• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova…!

December 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri XHARRA/

“Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi” ( “Politika” , Beograd, 6 Prill 1913)/

Milošević:Hoću topove iznad Đakovice!/

(Millosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë )/

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…/

Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,/
E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)…./

Principata e Serbisë , deri më vitin 1844 nuk e ka pasur asnjë plan të përpunuar për poltikën e jashtme dhe vetëm me  ardhjen e Ilija Garashaninit (1812.- 1874.) në postin e ministrit të punëve të mbrendshme(23.11.1843)  u përcaktuan ato. Në bazë të ideve të Adam Czartoryskog, (udhëheqës i krahut konzervativ politik të Polonisë ) të shprehura në “Conseils sur la conduite à suivre par la Serbie”  dhe ““Plan za slovensku politiku Srbije” e  Frana Zach-ut në të cilën ishin dhënë idetë e konceptit të diplomacisë franceze për “Çështjen e Lindjes”, Ilija Garashanini e themeloi “Naçertanjen-Programin Serb të politikës së jashtme “ , një program i cili vazhdon të zbatohet  në mënyrë të vet edhe në ditët e sotit.Pardigma themelore e atij programi ishte dhe është  “ e drejta historike e bazuar në traditën e shtetit mesjetar serb “ (Zef Mirdita)

Duke u nisur nga planet e këtij programi (“Nacertanija”) , në vitin 1849 u aprovua ,Statuti i propagandes poltike të Serbisë , i cili duhej që ” në tokat sllave dhe turke “ sipas tëcilave  ishin Bosna dhe Hercegovina ; Mali i Zi, Serbija e Jugut , sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bullgaria Jugperendimore (Fyromi ) ,Dalmacia e bëjnë një tërësi të pandarë me prejardhje njëfisnore (pra serbe.fxh)

Milosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë (POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM)

“Vesnik Srpske Crkve”    për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse    . Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke  ( me damgogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha  kush zor?  A mos po i frigoheni kujt?   . dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet:  Askush nuk na  urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse  duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.  “ Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.Ndarja e Shqipërisë(fxh) Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Politika e Car Dushanit !

Hocu topove iznad Djakovice!….  Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja  e shkatërruar  e banditëve kryengritës”  shkruan:”  Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute  i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët (ortdoks fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë  me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe  gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “

Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntaor 1912 ?Raportonte për njerzë të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjeni kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja  në Europë u var me fatin  e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur  ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur  ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)

Kurse   nga mbledhja e  35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë  të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine  , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për  përgatitjet për luftën  e ardhshme  në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :

Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ;  Në Kosovë nuk ka qytet  më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti)
Momčilo Perišić :Në vendin më të bukur , pak në një tatpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqëndrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet  të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën , me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)

Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asjë!

MOMČILO PERIŠIĆ:  Aty e kemi një bataljon ushtarësh

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ka kazermën e zbrazur , po MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty  në dalje për tek  Çafa e Prushit , në të majt e kemi bataljonin

SLOBODAN MILOŠEVIĆ:  Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?

MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e  mbetur pas dore.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?

MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qyetet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice!   ……Dhe dihe se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.

Fahri Xharra, 20.12.13 Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dibra dhe Gjakova, Fahri Xharra, shkoi manastiri

Fjala është si rrënja që mbin vazhdimisht…*

December 23, 2013 by dgreca

Nga Defrim CANI/

I qetë, i qartë, konkret, komunikues, vëzhgues i hollë dhe mjeshtër i zbulimit të poezisë dhe aty ku askush nuk arrin ta “gjejë” atë. Gati gjashtëdhjetë vjet, që poeti Ferik Ferra e bën këtë udhëtim të mrekullueshëm, një udhëtim herë lëndues, herë i vështirë, një udhëtim i fshehur për një kohë jo të vogël, por pa u ndaluar njëherë.

Poeti e ka ditur mirë se, poezia është si një shtojzovalle, e tejdukshme, e depërtueshme, është ajër, frymë, e mishëruar në marrëdhëniet që materia krijon me jo materien, një masë e eternizuar, vështirë për ta zotëruar, se ajo posedon kudogjendshmërinë dhe llojshmërinë më të madhe në gjërat e kësaj gjithësie, që ne njerëzit e prekim në masë të ndryshme, në ndjesi të ndryshme dhe në emocionalitet të ndryshëm.

Në këtë mori marrëdhëniesh të kushtëzuara dhe jo të kushtëzuara është shfaqur, ka lindur apo nuk ka mundur t’i mbijetojë trysnisë së vet poezia në përgjithësi, prandaj dhe mbijetesa e saj është një fat hyjnor për njerëzimin, kulturën, gjuhën, dijen njerëzore në përgjithësi. Popujt e lashtë, popujt e qytetëruar dhe me histori udhërrëfyese, e kanë njoftuar që herët këtë, dhe po prej kësaj pasurie të paçmueshme, ata kanë mbetur të tillë. Veprat e lashta të njohura si epe, për shkakun e energjisë që ata posedojnë, që në fëmijërinë e tyre, kanë qenë gur themeli dhe ekuilibri kulturor, historik, social, qytetërues, poetik, gjuhësor, dokesh dhe zakonesh për gjithë jetën në vazhdim të atyre popujve dhe më gjerë. Dhe ashtu siç besohet në doket popullore, ai eposi ka qenë si ajo “gjëja” e shenjtë, që e ruan shtëpinë, dhe ai e ka ruajtur popullin e vet në një mënyrë apo tjetër. Nuk ka gjë më të thjeshtë për ta kuptuar këtë.

Për fatin e mirë, dhe ne shqiptarëve, lashtësia jonë na krijoi një epos mitik, kohët pagane, me gjurmët e lashtësisë, në të cilën “kryqëzohen” koordinata të zhvillimeve historike, sociale, shpirtërore, kulturologjike, mitike, inteligjence dhe kodi mendor të mrekullueshëm, prej të cilit vijon të burojë një vijimësi etnopsikologjike, gjuhësore, shpirtërore dhe të kohëve te errëta, nga të cilat kanë ardhur të gjithë popujt e botës.

Ashtu siç e kanë pasur fatin gjërat e lashta, dhe eposi ynë, detyrimisht ka humbur diçka apo më shumë se diçka, që do të mbesë një dhimbje sëmbuese, e thellë dhe torturuese për studiuesit, të cilët e kuptojnë humnerën para të cilës ndodhen, por është e pamundur. Eposi e Veriut, i quajtur ndryshe Eposi i Kreshnikëve, gjithsesi ka qenë mrekullisht një zgjedhje e zgjuar. Ai i është besuar të kënduarit, përmes veglës së shenjtë lahutës, një vegël e vogël, me një tel, një harpë e çuditshme, me një gropë të vogël, e cila arriti të zërë brenda vetes kaq shumë kohë, kaq shumë hapësirë, heronj të jashtëzakonshëm, karaktere dhe një arsenal të madh pasurorë të kulturës sonë popullore. Fatmirësisht një popull, i cili është në thelb artist, i cili ka bërë një art të madhërishëm, jo vetëm në ditë të gëzuara, por dhe në dhimbje të madhe, dhe në vdekje, arriti t’i mbajë kronikat etnopsikologjike, të karakterit, të raportit me zotin dhe tokën në këngët e kënduara. Asnjëherë nuk ka qenë  e mundur të hysh në këngë apo të të këndohet rapsodi nëse nuk  e ke merituar atë.

Marrëdhënia e kulturës popullore me zhvillimet historike është dëshmuar si një dëshmi autenticiteti e popujve, të cilët janë jo të paktë që vuajnë për një referencë të tillë.  Ne e kemi pasur dhe e kemi, pavarësisht se fryma, ndikimi dhe nevoja që kultura jonë, më së shumti ajo gjuhësore, ka nevojë të madhe dhe të domosdoshme për të, në jo pak raste është nënvlerësuar.

Poezia e Ferik Ferrës është një areal i mrekullueshëm, me të cilën mund të kuptosh lehtësisht simbiozën që Eposi Epik i Veriut ka me gjuhën dhe fjalën artistike, me detajin dhe figurën artistike, të cilat në poezi kanë vendin dhe funksionin e tyre të domosdoshëm. Në kohët e errëta dhe të vështira, popujt e kanë mbështetur kokën tek eposet e tyre, ashtu siç mbështesim kokën fëmijët në kraharorin e nënës.

Një studiues i njohur perëndimor, që në shekullin e kaluar sillte në vëmendjen e studiuesve një ‘qortim’ të rëndësishëm:-”Në doni të vrisni fëmijërinë e popujve, përveçse vrasjes dhe përdhosjes së gjuhës, asnjë gjë tjetër më shumë se kjo nuk mund t’i bëjë dëm atij populli. Në doni ta leni pa fëmijëri, pa origjinë dhe pa orientim një popull, asnjë gjë tjetër më shumë se vrasje e eposit të tyre nuk do ta bënte një punë të tillë…”

Poezia e Ferik Ferrës jep një mundësi praktike për të kuptuar jo vetëm ushqimin e përjetshëm dhe të gjithkundodhshëm, që eposi i jep poezisë të të gjithë kohërave, qoftë dhe asaj moderne, por në kushtet e zhvillimeve të sotme, ajo është ushqimi më i domosdoshëm i gjuhës së shkruar dhe i gjuhës së folur. Eposi i Veriut është një libër brilant, një thesar dhe një vepër e mrekullueshme, që duhet të lexohet gjithmonë dhe që nuk soset kurrë. Kohët këtë e kanë vërtetuar.

Mbijetesa e një pasurie thelbësore e gjuhës shqipe, kryesisht përmes strukturave dhe “relieveve të zverdhura “ të poetikës së lashtë veriore, të Eposit të Kreshnikëve, teksteve kishtare apo të baladave, është një fat i madh për shqipen, por dhe një dëshmi e luftës ideologjike, luftës praktike, e cila fatkeqësisht ka akoma dhe sot reminishenca të dukshme në një rreth ta caktuar akademikësh dogmatikë, të cilët dje donin ta zhduknin atë dhe sot ta zbehin vlerën e saj.

Arsyetimi është i thjeshtë, rregulli mijëravjeçar i komunikimit shpirtëror poetik, i besimit dhe i gjithë mbijetesës kulturologjike, e cila njihet për diversitetin, duelitetin e drejtpërdrejtë me invazorin sllavo-rus, nuk mund të vendosej me një akt ligjor të dhunshëm dhe me orientim politik, siç ndodhi me Kongresin e drejtshkrimit. Lufta që iu bë fjalës shqipe, e cila vinte nga kjo gurrë e lashtë, kur shqiptarët në historinë  e tyre nuk kishin asnjë të tillë, si me i shkulë rrënjët etnisë.

Gjithë komunikimet që vijnë përmes kësaj pasurie dhe fondamenti, janë cilësisht të emancipuara, janë komunikuese nëpër të gjithë kohët e zhvillimit historik dhe aktual të shqiptarëve, kryesisht ai që lidhej me konceptin e të vërtetës dhe të të drejtës.

Eposi epik i Veriut, në të cilin lindi dhe u organizua gegnishtja, ka plazmuar, ka hyjnizuar e i ka bërë pjesë etike të këndueshme norma të pranueshme që në vijimisitë historike të shqiptarëve kanë qenë kolona të ekuilibrit social- kulturor, shpirtëror dhe psikologjik.

Në kohën kur perlat e gjuhës së lashtë shqipe ishin prangua, kur gjedhit brilante të Eposit të Veriut, elokuenca e pashoqe e Fishtës dhe e Koliqit ishin dënuar me vdekje, kur mijëra fjalë të poetikës e leksikut fondamental të shqipes përbënin heretizëm, po të përmendeshin, poeti Ferik Ferra në heshtin e vuajtjen e vet jetonte me to.

Në këtë kohë poeti do të shkruante poezitë më të bukura të tij dhe si të bashkëkohësve të tij dhe pse ai nuk kishte mundësi t’i bënte të njohura në mjetet e komunikimit të kohës. Në këtë kohë Ferra do të shkruante poezi të tilla “Në terrin e natës” (1954), “Credo” (1961), “Dromca drite” (1961), “Ave, Cesar” (1962), “Ka njëzet shekuj” (1965), “Nën rrasat e mermerta” (1972), “Pa pranverë” (1955), cikli i famshëm i tij “Hije lashtësie” (1954- 1973), në të cilët  vazhdon tradita veriore poetike.

I trishtuar, epik dhe lirik, ai jetonte me eposin, Fishtën, Mjedën, Poradecin, me mbijetesën e fjalës shqipe, e cila vinte nga një sakrificë të pamenduar dhe të pabesuar. Ai e dinte se fjala ka instinktin e femrës Ajo jepet pa kompleks. Kërkon të zërë vendin e vet dhe i qëndron besnike vendit të vet.

E ashtu duke iu shmangur një eufuizmi tradicional, poeti u kujdes t’i gjente vend fjalës së lashtë në strukturat e mrekullueshme poetike që ka poezia e tij gjatë gjithë kohës. Poeti Ferik Ferra e dinte mirë, sepse e prekte vetë realitetin mbijetues të fjalës së vjetër në poezi, letërsi dhe gjithçka të shkruar. Ai e dinte se fjala do të mbeste aty, mes fjalëve të tjera, në vargun e në marrëdhëniet me të tjerat, për të “ndërtuar” emocion, histori, ndjesi të dhimbshme apo të gëzuara, ajo rrinë aty, pavarësisht kalimit të kohëve.

A nuk qëndroi mote, dekada, përballoi stuhi, vrer, cinizëm, vrasje e barbari, përçmim e dhunë fjala e Fishtës, e cila vinte mu prej thelbit të traditës së shqipes, mu prej thelbit të kulturës gjithësisht të tekstit të shkruar dhe gjuhës së eposit të lashtë, fjala e Konicës, Prendushit, Koliqit, A. Harapit, Camajt, Pipës, Kutelit, Haxhiademit, Mit’hat Frashërit, madje dhe Migjenit?

Gjashtëdhjetë vjet ua prenë biskun e fjalës, mollën e bënë drizë, dardhën e bënë ferrë, por fjalë është rrënjë që mbin vazhdimisht, në ditë të mira dhe jo të mira.

Poeti Ferik Ferra vazhdon të shkruajë poezi të mrekullueshme, me një freski të jashtëzakonshme të figurës, fjalës dhe ndijueshmërisë së lartë poetike. Ai ka dije të gjëra të poetikës dhe funksionin që fjala ka në poezinë tradicionale dhe atë bashkëkohore. Poezia e ruan fjalën, e mbron atë nga gjithçka ajo rrezikohet. Për shumë kohë fjala e vjetër, veçmas ajo e dialektit gegë u rrezikua jo pak. Vetëm poezia mundej ta ruante atë, siç e ka ruajtur eposi dhe gjithë poezia e vjetër pasurinë tonë më të madhe të gjuhës.

Eposin e Veriut poeti e sheh gjithmonë një burim të përjetësishëm me të cilin ushqehet letërsia. Në epos gjenden burimet gjuhësore, burimet e figurës, freskia e motiveve dhe detajet, thelbi i vijimësisë pre dhe historike të kulturës dhe fiziologjisë etnokulturore, totemizmi dhe etniciteti.

Gjithashtu përmes këtij burimi poezia në përgjithësi ruan një ritëm përmbajtjesor, ashtu siç gjendet veçmas tek Eposi i Kreshnikëve, një lloj energjie, që çlirohet vazhdimisht, një burim i lidhjes së ngushtë me paganizmin.

Poeti Ferik Ferra vazhdon ta bëjë me shumë dashuri dhe aftësi këtë detyrë fisnike:- në poezinë e tij të vazhdueshme ditë pas dite, rast pas rasti, fjala e rrallë, ajo fjala e “harruar” apo e “humbur” prej 40 apo 50 vjet, vjen dhe zë vendin e vet. Shqipja ka nevojë për të. Poezia ka mundësi ta bëjë këtë fytyrë fisnike. Ajo rrjedh…

Dëfrim Cani (studiues, shkrimtar dhe kritik letrar)

 

·        * Parathënie e përmbledhjes poetike “Sytë Kast” e poetit Ferik Ferra

Poezi nga përmbledhja poetike “Sytë Kast”

 

Gjuha shqipe

Rriskën e dritës

N’petkun e diellit

Hapsit’  pellazge.

 

Biskun e verbit

N’gushën e zogjve

Breznitë ilire.

 

Knellin e gjakut

Në  t’katër stinët

Buzët Arbnore.

 

Kpucët e bletve

Mjaltin e vargut

Hojet shqiptare.

 

Ashtin e fjalës

Që lvyren kohnat

Tkurrjes vrastare.

 

Gardhin e shpresës

Kufijve t’shkulun

N’rreshtat e fletës.

 

Qumshtin e nanës

N’ditët që vriten

Amzës lastare.

 

 

Te “Mrizi i Zanave”

Në Fishtë

 

Gurët e duerve t’muranës

Kryqin nën kambët e qiellit

Katër rreshta muri i themelit

Pret lindjet e perëndimet,

Ku bujnë dielli, hana e yjet

Ngenë e ditës e të natës.

 

Trenat e konakut

Brinjët e dhimbjes së shekujve Shqiptarë,

Mbështetun n’ cepin e kohës,

Plumba neneve t’kanunit thesi

Fijen e kuqe të trëndafilit

Lidh tehu i shpatës së huej.

 

Plagve t’etnisë

Vinte në jetë Zefi i vogël,

Që një ditë do të quhej Gjergji i Dytë,

Gjergji i Fishtës,

Gjergji i “Lahutës” e i “Anzave t’ Parnasit”,

Gjergji i “Mrizit të Zanave”,

Zanave që do t’i venin flakën Vraninës

E do ta shtinin Lugatin

Në dhomat e Knjazit.

 

Gjakun mbi vetull

Do t’ia fshinin Trinkës Zanat

E sytë e bukur të Eufrosinës

Do t’ia shtonin kristalin blusë

Ujnave t’liqenit.

 

Dyzetë fletë Jerina

Mbretnesha e trendafilave,

“Nji lule vjeshte”

Në katër stinë,

Çelë në vllajën e përjetshme,

Hullinë moderne

Vargu i parë Alb.

 

Drita e “Hyllit të Dritës”

Hapsinat e ndjejnë largimin

Lëndinave të mangta

Të dijes Shqiptare.

 

Nuk do të kishte zog nane

Të fliste për Atme e fe ndryshe,

As për Flamurin, as për Shqipninë

Hymnin e të cilit e shkruejti me lot,

As për Kryqin,

Bindjen e shpirtit në Zot.

 

Atij do t’i çonin nishane mbretnit

Për të mos mbetun shakuj  në histori

Për t’i kthye dhimbjet e padrejtësive

Medaljet e plagve n’bezdi.

 

N’ heshtjen e rrezeve të dritës

Brilantet e vesës thyejnë ylberë,

Gërshetë të blertë vargjesh

Rreth mureve t’themelit.

 

Fishtë, 6 qershor, 2012.

 

Andrra e kuaj

 

Nata veshi majat,

Malet me shajak të zi,

Trokamën e tridhet Agëve,

S’e zen pylla,

Fir e trungje kryet,

Petkun e territ brinjët

A thue gjumin e vdekjes ua uli qiella.

 

Rrezet e hanës

Në kërrcujt e fytit,

Kangën e mortit t’shkurtën

N’thesin e hapsinës së shurdhët.

 

Dizdar Osman Aga andrron ndarje,

Tbanat e Krajlit,

Bejleg e mejdane

Diellin shue n’kokën e balozit,

N’hebe t’kalit preja

Gjokun veshë me gjak të ngri Behuri,

Çikat robina.

 

Mbbas dyerve t’mjegullës

Andrra e Halilit,

Fshehun në nji kand të errët kopshti,

Kurbat e Tanushës kullojnë serm,

Shtyjnë hapsinën para,

E deti i syve

Me dy yje zbritë midis qerpikëve,

Sytë e Halilit ndeshë.

 

Përtyp natën freni midis dhambësh,

Zhvishen hijet,

Hap krahët rruga e dashunisë

Flatrat e zanës në ravgime kambësh,

Gjoku shtyn peshën e brymtë të bukurisë.

 

Njat Halilit miku Zuk,

Andrra var në fërrni të kullës,

Nana i ban za  nuses:

Merrja Rushë frenin e kalit djalit,

Deri n’agzhol shkallët e kurmit

Do t’i ulni e do t’i ngrini,

Flokët nën krye t’Zukut

Ka me t’i gjet agimi.

 

N’perde t’mendjes

Andrra kshtu i flet Mujit:

Hargelja e zezë

Ka ba mazin e bardhë,

Me yll e hanë në ballë

Ia rritë e ia shetitë Jutbinës

N’ cifla patkojsh çeliku vrullin koha,

N’mejdane t’krajlive

Ka me ta vjedhë lakmija,

S’ka me shalue mazin

Duvaku e bukurija.

Ne Foto: Ferik Ferra/

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fjala, poeti ferik Ferra, si rrenja

Kultura e Vinçës , e Shasit dhe e Komanit

December 22, 2013 by dgreca

Letër e hapur atyre që e dijnë e nuk e flasin, edhe atyre që e dijnë por e shtrembërojnë!/

Nga Fahri XHARRA/

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kultura e Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”. Unë përvehte i njof shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit . Mos me thuani që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi ; se atëherë ma qoni mallin e një specialisti të zemrës i cil kishte me thënë së nuk e njof zorrën qorre. Por jo , Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvehtësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Deshta ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës ,e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë. Keni dëgjuar për te? Nëse po ,pse nuk na keni folur kurrë? Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora? Nëse nuk keni dëgjuar , ( e nuk e besoj që jo) atëherë është turp për një historian që mos dij asgjë për kulturën Vinçës. ” Diku nja 45 shekuj pra krishtit ,thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjetë para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrierjet e masave të akullta. Klima bëhët më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse .Kurse për ne në Balkan , pra në të gjitha ish tokat tona ,që nga fillimi i neeolitit dhe deri në epokën e madhe të tij ,Kulturës së Vinçës e pershkruan një periudhë fiks njëmijë vjeqare. Ishim pra ne këtu edhe atë here por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh.,dhe po na e vjedhin atë margaritar të historisë duke na thënë që për ne fillon historia rreth shek.XV-të . Ju e dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik. E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pamvarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej , po ata në të njejtën kohë i kishin gjeologët ,historianët dhe largëqofshin të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim “ për mbi jetesë ,të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoft ,ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte kohë nga ne ,të interesohej për Vinçën? Por sot, Ju të shkolluarit, të paguarit mirë ,të privilegjuarit pse na e mshefni Vinçën? Keni turp që nuk e keni dijtur për te apo që nga një motiv apo tjetër nuk po doni ,apo nuk po guxoni t`a përmendni atë. O ju që e dini e nuk flisni ,pse nuk flisni për Shasin? . Ne keto vendbanime kemi te bejme me nje popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna te dorës së parë kundershtojne dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare te disa autoreve te huaj borgjez, e sidomos te atyre sllavë, te cilët orvateshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftrave austriako -turke (1683-1690). Edhe shumica e toponimeve te Anes së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar për herë të parë shqipfolësit, qe i kishte shenuar administrata e kohes, ne frymen e gjuhes shqipe, Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Sën Mëhillit si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm por edhe më rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të krishterimit në këtë rajon. Pse heshtim , kur kemi me çka të krenohemi. Pse nuk ia bëjmë botës të ditur atë që ne e dime; atë që ka kaluar mbi ne dhe atë që ka mbetur pas të parëve tanë: Delmace, duke qenë një vend malor, kur rrethanat ishin të favorshme historike të shek. VI-VIII u bë një qendër me përmasat e një “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971) Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kërkimet shkencore për jetën e Mesjetës së hershme në Kalanë e Delmaces shtrihen në një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë. Aty janë të vendosura në forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime të rëndësishme e me vlerë janë edhe ato të 300 varreve e që japin shenja edhe për njëmijë varre tjera të pa hapura në atë lartësi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnë Komanin edhe si qendër të referencës së mësimit në të gjithë Ballkanin. Komani si i tillë i banuar nga popullata ilire ka qenë një nga metropolet e Ballkanit Perëndimor. Nuk e kemi dijtur se na është mëshefur; Isaiah Bowmani, gjeografi i Woodrow Wilsonit: ”Kufijtë e Shqipërisë të bashkojnë gjithë shqiptarët me trungun kryesor!. Ai e këshillonte administratën e Rosveltit, dhe e ndihmoi që të skicoheshin shumë aspekte të politikës së Jashtme amerikane të pasluftës dhe të formulohej rindërtimi evropian territorial i pasluftës.( Pajtim Ribaj, Albert Hitoaliaj).

Filed Under: Featured Tagged With: e Shasit dhe e Komanit, Fahri Xharra, Kultura e Vinçës

Promovohet libri mbi të vërtetën e Gjeneral Telinit

December 21, 2013 by dgreca

Ka dhënë jetën për mbrojtjen e kufijëve të Shqipërisë duke respektuar me vendosmërinë më të madhe vendimin e konferencës së Londrës, por sot jo vetëm që nuk kujtohet në datat jubile, por asnjë rrugë në Shqipëri nuk mban emrin e tij, Gjeneral Telinit.

Për këtë figurë të historisë së atyre kohërave shumë pak është folur, ndërkohë që sot mbi emrin dhe famën e tij nuk dihet pothuajse asgjë, pasi edhe Gjirokastra që dikur e nderonte, sot ka abandonuar emrin e tij. Gjeneral Telini, kreu i Komisionit të OKB për ndarjen e kufijve, së bashku me grupin e tij u vra 10 km në brendësi të shtetit grek, vrasje kjo e cila krijoi mjaft debate, e madje detyroi Italinë e asaj kohe të bombardonte dhe pushtonte ishullin grek të Korfuzit, pasi vrasja u quajt akt terrorist. Por atë që nuk po bën historia, e cila në vendin tonë mbetet gjithmonë e cunguar, është realizuar nëpërmjet një romani nga autori Italian Andrea Gianisi, roman ky që u promovua në ambjentet e Universitetit “Eqrem Çabej.

Propozimi per nje aktivitet ne nder te general telinit ne kuader te 100 vjetorit  te pavaresise   u  percoll me heshtje  nga ministria e mbrojtjes.

Gjeneral Telini  gjate kohes qe u mor  me percaktimin e kufijve   jetoi ne nje nga  shtepite karakteristke   te  Gjirokastres  e cila  ndodhet ne lagjen karakteristike Palorto.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gjneral telini, Promovohet

Rhema Marvanne me këngën ‘O Holy Night’ është ajo që të copëton zemrën

December 21, 2013 by dgreca

7-vjeçaria amerikane, një engjëll me këngë në kujtim të nënës së saj që vdiq nga kanceri/

Interpretimi solo i Rhema Marvanne me video-clipin “O Nantë e Shenjtë -‘O Holy Night’ ”  është kthyer në një këngë “heartbreakinglyn – që të copton zemrën” e cila lëviz, dhe po bënë xhiron e botës në rrejtet sociale. Kjo këngë prekëse dhe inspiruese është regjistruar kur Marvanne ishte vetëm shtatë vjeç kur ajo mbeti jetim pa nënë – mbasi ajo vdiq.

Kengetaria e vogël që po mahnit botën, ka një zë qiellor, dhe ajo merr frymëzim nga dikush qe ajo beson është diku më lart, se sa ne në qiell, është edhe më lart se edhe shpirti i nënës së saj dhe – Wendi, e cila vdiq nga kanceri ovarian në vitin 2008, vetëm një vit para kësaj kënge që është regjistruar, dhe po qarkullon botën në rrjetet sociale. Eshtë kënga shkruajn mediat amerikane më e klikuara
Marvanne tha për revistën Fort Hood Sentinel, “Kur unë këndoj, kjo më bën të mendoj për nënën time, e cila e bën më të lumtur.Unë dua të të marrë dhuratën time që më bën të lumtur dhe të ndajë atë me ata që janë ende të pikëlluar dhe të përpiqem që me zërin tim melodioz dhe fjalët e këngës inspiruese dhe shiprtërore të bëjë të gjithë ata që nuk i kan nënat si unë – të lumturpërsëri“./Beqir SINA/

Filed Under: Featured Tagged With: O'Holy Night, Rhema Marvanne

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 785
  • 786
  • 787
  • 788
  • 789
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT