• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Selam nga Plava e Gusija: Nuk jemi shqiptar edhe pse kishim plis!

March 14, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.( Aurel Dasareti)
Por të shkojmë më tutje , e të bindemi që hapi i parë dhe i rëndësishëm pët një pushtues
që të pushtuarit t`ia shpërlanë trurin , t`ia mëshef historinë , të krijon njeriun e ri të atij vendi sipas kuteve të veta dhe ai popull e mbaroi të vetën.Humbet dhe vështirë që e gjen vehtën ; as sa mund të gjendet një gurë i çmuar në rërën e shketëtirës.
Me siguri ju kujtohet kur myftiu i Novi Pazarit , Zukorliq pati thënë që nuk janë as turq e as serb. Kjo deklaratë ishtë shumë e guximshme për ne , dhe ia filluam të krenohemi që një myfti nuk po e pranon origjinën e imponuar. Si çdo gjë që vjen nga andej e ka një vegëz të madhe që të lë pa mend , por që duhet të meodh shumë nëse do të kapesh për te.

Nuk ka ilir nëse nuk flet shqip , dhe nuk ka shqiptar që e mohon plisin – pata shkruar.

Ndjenja e të qenit diçka tjetër, në Sanxhak të Novi Pazarit po lëviz, por nuk kanë shpjegime të duhura. Kur këto lëvizin, kur ndjenja po rrëqeth trupin, Serbia nuk reagon, sepse e ka Turqinë për shuarjen e zjarrit. Para ca kohësh në shtypin e Sanxhakut lexova : “U zbuluan të parët e boshnjakëve të para 3000 vjetëve (Otkriveni bošnjački preci od prije 3000 godina)”. Në kërkim të gjurmëve materiale për jetën e sllavëve në shek X pas Krishtit në fshatin Puzhan në rrafshnaltën e Peshterit (afër Novi Pazarit) arkeologët gjetën gjëra edhe më të vjetra. Gjetjet e reja datojnë 1000 vjet para Krishtit, ato janë ‘urnat’ që janë mbi 3000 vjet të vjetra dhe me siguri iu takojnë Dardanëve. E krejt kjo u zbulua në tentim të gjetjes së fakteve “të autotoktonisë” sllave në këto anë dhe se gjoja se ata e paskan pas praktikuar ritin e djegies së të vdekurve.
Mandej shtypi vazhdon: “Në atë kohë, kohën e Bronzit, banorët e parë të këtyre anëve ishin Dardanët. Ky fis Ilir ka jetuar në Maqedoni, Serbi, Kosovë dhe në Sanxhak në Peshter “
Por Zukorliqi e kishte me sherr ! : “Ky është një shembull që tregon se Boshnjakët i kanë rrënjët tek Ilirët, të cilën e vërteton edhe zbulimi i fundit”!! Pra , duan t`ia mveshin vetit një prejardhje , që të dallohen nga sllavët tjerë.
Por të pranojnë që janë shqiptarë nuk duan.(Fjalën e kam vëtëm për “ boshnjakët “ e Sanxhakut të Novi Pazarit, apo më mirë të themi për shqiptarët që u : boshnjakuan” )
Para dy -tri vitesh doli në internet një regjistrim i vitit 1902 , ku shiheshin shqiptarën në Novi Pazar me plisa të bardhë ( https://www.youtube.com/watch?v=3BYfcfCgQoc ) një document shumë vlerë , për të kaluarën tonë.
Këto ditë e lexova një shkrim në portalin me zë (http://www.gusinje-plav.com/) që nëse ke plis nuk do të thot që je shqiptar, .ndërsa pë filmin që e permenda thot që është pjellë e propagandës shqiptare ……(Ne dopustivo je kada neko svjesno ispreskace jedan niz historiskih cinjenica, kao sto g. Metjahic to cini kada je govori o Bosnjacima Plava, Gusinja i Sandzaka, a pritom se koristiti propagndistickim materijalom nekih pronacionalista i etno-homogenih bolesnih umova. U dokazivanju nacionalnog identiteta i nacionalne pripadnosti, mnogi Albanci koriste taj propagandisticki snimak u svrhu da prikazu Bosnjake, nacionalno kao “Albance”. Ovime g. Metjahic dovodi u pitanje svoj kredibilitet i reputaciju koju uziva vjerujem kod mnogih Bosnjaka koji drze do argumentiranih povjesnih fakata po pitanju povjesnih i nacionalnih (www.Gusinje-Plav.com) )…… dhe se gjëja se të gjithë thirrn në vërtetësin e çulahit ( si shkruan aty )- plisit.
A është plisi shenjë që të jesh shqiptarë ? Jo thot autori , se plisi ësht kapuç grek

Ja se si spjegon ai:” kur Perandoria Romake e pushtoi Ilirinë , atëhrë ata u detyruan ta marrin fenë dhe të bëhen katolik. Ilirët e nështruar filluan ta bartnin Plisin romak , të cilin romakët e morrën nga Grekët . Në fotot më larte – vazhdon ai, shihet heroi heleno -grek Odiseu , që bartëte çulah (plis0, dhe se helenet janë popull para-grek dhe të një civilizimi shumë më herët se ai ilir. Nga kjo rrjedhë që plisi nuk është i shqiptarëve, por se ësht kapuç grek dhe se romakët iu sollon shqiptarëve.” Por ai arrinë në një “përfundim” shumë historik : “Shqiptarët e përvetësuan çulahin (plisin) nga grekët por nuk janë grekër por Plavasit dhe Gusinjasit dhe boshnjakët e Sanxhakut janë ‘ nuk janë ” Shqiptar ” sepse bartnin plis” (Vidjet ce mo da, pored culjaha i ostali djelovi albanske nosnje su preuzeti od drugih naroda i civilizacija i da nosnja nije iskljucivo albanska.) dhe pastaj e spjegon me foto që plisi dhe tirqit nuk jane vetëm shqiptare por edhe te bullgarëve , maqedonasve, serbëve , rumunëve , çerkezëve etj.
A e dini se pse malesorët e Plavës dhe Gusinjës e paskan bartur plisin në kokë ? . sepse paskan tregtuar ne veriun e Shqipërisë dhe që të depërtojnë më lehtë ???????
Lajmi më ri ; Zukorliq: Nikolla Teslla ka vdekur si musliman! Shkencëtari Nikolla Teslla në fund të jetës së vet kishte kaluar në islam. Kështu ka thënë në Rozhajë muftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq, shkruan novosti nga rs, transmeton koha.net.
Po e përfundoj me Aurel Dasaretin : “Një mik më pyeti: “Aurel, nga e nxjerrësh këtë kënaqësi emocionale, nga dashuria apo rreziku që vjen nga kjo lojë?”
Përgjigja ime ishte: “Nga rreziku. Sepse më nxit. Por, të lutem, mos më keqkupto, rreziqet nuk më pëlqejnë, më pëlqen t`u bëj bisht. Kështu u hapet rrugë energjive të mia.”
Ata që nuk kujdesen për ndjenjat e të tjerëve mund të bien shpejt në telashe. Shumica e vendimeve të marra janë të bazuara në emocione. Kjo ndoshta nuk duket ashtu sepse ne i maskojmë me fjalë të arsyeshme dhe shpjegime, por shpesh janë “ndjenjat e barkut” ato që vendosin.
Fahri Xharra 14,Mars 2015
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xhara, Plava-Gusija, plis

Iliriku i sërbëve në burimin e të pavërtetave serbe !

March 4, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/Gjakovë/

” Sërbët e sotëm (srpski narod ) – nga prejardhja, kultura dhe mentaliteti dhe identiteti i tyre nuk janë pasardhës dhe nuk ka asnjë ngjajshmëri me popullin serb (sreb) të shekullit të Mesëm. Nga sllavët e morrëm gjuhën, por na nuk jemi sllav . Shkatërrimi i Sllavëve në Ilirik (Balkani perëndimor) në fund të shekullit të Mesëm është neu kyq për kuptimin e lindjës ëe kombeve- nacioneve në këto toka.Turqit me ardhjen e tyre në Mesjetë e krijuan një kaos të madh në Ilirik dhe etnitikisht e trazuan atë. Këte e kuptojnë vetëm disa shkencëtar si prsh. Momčilo Spremić ,i cili thot se serbët (srebët)  janë zhdukur në gjysmën e parë të shek.të 15-të.”- shkruan Miroslav ĆOSOVIĆ në Si u krijua Ballkani etnikisht -Kako je etnički preoblikovan Balkan )

( Në lexim e këtij shkrimi duhet të keni kujdes në emërtimet sërbët dhe serbët(srebët) , dhe pse ky ndryshim do të kuptojmë më vonë në tekst. Kurse emërtimi Ilirik ,për Ballkanin është origjinal ashtu i cekur në librin  e Momčilo Spremić-it ”Despoti Gjuragj -Brankoviç–Banovina e Maçvës )

Padashtas  ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes  të serbeve dhe nesh ? Deri  sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen  edhe në historinë e vjetër  ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori  pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes  dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë.  A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e  mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.

Por të vazhdojmë më temën që po trajtojmë  e mu për  këtë dua të shënoj një kënd tjetër të vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë .

”Gjërat janë në të vërtetë shumë të thjeshta dhe logjike shkruan akademiku Momqilo Spremiç. Kur në Ilirik  ( Ballkani fxh) osmanlinjët e shkatërruan fisnikërinë e krishter,dhe fshatarësia vendore mbeti në mëshirën dhe  urrejtjën e Osmanlinjëve .Sistemi feudal i shteteve krishtere në Ilirik nuk ishte i aftë t´i bënte ballë turqëve -osman kështu që solli pamundësinë totale  të Sllavit-Serbit(Sebrit) të zakonshëm për vetorganizim. ”. Pra këtu flet që gjëja se në Ilirik kishte vetëm të krishter sllavë- serbë. Ku ishin shqiptarëT?

Por, për të qenë ironia edhe më e madhe ai thot që bile edhe Kodiku i Dushanit , në nenin 69 rreptësisht e kishte ndaluar tubimin  e serbëve(srebëve) , dhe nëse gjendet ndonjë organizator ai të denohet me prerjen e veshëve. Nemanjiqët shumë më herët se osmanlinjët iu kishin ndaluar të drejtën e organizimit politik, dhe këmbimin e mëndimeve politike.Dhe , vazhdon  autori me rënjën e zotërinjëve feudal , ranë e dhe serbët  (srblji, sebri)

Por këtu autori  bie në një kurthë ndaj vetvetës (teorisë së tij) sepse duke dashur ta paraqet popullin sllav ( të krishter) si viktimë të pushtimit osman , ai i harron shumë gjëra.: që Kodi i Dushanit e mbronte ortodoksinë ,pa marrë parasyshë gjuhën e besimtarëve, dhe se viktima më e madhe e atij kodi ishin shqiptarët (arbanasit ilirik) e besimit katolik. Tani , vetvetiu të imponohet pyetja se kë e mendonte të krishterë , kush ishin sebrët apo serbët . Ose thonë ndryshe , me qenë se flet drejt për së drejti për Ilirik , ateherë kush ishin Ilirët , të parët e kujt? Sipas kësaj logjike të akademikut Spremiç , e meqenëse nuk i përmend askund shqiptarët ateherë na del  sebrët ishin vazhdimësi e Ilirëve.

”Në kohën e kaosit  të madh që  e sollën osmanlinjët në Ilirik në fundin e shekullit të 14 dhe fillimin e shek. të 15  ,u paraqit edhe tregtia me njerëz , dhe se të tillët që bënin tregëti me robër quheshin”robci” dhe se në arkivat e Dubrovnikut gjenden shumë dokumente për këtë kohë (i njejti libër)

Spremiçi i cili i kishte kaluar decenjet nëpër arkiva  me bindje thot që në atë kohë kishte humbur populli i vërtetë  serb, dhe se SANU po i mësheh gjërat.Me fjalë të tjera sërbët e sotëm nuk janë trashëgimtarët e serbëve(srebëve) të mesjetës ,dhe sipas Dr. Spremiçit ata ishin  ”zhdukur” që gjysmën e parë të shek. 15-të

Në kë libër mëshifen të vërtetat e kohës për të cilën flitet.

”Dokumetat e kohës dëshmojnë që turqit merrnin shumë të zënë rob dhe ata barteshin nga Serbia nëpër Shkup dhe Edrene. Vlerësimet i jepni shifrate dy qind mijëve dhe thjeshtë ” të pa numrueshëm” Aq shumë kishte robër sa që në Shkup djaloshi 4 vjeqar shitej për  20 aspra , e që çmimi i robërve zakonisht ishte 200 aspra. ( i njejti libër)

Por Sllavët – Serbët jo vetëm se  shiteshin si robër por edhe iknin nga Serbia . Serbët (srebët) e kohës  nga dhuna e kalonin edhe Danubin dhe Lumin Sava dhe shkonin në Hungari. . Kurse Serbët e Jugut , nga despotia e jugut iknin me anije nëpër Adriatik , dhe me atë rast gjenin strhim në Ankona , Abrucio , Apulia etj.( i njejti libër ) . E shifni edhe Arbëreshët e Italisë i paraqet si të ikur srebë.

Dëshira e autorit është që të humbë gjurmët e një populli që ishte ( dhe është)  par mesjetës ,në mesjetë këndej pari ( Arbanasit  ilirik) dhe me këtë të shkarkon ( ta liron Ballkanin , sipas tij Ilirikun ) nga shqiptarët. Thellë e zeza!

 

E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke  për historinë tonë? apo të bimdemi që jemi rishtas  të ardhur?

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?

Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: e të pavërtetave serbe !, Fahri Xhara, Iliriku i sërbëve në burimin

Thoti apo Morsi?

November 14, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Kush është Morsi dhe kush ishte Thoti në tokën e faraonëve? sa janë të vlerëshme për ne këto figura që të krahasohen? Përplasje epokash e kisha quajtur ballafaqimin e këtyre dy personazheve të shkrimit tim. Në të njejtën ditë u shkrua edhe për Thotin e edhe për Morsin. Me të cilin protogonist të shkrimeve humbasim kohë , i shlyejmë gjurmët tona dhe e neverisim botën e qytetëruar ? dhe me të cilin e rrisim krenarinë kombëtare ?

Thoti ishte shpikësi i alfabetit hieroglifik fonetik egjiptian, mbi bazën e gjuhës pellazge-shqipe dhe i përkiste kombit arbër .Vetë emri i tij, shpjegohet vetëm në shqip, dmth: ai që na thotë… Do të ndalem në këtë aspekt të veçantë të doktrinës së Thotit, pasi e gjykoj si të rëndësishëm, themelor në formimin e njeriut të fortë (e përdor këtë cilësor në kuptimin i plotë, jo i mangët), si të domosdoshëm për ta inicuar, (mësuar-.) që fëmijë, gradualisht, jo vetëm në gjimnastikën fizike – për t i dhënë forcë dhe harmoni trupit, por edhe në atë të intelektit dhe të vullnetit (të këtij mbi të gjitha) – për ta bërë njeri të vetëdijshëm, me moral dhe të pushtetshëm: të përgatitur, të kalitur, të gatshëm për tu përfshirë në shoqëri si element i vlefshëm (pra i domosdoshëm dhe i dobishëm F.D); të aftë, sepse të paisur me energjinë e nevojshme për të prodhuar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë, të mira dhe pasuri, në kuptimin më të gjerë dhe tepër fisnik të fjalës. Ky shtjellim i Xh.Katapanos, zbërthen rrugën e hyjnizimit të njerëzve, sipas moralit të besimit pellazg që mësohej në shkollën e mistereve të Thotit. (F.D) …. apo …. Për herë të parë, pas shumë muajsh pritje e vuajtje, publiku pati rastin ta shohë Presidentin e izoluar, Dr. Muhamed Mursi. Edhe pse i burgosur, ai megjithatë u shfaq krenar dhe madhështor si gjithmonë. Doli para gjykatësve për të dëshmuar madhështinë e personalitetit të njeriut të formësuar, të matur, e besimtar. Me krenari vazhdimisht përsëriste se është vullneti i popullit të tij që e bëri dhe kërkon që ai të jetë President. Ai është i zgjedhuri. Ai nuk duhet të gjykohet. Atij duhet t i lirohet rruga që të vazhdojë të ecë tutje me vullnetin e popullit. Puçi është imponim. Është dhunë ndaj vullnetit të popullit dhe shtypje e së vërtetës. Puçi është pretendim i rrejshëm se kinse situata, aktuale, po e do kështu. (Sh.K)

Cili na jep nderë , Thoti apo Morsi ?… të vazhdojmë …

Vaje te shqiptarëve(disa) dhe lotë të kotë që të përvëlojnë” nga dhëmbshuria për diçka e për dikend që aspak nuk na përket e as nuk na gërget: . Është interesant se Egjipti ka pasur shumë faraonë por edhe zullumqarë, përfshirë të atillë që eliminonin kundërshtarët e tyre politik si Muhamed Ali Pasha, me origjinë shqiptare, Naseri e Mubaraku. Ndërsa krejt në fund na shfaqet edhe faraoni i kohës moderne, Abdulfetah Sisi, i cili vret dhe masakron popullin paqësor e duarthatë, duke ekzekutuar në mënyrë brutale mbi një mijë protestues, shumica e të cilëve gra e fëmijë, dhe atë para syve të botës demokratike .(Sh.K

Kush është Morsi? Sa është për shqiptarët dhe mbarë shqiptarët i rëndësishëm ky njeri?

Së këndejmi, gjatë periudhës së tij bashkëkohore padyshim se Egjipti njohu vetëm një sundimtar të butë, të qetë e të urtë, pra Muhamed Mursin. Por si duket shumë kë e paska penguar një pushtetar i butë e i dashur për popullin në Egjipt, ndaj dora ogurzezë nuk arriti dot ta përballonte që Egjipti të ecë përpara. Andaj edhe e hoqën, madje edhe e burgosen nën akuzat e rrejshme ndër më të rëndat. Ah sa e padrejtë dhe e verbër është bota, atë që i kishte duart e zhytura me gjakun e të pafajshmëve mbi tridhjetë vite,

Husni Mubarakun, e liruan ndërsa atë që e zgjodhi populli, me votën e lirë, që jetonte thjeshtë në mesin e popullit duke mos pranuar në asnjë mënyrë të dallohej prej tij, e rrëzuan bile edhe po e akuzojnë rëndë. Ec e pritë ditë të mira në këtë lloje bote. Apo ndoshta këtë afërsi të madhe, mes tij dhe qytetarëve, nuk mund ta përballonin dot të tjerët për rreth, vëllezër, shokë, miq e komshi , të cilët ishin mësuar që në Egjipt të dëgjohet zëri i një njeriu, assesi zëri i popullit.

Ku qëndron e vërteta e ngjarjeve në Egjipt ? T´ishim shqiptarët ndonjë fuqi e madhe botërore ekonomike , ushtarake apo turistike , atherë kishim thënë so ndoshta atyre të politikës sonë shtetërore do do të duhej t i qasen sa më me ngulm ndërrimeve atje ( në Egjypt). Por kështu si jemi , pse ta mundojmë xhematin tonë me përralla bashkëkohore? Aty ku buajt shkrryhën, bretkocat e vogla është mirë që të skajohen .

Kultivimi i kultit të Thotit apo i atij të Mursit (Morsit) i ndihmon ardhmërisë sonë në Europë ? ….. E ndërkohë një lajm i mirë , një lajm që jep shpresë :

Manojlovski dëshmon në Kongresin Amerikan për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni. Duke folur për këtë temë tabu tash e 72 vjet të regjimeve komuniste e totalitare, ai ka theksuar se në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse, jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë autokton me traditën shekullore të gjuhës, të kulturës dhe traditës shqiptare të besimit ortodoks. Shqiptarët ortodoks, ka thënë Branko Manojlovski, jemi populli i ndaluar dhe përmes skenarëve të njohur sllavomqedonas dhe të kohës komuniste në ish-Jugosllavi, bënë që bashkëkombësit e mi shqiptar ortodoks mbetën në orët e harresës historike

Të gjithë neve pa ndasi fetare duhet t i japim jetë kësaj dëshmije per shqiptaret ortodoks te Maqedonise

( Për shkrimin e këtij artikulli i huazova: Si u hyjnëzua «Besa» e Arbërve në tempujt e Faraonëve (Fatbardha Demi) dhe NGADHËNJIMI I SË VËRTETËS NË TOKËN E FARAONËVE (Shefqet Krasniqi) )

Fahri Xharra, Gjakove

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xhara, Toti apo Morsi

Verërat pellazge-ilire

November 11, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

”Natën kur flinja, më tha shpirti: Pi !/

Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri;/

Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;/

Ke shekuj që të flesh në qetësi”.    (Rubairat ,Omar Khajami(1048-1131)/

Hardhia e rrushit është mbi 60 milion vjet. Gjatë kohës së pas-akullit (10 000-5 000 vjetë më parë ,verërat  e bënë rrugën e  tyre përgjatë lumit Danub e drejt veri-perëndimit të Europës . Homo sapiens e zbuloi dhe e kultivoi verën e egër  e cila u bë vera e përbashkët  e sotme europiane (austrianwine.com ).( Të kemi parasysh edhe Kulturën e Vinçës , kulturën pellazge të zhvilluar rrethë rrjedhës së Danubit , rreth Vinçës.)

Albanologu arbëresh Giuseppe Catapano në punën e tij thekson se arti i vitikulturës dhe i enologjisë së Egjyptit dhe vendeve  tjera ishte i lidhur ngusht me para ardhësit e Ilirëve , Pellazgët. Gavraniç (1983) shkruan ndër tjerash se Ilirët dhe Keltët e Panonisë e kishin zhvilluar vitikulturën shumë më herët se ardhja e Romakëve. Qartas ,thot ai që Iliria ishte  zemra e shumë pemëve. Për të vazhduar më tutje enologu i njohur francez (1995) ,në librin e tij : “Les vinsmets et alcohols des pays de la loire” thot që hardhitë e njohura si “Cabernet Sauvignon”. “Merlot” dhe “Gamay” , janë të origjinës nga Shqipëria . Ai shton se vend-origjina e llojeve të ndryshme te fiqve , ullinjëve, dardhave dhe mollave  ishte Iliria e vjetër.

Në portalin Wine Albania shkruan se historiani francez Enjalbert  e konsideron Shqipërinë , ishujt e detit Jon të Greqisë së sotme  si dhe jugu i Dalmacisë ishin vendi i verës pas epokës së Akullit. Ka shkrime shumë për vitikulturën Ilire , ashtu si ishte e njohur në kohërat e vjetra, se ajo egzistonte më herët se shek 8-të prK. Autorët e vjetër latin shenojnë që Iliria ishte burimi i verërave shumë cilsore të shpërndara nëpër Itali.

 

Kerkimet më të reja për verën e Bordos me origjinë nga Iliria, sjellin rezultate ë duhura dhe e kthejnë kohën prapa gati 2000 vite kur romakët e sollën ne Galinë e largët hardhinë  e rrushit) nga trojet shqiptare per ta kultivuar nga fiset e këtij vendi që  quheshin Biturgët dhe regjioni i tyre Biturica(biturika) në afersi te Bordos së sotme.

Për të vërtetuar kulturën Ilire të verës tek shqiptarët është e mirë të ceket se në Shqipëri sot janë 108 ekotype të hardhive Zhvillimi i kësaj kulture i ka kalur shekujt duke i dhënë verës veti të vlerëshme dhe të posaçme (kvvvsh.org)

Është më rëndësi se çka shkruajnë austriakët për verën e tyre dhe historinë e saj :” Keltët por me më siguri para ardhësit e Ilirëve (pellazgët fxh) e kanë kultivuar verën në formën e tyre primitive dhe që hardhia “vitis vinifera” daton që nga koha e Kulturës së Hallstatit ( viti 700 prK ) , e gjetur në fashtrat Zagersdorf në Burgenland..Në Austrinë e poshtme ka shënime pë llojet e hardhive që datojnë që nga koha e Bronzit dhe se vera ishte kultivuar  ne Traisental (Au) si dhe në Stillfried dhe në Weinvirtel.”

 

 

Rrugët e verës dhe vinaritë në ishullin Peleshac (Dalmacia) paraqesin një ndjenjë të posaçme të traditës së rrushit dhe verës. Reth shek. të 5-të prK fisi i Ilirëve u quajtur -Plerianët jetonin në këtë ishull.( Pleraei , Pyraei ose Palarioi  ;Illyrian tribeHistory of the provinces of the Roman Empire by J. J. Wilkes,) Sipas gjurmëve të gjetura , Peleshaci  e kishte një dendësi të madhe te banorëve ilir ,Plereian,   ku në shpellën e madhe Nakovani ,në cepin verior të ishullit janë gjetur gotat keramike të verës. Vëra prodhohej dhe pihej në atë kohë. Romakët në tokat e pushtuare të Ilirisë  e gjetën një kulturë të lartë të verës.

Thuhet se ishin romake ,Villat Rustike të ndërtuare në ato vende  ku rritej rrushi  dhe piqej vera.Villat Rustike ishin për klasën e lartë të shoqerisë së kohës. Në Peleshac ,vendin më i njohur për verëra  janë gjetur shumë villa Rustike : në Dingaç, Postup,Perna, Viganj, Tëstenik dhe në Zhulana.. Po pse romake?

Rreth viti 385 prK ,grekët kishin shkuar si kolonist në ishullin  dalmatin të Hvarit i cili që nga ajo kohë e deri më sot kishte ndërruar mbretër ,perandori dhe ushtri të uaja të cilat vinin dhe shkonin . Sot shihen gjurmët dhe vrragët e ndodhive të cilat mbesin si një pjesë e identitetit kulturor të këtij vendi , por një gjë që nuk ka ndërruar hiç është rritja e hardhisë së rrushit dhe e prodhimit të verës të cilat i kanë mbijetuar  rënjëve dhe ngritjeve të ndryshme shoqërore. “Gjatë kohës së Demetrit , një ushtaraku të besueshëm të mbretëreshes Teuta , ishulli Hvar ishte rikthyer nën udhëheqjen e ilirëve(Ivana Krstulović Carić, dipl.ing.agr.)

Histritët , fisi ilir nga të cilët e mori Ista emrin, ishin vitikulturistë(kultura e verës) Zbulimet arkeologjike dhe treguan që kishte komplekse të tëra agrokulturore në këto anë, dhe se zhvillohej një jetë e shëndoshë e njohur villea rusticea.Verërat e njohura histrite janë Marzamina e kuqe . Malvazia e bardhë dhe Teroni i kuq. Po ne, si vllezër të bregdetit dalmatin ,si u verbuam në terrin 6oo vjeçar ,duke e humbur lidhëshmërinë tonë me një kulturë aq rustike po aq edhe fisnike, të cilën bota e muarr nga ne ?

Sipas historian Appian, fiset ilire të bregdetit të Adriatikut e trajtonin verën si një të mirë me vlerë të madhe dhe të çmuar.Amforat e gjetura rishtas në Lumin Neretva e tregojnë rëndësinë e madhe të verës si një stil kulturor dhe historik të atij vendi.
Në shtratin e lumit ,së bashku me anijet u gjetën me qindra e qindra amfora të verës si edhe mbi 700 kapakë të këtyre shtambave të verës.Prof .Adam Lindhagen ,specialist ne amfora nga universiteti i Osllos , e vërteton prejardhjen e tyre duke thëneë që ato janë prodhuar eksluzivikisht në Dalmaci -prej nga eksportohej vera në të gjithë Imperatorinë Romake . Sipas Julius Caesarit (100-44 pr.K) , galët shumë lehtë e shkëmbenin një sklav për një shtambë (25 litërshe) me  verë

Dhe poeti i madh persian Omar Khajami në shek e XI-të këndonte:

“ Mbi lulet po pikojnë vesë retë,

Dhe me një zë qiellor, Bilbil’ i shkretë:

Ah, Verë! Verë! Verë! Trëndafilit

I lyp t’i skuqë faqëzën e zbehtë. “

* Nje dokument i gjallë i vërtetimit se hardhia e rrushit eshte sjellur nga Shqipëria në Gali, Franca e sotit

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xhara, vereta pellazgo-ilire

Kulti i gjarpërit na qenka Iliro-Serb?

November 7, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri XHARRA/Gjakovë/

 ”Vetë emri ilir, siç kemi theksuar edhe më parë, është i lidhur për një kafshë toteme – gjarpërin, ndërsa legjendat antike të cilat rrëfejnë për lindjen dhe prejardhjen e të parit të fisit të gjinisë ilire, Illyriosit mitologjik, tregojnë për lidhjen e ngushtë të këtij erosi me gjarpërin. Të përsërisim këtu se prindërit e Illyriosit, Kadmi dhe gruaja e tij Harmonia – edhe vetë janë shndërruar në gjarpërinj.”-Aleksandër Stipqeviç – Ilirët/

Kur të kaluarën tonë e gjuajmë me gurë sikur dikushdreqin pas kodrës, dhe ajo e kaluar nuk largohet nga ne se prap duhet që në vitin tjetër ta gjuajmë , e kjo zgjatë me qindra e qindra vjet, atëherë jemi në një perpetuum mobile . Por këtu e kemi një ndryshim në mes të djallit të paskodrës dhe të kaluarës sonë. Ne të kaluarën e shofim në gjuhën që e flasim  , në dokomentat që flasin ,në nëntokën dhe nënujin tonë , kurse Dreqi i paskodrës është një imagjinatë së cilës duhet tí frigohemi dhe kështu duhet vazhdimisht ta gjuajmë me gurë.A duhet hedhur gurë mbi të kaluarën tonë ? Prap po viejme deri te një një përfundim bipolar, deri sa Djallin e përmendur e gjuajmë dhe e gjuajmë­ , ate askush nuk e përvetëson  ai ritual i mbetet gjithmonë atyre ,kurse historinë dhe të kaluarën tonë duke e gjuajtur me gurë, duke e mohuar , duke e nemur dhe duke e mospërfillur atë e përvetësojnë të tjerët. Ajo (historia e jonë )ishte , ajo i shkruante rrjedhat   jetës , ajo preket  , ajo shijohet dhe është një terësi jo virtuale e cila kur nuk ”kullandriset” nga pronarët atëherë të tjerën e bëjnë si të vetën; sepse ata kan nevojë për histori ata kanë nevojë për mjë mbështetje. Një popull pa mbështetjën e së kaluar ai është një komb i shpifur.  Ai nuk ka ardhmëri. Ç´po ndodhë me ne ? Neve nuk na duhet historia, se atë e gjejmë në Europën e Bashkuar!. Jo, as Europa nuk të do ,nuk të pranon nëse je i pa histori ,nese nuk e ke një CV (curriculum vitae) së të kaluarës.

Një mik më shkruan:”I nderuari zotëri Fahri Xharra e kam një pyetje ? pse historianët dhe akademia e shkencave heshtin ose nuk ndermarrin diçka rreth ketyre fakteve të shumta historike që i kemi !!! me aktin e heshtjës ose të pasivitetit neve indirekt po i ndihmojmë “fqinjeve” qe ta shkruajnë historinë e tyre ne dëm te gjenezëz Shqiptare !!! pse po ndodh kjo ?”(I.Sh.) .Sipas të gjitha gjasave  tek ne heshtja paguhet- iu përgjegja.

 

Serbët e kanë një aftësi copy-paste ,që historinë tonë e përvetësojnë lehtë, e kanë për nder që të përshkruhen  me të kaluarën tonë , e kanë për nder që t´i thurrin hymne te ”kaluarës” së tyre , dhe krenohen me atë që nuk është e tyre. Sa vështirë që nuk ka ligj kundër plagjiaturës së historisë , dhe ne sipas të gjitha fakteve duheshim ti padisnim . Por kush ?  kur heshtja nuk flet ajo nuk të mbronë ajo nuk ta zbardhë fytyrën.Me siguri që duelin gjugjësor do ta humbnim. Në këso rastesh avokati më i mirë mbrojtës është libri ,janë librat ,janë dokumentet që flasin  se faket janë në duart tona. Botës duhet t´ia mbushim bibliotekat , internetit duhet bërë që të flet shqip.
E dëgjuat nga titulli i shkrimit se fjala është për kultin e gjarpërit që paska pasë folur serbisht që moti , që nga ilirët e deri sot. Gjarpëri mitik ilir e  paska folur  gjuhën e parë në botë ,gjuhën serbe.

 

Sipas serbëve: ” Ilirët ishin një grup i fiseve Indo-Europiane, të cilët e paskan banuar një pjesë të Ballkanit Perëndimor  si dhe brigjet jug-lindore të gadishullit të Italisë. Territori i banuar nga ilirët u bë injohur si Iliria nga autorët grek e romak, territore këto që ishin tokat e ish-Jugosllavisë (Serbisë, Bosnës dhe Kroacisë, dhe popujt serbë ,boshnjak dhe kroat i paskan rrënjët nga Ilirët)”

Pastaj vazhdohet.” Mitologjia dhe religjioni i Ilirëve është i njohur vetëm nëpërmjet përmendjes së perendive të ilirëve në Perandorinë Romake.. Në Ilirinë jugore  si i shenjt njihej gjarpëri i biri i Drakut dhe Drakenës. Vetë emri Ilir  në përkthim do të thot i lirë dhe është i shoqëruar me gjarpërin. Sipas legjend­ës Kadmusi me anën e Enkelejve u martua me Harmoninë dhe iu lindi djali Ylirosa, të cilit gjarpëri i dha fuqi dhe forcë magjike,kështu ai do të bëhët lindësi i Ilirëve.”

”Totemismi  ( sistem i besimit ku njerëzit, thuhet të jenë  në lidhje familiare ose marrëdhënje mistike me një qenje-shpirti të një bimeje apo gjalleseje..Totemi apo terësia thuhet që kanë bashkëvepruar më    një grup familiar apo një individ duke iu shërbyer si emblemë apo  simbol) duket që ka luajtur një rol të madh tek rrënjet tona (Illyrians Snake (OldSerbian Roots) , tek Ilirët. Ngajshmëria e emrave të disa fiseve serbe-ilire me objekte natyrale apo shtazë e sajon argumentin shumë të fortë për besimin e tyre totem. E rëndësishme është që itek Ilirët ( rrënjët e serbëve) ishin dy kulte ; ” kulti i diellit ” në veri dhe ”kulti i gjarpërit në Ilirinë Jugore. Gjarpëri është konsideruar si simbol i pjellëshmërisë , rotarë i shtëpisë dhe pasurisë dhe i pavdekshmërisë nëpërmjet ringjalljës .”

Një gjë ta kemi të sigurt që serbët e njofin historinë tonë shumë më mirë se ne.

Të vërtetat për pellazgët, ilirët ,luftërat tona , mbijetesën tonë dhe shqiptarët  i gjenë shumë më  mirë të shkruara në librat serb  se sa në ”historitë ” tona.

Që të jem më i qartë , nëse lexoni diçka mbi të kaluarën parahistorike dhe historike të serbëve  , vetëm aty ku shkruhet serb lexoni  shqiptarë dhe e keni historinë në duar.

Serbët janë të aftë për manipulime historike ; i kanë mbushur bibliotekat e Europës me trilogjitë e tyre , me ” të kaluarën ” e tyre , me ” vuajtjet” e tyre gjatë historisë. E ne ?

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xhara, ilir, kulti i gjarperit

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ
  • 100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR MË 28 KORRIK 2022
  • Një copë qielli midis Meksikës dhe Kosovës
  • NJË PYETJE (NEVE) PËR QËNDRESËN
  • Meet a NYCHA Construction Partner: STV  
  • KUVENDI  I  GREÇES , KRYEKUVENDI  KU MORI  JETË PROGRAMI  POLITIK I PAVARESISË  SË SHQIPERISË…
  • GAZETA E VETME SHQIPE E KOSOVËS “BUJKU” E 23 QERSHOR 1991: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT