• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pallati Kongreseve shkon për skrap

July 30, 2025 by s p

Fejton nga Rafael Floqi

Karikatura AI qe Rama e pëlqen

Tiranë – Me duart që lartësohen automatikisht si flamuj partie dhe pa asnjë pikë kundërshtimi, këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste miratuan me “po-në e komanduar” vendimin për shembjen e Pallatit të Kongreseve – një monument i historisë së diktaturës që tashmë duket se do t’i shërbejë diktaturës së ndërtimit.

Në vend të mureve të ftohta ku dikur jehonte “rroftë Partia”, së shpejti do të ngrihen kulla prej xhami, me ballkone nga ku do të shihet – ndoshta – Kulla tjetër që po ndërtohet. Arkitektura e re: “L’art i betonerisë moderne me bekimin e pushtetit”.

Vendimi erdhi pa debat, pa konsultim publik, pa ndonjë ide alternative. Vetëm një plan i qartë: më shumë kulla, më pak kujtesë. Historia? Po i thuhet “lamtumirë” me fadromë në emër të “zhvillimit”, që përkthehet: kullë për çdo mik të bindur.

Në një mëngjes të ndritshëm partie, kur dielli ngrihej mbi Tiranën me formën e një vinçi ndërtimi dhe hëna rrinte pezull mbi një plan zhvillimi urban, Këshilli Bashkiak mblodhi trupin e tij të lavdishëm për të votuar mbi fatin e një objekti modest, të vogël e pa shumë rëndësi kombëtare: Pallati i Kongreseve.

A e keni parasysh atë godinën e vjetër ku dikur mbaheshin festivalet, kongreset dhe ndonjëherë edhe ndonjë konkurs poezie për lavdinë e partisë? – pyeti një këshilltar që e kishte ngatërruar mikrofonin me ngrohësin e kafesë.

Ai nuk është më Pallat Kongresesh, por pallat i kujtimeve të kota! – thirri entuziast nënkryetarja Anuela Ristani, e cila e kishte studiuar urbanistikën në TikTok dhe ligjin në komentet e Facebook-ut.

Me një ton zyrtarisht të papërgatitur, ajo shpjegoi se nuk dinte çfarë do ndërtohej aty, sepse nuk është profete, por vetëm zëvendës-ndërtuese. “Mund të ndërtohet një qendër kongresesh në ajër të pastër, mund të bëhet një lavatriçe publike, ose thjesht një vatër energjetike për qytetarët e lodhur nga mungesa e qartësisë,” tha ajo, ndërsa shikonte nga dritarja për të parë nëse kishte ardhur ndonjë avion me planin urbanistik brenda.

Nga radhët e opozitës, Ilir Alimehmeti nguli këmbë për transparencë – koncept ky aq i huaj në sallë, sa që duhej përkthyes. “Çfarë do bëhet me këtë tokën 2,260 metra katrorë? Një kullë tjetër?”, pyeti ai, por përgjigjja që mori ishte një përzierje mes një fjalimi të Enverit dhe një statusi ironik në Instagram: “Ekspertiza do vendosë. Ne japim truallin, ata japin vizionin.”

Dhe kështu, në harmoni të plotë me himnin e ekskavatorit dhe flamurin e betonit, vendimi kaloi. Pallati do të rishpikej! Me të njëjtën “formulë” magjike që i dha kombit stadiumin “Air Albania” me kupola si hamburgerë, edhe Pallati i Kongreseve do rishfaqej në formë të re: më i ndritur, më i gjelbër (në projekt 3D), dhe patjetër më i shtrenjtë për t’u përdorur.

Disa thonë se godina ka vlerë historike. Por historia, shokë, nuk shet metra katrorë. Kulla po. 

Por kjo histori s’është vetëm për një godinë. Është për një mani betoni, të kuruar me kujdes estetik nga mjeshtrit e arkitekturës import, në veçanti arkitektët italianë, të cilët kanë gjetur në Shqipëri jo thjesht një kantier ndërtimi – por një skenë ku diktati i estetikës së Ramës shndërrohet në ligj ndërtimi.

Nga Stefano Boeri e deri te Marco Casamonti – të preferuarit e kryeministrit – Tirana po projektohet si një ekspozitë e përhershme e egos urbane të Ramës, ku çdo kullë është pikturë me beton dhe çdo shembje është “modernizim”. E kush guxon të kundërshtojë, cilësohet si “i prapambetur”, “anti-zhvillim”, ose “filistin që s’e kupton artin”.

Pallati i Kongreseve, siç raportohet, do të shembet për t’i lënë vend një kompleksi të ri “ikonik”, që për hir të Rilindjes, do të ngjajë më shumë me një stacion metroje në Milano sesa me një hapësirë publike në Tiranë.

Dhe nuk është rasti i parë. Nga Piramida e rikonstruktuar si Google Campus, te Sheshi Skënderbej si beton-gjigant me yje, e deri te Teatri Kombëtar që u shemb me fadromë në agim – Rama po e betonizon historinë, me lejen e një qyteti që hesht dhe me ndihmën e një klientele arkitekturore që projektin e ka në Itali, por kontratën e ka në Shqipëri.

Dhe në katin e 27-të të kullës, mbi një sallon spa me emrin “Kongresi Wellness Lounge”, ndonjë ish-delegat do kujtojë me mall: “Lart me lart o shokë, kullat e kongresit”

Se historia, më mirë të mos na e kujtojë askush, përveçse kur kemi nevojë për propagandë.

Filed Under: Fejton

LETËR E HAPUR PËR KRYETARIN GENCI NIMANBEGU DHE KUVENDIN E KOMUNËS TË ULQINIT NGA SHQIPTARËT E DIASPORËS AMERIKANE

July 29, 2025 by s p

FONDACIONI DOM SIMON FILIPAJ – NEW YORK

Të nderuar bashkëvendas dhe bashkatdhetarë;

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë shumica e shqiptarëve të Amerikës nuk janë të kënaqur me projektin tuaj për ndërtimin e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në qytetin tonë të dashur Ulqin. Ky projekt nuk ka asgjë të përbashkët me heroin tonë kombëtar. Aty përulet madhështia e tij që duket më shumë si një karikaturë se përmendore. Historia kombëtare dhe ndërkombëtare e cilëson trimin tonë si njërin prej heronjëve më të përmendur të Evropës Mesjetare. Në periudhën prej një çerek shekulli iu dhanë nderimet dhe shpërblimet më të larta të Evropës. Prandaj një vizatim i tillë për shtyllën kryesore (pontifex maximus) të historisë sonë kombëtare nënçmon heroizmin, lavdinë, nderin dhe dinjitetin e këtij kolosi të lirisë kombëtare dhe evropiane. Për më shumë se 5 shekuj e gjysmë ky çlirimtar (liberator) nderohet dhe përkujtohet nga kombi shqiptar dhe më gjerë. Edhe shqiptaro-amerikanët e nderojnë Skënderbeun në mënyrë të veçantë, duke ngritur monumente dhe lapidarë në shumë qytete të këtij vendi. Këto nderime u realizuan nga Imzot Noli, Konica dhe patriotët tjerë shqiptarë të Shteteve të Bashkuara.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu jo vetëm që është krye heroi i popullit tonë por për shqiptarët në Mal të Zi ai është njëherit symbol i cili përfaqëson identitetin e tyre kulturorë e kombëtar, prandaj këtu qëndron rëndësia e ngritjes së përmendores së tij në formen më dinjitoze dhe të merituar edhe në qytetin e lashtë Iliro-Arbëror të Ulqinit.
Këto ditë shumë organizata, shoqata, fonde dhe fondacione shqiparo-amerikane ranë dakord që të reagojnë kundër vendosjes së atij lapidari në qytetin tonë historik Ulqin.
Zotëri të nderuar që prej kohës që u bë publik ky projekt në rrjetet sociale kemi shkëmbyer mendime dhe opinione të ndryshme për këtë çështje. Të gjitha organizatat e lartpërmendura njëzëri janë kundër një skulpëture të tillë. Nëse është fjala për probleme financiare shoqatat e lartpërmendura i marrin përsipër të gjitha shpenzimet për një monument madhështor ashtu siç është në qytetet tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju lutem të gjithëve e në veçanti kryetarit të Komunës së Ulqinit zoti Genci Nimanbegut t’i marrë parasysh kërkesat tona.
Shoqërisht dhe vëllazërisht ju përshëndesin kryetarët e këtyre fondeve dhe fondacioneve, bashkë me ta edhe shumë shqiptarë të diasporës amerikane.

Të nënshkruarit:

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL)
Agim Aliçkaj – Drejtor Ekzekutiv
Shoqata Ulqini
Xhemal Lanica – Kryetar
Shoqata Kraja
Venera Gjenashaj – Kryetar
Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe
Senad Lulanaj – Kryetar
Shoqata Ana e Malit
Albert Salaj – Kryetar
Jehona e Malësisë
Agron Dedivanaj – Kryetar
Shoqata Plavë e Guci
Qazim Dedushaj – Kryetar
Fondacioni Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona”
Zaim Hajdari – Kryetar
Fondacioni Dom Simon Filipaj
Tom Shkreli – Kryetar

Nikollë T. Lulgjuraj
Xheladin Zeneli
Gjekë Gjonlekaj
Cafo Boga
Esad Gjonbalaj
Valdet Çobaj

Filed Under: Fejton

AMERIKA (2025) FESTOI 249-VJETORIN E PAVARËSISË, LIRISË DHE DEMOKRACISË

July 28, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli

 A person standing at a podium with a flag behind him

AI-generated content may be incorrect.Edhe amerikanët, përfshirë shqiptaro-amerikanët, duhet të zgjohen, në këtë ditë të Pavarësisë dhe të dëgjonë fjalët e Ronald Reaganit se, “Liria nuk është kurrë më larg se një brez nga zhdukja…” Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ditën e Lirisë e të Demokracisë!

A flag flying in front of a building

AI-generated content may be incorrect.

Të nderuar miq! Ju uroj të gjithëve 4 Korrikun! Amerika sot po feston 249-vjetorin e Pavarësisë të lirisë e demokracisë — në përgatitje për të festuar vitin që vjen 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Presidenti Ronald Reagan ka paralajmëruar bashkatdhetarët e tij kur ishte gjallë se “Liria nuk është kurrë më larg se një brez nga zhdukja”: “Freedom is never more than one generation away from extinction. We didn’t pass it to our children in the bloodstream. It must be fought for, protected, and handed on for them to do the

same, or one day we will spend our sunset years telling our children and our children’s children what it was once like in the United States where men were 

free.”  Sa me vend ky paralajmërim i Presidentit Ronald Reagan.

50-vjet më parë, si student i ardhur rishtas në këtë vend në Nju Jork, si refugjat politik jam përballuar me një frymë socialiste-komuniste në bankat e shkollës, një frymë që promovohej nga profesorët e mi. Merreni me mend, si student i arratisur nga komunizmi, i ardhur në Amerikë në vitin 1970 për të gëzuar lirinë e demokracinë amerikane, të dëgjoja lavde dhe merita të komunizmit e socializmit, si alternativa për demokracinë amerikane. Në atë kohë u mundova të shpjegoja përvojën time nën komunizëm me disa shkrime modeste dhe argument, të cilët qëndrojnë edhe sot e kësaj dite, si më poshtë. “Nuk e di nëse sot 50-vjet më vonë është një përputhje rasti apo një përsëritje e historisë.

Por për fat të keq, ja ku jemi sot, në 249-vjetorin (në prak të 250-vjetorit) të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara — një kërcënim tjetër ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane. Në qytetin më të madh të Amerikës në Nju Jork qëndrën kryesore të kapitalizmit dhe të financave në botë ngre kryet e shëmtuar një kandidat për kryetar bashkie që haptazi e deklaron veten socialist-demokrat, i cili fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate amerikane kohët e fundit duke promovuar qëndrime politike radikale që nëse fiton në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, politikat e tija të prononcuara, do të shkatërrojnë qytetin e Nju Jorkut, nga ai që e njohim sot. Kemi të bëjmë me një të ri 33-vjeçar i papërvojë politiko-ekonomike një djalosh i lindur në Ugandën e Idi Aminit — Kasapit të Ugandës — i quajtur Zohran Mamdani, “socialist-demokrat”, që disa e quajnë komunist e që është bërë shtetas amerikan vetëm 7 vite më parë. Siç duket një gënjeshtar i pa identitet, që sipas gazetës Nju Jork Tajms në të kaluarën, herë është deklaruar me origjinë indiane e herë si zezak e herë të tjera afrikano-amerikan. Faji, natyrisht, është i votuesve të Partisë Demokrate në Nju Jork që votuan për një socialist, plani i të cilit është të falimentojë, financiarisht, Nju Jorkun me politikat e tija socialisto-komuniste.

Edhe amerikanët, përfshirë shqiptaro-amerikanët, duhet të zgjohen, në këtë ditë të Pavarësisë dhe të dëgjojnë fjalët e Ronald Reaganit se, “Liria nuk është kurrë më larg se një brez nga zhdukja…”, Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ditën e Lirisë e të Demokracisë!

Frank Shkreli

A newspaper with text on it

AI-generated content may be incorrect.
A close-up of a newspaper

AI-generated content may be incorrect.

Filed Under: Fejton

HASHIM THAÇI – LUFTA PËR LIRI, JO PËR VETEN: NJË DËSHMI E PËRKUSHTIMIT HISTORIK NDAJ KOMBIT

July 26, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

“Kur jam hyrë në luftë kundër Serbisë kriminale, nuk kam menduar për veten time, por për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit tim, të cilit i përkas me nder, me gjak dhe me shpirt.” – Hashim Thaçi.

Kjo deklaratë e Hashim Thaçit nuk është vetëm një thënie emocionale apo personale, por është një pohim historik, një deklaratë me përmbajtje të thellë filozofike, politike dhe kombëtare, e cila mishëron gjithë motivin moral dhe shpirtëror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thaçi, si një nga arkitektët e luftës për çlirim dhe themeluesit e shtetësisë së Kosovës, flet jo si individ, por si zë i ndërgjegjes kombëtare në një nga periudhat më kritike të historisë moderne shqiptare.

I. Konteksti historik dhe politik i deklaratës

Pas një shekulli të represionit sistematik serb, Kosovës iu mohua e drejta për vetëvendosje, për gjuhë, arsim, ekonomi dhe përfaqësim politik. Regjimi serb i viteve 1990–1999, i udhëhequr nga Slobodan Milošević, imponoi një sistem apartheidi dhe shtypjeje brutale ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në këtë kontekst, lufta e UÇK-së nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmëri, dhe Hashim Thaçi u bë një nga figurat kyçe në artikulimin dhe ndërkombëtarizimin e kësaj lufte të drejtë.

II. Nga idealizmi në veprim – pa llogari për veten

Thaçi, duke u rreshtuar që në rininë e tij në lëvizjen ilegale dhe më vonë në themelimin e UÇK-së, asnjëherë nuk ka kërkuar privilegje personale. Përkundrazi, ai ka rrezikuar jetën në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka qenë i ndjekur ndërkombëtarisht gjatë luftës, dhe në kohën kur në Prishtinë sundonte frika, ai ishte zëri i lirisë nga zonat e çliruara në Drenicë dhe Dukagjin. Udhëtimet e tij nëpër Evropë dhe takimet me diplomatë perëndimorë gjatë luftës dëshmojnë qartësisht angazhimin e tij për kombin, jo për veten.

III. Misioni i lirisë – Kombi përpara gjithçkaje

Për Hashim Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij, lufta për liri ishte një mision i shenjtë kombëtar, jo një kauzë e përkohshme apo interes personal. Ai nuk pranoi të jetë spektator në tragjedinë e kombit të tij, por lider dhe përfaqësues i vullnetit për rezistencë dhe liri. Vendosmëria për të çliruar Kosovën nga okupimi dhe krimet serbe u materializua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë në mars 1999, ku Thaçi mori përgjegjësinë historike për të përfaqësuar popullin shqiptar të Kosovës në një moment kritik për fatin e saj.

IV. Vërtetimi ndërkombëtar dhe paslufta – prej idealit në shtet

Lufta e drejtë e UÇK-së u njoh ndërkombëtarisht, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së dhe NATO-s, që ndërhynë për të ndalur gjenocidin serb. Thaçi pas luftës mori përgjegjësi shtetformuese si Kryeministër dhe më vonë si President i Republikës së Kosovës. Ai nuk e braktisi asnjëherë idealin e luftës, por e shndërroi atë në ndërtim të institucioneve demokratike, në konsolidim të shtetësisë dhe në afirmim ndërkombëtar të Kosovës.

V. Një jetë për kombin, jo për interesin personal

Deklarata “Nuk kam menduar për veten, por për lirinë dhe të ardhmen e kombit tim” është sinteza më e pastër e jetës dhe misionit historik të Hashim Thaçit. Ajo meriton të mbetet në ndërgjegjen kombëtare si dëshmi se liria e Kosovës u fitua me gjakun e atyre që nuk e deshën pushtetin për vete, por e kërkuan lirinë për popullin.

HASHIM THAÇI – I FOUGHT FOR FREEDOM, NOT FOR MYSELF: A TESTAMENT OF HISTORIC DEVOTION TO THE NATION

Written by: Prof. Dr. Fejzulla Berisha

(Expert in Public Law)

“When I entered the war against criminal Serbia, I did not think of myself, but of the freedom, dignity, and future of my nation—to which I belong with honor, blood, and soul.”

– Hashim Thaçi

This powerful statement by Hashim Thaçi is not merely an emotional remark, but a historic testament—a declaration rich with political, philosophical, and national significance. Thaçi, one of the key architects of Kosovo’s liberation and statehood, speaks not as an individual, but as a voice of the national conscience in one of the most defining moments of modern Albanian history.

I. Historical and political context

Following decades of repression, Kosovo’s people were stripped of their fundamental rights under the brutal Serbian regime led by Slobodan Milošević. The 1990s were marked by systemic oppression and violence against Kosovo Albanians. In this context, the armed struggle led by the KLA was not a choice, but a necessity, and Hashim Thaçi emerged as a central figure in organizing and internationalizing the just cause of Kosovo’s freedom.

II. From idealism to action – beyond personal interest

Thaçi’s commitment began in his youth through underground activism, leading to the founding of the KLA. He risked his life repeatedly, was pursued by Serbian and international forces, and while fear reigned in Pristina, he became the voice of resistance from the liberated zones. His diplomatic missions in Europe during the war and negotiations in Rambouillet reflect a deep sense of duty to the nation—not self-interest.

III. A sacred mission – the nation above all

For Thaçi and his comrades, the fight was a sacred national mission, not a personal endeavor. He refused to be a bystander to the suffering of his people and instead became their leader and international representative. His courage to sign the Rambouillet Agreement in March 1999 was not a simple act of diplomacy—it was a moment of historic leadership and responsibility.

IV. International validation and post-war leadership

The KLA’s fight was recognized internationally, culminating in NATO’s intervention that stopped Serbia’s genocidal campaign. After the war, Thaçi assumed responsibilities of state-building—first as Prime Minister, later as President. He translated the ideals of war into democratic governance and international affirmation of Kosovo’s independence.

V.A life lived for the nation

Thaçi’s declaration stands as the clearest synthesis of a life devoted to the nation. His legacy is not built on personal ambition but on unwavering commitment to the freedom and dignity of his people. This should remain engraved in our collective memory as a reminder that Kosovo’s liberty was achieved through the sacrifice of those who sought freedom for the people, not power for themselves.

Filed Under: Fejton

NGA ERRËSIRA TE NGJYRAT…

July 22, 2025 by s p

Zija Vukaj/

Qenia njerëzore ka pasur gjithmonë frikë nga errësira. Njeriu nuk është kafshë nate; nuk ka qenë kurrë, edhe pse përgjatë shekujve e ka zbutur pak a shumë natën dhe errësirën, ka mbetur një qenie dite, i siguruar nga drita, ndriçimi dhe ngjyrat e gjalla. Qysh në lashtësi poetët, duke ndjekur shembullin e Orfeut, i kanë kënduar natës “nënë e zotave dhe e njerëzve, zanafillë e të gjitha gjërave të krijuara”, por vdekatarët e zakonshëm kanë pasur prej saj shumë kohë frikë: frikë nga errësira e nga rreziqet që fshihen në të, frikë nga qeniet që jetojnë e veprojnë në errësirë, frikë nga kafshët dhe shpendët që e kanë trupin të mbuluar me lëkurë ose pupla me ngjyrën e errësisrës, frikë nga nata, burim ankthesh e humbjesh. Nuk është nevoja të kërkojmë arketipe për të kuptuar se këto frikëra vijnë nga larg, nga shumë larg, nga epokat kur njeriu nuk dinte akoma si ta adminstronte zjarrin dhe me të, dritën.

Përgjithësisht nuk i kam dhënë kurrë rëndësi idesë së një simbolizmi universal të ngjyrave, pavarësisht nga koha dhe hapësira e të gjitha qytetërimeve. Përkundrazi, kam nënvizuar gjithmonë aspektin ngushtësisht kulturor të problemeve që lidhen me ngjyrën e, për pasojë, pamundësinë e historianëve për të luajtur me epokat dhe hapësirat gjeografike. Megjithatë ekzistojnë- jam i detyruar t’i njoh- disa pika referimi kromatike që takohen pothuajse në të gjitha shoqëritë. Janë shembuj të paktë në numër: zjarri dhe gjaku për të kuqen, vegjetacioni për të gjelbrën, drita për të bardhën, nata për të zezën. Një natë e dyvlershme, madje e dykuptimtë, por gjithmonë dhe gjithkund shqetësuese e shkatërruese mbarsëse dhe inkurajuese.

Nuk do të nënvizohet kurrë mjaftueshëm deri në ç’pikë pasja dhe administrimi i zjarrit, duke filluar rreth 500 000 vjet para Krishtit, ka krijuar një kthesë themelore për historinë e njerëzimit. Është kontrolli i zjarrit nga ana e “Homo erectus-it”, që ka bërë dallimin e qenies njerëzore nga kafsha. I vënë nën zgjedhë, i zbutur, i prodhuar sipas vullnetit, zjarri jo vetëm ka shërbyer për të ngrohur njeriun, për të gatuar ushqimet e për të ndërtuar altarët e parë të tij, por ka përftuar mbi të gjitha, burimin e dritës. Frika e madhe nga errësirat ka filluar të fashitet e bashkë me të tmerri i natës dhe nga ajo çfarë lidhet me vendet e errëta apo nëntokësore. E zeza nuk ishte më krejtësisht e zezë.

Më vonë, duke filluar nga paleoliti i epërm, kur përdorimi i zjarrit ndryshon, bëhet edhe mundësi, për të bërë pigmente artificiale duke shkrumbuar bimë apo minerale. Më i lashti i këtyre pigmenteve me sa duket është e zeza e karbonit, e arritur përmes djegies së llojeve të ndryshme të drurit, lëvore, rrënjë, lëvozhga apo boçe. Sipas lëndës dhe të shkallës së shkrumbimit, ngyresa e të zezës së arritur është pak a shumë e ndritshme, pak a shumë e fortë. Veprime të ngjashme u lejuan artistëve të paleolitit të pasuronin paletën, të kufizuar deri në atë moment vetëm me ngjyrat e marra nga natyra. Në gamën e të zezave, këta artistë dinë tashmë të prodhojnë vetë pigmente e tyre dhe të ndryshojnë ngjyresat. Më vonë mësojnë të djegin kockën, fildishin e bririn e kaprojve për të arritur të zeza më të bukura. Pastaj përqendrohen mbi mineralet: të kruara, të thërrmuara, të oksiduara, të përziera me lëndë lidhëse, ata përdorin lëndë të reja ngjyrosëse, më të qëndrueshme dhe jo më të ndritshme. Për të zezat oksidi i manganezit ka prirje të zëvendësojë apo të përfshihet në karbonet bimorë. Është përdorur me shumicë në Lasco (Lascaux) rreth 15.000 vjet para Krishtit për të pikturuar pjesën më të madhe të kafshëve të bestiareve pjellore të shpellave, ku spikat demi i famshëm i zi. Por të zezat e karbonit jo për këtë u zhdukën. Kështu ndonja një mijë vjet më pas, në shpellën Niaux (Ariège), i famshmi “sallon i zi”, i shtrirë më shumë se 700 m nga hyrja, tregon piktura murale në një gjendje të shkëlqyer ruajtjeje që paraqesin tipa të ndryshëm kafshësh të zeza (bizonë, kuaj, stambekë, kaproj, madje edhe peshq) dhe pigmenti i përdorur është vetëm karboni i drurit, megjithëse këto piktura, më të vona se ato të Laskosë, janë të 12.000 apo të 13.000 vjet para Krishtit.

Përgjatë mijëvjeçarëve, skaleta e ngjyrave dhe numri i pigmenteve vazhdon të pasurohet.

Qytetërimi egjiptian prodhon një numër të madh dhe shumë janë të reja. Për sa i përket të zezave, gjithsesi oksidi i manganezit e sidomos e zeza e karbonit zënë gjithnjë vendin e parë. Edhe boja, e shpikur më parë, përdor të zezën e karbonit apo ajo e llambës (e zezë e tymtë) përzier me ujë që i shtohet ngjitësi shtazor ose goma arabike. Përsa u përket ngjyrave gri, deri atëherë praktikisht të panjohura, shfaqen në Egjipt, ku zënë një vend të rëndësishëm në pikturën e përmortshme. U ralizuan përmes një përzierjeje karboni bimor dhe të bardhës së plumbit.

Në disa rajone të Lindjes së Afërme këtyre materialeve të ndryshme u shtohet e zeza e bitumit, pigment shumë i fortë që shfaqet në tokat e pasura me naftë. Më në perëndim, në Greqi e në Romë, piktorët përdorin me bollëk të zezën e tymtë, sidomos për sipërfaqet e vogla dhe mxorën nga disa karbone ca të zeza të mahnitshme. Më e kërkuara ishte e zeza e hardhive, realizuar duke karbonizuar shermendet e hardhive shumë të thata që i japin ngjyrës një aspekt të thellë dhe reflekse të kaltëreme, sidomos të dashura për romanët. Natyrisht e zeza e fildishit ka famën e të qenit akoma më e bukur, por çmimi i saj i lartë e kufizon përdorimin e saj. Për sa u përket pastaj tokave natyralisht të zeza apo të errëta, të pasura me oksid manganezi, vazhdojnë t’u japin piktorëve pjesën më të madhe të pigmenteve në përdorim në gamën e të zezave dhe të ngjyrave errëta. Kushtojnë relativisht shtrenjtë, sepse shpesh vijnë nga larg (nga Spanja apo Galia, për shembull) dhe efektet kromatike që prodhojnë janë më të errëta se ato të të zezave bimore dhe të zezave të llambës.

Teknikat janë më pak të zhvilluara kur është fjala për ngjyrosjet. Megjithëse shfaqen shumë shpejt, bëhen një veprimtari shoqërore vetëm në neolit, kur njeriu bëhet sedentar dhe zhvillon në shkallë të madhe prodhimin e tekstilit. Ngjyrosja kërkon një njohje të specializuar: lëndët ngjyruese të nxjerra nga bimët apo nga kafshët nuk mund të përdoren më njëlloj, duhen veçuar, çliruar nga papastërtitë, duhen bërë kimikisht vepruese, pastaj duhen depërtuar në fibrat e endjeve e të tentohet të nguliten fort. Të gjitha këto veprime janë të gjata e të ndërlikuara. Është gama e të kuqeve (garancë, e kermeztë, mureks), në të cilat ngjyrosjet kanë arritur më parë se në të tjerat rezultatet më të mira. Dhe kështu ka qenë për disa mijëra vjeçarë. Përkundrazi, ngjyrosaj me të zezë ka qenë për shumë kohë një ushtrim i vështirë, së paku në Perëndim.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT