• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATAT SHQIPTARE NGA TROJET ETNIKE KERKOJNE LIRIMIN E HARADINAJ

January 10, 2017 by dgreca

KËRKOJMË NJËZËRI LIRIMIN E MËNJËHERËSHËM TË Z. RAMUSH HARADINAJ !/

   Ne Shoqatat me prejardhje nga trojet etnike në Mal të Zi me veprimtari në SHBA, reagojmë dhe protestojmë ashpër kundër arrestimit arbitrar të ish komandantit të UÇK-së, dhe luftëtarit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Z. Haradinaj u arrestua me 4 Janar të këtij viti nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit me rastin e udhëtimit të tij zyrtar drejt Washington DC, ku ishte i ftuar për të marrur pjesë në ceremoninë inaugurimit të presidentit të SHBA-ve. Ky arrestim u bë sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, rreth 12 viteve më parë.

      Ne vlerësojmë dhe konstatojmë se akti i arrestimit të z. Haradinaj nga ana e autoriteteve franceze, është një akt i pakuptimtë, i pajustifikueshëm dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës  Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë̈, (ICTY) me seli në Hagë, e cila e shpalli të pafajshëm z. Haradinaj, dy herë me radhë ( 2008 dhe 2012), për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Andaj edhe “akuza” e Beogradit zyrtar dhe i ashtuquajtur urdhër-arresti ndaj tij, është i pavlefshëm dhe manipulim i Serbisë me Interpolin dhe boten demokratike dhe ka për qëllim vetëm që të diskreditojë figurën e ish komandantit të UÇK-së dhe në këtë mënyrë të diskreditojë luftën e shumë luftëtarëve të tjerë shqiptarë të Kosovës të cilët rrokën armët gjatë konfliktit në Kosovë të viteve 1998/99 dhe u ngritën për të mbrojtur popullin e vet nga dhuna dhe masakrat e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë.

   Por, ashtu si edhe herët e mëparshme as kësaj radhe Serbia nuk do t’ja arrijë qëllimit dhe do të dështojë në veprimet e saja për pengesën e lëvizjes së lirë të liderëve të Kosovës, përkatësisht të z. Haradinaj.

   Me keqardhje themi se edhe pas 17 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë, Serbia gjithnjë e ka vështirë ta pranojë të kaluarën e saj të dhunshme dhe që të gjykojë krimet e udhëheqjes së vet politike, që ajo ka bërë gjatë viteve “90-ta të shekullit të kaluar ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë, duke përfshirë edhe Kosovën.

 I bëjmë thirrje autoriteteve franceze që mos të bijnë pre e politikës destruktive, regresive dhe destabilizuese të qarqeve të caktuara politike të Serbisë, por që menjëherë të veprojë drejtë dhe të angazhohet në lirimin e z. Ramush Haradinaj!

New York

10 Janar 2017

Shoqatat: Malesia e Madhe New York. Shoqata Plave e Guci, Shoqata Ana Malit, Shoqata Malesia e Madhe E Detroitit, Shoqata Kraja, Shoqata Dom Simone Filipaj

Filed Under: Komunitet Tagged With: Haradinajn, lironi, nag trojet etnike, shoqatat shqiptare

LE TË BASHKËPUNOJMË SI VËLLEZËR TË NJË GJAKU, PËRÇARJA NA LARGON NGA MISIONI KOMBËTAR

October 15, 2014 by dgreca

SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA, SHEMBULL BASHKËPUNIMI/
Ka më shumë se një vit, që shoqatat Shqiptare me origjinë nga shteti i sotëm i Malit të Zi, bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë aktivitetet e veta në aspektin kombëtar. Bashkëpunimi ynë ka të bëjë me çështje të cilat u përkasin mbrojtjes së të drejtave të shqiptarve nën Malin e Zi, të drejta këto që në mënyrë konstante dhe sistematike shkelen dhe nëpërkëmbën nga aparati shtetëror i Malit të Zi, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Një nga rezultatet e suksesshme të bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes të shoqatave tona ishte edhe demonstrata e 8 Prillit 2014 në Washington DC me një pjesmarrje të gjërë të komunitetit dhe përkrahje të fuqishme të diasporës shqiptare në tërësi. Ne, si shoqata, qëndrimet dhe veprimet tona i bëjmë dhe realizojmë përmes koordinimit të përbashkët mes nesh dhe koordinatorit tonë, e që për këtë mandat koordinator, kemi një aktivist të dalluar të komunitetit tonë z. Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit Plavë Guci.
Ne si shoqata bëjmë fushata dhe takime të shumta për të senzibilizuar zyrtarët amerikanë për nëpërkëmbjen e të drejtave të vëllezërve tonë në vendlindje në të gjitha segmentet e jetës nga shteti malazias. Përpos takimeve të shumta me kongresistë dhe senatorë, shoqatat tona kanë realizuar takime me presidentin Nishani dhe presidenten Jahjaga, të cilëve, u kemi paraqitur shqetësimet tona dhe kemi kërkuar përkrahje më të fuqishme nga dy shtetet shqiptare për të drejtat e shqiptarve nën Male të Zi.Ne po ashtu, edhe zyrtarve të shtetit malazias, ua kemi thënë sy më sy duke ua bërë të qartë se i duhet dhënë fund politikave të tyre antishqiptare dhe asimiluese.

Shoqatat tona veprojnë si një trup i vetëm sepse jemi të vetëdishem se sa më të bashkuar të jemi, aq të suksesshëm dhe më të fuqishem do të jemi në misionin ndaj bashkëvëllezërve dhe motrave tona në vendlindje. Suksesi i aktivitetit në bashkëpunimin tonë është transparenca mes nesh, por edhe transparenca në opinionin e gjerë.
Po këto mesazhe ua kemi transmetuar edhe kryeministrit malazias Gjukanoviq në zyrën e kongresmenit Engel po edhe kryeparlamentarit malazias Krivokapiq në takim të hapur në New York. Në përcjelljen e këtyre mesazheve jemi nisë nga parimi se kundërshtarit i duhet thënë e vërteta në sy. Aq më shumë, kur ne ua kemi thënë në prani të një miku të çështjes sonë Kombëtare, siç është Kongresisti Eliot Engel. Udhëheqësit Malazias, janë vënë përballë fakteve diskriminuese ndaj shqiptarve në Mal të Zi pikërisht në sy të amerikanëve që bëjnë politikën botërore.
Shoqatat tona në misionin fisnik të tyre shpesh janë bërë pre e tentimeve të lloëjllojshme dhe shantazhimeve të agjenturave të ndryshme në shërbim të Qeverisë Malzeze, që përpiqen të dobësojnë bashkëpunimin tonë me qëllimin e tyre të errët dhe të verbët- futjen e përçarjeve në mes nesh.Kush fiton në këtë rast? Shqiptarët -JO!
Vëllezër dhe motra, duhet të përballemi me kurajo me kundërshtarët, që tentojnë të na dobësojnë në Misionin tonë Kombëtar përmes përçarjes. Bashkimi ynë i tremb antikombëtarët, përçarja e çon ujin tek antishqiptarët dhe tek ata që kërkojnë asimilimin e plotë të shqiptarëve në trojet tona natyrale.
Ne ndjehemi krenarë nga paraardhësit tanë, të cilët jetën e tyre e kanë vënë në shërbim të Kombit Shqiptar dhe të drejtave të mohura të bashkombasve. Le t’i përdorim figurat tona Kombëtare si burim frymëzimi në Misionin tonë Kombëtar.
Me iniciativën e shoqatës Malësi e Madhe në Detroit, me kryetar Pashko Gjokaj, presidentit Nishani i ashtë dorzuar projkti për ndërtimin e shtatores së heroit kombëtar Ded Gjo Luli në Tiranë, i cili mbetet një shtyllë e fortë e Historisë Kombëtare.

Misionin tonë të shenjtë në të mirë të atdheut dhe vendlindjeve tona këtë vit po e permbyllim me Konferencën e 2-të ndërkombtare që do zhvillojmë më 1 Nëntor 2014 në Oakland University. Kësaj konference në nivel akademikësh i paraprijnë prof dr. Shinasi Rama dhe prof dr. Viktor Ivezaj.

Dhe për të dëshmuar se jemi vëllezër të një gjaku dhe një Flamuri Kombëtar, shoqatat tona do të bëjnë nënshkrimin e” Rregullores së Bashkëpunimit” në mes të shoqatave tona më 2 Nëntor 2014 në Detroit, ku nikoqire kemi shoqatën tonë si motër Malësi e Madhe nga Detroit.

Shoqatat:
Fondacioni ‘’Plavë Guci’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’- Detroit
Shoqata Atdhetare ’’Ana e Malit’’-New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malësia’’- New York
Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’- New York
Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’- New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malësia’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’- Chicago
New York, Detroit, Chikago
14 Tetor 2014

Fondacioni Plavë Guci
P. O . Box 670923 Van Cott Station
Bronx NY 10467
914-439-5798
http://www.fondiplaveguci.com/agjenda.html

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bashkepunim, ne SHBA, shoqatat shqiptare

TETE SHOQATA SHQIPTARE NGA TROJET ETNIKE NE MAL TE ZI , DEMONSTRATE NE WASHINGTON

March 11, 2014 by dgreca

Organizatoret apelojnë tek te gjithë te interesuarit qe t’i bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt/

Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA-së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare,ju bëjnë thirrje që të merrni pjese masive në demonstratën,që do të organizohet në Washington DC me datën 19 Mars 2014, me rastin e vizitës të kryeministrit malazias Gjukanoviq në Washington DC. Demonstrata do të mbahet pranë godinës të Kongresit Amerikan dhe Ambasadës të Malit te Zi .

1. Shoqata “ Ana e Malit “ – New York

2. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ – New York

3. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ – New York
4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ – Nmew York
5.Fondi Humanitar “ Malësia “ – New York
6. Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “ Kraja “ – New York
8. Shoqata “ Ulqini “ – Chikago

I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA-së,Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,Këshillit Shqiptaro-Amerikan,Organizatës Panshqiptare “ Vatra “ Rrënjët Shqiptare dhe gjithë shoqatave me origjinë nga trojet tona shqiptare me veprimtari në SHBA-së,që ta përkrahin këtë demonstratë,të marrin pjesë masive dhe të solidarizohen me vëllëzërit tanë që gjinden nën Malin e Zi !

Kjo demonstratë organizohet për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të cilën,aparati shtetëror malazias ushtron vazhdimisht kundër bashkëkombasve tanë në vendlindje.

Është koha që të parandalojmë integrimet e Malit të Zi në botën demokratike,është koha që ne shqiptarët autoktonë nën Mal të Zi të kërkojmë me forcën e arsyes,që t’i gëzojmë të gjitha të drejtat,sipas konventave të botës demokratike.
Është koha kur shtetit të Malit të Zi t’i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve.Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus ,ne Bronx, Arthur ave para lokalit te Gjergj Dedvukaj “Giovanni” dhe ne Brooklyn kryqezimin Church dhe McDonald, ditën e Merkure me daten 19 Mars, ne ora 5:00AM

Apelojmë tek te gjithë te interesuarit qe ti bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt.

Për rezervimin e vendeve ne autobus ju lutem telefononi: per Bronx, Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113, Brooklyn, Mustaf Ahmetaj 917 548 6273

 

Filed Under: Featured Tagged With: demonstrate ne washington, nag trojet etnike, nen mal te Zi, shoqatat shqiptare

SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA REAGOJNË NDAJ KËRCENIMEVE TË GJUKANOVIÇIT

February 20, 2014 by dgreca

Ne,  shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA reagojmë  ashpër dhe denojmë kërcenimet e despotit malazias, Milo Gjukanoviç.
Tentimi për disiplinimin e subjekteve politike shqiptare në Ulqin për shkak të etjes personale të Gjukanoviçit për pushtet është provokim i rëndë për të gjithë shqiptarët në rajon.
Ne, Shqiptarëve, asnjëherë nuk kanë arritur të na disiplinojnë as perandoritë e okupuesit ngado që ishin ato, e lëre ma një trafikant ndërkombëtar cigaresh i llojit të Gjukanoviçit.
Ne, diaspora shqiptare në SHBA, ia bëjmë me dije shtetit malazias dhe pushtetarëve të kësaj krijese se edhe ne dijmë dhe kemi potenciale  që kërcenimeve të tilla t’iu kundërpërgjigjemi qartë dhe fort.
Ne nuk do të ndalemi në kërkesat tona legjitime që Shqiptarët nën Mal të Zi të  gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë në bazë të konventave ndërkombëtare të botës demokratike.
Mali i Zi nuk duhet lejuar që të hyjë në Unionin Europian duke nëpërkëmbur dhe shkelur të drejtat e popullatës autoktone shqiptare nën Mal të Zi.
Disapora shqiptare në SHBA do të ngrejë fuqishëm zërin në mbrojtje të interesave nacionale të shqiptarëve nën Mal të Zi që në mënyrë sistematike po shkelen nga shteti malazias me në krye Milo Gjukanoviçin.
Shoqatat nënshkruese:
1. Shoqata “Ana e Malit” –New York
2. Shoqata  “Ded Gjo’ Luli” – New York
3. Fondacioni “Dom Simon Filipaj” – New York
4. Fondacioni “Plavë-Guci” – New York
5. Fondi Humanitar “Malësia” – New York
6. Shoqata Atdhetare  “Malësi e Madhe” – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “Kraja”  New York

Filed Under: Featured Tagged With: Gjukanovici, ne SHBA, reagojne, shoqatat shqiptare

Disa shoqata shqiptare në SHBA kundër Gjukanovicit në darkën vjetore të Këshillit Shqiptaro-Amerikan

September 25, 2013 by dgreca

Deklaratë e përbashkët e shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA/

Kryetarët e shoqatave të Diasporës, me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi si shoqatat “Ana e Malit” dhe “Ded Gjo Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, Fondacioni “Plavë-Guci”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata “Malësi e Madhe” (Detroit) si dhe shoqata “Kraja”, me seli e veprimtari në SHBA, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më 17 shtator 2013 në Nju Jork dhe Detroit, analizuan gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe shprehin shqetësimin e të gjithëve për diskriminimin dhe nëpërkëmbjen e të drejtave elementare njerëzore të kryera nga aparati shtetëror i Malit të Zi ndaj popullatës autoktone shqiptare.
Në mbledhje analizuam veprimet perfide të shtetit malazias për qëndrimet dhe veprimet në shkeljen e të drejtave nacionale e demokratike të shqiptarëve si: shpopullimi i trojeve tona nga shqiptarët; mos lejimi i përdorimit të lirshëm i simboleve kombëtare; ndryshimi i ligjit për përfaqësimin e popullatës shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; arrestimet dhe burgosjet gjatë aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës”; injorimi dhe mosdhënia e të drejtës për komunën e Tuzit; tentimi për ndryshimin e strukturës demografike duke sjellur ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; arrestimet e 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë; eksproprimi i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit si dhe konfiskimi i pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.
Kryesitë e shoqatave tona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me ftesën e bërë Milo Gjukanoviqit nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NACC) për “pjesëmarrje nderi”(!) në darkën e 17-të gala më 27 shtator 2013 në Nju Jork, e lëshojmë këtë,

Deklaratë

Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare në Mal të Zi, vlerësojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me ftesën e bërë Milo Gjukanoviqit jo vetëm e ka anashkaluar dhe nënvleftësuar rolin dhe aktivitetin e fuqishëm të shoqatave dhe të diasporës tonë në SHBA.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave aktive që veprojmë në SHBA, kryesitë tona dhe anëtarësia e gjerë, e konsiderojmë se një ndërmarrje e tillë e NAAC-ut është më shumë si një spektakël medial sa për të ngopur apetitet e dikujt tjetër në dëm të interesave të Diasporës dhe futjen e grindjeve në mesin tonë.
Ne vlerësojmë se kjo ftesë e bërë Gjukanoviqit është aprovim i shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve dhe bie në shpërputhje të plotë me interesat jetike nacionale të shqiptarëve autoktonë nën Malin e Zi. Kryeministri malazias, Milo Gjukanoviq, duhet të përdorë ndikimin e tij për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare etnike. Në Republikën e Kosovës me disa qindra malazias, Gjukanoviqi kërkon që malaziasit të jenë element kushtetues, ndërsa shqiptarëve autoktonë nën Mal të Zi (që janë 7 për qind e popullsisë në këtë shtet) ua nëpërkëmbë në vazhdimësi të drejtat elementare kombëtare etnike.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare në Mal të Zi, të mbledhur në Nju Jork më 17 shtator 2013, kërkojmë nga qeveritë tona në Tiranë dhe në Prishtinë që të përdorin ndikimin e tyre të gjithanshëm e në vazhdimësi ndaj këtyre veprimeve të patolerueshme dhe çdo bashkëpunim në raporte të ndërsjella me shtetin malazias të jenë në bazë të marrëveshjeve të reciprocitetit.
Shoqatat nënshkruese:
1 Shoqata Ana e Malit –Nju Jork
2. Shoqata Ded Gjo Luli – Nju Jork
3. Fondacioni Dom Simon Filipaj – Nju Jork
4. Fondacioni Plavë-Guci – Nju Jork
5. Fondi Humanitar Malësia – Nju Jork
6. Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Detroit
7. Shoqata Atdhetare Kraja- Nju Jork
8. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur – Detroit
Nju Jork 23 Shtator 2013

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjukanovic, NAAC, shoqatat shqiptare

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT