Prishtinë, 11 Mars -Kryeministri Hashim Thaçi përkujton se sot e 33 vite më parë studentët e Kosovës filluan protestat e para, që u kurorëzuan me demonstrata masive të vitit 1981, me kërkesë themelore për Republikën e Kosovës.
“Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve që frymëzuan gjenerata të tëra në kërkim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve në Jugosllavi”, shkruan ai në Facebook.
Prandaj, thekson Thaçi, sot shpreh respektin më të lartë për të gjithë ata qytetarë, profesorë dhe intelektualë që u vunë në anën e kërkesave të drejta të studentëve, që më në fund u realizuan me krijimin e realiteti të ri, me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shtypi i sotëm i Kosovës duke përkujtuar demonstratat studentore e gjithëpopullore të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1981 thekson se gjaku i 11 protestuesve të vrarë dhe i rreth 300 të plagosurve trasoi rrugën e lirisë.Ne Foto: Kosove-Nga protestat e vitit 1981 (ARKIV)
INDERUARA REDAKSI MENDJ QË NUKJA VLEN MEPËRMEND EMRIN E THAQIT SE KINJERI NUKAMAR PJES ASNJIHER NË PROTESTA ATHER MOSI çVLERSONI PROTETAT E VITEVE 81-85. SE [ ….. ]? NUKJA VLEN.