
Mbi Organizimin e Kuvendit Zgjedhor
New York, 27 Qershor 2026
Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës, i udhëhequr nga z. Mondi Rakaj, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e Të Nderuarit John Ingram, Monitor Zgjedhor i emëruar nga Gjykata, dhe në përputhje me Kanunoren e Vatrës të vitit 1926, si dhe me udhëzimet pasuese të gjykatës, njofton si më poshtë detajet organizative për delegatët dhe pjesëmarrësit në Kuvendin Zgjedhor të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.
DATA: 27 Qershor 2026
DITA: E shtunë
ORA: 9:00 AM
VENDI: Royal Regency Hotel & Events
ADRESA: 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
PJESËMARRËS
Pjesëmarrja në Kuvend kufizohet vetëm për delegatët e certifikuar nga degët e Vatrës, anëtarët e Kryesisë së Vatrës, stafin e gazetës Dielli, median e akredituar, personalitete të spikatura kombëtare të ftuara nga Kryesia e Vatrës
FORMA
Kuvendi do të zhvillohet si një seancë e kontrolluar dhe e mbyllur për publikun e gjerë.
HYRJA, E DREJTA E FJALËS DHE AKSESI I MEDIAS
E drejta e votës kufizohet ekskluzivisht për delegatët e certifikuar.
Delegatët gëzojnë të drejtë të plotë fjale sipas rendit të miratuar të ditës.
Media e akredituar mund të marrë pjesë nga zonat e caktuara. Fotografimi, regjistrimi audio/video, transmetimi radiofonik dhe televiziv lejohen vetëm me autorizim paraprak nga organizatorët e Kuvendit dhe në përputhje me rregullat e sigurisë dhe etikës.
IDENTIFIKIMI
Hyrja lejohet vetëm me dokument identifikimi të vlefshëm:
ID
Pasaportë
Patentë Shoferi (Driver License)
Real ID
Dokument Udhëtimi
VESHJA
Veshje formale biznesi.
NDALOHEN RREPTËSISHT
Armët e zjarrit
Mjetet e mprehta
Kamerat e paautorizuara
Pajisjet e paautorizuara të regjistrimit ose mbikëqyrjes
Pajisjet e paautorizuara që mund të transmetojnë sinjale ose komunikime
SIGURIA E KUVENDIT
Siguria do të garantohet nga një kompani private sigurie e licencuar në New York. Bazuar në listën zyrtare të pjesëmarrësve, vetëm personat e autorizuar do të lejohen të hyjnë në sallën e Kuvendit.
ETIKA E DISKUTIMEVE
Të gjithë pjesëmarrësit janë të detyruar të respektojnë etikën, profesionalizmin, disiplinën, qytetarinë dhe respektin institucional gjatë gjithë procedurave.
PJESËMARRËS SPECIALË
I Nderuari John Ingram, Monitor Zgjedhor i Emëruar nga Gjykata
Avokat Angelo Bisceglie
PROGRAMI I KUVENDIT
9:00 AM – 9:20 AM
Verifikimi i Kuorumit dhe Certifikimi i Delegatëve
Komisioni Përgatitor, nën mbikëqyrjen e Të Nderuarit John Ingram, Monitor Zgjedhor i Emëruar nga Gjykata, do të verifikojë praninë e delegatëve, dokumentet e identifikimit dhe do të certifikojë kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e rregullt dhe ligjor të Kuvendit.
9:20 AM – 9:30 AM
Miratimi i Rendit të Ditës
Drejtuesit e përkohshëm të Kuvendit do të paraqesin rendin e ditës për miratim nga delegatët.
9:30 AM
Hapja e Kuvendit
Kryetari Dr. Elmi Berisha do të paraqesë një përmbledhje të shkurtër të punës dhe arritjeve 4-vjeçare të Vatrës (10 minuta).
9:40 AM
Zgjedhja e Drejtuesve të Kuvendit
Delegatët do të zgjedhin me votë:
Kryetarin e Kuvendit
Sekretarin
Reporterin
9:50 AM – 10:20 AM
Raportimet mbi Veprimtarinë 4-Vjeçare
A. Kryetari — Dr. Elmi Berisha (5 minuta)
B. Arkëtari — Besim Malota (5 minuta)
C. Editori — Sokol Paja (5 minuta)
D. Drejtori i Fondit të Studentëve — Dr. Pashko Camaj (5 minuta)
10:20 AM – 11:00 AM
Pyetje dhe Përgjigje
Delegatët mund t’u parashtrojnë pyetje drejtuesve të Vatrës.
11:00 AM – 11:15 AM
Pushim Kafe
11:15 AM
Prezantimi i Kandidatëve
Kandidatët për Kryetar të Vatrës do të paraqesin programet e tyre para delegatëve (5 minuta secili kandidat).
11:35 AM
Procesi i Votimit dhe Numërimit të Votave
Delegatët do të votojnë për zgjedhjen e Kryetarit të Federatës VATRA me votim të fshehtë me fletë votimi, për të garantuar lirinë e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Numërimi i votave do të kryhet nga Komisioni i Votimit i emëruar nga Kuvendi, në praninë e Të Nderuarit John Ingram, Monitor Zgjedhor i Emëruar nga Gjykata, dhe vëzhguesve të autorizuar.
Rezultatet do të shpallen menjëherë pas përfundimit të numërimit.
11:50 AM
Fjala e Kryetarit të Ri
Fjala përshëndetëse e Kryetarit të sapozgjedhur të Vatrës (5 minuta).
11:55 AM
Propozime me Shkrim
Delegatët mund të paraqesin propozime me shkrim për votim lidhur me:
Kushtetutën dhe Kanunoren
Rezoluta të ndryshme
Çështje të tjera të diskutuara në Kuvend
Shqetësime të ngritura nga anëtarët e Vatrës
1:00 PM – 2:00 PM
Diskutime të Hapura
Delegatët mund të mbajnë fjalime dhe të paraqesin ide, mendime dhe diskutime (3 minuta secili).
2:00 PM
Mbyllja e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit, pas përfundimit të diskutimeve:
do t’u kërkojë delegatëve të përcaktojnë datën e Kuvendit të ardhshëm sipas Kushtetutës dhe Kanunores;
do t’ia transferojë zyrtarisht mandatin Kryetarit të ri të Vatrës;
do të shpallë zyrtarisht përfundimin e Kuvendit Zgjedhor të Vatrës, të mbajtur më 27 Qershor 2026 në New York.
DREKA GALA E KUVENDIT TË VATRËS – Ora 2:30 PM
ANNOUNCEMENT FROM VATRA
Regarding the Organization of the Electoral Convention
New York, June 27, 2026
The Preparatory Commission of the VATRA Convention, led by Mr. Mondi Rakaj, under the supervision and guidance of Court-Appointed Election Monitor Judge John Ingram, hereby announces the following organizational details for delegates and participants attending the Convention of the Pan-Albanian Federation of America VATRA.
DATE: June 27, 2026
DAY: Saturday
TIME: 9:00 AM
VENUE: Royal Regency Hotel & Events
ADDRESS: 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
PARTICIPANTS
Only delegates from VATRA branches, the VATRA Executive Board, the staff of Dielli newspaper, accredited media, and distinguished national figures invited by the VATRA Executive Board.
FORMAT
The Convention will be conducted closed to the public.
IDENTIFICATION
Entry will be permitted only with valid identification documents:
ID
Passport
Driver License
Real ID
Travel Document
ATTIRE
Formal business attire.
STRICTLY PROHIBITED
Firearms
Sharp objects
Unauthorized cameras
Recording or surveillance devices
Devices capable of transmitting signals or waves without authorization
CONVENTION SECURITY
Security will be provided by a licensed private security company in New York. Based on the official list of participants, only authorized persons will be permitted to enter the Convention hall.
DISCUSSION ETIQUETTE
All participants are required to observe ethics, professionalism, discipline, and institutional respect.
SPECIAL PARTICIPANTS
Judge John Ingram
Attorney Angelo Bisceglie
CONVENTION PROGRAM
9:00 AM – 9:20 AM
Quorum Verification and Delegate Certification
The Preparatory Commission of the Convention, under the supervision of Court-Appointed Election Monitor Judge John Ingram, shall verify delegate attendance, identification documents, and certify the quorum required for the lawful and orderly conduct of the Convention.
9:20 AM – 9:30 AM
Approval of the Agenda
The temporary officers of the Convention shall present the agenda for approval by the delegates.
9:30 AM
Opening of the Convention
Chairman Dr. Elmi Berisha presents a brief summary of VATRA’s four-year work and accomplishments (10 minutes).
9:40 AM
Election of Convention Officers
Delegates shall elect by vote:
Convention Chair
Secretary
Reporter
9:50 AM – 10:20 AM
Four-Year Activity Reports
A. Chairman — Dr. Elmi Berisha (5 min)
B. Treasurer — Besim Malota (5 min)
C. Editor — Sokol Paja (5 min)
D. Director of the Student Fund — Dr. Pashko Camaj (5 min)
10:20 AM – 11:00 AM
Questions and Answers
Delegates may present questions to VATRA leadership.
11:00 AM – 11:15 AM
Coffee Break
11:15 AM
Candidate Presentations
Candidates for Chairman of VATRA shall present their programs before the delegates (5 minutes per candidate).
11:35 AM
Voting and Vote Counting Process
Delegates shall vote for the election of the Chairman of the VATRA Federation by secret ballot using paper ballots, in order to guarantee voting freedom and the integrity of the electoral process.
Vote counting shall be conducted by the Voting Commission appointed by the Convention, in the presence of the Court-Appointed Election Monitor and authorized observers. The results shall be announced immediately upon completion of the count.
11:50 AM
Address by the Newly Elected Chairman
Greeting remarks by the newly elected Chairman of VATRA (5 minutes).
11:55 AM
Written Proposals
Delegates may submit written proposals for voting concerning:
The Constitution and By-Laws
Various resolutions
Other matters discussed at the Convention
Concerns raised by VATRA members
1:00 PM – 2:00 PM
Open Discussions
Delegates may deliver speeches and present ideas, opinions, and discussions (3 minutes each).
2:00 PM
Closing of the Convention
The Convention Chair, upon conclusion of the discussions:
requests delegates to determine the date of the next Convention in accordance with the Constitution and By-Laws;
formally transfers the mandate to the newly elected Chairman of VATRA;
officially declares the Electoral Convention of VATRA, held on June 27, 2026 in New York, concluded.
VATRA CONVENTION GALA LUNCH – 2:30 PM.