• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: SHQIPTARI DENOHET EDHE PER KOMPLOT PER TE VRARE AGJENTET E FBI

May 11, 2013 by dgreca

Hysen Sherifi, 29 vjeçar, është dënuar mbrëmjen e se premtes te 10 majit, në Shtetet e Bashkuara me dënim të gjatë me burg për komplot për t’i vrarë dëshmitarët federalë, dëshmia e të cilëve ka ndihmuar në dënimin e tij, për rolin e Sherifit në një komplot të mëparshëm për vrasjen e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe të familjeve të tyre.
Hysen Sherifi ishte njëri nga gjashtë myslimanët e dënuar në vitin 2011 për planifikim për ta sulmuar një bazë të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Quantico të Virxhinias, dhe caqet tejoqeanike amerikane.
Pak pasi e kishte filluar vuajtjen e dënimit me burg prej 45 vjetësh në këtë çështje të terrorit, ai kishte kërkuar ndihmë nga një i burgosur tjetër për ta angazhuar një vrasës profesional për t’i vrarë me heqje koke informatorët dhe agjentët e agjencisë FBI.
Ai e kishte rekrutuar vëllaun e tij më të vogël, Shkumbin Sherifi, 23 vjeçar, dhe ish mësuesen me prejardhje nga Egjipti, Navine Aly Elsheikh, 48 vjeçare, për të ndihmuar në pagesën e vrasësit dhe për organizimin e vrasjeve.
Mëtutuje, agjencia AP raporton nga Karolina Veriore se një i burgosur nga i cili Sherifi kishte kërkuar ndihmë, doli se ishte informator i qeverisë.
Duke e cituar bashkëpunimin e gjërë të Shkumbin Sherifit dhe Nevine Aly Elsheikh, gjyqtari i lartë amerikan i kësaj çështjeje Earl Britt, e dënoi Shkumbin Sherifin me 3 vjet burg, ndërsa Elsheikh u dënua me 3.5 vjet. Ata ballafaqoheshin me 10 vjet burg secili.
Para se Hysen Sherifit i ishte shqiptuar dënimi, ai i mbajti leksion gjyqtarit për mësimet e Islamit.
“Kurani është e vërteta që i zhvlerëson të gjitha religjionet e tjera”, tha Sherifi, i cili refuzoi ndihmën e avokatit të caktuar nga gjykata dhe e përfaqësoi vetveten në proces. “Nëse ju nuk i nënshtroheni kësaj, ai do t’iu gjykoj rëndë, dhe në ditën e gjykimit ju do të hyni në zjarrin e ferrit”, tha Hysen Sherifi.
Gjyqtari Britt, i cili ka përvojë më se 30 vjeçare, e vulosi dënimin prej katër afateve me burgim të përjetshëm, në fund të dënimit të mëparshëm prej 45 vjet burgim, sa ishte dënuar ai në procesin e mëparshëm.
“Nuk ka dyshim se zoti Sherifi, i akuzuari në këtë rast, e plotëson definimin e terroristit”, tha gjyqtari Britt, dhe shtoi se “Ai ishte zanafilla e këtij konspiracioni, ai ishte organizatori”.
Duke theksuar se i akuzuari nuk ka pasur sukses në kryerjen e ndonjë vrasjeje, gjyqtari tha se shkelja në e madhe e Hysen Sherifit ishte shkatërrimi i jetës së vëllaut të tij Shkumbin, dhe të ish mësueses Elshiekh.
Vëllezërit Hysen dhe Shkumbin Sherifi janë shqiptarë nga Kosova, që në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, kishin përfunduar si refugjatë në Shtetet e Bashkuara.(Kortezi Bota Sot)

Filed Under: Featured Tagged With: agjen teve et FBI, denohet shqiptari, Hysen Sherifi, komplot, Kunder, SHBA

Skenderbeu kampion! Kuksi i dyti. Apollonia, luftetari, tomori dhe shkumbini zbresin ne kategorine e pare.

May 11, 2013 by Administrator

Skënderbeu merr për të tretin vit radhazi trofeun e titullit kampion të Superligës, ndërkohë që Kukësi bën surprizën duke e mbyllur sezonin si nënkampione e Shqipërisë në futboll. 

Kukësi dhe Skënderbeu, që i kishin arritur objektivat e tyre dhe nuk kishin çfarë të synonin më, e shëndërruan në një spektakël ndeshjen në “Zeqir Ymeri”, duke shënuar 7 gola para 5 mijë tifozëve kuksianë, të cilët festuan gjatë gjithë ndeshjes.

Kukësi, skuadra surprizë e këtij sezoni, solli dhe një rit të ri në futbollin shqiptar, i cili shihet vetëm nëpër kampionatet europiane.

Para ndeshjes verilindorët formuan tunelin në fushën e lojës dhe pritën me duartrokitje lojtarët e Skënderbeut, të cilët prej tre vjetësh po dominojnë Superligën.

Korçarët e Mirel Joses do të përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Kukësi dhe Teuta në Europa League. Ndërkohë, skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë janë: Apolonia, Tomori, Luftëtari dhe Shkumbini.

Ky sezon futbollistik do të përfundojë me finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet mes Bylisit dhe Laçit më 17 maj, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Filed Under: Featured

BASHKEBISEDIM MES VATRANEVE: NICK MARKOLA I PERGJIGJET MERITA B McCORMACK

May 5, 2013 by dgreca

Pershendetje Merita,/
Falemenderit shume per mesazhin tuaj dhe per fjalet e bukura. Me vjen keq qe nuk patet mundesi te merrni pjese fizikisht ne Kuvendin e Vatres megjithate, shpresoj se do te takohemi s’shpejti dhe te bashkpunojme. Ju falenderoj shume edhe per urimet tuaja. Sa i perket ardhjes ne Vater, une nuk jam ri tek Vatra. Ka vite qe perpiqem ta ndihmoje dhe shkruaj ekskluzivisht per Vatren dhe gazeten Diellli, por te gjith shkrimet kan qen ne gjuhen angleze. Shpresoj se lexusit kan nje interes per tema dhe shrkime rreth botes se investimeve, financave dhe ekonomis. Shepresoj se dhe tjeret do te shkruajn ta ndihmojme Dalipin, gazeten dhe Vatren. Se paku nga atikujt qe shkruaj ekskluzivisht per Diellin shpresoj lexusit marrin disa ideja per investime 🙂
Ne rrethe me daljen ne TV, ju falenderoj per pergezimet tuaja dhe shresoj qe nje numer i Shqiptarve to vazhdojn te dalin ne mediat boterore. Ne fakt, te enjten me 9 Maj do te marre pjese ne nji interviste te re ne Fox Business News TV channel mbas ores 8 te mbremjes.
Sa i parket bashkpunimit, lirisht na kontaktoni dhe, si une ashtu dhe anetaret e deges, do te perpiqemi te ndihmojm ne cdo aspekt dhe te bashkpunojme. Kur do te vije ne DC me pune radhen tjeter, do t’ju lajmeroj, a ndoshta ka mundesi me u taku. Gjithashtu, kur do qe jeni ne NY lajmerohuni.
Falimiderit dhe nje heri per mesazhin dhe fjalet te bukura dhe shpresoj se te gjith se bashku duke bashkpunuar dhe nxjerre sendet positive nga secili do te vazhdojme historine madheshtore dhe do te arrisim nje sukses te shkelqyer me Vatren per te gjithe Shqiptaret kudo ne bot.
Zoti ju bekofte ju, lexusit e keti mesazhi pak to gjate 🙂 dhe gjithe Shqiptaret!
Nick Markola(Foto:Nick Markola gjate Kuvendit et Vatres)

Filed Under: Featured

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS URON BESIMTARËT ORTODOKSË

May 5, 2013 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikes dhe Gazeta DIELLI urojnë të gjithë besimtarët ortodoksë, si dhe të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë: GËZUAR PASHKËT!

Filed Under: Featured

Kombetarja! Jurgen Gjasula (Gjermani), Andrea Tato (Greqi), Loret Sadiku (Suedi). “Tre musketjere” e rinj kuqezi. Talenti kosovar Fatos Ademi:”Dua te luaj per Shqiperine”.

May 1, 2013 by Administrator

Jurgen Gjasula, mesfushori 27-vjeçar i Duisburgut, është afrimi i radhës në
ekipin tonë përfaqësues. Ai është bindur përfundimisht të jetë pjesë e
kuqezinjve dhe për këtë është gati të heqë dorë edhe nga pasaporta gjermane.

Burime pranë FSHF-së pohuan se ka nisur puna për pajisjen e tij me
pasaportë shqiptare, ndërkaq, vetë babai i futbollistit pohoi për “Panorama
Sport” se tashmë ka nisur puna për pajisjen me dokumente.

“Jemi kontaktuar nga ndihmësi i De Biazit (Tramexani), i cili na ka shprehur edhe
interesimin që ka trajneri De Biazi, por edhe Federata. Jurgeni këtë herë e ka
vendosur që të luajë për Shqipërinë. Është 27 vjeç dhe mendoj se ka shumë për
t’i dhënë futbollit edhe për disa vite”, u shpreh për “Panorama Sport” Fatmir
Gjasula.  Nuk është hera e parë që Jurgen Gjasulës i bëhet ftesë që të
luajë me Shqipërinë, por duke qenë se shteti gjerman nuk lejonte dyshtetësinë,
ai, për motive familjare, nuk kishte pranuar të hiqte dorë nga pasaporta
gjermane. Tani, me sa duket, janë hapur spirale të reja sa u përket dokumenteve,
por edhe nëse nuk gjendet një rrugë e mesme, ai do të heqë dorë nga pasaporta
gjermane.  “Jurgeni e ka vendosur, do të luajë për Shqipërinë. Ne po
përgatitim gjithçka që ai të marrë pasaportën shqiptare. Shpresojmë që të gjejmë
një zgjidhje të ndërmjetme, pra që të mbajë edhe pasaportën gjermane. Një rast i
tillë është ai i Mërgim Mavrajt, i cili i ka të dyja pasaportat. Por edhe nëse
nuk gjendet një zgjidhje e tillë, ai sërish do të marrë pasaportën shqiptare”,
pohoi babai i futbollistit.

Dëshira e madhe është që Gjasula të jetë i
gatshëm për ndeshjen kundër Norvegjisë dhe sipas babait të tij, kjo gjë do të
realizohet.

“Besoj se Jurgeni do të jetë pajisur me pasaportë deri më 26
maj, kur edhe do të nisë grumbullimi. Shpresoj që gjërat të ecin mirë dhe të mos
kemi probleme burokratike”, u shpreh ai.

Ndërkaq, futbollisti i ka kaluar plotësisht problemet që pati në fillim të sezonit në zemër, për shkak të
mbilodhjes. Prej disa javësh ai është rikthyer të luajë rregullisht te
Duisburgu. Ai shquhet për vizionin që ka për lojën dhe shpesh herr është
cilësuar si pasues i Skelës.

 

Andrea Tato! “Ftesen ma ka bere Alban Bushi”

Himarjoti që po shkëlqen te skuadra greke e Atromitosit (është
në pronësi të Olimpiakosit, skuadër kjo që e ka dhënë te Atromitos në formë
huazimi), është ftuar të luajë me Shqipërinë.
Menaxheri i Kombëtares,  Alban Bushi, ka pasur disa telefonata të shpeshta me futbollistin 24-vjeçar dhe
deri tani bisedimet kanë ecur në rrugën e duhur. Mesfushori me tipare
sulmuese është edhe në fokusin e përfaqësueses greke, madje është thirrur disa
herë prej vitit 2011 me ekipin helen, por nuk është aktivizuar asnjë minutë.
Tato parapëlqen të luajë si i avancuar në të dy krahët e mesfushës dhe e
njeh mirë portën. Shpeshherë ka luajtur edhe si sulmues i dytë. Disa herë ai ka
zënë hapësira të konsiderueshme në median greke për paraqitjet që ka bërë këtë
sezon te skuadra e Atromitosit.  Tato është shqiptar që ka lindur në  Himarë, por familja e tij ka emigruar prej vitesh në
Greqi.  ka rënë parimisht dakord, pasi është bindur se në përfaqësuesen kuqezi mund të ketë më shumë hapësira dhe mund të vlerësohet shumë më tepër nga sa është vlerësuar deri tani te Kombëtarja greke. Bushi i ka premtuar se nëse pranon që të luajë për Shqipërinë, dokumentet do t’i bëhen në kohë rekord dhe se do të ketë mbështetje maksimale nga të gjithë. Andrea Tato është i huazuar te skuadra e Atromitosit, pasi kartonin e tij e zotëron Olimpiakosi, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2015.

Loret Sadiku Në kuadër të përforcimit të përfaqësueses me elementë të rinj dhe cilësorë, një pjesë e mirë e stafit kuqezi është angazhuar maksimalisht për afrimin e lojtarëve shqiptarë që luajnë jashtë. Loret Sadiku është emri më i ri për mbrojtjen e Kombëtares shqiptare. Futbollisti i lindur në Kosovë, por i rritur në Suedi, është zbuluar nga menaxheri i përfaqësueses, Alban Bushi, dhe po ndiqet me interes të madh nga zyrtarët e FSHF-së. Ish-sulmuesi i ekipit kombëtar mësohet se ka qenë dy ditë më parë në Suedi për ta parë nga afër qendërmbrojtësin, i cili ka luajtur si titullar me Helsingborgun të shtunën teksa skuadra e tij fitoi 5-1 kundër Gelfes.

Një ndër repartet me më pak alternativa është ai i qendërmbrojtjes dhe pas kërkimesh intensive menaxheri Alban Bushi është bindur që të ndjekë me kujdes futbollistin e Helsingborgut. Pasi ka parë disa video të tijat, Bushi ka vendosur të shkojë ta shohë nga afër futbollistin, e në fakt ka mbetur i kënaqur nga performanca dhe të dhënat e 22-vjeçarit.

Pas ndeshjes Bushi është takuar me futbollistin dhe pasi i ka folur për projektin që ka Shqipëria për Kombëtaren, Sadiku i ka premtuar se do të jetë i gatshëm që të luajë me Shqipërinë. Sadiku ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Suedisë, por ky problem është i zgjidhshëm sipas FSHF-së (kujtojmë rastin “Basha”). Pritet që gjatë ditëve të ardhshme të nisin procedurat për ta pajisur me pasaportë shqiptare lojtarin. Sadiku përveçse në qendër të mbrojtjes, është i aftë të luajë më së miri edhe si mesfushor shkatërrues. Për nga cilësitë, ai është i ngjashëm me Mavrajn

Fatos Ademi! Dua te jem kuqezi!

Është një emër për të cilin flitet shumë në Gjermani. Bëhet fjalë për talentin shqiptar të Hertha Berlin, Fatos Ademi.

Djaloshi i lindur në Prishtinë është shpallur kampion i Gjermanisë me Hertha U16 dhe U17, madje duke u shpallur dhe kryegolashënues. Tashmë, edhe pse vetëm 17 vjeç ai luan me Hertha U19, sulmues kryesor ku në 19 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Numri 10 i akademisë kryeqytetase, në një intervistë të dhënë për Transfermarkt.de, ka folur rreth karrierës së tij tek klubi, por edhe për një ftesë të Kombëtares Shqiptare U19.

“Pata ftesë nga Kombetarja, dhe doja të  ikja, por me pengoi provimi i maturisë. Prandaj nuk munda të shkoja. Jam shumë  i mërzitur, sepse ishin 2 ndeshje shumë  të  rëndësishme  kundër  Bullgarisë  dhe Italisë. Do kishin qenë ndeshje shumë  të  mira për  mua për  të  treguar  çfarë  mund  të  bëja, por edhe për  të  ndihmuar  Kombëtaren  me eksperiencën  time që  kam marrë  tek Hertha. Ishte shumë  e vështirë  të  refuzoja  sepse  është  vendi  im dhe  dua  shume të luaj.  Ska asgjë  që  më  pengon. Shpresoj që do të ketë  sërish një ftesë për mua”.

17-vjeçari  që  si  shembull  në  karrierë  sheh  Mario Mandzukic, shihet si talenti më  i  madh  i  klubit që  vitin  tjetër  do  të  jetë  pjesë  e  Bundesligës.  Specialistët e  krahasojnë  me talentin  e  Gjermanisë  U21 Lassoga,  dhe pritet shumë  shpejt që  për  Ademin  të  ketë  një  ftesë  nga skuadra e parë ,  sigurisht duke kaluar më  përpara  tek  ekipi  i  dyte i Herthës.

Sidoqoftë, e ardhmja  për  të  duket  e  ndritur, dhe  kjo  vetëm  mund  të  gëzoj  tifozet kuq e zi, pasi një  lojtar  me  kaq  perspektivë  shumë  shpejt  do  të  veshë  fanellën  e  Kombëtares.

Miqesore! Shqiperi-Turqi luhet ne Zvicer.

 

Rendesia qe paraqet sfida e gjashte eliminatore “Brazil 2014” ka
detyruar trajnerin italian te mendoje nje grumbullim disa dite me te gjate dhe
larg vendit tone, per ta pasur sa me ne kontroll grupin kuqezi. FSHF eshte duke
kontaktuar me homologet turq per miqesoren qe eshte kerkuar nga De Biazi. Pas
konfirmimit paraprak, pritet te behet zyrtare edhe kjo ndeshje. Ne kete miqesore
trajneri kerkon te testoje disa lojtare, qe do te ftohen per here te pare.
Ndaj Norvegjise me 7 Qershor Shqiperise do te mungojne tre titullare,
Cana, Lila dhe Roshi, te s’kualifikuar per arsye kartonesh. Keshtu, trajneri
italian eshte ne dileme te madhe per te gjetur zevendesuesit e tyre. Jane disa
emra qe lakohen gjate diteve te fundit, kryesisht lojtare kosovare te cilet
luajne ne klube te ndryshme europiane. Megjithate, burime te sigurta nga kampi
kuqezi saktesojne se ka pak shanse qe te kete ndryshime te medha ndaj
norvegjezeve, ku pervec tre mungesave, te tjeret do te jene po ata qe siguruan
fitoren historike ne Oslo.  Edhe per repartin e mbrojtjes, trajneri
pritet te kete alternativa nga stoli. Elsied Hysaj, i cili eshte thirrur, Osmani
qe ka luajtur titullar ne miqesoret e kaluara, Curri qe pritet te rikuperohet
dhe ndoshta edhe Kace prej te cilit pritet nje pergjigje pozitive deri ne fund
te muajit, jane ata qe do te plotesojne 11-shen qe do t’i duhet Xhani De Biazit,
per te shkruar nje pjese tjeter te historise, nese fiton ndaj Norvegjise.

 

Filed Under: Featured, Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 877
  • 878
  • 879
  • 880
  • 881
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT