• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pi helmin i kohës!

May 30, 2015 by dgreca

Shkruan: Avdi Ibrahimi/
Pi raki rrushi të Rahovecit… Nuk më zënka rakia… Nuk e di pse e pi, ani pse nuk ndjej asfarë shije, e nuk jamë asfarë pijaneci. Mbase e di pse pi? Mbase po e pi helmin e kohës… Pi të huajin bashkë me servilin vendorë që na rrin mbi kokë…dhe atdheu mbase padashje në hekura mban çlirimtarin.
Po gërmoj e gërmova me mendje dhe në shpirt.
I huaji e vendori servil i korruptuar, po i mbyllin mbrenda hekurave njerëzit çlirimtar, e po i linçojnë njerëzit progresist, kështu po u ipet krah njerëzve të këqij, të korruptuar e kriminel.
Ky helm i kohës , disi po më kujton atë veprën letrare “Krimi dhe dënimi” të Fjoderit.
– Varfëria si kontekst social i kësaj vepre paraqet vlerën kryesore të romanit. Vuajtja e njerëzve në këtë vepër është vrazhdësi konkrete. Me dredhi me mashtrim Svidrigajllovi ky njeri i pasur i detyron shërbëtorët të bëjnë vetëvrasje, ai në pronën e vet të fituar nëpërmjet korrupcionit, shfrytëzon, dhunon, çupën katërmbdhjetëvjeçare e cila nga vuajtja dhe dëshprimi mbytet në lumë, e helmon gruan e tij që t’i rrëmbej pasurinë, e shqetëson Dunjën një femër tjetër për ta skandalizuar.
– Në anën tjetër Luzhini, poashtu një njeri i pushtetshëm e i pasur, kërkon një vajzë të varfër, e cila përjetë do të jetë mirënjohëse këtij njeriu përshkak se kjo martesë e shpëton nga mjerimi, kështu i jep të drejtë burrit të saj që ta tiranizoj vullnetarisht.
– Sonja bëhet prostitute, që të mos qajnë fëmijët nga uria. – Njeriu vret njerinë për para, e po këto para mbetën të pashfrytëzuara, krimineli përvidhet nga banesa e të vrarës i padiktuar, i ka të gjitha kushtet që ta ruaj fshetësinë, por megjithatë zbulohet, dhe i dorëzohet gjyqit, por ai nuk heq dorë nga teoria e krimit. – Enigmën e parave të pashfrytëzuara personazhi e ndjen se as nëna, as motra, askush nga njerëzit e ndershëm, nuk do të pajtohej që problemet e veta jetësore ti zgjedhë më paratë e plaçkitura nga e vrara.
– Sonja pyet e tmerruar: “Ato të holla që ia dhatë Katerini Ivanovnës, mos janë nga ato të holla të fituara me anë të krimit. ”Jo Sonja, këto të holla nuk ishin prej atyre parave, qetësohu”. – Njeriu i ndershëm ka nevoj për një bindje dhe ndjenjë se çdo gjë është realizuar pastër.
Nga kjo vepër letrare kuptova se skllavëria nuk gjendet vetëm në raftet e pluhërosura të historisë, kjo po ndodh edhe sot në këtë kohë, servili në cilin do kontekst kohor qoftë ai, është një lloj skllavi, ndoshta ky njeri i kthyer në kukull, i ka borxh liderit të tij, se e ka punësuar në ndonjë nga ministrit, se i ka dhënë mbase ndonjë tender, se i ka dhënë ndonjë diplom a mirnjohje false, a kushedi çfarë?!
Për ta shprehur më ndryshe, këta janë skllevërit e vërtetë. Këta janë njerëz të skllavëruar e të shantazhuar, kjo skllavëri atyre u rëndon në kurriz, kjo skllavëri e pëlqyer nga ana e tyre , e këta skllevër nuk marrin veshë çka do me thënë liri, por përkundrazi ndjejnë një fare urrejtje për mbrojtësit dhe kërkuesit e lirisë, kështu këta skllevër budallenjë ushqejnë njëfarë respekti për liderin e tyre oligarkë që tashmë është bërë ekspert i përdorimit të dhunës dhe prangave zingjirore.
Ky është një zakon i pëlqyer prej tyre dhe këtë skllavërim e mbajnë në kurriz e durojnë me gëzim. Veçanërisht ata që janë lindur skllav!

Filed Under: Featured Tagged With: Avdi Ibrahimi, Pi helmin i kohës!

Kryeministri Serb:Rasti i vëllezërve Bytyçi,rëndon marrëdhëniet amerikano-serbe

May 29, 2015 by dgreca

Sipas kryeministrit serb, rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”./
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiq, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.
Agron,Yll dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, ne qershor të vitit 1999 kishin kaluar kufirin ende të pashënuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qenë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës.
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello, në Serbi.
Në arsyetimin e tij, Vuçiq thotë ta ketë angazhuar zotin Matiq, për shkak të “rezultateve që ai ka treguar në rastin e gazetarit ë vrarë, Slavko Çuruvija”.
Sipas kryeministrit serb, rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”.
Për vrasjen e vëllezërve Bytyçi kanë qenë të akuzuar policët Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar.
Për këtë rast, më 22 tetor të vitit 2013, edhe Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kishte inicuar një rezolutë, përmes së cilës kërkoheshin hapa të mëtejmë nga autoritetet në Serbi për të vënë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi para drejtësisë.(Bota Sot)

Filed Under: Featured Tagged With: amerikano-serbe, Bytyci, Rasti i vëllezërve, rëndon marrëdhëniet

Replikë – Aktiviteti i Vangjel Papakristos që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë

May 28, 2015 by dgreca

Ne Foto:1.Vangjel Papakristo duke mbajtur flamurin e Aneksimit të Jugut të Shqipërisë, Selanik, Nëntor, 2014/
Nga Arben LLALLA*/
Për fillim z.Vangjel Papakristo, ju tregoj se s’jam gazetar, por historian dhe publicistë i pavarur dhe nuk do merrem me lojë fjalësh me ju, por duhet të sqaroni opinionin e gjerë shqiptar që jeton në paqe me minoritetin greke kuptimin e këtij palo flamurit ku ju fotografoheni me krenari. Ky flamur nuk i përket asnjë shteti, asnjë ekipi futbolli, asnjë bashkie. Pra, ky flamur është flamuri i adartëve grek që kryen masakra në vitin 1914 në jugun e Shqipërisë dhe e detyruar princin Vidi, i cili nuk ishte shqiptar dhe nuk i dhimbsej asnjë pëllëmbë toke arbërore për t’ia dhuronte Greqisë me nënshkrimin më 17, Maj, 1914, Protokollin e Korfuzit. Kjo marrëveshje pas disa muajve u rrëzua nga Gjykatat Ndërkombëtare si e padrejtë, prandaj jugu i Shqipërisë iu bashkëngjit trungut të tij përsëri.
Ju mund të bëni sqarime sa të doni me fjalë boshe, blla, blla, por aktiviteti juaj disa vjeçar flet se rrezikoni kulturën, gjuhën e kombit tim, me propagandën tuaj, ju promovoni asimilimin e shqiptarëve në jug, me propagandën tuaj ju rrezikoni territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, ju po mbillni farën sot që të tjerët ta korrin nesër. Unë këtë nuk ua lejoj, nuk do t’ju lejoj të krijoni komoditet me të tillë propagandë.
Mos luani teatër me lexuesit sepse me mua s’mund të luani, ju e dinë shumë mirë se çfarë di unë për ju. Vangjel Papakristo, ju keni njohje të vjetra me organizatën antishqiptare SFEVA, keni lidhje me ekstremistin që organizon që në vitet 1980 paradën për aneksimin e jugut të Shqipërisë, Babis Karathanos, mbani kontakte të vazhdueshme me paraushtarakët e kompanisë Logos 2012. Ju bëni homazhe në përmendoret e adartëve grek të 1914, adartëve që vetë Greqia i ka dënuar si plaçkitësh dhe nuk i ka futur tek grupi i heronjve kombëtar. Vangjel Papakristo, në 30 Nëntor, 2014, morët pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së antishqiptarit të tërbuar, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos. Këto s’mund t’i mohoni sepse jeni para akteve të kryera. Do më thoni se fotografitë janë montazh? Keni të drejtën e plotë në bazë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë të më dërgon në gjyq për shpifje, unë po ju gjykoj nëpërmjet publikimeve të aktiviteteve tuaja antishqiptare.
Ju, Vangjel Papakristo mund të festoni festat tuaja kombëtare dhe fetare si: 25 Marsin, 28 Tetorin, Pashkët, Krishtlindjet, Shën Gjergjin, Shën Marinë, etj. Bile këto festa bashkë me grekët i festojnë edhe shqiptarët duke treguar respekt për heronjtë e 1821, sepse 90% e tyre ishin shqiptar. Shqiptarët bëjnë homazhe çdo vit bashkë me grekët për të rënët e luftës italo-greke, duke treguar respekt dhe fqinjësi miqësore. Po ju z.Papakristo përse doni ta shembni këtë miqësi? Përse bëheni nxitësi për aneksimin e jugut të Shqipërisë? Ju nuk mund të më akuzoni asnjëherë si antigrek dhe që nxis urrejtje midis grekëve dhe shqiptarëve sepse në shkrimet e mia nuk ka sulme për aneksimin e ndonjë pjesë të Greqisë, apo nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare. Unë kam denoncuar të gjitha fytyrat e poshtëra që çirren për aneksimin e tokave të mia kombëtare. Ju bëni pjesë z.Papakristo tek grupi i fytyrave të poshtëra që hani bukën dhe të përmbysnin kupën. Ju jeni mosmirënjohës ndaj përkujdesjes shtetërore që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët ndër vite ndaj jush, familjes dhe rrethit tuaj kombëtar që i përkisni. Turp t’ju vij sepse jeni edhe në moshë të madhe pjekurie!
Opinioni i gjerë pret tani sqarimin e këtij palo flamurit që ju fotografoheni shpeshherë, presim sqarimet e lidhjeve tuaja me individë dhe organizata që rrezikojnë integritetin territorial dhe kulturor të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Një njeri që promovon paqen midis dy popujve atij grek dhe shqiptar nuk merr pjesë në çdo aktivitet që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
Sipas aktiviteteve të 10 viteve të fundit, arrestimi juaj në vitit 1994, me akuzën për destabilizim e jugut të Shqipërisë paska qenë i drejtë sepse ende vazhdoni të luani të njëjtën muzikë.
Tani z.Vangjel Papakristo nëse jeni aq i prekur, merreni vrapin për në Gjykatën e Republikës së Shqipërisë, bëjeni denoncimin tuaj, mos ju dhimbsem fare. Unë s’do të kisha mëshirë për askënd që shkel mbi dinjitetin tim kombëtar. Unë mund të fal çdo njeri për çdo gjë të keqe që më ka bërë personalisht, por nuk mund të fal askënd për një gjë: Kur ngre dorë mbi kombin tim sepse unë i përkas atij. Nuk do të duroja për asnjë minutë pa u hakmarrë kundër atyre që i kanë bërë dhe i bëjnë dëm kulturë, gjuhës, tokës shqiptare edhe i madhi ZOT, nëse do i bënte dëm shqiptarisë, unë do ti thoja: Ti nuk je më ZOTI, por Djalli, sepse ky komb që po i bënë dëm nuk ka dëmtuar dhe nuk ka pushtuar asnjë copë tok të një populli tjetër.

*Historian dhe publicistë i pavarur

Filed Under: Featured Tagged With: ne Sherbim, te Vorio Epirit, Vangjel Papakristo

MBRAPSHTITE E VIZITES VUCICIT NE TIRANE

May 28, 2015 by dgreca

Opinion nga Asllan Bushati/
Shtatë muaj pas vizitës se Edi Ramës në Beograd ,erdhi vizita e Kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vucic në Tiranë,vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri. Kjo ndodhi në një kohë tensionesh të theksuara në rajon dhe të një aktiviteti ndër kryeministror për bashkëpunimin rajonal sponsorizuar nga Gjermania dhe Ausrtia. Por jo vetëm kaq, kjo vizitë përkon edhe me vizitën e pritëshmë të Vucicit në Uashington në javët e ardhëshme, ku ai do të takohet me Zevëndës Presidentin Bajden, senator, kongresmenë e shtetarë të lartë amerikan.
Media shqiptare në vija të trasha thotë se vizita ishte e pritëshme, normale dhe se do ti shërbejë të dy vendeve dhe rajonit në ecjen përpara drejt BE-së. Ashtu qoftë dhe ne mbetemi me shpresë se një gjë e tillë do të ndodh, megjithëse jemi tërësisht skeptic se nuk pamë të theksohet asnjë vecanti e dukëshme. E thënë shkurt ajo ishte një vizitë protokollare e dy kryeministrave në të cilën nuk u nënshkru asnjë document, por që u takuan se ju a kishin thënë të tjerët të takoheshin. Madje nuk u arrit të nënshkruhej edhe një mini marveshje për njohjen reciproke të diplomave, e cila në esencë ju shërbente shqiptarve të Luginës Preshevës të shkolluar në Shqipëri , për tu punësuar në Serbi si ata qe kanë diploma nga universitetet serbe.
Por larg akrobacive të politikës dhe fasadës së medias, unë dua të shpreh hapur mendimin tim se si e pashë, e degjova dhe e përceptova vizitën e Vucicit në Tiranë. E thënë pa doreza, pa diplomacy dhe pa pendesë, pohoj, se prapa syzeve të tij, unë pashë dyzimin e një njeriu në eksplorim, qe donte të shihte me sytë e vet se ato që i kishin thënë udhëheqësit e mëparëshëm jugosllav e serb për Shqipërinë ishin apo nuk ishin të verteta ? Prapa syzeve dhe hijerëndësisë së tij, unë pashë tërë poshtërsitë e shpirtit të një njeriu bashkëpunëtor të Milloshevicit e Sheshelit, që ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Pashë mendjemadhin gjak ftohtë që shpërfill gjakun e derdhur shqiptar që në 1913-tën e deri në gjenocidin e më vonëshëm në Kosovë. Pashë njeriun që i paragjykon shqiptarët si para ardhësit e tij edhe për mirësjellje nuk denjon tu kërkojë minimalja të falur familjarëve që nuk u janë këthyer eshtrat e të dashurve të tyre nga varrezat massive që ai ka bërë në 1998-1999 me shokët e tij.Pashë njeriun lider të serbëve që s’ka asnjë lloj pendese për gjenocidin e kryer mbi shqiptarët. Madje guxon dhe të shes mend duke filozofuar se:” nga e shkuara nuk mund të ikim, por të shikojmë nga e ardhmëja”.
Në deklaratën që Vucic bëri para gazetarëve , u përpoq të vinte balancë me vizitën e Ramës në Beograd, por në të vërtetë, nuk tha asnjë gjë as të re dhe as të rëndësishme, por vetëm se përsëriti të njejtat gjëra si në takimin e Beogradit.Ai pati nevojë për këtë vizitë, megjithëse pa bereqet, para ardhjes tij në SHBA. Vizita ishte më shumë se gjithcka propagandë mediatike .Kurse, shtypi serb e përcolli vizitën e Vucicit në Shqipëri, me mentalitetin e shekullit 18-19-të, kur thotë se Vucici e këndoi me zë të lartë himnin serb përballë Edi Ramës, dhe i tha hapur e në sy se : “Kosova e Metohija janë Serbi”. Po ashtu ,Vucici kishte vënë gravatë blu për të treguar mencuri përballë kryeministrit shqiptar.Mirë që media serbe nuk foli edhe per ngjyrën e të mbathuave që kishte veshur Vucici.
Në Bruksel, në disa kancelari europiane dhe këtu në Uashington e shohin me shqetësim rrezikun e rreshqitjes graduale të Serbisë në prehrin e Rusisë. Kjo është dukuri e herëshme,por kohët e fundit ajo u duk në dekorimin e Putinit, marrjen pjesë në paradën e Moskës, lufta për gazsjellësin rus, paisja e ushtrisë serbe me teknikë luftarake ruse,koordinimi i veprimtarisë së shërbimeve të fshehta etj. Në këtë prirje pro ruse të Serbisë, perendimorët shohin si kartë të tyren vetëm Vucicin. Në këto kushte ata duke harruar dhe Srebrenicën dhe Kosovën, gjykoj se i kanë premtuar atij dhe vendit të tij ti ofrojnë postin e lidershipit në Ballkan në të ardhmen vetëm që ai të mbetet në sferat perendimore. Kjo ide në gatim e sipër, nuk përkon me interest shqiptare, prandaj hapur duket ta kundershtojme. Por kush ta beje këtë , Rama me qeverinë e vet?
Rama foli dy tri gjëra të sakta në Beograd dhe pastaj filloi të tërhiqet në pafundësi. Dha një deklaratë për bashkimin kombëtar shqiptar në Ulqin dhe nga shuplakat e ndërkombëtarëve tërhiqet sikur s’ka thënë asgjë. Leshon një tollumbace për Maqedoninë e pranimin e saj në Nato dhe përsëri tërhiqet. Kurse në konferencën për shtyp me Vucicin , sulmon Greqinë duke shkaktuar një skandal diplomatic gjë të cilën duhet ta bënte në një kohë tjetër të përshtatëshme. Duke parë veprime të tilla herë herë foshnjarake të Ramës dhe qeverisë së tij , ndërkombëtarët hezitojnë t’ja besojnë pozicionin e lidershipit në rajon Shipërisë por po mendojnë për Serbinë.Kjo ndodh sepse Rama me vepra tregon se s’ka fuqinë dhe kapacitetin e lidershipin në rajon. Ai po bëhet gjithnjë e më i pa besueshëm per Brukselin dhe Uashingtonin megjitheëse është në avantazh se është në Nato dhe se Shqipëria nuk ka sulmuar askënd në rajon sic ka bërë Serbia. Madje Rama shkoi aq larg sa duke folur për të ardhmen midis Shqipërisë dhe Serbisë solli si krahasim Francën dhe Gjermaninë e pas luftës Dyrë Botërore sikur Rama e Vucici të ishin Sharl Degoli dhe Adenauri.Marrzitë s’kanë të sosur, sepse edhe sikur në të ardhmen marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë të jenë të përsosura, Rama e Vucic nuk kanë peshë në politikën rajonale e aq më pak në atë europiane sa t’ju imponojnë të tjerve idetë e tyre politike. Se kush do të loz rol madhor në të ardhmen në rajon e përcakton SHBA-ja dhe Brukseli.
Si përfundim mendoj se vizita e Vucicit ne Tirane, nuk ishte as e rëndësishme ,as dobipruese për shqiptarët dhe aq më pak vendimtare për të ardhmen e rajonit, sic përpiqen ta paraqesin disa syresh. Në këndshikimin tim ajo ishte vizitë rutinë dhe e fryer mediatike që i shërben më shumë Serbisë për të shpëlarë të shkuarën e ndotur dhe Vucicit për forcimin e pozitave të tij politike brenda dhe jashtë Serbisë.

Filed Under: Featured Tagged With: asllan Bushati, MBRAPSHTITE E VIZITES, VUCICIT NE TIRANE

FIFA E KORRUPTUAR!

May 28, 2015 by dgreca

…Drejtori i FBI-së James Comey thekosi nga ana e tij se të “akuzuarit nxitën një kulturë dhe atmosferë korrupsioni në sportin më popullor të botës.” Ryshfeti dhe pagesat ilegale ishin si diçka e zakonshme mbrenda organizatës FIFA./
Nga Frank Shkreli/
Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara njoftoi të Mërkurën në Gjykatën Federale në Brooklyn të New Yorkut,  padinë me 47-akuza kundër nëntë zyrtarëve të lartë dhe pesë drejtorëve ekzekutivë të organizatës ndërkombëtare të futbollit, FIFA. Ndër të akuzuarit që gjithsejt janë 14, përfshihen dy zëvendës presidentë të tanishëm të FIFA-s.  Padia me 47-kundërvajtje, ndër të tjera akuzon të pandehurit, për korrupsion dhe për konspiracion për pastrim parashë, thuhet në njoftimin e Ministrisë amerikane, në lidhje me pjesëmarrjen e të akuzuarve në një intrigë prej më shumë se dy dekadash, për të pasuruar veten dhe në këtë proces duke korruptuar futbollin ndërkombëtar.  Disa prej tyre, thuhet në njoftim, pranuan se ishin fajtorë ndaj akuzave të ngritura kundër tyre.
  Të akuzuarit, thotë Ministria amerikane Drejtësisë, janë zyrtarë ë lartë të “Fédération Internationale de Football Association” (FIFA), që është organizata përgjegjëse për manexhimin dhe promovimin e lojës së futbollit anë e mbanë botës. Përveç zyrtarëve të lartë të FIFA-s, ndër të akuzuarit thuhet se përfshihen edhe zyrtarë të lartë të organizatave që veprojnë nën ombrellën e organizatës FIFA, përfshirë këtu zyrtarë të FIFA-s edhe nga Amerika Veriore dhe nga Amerika Latine.  Të akuzuarit, thuhet në njoftim, gjatë asaj periudhe kishin pranuar të jepnin dhe të merrnin ryshfet që arrinë shumën e mbi 150-milionë dollarëve, gjatë procesit për të vendosur mbi të drejtën të drejtën se ku, kur edhe kush dhe nën çfarë rrethanash merr pjesë në turne dhe ndeshje ndërkombëtare të futbollit.  Këto akuza u njoftuan Në New York nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara Loretta E. Lynch përkrah së cilës gjëndej edhe Drejtori i FBI-së James B. Comey dhe zyrtarë të tjerë të lartë të drejtësisë federale dhe shtetërore.
  Ndërkaqë në Zurich të Zvicrës, autoritetet e atij vendi, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe në bashkpunim me to, arrestuan më heret dje shtatë prej të akuzuarve: Jeffrey Webb, Eduardo Li, Julio Rocha, Costas Takkas, Eugenio Figueredo, Rafael Esquivel dhe  José Maria Marin.  Prokurorja e Përgjithshëme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch tha duke njoftuar arrestimet — përfshirë  ndër të tjerë edhe ish-përfaqsuesin amerikan pranë organizatës FIFA, Charles Blazer — se akuzat kanë të bëjnë me “një korrupcion të përgjithshëm që ishte bërë pjesë e sistemit dhe i cili i kishte rrënjët e thella, si jashtë vendit ashtu edhe këtu në Shtetet e Bashkuara.  Ajo tha se në këtë korrupcion janë përfshirë, “të pakën dy breza zyrtarësh të futbollit ndërkombëtar, të cilët sipas akt-akuzës kanë abuzuar me pozitat e tyre duke përvetësuar padrejtësisht miliona dollar nga ryshveti.” Krye- Prokurorja amerikane, Loretta Lynch, megjithëse sapo ka filluar nga detyra në këtë post, tha se kjo valë e korrpucionit për një kohë kaq të gjatë, ka “Dëmtuar rëndë një numër të madh viktimash, duke filluar nga skuadrat e futbollit për të rinjët në vendet në zhvillim e sipër, të cilat duhej që të përfitonin nga të ardhurat që mblidheshin duke shitur të drejtat comerciale të këtyre organizatave, e deri tek tifozët në këtë vend dhe në vende të tjera të botës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre në këtë sport, bëjnë që këto të drejta komerciale të kenë vlerë dhe të përdoren për të gjithë për të promovuar lojën e futbollit në mbarë botën.  Loretta Lynch pohoi se, “masa e njoftuar sot e bën të qartë se Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara angazhohet që këtyre praktikave të korruptuara tu jepet fund dhe që fajtorët njëkohësisht, të sillen para drejtësisë”. Ajo shtoi duke thënë se presim që në këtë përpjekje të vazhdojmë bashkpunimin tonë edhe me vendet e tjera, duke falënderuar autoritetet qeveritare të Zvicrës si edhe ortakë të tjerë ndërkombëtarë për ndihmën e tyre të shkqëlqyeshme që ato kanë dhënë gjatë këtyre hetimeve, që çuan në akt-akuzat kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve më të lartë të orgnaizatës FIFA. 
  Ndërsa, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Kelly Currie gjatë të njëjtës konferencë me shtypin e mbushur me gazetarë, në New York ku u njoftuan arrestimet, theksoi në lidhje me akuzat se, “Njoftimi i sotëm dërgon mesazhin e nevojshëm kudo: se mjaft është mjaft! Pas një korrupcioni të gjithanshëm që mbulon disa dekada, futbolli i organizuar ndërkombëtar ka nevojë për një fillim të ri – për një mundësi të re që institucionet e tija të jenë të afta të mbikqyrin nderëshmërisht një sport aq të dashur për të gjithë anë e mbanë botës.” Z. Curry u angazhua duke e bërë të qartë se kjo akt-akuzë nuk është kapitulli i fundit i hetimeve tona, ky është vetëm fillimi, tha ai.
Ndërsa Drejtori i FBI-së James Comey thekosi nga ana e tij se të “akuzuarit nxitën një kulturë dhe atmosferë korrupcioni në sportin më popullor të botës.” Ryshveti dhe pagesat ilegale ishin si diçka e zakonshme mbrenda organizatës FIFA. Ndërkaq, ai dhe falenderoi hetuesit dhe prokurorët anë e mbanë botës të cilët e ndoqën kët rast korrupcioni ndërkombëtar për shumë vjetë dhe me aqë përkushtim, shtoi ai.
Organizata ndërkombëtare FIFA përbëhet nga 290 shoqata, ndërkohë që secila përfaqëson futbollin e orgnaizuar në një shtet ose territorr. Përveç këtyre, FIFA njeh gjithashtu edhe gjashtë konfederacione kontinentale të cilat duhej të ndihmonin në zhvillimin dhe në promovimin e futbollit anë e mabnë botës.
 
Përveç këtyre akuzave zyrtare që o njoftuan të mërurn nga zyrtarët amerikanë të drejtësisë kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të organizatës FIFA, gazeta New York Times shkruan sot se kritikët e organizatës ndërkombëtare të futbollit kanë venë në dukje shpesh mungesën e transparencës në lidhje me pagat dhe me burimet financiare të organizatës, ndërsa ka pranuar vet se të ardhurat prej vitit 2011 e deri më 2014 ishin pothuaj një shume marramendëse prej pothuaj 6 miliardë dollarësh.
Gazeta e New Yorkut citon kritikët e FIFA-s të kenë thënë se vendimet politike të kësaj organizate shpesh merren pa debat dhe pa ndonjë shpjegim nga një grup i vogël zyrtarësh që njihen si Komisioni Ekzekutiv. Gazeta thotë se FIFA, për vite me radhë, kjo organizatë është drejtuar pa asnjë kontroll të jashtëm dhe me pak ose aspak transparencë.New York Times citon eskperten Alexandra Wrage ta ketë etikuar FIFA-n si një organizatë, “bizantine dhe e padepërtueshme”.
Në këtë ndërkohë, FIFA reagoi ndaj këtyre akuzave të drejtësisë amerikane kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të saj duke thënë se, “Jemi të kënaqur që shohim se hetimet po zhvillohen energjetikisht për të mirën e futbollit dhe besojmë se ato do të ndihmojnë në riforcimin e masave që FIFA ka ndërmarrë tanimë.”
Akt-akuzat e prokurorëve amerikanë kundër FIFA-s, janë gjithashtu një rast që tregon seriozitetin e përballjes me korrpucionin kur zyrtarët e një organizate si kjo, ose cilado qoftë dhe kudo qoftë ajo, vjedhin nga antarët ose nga shoqëria, të cilën ata duhet të përfaqësojnë. Si të tillë, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e FIFA-s të arrestuar këto ditë, por edhe zyrtarë të organizatave të tjera që sillen në këtë mënyrë — qofshin ato kombëtare ose ndërkombëtare — duhet të përballen me drejtësinë dhe me ligjin, ashtu siç njoftuan zyrtarët më të lartë të drejtësisë amerikane në New York, në bashkpunim me autoritetet zvicerane dhe prokuruorë të tjerë anë e mbanë botës. Ligji është ligj, qoftë në fushën e topit, qoftë në kancelaritë më të larta të orgnaizatave kombëtare ose ndërkombëtare, siç është FIFA, parimi dhe detyra e së cilës është për të drejtuar dhe për të promovuar sportin e futbollit anë e mbanë botës.

Filed Under: Featured Tagged With: FIFA e korruptuar, Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 649
  • 650
  • 651
  • 652
  • 653
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT