• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diaspora shqiptare në Amerikë zgjodhi Tefik Abdullain kandidat për SHBA dhe Kanada

March 4, 2014 by dgreca

Apelohet që Diaspora shqiptare të regjistrohet në mënyrë masive për votimet Parlamentare në Maqedoni/

Nga Beqir Sina, nga Çikago – Illinois/

CHICAGO – ILLINOIS : Një delegacion i lartë i BDI-së në Çikago – Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi të djelën takimin për të mobilizuar diasporën shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që priten të mbahen së shpejti në Maqedoni. Ku për dallim nga 3 vjet më parë, pra në zgjedhjet e fundit parlamentare(2011) shqiptarët nuk arritën të fitojnë asnjë nga tre postet e deputetëve për të cilët voton diaspora, ata thanë se kësaj radhe po e shohin çështjen e deputeteve shqiptarë në diasporë më seriozisht, duke synuar të paktën dy nga tre postet e deputetëve të diasporës, Europën dhe SHBA ti fitojnë shqiptarët. Tre deputetët e diasporës zgjidhen sipas modelit të shumicës në një raund zgjedhor ku :” Njëri zgjidhet për hapësirën mërgimtare në Evropë dhe Afrikë, një në dy Amerikat Veriut dhe Jugut, dhe i treti në kontinetin Australi – Oqeani dhe Azi”.Bashkë me nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në këtë zgjedhje, për vizitë në Çikago Qëndrën Kulturore Shqiptare, ishin edhe krerët e dy komunave të cilat dihet se kan edhe numërin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atë të Kërçovës dhe Dibrës, zotin Fatmir Dehari dhe zotin Ruzhdi Lata.Në këtë takim morën pjesë edhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë nga Nju Jorku, veprimtari Yleber Pilku dhe Lavdërim Cami përfaqësues nga Shoqata Atdhetare Dibra, dhe veprimtarët Nazar Mehmeti dhe Ylber Korça përfaqësues nga komuniteti shqiptar i Dallasit,  Qendra e Trashëgimisë Shqiptaro – Amerikane e Teksasit.

Takimi me Komunitetin Shqiptaro – Amerikan të shtetit Illionis, dhe shteteve për rreth tij me disa përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Dibra, nga Nju Jorku, dhe ata nga Dallasi, Wisconsin, e shtetet për rreth u mbajtë të dielën në mesditë në Qendrën Kulturore, e cila ka qenë dhe mikëpritëse e këtij takimi.

Ky takim u moderua nga konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Çikago, Jakup Rexhepi.

Duke kërkuar që diaspora duhet të kryejë procedurat e kërkuara dhe të mos hezitojë më ta bëjë regjistrimin, duke korrigjuara dobësit dhe gabimet e vrejtura para 3 vjetëve, konusulli Jakupi në cilësinë e drejtuesit të këtij takimi, njoftoi përfaqësuesit e komunitetit, për qëllimin e këtij tubimi dhe prezantoi mysafirët e lart nga Maqedonia .

“Në thelb të këtij takimi tha ai shtrohet pyetja se : “A jemi ne të interesuar ne si diasporë të dalim dhe të garojmë ne zgjedhjet paralamentare e parakohëshme , a ka interesim të mjaftueshem dhe aktivist për të çuar përpara këtë proces dhe kush mund të jetë kandidati më i mundëshëm nga diaspora shqiptare në Amerikë, që do ta përfaqësojë diasporën shqiptare nga Maqedonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, natyrishtë nëse dalim fitues”, tha ai.

Më pas konsulli Rexhepi, prezantojë tre kryetarët e të tre komunave shqiptare: Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, dhe Kryetari i Komunës së Dibrës, zoti Ruzhdi Lata.”

Nënkryetarin i BDI-së, zoti Izet Mexhiti, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në këto zgjedhje, vuri në pah se “Intenca e këtij takimi, është që të mbledhim të gjithë shqiptarët e Amerikës, të ardhur këtu nga Maqedonia, që të “shërojmë” atë “gabimin” që u bë në zgjedhjet e 2011 me deputetin nga SHBA, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, një shëmbull jo i mirë që ne duhet të nxjerrim mësime ; pra të zgjedhim një kandidat për deputet shqiptarë dhe ai të fitoi këtë mandat duke gjetur edhe unitetin tuaj pa dallim – Natryishtë, që 2014 të jetë vit i suksesshëm ashtu si edhe ishte në zgjedhjet lokale ku për herë të parë mbas 70 vjetëve bashkërisht vend-lindja me diasporën kurorëzuam një fitore historike me Kërçovën me kryetar shqiptarë, Fatmir Deharin dhe po me këtë kontribut “betonuam” elementin shqiptar në Komunën e Strugës”, mbas asaj farë “tronnditje” se po u humbënim Strugën si në vitin 2005″.

Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, maxhistër Ruzhdi Lata, qysh në fillim të fjalës së tij pas foli për kompaktësinë, që duhet të ketë diaspora, ceku se ne jemi me fat se kemi një diasporë që jeton e punon në një vend që historikisht ka qenë pro çështjes shqiptare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

” Viti 2014 dhe këto zgjedhje, tha Lata të jetë me fitoren e deputetit nga disapora, dhe, gjegjësisht me këtë rast nga Shtetet e Bashkuara, duke e bërë këtë një vit historik, ku me kandidatin që do të zgjidhet nga këtu dhe me ndihmën tuaj – diaspora e shqiptarëve të Amerikës, do të shkruaj historinë e saj – Duke, përforcuar edhe më shumë ato urat e lidhjes së fuqishme që ka kjo diasporë me vendorigjinën e saj prej andej nga ka ardhur, pra, në rastin konkret si jeni ju të ardhur nga Maqedonia”

Më pas Lata, foli për rëndësin e madhe që ka ky përfaqësues i kësaj diaspore, ku si tha ai do të jetë zëri i juaj në Parlamentin e Maqedonisë, ku diaspora deri dje është përpjjekur që nëpërmjet deputetve atje ta ngre zërin e saj – por tani ka një rast historik, që ta ketë ajo vetë përfaqësuesin nga vetë Amerika në mënyrën më institucionale. Por, që kërkon bashkimin tuaj ashtu si keni ditur të bashkoheni edhe në raste të tjera kur ua ka lypur nevoja për vendin tuaj, dhe ju dëshmi keni plotë, konkludoi i pari i Dibrës, zoti Ruzhdi Lata, me kontrubitin financiar që keni dhënë për familjet tuaja atje.

Ndërsa, “Zgjedhjet Parlamentare në Maqedoni, u shpreh kryetari i Komunës së Kërçovës, zoti Fatmir Dehari po afrojnë dhe se afatet për regjistrimin e diasporës, për të shprehur të drejtën e votës dita ditës janë më limitive, ne kemi ardhur tek ju – t’ju tregojmë se vijmë me një projekt kombëtar për të zgjedhur një deputet shqiptar nga SHBA. Vendin ku shqiptarët, kan qenë të organizuar historikisht, për çështjen kombëtare, duke u nisur prej kur ata erdhën për herë të parë në Amerikë, nëpërmjet shoqatave dhe organizmimeve të klubeve shqiptare në megrim – ata dhanë kontributin e tyre, dhe kan ditur të bëjnë punë të mëdha dhe të kenë suksese për Shqipërinë dhe vendbanimet shqiptare kudo që janë. Dhe së bashku me ju edhe kësaj radhe , së bashku, dibranë, kërçovar, presparë, tetovar, e gostivarllinjë e të tjerë, do të dini ta thoni fjalën tuaj duke institucionalizuar punën e madhe dhe kontributin e kësaj diaspore- Argumenti dhe forca e juaj e votes ishin ato që e sfiduan pushtetin e atjeshëm edhe me Kërçovën, ku nidhma juaj e ka dëshmuar atë”, tha kreu i komunës së Kërçovës zoti Dehari.

Meqënse, nuk u arritë të zgjidhej në takimin e parë kandidati nga diaspora e Amerikës, ku ne mesin e katër kandidaturave në fund mbetën Lavdërim Cami ish kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra dhe ish knadidati i vitit 2011 nga diaspora, mbrëmë, vonë nga ky takim është finalizuar edhe emir i kandidatit të diasporës shqiptare nga SHBA dhe Kanadaja, që do të garojë në zgjedhjet e radhës parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Vendimi është unifikuar nga përfaqësuesit që morën pjesë në këtë takim në Qendrën Kulturore Shqiptare ne Çikago, ku u vendosë që për njësinë numër 8 që përfshinë SHBA dhe Kanadanë të jetë zotëri Tefik Abdullahu,një mërgimtar nga Prespa që ka disa vjetë që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Këtë lajm për gazetën tone e konfirmojë edhe Kryetari i Dibrës zotëri Ruzhdi Lata, I cili tha se :”“Jemi duke u angazhuar që tek kjo pjesë e mergimtarëve tanë në SHBA, të sensibilizojmë çështjen e ardhmërisë të shqiptarëve në tërësi, të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë në votime pasi ua lejon këtë ligji, që këta të kenë përfaqësuesin e tyre në parlamentin e Maqedonisë. Ne fatmirësisht ia arritëm që të kemi një kandidatë të përbashkët nga të gjitha shoqatat dhe ky kandidat të jetë Tefik Abdullahu”, tha numëri një i Dibrës së Madhe , zoti Ruzhdi Lata, anëtar i delegacionit të BDI-së në diasporë që ka ardhur pikërishtë, për këtë çështje.
Zotëri Lata tha se angazhimi i tanishëm ka të bëjë me faktorizimin e akoma më të madh të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme, ku përndryshe nga 3 vjet më parë, ai tha se tani BDI-ja synon të marrë të paktën 2 nga 3 deputetët e diasporës.
“Këtu nuk është çështje shprese por është çështje angazhimi pasi numri është dominant i njerëzve tanë në SHBA dhe nëse angazhohen shqiptarët që të dalin në votime, të shkojnë deri në konsullatë të Maqedonisë që të votojnë, është më se e sigurt që ne fitojmë edhe një deputet më shumë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë”, u shpreh kryetari i Dibrës mgjistër Ruzhdi Lata, anëtar i delegacionit të BDI-së në diasporë, duke folur në emër të këtij delegacioni.

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: për SHBA dhe Kanada, Tefik Abdullain kandidat

Iliriku i sërbëve në burimin e të pavërtetave serbe !

March 4, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/Gjakovë/

” Sërbët e sotëm (srpski narod ) – nga prejardhja, kultura dhe mentaliteti dhe identiteti i tyre nuk janë pasardhës dhe nuk ka asnjë ngjajshmëri me popullin serb (sreb) të shekullit të Mesëm. Nga sllavët e morrëm gjuhën, por na nuk jemi sllav . Shkatërrimi i Sllavëve në Ilirik (Balkani perëndimor) në fund të shekullit të Mesëm është neu kyq për kuptimin e lindjës ëe kombeve- nacioneve në këto toka.Turqit me ardhjen e tyre në Mesjetë e krijuan një kaos të madh në Ilirik dhe etnitikisht e trazuan atë. Këte e kuptojnë vetëm disa shkencëtar si prsh. Momčilo Spremić ,i cili thot se serbët (srebët)  janë zhdukur në gjysmën e parë të shek.të 15-të.”- shkruan Miroslav ĆOSOVIĆ në Si u krijua Ballkani etnikisht -Kako je etnički preoblikovan Balkan )

( Në lexim e këtij shkrimi duhet të keni kujdes në emërtimet sërbët dhe serbët(srebët) , dhe pse ky ndryshim do të kuptojmë më vonë në tekst. Kurse emërtimi Ilirik ,për Ballkanin është origjinal ashtu i cekur në librin  e Momčilo Spremić-it ”Despoti Gjuragj -Brankoviç–Banovina e Maçvës )

Padashtas  ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes  të serbeve dhe nesh ? Deri  sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen  edhe në historinë e vjetër  ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori  pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes  dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë.  A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e  mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.

Por të vazhdojmë më temën që po trajtojmë  e mu për  këtë dua të shënoj një kënd tjetër të vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë .

”Gjërat janë në të vërtetë shumë të thjeshta dhe logjike shkruan akademiku Momqilo Spremiç. Kur në Ilirik  ( Ballkani fxh) osmanlinjët e shkatërruan fisnikërinë e krishter,dhe fshatarësia vendore mbeti në mëshirën dhe  urrejtjën e Osmanlinjëve .Sistemi feudal i shteteve krishtere në Ilirik nuk ishte i aftë t´i bënte ballë turqëve -osman kështu që solli pamundësinë totale  të Sllavit-Serbit(Sebrit) të zakonshëm për vetorganizim. ”. Pra këtu flet që gjëja se në Ilirik kishte vetëm të krishter sllavë- serbë. Ku ishin shqiptarëT?

Por, për të qenë ironia edhe më e madhe ai thot që bile edhe Kodiku i Dushanit , në nenin 69 rreptësisht e kishte ndaluar tubimin  e serbëve(srebëve) , dhe nëse gjendet ndonjë organizator ai të denohet me prerjen e veshëve. Nemanjiqët shumë më herët se osmanlinjët iu kishin ndaluar të drejtën e organizimit politik, dhe këmbimin e mëndimeve politike.Dhe , vazhdon  autori me rënjën e zotërinjëve feudal , ranë e dhe serbët  (srblji, sebri)

Por këtu autori  bie në një kurthë ndaj vetvetës (teorisë së tij) sepse duke dashur ta paraqet popullin sllav ( të krishter) si viktimë të pushtimit osman , ai i harron shumë gjëra.: që Kodi i Dushanit e mbronte ortodoksinë ,pa marrë parasyshë gjuhën e besimtarëve, dhe se viktima më e madhe e atij kodi ishin shqiptarët (arbanasit ilirik) e besimit katolik. Tani , vetvetiu të imponohet pyetja se kë e mendonte të krishterë , kush ishin sebrët apo serbët . Ose thonë ndryshe , me qenë se flet drejt për së drejti për Ilirik , ateherë kush ishin Ilirët , të parët e kujt? Sipas kësaj logjike të akademikut Spremiç , e meqenëse nuk i përmend askund shqiptarët ateherë na del  sebrët ishin vazhdimësi e Ilirëve.

”Në kohën e kaosit  të madh që  e sollën osmanlinjët në Ilirik në fundin e shekullit të 14 dhe fillimin e shek. të 15  ,u paraqit edhe tregtia me njerëz , dhe se të tillët që bënin tregëti me robër quheshin”robci” dhe se në arkivat e Dubrovnikut gjenden shumë dokumente për këtë kohë (i njejti libër)

Spremiçi i cili i kishte kaluar decenjet nëpër arkiva  me bindje thot që në atë kohë kishte humbur populli i vërtetë  serb, dhe se SANU po i mësheh gjërat.Me fjalë të tjera sërbët e sotëm nuk janë trashëgimtarët e serbëve(srebëve) të mesjetës ,dhe sipas Dr. Spremiçit ata ishin  ”zhdukur” që gjysmën e parë të shek. 15-të

Në kë libër mëshifen të vërtetat e kohës për të cilën flitet.

”Dokumetat e kohës dëshmojnë që turqit merrnin shumë të zënë rob dhe ata barteshin nga Serbia nëpër Shkup dhe Edrene. Vlerësimet i jepni shifrate dy qind mijëve dhe thjeshtë ” të pa numrueshëm” Aq shumë kishte robër sa që në Shkup djaloshi 4 vjeqar shitej për  20 aspra , e që çmimi i robërve zakonisht ishte 200 aspra. ( i njejti libër)

Por Sllavët – Serbët jo vetëm se  shiteshin si robër por edhe iknin nga Serbia . Serbët (srebët) e kohës  nga dhuna e kalonin edhe Danubin dhe Lumin Sava dhe shkonin në Hungari. . Kurse Serbët e Jugut , nga despotia e jugut iknin me anije nëpër Adriatik , dhe me atë rast gjenin strhim në Ankona , Abrucio , Apulia etj.( i njejti libër ) . E shifni edhe Arbëreshët e Italisë i paraqet si të ikur srebë.

Dëshira e autorit është që të humbë gjurmët e një populli që ishte ( dhe është)  par mesjetës ,në mesjetë këndej pari ( Arbanasit  ilirik) dhe me këtë të shkarkon ( ta liron Ballkanin , sipas tij Ilirikun ) nga shqiptarët. Thellë e zeza!

 

E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke  për historinë tonë? apo të bimdemi që jemi rishtas  të ardhur?

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?

Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: e të pavërtetave serbe !, Fahri Xhara, Iliriku i sërbëve në burimin

NJE LIBER HUMORISTIK ME TE VERTETA TE PAKUNDERSHTUESHM

March 4, 2014 by dgreca

Të punosh pak, të përfitosh nga të tjerët – libri humoristik me të vërteta të pakundërshtueshme i Pieranxhelo Filigedut/

Nga Arjan Th. Kallço/

Nëse puna ishte e mirë, do punonin edhe priftërinjtë ( Enzo Del Re )/

Të dashur njerëz pasivë, në fillim ishte Edeni, Parajsa në Tokë dhe fjala punë, ende nuk ishte shpikur. Përkundrazi ekzistonte, edhe më e pafat fjala lodhje, nëse është e vërtetë se ditën e shtatë vetë Perëndia e ndjeu nevojën që të pushonte. Por është edhe e vërtetë se, pasi u krijua universi, bimët, kafshët, njeriu dhe gjithçka tjetër, puna më e madhe ishte bërë dhe për disa miliona vjet, në pritje të argëtimit më të mirë, Perëndia jonë mundi të kthehet tek puna e tij (dhe e jona) e preferuar, d.m.th tek dembelizmi më absolut. Edhe Adami nuk ia kalonte keq. Duke mosditur se çfarë ishte puna, nuk vuante nga mungesa e orëve, edhe e atyre me zile. Sigurisht, mërzitej disi, pikërisht për këtë Hyjnia e mendoi mirë që t’i vinte përbri Evën, e paraqitur nga shumë njerëz si një budallaqe e madhe dhe kështu Adami gjeti sesi t’i mbushte ditët e tija. Për bukurinë e Evës do të isha disi i kujdesshëm. Vetë Adami, po ta mendosh mirë, duhet të ishte i ngjashëm me njeriun leshtor të Neandertalit dhe jo me kryqëzimin mes Tarzanit dhe Shvarcenegerit, ku pasqyrohet, jo në mënyrë besnike në pikturat e lashta dhe moderne. Vetë Perëndia, nëse është e vërtetë se njeriun e kishte bërë sipas imazhit dhe ngjashmërisë së vet, duhej t’i ngjante dhe ai një lloj King Kongu, sesa atij Plakut të madh të thinjur, i dalë mrekullisht nga dora e Mikelanxhelos. Dhe nëse kaq më jep aq, edhe Eva duhej të ishte gati një majmune e bukur dhe joshëse.

Megjithatë dukë mos qënë në atë vend dhe në atë moment alternativa më e mirë, ish brinjës, iu desh sigurisht të bënte figurë të keqe, aq është e vërtetë sa Adamit iu desh pak kohë që t’i zbulonte përdorimet e shumëfishta, duke e konsideruar shumë më zbavitëse dhe interesante nga njëmbëdhjetë të tjerat. Siç thuhet si rrethanë lehtësuese në atë kohë nuk duhej të kishte dhe gjuhë, kështu që është legjitime të supozojmë se gruaja e parë ishte pak më llafazane se modelet e mëpasme, duke i ofruar kështu partnerit ndonjë apo aspak raste për kunja reciproke.

Pra duke konsideruar  pro dhe kundër, mund të themi se prindërit tanë më të parë bënin një jetë, po ta përmbledhim, gati perfekte, jo shumë larg nga parimet e shëndetëshme që u japin jetë shkrimeve të Bashkimit tonë shumë të dashur Kombëtar të Luftëtarëve Kundër Punës, për të cilën ndihem i nderuar ta kryesoj.

Nëse do të deshim t’i bënin një apel Krijuesit, mund ta kritikojmë me të drejtë faktin se, si Adami dhe Eva ishin, për fat të keq, pa atë mjet të çmuar pa të cilin, shumë prej anëtarëve tanë, nuk do të dinin sesi ta përdornin kohën e tyre : në fakt as ai, as ajo nuk kishin kërthizë. Duhet për këtë të presim ngjarjen e trishtë të mollës dhe të gjarpërit, pra të marrim pjesë në eksodin e parë masiv të historisë, kur e gjithë popullsia prej dy banorësh u shporr nga Parajsa dhe u dërgua në Tokë. Që të punonin me djersën e ballit (ai), që të lindte me dhimbje (ajo), dhe ndoshta nuk është e rastësishme që të dy vuajtjeve iu dha i njëjti emër ankth. Dhe kjo nuk mund veç të konfirmojë sa iu dorëzuar përjetësisë së Librit të shenjtë, pra se puna nuk është dhuratë e Perëndisë, por ndëshkimi i tij maksimal!

Pasi përfundoi transferimi, të dy iu dedikuan lindjes së fëmijëve dhe menjëherë kërthiza dhe me të arti fisnik i të kruarit të të ngjashmit (edhe sot alternative e vlefshme ndaj përuljes së kurrizit në veprimtaritë më turpe të punës) dhe lindja e udhërave të para soditëse, të prirur ndaj vrojtimit të përjetshëm të shenjës së rumbullaktë, pra kozmogonia e parë, ku të shumtë krijojnë bindjen më të vendosur se kërthiza e vet paraqet qendrën e saktë të krijesës. Edhe pse sot është vetëm Xhovanoti që e mbështet publikisht, të shumtë janë ata që kultivojnë fshehtazi atë teori tërheqëse.

Sigurisht kërthiza nuk do të ishte, nëse gruaja nuk do të dënohej që të lindte me dhimbje, por me teknika më pak të përgjakshme. Kërthiza është aty që të na kujtojë se të gjithë ne vijmë nga mëkati fillestar, pasi humbëm një botë të përsosur për të cilën njeriu ishte i dëstinuar të ishte Sovran i padiskutuar.

Është detyra jonë ta kujtojmë, edhe pse mënyra tjetër për ta kujtuar mëkatin fillestar (të punosh me djersën e ballit), jo vetëm që nuk është soditur nga statuti i Bashkimit tonë të lavdishëm, por është më i lodhshëm se një vrojtim i rregullt dhe metodik kërthizor.

Puna na u sanksionua si ndëshkim dhe jo si vlerësim. Përkundrazi, si dënimi maksimal mes të mundshëmve për mëkatin më të madh : mosbindja ndaj vullnetit të Perëndisë! Ndoshta për këtë që fetarët, të paktën me fjalët e më të bindurve ndaj Krijuesit, e konsiderojnë veten të përjashtuar përjetë nga i ashtuqujaturi dënim, pra me të drejtë të plotë që të mos punojnë. Është e drejtë që të mos rrezikojmë që të biem në gabimin që e dënoi Adamin, betohen për “kreshmë” dhe e mbajnë në distancën e duhur femrën.

Le t’i nderojmë pra këta luftëtarë që prej dymijë vjet tallen me punën dhe lodhjen. Sigurisht u desh pak kohë që të krijosh një strukturë si Kisha, por askush nuk mund ta mohojë se sot Kleri, si Aristokracia dje, jetojë në kënaqësinë më të shenjtë pa patur nevojë të praktikojë asnjë lloj pune.

Betejat kundër punës janë sot më të drejtat dhe të detyrueshmë ndaj të gjitha betejave. Ështrë lufta e Bashkimit që të fitojë një Parajsë të humbur, por që i është premtuar dhe që i detyrohet.

Sigurisht ky është shpirti që i jepte jetë në vitin e largët 1996, njërit prej baballarëve tanë themelues, kur nën petkun e rremë të Pantagruelit firmosi atëherë, në kohët që s’mund të vihej në dyshim, apelin e tij, që ta këput shpirtin, drejtuar të rinjve.

Punë? Jo, faleminderit, preferoj të jetoj!

Përgatiti për botim

Arjan Th. Kallço

Filed Under: Featured Tagged With: Arjan Kallco, nje liber humoristik, Pieranxhelo Filigedut

Bëhët funksionale Biblioteka e parë shqiptare në Michigan

March 4, 2014 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Këto dite përfundoi skedimi i gjithe librave që disponon Qendra e Shen Palit ne Rochster Hills, duke e kthyer atë në Biblioteken e parë shqiptare në  Michigan, e cila do funksionoi sipas ligjeve të përdorimit të librit.

Për të arritur deri këtu ka ndihmuar shumë  Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola inisiativë e të cilit është arritja e këtij objektivi, që sado pak të ndihmojë shqiptarët që deshirojnë të lexojnë dhje të kulturohen përmes librit, një mundësi kjo më shumë edhe për të ruajtur gjuhën shqipe këtu në emigracion.

Librat janë sistemuar në disa seksione, të ndarë sipas llojit të letërsisë, si:Letërsi politike, ku përfshihet edhe publicistika e filozofia

Letërsi artistike, ku përfshihen veprat më të mira të botuara nga autorë shqiptarë, si:  Marin Barleti, Bichikemi, Buzuku, Bardhi, Skiroi, De Rada, Dara, Frashëri,Fishta, kompleti I tij në disa kopje,Mjeda, Migjeni, Çajupi, Poradeci, Asdreni, Noli, Konica, Camaj, Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Qosja, Shkreli e Podrimja, etj etj nga letërsia shqipe. Në këtë letërsi nuk mungojnë edhe disa kopje të krijuesve shqiptarë që jetojnë  aktualisht në Amerikë, sidoms në Michigan

Gjithashtu, kjo letërsi ka edhe letërsinë e huaj, autortë më të mirë, duke filluar nga Homeri e Shekspiri e deri të  mobelistët e viteve të fundit, si: Homeri, Shkespiri, Hygoi, Balzaku, Cvajku e Remarku, Kafka, Koelho, Pamuk etj etj…

Nmë letërsinë historike përfshihen veprat e para në gjuhën shqipe dhe studime histroike të niveleve akadamike me shumë të dhëna  të marra nga arshivat e njohura ndërkombëtare. Këtu prfshihen Barleti e Bichikemi, Dom Ndoc Nikaj e At’ Doçi, Gjeçovi, Çabej, Frashëri, Shuteriqi, Godo etj…  Në këtë bibliotekë gjindet edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nga botues të ndryshëm si dhe studime të rëndësishme rreth tij e për të, si dhe albume historike dygjuhëshe.

Në letërsinë gjuhësore, Biblioteka ka afro 700 libra të ndryshëm përfshi fjalorë e metoda të gjuhës, revista gjuhësore e studime të niveleve akademike.

Librat në gjuhen angleze kanë një seksion të veçantë dhe zënë një vend të rëndësishëm, për vet faktin e të qënit në Amerikë. Përveç literatures politike dhe shkencore, në këtë seksion ka edhe shumë libra artistik e monografi përsonalitetesh të njohur në fushen e artit  dhe politikes ndërkombëtare.

Letërsia dokumnetare dhe biografitë zënë një vend  të mjaftueshëm që dashamirsit e librit të këtij lloji të njihen me figurat më të rëndësishme  të shqiptarëve të të gjitha kohrave.

Poashtu, një vend te veçantë zë letërsia për fëmijë, nga e cila, fëmijët që deshirojnë të mbajnë gjallë gjuhen shqipe, mund të lexojnë, poezi e fabula, përralla e histori të ndryshme shqiptare të përshtatura për nivelin e tyre.

Një seksion tjetër është ai i literatures fetare,  që përfshi të gjitha besimet. Në këtë  seksion do të gjeshë libra për fenë katolike, atë myslimane dhe  bektashjane

Në këtë Bibliotekë e cila ndahet në 8 seksione do të ketë një rregullore për funksionim normal të aktivitetit të saj. Në përgjithësi, librat me një e dy kopje nuk do të lejohen të dalin jashtë saj. Lexuesit mund të gjejnë kohën e përshtatshme për t’i  lexuar në sallë këta libra. Librat për më shumë se tri kopje mund të jipen për një periudhe të caktuar, e cila shënohet në kartelën përsonale të lexuesit, duke u nëshkruar prej tij dhe punonjësit  të  Bibliotekës.

Në këtë Bibliotekë me rreth katër mijë libra, përfshihen më shumë se njëmijë tituj,  një masë e mjaftueshme për ta bërë funksionale, për të parën herë në Komunitetin shqiptarë  të DETROITIT, një shërbim të tillë , i cili ka munguar deri tani, jo se kanë munguar librat, por organizimi në rang biblioteke nukë shtë mundësuar deri tani.

Nuk duhet lënë pa përmend ndihma që ka dhënë ish famullitari i kësaj Qendre, Dom Anton Kçira, i cili i ka dhuruar kësaj biblioteke, biblioteken e tij përsonale prej më shumë se  200 titujsh.

Poashtu, kjo Bibliotekë mirëpret vazhdimisht donacione të ndryshme për shtimin e titujve dhe botimeve të reja dhe për funksionimin normal të saj. Sipas Don Fran Koles, një adhurues I librit dhe  të pune të sistemuar, së shpejti do të   krijohet një këshillë i posacëm për funksionimin normal të këtij aktiviteti, ku do të përfshihet I gjithë komuniteti shqiptar i Detroitit, pa dallime besimi e krahine.

Kjo Bibliotekë, – thotë Don Frani,- do t’u shërbej gjithë atyre që duan librin, kun ë brendësi të saj do përpiqemi t’u krijojmë kushtet sa më të mira edhe të sherbimeve të tjera.

Mendohet që funksionimi i Bibliotekes të jetë:

E premte:   4:00 Pm   deri ne  9:00 Pm

E shtunë:    8:30 Am deri ne 1:00 Pm    dhe,  4:00 Pm deri në 9:00 Pm

E dielë:       8:30 Am deri ne  8:00 Pm.

Në raste aktivitetesh mbahet hapur deri në mbarim te aktivitetit.

Gjatë kohes që Bibiloteka është hapur, mbahen edhe disa libra të Kishes për t’u shitur  në llogari të saj ( disa kopje për autor )

Gjatë kësaj kohe, në Bibliotekë mund të kryhen edhe punë të tjera , si:promovime, botime, mesime te gjuhes shqipe, etj…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Biblioteke, ne Michigan, Pjeter Jaku

Sot rreth Ukraines:BE-ja kërcënon me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë

March 3, 2014 by dgreca

BRUKSEL- Bashkimi Evropian kërcënoi sot me rishikim të marrëdhënieve bilaterale me Rusinë, në rast se nuk do të kishte një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.“Në mungesë të masave qetësuese nga ana e Rusisë për situatën në Ukrainë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase.

UKRAINË – BE – Takim mes Catherine Ashton dhe Sergei Lavrov/

BRUKSEL, 3 mars  – Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton do të zhvillojë nesër një takim, në Madrid, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov lidhur me krizën në Ukrainë, njoftuan burime nga BE-ja.“Catherine Ashton do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov nesër, në Madrid dhe të mërkurën do të niset drejt Kievit”, njoftonte Michael Mann në një postim në faqen e tij të rrjetit Twitter.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka kërcënuar sot me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë në rast se nuk ka një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.
“Në mungesë të masave qetësuese për situatën nga ana e Rusisë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.
Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase

UKRAINË – Takim emergjent i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

STRASBOURG/ Ambasadorët e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku anëtare janë edhe Rusia edhe Ukraina, zhvilluan sot një takim emergjent lidhur me krizën ukrainase, njoftoi organizata ndërqeveritare.
Sipas Daniel Holtgen, zëdhënënsi i sekretarit i organizatës panevropiane, Thorbjorn Jagland, takimi u organizua me kërkesë të Ukrainës.
“Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet dhe po ashtu duhet të përmbushen angazhimet ndërkombëtare”, theksohej në një deklaratë të përbashkët pas takimit.

Filed Under: Featured Tagged With: Ashton, Be, Lavrov, Rusi, Ukraine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 717
  • 718
  • 719
  • 720
  • 721
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT