• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mitrush Kuteli i Çamërisë,për Çamërinë

January 20, 2014 by dgreca

  ”Nga një det në tjatrin det, isha zot vetë”/

Nga Pertefe  Leka/

Njerëzit e mençur, të cilët na kanë lënë këshilla e mësime që vlejnë përtej kohës së tyre, duhet të jenë pjesë e vetëdijes  sonë. Më ka tërhequr një shprehje e një humanisti shqiptar,e një njeriu paqësor që luftoi tërë jetën e tij për drejtësi e barazi njerëzore kur shkruan: “Unë kam pasur gjithnjë,si bir i një populli të  vogël,një urrejtje  të madhe  kundër idesë së  zezë “popuj mbi popuj” ose  “të mëdhenj mbi të vegjël”, por popuj përkrah popujsh.Dh.Pasko.

Duke ditur se Dhimiter Pasko rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, nga Arta e Çamerisë,  ideja e Kutelit “popuj  përkrah popujsh”e  nxjerr në pah  vendin e origjinës së tij,Çamërinë  e cila sot  kërkon  jo vetëm  përkrahje kombëtare por edhe ndërkombëtare.E  ky njeri i gjithëvirtytshëm, e ka mishëruar  krenarinë për emrin e fisit me pseudonimin Mitrush Kuteli, që prej  këtij emri  njohim veprimtarinë madhështore të Dhimitër Paskos.

Ai ishte lindur në Pogradec, shkolluar në Selanik  e me vonë në Bukuresht në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, prej ku mori titullin “Doktor i Shkencave  Ekonomike,Bankare e Monetare”.

Kjo degë  i hapi perspektiva për një karrierë të shkëlqyer,profesion të cilin e ushtroi në Rumani e në Shqipëri.

Krahas kësaj Ai përparoi shumë edhe  në fushën e letrave duke u vlerësuar si një kapacitet,intelektual i veçantë…

Kuteli,përveç të tjerave, është edhe  autori i “Poemit Kosovar”, botuar me 1944.Në parathënien e librit “Sulm e Lotë”me titull “Një fjalë mbi dy shokë e mbi veprëzën e tyre”,autori nëpërmjet një udhëtimi  mbresëlënës nëpër Kosovë, flet shqip me vetveten,sepse  Izedini(pseudonim i Dh.Paskos) me të cilin bashkëbisedon,  është Kuteli.Edhe  Dr.Pas i cili e përshkruan biseden e tyre deri në fund,  është përsëri  pseudonim i Dh.Paskos.

Qëllimi i këtij  udhëtimi sipas autorit  është:”Do deshnja të  shkruaj një poem të qendrimit shqiptar ball për ball me rebeshet  e historisë.Dhe do desha t’a nis me rrënjën ilirike”M.K. Autori  ka dhënë lidhjet e njeriut të thjeshtë,(që kanë thesarë në shpirtin e tyre.M.K.) me tokën, jo vetëm si burim jetese, por edhe  lidhjet qindra  vjeçare me  Atdheun.

Komunikimi  i poetit është i qartë, i drejtëpërdrejtë,këmbëngulës,me tone të ashpra për ata që na kanë grabitur tokën dhe nëpërkëmbur Atdheun.Vepra  merr sot vlera shumë dimensionale,sepse  trevat shqip-folëse  janë  më të afruara, janë më të ndërgjegjësuara  në vetëdijen kombëtare, pavarësisht kufijëve të cilët për pak kohë do të jenë të kapërcyeshëm,në B.E.

Ai ishte krenar për  Asimët e Qerimët e Kosovës për të cilët ëndërronte lirinë  e pavarësinë e tyre, duke kaluar në disa etapa të paraqitura në poemë: Qëndrimi,Durimi,Sulmi,Ndërtimi,Qëndrimi.

Tani, që populli Kosovar realizoi dëshirën e madhe  të poetit, zëri i tij  buçet triumfalisht:

“Hej! Komb i lirë Kosovar/ti komb shqiptar/ti zot krenar”/.M.K.

Po ky zë do të ketë  të njëjtën ushëtimë edhe  për  bijtë e  Çamërisë,viktima të  gjenocidit grek,kur Kuteli shkruante: ”Dikush guxoj t’i zhdukë,t’i tjetërsojë,t’ju marri tokën,gjënë e gjallë,t’ju marri edhe jetën..dhe pastaj,i thanë të ikte në Stamboll,Anadoll dhe me tej” e gjithë kjo  për t’jua shuar kujtesën historike.

Por, jo.

Ashtu si paraardhësit e Kutelit  të shpërngulur nga Arta dhe të tjerë e të tjerë  të shpërngulur me forcë  nga “Vatani” të cilin e donin  si “xhani”e revoltojnë poetin dhe me tërë energjinë i dënoncon agresorët:“Tokën që e kishte trashëgim nga baba,nga gjyshi,rrënjë pas rrënje prej qindra vjet,prej mijëra vjet ma muar “dhe “Më thanë të ik n’Albani/Vatan i ri /I kombit tim/si shkoj Selmani/Hasani/e Dani/”

Bashkëkombasit e Kutelit, pavaresisht nga religjioni, janë vëllezërit e tij,ndaj   e thotë me zë të lartë “Shaban-vëlla!/Destan-baba”/. Si rilindës i vërtetë ai e përforcon idenë e tij se“përmbi fe e kam Vatan e kam  Atdhe”.

Guximi i këtij njeriu të madh merr shkas nga  fuqia e bindjes historike se “Un’ jam këtu/e do të jem/-dem baba dem-/Sa mali të bëhet hi/E hiri mal përsëri!”M.K.

Kuteli si poet e prozator i bëri nderë kombit shqiptar duke nxjerrë në pah tiparet më të mira  dalluese midis kombeve të tjera,i vendosur thekson”Dhe kam uri/Si s’ka njeri/për Drejtësi/e për Liri/.

Kuteli në fushën e edukimit  i përkiste shkencave ekzakte,shifrave dhe kalkulimeve matematike të cilat kurrë nuk i tjetërsoi. Pra  kemi të bëjmë me një ekonomist  të sprovuar aktiv e shkencor që edhe sot mund   të konsultohen me veprën e tij.Ai  e vuri në jetë doktoraturen, punoi në institucionet më të rëndësishme të ekonomisë duke mos u komprometuar me asnjë regjim,por duke mbetur kundërshtar i vendosur për padrejtësitë që kërkonin t’ia impononin.

Pa u shkëputur nga shifrat si ekonomist  ai kalkuloi  jetët njerëzore,në tokën e trashëguar  nga të parët:”Unë jam këtu kur Mal i zi /Me shumadi/ Me Dallmati/ Sa mban e gjitha  Shqehëri/Ish Iliri.E mbron historikisht  autotoktonine mijëra vjeçare te shqiptarëve.

Tërë jetën  në gjithë veprimtarinë e tij kërkoi  përsosjen e njeriut ndaj të mirës e humanës.Ai vetë ishte model i përsosjes morale,në të gjitha drejtimet.

Modestia e Dhimitër Paskos e shfaqur në shumë pseudonime,Janus,Izedin,Jashar……është një tipar dallues i karakterit të tij,është shkrirja  me njerëzit e thjeshtë.

Si Dhimitri i studimeve të larta dhe Izedini me shkollën e jetës, bashkjetojnë në harmoni duke këmbyer përvojat e tyre.

Kuteli i ka theksuar me të madhe emrat; Hasan,Selman,Jashar e Dan, sepse pushtuesit i kanë trajtuar si të huaj në vendin e tyre.Për poetin nuk ka asnjë diferencë me emrat  Dhimitër,Dhimitraq,Mitrush,sepse kanë një emër të përbashkët,ata janë  shqiptarë.

Ai që e shoqëronte në udhëtimin nëpër Kosovë  ishte përfaqësuesi i urtësisë popullore.

Në një bisedë me te  shkruan :”Izedini rrinte pranë meje dhe vështronte fushën e bleruar që shtrihej gjer tej nër ato brigjet e kaltra.”Kur e pyeti,”Kjo është Kosova?” Izedini u përgjegj: “Edhe kjo edhe ajo përtej,Kosova jonë,gjithmonë shqiptare!”

Duke i besuar personazhit historik,Mitrushi entuziazmohet kur dëgjon se Kosova jonë është, edhe Kjo, edhe Ajo, që shtrihet në brigjet e kaltra.

Kureshtja përforcohet   kur përshkruan se “Përtej kufijëve të sotme,në Shkup e tatëpjetë është një Kosovë tjetër e robëruar”M.K.

Secili mund ta kuptojë se Kosova,Kjo dhe Ajo, plus  një Kosovë tjetër e robëruar tatëpjete Shkupit, që shtrihen  deri ne brigjet e kaltra,  janë   trevat shqiptare jashtë kufijve të cilat i mbron vendosmërisht se ”Nga një det në tjatrin det isha zot vetë”M.K.

Kështu në përceptimin e Paskos,të gjitha pjesët e paraqitura më sipër, me emrin Kosovë, plotësojnë Shqipërinë natyrale.

Gjatë udhëtimit,i lindnin  shumë “pse” lidhur  me  kufijtë e Shqipërisë,Ai e përmend, Shqipërinë e vogël,por nuk përmend,Shqipëri të madhe, të ndarë apo të bashkuar,sepse të gjitha trevat e robëruara të theksuara më lart e plotësojnë të tërën.Vendosmerisht shprehet:“Unë jam këtu”.

Vlen për t’u theksuar se kjo “tjatër Kosovë e robëruar”,”tatëpjetë Shkupit” që  “shtrihet në tjatrin det”,nuk ka emër tjetër,veçse  Çamëri.

Pra  të gjitha trevat e ndara nga trungu,i ka mbiquajtur Kosovë,sepse kanë të njëjtën  histori,si ajo e Kosovës.

Ai ecën me imagjinatën e tij në atë tokë të zhuritur nga masakrat dhe konstaton:”shtëpinë e pashë kur m’u doq/e pashë foshnjën kur m’u poq”.. por pa u përkulur, heroina shqiptare,e mbijetuara e këtij hollokausti,  i lutet  Shënmerise:

“E ‘rgjende je,moj Shërmeri/Ah,fal-më,ti,një mituri/T’a mbaj në gji/T’a mbaj t’a rrit për Shqipëri”(Poemi I Shndaunit)

Padrejtësitë që iu bënë kombit të tij e bënë luftëtar të paepur, padrejtësitë individuale, i përballoi me një karakter të fortë dhe të palëkundur deri në flijim.

Si prind dhe si bashkëshort ishte ideal.Si  ekonomist dhe drejtor  banke ishte i pakomprometuar.

Nuk ishte e lehtë  të luftoje kundra  grabitjeve gjermane,italiane, në kohën e pushtimit nazi-fashist, kur bënin përpjekje  për ndërrimin e monedhës, inflacionin,konçensionet etj.. Po të njejtën gjë bëri edhe në  Rumani  për të mbrojtur kapitalin vendas nga kapitali i huaj.

Vlen për t’u përmendur mbrojtja që i bëri kapitalit të ebrejve,në bankë,siç shkruante,se gjermanet  -desh më varen te bashkia,për këte veprim.

Këte qëndrim mbajti  edhe në vitet e para të çlirimit kundër grabitjeve jugosllave. Kundërshtoi njësimin e monedhës,por për këte  e arrestuan,e burgosen,e torturuan  e internuan …….por ai qëndroi me dinjitet,dhe mbijetoi duke punuar pa pushim.

Të gjitha vuajtjeve qe i dolën në jetë u dha vetëm një përgjigje: “E drejta jonë është të mbrohemi  duke luftuar ndershmërisht”.

Dashuria e flaktë  që kishte ndaj Atdheut dhe njeriut të thjeshtë e përforconte  idenë e tij se për ke duhet të përpiqemi.

Shqipëria në ate kohë kishte nevojë  për ekonomistë por nuk e lanë ta ushtronte  profesionin,për të cilin  kishte investuar dhe  ku dëshironte të jepte dituritë dhe përvojen e tij  në këtë fushë.

Ai mbijetoi,duke punuar me një makinë shkrimi  si përkthyes, falë përgatitjes se tij intelektuale,kulturës së gjerë dhe vullnetit të pamposhtur.

E vetmja mbështetje,ekonomike,morale,familjare ishte e shoqja,Efterpi,një grua fisnike e rrallë e cila ia krijoi te gjitha  kushtet që të punonin së bashku me  harmoni  në shtëpizën- studio.

Rastësisht e kam njohur në një takim me nxënësit, në shkollën 4 Dëshmorët në vitet 1962.

Në programet shkollore planifikoheshin takime me shkrimtarë.Me që shtëpia e tij ishte afër shkollës dhe fëmijet e tij merrnin mësimet në ate shkollë,një mësues i nderuar i asaj shkolle prof.Beqir Dibra ma rekomandoi për ta realizuar   takimin në fjalë.

Vajza e tij Atalanta, ishte nxënëse në atë shkollë dhe me anë të saj u bë lidhja që shkrimtari  të vinte për një bashkëbisedim.

Të gjithë mësues e prindër flisnin me konsideratë të admirueshme për familjen Pasko.

Takimi  me këte personalitet, më ka lënë një impresion  të paharruar.Gatishmëria e tij  për të komunikuar me ata që ishin  të etur për dije e bëri shumë të ngrohtë biseden.

Megjithëse tregimet e tij nuk botoheshin në tekstet shkollore,për arësye të paarsyeshme, shkrimtari  transmetoi me shumë dashuri virtytet e trimëritë e shqiptarit në tregimet e moçme shqiptare e në luftën nacional çlirimtare.

Ai nuk tha asnjë fjalë për “Poemin Kosovar” që e kishte aqë për zemër dhe askush nuk guxonte ta pyeste për ate.

Për koinçidencë,në atë kohë,  dy studente kosovare brilante, Naimja dhe Zymja,ishin arratisur nga Kosova e robëruar me poemin Kosovar në kokë dhe kërkonin me çdo kusht ta takonin poetin duke ditur se poeti  kishte dalë nga burgu, por pa ditur  se “Poemi Kosovar” ishte ende në burg. Në atë kohë nxënësit nuk kishin njohuri për Kosovën  e jo më të mësonin  vargje që i dedikoheshin asaj.

Nga letërsia recitohej Majakovski për të hequr një  paralele me diktatorin  se partia e Lenini ishin një, por askush  nuk guxonte  të thoshte se Shqipëria e Kosova ishin një komb.

Një poet aqë i vrullshëm në Poemin Kosovar ishte aqë i qetë dhe i  drejtëpërdrejtë  në komunikim.  Të impononte respekt me fjalën e ëmbël që depërtonte natyrshëm, me thjeshtësinë e komunikimit, me mirësinë që rrezatonte. Ishte Orakulli i vërtetë.

Tek Ai ishin mishëruar cilësitë  më të mira qytetare të një atdhetari iluminist,një rilindës  që kishte në zemër urtësinë popullore.

Shkrimtari me origjinë nga Çameria,na flet edhe sot se si duhet ta tejkalojmë dhimbjen e vuajtjeve edhe në tokën e shkretë,aty  ku  duhet të gjallohet jeta:  Dhimitri dhe Hasani, bij te Çamërisë,pavarësisht nga religjioni, të dy me besim te Zoti,kërkojnë të jetojnë së bashku, në harmoni me njeri tjetrin,shembull i shkëlqyer i shqiptarëve.Ata kërkojnë  të drejtën,për tokën,trashëgiminë dhe historinë me një fqinjësi të admirueshme, duke thënë se jemi këtu “dem-baba-dem”.Në se një ditë do të ngrihet një obelisk në qendër të Kosovës  dhe të Çamërisë, për lidhjet e shqiptarit  me  paraardhësit, për të afirmuar identitetin kombëtar, duhet të gdhendën mbi te vargjet e pavdekshme  të “Poemit Kosovar” shkruar nga Dhimitër Pasko, që brezat  ta mbajnë si pasaportën  më të vyer të popullit shqiptar.Brezi i ri i sotëm duhet t’i  dijne përmendsh vargjet e poemit,  sepse është historia e karakterit  të popullit tonë në vargje,është shpirti i një populli që do të vazhdojë të kërkojë  drejtësinë e mohuar.

Kjo  figurë shumëplanëshe e kombit shqiptar,duhet të marri vlerat më të larta, si në Kosovë e në Shqipëri,sepse Dhimitër  Pasko,me veprën e tij edhe  sot vazhdon t’u flasi brezave.

Filed Under: Featured Tagged With: Cameria, Mitrush Kuteli, nag Pertefe Leka

Rama pse kaq inferior para Beogradit?!

January 20, 2014 by dgreca

Prof.dr. Eshref Ymeri/Kaliforni/

 Përmes mjeteve të informimit masiv është dhënë edhe ky informacion: “Edi Eama, Kryeministri i ri i Shqipërisë, pritet që të vizitojë Beogradin gjatë muajit shkurt, në kuadër të një turneu diplomatik nëpër vendet e rajonit, ka njoftuar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivan Mrkiç përrmes mediave serbe, transmeton agjencia e lajmeve “B52” (Citohet sipas: “Edi Rama do të vizitojë Beogradin”. Marrë nga faqja e internetit “Tirana Observer”. 19 janar 2014).

Një informacion ky vërtet i çuditshëm. Në vend që këtë lajm publiku shqiptar ta mësojë nga zyra e informacionit e Kryeministrit Rama, ai e merr vesh nga mjetet serbe të informimit masiv.

Madje gazeta “Politika” e Beogradit e datës 17 janar 2014, paska zbuluar edhe një të vërtetë aspak ngushëlluese për publikun shqiptar të mbarë trojeve tona etnike. Ministri Mrkiç paska deklaruar:

“Beogradi e mirëpret iniciativën e Ramës të vijë në Serbi”.

Një njoftim ky që “Tirana Observer” e ka censuruar në faqen e vet të lartpërmendur të internetit.

Iniciativa e çuditshme e Kryeministrit Rama me siguri që nuk ka ngjallur ndonjë interes në Beograd, për të mos thënë që është pritur me shpërfillje, përderisa ministri Mrkiç deklaron:

“…nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtar është i zënë më çështje

të tjera të rëndësishme, disa prej tyre negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE” (Citohet po sipas faqes së mësipërme të internetit të gazetës “Tirana Observer”).

          Pas kësaj deklarate të ministrit të jashtëm serb, zoti Rama, normalisht, në mbrojtje të dinjitetit te vet si Kryeministër i Shqipërisë, duhet të deklarojë për anulimin e vizitës në Serbi, meqenëse Beogradi zyrtar nuk e vlerësuaka të rëndësishme vizitën në fjalë. Kur Beogradi del me një deklaratë të tillë publike pas 66 vjetë marrëdhëniesh të tendosura me Shqipërinë, pas një gjenocidi mbinjëshekullor që ka ushtruar kundër popullit shqiptar të Kosovës, kjo do të thotë se ai, edhe pas bombardimit të Serbisë në vitin 1999, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vazhdon të mos ushqejë kurrfarë respekti ndaj klasës politike të Tiranës. Deklarata shpërfillëse e ministrit të jashtëm serb për vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd, dëshmon se mendësia millosheshiçiane ndaj etnisë shqiptare vazhdon të mbetet mbizotëruese në formimin psikologjik të klasës politike serbe.

Po si shpjegohet që Kryeministri Rama e ka mbajtur të fshehtë nga publiku shqiptar planin e vet për të vizituar Beogradin, madje duke e ndërmarrë vetë iniciativën për një vizitë të tillë, pa pritur ndonjë ftesë zyrtare nga homologu serb?

Në këtë mes dëshiroj të theksoj disa gjëra:

Së pari, zoti Rama nuk ka respekt për opinionin publik shqiptar, sepse atë, në formimin e vet si intelektual, e mban të karfosur fort ideja sekrete enverhoxhane, sipas së cilës udhëheqësi qëndron mbi popullin, sepse populli duhet të bëjë atë që i thotë udhëheqësi, se udhëheqësi është, demek, i pagabueshëm. Kjo ishte edhe arsyeja që Enver Hoxha kishte hedhur parullën: “ç’thotë partia bën populli”. Prandaj, duke mos pasur respekt për opinionin publikun shqiptar, Kryeministri Rama nuk e quan të arsyeshme që atë ta vërë në dijeni për hapat që ndërmerr në politikën e jashtme dhe sidomos në marrëdhëniet me fqinjët.

A nuk ishte Kryeministri Rama ai që, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vjeshtën që kaloi, duke shpërfillur tërësisht opinionin publik shqiptar, pranoi të bëhej çaktivizimi i armëve kimike siriane në vendin tonë? Kjo ngjalli një valë të fuqishme zemërimi në radhët e rinisë shqiptare në mbarë vendin, e cila, me shumë të drejtë, u ngrit peshë më këmbë dhe nuk e lejoi të vihej në jetë premtimi që ai u kishte dhënë autoriteteve amerikane.

Së dyti, si kuturis Kryeministri Rama të ndërmarrë iniciativën për të vizituar Serbinë, ndërkohë që Serbia nuk ka kërkuar ndjesë publike për krimet e pallogaritshme dhe për tragjeditë e rënda që i ka shkaktuar mbarë kombit shqiptar dhe veçanërisht popullit shqiptar të Kosovës, sidomos në gjysmën e dytë të viteve ’90? Po kur të shikojnë Kryeministrin Rama duke vizituar Beogradin, ç’do të mendojnë pronarët e atyre 200 mijë shtëpive të djegura në mbarë Kosovën? Ç’do të mendojnë nënat e atyre dëshmorëve që e lanë me gjak mbarë Kosovën gjatë luftës me makinën ushtarake të Millosheviçit? Çdo të mendojnë familjet e atyre gati 2 mijë të zhdukurve pa nam e pa nishan, për të cilët Beogradi vazhdon të mos i tregojë vendgroposjet e tyre? Ç’do të mendojnë ato 20 mijë gratë dhe vajzat kosovare që i përdhunuan shtazërisht kriminelët serbë? Ç’do të mendojë popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës që përjetoi me dhembje shkuljen e memorialit në nderim të dëshmorëve që ranë në përleshje me bandat e Millosheviçit? Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit (UÇPMB) luftoi për të drejtat e veta kundër kriminelëve millosheviçianë, por memorialin në nderim të dëshmorëve të saj, e shkuli pas 14 vjetësh kryeministri i tanishëm serb Daçiç, i cili, me këtë akt barbar që kreu, vërtetoi se është mbështetës i fuqishëm i veprës kriminale të Millosheviçit. Me veprimin barbar kundër memorialit në fjalë, çka ishte një fyerje e rëndë për mbarë popullsinë  shqiptare të Luginës së Preshevës dhe për luftëtarët e saj, Serbia dëshmoi se ajo gëzon një përkrahje të fuqishme në Evropën Perëndimore. Ish-Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, ka deklaruar:

“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanier. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. Marrë nga faqja e internetit. 16.04. 2011).

Së treti, i karfosur keq nga ideja e përngrirë (fikse) enverhoxhane në ushtrimin e pushtetit, siç e përmenda më lart, Kryeministri Rama shpërfill tërësisht  mendimin intelektual shqiptar lidhur me qëndrimin paradoksal të Serbisë për mosdënimin e fajit në raport me popullin shqiptar të Kosovës. Edhe sot e kësaj dite vazhdon të mos dënohet platforma kriminale e akademikut Çubrilloviç e vitit 1938 për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Ca më tepër, nuk ka as edhe një shfaqje të vetme të ndjesës apo të pendesës kolektive nga klasa politike serbe dhe nga mbarë opinioni publik serb për dënimin e krimeve të Millosheviçit kundër Kosovës, e cila sot është shtet i pavarur dhe sovran. Si është e mundur që Kryeministri Rama të mos e ketë parasysh mendimin e Kadaresë në këtë pikë:

“Është jashtë çdo dyshimi se do të ishte pozitive njohja pa ngurrim e Kosovës. Madje, do të kishte qenë edhe më mirë sikur Serbia do të kishte qenë e para që ta bënte një gjë tillë! Në fundin e mijëvjeçarit, në Ballkan ndodhi një dramë. Kur një dramë mbaron, që ajo të mos përsëritet, fill pas uljes së perdes, duhet të ndodhë shqyrtimi i ngjarjes. Shqyrtim do të thotë, në radhë të parë, dënimi i fajit. Procesi kulmon me shqyrtimin e ndërgjegjes, çka do të thotë, me brerjen e saj, pra me pendimin. Në rastin e konfliktit të fundit ballkanik, procesi, për fat të keq, u ndërpre në mes. U ndëshkua faji me anë të bombave, por thelbi, ndërgjegjja fajtore, pothuajse nuk u prek” (Citohet sipas: Kadare: “Serbët duhej të ishin penduar për masakrën ndaj shqiptarëve”. Marrë nga faqja e internetit “Mapo online”. 19 janar 2014).  

Gazeta “Mapo” ka bërë shumë mirë që e ka botuar intervistën e Kadaresë pikërisht pas deklaratës së ministrit të jashtëm serb Mrkiç për nismën e zotit Rama për të vizituar Serbinë. Fjalët e Kadaresë le t’i shërbejnë Kryeminstrit Rama si kujtesë se ka ndërmarrë një hap të pamatur.

Së katërti, me nismën që ka ndërmarrë për të vizituar Serbinë, zoti Rama e ka prezantuar veten si një politikan inferior. Dhe inferioriteti i Ramës para Beogradit, e lëndon keq çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare. Me shfaqjen e inferioritetit para Beogradit, zoti Rama ka ringjitur në skenë traditën e inferioritetit dhe të servilizmit politik të Enver Hoxhës në kuadrin e marrëdhënieve me Jugosllavinë e kohës së Titos.

Ja një fakt konkret që vërteton katërcipërisht se Enver Hoxha as që donte t’ia dinte për opinionin publik shqiptar dhe çdo vendim e merrte me kokën e vet. Në një letër që i dërgonte Titos në mars të vitit 1948, ai, me ndjenjën e inferioritetit dhe të servilizmit politik që e karakterizonte kokë e këmbë në marrëdhëniet me Jugosllavinë, ishte duke vënë në pikëpyetje pavarësinë edhe të kësaj cope Shqipërie që i kishte shpëtuar thikës evropiane të copëtimit:

“Shoku Marshall,

…Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën [Jugosllave] dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat… Ne kemi bindjen se, si kurdoherë, Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona.

Pranoni të falat e mia më të nxehta shoqërore.

Enver Hoxha

Tiranë, 17 mars 1948” (Nxjerrë nga AQSH, Fondi 14/AP, dosja 4, 1948. Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 207).

Kjo letër dëshmon ditën për diell se ç’udhëheqës servil dhe pa dinjitet kombëtar ka patur në krye Shqipëria. Inferioriteti dhe servilizmi politik i Enver Hoxhës para Titos kishte arritur deri në atë derexhe,  saqë ai, pasionin e vet të zjarrtë për ta bashkuar Shqipërinë me Jugosllavinë, kishte guximin ta shiste për pasion të popullit shqiptar.

Presidenti serb Tomisllav Nikoliç, nuk e ka pranuar ftesën e Presidentes kosovare Jahjaga për të marrë pjesë në samitin e vendeve të rajonit që do të zhvillohet në Kosovë në vitin në vazhdim. Prandaj Kryeministri Rama le të nxjerrë mësimet e duhura. Le ta dëgjojë fjalën e Kadaresë për pendesën që Serbia duhet t’i kërkojë botërisht Kosovës për krimet e rënda që ka kryer kundër saj dhe pastaj këtu jemi. Le të shkojë për vizitë në Beograd. Ne me Serbinë jemi vende fqinje, me Kosovën në mes, dhe me të dëshirojmë të jetojmë në paqe dhe me mirëkuptim, por gjithsekush në shtëpinë e vet. Vizita e Kryeministrit Rama në Beograd, në kushtet ekzistuese të mosdënimit të fajit nga ana e Serbisë, tingëllon si një fyerje e rëndë jo vetëm për ata që përmenda më lart, por edhe për mbarë kombin shqiptar, si brenda trojeve etnike, ashtu edhe në diasporë.

Santa Barbara, Kaliforni

19 janar 2013

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beograd, inferior, Prof. dr. eshref Ymeri, Pse Rama

Pse sulmohen majat e kombit?

January 20, 2014 by dgreca

Nga Gani MEHMETAJ /

Ka vjet që grupe mercenarësh shqipfolës bëjnë fushatë të egër e denigruese kundër personaliteteve më të mëdha shqiptare. E nisën “kozmopolitët evropianë” më Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në përpjekjen për të zvogëluar madhështinë e tij, në emër të kinse luftimit të nacionalizimit shqiptar; e vazhduan përbaltjen e heroit tonë kombëtar islamikët antishqiptar me përrallat fetare shkombëtarizuese. Qëllimi i mercenarëve ishte i qartë: frika paranoike se duke e thirr në ndihmë Gjergj Kastriotin, simbolin e bashkimit kombëtar, shqiptarët do të kërkoni të drejtën historike dhe të drejtën etnike.

Nuk mbeten prapa fushatës denigruese, ose e tumiren edhe disa parti politike në Kosovë, sepse përpiqeshin që luftën e vitit 1999 ta kapitalizonin me heronjtë e shpifur e të flashkët, ndërsa druanin se personalitetet nga e kaluara do t’u bënin hije, duke ua zvjerdhur luftë partizanëve të rinj. Prandaj i toleronin apo e ndërsenin sulmin e tillë.

Por pavarësisht që u derdhen shumë para, u shpenzua shumë energji renegatësh, Skënderbeu qëndroi i fortë përballë sulmeve të egra të mercenarëve antishqiptar. Në këtë përpjekje thirrën në ndihmë Lindjen e Perëndimin (ishte hera e parë që të dy palët merreshin vesh mirë në mes veti), shprushen e shtrembëruan fakte, duke u përpjekur të ilustronin tezat e tyre të mbrapshta, por ishin të pakët shqiptarët që i përfillen apo që u besuan.

Kujt i pengon Nëna Terezë e Ibrahim Rugova

Kur dështuan për faqe të zezë kundër Skënderbeut (megjithatë ata nuk pushojnë), vazhduan  me të njëjtën egërsi kundër Nënës Terezë, shqiptares më të famshme të shekullit XX dhe meljeniumit të tretë, simbolit të shpirtit të madh shqiptar.

Niveli i atyre që përjargeshin kundër Nënës Terezë ishte i mjerë: ca hoxhë sharlatanë e primitiv deri në skajshmëri, ndonjë gazetar-shkrimtar i dështuar që s’ia thoshte askund,  pos në intriga e prostituim profesioni, prandaj u ngjiteshin shoqatave islamike që t’u zhvatnin para. Por ishin edhe më të mjerë ata që i dëgjonin si kopeja, ndërsa nuk reagonin. Por ata po i ndërsejnë militantët talibanë të sillen si vandalistë.

Pastaj iu kthyen sërish presidentit Rugova, duke hedhur baltë mbi te, sepse edhe nga varri u bënte hije mercenarëve e politikanëve të dështuar që ndërrojnë ngjyra e përcaktime politike sipas interesave materiale. Një dështak stalinist e sulmonte për mungesë guximi, kurse vet gjithë jetën ishte zvarritur nga nënshtrimi në nënshtrim, tjetri përpiqej ta zhvlerësonte në strategjinë politike, ndërsa shquhej për përçartje  e panagjerike për ideologjitë më antishqiptare (një herë ky kritik i Rugovës ishte titist e enverist i tërbuar, herën e dytë u bë islamik i çartur, një herë lavdëronte Jugosllavinë deri në trans, tash përgjërohet për Turqinë me të njëjtën eufori ). Të dy këta dështakë që aq shumë lakmuan postet, ishit të pazotët të arrinin majat e politikës, prandaj shkumëzojnë kundër personaliteteve.

Është e habitshme se si gazetat e televizionet në Kosovë e në Shqipëri u jepnin hapësirë një grushti njerëzish të publikonin sharje e fyerje të këtilla. Renegatët mbase shpresonin se duke sulmuar njerëzit e madhej do të merrnin diçka nga madhështia e tyre, por e mashtronin veten, sepse mjerani nuk del nga balta as kur matet me hijen e kolosëve.

Kur dështakëve u bëjnë hije personalitetet

Meqë nuk u mjaftuan më të vdekurit, iu kthyen kolosëve të gjallë, të vetëdijshëm se ata ua kujtojnë vogëlsinë e qyqarin e tyre çdo ditë: në mëngjes e në mbrëmje. Kështu, vazhdimisht e kanë ngacmuar, apo janë përpjekur t’ia zbehin famën shkrimtarit më të madh shqiptar të te gjitha kohërave, emblemën kombëtare, Ismail Kadaresë. Arsyet e sulmit janë nga më të ndryshmet, shpesh herë nga më të pabesueshmet. E para, sepse Kadare në situatat më të vështira doli në mbrojtje të kombit, në mbrojtje të së vërtetës, si asnjë shkrimtar apo intelektual shqiptar, duke demaskuar shkrimet antishqiptare. E dyta, sepse fjala e tij publike kishte peshë të madhe kombëtare e planetare, kështu që i zhvlerësonte qindra shkrime denigruese të huaja e ‘vendase”. E treta, sepse qëndronte në piedestalin më të lartë të Olimpit, prandaj ashtu sikurse rrufeja godet lisin më të lartë, ndërsa të vdekshmit shohin me zili majën e Olimpit, ashtu “mendimtarët” e kombit dhe dështaket e pendës e shihnin me zili shkrimtarin që qëndronte me dinjitet mbi ta.

Më kot përpiqen t’ia zbehin shkëlqimin këtij gjeniu të letrave, më kot hedhin baltë e pluhur mbi te, ai i sfidon me gjenialitetin e vet.

Ismail Kadare printe dhe prinë edhe më tutje në shumë segmente: Qytetari Ismail Kadare është shqiptari më i madh i gjallë në rruzullin tokësor. Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Krijuesi Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë në planet.  Intelektuali Kadare është shqytari më i guximshëm i çështjes kombëtare. Asnjë shkrimtar, në asnjë kohë, nuk e ka mbrojtur çështjen kombëtare me aq sukses e këmbëngulje se sa që e ka bërë ky kolos në qarqet ndërkombëtare dhe nëpër televizione e gazeta prestigjioze evropiane. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk i ka dal zot Kosovës në periudhat më të vështira se sa që e ka bërë këtë gjë Ismail Kadare me intervista, shkrime autoriale apo deklarata të ndryshme, madje edhe me libra.

Edhe shkrimtarë të tjerë shqiptar kishin mundësi, mbase edhe kapacitet intelektualë të shkruanin në gazeta të ndryshme evropiane, edhe sot nuk i pengon askush të bëhen më të guximshëm dhe më energjik për t’i dal në mbrojtje çështjes shqiptare, apo për t’iu kundërvënë dukurive të shëmtuara që e rrezikojnë qenien kombëtare, mirëpo me ndonjë përjashtim (kryesisht u mjaftuan të debatojnë brenda provincave të tyre politike e kulturore, shpesh duke shpenzuar energji për të sharë njëri-tjetrin apo për të denigruar kundërshtarët politik e rivalët e pendës). Madje kur një lukuni islamikësh mesjetarë dalin me tezat nga më të çoroditura në opinion, shkrimtarët tonë heshtin, ose ua tumirin apo i takojnë hoxhallarët e tillë antishqiptarë për t’ua puthur dorën.

Ismail Kadare është ai i cili çdo deklaratë antishqiptare nga kuzhina politike serbe, a nga kuzhina antishqiptare turke i ka ndenjur për kundruall duke iu përgjigjur flakë për flakë, pa asnjë ngurrim. Në kohën kur propaganda serbe e bënte tymnajë shtypin perëndimor me gënjeshtra e shpifje, ishte Ismail Kadare ai i cili i përgjigjej me sukses. Të  shumtën e herëve ishte i vetëm, ndërsa një pjesë e tyre e goditen keqas sikur donin ta ndihmonin propagandën serbe.

Edhe sot është Ismail Kadare ai i cili po i përgjigjet flakë për flakë servilizmit të skajshëm të disa intelektualëve haxhiqamilistë, të cilët po e mbrojnë okupimin pesëshekullor turk (të thuash se Turqia e shpëtoi Shqipërinë nga shkombëtarizimi është sikur të thuash se Serbia e shpëtoi Shqipërinë nga turqizmi).

Është Ismail Kadare ai i cili e ngriti në kulm qenien kombëtare, duke i nxjerr në pah vlerat  kombëtare me tërë madhështinë e vet, ndërsa disa nga mercenarët apo renegatët shqipfolës përpiqeshin që këto vlera t’i “ç’mitizonin”, që nënkuptonte t’i bënin hi e pluhur.

Natyrisht Ismail Kadare në qasjet ndaj ndonjë problemi apo çështje në periudha të caktuara pati gabime, apo keqinformime, duke i vlerësuar në mënyrë të pa drejtë. Mirëpo, është ndër të paktit që e pranoi qasjen e gabuar, duke i kërkuar falje opinionit. Kadare e vlerësoi gabim Ibrahim Rugovën dhe veprimet e tija strategjike në një fazë të përpjekjeve për pavarësi. Kur e analizoi më gjakftohtësi nxitimin e vet, bëri burrni, erdhi në Prishtinë, i kërkoi falje Rugovës dhe e tha publikisht se ishte i informuar gabimisht.

Autori i këtij shkrimi në kohën kur Kadare vlerësonte me nxitim situatën në Kosovë, shkroi disa shkrime kritike ndaj shkrimtarit në gazetën Rilindja.

Ismail Kadare është shkrimtari më kombëtar në letrat shqipe. Asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk është marr me tema kombëtare më shumë se sa Kadare, asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk e ka bërë lexuesin e tij ta ndjejë veten mirë, sepse e ka bashkëkombës  shkrimtarin. Të gjithë neve që na ka rastisur të dalim jashtë vendit, me t’u prezantuar para të huajve, emrin e parë që na e kanë përmendur me respekt ishte shkrimtari ynë-Kadare.

Ku është shteti kur rrëzohet shtatorja e Nënës Terezë?

Rrëzimi i shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë është akti më i turpshëm që mund ta bëjnë joshqiptarët në qytetin e shqiptarëve. Është një veprim që të rrëqeth. 

 Shfeqet krasniqet dhe krasniqët e tjerë po i nxisin vandalizmat e këtilla. Mjerë shteti që i lejon dhe populli që i duron. Aziatikët e ardhur terrorizojnë popullatën shqiptare, vetëm na e durojmë. Joshqiptarët e fyen rëndë kombin tonë, ndërsa ne bëjmë sehir. Turpërohem para këtij akti dhe para indiferencës sonë. Po te ishte ndonjë përmendore serbe, kurrë s’do të guxonin ta rrëzonin, po të ishte serb qeveritarët  tanë tashmë do të shkumëzonin duke e gjykuar e dënuar. Madje, policia do ta vinte në pranga. Por është shqiptare dhe kujt s’i bëhet vonë. Ku është Presidentja, kryeministri dhe ministri i brendshëm? Po policia?

Shteti i kujt është ky? Pse nuk arrestohet ai që frymëzoi rrëzimin e bustit?

Kreu i shtetit duhej të ishin në vendin e ngjarjes dhe të tregonin se i kapen keqbërësit.

Filed Under: Featured Tagged With: Gani mehmetaj, Pse sulmohen majat e Kombit

LAMTUMIRE LEGJENDA E SPORTIT TE MUNDJES

January 20, 2014 by dgreca

In memoriam Mentaz Allajbegu, traineri legjendar i sportit të mundjes, NJERI-BESIMTAR-ATDHETAR/

Në vend, faqe njëmijë, vetëm në ca rreshta, më e shkurtëra, mini-biografi!/

Edhepse mund të shkruhet një vepër e tërë, me karakter hulumtues dhe investigues gazetaresk, shkencor-publicistik, bile edhe në ca vëllime, përgjegjësi, e cila, iu dedikohet, në radhë të parë teoricientëve, gazetarëve dhe sportistëve të mundjes, por edhe të degëve të tjera, për shkak të vendit të kufizuar në mediat vizuele, sidomos, por edhe në ato të shkruara dhe të tjerat elektronike, në mënyrën më koncize munde të kufizohemi vetëm me ca mbitituj, tituj dhe nëntituj, apo edhe kapituj, të cilët, poshtu mund ta arrinin numrin me tri shifra!

I. NJERI ME DINJITET

1.- I lindur, rritur, zhvilluar dhe përfunduar tipik dibran, me dinjitet, krenari dhe modesti;

II. PEDAGOG I RRYER

2.- Filloi të punojë si pedagog i rryer në Dibrën Heroike, për të ia mbyllur dyert e arsimit, pas kthimit nga shërbimi ushtarak i sistemit monit-titist dhe antishqiptar?!

III. NGA SHKUPI E DERI NË EUROPË, BOTË DHE OLIMPIADË

3.- Veprimtarinë pedagogjike-sportive dhe atdhetare e vijoi në Shkup, edhe si trainer i sportit me pasionin kulminant, të mundjes dhe gati të të gjitha degëve më kruciale, për të arritur nxënësit e tij edhe zenitin e kampionëve dhe medaljeve më të shtrenjta të metaleve më fisnike në kampionatet shtetërore, rajonale, evropiane dhe botërore, duke përfshirë edhe Lojërat Olimipike;

IV. SUKSESE EDHE NË PRISHTINË E KOSOVË

4.- Aktivitetin sportiv dhe patriotik e vijoi edhe në Prishtinë dhe në shumë qendra tjera të Kosovës martire, duke i lidhur trojet etnike shqiptare si ambasadori më i devotshëm!

V. ME SHENJËTARINË PËR SHKAQE LUFTARAKE-ÇLIRIMTARE!

5.- Bashkëpunoi me të gjithë, edhe me sportet tjera, por duket se më së shumti, në mënyrë më entuziaste me trainerin dhe sekretarin gjeneral të Federatës së Shenjëtarëve të Kosovës, tanimë, poashtu qe mbi katër muaj në amshim, Sulejman Ramadanin, duke e kuptuar se stërvitja rreth tri dekada e të rinjëve dhe të rejave të këtij sporti, nuk ka vetëm qëllim zbavitës dhe garash, por me paradestinim kombëtar, me prioritet logjistik për përgatitjen e kuadrove të afta për përsosjen e artit ushtarak, për përdorimin profesional të armëve të të gjitha llojeve dhe kalibrave, sepse do të iu duhej shqiptarëve për kryengritje të armatosur, ose për mbrojtje nga armiku i përbetuar i popullit shqiptar,siç edhe ndodhi në vitin 1999, 2000 dhe 2001 në tri luftërat, apo skenarët sllavo-artodokse-shqiptare, duke e paramenduar, por edhe mos ditur se i njëjti i ka ushtruar në Zonën Operative të Llapit, sidomos edhe ushtarët dhe komandantët e lavdishëm të UÇK-së!

VI. MBI TË GJITHA: NJERI, BESIMTAR-ATDHETAR

6.- Përveç si trainer kulminant dhe me famë botërore, me shumë  medalje dhe mirënjohje tjera të panumërta në mbarë rruzullin tokësor, i Madhu mbi të mëdhenjtë, Mentaz Allajbegu, ishte NJERI, BESIMTAR dhe ATDHETAR I DEVOTSHËM  dhe i PALUHATSHËM!

VII. I DASHUR, ORATOR, I ANASHKALUAR,

7.- I dashur nga të gjithë, i çmuar, por edhe i anashkaluar tmerrësisht, edhe nga kundërshtarët dhe diletanët, nga ca takime, për të cilat i rihapa inçizimet në internet edhe tani kur i radhis këta rreshta, Mentaz Allajbegu ishte edhe orator i pasionuar, gojëmbël, i dashur dhe i çmuar, jo vetëm nga shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe Diaspora e Madhe shumëmilionëshe Shqiptare, por edhe nga sportistët, ekspertët dhe personalitetet më të informuara në tërë rruzullin tokësor!

VIII. NDIHMË VËLLAZËRORE NË KOHË TË VËSHTIRË…

8.- Personalisht unë kam dy përshtypje të jashtëzakonshme: Kur vepronte në Prishtinë, në qershor të vitit 1988, me rastin e rrënimit skandaloz nga ana e pushtetit komunal dhe qëndror të godinës me dy banesa zyrtare në Poligonin e Shenjëtarisë  e ndërtuar qysh në vitin 1935, në zemrën e Tauk-Bahçes së Prishtinës, me skenar për zhdukje fizike personale dhe familjare, me plot eskavatorë,19 policë dhe punëtorë-hajna, duke m’i vjedhur nga djepi i palltos në banesë, 3.000 DM dhe revolen me po atë vlerë, Mentaz Allajbegu, ngarendi si me shpejtësi rrufeje për ndihmë morale, teknike dhe materiale, duke na u gjendur 10 anëtarëve të familjes,në momentet më të vështira dhe jetike, kur mund të ndodhte edhe tragjedia më makabre, edhepse me të vëllanë dispononim me të gjitha llojet dhe kalibrat e armëve në depo, duke na inkurrajuar si dibran dhe shqiptar i vërtetë!

IX. EDHE NË ZYRËN E DREJTORIT TË PALESTRËS

9.- Pas skenarit të 2001, në një takim rasti në Qendër të Shkupit, më shoqëroi si mik i vërtetë, duke shkuar bashkërisht te Drejtori i Palestrës së Sporteve nën Kala të Shkupit, te z. Palloshi për të ma lëshuar atë në rast të nevojës për ndonjë tubim të madh me karakter kulturor ose thjeshtë kombëtar, e cila u premtua me respektin më të madh!

X. NË FUND, I VETMUAR, SI ROBINSONI?! (Turp!)

10.- Absurdi mbi absurdet, as i pari, as i fundit dhe as i vetmi, anashkalimi fashizoid pas të gjitha atyre meritave të Legjendës së Mundjes Shqiptare dhe Botërore, duke e lërë në gjendje të mjerueshme dhe të izoluar si Robinson Krusoja i Daniel Defosë (1660-1731), pasi nuk i përkuleshte kurkujt dhe mbeti stoik i përbetuar tërë jetën, duke e konkretizuar nga bashëpunëtorët dhe nxënësit e tij më të devotshëm, për ta zbuluar një të vërtetë historike që të mos përsëritet më!

XI. NË ELITËN E PARË TË ILIRIDËS SHQIPTARE DHE MË GJERË

11.- Dhe duke përfunduar, një koinçidencë mbi koinçidencat, citoj nga notesi me laps për ta përpunuar dhe përpiluar në kompjuter:” E enjte, 16.01.2014, qe, 04:10, pasi më doli dhe s’më zente gjumi, duke menduar, (ri)IDE MADHORE…”, kur e përpilova një listë prioritare nga rreth 100 personalitete më cilësore nga Ilirida Shqiptare, ndër mbi 30 të parët për publikim, u shënua edhe emri i Mentaz Allajbegut (sikurse edhe i dy Shabanave poashtu legjendarë, fryt i tij i merituar), emrat e të cilëve, krahas artikullit programatik dhe pragmatik e strategjik, me qëllimin e shenjtë, do të publikohen së shpejti në rreth 50 media të shkruara dhe elektronike, me të cilat Kabineti… dhe unë, krahas atyre gjysmëshekullore, që nga viti 1956, me rreth 20 emra konspirativë,  bashkëpunojmë qe më shumë se tri vite, sidomos, që nga ato të Kërçovës, Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Preshevës, Malësisë së Madhe, Tiranës dhe deri te ditorja më prestigjioze e Nolit dhe Konicës, “Dielli” (me traditë 95 vjeçare:1909-2014…) dhe “Illyria” të Amerikës…;

XII. NGUSHËLLIME DHE INKURRAJIME

12.Dhe krejt në fund: me rastin e kalimt në amshim të Legjendës së pakrahasueshme të sportit të Mundjes, Atdhetarit të Devotshëm, Bashkëpunëtorit dhe mikut tim të paharrueshëm, të të Madhit Mentaz Allajbegut, familjes, farefisit,  nxënësve të tij, dashamirëve, dibranëve, shkupjanëve, prishtinasve dhe të gjithë shqiptarëve të Iliridës Shqiptare, të të gjitha trojeve etnike, të Diasporës së Madhe Shqiptare në tërë rruzullin tokësor, por edhe të tjerëve, NGUSHËLLIMET më të sinqerta, duke i inkurrajuar për humbjen e madhe dhe të pakompenzueshme në historinë e sportit shqiptar dhe botëror!

Lavdi e përjetëshme, bashkëpunëtorit dhe mikut tim të Madh, Mentaz ALlajbegut!I paharrueshmi për jetë:

Sali Ramadani-Kërçova

…………………………………………………………………………………………………

PS(Postcriptum) Duke qenë se momentalisht gjendem jashtë venldindjes, i lutem Redaksisë së nderuar më të afërt që këtë tekst të ia dorëzojë familjes së të nderit, me propozim që të publikohet edhe në rubrikën respektive, bile, për shkak të peshës së burimit, INA prestigjioze në atë EKSKLUZIVE, sepse duket se edhe mëtej hakerët i sulmojnë në mënyrë mafioze tekstet tona , pasi ky in memoriam do të jetë pjesë e veprës voluminoze “Çështje Shqiptare (Si? Të zgjdhen!), ose edhe në vepër të veçantë “IN MEMORIAME”, që nga fjalimi mortor për deputetin e viteve të ’60-ta, Rrahim Likën, Heroin e Kombit Sulejman Elezin  dhe Sulejman Ramadanin, Eshref Saraçini, Bahtiar Rrushaj, Hajro Ukalli dhe  deri te Bekim Fehmiu etj.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mentaz Allajbegu, u shua

Shtatorja e Mitrovicës

January 20, 2014 by dgreca

Nga LEK GOJCAJ*/

Në Foto:Lekë Gojcaj duke zbuluar projektin e shtatores se Nënë Terezës ne EastWood Manor para komunitetit shqiptar/

 Kisha mendura prej kohësh se një shtatore e Nënë Terezës në  itrovicën e trazuar do të shërbente për uljen e tensioneve mes qytetarëve, që janë të etnive të ndryshme. Edhe vëlla Pashku ishte në një mendje me mua. Erdhi dita që kjo shtatore të bëhej pjesë e qytetit, që ka provuar mbi vete shumë ngjarje tragjike. Që nga 4 shtatori i vitit 2004, Nënë Tereza është atje, falë një projekti të diasporës shqiptare të Amerikës. Ky projekt kishte nisur paralelisht me shtatoren e Strugës dhe të Klinës. Kjo e fundit, pra e Klinës, iu dha biznesmenit shqiptaro-amerikan me origjinë  nga Kosova, Elmi Berisha, të cilit iu njoh e drejta e kopjes. Shpenzimet i ka bërë vetë ai. Ka qenë ditë e shënuar edhe vendosja e shtatores në Klinë, ku kanë marrë pjesë shumë personalitete politike e shtetërore, madje edhe presidenti i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova.

Shtatorja e Mitrovicës pati të njëjtin komision, që realizoi shtatoren e Strugës. Ditën që u vendos shtatorja në Mitrovicë ishte vërtetë një ditë feste, edhe pse do të doja që të ishte më shumë një ditë bashkimi. Kush më mirë se sa Nënë Tereza do ta bashkonte Mitrovicën? Por duket se pushteti vendor nuk mundi që ta realizonte atë llojë bashkimi, qoftë edhe simbolik. Gjithësesi mendoj se ishte kujdesur Beogradi që Mitrovica të mos bashkohej dhe tensionet të mbeteshin gjithmonë të ngritura.

Gjithsesi, pjesëmarrja e autoriteteve tregonte vlerësim për vendosjen e simbolit të paqes dhe humanizmit në Mitrovicën shqiptare. Kishte ardhur në përurim Ministri  i Kulturës, Sportit e Rinisë, i asaj kohe, Behxhet Brajshori, Ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Mark Sopi, këshilltari i presidentit Rugova, Sali Cacaj, deputeti Tom Hajdari, poeti Visar Zhiti, nga Shqipëria, Jashar Pollozhani, nga Struga,  zv/ Kryetari i komunës së Mitrovicës, Mursel Ibrahimi (kryetari i ndjerë, Faruk Spahiu, sapo ishte ndarë nga jeta, për shkak të një sëmundjeje të rëndë) etj..Unë kisha shkuar bashkë me Pashkun në Mitrovicë, si dhe me Marjan Cubin, Simon Simonlacajn dhe zonjën e tij, si dhe kishte ardhe me ne edhe kushëriri im, Doda.Gjithëçka shkoi mirë në Mitrovicë, me përjashtim të pjesëmarrjes, që nuk ishte ajo që prisnim. Mendoj se mungesa e informimit dhe gjendja e tensionuar mes komunitetit serb dhe atij shqiptar, do të kenë qenë një nga shkaqet e pjesëmarrjes jo aq të mjaftueshme. Dr. Rugova  na kishte paralajmëruar që njerëzit ende nuk ishin të çliruar nga një lloj frike.

Si shkoi  Nënë Tereza në Mitrovicë?

  Shtatorja e Mitrovicës erdhi si kërkesë e drejtorit të Radios në Mitrovicë, profesorit dhe publicistit Nexhmedin Spahiu, i cili, gjatë një telefonate, më shfaqi dëshirën që shtatorja duhej të ishte në Mitrovicë. Sipas drejtorit të radios, prania e shtatores së Nënë Terezës, do t’i bënte mirë Mitrovicës me tensione ndëretnike. Prania e Nënë Terezës do t’i zbuste shpirtrat e trazuar. Kërkesa për atë shtatore kishte ardhur paralelisht me kërkesën e Jashar Pollozhanit për Strugën. Nuk refuzuam as njërën e as tjetrën dhe i pranuam të dyja.

  Kurorëzimi i projektit të Mitrovicës më dha një qetësi shpirëtrore. Edhe sot gjykoj se Mitrovicës i duhej Nënë Tereza më shumë se kujtdo tjetër.

Në përurimin e Mitrovicës, Gjovalin Lumaj kishte shkruar një poezi, të cilën e solli atë ditë Marjan Cubi. Po i sjell këtu vargjet e kësaj poezie:

Në Mitrovicë erdhi shtatorja

Nga Gjovalin Lumaj

Historia sa të jetë jeta,

I shënon ngjarjet e veta.

Në kalendar kjo ditë e artë,

Do të shpërndajë dritën e kjartë.

Në Mitrovicë erdhi shtatore,

Nanë Tereza, nanë botnore¼

Mirë se vjen Nanë e Lumnueme,

Mirë se vjen dritë e pashueme.

Mitrovica sot të pret,

Don me të pasë në zemër të vet.

Me ta ruejt emrin në breza,

Mirë se erdhe Nanë Tereza!

Drita jote do vegojë,

Për kët’ dritë kemi nevojë.

Ti në zemra mbjell dashninë,

Thërret paqen  e qetësinë.

Ti thërret vlerat njerëzore,

Nanë Tereza, bijë arbnore¼

 

Bota e madhe gjatë e gjanë,

Të nderon e të thërret nanë,

Prej në troje të Shqipërisë,

Në Kalkutën e Indisë.

Dritë shpirtnore, mesazh shprese

Bije shqiptare, Nanë Tereza¼

Vjet për vjet shtatoret rriten,

Në troje të shqipes hapin dritën.

Kjo vepër ka bekim prej Zotit,

Për vëllezërit Gojçaj prej Hotit.

Djersën e  derdhun në mërgim,

E dhurojnë me përkushtim.

 

Vepra e sotme na nderon,

Jep mesazh e na bashkon,

Kosovarë e gjithë shqiptarë,

Kjo është nder për nismëtar.

Dy figura që njeh Kosova,

President Ibrahim Rugova,

Dom Lush Gjergji që s’u kursye,

Vepra e Nanës me shkëlqye¼

 

Nismëtarët bashkuan vullnetin,

Se e duan prosperitetin,

Duan bashkimin përmbi  ndarje,

Duan Kosovën pa përçarje.

Janë përkrah nanës botnore,

Misionarë vlerash njerëzore¼

Nana e madhe jep bekimin,

Për mëshirën për durimin,

Për marrëveshjen për pajtimin,

Për urtësinë e gjakftohtësinë,

Humanizmin e Bamirësinë¼

Vepra e Nanës plot fryëmzim,

N’ Mitrovicë thërret bashkim.

Drita e saj po kthjellon motin,

Bashkon njerëz, me shpresë në Zotin.

Bekon Kombin Nanë Tereza.

Paqe, qetësi  pa pas ngatërresa.

Vitet shkojnë, kohnat do rrjedhin,

Vepra shenjtë do shndrisë qiellin,

Bashkë me yjet, Hanën e Diellin,

Brezat kangën do përcjellin.

Trojet tona të Ilirisë,

Nderojnë veprën e pavdekësisë

Ka qenë e mrekullueshme paraqitja artistike e krijimtarisë që i përkushtohej Nënë Terezës në tubimin e Mitrovicës. Visar Zhiti, një poet disident, që komunizmi nuk arriti ta thyente as në qelitë e torturave dhe as në ferrin e burgjeve, përcolli atë ditë poezitë e shpirtit për Nënën Terezë. Është duartrokitur gjatë poeti i talentuar. Edhe aktori i shumënjohur i Kosovës, Çun Lajçi, na ka emocionuar me vargjet kushtuar Nënës së madhe.

Pas atij përurimi kemi shëtitur edhe nëpër pjesë të tjera të Kosovës, duke qenë pjesëmarrës në disa nga veprimtaritë përkujtimore, kushtuar Nënë Terezës. Me shumë emocione i përkujtuam edhe veprimtaritë e organizuara në Gjakovë. Të dielën, me 5 shtator 2004, isha në Letnicë, tek Kisha “Zonja Cernegore”, ku Nënë Tereza kishte marrë mëshirën e parë, kur ishte vajzë e re. Na ka shoqëruar biografi i saj, dom Lush Gjergji. Të gjitha veprimtaritë na kanë pëlqyer dhe na kanë mbushur me emocione.

*Marre nga libri”Shtatoret e perjetesise” I autorit Lek Gojcaj me redaktor Dalip Greca

Filed Under: Featured Tagged With: Lek gojcaj, Shtatorja e Mitrovices

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 764
  • 765
  • 766
  • 767
  • 768
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT