• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Stuhi politike në marrëdhëniet mes CIA-s dhe Kongresit

March 12, 2014 by dgreca

UASHINGTON, 12 mars– CIA gjendet aktualisht mes një skandali politik në SHBA, pasi është akuzuar se ka shkelur Kushtetutën duke ndërhyrë në kompiuterat që përdoren nga hetuesit parlamentarë, për një çështje të vjetër të teknikave të marrjes në pyetje të përdorura nga agjencia e spiunazhit.

Këto akuza kanë shkaktuar një debat publik shumë të rrallë mes CIA-s dhe Kongresit, ndërkohë që drejtori i agjencisë së spiunazhi, John Brennan, e ka mohuar faktin se po përpiqet të pengojë hetimet e komisionit të zbulimit të Senatit, por pa komentuar faktet në detaj.
“CIA nuk përgjon, në asnjë mënyrë, Komisionin e Zbulimit”, u mbrojt John Brennan, përpara Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Kjo çështje ka disa vite që ka filluar. Që nga viti 2009 deri në vitin 2012, ekspetët e këtij komisioni hetuan për një çështje shumë të nxehtë që kishte të bënte me metodat e forta të marrjes në pyetje të përdorura nga CIA mes viteve 2002 dhe 2006, nën mandatin presidencial të George W. Bush, dhe mes këtyre teknikave përfshihej edhe stimulimi i mbytjes.
Dianne Feinstein, presidente e komisionit dhe një prej personave më të fuqishëm të Kongresit, konfirmoi se CIA kishte ndërhyrë në kompiuterat e hetuesve, të konfirmuara gjithashtu edhe nga rrjedhje informacioni në të shkuarën. Ajo akuzon gjithashtu agjencinë se ka zhdukur shumë dokumente kompromentuese duke hyrë pa autorizim në këto kompiutera.
“Jam shumë e shqetësuar, këto ndërhyrje të CIA-s mund të kenë shkelur parimet e ndarjes së pushteteve të mishëruar në Kushtetutën Amerikane”, tha ajo gjatë një deklarate tronditëse dhe shumë të detajuar.
Sipas asaj, CIA mund të ketë shkelur një dekret që daton që prej vitit 1981 që ndalon agjencinë të kryejë veprime përgjimi në territorin amerikan. Kjo çështje i është dërguar Departamentit të Drejtësisë.
Paralelisht, CIA akuzon komisionin se ka raportuar ilegalisht, në zyrat e Senatit, dokumente konfidenciale, dhe ia ka referuar këtë çështje drejtësisë. Sipas Dianne Feinstein, “kjo është një përpjekje për të na frikësuar”

Filed Under: Featured Tagged With: CIA& Kongresi, Stuhi politike

Berisha: Policia “zhduk” vjedhjet e banesave, i heq nga lista e krimeve

March 11, 2014 by dgreca

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot fshehjen e e të dhënave nga policia për rastet e grabitjes së banesave. Përmes një postimi në fb, Berisha deklaron se qeveria per te permiresuar rendin, ka urdheruar Policine qe vjedhjen e banesave ta heqë nga lista e krimeve te perfillshme.

“Te dashur miq, keto muaj çdo dite degjojme per eksplozione tritoli qe marrin jete njerezish, vrasje, grabitje me maska, karvane droge por nuk degjojme me per asnje rast vjedhje banesash. Kete sukses, qeveria Rama – Meta e ka arritur me “pune shume te madhe”, por te thjeshte. Rama, per te permiresuar rendin, ka urdheruar Policine qe vjedhjen e banesave ta heqi nga lista e krimeve te perfillshme. Prandaj dhe ne nuk degjojme me per asnje rast thyerje apo vjedhje banese” shkruan Berisha.

Por për ish-kryeministrin realiteti është krejt tjetër, pasi sipas tij sot vjedhjet e banesave jane nje epidemi e vertete.

“Keshtu, banoret e Dropullit, ne nje takim me perfaqesues te Aleances se 1 prillit, i dorezuan listen e 203 banesave te vjedhura vetem tre muajt e fundit nga persona qe nuk kapen nga Policia. Me sa duket suksesi tjeter i qeverise do jene maskat, e keshtu me radhe!”bën me dije Berisha.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Berisha, policia, vjedhjet e banesava, zhduk

TETE SHOQATA SHQIPTARE NGA TROJET ETNIKE NE MAL TE ZI , DEMONSTRATE NE WASHINGTON

March 11, 2014 by dgreca

Organizatoret apelojnë tek te gjithë te interesuarit qe t’i bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt/

Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA-së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare,ju bëjnë thirrje që të merrni pjese masive në demonstratën,që do të organizohet në Washington DC me datën 19 Mars 2014, me rastin e vizitës të kryeministrit malazias Gjukanoviq në Washington DC. Demonstrata do të mbahet pranë godinës të Kongresit Amerikan dhe Ambasadës të Malit te Zi .

1. Shoqata “ Ana e Malit “ – New York

2. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ – New York

3. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ – New York
4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ – Nmew York
5.Fondi Humanitar “ Malësia “ – New York
6. Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “ Kraja “ – New York
8. Shoqata “ Ulqini “ – Chikago

I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA-së,Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,Këshillit Shqiptaro-Amerikan,Organizatës Panshqiptare “ Vatra “ Rrënjët Shqiptare dhe gjithë shoqatave me origjinë nga trojet tona shqiptare me veprimtari në SHBA-së,që ta përkrahin këtë demonstratë,të marrin pjesë masive dhe të solidarizohen me vëllëzërit tanë që gjinden nën Malin e Zi !

Kjo demonstratë organizohet për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të cilën,aparati shtetëror malazias ushtron vazhdimisht kundër bashkëkombasve tanë në vendlindje.

Është koha që të parandalojmë integrimet e Malit të Zi në botën demokratike,është koha që ne shqiptarët autoktonë nën Mal të Zi të kërkojmë me forcën e arsyes,që t’i gëzojmë të gjitha të drejtat,sipas konventave të botës demokratike.
Është koha kur shtetit të Malit të Zi t’i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve.Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus ,ne Bronx, Arthur ave para lokalit te Gjergj Dedvukaj “Giovanni” dhe ne Brooklyn kryqezimin Church dhe McDonald, ditën e Merkure me daten 19 Mars, ne ora 5:00AM

Apelojmë tek te gjithë te interesuarit qe ti bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt.

Për rezervimin e vendeve ne autobus ju lutem telefononi: per Bronx, Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113, Brooklyn, Mustaf Ahmetaj 917 548 6273

 

Filed Under: Featured Tagged With: demonstrate ne washington, nag trojet etnike, nen mal te Zi, shoqatat shqiptare

Kosova dhe KE diskutojnë progresin në tregti, industri, dogana dhe tatime

March 11, 2014 by dgreca

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutuan të hënën progresin në sektorin e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve.Në një deklaratë e përbashkët për shtyp të sapodërguar sot bëhet e ditur se tregtia, industria dhe politikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), doganat dhe tatimet ishin temat kryesore të diskutuara në takimin për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit (DPSA) të hënën, në 10 mars në Bruksel.

Në takim u paraqitën zhvillimet kryesore në këto fusha, disa prej të cilave do të zënë vend të dukshëm në qasjen e re të Komisionit për qeverisjen ekonomike në rajonin e zgjerimit, e cila u shpall zyrtarisht në Londër në 24 shkurt.
Takimi u zhvillua gjatë një periudhe kur negociatat e MSA-së po ecin përpara me shpejtësi. Ndër çështjet e ngritura gjatë takimit u diskutua bilanci i tregtisë Kosovë – BE dhe shkëmbimi i të dhënave statistikore të tregtisë, dy faktorë të rëndësishëm në negociatat e MSA-së. Përveç kësaj, Kosova prezantoi përmbajtjen dhe ndikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, e lidhur vitin e kaluar.
Në fushën e Doganave dhe Tatimeve, u diskutuan kapacitetet administrative dhe performanca e të dy autoriteteve. Është vërejtur progres i rëndësishëm në zgjidhjen e lëndëve të mbetura në kuadër të Bordit të Pavarur Shqyrtues.
Përsa i përket zhvillimit të sektorit të industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), Kosova paraqiti, në veçanti, aktivitetet e ndërmarra në fushën e qasjes në financa dhe heqjen e barrierave administrative për biznesin. Përveç kësaj, u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e Indeksit të Politikave të NVM-ve 2013: Ballkani Perëndimor dhe Turqia, me vëmendje të veçantë në progresin në zbatimin e Aktit të Biznesit të Vogël për Evropën.
Zbatimi i konkluzioneve dhe veprimet pasuese të mbledhjes do të jenë me rëndësi kyçe në vlerësimin e progresit të Kosovës në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asocimit me BE-në, ku marrëdhëniet tregtare BE-Kosovë janë një nga prioritetet kyçe.
Takimet, konkluzionet e të cilave shërbejnë për Raportin e ardhshëm të Progresit, janë organizuar së bashku me Ministrinë për Integrime Evropiane. Dialogu është një kornizë brenda së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë çështje teknike dhe të politikave në lidhje me axhendën evropiane

Filed Under: Featured Tagged With: KE, kosova, progres ne tregti

Thaçi: Koha vërtetoi drejtësinë e demonstratave të vitit 1981

March 11, 2014 by dgreca

Prishtinë, 11 Mars -Kryeministri Hashim Thaçi përkujton se sot e 33 vite më parë studentët e Kosovës filluan protestat e para, që u kurorëzuan me demonstrata masive të vitit 1981, me kërkesë themelore për Republikën e Kosovës.

“Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve që frymëzuan gjenerata të tëra në kërkim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve në Jugosllavi”, shkruan ai në Facebook.
Prandaj, thekson Thaçi, sot shpreh respektin më të lartë për të gjithë ata qytetarë, profesorë dhe intelektualë që u vunë në anën e kërkesave të drejta të studentëve, që më në fund u realizuan me krijimin e realiteti të ri, me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shtypi i sotëm i Kosovës duke përkujtuar demonstratat studentore e gjithëpopullore të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1981 thekson se gjaku i 11 protestuesve të vrarë dhe i rreth 300 të plagosurve trasoi rrugën e lirisë.Ne Foto: Kosove-Nga protestat e vitit 1981 (ARKIV)

Filed Under: Featured Tagged With: H Thaci, të vitit 1981, Thaçi: Koha vërtetoi drejtësinë e demonstratave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 707
  • 708
  • 709
  • 710
  • 711
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT