
Viola Isufaj/
Në studimin e trashëgimisë kulturore dhe letrare të Shqipërisë së shekullit XIX, është i dukshëm ndikimi i fuqishëm i ideve religjoze, filozofike dhe morale në veprat e poetëve dhe mendimtarëve të kohës.
Teza jonë kryesore është se në formimin e mendësisë, ideologjisë dhe veprës të Naim Frashërit, ndikimi i doktrines bektashiane është substrati kryesor dhe shpjegimi për të gjitha harmonitë në veprën letrare: ai është bazë morale, filozofike dhe shpirtërore nga e cila ai mbështetet dhe zhvillon mendimin e tij, duke e integruar me ndikimet e iluminizmit perëndimor.
Kështu, Mistika bektashiane është dhe burimi kryesor i motivimit moral e shpirtëror që përcillet në veprat e tij, themeli identitar dhe filozofik mbi të cilin ndërtohet e gjithë trashëgimia e tij e mendimit dhe e artit.
Kjo doktrinë, e cila është e organizuar mbi parimet e moralit, vëllazërisë, dashurisë ndaj gjithë njerëzimit dhe besës së pathyeshme, shërben si platformë ku ndërthuren elementët e filozofisë së lashtë persiane, duke u integruar me ndikimet e iluminizmit perëndimor që promovonin arsimin, racionalizmin dhe liritë individuale.
Në të njëjtën kohë, prandaj, është e rëndësishme të analizohet ndikimi i ideve iluministe, të cilat përmes arsimit, mendimit racional dhe kërkimit për të vërtetën, kanë përqafuar dhe pasuruar pasqyrimin e tij shpirtëror dhe intelektual. Kjo temë duket e rëndësishme për të kuptuar rrënjët shpirtërore, morale dhe filozofike të poetit, si dhe mënyrën se si ai ndërthur elementët e traditës së lashtë me ndikimet e një epoke të re mendimi dhe të emancipimit shpirtëror -dhe trajtimi i saj do të botohet së shpejti i plotë.
2, Shqipëria dallon nga vendet e tjera përmes gjuhës, kulturës dhe identitetit të saj
Naim Frasheri ndërton një Shqipëri të lirë, ku shqiptarët me besimin në Zot jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin, ku mbizotëron mëshira, dashuria, drejtësia, e vërteta, dituria dhe vëllazëria.
Atdheu i Naimit është sinonim i atij që luftoi për liri dhe pavarësi, me farefisin dhe mbijetesën. Ai është i përjetshëm, hyjnor, sepse Zoti e krijoi për të qenë një komb i lirë dhe i bukur, si të gjithë kombet e tjerë, ku feja dhe figurat e saj mistike hapin hapësirat qiellore të tij. Kjo frymë patriotike dhe fetare e poetit, shprehje e devizës së njohur të vetë bektashinjve:”Pa atdhe nuk ka fe.”
Ky trajtim synon të dëshmojë se ndërthurja e elementëve bektashianë dhe iluministe është një proces i ndërgjegjshëm dhe i qëllimshëm, i cili ka ndikuar thellësisht në formimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të Naim Frashërit, duke i dhënë veprës së tij një karakter unifikues dhe të thellë filozofik.
Punimi synon të kontribuojë më tej për kuptimin e ndikimeve kulturore dhe fetare në zhvillimin e mendimit letrar dhe filozofik të Shqipërisë së shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.
…
3. Poema epike “Qerbelaja”, u botua në vitin 1899. Aty Naim Frashëri parashtroi platformën e tij mbi doktrinen bektashiane.
Pikërisht në këtë dhjetëditësh, përpara dhimbjes dhe sakrificës së skajshme për drejtësi,
zemra dhe ashtu dhe arsyeja njerezore bie ne përulje të plotë, gjithëshpirtërore.
Qerbelaja e rërave të përvëluara, ne shkretetirë të pasosur, bëhet fushë e nderit, shembull i paharruar i heroizmit dhe simbol i pavdekesise. Ngjarjet e dhimbshme te Qerbelasë përfaqësojnë: Sakrificën për të vërtetën, Qëndresën kundër padrejtësisë, Besnikërinë ndaj Zotit, te Mirës, parimeve morale.
Kjo thirrje e përhershme për ndërgjegje, drejtësi dhe guxim për të qëndruar me të vërtetën, edhe kur ajo ka një çmim të lartë vjen në çdo kohë mes dhimbjesh, gjithmonë e më e fuqishme.
“Mos shihni sa pak janë ata që ndjekin të vërtetën dhe sa shumë janë ata që ndjekin të pavërtetën; e vërteta mbetet e vërtetë.” –Imam Husejni
Lutja e poetit Naim Frashëri në mbyllje të poemës së tij Qerbelaja do t’i drejtohet Zotit për më shumë begati, lumturi, harmoni dhe dashuri dhe për bekime për shqiptarin “që të jet’ i qytetëruar, i ditur’ e i mësuar”
Forma e saj bektashiane, mbarekombëtare vjen kështu:
t’ i apë nder Shqipërisë.
U bëftë e Perëndisë!
(Prof.Asoc.Dr. Viola Isufaj: “Baba Naim Frasheri. Mistika si themel i vizionit te N. Frasherit”
Pjesë nga kumtesa e mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në veprimtarinë jubilare: “Naim Frashëri në 180-vjetorin e lindjes”)