datat:20,Korrik e deri me 14,Gusht te ketij viti.Studentet te cilet e mbarojne me sukses kete kurs kane, te drejten qe me kreditet e fituara te vijojne nje praktikum per mesimin e gjuhes shqipe edhe per nje muaj ne Universitetin e Tiranes.Krahas dhjetera studenteve amerikane ,te cilet si lende zgjedhore kane mesimin e gjuhes shqipe,pjesemarres te ketij Kursi jane edhe nje numer simbolik i studenteve shqiptare qe studiojne ne kete Universitet prestigjioz amerikan.Mesimi i gjuhes shqipe nga ky Institucion arsimor amerikan eshte bere tashme tradicional dhe i pervitshem.Vlene te permendet se Kursi i gjuhes shqipe eshte mbajtur per here te pare me 2003.Ate kurs veror e kane ndjekur dhjetera studente amerikane dhe te huaj dhe organizimin i tij ishte organizuar krejtesisht falas nga Universiteti Shteteror i Arizones dhe vleresohej me tete kredi.Per me shume se dhjete vite te organizimit dhe mbajtjes se ketij Kursi nga ana e Institutit te gjuheve kritike qe funksionon ne kuader te ASU-se, tash kursin e gjuhes shqipe,ate fillestar dhe te avancuar e kane ndjekur dhe perfunduar me shume se 100 studente amerikane dhe te huaj,te cilet dine te shkruajne dhe te flasin per gjerat themelore ne gjuhen shqipe.Qe nga themelimi e deri me sot,kursin e shqipes e ka mbajtur,prof.dr.Linda Meniku,pedagoge e Departamentit te Gjuhesise,ne Universitetin e Tiranes.Ajo ka mbajtur shume leksione,seminare dhe veprimtari arsimore te organizuara nga nje numer institucionesh vendore dhe Nderkombetare, si dhe eshte autore e librit “Gjuha Shqipe per te huajt”,i cili perdoret si baze ekskluzive e kurseve vjetore.Gjithashtu,ajo eshte edhe autore e disa librave te tjere qe mbulojne nje varg lendesh te rendesishme si:Fonetika,leksikologjia,
Sipas,profesoreve dhe zyrtareve te tjere arsimor te ketij Universiteti thuhet:”Traditat e filluar per mesimin e gjuheve te tjera,e vecanerisht ato te vendeve te Ballkanit,ku perfshihet edhe gjuha shqipe do te vazhdojme te organizojme kurse te tilla edhe ne te ardhmen nga institucionet arsimore amerikane”Poashtu,zyrtaret arsimor te ketij Universiteti te njohur amerikane, theksojne se Universiteti Shteteror i Arizones ka nje marreveshje bashkepunimi edhe me Universitetin e Prishtinës.Ne marreveshjen e nenshkruar ndermjet ketyre dy universiteteve nder te tjerash thuhet:”Si rezultat i fazes fillestare te shkembimit dyvjecar te profesoreve dhe asistenteve,do te pasoje edhe kembimi i literatures dhe publikimi i punimeve shkencore ne gjuhen Angleze dhe ne gjuhen shqipe.Me zgjerimin e bashkepunimit,te dy Universitetet do te organizojne vizita respektive edhe te personelit te gjere akademik dhe administrativ.Ne kuader te ketij bashkepunimi Universiteti Shteteror i Arizones do te perkrahe fuqishem reformat ne planin akademik dhe operativ qe jane duke u realizuar ne Universitetin e Prishtinës dhe thellimin e bashkepunimit te metejme nderuniversitar.
ENGEL DO TA VIZITOJE MAQEDONINE- Sela takoi kongresistin në Nju Jork
Engel : Mbas disa javëve do të jemë në Maqedoni – duke shpresuar se mund të takohem dhe të flasin për disa probleme, edhe me liderit e tjerë shqiptarë”/
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK : Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, z.Ziadin Sela , ka takuar në zyrën e tij kongresistin Eliot Engel, duke realizuar kështu një takim të rëndësishëm me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, kongresist demokrat i qarkut të 16-të të New Yorkut. Sela në fillim të takimit me kongresistin Engel, ka shprehur një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuar, kontributin e madh historik të SHBA, për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, duke filluar prej presidentit Uillson, Bush dhe Klinton, si dhe ka falenderuar me këtë rast kongresistin Engel – për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë ai dhe po i jep shqiptarëve, çështjes shqiptare kudo në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare.
Në këtë kontekst zoti Sela, ka thënë se Engel, mbetet përherë mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve. “Kongresisti Engel, njëherit është i njohur për opinionin edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill të Washington D.C”, tha Sela.
Më pas kreu i lëvizjes për reforma në PDSH, zoti Sela, ka njoftuar kongresistin Engel me zhvillimet politike në Maqedoni, veçanërisht, ai foli gjatë për ngjarjet 9-10 majit në Kumanovë. Ai bëri gjithashtu edhe një prezantim të gjerë edhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, për të cilën Sela, tha se është e vetmja që mundet t’a ndryshojë situatën politike në Maqedoni, simbas tij.
Kryetari Sela, e njohu gjerësisht kongresistin Engel me qëndrimet e Lëvizjes për Reforma, rreth situatës politike në Maqedoni, për daljen nga kriza aktuale, si dhe tha se çfarë kontributi mund të jap lëvizja tij që të zgjidhen problemet dhe të përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, e siguroi kongresitin Engel, se lëvizja e tij, edhe më tej do të jet e fokusuar për të bërë një politik konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në çdo proces politik në Maqedoni.
Nga ana e tij kongresisti amerikan Eliot Engel, mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve, u shpreh i lumtur për t’u takuar me Selën, për të mësuar më shumë rreth situatës aktuale në Maqedoni, për të cilën premtojë se do t’a vizitojë së shpejti
“Jam i lumtur gjithmonë, që po përpiqem për të ndihmuar, tha Engel, dhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Unë dëshirojë t’ju sigurojë me këtë rast që shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësojë si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura”.
Më tej kongresisit demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel pohojë se ka qenë shumë i shqetësuar dhe nuk e ka kuptuar ende atë se çfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi në Maqedoni.
“Jam i pa kënaqur me mosrespektimin e Qeverisë së Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë mendoj se Maqedonia, është një vend i rëndësishëm, dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, duke e mbështur Maqedoninë dhe shpresuar se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, por, shtoi ai dua që të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke përfshirë edhe shqiptarë, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë.”
Kongresisti amerikan Eliot Engel, për gazetën tonë u shpreh i kënaqur për të shkëmbyer mendime me Selën, për të dëgjuar se çfarë tha kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH , dhe deklarojë se shpreson që mbas disa javëve të jetë në Maqedoni – duke shpresuar se ata mund të takohen dhe të flasin për disa probleme të tjera atje, edhe me liderit e tjerë shqiptarë.
Ndërthurje e artit dhe fakteve historike
Famlilja e madhe shqiptare ndahet në dy pjesë. Dy burra të njërës prej tyre prej tyre i shërbyen Perandorisë Veneciane, ndërkohë që kushëriri i tyre i shërbeu Perandorisë Osmane, Ata nuk e dinin, që edhe pse pjesëtarë të të njëjtës familje të madhe, një ditë do të ndesheshnin midis njëri tjëtrit në krye të ushtrive të dy Perandorive. Revista
“The economist” shkruan, se libri i Noel Malcolm tregon në mënyrë gjeniale ekulibrin ndryshues të forcave midis Perandorive Veneciane dhe Osmane, ku fuqitë detare ishin në konkurrencë për të zotëruar Medheun Lindor dhe se si disa të krishterë jetonin mirë duke i shërbyer Perandorisë Osmane dhe disa myslimanë depërtonin si spiunë në Perandorisë Veneciane.“The Telepgraph” e quan librin një arritje të mrekullueshme të gërshetimit të historive të fituesve dhe humbësve të shekullit të 16, me ndërmjetësuesit, kalorësit, piratët, priftërinjtë dhe spiunët.
- « Previous Page
- 1
- …
- 646
- 647
- 648
- 649
- 650
- …
- 902
- Next Page »