• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çfarë është Sindroma e Medeas?

May 11, 2024 by s p

Sindroma e Medeas nuk është një diagnozë zyrtare në DSM-5 ose në literaturën shkencore të APA, por është një term që përdoret për të përshkruar një gjendje të rënduar psikologjike. Këto veprime te renduara psikologjie, janë të rralla, por kur ndodhin, janë shqetësuese dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme profesionale. Kjo Sindrom, përdoret për të përshkruar një gjendje psikologjike në të cilën një prind është në gjendje të vrasë fëmijën e vet, vetem per shenje hakmarrje ndaj bashkeshortit. Kjo gjendje merr emrin nga figura e Medeas në mitologjinë greke, e cila është një personazh që vret fëmijët e saj pasi e braktis burri per nje grua tjetër.

Keta individ kalojne ne shok te rend emocional, i cili është një reaksion i fuqishëm që ndodh si pasojë e një ngjarje traumatike, të papritur dhe negative. Kjo ngjarje mund të jetë e ndryshme për çdo individ, por shpesh lidhet me humbjen e një të dashuri, ndarje, traum akute, një dështim të rëndë në jetë, një ngjarje e tmerrshme, ose një sërë ngjarjesh të mëdha që shkaktojnë stres dhe dhimbje emocionale të mëdha.

Shoku emocional te keta individ shoqërohet me ndjenja të forta si trishtimi, neveri, ankthi, inat, ose mungesa e interesit për jetën. Ndërkohë, mund të shoqërohet edhe me simptoma fizike si lodhja, dhimbje gjoksi, marramendje, ose vjellje.

Trajtimi për kete sindrom apo gjendje te tilla psiko- emocionale, duhet të përfshijë terapi psikologjike, psikoterapi, mbështetje sociale nga familjarët dhe miqtë, dhe në raste më të rënda, mund të nevojitet ndihmë nga një profesionist mjek psikiater për të menaxhuar simptomat dhe për të krijuar strategji për t’i përballuar ato në mënyrë efektive.

Valentina Telhaj / Psikoterapiste/ Pedagoge

Filed Under: Fejton

“A e mbron Rama Lalin apo e ka shitur atë?”

May 2, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi 

Rama veliaj 5 d

Ah, kjo është një pyetje e lehtë! Po, po, Rama sigurisht që e mbron Lalin. Ata janë si dy shokë të ngushtë, si dy gishta të një dore. Rama e ka shitur Lalin… në një lojë shahu, ku çdo lëvizje është një manovër politike. Ndoshta e ka shpërndarë atë nëpër bashki, si një version modern i “Elf on the Shelf”. Lali, i vendosur në një raft të kabinetit, ndjek çdo hap të Ramës. Kur Rama flet, Lali dëgjon me vëmendje. Kur Rama bën një vendim, Lali thotë: “Bravo, kryeministër!”

Dhe po,po… Rama e ka shitur Lalin… në një aksion bamirësie. Ai e ka dhuruar atë për të mbledhur fonde për ndihmë të nevojshëme. Lali tani është një koleksionist i pasurisë së këndshme, një artikull i rrallë në tregun e politikës.

Por, nëse kjo është një pyetje serioze, atëherë… mbase duhet të konsultohemi me SPAK, për të zbuluar se çfarë ndodh me të vërtetë me Lalin?

Në një vend larg larg, në vendin ku korrupsioni mbretëron dhe të vërtetat janë të gjitha të fshehura, erdhi një ditë e bardhë. Erion Veliaj, kryebashkiaku i qytetit Tiranë, u thirr përpara dyerve të SPAK-ut, në një moment që u bë për të qeshur, për të qarë dhe për të qartësuar kujt i bie radha të qeshë dhe kujt të qajë.

Kryeministri Rama, qëndron në krah të tij, si një mbrojtës i zjarrtë, por edhe njëherazi si një armik i fshehur i Lalit. 

Deklaratat e Ramës janë si një enigmë që kërkon të dekriptohet. A e mbron ai Veliajn apo e ka shitur ai atë? Pyetje që nuk kanë përgjigje të qarta, siç nuk kanë përgjigje shumë gjëra në këtë vend.

Dhe të gjitha ngjarjet, si në një telenovelë, zhvillohen para syve tanë. Deklaratat kontradiktore, fotot e politikanëve të vendosur në një tryezë, ndërsa njëri prej tyre është lënë jashtë, ngjarje që vëzhguesit e përshkruajnë një realitet i ndërlikuar dhe i pazakontë.

Por, a është ky realiteti që ne vërtetë duam? A janë politikanët tanë personazhe të një telenovele ku korruptimi dhe mashtrimi janë themelet? Apo kemi nevojë për një skenar të ri, ku drejtësia dhe ndërgjegjësia të jenë protagonistët?

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, u paraqit publikisht në SPAK (Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ky është lajm. Por a është ky vetëm fillimi i një seriali të gjatë? Në një maratonë shtatë orëshe, Veliaj u përball me prokurorët, ndërsa gazetarët pritnin për lajme. Ai pohoi se “bashkëpunimi do të vazhdojë.” Bashkpunim me “detyrim përcaktim. Por çfarë çështjesh po hetojnë prokurorët? Le t’i hedhim një vështrim:

Veliaj ka mohuar se ishte nismëtari i inceneratorit të Tiranës, por prokurorët kanë gjetur shkresa që tregonin ndryshe. Në 2016, ai dërgoi një propozim për një kontratë PPP (partneritet publik-privat) për menaxhimin e mbetjeve. Në këtë histori korruptive, Veliaj është protagonisti që ka kushtuar mbi 100 milionë euro.

Veliaj nënshkroi dokumente që kalonin kompetencat e tij, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak. Dhe inceneratori u bë një grabitje e shtrenjtë për taksapaguesit shqiptarë. Po ku është roli i Veliajt? Ai firmosi pa kompetencë, ndërsa aprovimi duhej të vinte nga Këshilli Bashkiak.

Ndërsa depozitat e dherave lejuan pronarët e inceneratorëve të përfitonin 60 milionë euro shtesë nga interneti. Veliaj mobilizoi policinë bashkiake për këtë operacion. Shkresat tregojnë se ai urdhëronte pronarët të përjashtonin disa subjekte nga pagesa e tarifës.A ha… 

Në fund të maratonës, Veliaj u shfaq i lodhur. Por a do të jetë ky episodi i fundit? Altin Dumani, kreu i SPAK, ka një version tjetër të historisë së Veliajt në Prokurori. Ndërkohë, ne presim të shohim se si zhvillohet kjo komedi korrupsioni.

Ndërkohë, Veliaj përpjeket të mbulojë fytyrën e tij me maskën e transparencës dhe përpjekjet e Ramës për ta mbrojtur apo ta shitur atë, mbeten një mister që vazhdon të zgjojë interesin e gazetarëve dhe qytetarëve të shqetësuar për fatin e vendit të tyre. Opozita fërkon duart dhe nxehet në protesta që nga ballkoni. 

Dhe ja kërkesa për dorëheqje I vjen nga kush se priste nga miku i Ramës, Baton Haxhiu, ” Nëse ‘Lali’ në majë të skemave kriminale mendon se unë duhet ta kursej nga kërkesa dorëheqje edhe në kushte kur tërë të emëruarit e tij janë përfshirë në hetim mëse të merituar kriminal, e ka gabim tha ai pas një përplasje me Veliajn.

Kështu që, në këtë skenë të çuditshme ku politika dhe drejtësia ngërthehen si peri në qepallat, shfaqet një pyetje thelbësore: A ka shpëtim për këtë vend, apo është ai i dënuar të jetë protagonist i një telenovele korruptive deri në fund?  Ndërsa fëmijët kanë filluar të këndojnë një këngë të re : “Lal,i lali këtë s’fali” 

Dhe tani për ta mbyllur me shaka: Çfarë thotë një politikan nën hetim për Veliajn? “Nuk është se ai është nën hetim, është vetëm duke bërë një vëzhgim të thellë për të zbuluar se çfarë bën Veliaj me pushimet e tij! Mor Lal.”

Filed Under: Fejton

Tipologjia e banesës popullore në trevat veri-lindore të Kosovës

April 30, 2024 by s p

Dr. Qazim Namani

Arkeologji – Trashëgimi Kulturore/

Arkitektura e banesave fshatare, zë vend të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore të Kosovës. Përmes studimit të saj kuptojmë mënyrën e jetës së popullit, vlerat historike dhe arkitektonike të objektit, si dhe traditën e punimeve të mjeshtërve tanë.

Arkitektura fshatare është larg çdo falsiteti dhe pretendimi të ashtuquajturave “Stile arkitektonike”, larg çdo kopjimi dhe futje formash të gatshme. Ajo thjeshtë është e lindur në kushte të caktuara të cilat i pasqyron me besnikëri, e ndërtuar me materiale rrethanore në përshtatje me kushtet klimatike dhe të terrenit.

Trashëgimia arkitektonike shqiptare përfshin gjini të ndryshme ndërtimesh, ku vend të posaçëm zë arkitektura e ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë, pa emër e të pa shkolluar. Këta mjeshtër krijuan vlera kulmore arkitektonike.

Qendrat tona të banuara fshatare e qytetare u ngritën në troje të rrafshëta, dhe më tepër në troje të pjerrëta kodrinore e malore. Banesat në troje të rrafshëta karakterizohen nga kompozimet e shtrira, shpesh që rrethohen me oborre të gjëra dhe gjelbërim të dendur. Banesat në troje të pjerrëta veçanërisht ato shkëmbore, krijojnë vështirësi të dukshme në mënyrën e shtrirjes së vendbanimit. Ndërtimet sipas pjerrtësisë së truallit, paraqesin dendësi dhe zgjidhje të ndryshme urbanistike në lidhjen rrugë-banesë.

Në fshatrat shqiptare, kur fillonte ndërtimi i objekteve, pas hapjes së themeleve, therej një kurban dhe koka e bagëtisë së prerë me kokë të mbushur me bereqet futej në themel.

Arkitektura popullore e popullit tonë është mjaft e zhvilluar, ajo përfshin si ndërtimet fshatare ashtu edhe ato qytetare. Kosova tanimë është dëshmuar se është një rajon i pasur nga pikëpamja etnografike, që krahas krijimtarisë së ndryshme popullore, ruan edhe një thesar të rëndësishëm të ndërtimeve arkitektonike popullore. Këto vepra përbëjnë një kulturë të rëndësishme historiko-arkitektonike që dëshmojnë një shkallë të lartë të zhvillimit të arkitekturës popullore shqiptare.

Është me rëndësi të ceket se deri më tani nuk është kryer ndonjë studim i përgjithshëm lidhur me kulturën e banimit dhe banesën popullore në tërë territorin e Kosovës.

Në rrethanat e pushtimeve të ndryshme ishte e pamundur që të bëhet studimi i detajuar i banesës shqiptare në truallin e Kosovës. Studiuesit e shteteve që na sunduan me shekuj edhe kur kanë shkruar për trashëgiminë e popullit shqiptar, duke e përfshirë edhe banesën, i kanë mohuar vlerat burimore të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke tentuar që përmes publikimeve këto vlera të përvetësohen.

Trashëgimia jonë arkitektonike në fushën e ndërtimeve popullore në fshat dhe në qytet, krahas vlerave madhore dhe tipareve thelbësore të saj, shquhet edhe për lidhjen e ndërtimeve me truallin shkruan Emin Riza një studiues i banesës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Në arkitekturën popullore, përveç faktorëve ekonomiko-shoqërorë, një rol të rëndësishëm në karakterin e saj luajnë edhe kushtet klimatike dhe materialet rrethanore të ndërtimit.

Arkitektura fshatare në disa vise të Kosovës dallon për kah mënyra e kompozimit të tyre me ambientin. Banesa fshatare e Kosovës për kah funksioni arkitektonik na paraqitet me elemente të tipit të hapur dhe tipit të mbyllur. Banesa e tipit të hapur përbëhet me një numër të objekteve tjera përcjellëse që e begatojnë ambientin dhe shfrytëzohen në mënyrë racionale duke e formuar një kompleks urbanistik të banimit dhe duke ju përshtatur terrenit.

Karakteristikat dalluese të banesës fshatare të Kosovës, janë të lidhura ngushtë dhe me vetë fatin e një popullate të okupuar, të përndjekur dhe vrarë për shumë shekuj në pragun e shtëpisë. Nga nevoja për t’u mbrojtur nga armiqtë shekullorë, shqiptarët e Kosovës i ndërtuan banesat e fortifikuara. Ky tip banese pothuaj haset në tërë hapësirën gjeografike të Kosovës dhe më gjerë, por në disa vise me numër dukshëm më të vogël, dhe përmasa vëllimore më të vogla. Kjo ka rrjedhur si pasojë e djegieve të disa fshatrave shqiptare për 4-5 herë që nga pushtimi i Kosovës më 1912 e deri në luftën e vitit 1998/99.

Në trevat veri-lindore të Kosovës, kullat shqiptare u dogjën nga pushtuesit serbë e bullgar në vitet 1878, 1912, 1944, andaj numri i tyre në këto treva pas këtyre luftërave mbeti i vogël.

Deri në luftën e fundit banesat fshatare të Rrafshit të Dukagjinit i kishin mbijetuar pushtimit serb, por tani u dogjën mbi 500 kulla në fshatrat e kësaj zone, dhe vetëm një numër fare i vogël i tyre mbijetoi, kurse në viset tjera ky tip banese fshatare pothuaj ishte shkatërruar ma herët.

Familjet shqiptare pas djegies së shtëpive të tyre, ishin të detyruar që me materiale të rëndomta rrethanore, të rindërtojnë në truallin e tyre banesat me Pallzina (Çatma).

Në përgjithësi banesat shqiptare ishin të mbuluara me rrasa guri, ndërsa në rajonet ku kishte mungesë të rrasave të gurit, banesat mbuloheshin me barishte të fierit apo edhe me kashtë tërshëre dhe kultura tjera bimore.

Duke u bazuar në praninë më të madhe të kullave në Rrafshin e Dukagjinit, arkitekti Zoran B. Petroviq në punimin e tij: Seoska “Kuça” i Ognjista na Kosovu i Metohiji, të botuar në “Gllasnikun” e Muzeut të Kosovës të vitit 1962/63, nuk ishte objektiv në studimet e tij sepse, ndërtimet e shtëpive fshatare në Kosovë i ndanë në dy tipe: “tipi kosovar” dhe “tipi metohik”. Sipas tij tipi kosovar ishte me palëzina (çatma), kurse ai metohik me gurë. Arkitekti serbë, nuk i merr për bazë djegën e vendbanime shqiptare disa herë në Rrafshin e Kosovës, vetëm gjatë shekullit XX.

Banesa me Çatma, është me e vjetër e cila me vone është zëvendësuar me banesën me Pallzina, Dallimi mes tyre është sepse te banesa me çatma shume rralle apo fare pak përdoreshin gozhdët.

Shtëpia me Catma e Kadri Metehisë, fshati Metehi, komuna e Podujevës

Në këto banesa trajtë ishin ne distance me të vogël dhe bërja e mureve behej me çatma me te holla se sa Pallzinat, ku çatmat përforcoheshin në mënyre bistaku duke kaluar nga njëra ane e traut ne anën tjetër, pa përdorur përforcime me gozhda. Një thurje e tille është përdorur deri vone te objektet tjera përcjellës të banesës shqiptare, si dhe për thurjen e avllisë se oborrit.

Banesa me Pallzina edhe pse ne shikim të parë duket objekt i thjeshte, po të analizojmë detajet arkitektonike që i ka përdorur mjeshtri shqiptar, arrijmë në përfundim për zanafillën e traditës popullore në fushën e ndërtimeve dhe arkitekturës në përgjithësi.

Kjo banesë edhe pse ndërtohej kryesisht me materiale rrethanore, kishte një ngrohtësi dhe stil të ndërtimit që e bënin të lakmuar edhe për popujt tjerë.

Ndërtoheshin zakonisht pas djegieve dhe luftërave mbi themelet e objekteve paraprake, ose edhe për qifte të reja në rrethana shumë të rënda ekonomike krijonin vendbanim të ri, për ta zhvilluar dhe zgjeruar familjen e tyre.

Kishte raste kur këto objekte ndërtoheshin mbi themelet e bodrumit të shtëpisë së vjetër. Në këto raste pasi konsolidoheshin themelet paraprake, zgjidheshin trajtë bungu të cilat shtriheshin mbi themele të gurëve. Mbi trajtë ngiteshin trajtë tjerë në mënyrë vertikale, të cilat në lartësinë e katit lidheshin me trajtë tjerë horizontal. Trajtë vertikale më të mira vendoseshin në kënde të mureve, ndërsa distanca në mes tyre sillej prej 1.5 deri në 2 m. Trajtë përforcoheshin në mes veti me përforcime tjera në formë diagonale, që e formonin sistemin e skeletit të objektit prej drurin në formë kapriate.

Pas këtij procesi punohej kulmi, i cili më pas mbulohej me materiale rrethanore. Pas mbulimit të çatisë (kulmit). Trajtë lidheshin mes veti me Pallzina apo çatma në formë horizontale.

Trajtë edhe Pallzinat punoheshin me sëpatë. Pallëzinat punoheshin prej drunjtëve të hollë me deri në 15 cm, që përforcoheshin me gozhda. Trajtë kishin trashësi deri në 30cm dhe përforcoheshin mes veti, me gozhda, kllampa metali e rrallë herë shpoheshin me Turjelë, për ta krijuar lidhjen me kunja të drurit me cilësi të fortë dhe rezistueshme ndaj lagështisë.

Distanca prej Pallzinës e deri të Pallzina tjetër sillej rreth 10 cm. Pallzinat në anën tjetër të trajëve, ngjiteshin në atë formë që e shkonin paralel me hapësirat e lira të anës së kundërt në mënyrë që materiali lidhës që futej në mes Pallzinave të ketë mbështetje në to, dhe të mbaj sa më të qëndrueshëm lidhjen e materialit mbushës në mes tyre. Kryesisht hapësira në mes të Pallzinave mbushej me baltë, të cilësisë më të lartë, e ndonjëherë edhe me tulla të pjekura apo të pa pjekura. Dheu (bota), për ta bërë balten për mbushjen e këtyre hapësirave, zgjidhej të jetë më i miri rreth truallit. Bota e përzgjedhur përzihej me kashtë, zakonisht përdorej kashta e thekrës cila përzihej me dheun dhe formohej masa e qulltë për krijimin e murit. Po ashtu me të njëjtën masë bëhej lyrja e mureve në të dy anët. Pas terjes së mureve, në shumicën e rasteve lyheshin me gëlqere te shuar.

Qëndrueshmëria e kësaj banese varej shume nga pozita e saj që e zinte në terren. Nëse objekti ndërtohej me bodrum, të punuar prej gurëve, dhe mbi bodrum ndërtoheshin dhoma për familjarë, të cilat ishin të mbrojtura nga lagështia, objekti me pallëzina i mbijetonte kohës më shumë se pesëdhjetë vite, ndërsa nëse objekti ishte ngritur mbi themelin që nuk ishte i siguruar nga reshjet atmosferike dhe lagështia, varësisht nga trajtë e përdorura mbi themelin e gurëve i mbijetonte kohës më pak se pesëdhjetë vite.

Pallzinë, është përdorur nga e folmja popullore në brezin veri-lindor të Kosovës.

Kjo banesë i përket tipologjisë së banesës së hapur, e cila shoqërohej me objekte tjera përcjellëse për ekonominë familjare, të cilat ndërtoheshin brenda një oborri të thurur, dhe në pozicione të planifikuara sipas shijes dhe mendjes për ta krijuar një kompleks urban më funksional. Përveç odës së burrave që zakonisht ndërtohej te dyert e hyrjes së oborrit, objektet tjera zinin vendin e tyre, pa e penguar funksionin e njëra tjetrës. nyjat sanitare si dhe plehrat e bagëtive, caktoheshin në një distancë nga objektet e banimit dhe burimet e ujit, kroit apo pusit në oborrin e shtëpisë. Ky planifikim i vendosjes së objekteve në hapësirën e oborrit, banesën e tipit të shpërndara apo hapur e bënte shumë më higjienike se sa kullën si objekt i tipit të mbyllur.

Banesa me Cardak e Hajdar Shaqirit, nw fshatin Bilinicw, komuna e Gjilanit

Banesat fshatare të hapura formojnë një grup të objekteve të veçanta dhe me funksione të ndryshme në një oborr të rrethuar me mur ose avli. Ky kompleks i objekteve ndahet në banesa të banimit dhe objekte tjera ndihmëse. Në banesat e banimit hyjnë shtëpia e zjarrit, shtëpia e miqve-oda, dhe dhomat e fjetjes. Në objektet ndihmëse bëjnë pjesë hambari, koshi i drithit, qilari (çarraniku) vendi ku mbahet bulmeti, ahuri ose pojata e bagëtive, torishta, koteci i shpezëve plemja, dhe objekte tjera të nevojshme që i plotësojnë në tërësi nevojat familjare brenda një kompleksi urban të një vendbanimi.

Oda e burrave, e cila zakonisht shërbente për pritjen e miqve, tubimeve dhe kuvendeve të ndryshme për burra, ndërtohej me shije të veçantë, për të treguar autoritetin familjar. Madhësia e odës sillej nga madhësia e familjes dhe fuqisë ekonomike që e kishte arritur familja. Zakonisht planimetria e odës përbëhej nga një dhomë e madhe apo sallon, e cila shoqërohej me një para hyrje apo dhomë tjetër ndihmëse. Kjo tipologji e banesës që haset po thuaj te çdo familje shqiptare në anën veri-lindore të Kosovës së sotme, asaj qendrore dhe te familjet shqiptare jashtë kufijve të sotëm të Kosovës, si duket ka një traditë të lashtë të ndërtimit me zanafillë të banesës me megaron që nga epoka e bronzit.

Deri me tani nuk kemi ndonjë studim të mirëfilltë arkeologjikë për shtrirjen e kësaj banese në hapësirën gjeografike të Kosovës së sotme, por gjatë përnjohjes së terrenit në vitin 2004, themele me gurë kënd drejta të kësaj banese janë evidentuar në hapësirën e lokalitetit arkeologjikë të periudhës së neolitit në fshatin Runik, komuna e Skenderajt. Duke i pasur parasysh këto fakte dhe përhapjen e odës në territoret e sotme shqiptare, mund të pohojmë se oda e kësaj tipologjie të banesës është pasardhëse e banesës me megaron.

Në rajonet ku kishte rrasa guri të cilësisë së lartë, çatia e shtëpisë dhe objekteve tjera ndihmëse mbuloheshin me rrasa guri. Kjo veçori e mbulimit të pullazeve me rrasa guri, i ka shtyrë udhëpërshkruesit e huaj që të lënë shënime. Kulmet e shtëpive më rrasa, sipas mendimit të shqiptarëve, kanë përparësi sepse nuk i shpon plumbi.

Një studiues tjetër serbë, N. Nikolajeviqi në librin e tij “Severna Stara Serbija”, kur bën dallimin në mes shtëpive serbe dhe shqiptare, shkruan se shtëpitë shqiptare nuk janë të zbukuruara, janë të ndërtuara prej guri dhe të mbuluara po ashtu me rrasa guri, kurse shtëpitë serbe janë të rregulluara dhe të ndërtuara prej druri, qerpiçëve (tullave të pa pjekura) dhe të mbuluara me kashtë. Po ashtu kur shkruan për shtëpitë fshatare në hapësirën në mes të lumit Ibër dhe Lim, thotë që janë të tipit si në Bosnje dhe, në përgjithësi, të ndërtuara prej druri.

Nga përnjohja e terrenit vërehet se shkrimet e Nikolajeviqit dhe të shumë autoreve tjerë serbë janë shkruar të shtyrë nga pushteti, ose nga urrejtja për popullin shqiptar me të vetmin qëllim përvetësimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit tonë.

Në terren hasen shumë shtëpi të ndërtuara nga shqiptarët me një stil të lartë të ndërtimit që vërehet stili arkitektonik i ndërtimit, muret e ngritura me gurë në drugdhendje, në mure me tulla të pjekura e të kombinuara dhe gurë, që e përbejnë një planimetri të banesës shumë të avancuar për kohën e ndërtimit. Duke u bazuar në këto argumente të hasura në terren, mendoj se përdorimi i rrasave, për mbulimin e kulmeve të shtëpive, dhe objekteve të kultit bëhej për mbulimin e objekteve me stil të lartë arkitektonik, për këtë arsye bëhej përzgjedhja e llojit të rrasave që gjendeshin sa më afër truallit të ndërtimit në Kosovë dhe kualitetit dhe qëndrueshmërisë së tyre nga kushtet klimatike dhe zjarri.

Nga stilet e ndërtimit të banesës nga popullata shqiptare e Kosovës, duke përfshirë edhe ndërtimet e shtëpive më gurë, kuptojmë se shqiptarët janë bartës të traditës së ndërtimeve me gurë, ndërtues të kështjellave dhe përpunues të mirë të gurit. Ndërtimet e këtij lloji si dhe simbolika gjeometrike e kozmologjike me lloje të ndryshme të simboleve të kultit, të bartura nga tradita popullore edhe në materiale të drurit e tekstilit, e dëshmojnë bindshëm autoktoninë e popullit tonë në hapësirat gjeografike të Evropës jug-lindore.

Gjatë hulumtimeve në terren, është vërtetuar se ndërtues të banesave popullore në territorin e Kosovës, kryesisht ishin mjeshtër shqiptarë nga vise të ndryshme të Gadishullit, andaj me plotë të drejtë udhëpërshkruesit e huaj që vizituan vendbanimet shqiptare gjatë shekullit XIX, lanë shënime të rëndësishme, për ta njohur traditën e mjeshtërve tanë dhe kulturën e traditën e artit tonë popullorë.

Ndër mjeshtërit që vlen të veçohen, janë mjeshtër vendorë, mjeshtër shqiptarë nga Dibra, Tregu i Ri (Novi Pazari), mjeshtër shqiptarë nga Selaniku, të cilët ndërtuan në Kosovë deri në mesin e shekullit XIX, si dhe mjeshtër shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit (Rajoni i Medvegjës). Mjeshtër të gdhendjes në gurë kryesisht janë shquar shqiptarët e rajonit të Shalës së Bajgorës.

Gjatë shekullit XIX në territorin e Kosovës shqiptarët, përveç ndërtimeve të banesës me stile tjera, ndërtuan edhe shtëpi me qoshk, hajat e çardak. Këto tipa të banesës, përveç në qytete, i hasim edhe në shumë fshatrat e Kosovës.

Për nga mënyra e punimit dhe përzgjedhjes së materiali, kemi vërejtur se banesat deri në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, ndërtoheshin kryesisht ishin ndërtuar prej guri, druri dhe baltës. Themelet kryesisht punoheshin prej guri të lidhura me llaç balte, dhe me breza druri të mbushura me llaç balte. Pullazet ishin prej kashte, fieri, rrasa guri dhe tjegullave tradicionale, që prodhoheshin me dorë, dhe piqeshin në furra të vogla familjare.

Nëpër fshatrat e Kosovës, që nga vitet gjashtëdhjeta të shekullit XX, për ndërtimin e banesës familjare kishin filluar të përdoren edhe materiale industriale, çimentoja , beton armeja dhe tjegulla që tani prodhoheshin në tjegullore shtetërore.

Objektet arkitektonike të banesës fshatare të ndërtuara në Kosovë, nga periudhat e hershme, përkatësisht nga shekujt XV, XVI e XVII nuk kanë mbetur. Mirëpo duhet theksuar se pa dyshim ndërtimet e mëvonshme, të realizuara nga mjeshtër lokale, kanë përcjellë skemat kompozicionale të ndërtimeve të mëparshme.

Mendohet se oxhaku në dhomë dhe në shtëpi ka nisur të përdoret më shumë në këto anë të Kosovës pas ardhjes së muhaxhirëve shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit. Nga burimet historike kuptojmë se vendbanimet shqiptare për gjatë rrugëve tregtare nga Nishi në Kostandinopojë e Selanik, kishin arritur shkallë të lartë të zhvillimit urbanistik të banesës popullore. Përveç mjeshtërve lokal në këto anë ndërtimet kryesisht bëheshin nga mjeshtër shqiptar të Dibrës dhe të Selanikut.

Për mjeshtrit dibran që ndërtuan banesën popullore gjatë shekullit XIX e XX, kanë shkruar edhe udhëpërshkrues të huaj të cilët i vlerësojnë si mjeshtrit më të mirë në Turqinë Evropiane.

Në shekujt XIX e XX-të, Shtëpitë e zjarrit punoheshin me oxhak, dhe kishte filluar të përhapet stili i ndërtimit të shtëpive fshatare me verandë (Çardak).

Shqiptarët muhaxhirë i kishin odat si dhoma të posaçme, në të cilat flinin meshkujt dhe aty prisnin mysafirët. Oda u zhvillua shumë dhe tani nuk përbëhej vetëm prej një kthine me para hyrje apo dhomë ndihmëse. Si risi ata e sollën dhe gëlqerosjen e shtëpive. Mendoj se oxhaku është përdorur edhe para ardhjes së muhaxhirëve, por ndoshta me përmasa shumë më të vogla, nëpër fshatra sesa në qytetet e Kosovës së sotme.

Kthinat e banimit kishin një kompozim e pajisje karakteristike. Në këndet e dhomave të çifteve ishte hamami (hamamxhiku). Në dhomën e zjarrit në muret ballore ndodhej oxhaku, aty pranë ishte magjja ku përgatitej buka, anash në mure ishin dollapët për mbajtjen e enëve të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, në një kënd të shtëpisë së zjarrit, ishte gropa për ruajtjen e patateve nga acari. Shtëpia e zjarrit kishte hapësirë zakonisht më të madhe sesa dhomat tjera të zakonshme. Në mes të shtëpisë qëndronte qyprija (Trau mbajtës i dyshemesë) e punuar prej drurit të bungut dhe në të shumtën e rasteve e dekoruar me ornamente të ndryshme. Këto ndërtime zakonisht ishin përdhese, por kishte raste kur ishin në kat dhe gjysmë kat. Te banesat në kat, në të shumtën e rasteve në katin përdhese mbaheshin bagëtia, kurse në katin e dytë ishin dhomat e gjumit, por nga përnjohja e terrenit vërejmë se shtëpitë e tilla janë përdorur vetëm për banim, kurse kafshët mbaheshin në objekte tjera.

Bashkekzistenca e tipareve fshatare me ato qytetare është fakt i njohur në të gjitha trevat shqiptare, kur gjatë shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, ndikimi i banesës fshatare mbi atë qytetare ishte mjaft i ndjeshëm. Marrëdhëniet ndërmjet banesës fshatare dhe asaj qytetare, duhet shikuar kryesisht lidhur me huazimet, me kahen dhe me dendësinë e tyre, që pa dyshim janë pasqyrim i raporteve fshat-qytet, që në formacionet e shoqërisë me klasa paraqesin gjithmonë kontradiktat dhe dallimet e natyrës ekonomike.

Raporti i tipologjisë së banesës qytetare me atë fshatare nuk është i njëllojtë jo vetëm në kohë, por edhe në shtrirjen tokësore.

Në arkitekturën fshatare dallojmë këto lloje të objekteve të banimit që ju përkasin kryesisht shekujve XIX dhe XX.

Banesa përdhese;

Banesa në gjysmë kat;

Banesa në kat;

Banesa me Çatma

Banesa me Pallzina

Banesa me hajat

Banesa me çardak

Banesa me qoshk, dhe

Kullat si banesa të fortifikuara.

Banesa fshatare me një kthinë e përdorur në fshatra të ndryshme deri në ditët tona, ka përfaqësuar gjithnjë ndërtesën karakteristike të familjes së vogël me një kurorë dhe një ekonomi fshatare të varfër. Këto banesa kanë qenë të ndërtuara në kat ose përdhese. Në shumë vise ky tip banese quhej shtëpia e zjarrit ose shtëpi buke. Këto banesa kanë planimetri katrore dhe drejtkëndëshe. Në këtë tip banese që përdorej si shtëpi zjarri, gjithmonë është vatra e zjarrit. Në banesa të vjetra vatra është vendosur në mes të objektit. Në këto raste vatra e zjarrit ishte pa oxhak dhe tymi dilte nëpër hatulla. Vendosja e vatrës në mes të objektit tregon për një trashëgimi të traditës shumë të lashta në ndërtime e zakone. Këto banesa e kanë një hyrje kryesore të vendosur në murin gjatësor afër qoshes së krahut të djathtë. Dera në shumë raste është e drejtuar nga harku diellor lindje-perëndim, dhe ndriçoheshin me nga një dritare në murin e derës apo të oxhakut. Dyshemetë e këtyre banesave shtroheshin, duke e ndarë kthinën në dyshe, ndahej hapësira për qëndrim dhe fjetje me një tra druri. Në pjesën ballore të ndarë shtrohej kashtë ose fieri i tharë, kurse mbi to shtroheshin sixhade, Jana, qilima nga leshi të punuara në vek, dhe postiqe lëkure nga bagëtitë e imëta (zakonisht të ogiçëve). Dyshemeja e shtruar zakonisht qëndronte në murin përballë derës hyrëse, kurse pjesa tjetër e ndarë në afërsi të derës zakonisht dyshemetë i shtronin me llaç balte. Tavanet zakonisht ishin të punuara me tra kryesisht prej bungu apo ndonjë dru tjerë, dhe mbi to shtrohej dysheme prej dërrasave mbi të cilat bëhej lyrja me llaç balte, për ta izoluar nga depërtimi i temperaturave të ulëta.

Oda përbën hapësirën themelore të banesës që shërben për pritje të mysafirëve, qëndrim dhe për fjetje. Veçantitë e saj shprehen kryesisht në trajtim dekorativ të elementeve të saj.

Në shumë vise të territorit të Kosovës objekti prej një kthine ishte oda e burrave, e cila zakonisht ndërtohej afër dyerve kryesore të oborrit për pritje të mysafirëve.

Banesat në kat ose gjysmë kat janë ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, XIX, XX e deri me tani nga familjet me ekonomi të vogël apo dhe mesatare.

Trajtimi arkitektonik i pamjeve dhe kompozimi i elementeve të banesave në kat ishin mirë të kombinuara dhe të shfrytëzuara. Në katin e parë janë vendosur bagëtia, kurse në të dytin oda e burrave dhe magjëria. Këto banesa zakonisht shkallët i kishin prej guri.

Banesat me hajat dhe çardak të hapur dhe të mbyllur të ndërtuara gjatë shekullit XIX, i ndeshim në mbarë hapësirat shqiptare në fshat dhe qytete.

Banesa me qoshk në trojet shqiptare është shfaqur në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX. Këtë tip të banesës në viset rurale të Kosovës e hasim të ndërtuar që në mesin e shekullit XIX.

Kur është fjala për zgjerim të madh të qoshkut te banesat popullore shqiptare, është me interes të vërejmë se një zgjidhje më të zhvilluar të këtij koncepti kompozicional, paraqitet si një nen variant i përhapur në qytetet e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Banesa me qoshk ishte mjaft e përhapur edhe në trevat tjera shqiptare të Gadishullit, por përveç qyteteve kishte arritur të ndërtohet edhe nëpër fshatra (Q.N).

Qoshku duke dalë përpara jo më një formë konzoli, por mjaft dukshëm, për këtë arsye qoshku mbahet me shtylla druri. Në këto rast kjo zgjidhje diktohet nga ngushtësia e vëllimit të çardakut, i cili nuk mund të mbajë edhe qoshkun.

Me banesën popullore shqiptare konsideroj banesën e ndërtuar prej shqiptarëve për shqiptarët. Banesa popullore e Republikës së Kosovës, banesat popullore të hapësirave me popullsi shqiptare me shumicë, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Greqi, janë pjesë përbërëse e banesës shqiptare.

Sa i përket banesës popullore në trojet shqiptare, gjatë sundimit osman, Emin Riza thekson se: në asnjë rast këto banesa nuk mund të cilësohen si banesa turke, lidhur me këtë çështje kjo tipologji nuk mund të zëvendësohet prej banesës së pa qenë turke, ashtu siç nuk do të zëvendësohej eventualisht prej banesës mongole etj. Në banesën tradicionale shqiptare pati ndikime tejet anësore në kompozim, thelbit të koncepcionit të kësaj kategorie ndërtimore.

Për banesën popullore në trevat e Ballkanit gjatë sundimit osman, Emin Riza përmend mendimin e një studiuesi francez, i cili ka shkruar: “Të flasësh për banesën turke është po aq abuzive sa të flasësh për banesën romake”. Po ashtu edhe studiuesi turk Reha Gunai shkruan: “Banesa turke mund të definohet si tip i banesës në të cilat turqit kanë jetuar gjatë historisë.

Lidhur me mendimet e këtyre autorëve, Emin Riza mendon se në këtë kontest studiues të sipërfaqshëm, të cilët besojnë se vështrimi i një ndërtimi, apo banese në rastin në shqyrtim, mund të përcaktojë lidhjen e kësaj, apo këtyre veprave me etni sunduese të një bashkësie politike, është me të vërtetë një guxim prej të padituri.

Shtëpitë fshatare me vlera të larta arkitektonike janë të murosura në muret e jashtme me gurë rrethanor të skalitur dhe trashësia e mureve sillet prej 60-80cm. Në të shumtën e rasteve muret e brendshme në katin e parë po ashtu punoheshin prej materialit të gurit e të cilat suvatoheshin me llaç gëlqereje të shuar.

Muret e jashtme ishin të përforcuara me breza druri me një distancë 1m njëra prej tjetrës. Muret e brendshme në katin e dytë zakonisht punoheshin nga konstruksioni i drurit të mbushura me tulla ose me llaç balte. Hyrja kryesore e objektit preferohej të ishte në lindje të diellit.

Në shtëpitë fshatare me kat, në katin e parë zakonisht është shtëpia e zjarrit e pajisur me oxhak dhe rafte për vendosjen e enëve shtëpiake, shpeshherë shtëpia e zjarrit në katin e parë shoqërohej edhe me një dhomë tjetër për qëndrim ditor ose për mbajtjen e kafshëve të imëta të po sa lindura, shtazë të sëmura, lopë për mjelje dhe më shpesh ati i preferuar për familje.

Në katin e dytë janë dhomat e fjetjes që në shumë raste i ndanë një korridor për gjatë gjithë gjatësisë së brendshme të objektit, përmes të cilit shfrytëzohej nyja sanitare e cila ishte punuar me dalje nga muret periferike në anën e kundërt të hyrjes së shtëpisë. Lidhja e kateve bëhej përmes shkallëve të brendshme ose të jashtme të punuar prej druri.

Te shqiptarët e Kosovës besohej se gjatë ndërtimit të shtëpisë apo edhe ndërtime tjera nuk është mirë të përdoret “Druri i Brekisë” sepse besohej se sjellë vdekje në familje. Po ashtu besohej se nuk është mirë për familje që të ndërtohet shtëpia me material të ndonjë kishë të vjetër, nga materiali i mureve të tyre dhe objekteve tjera të shenjta. Besohej se familja që jeton në këto shtëpi do të ketë fatkeqësi dhe vdekje.

Në familjet shqiptare kur fillonte të ndërtohej shtëpia së pari ftoheshin dy të moshuar të afërm apo fqinjë për të dhënë mendimin dhe vlerësuar vendin e ndërtimit të shtëpisë.

Kur ndërtohej shtëpia e re zakonisht therej një kafshë dhe me gjakun e kafshës së herrur përgjakej ana jugore e themeleve të shtëpisë. Në kokën e shtazës së therur vendosej një monedhë e vjetër nga metalet fisnike ku preferohej monedhë argjendi dhe murosej në muret e shtëpisë. Familja kur vendosej për të banuar në shtëpinë e re i ftonte fqinjët dhe miqtë për darkë. Në oborrin e shtëpisë therej ndonjë shtazë shtëpiake dhe me mishin e saj ju përgatitej darka të ftuarve.

Për të banuar në shtëpinë ë re familjarët jetën e fillonin ditën e diel në mbrëmje apo ditën e enjte në mbrëmje, sepse këto ditë konsideroheshin se janë ditë të lumtura që sjellin fat për banorët e shtëpisë së re.

Pas ndërtimit të shtëpisë nëse nuk shkonin punët mirë në familje preferohej të ndërrohet trualli, shtëpia të rrënohej dhe të kërkohet vend tjetër për të rindërtuar shtëpinë.

Deri në mesin e shekullit XIX, ornamentika arkitekturore realizohej mbi sipërfaqe të elementeve të ndryshme të banesës, si: dyer, dollapë muri, musëndra, mure dhe realizime të arritura dhe në tavane. Në banesat e shtresave të pasura ornamentika ka qenë e hapur dhe me paraqitje të simboleve tejet të lashta pagane.

Në banesat fshatare shqiptare hasen shenjat dhe motivet simbolike të bëra me gdhendje në gurë, në derë a në oxhak të vatrës familjare. Vatra është e lidhur me kultin e të parëve, me zjarrin. Këto motive zakonisht paraqiten me një gjarpër, një ose dy duar njeriu, takëmet e kafesë, armë, fytyra njerëzish, objekte të ndryshme të jetës familjare, bimë, lule, vegla pune, trupa qiellor, kafshë, shpendë dhe shenja të simboleve të kultit. Këto motive ndahen në dy grupe: me zanafillë vendore dhe me motive me prejardhje të huaj. Kemi dhe motive që janë shartim i traditës së lashtë vendore por me ndikime të huaja.

Flamur Doli gjithashtu përshkruan ornamentet popullore mbrojtëse të shtëpisë, siç janë: motive nga kulti i diellit, kulti konik i gjarprit, kulti i gjinjve të gruas, e tjera që janë bartur gjerë në ditët e sotme si traditë e besimit pagan që hasen në fshatin Vërmicë.

Shtëpia e Selim dhe Bajram Ndreci-Rexhës, në fshatin Barilevë, Komuna e Prishtinës, është ndërtuar në vitin 1912. Ky objekt konsiderohet te jetë një nga objektet më luksoze të kohës në këtë rajon.

Kjo shtëpi edhe pse u ndërtua në kohën e luftërave ballkanike, për fat të mirë nuk u shkatërrua.

Për kah stili i ndërtimit kjo shtëpi është e veçantë dhe dallon me shumë shtëpi të ndërtuara në atë kohë në Kosovë. Shtëpinë e kanë ndërtuar mjeshtër shqiptarë nga Tregu i Ri, shtëpia ende ruan stilin e ndërtimit të gjendjes fillestare.. Në ndërtimin e saj vërehet se kishte ndikim kultura perëndimore.

Shtëpia kishte hapësirë të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e banimit të një familje relativisht të madhe, por edhe për të shërbyer si objekt ndihmës për popullatën e dëbuar në kohë luftërash. Shtëpia karakterizohet me një punim të veçantë me dekorime nga druri dhe piktura në mure.

Luani i vizatuar me ngjyrë të kuqe në fasadën e kësaj shtëpie na shtyn të mendojmë se në heraldikën shqiptare nëpër shekuj, përveç gjarprit si simbol mbrojtës i shtëpisë, shqiponjës dhe simboleve tjera, te familjet fisnike shqiptare është përdorur mjaft shumë edhe Luani. Po ashtu Luani me ngjyrë të kuqe si simbol ishte shumë i pranishëm edhe te dardanët. Në heraldikë ngjyra e kuqe njihet si ngjyra më fisnike, ku e kuqja simbolizon Martin, Zotin e luftës për planet.

Bazuar në burimet e deritanishme për heraldiken shqiptare, mund të pohojmë se simboli i Luanit të kuq ishte e pranishme te familjet fisnike arbërore. Luani na paraqitet në stemat e shumë principatave shqiptare, si: Stema e Karl Topisë, Emblema e familjes Jonima, Stema e Durrësit, Stema e Avlonitëve, Stema e Basanëve, Stema e Prosalentëve, Stema e kapitenëve Bulgari, Stema e Gropajve, Shkurrajve, Balshajve, Muzakajve etj.

Filed Under: Fejton

Fjala është e para!

April 27, 2024 by s p

Mevlan Shanaj/

Fjala është e para! Kështu na thuhet nga Bibla ! Unë dua jo ta polemizoj, por të shtroj obsione se para fjalës mos ishin tingujt apo xhestet ?! Pasi natyrshëm njeriu primitiv përdorte xhestin apo klithmën! Teori që do ketë diskutime pasi shënjat vizatimet apo xhesti i trupit ishin si domosdoshmëri për komukim, por shkrimet e mëvonshme dhe leximet përforcuan thënien se ” E para është fjala” dhe këto ndarje në fillesat e evoluimit të njeriut u bënë baza në krijimet artistike! Kështu lindi muzika, piktura, baleti, cirku dhe sigurish teatri, pronë e të cilit u bë fjala! Në shumëllojshmërinë e arteve fjala ” E para” i përket aktorëve që nisën me deklamimet poetike.Në gjinitë e ndryshme të artit ka forma të ndryshme të mënyrës së komunikimit! Nuk di të them se : Piktura apo baleti janë më të lashtët?! Nuk jam i bindur se cila nga artet është në krye të herës?! Ndoshta cirku, ndoshta muzika, ndoshta poezia!!!! Të gjitha llojit e artit vijnë nga historia me përsosmërinë e secilës! Nuk jam në gjendje të bëj një radhitje të rëndësisë apo të fillesës! Në fund të fundit çdo formë e komunikimit ka përparësitë dhe mangësitë, të cilat njeriu i krijonte spontanisht si një domosdoshmëri jetësore! Përmes artit , jo vetëm si argëtim, njeriu po fillonte të përsoste komunikimin me mjetet më të zgjuara! Disa syresh kanë arritur në perfeksion, si psh kinemaja që i përzjeu gjithë llojet e artit! Fjalën të thënë tashmë më të sofistikuar nga shkrimet si për filosofinë, përrallën prozën në mënyrë të pandalshme poezinë, muzikën, baletin, lëvizjen animacionin deri te pafundësitë e shprehjeve artistike, të cilat nuk kanë limite apo receta, shprehjet artistike janë liritë më të mëdha njerëzore. Arti vazhdon të prodhojë ëndrra lirie! Në se shikojmë cirkun, jam i çuditur se si gjithë jetës perfeksionojnë një numur të kufizuar të specialiteteve! Piktorët pa zhurmë luajnë me ngjyrat! Muzikantët me 7 nota krijonë pafundësi tingujsh melodi të transferuara për njeriun artdashës përmes instrumentave të ndryshme , ndoshta rreth 50 instrumenta, apo vokaleve deri në shprehje të mendimit në një kohë disa karaktere si në opera!!! Në jetë apo teatër, kjo gjë nuk ndodh! Shprehjet me përdorimin e lëvizjeve trupore si baleti apo vallzimi vijnë në forma të ndryshme deri në marrëdhënie dramaturgjie! I vetmi që është më tradicionali që nga krijimi dhe në vazhdim është arti i aktorit i cili ka përligjur fjalën si të parën dhe më të rëndësishmen në jetë! Dashuria, urrejta dy dukuritë bazike të jetës në përjetësi kanë ardhur dhe vijnë së pari me fjalën , si çelsin e hapjes së shpirtrave, të mendjes njerëzore!Fjala tashmë e kthyer si një mundësi jete apo lufte dhe këtë mundësi të shprehur në filosofi apo në artet e interpretimit na e sjellin aktorët! Ndaj arti i aktorit është më komunikuesi krahasuar me artet e tjera! Në një far kuptimi, arti i aktorit është më i thjeshti në dukje ! Aktori me ndjesi të veçantë vrojton jetën, karakteret, ose imiton ose transformohet duke vënë në shërbim të krijimit transformimin e brendshëm të instrumentit më të padukshëm! Aktori operon me shpirtin e tij! Çdo artist tjetër e ka mjetin e tij të prekshëm! Ka një objekt të dukshëm në dorë të krijuesit! Kështu piktori, instrumentisti apo balerini! Aktori instrumentin e tij të padukshëm, ka shpirtin apo psichikën të cilat në bazë të përvojës jetësore , i vë në shërbim të krijimit artistik, rikrijon botën duke vënë vrojtimin ushtrimin kërkimin, selektimin në një sprovë te përjetshme ndryshimi! Dhuntia e aktorëve të mëdhenj është një dëshmi e forcës së fjalës , që me zemrën, trurin, trupin , fjalën, gjakun, bëjnë adhurimin e përjetshëm! Aktorët e ndjejnë këtë ” dhuratë” nga kontaktet me njeriun në çdo mjedis! Profesioni u ka dhënë mundësi të bëjnë jetë të vëzhguar! Krijimet e karaktereve të aktorit, të cilat ai i tregon në skenë dhe ekran në vazhdimësi duke bërë ndryshim nga roli në rol përmes fjalës bëhet si destiluesi i bëmave njerëzore, që nga mushti i shpirtit na jep rakinë apo verën që shikuesi i mirë di ti shijojë përmes fjalës së transformuar artistikisht! Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri në mbajtjen gjallë të jetës!

Filed Under: Fejton

Ekipi Rama fiton kampionatin evropian të korrupsionit, trajneri s’di gjë

April 24, 2024 by s p

Pamflet nga Rafael Floqi /

Cartoon: Football profits (medium) by miguelmorales tagged football,profits,wages,rich,money,fifa,qatar2022,football,profits,wages,rich,money,fifa,qatar2022

Në një ngjarje absurde të botës së politikës shqiptare, Kryeministri Rama ka triumfuar në “Kampionatin e Korrupsionit”, duke shkëlqyer në çdo garë. Në një ceremoni e cila do të kujtohet për gjenerata, ai është koronuar si kampioni i pafundësisë së vjedhjeve dhe manipulimeve të fushatës. 

Trajnuesit, të cilët ishin më shumë një ekip krye që morën kredi për suksesin e tij, u shfaqën të humbur për fjalë dhe me një pamje të ngrysur. Ata thjesht morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, duke shpresuar që ndonjë ditë të arrijnë nivelin e përparuar të pandershmërive të tyre të korrupsionit. Për të, kjo ishte një tjetër fitore e madhe për “Sportin e Politikës”, ku athletët janë të përfshirë në lojën e shkatërrimit të moralit dhe integritetit publik.

Dy mijë vjet më parë filozofi i madh romak Taciti shkruante “Korrupsioni është një fije e brishtë, e cila shkakton dëm të madh në tkurrjen e të gjithë varreve të shoqërisë.”

Në një ngjarje të ngjashme me ndeshjen finale të Kupës Botërore të Korrupsionit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi në Tiranë “Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit për Shqipërinë”. Kjo ngjarje solli emocione të përziera, siç pritet nga një kampionat botëror i korruptimit.

“Korrupsioni është si një llahtar që rritet në hije, duke ushqyer veten nga humnera e interesave të errëta dhe egoizmit të shfrenuar”, shkuante dikur Mahatma Gandhi

Raporti, i quajtur gjithashtu “Kuku… karshiu i Korrupsionit”, ishte një përplasje e fuqishme midis IDM-së dhe Organizatës Transparency International për titullin më të mjerë të lojës së korrupsionit. Si çdo turne i madh, edhe ky kishte sponsorizime të fuqishme, duke përfshirë Bashkimit Europian, që dukej se kishte vendosur t’i japë një ndihmë të vogël “kampionatit të dështuar të integritetit”.

Mjafton të shikosh raportin për të ndier një përmbysje emocionale! Aty ku të gjithë mendojnë se integriteti është i mirënjohur, raporti na tregon një histori tjetër – një histori më të bukur, ku korruptimi e ka kthyer veten në një sport kombëtar. Si mund të mos e gëzosh këtë lajm? Në fund të fundit, kush nuk do të donte të shijonte një ndeshje të mrekullueshme të korrupsionit, me lojtarët tanë të preferuar të pasurisë së paligjshme, duke luftuar për një vend në podiumin e të pasurve? Dhe trajneri Rama, thotë “unë s’mbaj përgjegjësi, përgjegjësia është individuale , por penalltinë e gjuaj vetë ”.

Në rrahjen e zemrës së korrupsionit, Ligji i Korrupsionit u përball me Ligjin e Reformës së Drejtësisë në një duel epik të fragmentimit ligjor. Ndërsa korrupsioni marshoi përpara si një lojtar i fuqishëm, kuadri ligjor i Shqipërisë mbeti i shkëputur dhe shumë institucione publike do t’i thonë, “Ne nuk jemi në listën e startimit”.

Në një intervistë të emocionuar, zonja Lidija Prokiç, drejtuese e Transparency International për Europën Lindore dhe Juglindore, përshkroi reformën në drejtësi si një shpërthim të suksesshëm, ndërsa për korrupsionin tha, “Ai është si mace me 7 shpirt, por gjithmonë lë gjurmë”.

Por, ndërsa këngëtarët e reformës kërcenin në podium, realiteti ishte tjetër: Parlamenti, që duket se u largua nga fusha e lojës për një pije freskuese, lëshoi të shkëlqyerit e korrupsionit që të shkëlqejnë më shumë.

Raporti zbuloi se shoqëria civile kishte humbur në shkëndijë, duke u përballur me një kundërshtar të rrezikshëm: “Përmirësimi i korrupsionit”. Në të njëjtën kohë, mediat kishin një rol të vështirë: të bënin raportime të drejta në një fushë të mbushur plot topa korruptivë.

Ndërsa në fushën e ekonomisë, korrupsioni ishte në një stërvitje intensive. Ndërtimi, shëndetësia, dhe turizmi ishin sportet më të rrezikshme, ku futbollistët e korrupsionit ishin në një grindje të pandërprerë për të shënuar gola të vërteta të harrimit të parave.    Prej tij, reforma shkëputet nga dëshira për të krijuar një sektor publik të përgjegjshëm, duke shkaktuar shkarkime të padrejta që i bëjnë ballë vetëm një dëshpërimi të brendshëm të thellë.

    “Raporti i IDM-së na bën të ndjehemi sikur të qenët në një udhëtim emocional nëpër luginat e korrupsionit, duke na rikujtuar çdo hap të shtrembër dhe zhvillime të dyshimta.”

    “Në Shqipëri, korrupsioni është si ndeshja më e rëndësishme e botës së korrupsionit, ku gjithçka duket të jetë në lojë për një vend në podiumin e të pasurve.”

    “Kur bëhet fjalë për kapjen e shtetit dhe pastrimin e parave, është sikur të shikosh një film aksioni, ku protagonizmin e marrin politikanët dhe grupet e organizuara kriminale, ndërsa shoqëria civile duket sikur po lufton për të mbijetuar në rolin e një spektatori të mjerueshëm.” Vaj medet…

Korrupsioni është si një kancer që shkakton degradimin gradual të integritetit institucional dhe moral të një shoqërie.” shkruante Frank Serpico. Ai është si një qeli i errët që rrethon shoqërinë, duke i mbytur shpresën për drejtësi dhe progres. Kjo dihet por…

    “Duke folur për transparencën, institucionet publike duket sikur po luajnë një lojë të fshehtë ku të dhënat dhe informacionet janë si shkëlqimi i një kristali në errësirë – shumë të vështira për t’u dalluar.”

    “Ndërkohë, proceset e konsultimit publik duken si një farë formaliteti ku vendimmarrja është e vendosur përpara se diskutimet të fillojnë, duke lënë përshtypjen se populli ka një rol më shumë dekorativ se substancial në këtë lojë të zhvilluar prej korrupsionit.”

    “KLSH, ILDKPKI dhe Avokati i Popullit shfaqen si disa heronj të vegjël në një histori plot korrupsion, duke u përpjekur të përmbysin një diktaturë të korruptuar me presionin e tyre të butë dhe të kontrolluar.”

    “Procedurat e prokurimit publik janë si një labirint i cili çon drejt një halle të errët, ku oferta fiktive dhe mungesa e mbikëqyrjes janë si humnera që po presin për të gllabëruar fondet publike.”

Në një moment të rëndësishëm të raportit, ai shpalli fitues “Kampionatin e Shpëlarjes së Parave”. Ndërsa sulmet e pasura të kapjes së shtetit dhe pastrimit të parave vazhdonin, kishte një ndeshje të fuqishme midis lojtarëve që dëshironin ta shndërronin shtetin në një fushë sportive.

Ndërsa raporti nxjerr në pah se linjat editoriale të mediave janë të diktuar nga interesat ekonomike të pronarëve, duket si një “dëshmi e zbuluar” që nuk i duhet një investigim për ta kuptuar. “Kushdo që shikon televizionin për më shumë se një orë mund të bëjë një vlerësim të ngjashëm, por mjafton të shikoni lajmet për të kuptuar se kush po udhëheq orkestrën e raportimit”.

Ndërsa raporti përshkruan “rrjetet e klientelizmit të plota thelbësore për korrupsionin e madh”, ndërsa kërkohet që ndonjë herë në një qindarkë të shpenzohet për trajtimin e çështjeve të tilla, është si të pyesësh nëse dielli është nxehtë. “Në lajme të tjera, uji është i lagësht.” 

Mediat luajnë rol të rëndësishëm në raportimin dhe zbulimin e rasteve të korrupsionit. Ata kanë potencialin për të ndikuar në ndërgjegjësimin e publikut dhe për të detyruar autoritetet dhe institucionet të merren me këto çështje. Përveç kësaj, mediat mund të zbulojnë dhe raportojnë raste të korrupsionit që mund të mos ishin të njohura në publik. Kjo transparencë dhe monitorimi publik mund të ndikojnë në përgjegjësinë dhe llogaridhënie të institucioneve dhe zyrtarëve.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se mediat duhet të jenë të pavarura dhe të kryejnë punën e tyre profesionale me integritet. Nëse mediat janë të lidhura me interesa politike ose biznesi, ata mund të shpërdorojnë fuqinë e tyre për të fshehur raste të korrupsionit ose për të sulmuar padrejtësisht persona ose institucione. Në këtë mënyrë, korrupsioni mund të përforcohet në vend të zbuluar dhe dënimi.

Përshkrimi i lirisë se medias në Shqipëri është si të flasësh për trendin e zbutjes së tigrit në shtëpi duke pretenduar se është një kafshë shumë e butë dhe e sjellshme. “Po, po, tigri është shumë miqësor dhe e zbutur, veçse mungesa e qymyrit është vetëm për shkak të nevojës për një ndryshim të pamjes.”

Në përgjithësi, një medie e lirë dhe e pavarur është një instrument kyç për luftën kundër korrupsionit. Përmes raportimit të drejtë dhe të sinqertë, mediat mund të ndihmojnë në kultivimin e shoqërive të përgjegjshme dhe të drejtë.

Korrupsioni është si një urë e thyer, që përshkon hapësirën midis drejtësisë dhe padrejtësisë, duke favorizuar ata që janë në krye dhe duke ndëshkuar ata që janë të pafuqishëm.”Korrupsioni është si një vrull i vazhdueshëm që përfshin të gjitha sferat e shoqërisë, duke shkatërruar besimin dhe integritetin.” shkuante i madhi Nelson Mandela.

Dhe kur raporti vlerëson reformën në drejtësi duke e krahasuar me një fitore sportive, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me shkelje të drejtave të tyre, është si të shpallet se një lojë e futbollit fiton, ndërsa fusha e lojës është shndërruar në një parkingu për makinat e zyrtarëve të korruptuar. “Nuk ka çmim më të madh se kur e vërtetuarin mund ta shohësh me sy të hapur, madje edhe në një ekran të brishtë televiziv.

Ndërsa lëvizjet e fundit të lojës ishin në zhvillim, zonja Prokiç nga Transparency International u ngul në fushën e lojës dhe tha, “Shoqëria civile ka nevojë për një trajner të ri dhe për disa rregulla të reja të lojës. Nëse nuk ndryshojmë, do të jemi të dënuar për të luajtur gjithmonë në Ligën  e korrupsionit”.

Ndërkohë, spektatorët pritën në ankth për të parë se cilat lëvizje do të vinte ndërhyrja e fundit e lojës: A do të ketë një epokë e re për integritetin në Shqipëri, apo do të vazhdojmë të shikojmë këtë lojë të pandalshme të korruptuar? Përgjigjen e dini dhe për ta mbyllur mbyllur me shaka:

”- Pse patronazhisti solli një shkallë në punë? 

-Sepse ai dëgjoi se kishte mundësi “të madhe” për korrupsion aty në majë! 

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT