






GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK.
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p







GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK.
by s p










Sokol Paja/
New York, 3 Maj 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” promovoi veprën Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, “Kryqtari i Fundit” të diplomatit e gazetarit Virgjil Kule. Me pjesëmarrjen e studiuesve, historianëve, diplomatëve, gazetarëve e veprimtarëve të çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës, Skënderbeu bashkoi shqiptarët e Amerikës në një festë libri në nderim të heroit tonë kombëtar. Në fjalën e mirëseardhjes famullitari Dom Pjetër Popaj vlerësoi librin si një kontribut të rëndësishëm historik për shqiptarët dhe historiografinë kombëtare pasi botimi “Kryqtari i Fundit” sjell fakte dhe këndvështrime të një punimi dhe studimi shumë serioz për lexuesit dhe institucionet shkencore.
Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të kryetarit Dr. Elmi Berisha, nënkryetarit z.Alfons Grishaj dhe kryetarit të Këshillit z.Kolec Ndoja. Dr. Camaj veçoi seriozitetin e punimit dhe pasurinë e fakteve e sistemimin e dokumenteve që i paraqiten lexuesit në punim.
Gazetari i shquar i VOA-s Frank Shkreli në fjalën e tij theksoi se e konsideroj këtë promovim një ngjarje me rëndësi bashkohore, mediatike, jo vetëm këtu në Nju Jork, në Amerikën e largët, por edhe një ngjarje interesi historik për botën shqiptare në përgjithësi. Sot Z. Virgjil Kule na bashkon në frymën më kastriotiane, gjithëpërfshirse, për të kujtuar Heroin tonë, Kryetrimin e Kombit dhe veprimtarinë e tij epike djplomatiko-ushtarake të përgjithmonshmit të Kombit shqiptar – Gjergj Kastriotin-Skënderbe. Këtu para bustit të tij në këtë sallë që, njëherazi, mban edhe emrin e Shën Nënë Terezës, ndërsa disa metra prej këtu qëndron monumenti madhështor i Heroit Kombëtar, në oborrin e Kishës Zoja e Shkodrës. Skënderbeu nuk është vetëm në bronz. Skënderbeu është pjesë e identitetit tonë dhe qenie Shqiptare. Historiografia shqiptare moderne kishte nevojë për një libër të tillë të mirë dokumentuar duke marrë parasyshë burimet e reja të vleshme, por të pazbuluara deri tani, e që kërkuesit shkencorë e historianët si Virgjil Kule kanë në dispozicion, për një vepër si kjo, kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbe.
Gazetari i VOA-s Gjekë Gjonlekaj në fjalën e tij theksoi diplomacinë e Skënderbeu në 26 vite ku veçoi lidhjen me 5 Papë të Vatikanit, fuqinë diplomatike e politike të Skënderbeut. Z. Gjonlekaj në fjalën e tij renditi kontributin e Barletit, Dr. Athanas Gegajt, Fan Nolit, Kristo Frashërit mbi veprën e jetën e Skënderbeut dhe autorë amerikanë që kanë nxjerrë në pah jetën e veprën e heroit kombëtar të shqiptarëve. “Skenderbeu është nami dhe nderi i kombit kudo ku ka vepruar” tha ndër të tjera Gjekë Gjonlekaj.
Historiani Dr.Paulin Marku theksoi se ky libër i sjellë nga z. Kule me burime të ndryshme arkivore që i japin një substancë thelbësore trajtimit të figurës së Gjergj Kastriotit, me referenca përkatëse, interpretime të shumta në fusnotë, dhe renditur në mënyrë kronologjike të fakteve dhe ngjarjeve, me një shqipe të rrjedhshme edhe për shkak të profesionit gazetaresk, plotëson studimet e deritanishme në fushën e historisë e diplomacisë mbi epokën e Skënderbeut. Nëpërmjet këtij studimi i ribotuar disa herë, i jep lexuesit shqipfolës një studim cilësor dhe përmbajtësor, i renditur me numër progresiv vit pas viti sipas ngjarjeve dhe rrethanave. Në këtë libër sipas historianit Dr. Marku jepen të thëna për mbledhjen kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës në kishën e Shën Kollit dhe rregullat që vendosen princat shqiptar, shpalosjen e planit diplomatik, ngritja e fondit të përbashkët dhe gjenden shumë të dhëna të tjera të aspektit financiar dhe ripërtëritjes ekonomik. Sipas autorit Kule, Skënderbeu ishte njohës i mirë i dinamikës së konjukturave të kohës.
Politologu Akri Çipa në fjalën e tij theksoi se : humbjet dhe mosnjohjet në fasha të trasha kohore e historike të së shkuarës sonë si popull, plotësohen dhe duhen plotësuar ne vazhdimësi. Përpara kësaj domosdoshmërie, ne mund të shikojmë impaktin dhe vlerën e librave të tillë si “Kryqtari i fundit”. Autori tregon dhe qartësinë metodologjike të tij, duke theksuar libri është ndërtuar nëpërmjet metodës hronotopike. Do shtoja unë, kjo metodë, ndërlidhja e kohës dhe hapesirës historike, shërben në fund të ditës për të dalë mbi një analizë sa kontekstuale aq edhe përmbushëse për ato që janë konsideruar nga studiues të mëparshëm si vakuume materiale historiografike e analitike. Libri i autorit Kule ka dy elemente realizmi brenda vetes: Përpjekjen e vetë autorit për ta paraqitur Skenderbeun real, përtej gabimeve historiografike, kritikave ideologjike ose të motivuara nga interesa meskine, ose qoftë edhe mistifikimit të misionarizmit rilindas. Realizmin si bosht politik mbi të cilin Gjergj Kastrioti ndërtoi shtetin dhe aktivitetin e tij politik.
Dr. Afrim Shabani në kumtesën e lexuar nga Nancy Kajo shprehet se: risia metodologjike që sjell Kule është ndërtimi i një “ditari diplomatik” të veprimtarisë politike dhe ushtarake të Skënderbeut, duke renditur ngjarjet dhe dokumentet sipas rendit kronologjik të viteve dhe muajve, në mënyrë që të shmangen interpretimet jashtë kontekstit historik. Kjo strukturë i jep lexuesit ndjesinë e zhvillimit të një mendimi të qëndrueshëm dhe të qëllimshëm që zgjat mbi dy dekada, e jo të një reagimi të çastit apo instinktiv. Metoda hronotopike që përmend autori lidhja e dokumenteve me kohën dhe hapësirën konkrete është qasje që krijon një narrativë logjike ku çdo ngjarje merr kuptim në funksion të projektit madhor të Skënderbeut. Kapitujt kushtuar periudhës osmane të Skënderbeut janë të thelluar në këtë libër. Kryqtari i Fundit është një kontribut me vlerë për të kuptuar më thellë figurën e Skënderbeut. Ai nuk e sheh heroin si simbol abstrakt, por si mendje realiste që punoi sistematikisht për një qëllim të madh kombëtar. Kule e vendos Skënderbeun aty ku e meriton: jo vetëm në historinë e betejave, por në historinë e ideve politike dhe të diplomacisë shqiptare. Në një kohë kur ne shpesh harrojmë se historia jonë ka pasur edhe vizion përtej qëndresës, kjo vepër na rikujton se Skënderbeu ishte edhe strateg, edhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë. Dhe kjo është arsyeja pse ai mbetet i fundit ndër kryqtarët dhe i pari ndër ne, thekson ndër të tjera Dr. Afrim Shabani.
Autori Virgjil Kule në fjalën përmbyllëse dhe përshëndetëse tregoi detaje nga jeta dhe veprimtaria e Skënderbeut, rrugëtimin e tij politik e diplomatik, organizime ushtarake, marrëveshje, makinacione, kuriozitete, letra diplomatike, lidhjet e fuqishme e aleancat e betejat e Skënderbeut përgjatë sundimit të tij. “Skenderbeu ishte një politikan i zgjuar, i mençur dhe shumë i organizuar” theksoi z.Kule. Në fund të promovimit të shkëlqyer përshëndetën takimin patriotët e mërgatës: Nuredin Seci, Marjan Cubi, Tom Mrijaj, Dr.Gani Abazi dhe Bashkim Shehu. Në përfundim të promovimit, autori Kule me dashuri e respekt firmosi librin mbi heroin tonë Skënderbeun si një kontribut të jashtëzakonshëm atdhetar, kulturor, historik e kombëtar.
by s p

Të dashur bashkëkombës,
Me ndjenjat më të larta të respektit dhe krenarisë kombëtare, me cilësin e kryetarit të VATRËS në Boston falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në simpoziumin për 113-vjetorin e themelimit të Federatës Panshqiptare VATRA të Amerikës, zhvilluar në ambientet e Katedrales Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, Kisha e Fan S. Nolit.
Në këtë ditë të shënuar, përveç kujtimit të veprës së lavdishme të të parëve tanë, ndamë edhe 10 bursa për studentët e shkëlyer shqiptarë të Massachusetts, falë mbështetjes së anëtarëve dhe donatorëve të VATRËS.
Me mirënjohje të veçantë falënderojmë administratorin e kryepeshkopates Ortodokse Shqiptare në SHBA z.David Kosta, kryetarin e bordit të Kishës së “Shë Gjergjit” z.Dhimitraq Demiri, dhe anëtarët e Kishës për bashkëpunimin dhe mikpritjen.
Një falënderim të përzemërt për përfaqësuesit e organizatave me të cilat VATRA ruan marrëdhënie të shkëlqyera, të pranishme:
• Z.Endri Kume nga Albanians Boston Community Center (Çunat e Bostonit),
• Z.Eduard Lazri nga organizata MaasBesa,
• Zv/presidentin e Albanians Fighting Cancer Dr.Ivi Kasimati.
Gjithashtu falënderojmë:
• Kryetarin Elmi Berisha për mesazhin në këtë ditë feste,
• Sekretarin e VATRES Z.Pashko Camaj,
• Editorin e Gazetës “Dielli” Z.Sokol Paja,
• Gazetarin e njohur z.Ilir Ikonomi,
• Kryetaren e degës së VATRES në Miami znj.Iris Halili,
• Editoren e gjuhës anglese në gazetën “Dielli” znj.Rafaela Prifti,
• Kujdestaren e bibliotekës së Nolit znj.Neka Doko,
• Themeluesin e organizatës MaasBesa Z.Mark Kosmo.
Mirënjohje të veçantë edhe për:
• Kryetarin e degës së VATRES në Long Island Z.Paulin Marku,
• z.Faton Limani nga Universitei Harvard
• Bashkryetarin e Shoqatës së Studentëve të Harvardit z.Joni Syla,
• Pedagogen e universitetit Stonehill College znj.Oltiana Muharremi,
• Z.Evans Liolini, ish-bursant dhe djali At.Liolinit (i ndrittë shpirti)
• Pedagogen e universitetit Bridgwater znj.Albulena Kastrati,
• Anëtarin e kryesisë Z.Andrea Pani,
• Arkëtarin Jorid Çelaj,
• Vatranët Z.Aristotel Mici, Z.Kastriot Fetahu, z.Kaljdi Haruni dhe z.Artian Rreza.
• z.Adem Balliu nga Albanian Culture TV që erdhi nga Nju Jorku!
Regjisorin dhe anëtarin e komunitetit tonë z.Artan Malaj për fiksimin e momenteve të rëndësishme gjatë këtij eventi me aparatin e tij fotografik.
Studentet fitues të bursës:
1. Alexander Kushta / Bentley University Massachusetts,
2. Ancelin Halo / University of Massachusetts Amherst
3. Ashley Bishqemi / Suffolk University Boston
4. Bleona Paloja / University of Massachusetts Boston
5. Dario Mankollari / Boston Architectural College
6. Erjon Hoxha / Salem State University
7. Johana Papa / Stonehill College
8. Jovan Jason Green / Hellenic College Holy Cross
9. Rilind Bytyqi / University of Maryville
10. Xhesina Sirika / Salem State University
Një falënderim i veçantë për një nga organizatorët dhe moderatorin e këtij aktiviteti, z.Flamur Vezaj.
Ndërsa, dhuruesit për këtë aktivitet do t’i falenderoj me emra në ditët në vazhdim!
Në këtë përvjetor të shenjtë, me ndjenjë të thellë atdhedashurie, ne riafirmojmë misionin e VATRËS për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe vlerat shqiptare në diasporë, dhe për t’i përcjellë ato brezave që vijnë.
Të bashkuar nën idealet e VATRËS, me besim te kombi, gjuha dhe kultura jonë, ne vazhdojmë misionin fisnik të ruajtjes dhe përparimit të shqiptarizmës kudo ku jemi!
Lavdi të shkuarve, nderim të gjallëve dhe suksese brezave që vijnë!
Me respekt,
Mentor Maksutaj
Kryetari i VATRËS në Boston
by s p





Sokol Paja/
Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra festoi solemnisht 113 vjetorin e themelimit të saj. Organizata patriotike historike, më e shquar dhe më e rëndësishme për shqiptarët e Amerikës festoi 113 vite histori, identitet kombëtar e veprimtari atdhetare në shërbim të kombit e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Nën organizimin dhe përkujdesjen e veçantë të degës së Vatrës në Boston, shqiptarët e Amerikës ashtu si 113 vite më parë u bashkuan rreth Vatrës për të nderuar e përkujtuar kontributin historik që Federata Vatra i ka dhënë atdheut, kombit e komunitetit shqiptar. Në Katedralen Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, përgjatë simpoziumit shkencor, me pjesëmarrjen e të gjitha shoqatave shqiptare në Boston, studiuesve, historianëve, hulumtuesve, gazetarëve, pedagogëve, përkthyesve, patriotëve, aktivistëve e veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe nën prezantimin fenomenal nga Flamur Vezaj, para publikut u ekspozua veprimtaria kombëtare e komunitare e Vatrës përgjatë 113 viteve histori.
Kryetari i Vatrës në Boston z.Mentor Maksutaj në fjalën e mirëseardhjes nëpërmjet videomesazhit ekspozoi punën e shkëlqyer të Vatrës në Boston në shërbim të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretari i Federatës Vatra Dr. Pashko Camaj në fjalën e tij përcolli mesazhin e Kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha i cili theksoi se Vatra e shenjtë shqiptare në mërgatë, ka qenë dhe mbetet një dritë udhëheqëse për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, për mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar, dhe për përçimin e vlerave tona më të mira te gjeneratat që vijnë.
Në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt themeluesit tanë vizionarë – Fan S. Noli, Faik Konica, Kristo Dako, Sotir Peci dhe shumë të tjerë – të cilët me përkushtim dhe dashuri për Atdheun, ndërtuan një institucion që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.
Z. Endri Kume nga “Albanian’s Boston Community Center” (“Çunat e Bostonit”) theksoi se Vatra është organizata më domethënëse në komunitetin shqiptar, është organizatë shembull për të gjithë. Z. Kume ofroi mbështetje dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të mirën e përbashkët të shqiptarëve në Boston.
Z. Eduard Lazri nga shoqata “MaasBesa” theksoi në fjalën e tij rolin dhe rëndësinë e Vatrës në ruajtjen e gjuhës shqipe, identitetit kombëtar dhe mbështetjen me bursa të studentëve shqiptarë.
Kryetari i Vatrës në Boston z. Mentor Maksutaj në kumtesën “Vatra në Boston: sfidat e së sotmes dhe vizioni për të ardhmen” në fjalën e tij deklaroi se synimet e Vatrës për të ardhmen: 1. Vazhdimi i traditës: Të ruajmë dhe promovojmë kulturën shqiptare përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative. 2. Nderimi i figurave kombëtare: Të punojmë për krijimin e një rruge, sheshi apo memoriali në emër të personaliteteve të mëdha shqiptare si Fan Noli etj. 3. Përfshirja e diasporës: Të angazhohemi për regjistrimin dhe pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në procese vendimmarrëse, si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA. 4. Promovimi i shqiptarëve të suksesshëm: Të bashkohemi për të evidentuar dhe mbështetur shqiptarët që janë integruar me sukses në shoqërinë dhe politikën amerikane. 5. Lobimi për çështjen shqiptare: Të vazhdojmë me përkushtim përpjekjet për lobim në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në nivel ndërkombëtar. 6. Zgjerimi i platformës Vatra: Të zgjerojmë ndikimin e Vatrës si një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në SHBA, tha në fjalën e tij z.Maksutaj.
Editori i gazetës Dielli Sokol Paja theksoi se në 119 vite histori të shtypit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazeta Dielli edhe pas 116 vitesh jetëgjatësi vazhdon të jetë gazeta më e rëndësishme e komunitetit shqiptar në Amerikë. “Dielli” shkëlqen si ikonë shqiptarie, ikonë gazetarie dhe regjistër historie. Gazeta Dielli me shërbimin që i ka bërë historisë kombëtare me të drejtë ka hyrë në histori si gazeta më e rëndësishme, më me autoritet, më e referuar shkencërisht dhe ndërkombëtarisht, më me influencë dhe më me prestigj në komunitetin shqiptar në Amerikë, në përpjekjet e patriotëve për të çuar përpara çështjen kombëtare në Shtetet e Bashkuara. Gazeta “Dielli” është zëri historik i shqiptarëve, regjistri, arkiva, historia, krenaria, identiteti, lavdia, trashëgimia, jetëgjatësia dhe vazhdimësia e Vatrës, vatranëve e shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” është institucion atdhedashurie, shkollë gazetarie, referencë historie, pasuri kombëtare dhe identitare shqiptare.
Dr.Iris Halili, kryetare e Vatrës Miami dhe themeluese e klubit “Flas Shqip” në kumtesën “Vatra në ruajtjen e gjuhës kombëtare” theksoi se një ndër arësyet që Federata Vatra na bën krenarë është se tek ajo gjejmë sintezën e historisë së shqiptarëve që për shekuj e ruajtën dhe trashëguan gjuhën e tyre, dhe kështu ia lanë trashëgim brezave. Vatra, përmes gazetës së saj “Dielli”, apo edhe përmes themeluesve dhe drejtuesve të saj,ka folur vetëm shqip por edhe ka shkruar vetëm në shqip, duke e ngritur kështu nivelin e gjuhës shqipe në standartet më të larta. Askush në emigracion, por edhe jo vetëm, nuk i ka ofruar letërsisë apo publicistikës shqiptare më shumë ngritje të gjuhës shqipe sesa kolosët e Vatrës, Noli dhe Konica. Por ata ishin më shumë se kaq; ata ishin sociologët, politologët, publicistët, kritikët letrar, muzikologët, përkthyesit, historianët më të shquar në emigracion dhe jo vetëm. Dhe ata e bënë këtë vetëm duke shkruar në shqip.
Neka Doko si përfaqësuese e Bibliotekës Noliane dhe Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në kumtesën e saj “Roli i Shën Gjergjit për krijimin dhe vazhdimin e Vatrës ndër vite” paraqiti fakte historike të bashkëpunimit institucional dhe shpirtëror të lidhjes së ngushtë mes Kishës së Shën Gjergjit dhe Vatrës në rrugëtimin historik dhe misionin e tyre kombëtar.
Profesoresha Albulenë Kastrati në kumtesën e saj, “Bursat dhe angazhimi i studentëve në komunitet” u shpreh se Federata ‘Vatra’, që nga themelimi i saj ka qenë një dritë udhëheqëse për shqiptarët në diasporë. Përmes angazhimit të saj, ajo u bë një zë i fuqishëm për kombin shqiptar dhe një mbështetje e fortë për ata që linin atdheun në kërkim të një jete më të mirë. Në veçanti këtu në Boston, ‘Vatra’ ka qenë një shtyllë e fortë e komunitetit. Ajo ka promovuar jo vetëm identitetin shqiptar, por edhe ka ndihmuar në integrimin e brezave të rinj në shoqërinë amerikane, pa harruar rrënjët tona. Nga aktivitetet kulturore deri te mbështetja ndaj familjeve në nevojë, kontributet e saj janë të pallogaritshme.
Gazetari i shquar dhe studiuesi Ilir Ikonomi në kumtesën “Noli dhe Konica: Pionierët që ndërtuan urën mediatike për kombin”, lexuar nga Jorid Çelaj, shprehet se prania e dy njerëzve mjaft të ditur dhe aktivë në krye të komunitetit shqiptar ishte një rastësi fatlume. Noli dhe Konica e bënë Diellin një gazetë, ndikimi i së cilës shtrihej deri në Shqipëri ku shtypi i shqiptarëve të Amerikës, sidomos Dielli nën Nolin dhe Konicën luajti një rol të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe iluminimin shpirtëror të shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut.
Andrea Pani, në kumtesën “Kontributi i familjes Pani e Elia në Boston për kauzën kombëtare” e vlerësoi Vatrën duke thënë se Vatra është një arritje e madhe me vlerë të madhe në historinë e diasporës dhe Shqipërisë, simbol bashkimi.
Editorja e gjuhës angleze në Diell znj.Rafaela Prifti në kumtesën e saj “Vatra dhe nxitja e ndryshimeve demokratike në Shqipëri” tha se Vatra është kampione e kombit, model i përkryer i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Z.Mark Kosmo mbajti kumtesën “Fuqia e arsimit: ndikimi i bursave në jetën e studentëve” ndërsa Dr. Ivi Kasimati zv/president i “Albanians Fighting Cancer”, në kumtesën e tij “Shqiptarët në institucionet mjekësore të SHBA-së” renditi arritjet dhe shkëlqimin e studentëve shqiptarë në mjekësi si model i arrirë shkencor dhe komunitar.
Kumtesën e Faton Limanit “Gjuha shqipe në Harvard dhe roli i studentëve shqiptarë”, lexuar nga Jon Syla u vu theksi te roli i Vatrës, ruajtja e gjuhës shqipe dhe veprimtaria patriotike e studentëve shqiptarë në Harvard.
Evans Liolini në kumtesën “Rruga ime: si përfitues burse nga Vatra, ndikuar në jetën time” u shpreh se kur jeta ofroi sfidat e saj të paparashikueshme, miqtë dhe familja ime ishin aty. Përmes gjithë kësaj, është e rëndësishme që të mësoni të lexoni instinktet tuaja, të luftoni për bindjet tuaja, të mbroni ata që doni dhe përndryshe të lundroni atë që njerëzit me qëllime të mira do ta quajnë ‘bota reale’. Ndonjëherë kemi nevojë për lehtësi dhe ndonjëherë sfidë.
Z. Kastriot Fetahu në kumtesën: “VATRA si urë lidhëse mes Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA-së” Vatra rezultoi si institucion i memorizimit kombëtar dhe veprimit historik, duke luajtur një rol filozofik në trinomin Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë përmes idealit të lirisë dhe të bashkimit.
Olta Muharremi në kumtesën: “Shqiptarët dhe kontributi akademik në SHBA” theksoi se migrimi i kualifikuar, akademik dhe shkencor çon në dy kontekste globale. Një prej tyre është dukuria e ‘shkëmbimit të trurit’ ose e ‘qarkullimit të trurit’ midis vendeve shumë të zhvilluara qe mund të shihet si një përvojë trajnimi për menaxherët dhe profesionistët e ardhshëm të destinuar për karriera në korporata globale, organizata ndërkombëtare, shërbimet diplomatike etj., duke u ndërtuar kryesisht mbi aftësitë akademike dhe shkencore, por edhe mbi vetëdijësimin ndërkulturor dhe mësimin e gjuhëve të huaja.
Klajdi Haruni në kumtesën “Vatra dhe angazhimi për çështjen e Çamërisë” theksoi se Federata Vatra për mua, për ne, ka qenë, është dhe do të mbetet institucioni më i rëndësishëm mbarëkombëtar jashtë trevave të kombit tonë. Dua të përmend Fan Nolin, Faik Konicën, Kristo Floqin e shumë atdhetarë të tjerë apo anëtarët të panumërt për gjatë kësaj kohe deri te drejtuesit me të vetmin qëllim mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes çame në veçanti.
Aristotel Mici kumtoi rreth Vatrës dhe vatranëve ndër vite dhe kontributit të tyre në Shqipëri ndërsa vatrani z.Artian Rreza diskutoi rreth: “Bashkëpunimi mes organizatave shqiptare në Boston dhe Vatra” duke renditur Vatrën si udhërrëfyese dhe udhëheqëse të veprimtarive patriotike në Boston e më gjërë.
Historiani Dr. Paulin Marku në kumtesën “Vatra dhe marrëdhënia me regjimin komunist” të lexuar nga Ervis Dhima theksoi se Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës nëpërmjet njerëzve të besuar filloi luftën kundër Vatrës dhe nxiti përçarje e urrejtje duke synuar shkatërrimin përfundimtar të organizatës patriotike në SHBA por nuk ia arriti qëllimit t’ shkatërrojë frymën patriotike-atdhetare edhe pse përdori çdo formë për të përndjekur e survejuar kundërshtarët politik në diasporë. Edhe pse pati sulme, kërcënime dhe nxitje të luftës së brendshme midis vatranëve, Federata “Vatra” bëri oponencë të fortë dhe i rezistoi kohës me sukses e lavdi duke i shërbyer popullit e kombit shqiptar për 113 vite.
Ceremonia festive e 113 vjetorit të Federatës Vatra në Boston kulmoi me anëtarësimin në Vatër të studentëve shqiptarë Dario Mankollari e Xhesika Sirika dhe Altin Halo dhe shpërndarjen e 10 bursave si mbështetje për studentët shqiptarë në Boston dhuruar e organizuar prej Vatrës Boston e donatorëve shqiptarë:
1. Alexander Kushta / Bentley University Massachusetts,
2. Ancelin Halo / University of Massachusetts Amherst
3. Ashley Bishqemi / Suffolk University Boston
4. Bleona Paloja / University of Massachusetts Boston
5. Dario Mankollari / Boston Architectural College
6. Erjon Hoxha / Salem State University
7. Johana Papa / Stonehill College
8. Jovan Jason Green / Hellenic College Holy Cross
9. Rilind Bytyqi / University of Maryville
10. Xhesina Sirika / Salem State University.
Festimi i 113 vjetorit të Vatrës në Boston, ishte një aktivitet i shkëlqyer frymëzues, patriotik, komunitar e atdhetar i Vatrës që dëshmon më së miri punën e jashtëzakonshme të Federatës në shërbim të komunitetit shqiptar dhe çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
by s p










Rafaela Prifti/
Vatra prezantoi librin e parë autobiografik të Ambasadorit William Walker dhe e nderoi autorin me mirënjohjen më të lartë Medaljen e Artë të Lirisë në pritjen e paradites ditën e shtunë në selinë e saj në Bronks. “Takimi i sotëm ka peshë të veçantë historike që e tejkalon kuadrin e një promovimi,” tha në fjalën përshëndetëse President i Vatrës Dr. Elmi Berisha. Për më tepër, ai e quajti botimin e librit në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut veçanërisht domethënës në kontekstin politik global të sotëm dhe një mësim për njerëzimin. “Në një kohë kur mohimi i krimeve të luftës është i pranishëm në diskursin publik – në rajon dhe në botë – ky libër është një testament moral dhe përforcimi i kujtesës sonë kolektive,” vërejti Presidenti i Vatrës.
Nga pikëpamja diplomatike, data e masakrës së Reçakut shënon momentin e krijimit të diplomacisë njerëzore,” tha Ambasadori Blerim Reka i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. “Misioni Verifikues i Kosovës (KVM) i krijuar në tetor 1998 zgjoi diplomacinë e heshtur perëndimore, ” pohoi ai.
Përjetimet personale dhe vlerësime për rolin e Ambasadorit Walker në lidhje me aktin që ndryshoi rrjedhën e historisë i cili çoi drejt njohjes së Pavarësisë së Kosovës u dhanë nga Frank Shkreli, ish Drejtor i Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës, Komandanti i Batalionit Atlantiku Gani Shehu, Drejtor i Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane Agim Aliçka, Musa Daka, Prof. Osman Elezi, Dr. Skënder Myrtezani, Kryetar i Degës Vatra Queens. Ceremoninë e hapi Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj.
Ambasadori Walker, diplomat me karrierë 40 vjeçare dhe ish shefi i Misionit Verifikues të Kosovës përsëriti me modesti se “ai nuk ka meritë të veçantë” dhe se ajo ju takon luftétarëve të lirisë dhe popullit të Kosovës. “Përgatitja e këtij libri ka qenë qellim prej shumë vitesh ku kam dashur të them historinë e karierës sime diplomatike dhe historinë e Reçakut.” Në fund të viteve 1990 në konfliktin Serbi Kosovë “disa elemente të brendshme dhe të jashtëm u ngjizën për të bërë të mundur ngjarjet që pasuan deri në fushatën e bombardimeve të NATOs,” tha Ambasadori Walker.
Midis të tjerave, ai shprehu mirënjohje për Hasan Salihu, konsulent i librit, Sabi Gashi, mik i vjeter i tij, dhe bashkëshortes Nelly Walker.
Kjo ishte vizita e parë e Ambasadorit në Vatër. Në emer të Vatrës, Presidenti I Vatrës Dr. Elmi Berisha e nderoi atë me Medaljen e Artë të Lirisë me motivacionin:
Pan Albanian Federation of America VATRA The Golden Medal Of Freedom is hereby awarded with the highest honors to Ambassador William Walker in profound recognition of his outstanding service, unwavering courage and humanitarian dedication to the defense of human rights as well as his pivotal role in exposing the atrocities committed against the people of Kosova.
This honor also acknowledges his pivotal contribution to the path toward freedom and independence of the Republic of Kosova.
Pas nënshkrimit të librave dhe fotografimeve, në restorantin Çakorri u shtrua një drekë për nder të Ambasadorit Walker.