• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kultura bizantine dhe mallkimi i drejtësisë

February 21, 2024 by s p

Artan Nati/

Ka një arsye pse “The Godfather” (Kumbarja) konsiderohet gjerësisht si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në monologun e tij hapës, zëri i tronditur i sipërmarrësit të nervozuar Bonasera deklaron “Unë besoj te Amerika”, përpara se ai të rrëfejë historinë se si vajza e tij u brutalizua nga disa të rinj që mbetën të pandëshkuar nga gjykatat tek të cilat ai kishte besuar.
Pastaj i thashë gruas sime: “Për drejtësi, ne duhet të shkojmë te Don Corleone”, vazhdon ai’. Ndërsa skena vazhdon të luhet dhe mësojmë se Bonasera ka ardhur te bosi i krimit Don Vito Corleone për të kërkuar hakmarrje ndaj sulmuesve të vajzës së tij, një model organizimi që po fillon të marrë formë si pasojë e mungesës së funksionimit të drejtësisë. Ajo do të kristalizohet plotësisht më vonë në filmin “The Godfather”, kur djali i Vitos, Michael, shndërrohet ngadalë nga një hero idealist lufte që kundërshton ashpër bashkimin me biznesin e familjes në një mafioz të pamëshirshëm me pak respekt për institucionet e Amerikës, një hark që kalon nëpër të tre filmat.
A nuk duket sikur ne sot në Shqipëri po jetojmë të njëjtën tragjedi të filmit “Kumbaro”? Ndoshta i vetmi ndryshim është se në Shqipëri rrolin e kumbaros nuk e luajnë bosët e krimit, por kryeministri dhe kryetarët e partive politike. Si mbërritëm në këtë derexhe? A ishte ky një fat i keq që duket sikur shpesh na ndjek ne shqiparëve, apo një komplot i të huajve siç na pëlqen ne shpesh të mendojmë, apo ndoshta është një produkt i mënyrës se si mendojmë, veprojmë dhe gjykojmë ne si shoqëri dhe si individ? Në kohën e diktaturës njerëzit dënoheshin në emër të partisë ku gjykatësi ishte sekretari i partisë dhe gjyqi bëhej nga organizata e partisë, ndërsa formalitetet kryheshin nga gjykatat tërësisht nën kontrollin e partisë komuniste. Kështu u bë gjyqi i Kadri Hazbiut ku diktatori Hoxha i thoshte atij se partia do të dënojë dhe Hazbiu e pranonte se partia e tij do ta gjykonte me drejtësi,ndërkohë që hetusia dhe gjykatat zbatonin urdhërat. Kjo formë në thelb ishte bizantine, por e veshur me petkun e ideologjisë komuniste. Në të vërtetë kjo formë bizantine vazhdoi edhe pas viteve 90 por kësaj rradhe e maskuar me petkun demokratik dhe pavarësisë së pushteteve. Në të vërtetë falja apo dënimi i njerëzve bëhej në bazë të interesit të kryeministrit apo pushtetarit kryesor, pavarësisht në se persona të caktuar kishin dosje apo jo, kishin bërë krime apo jo. Përkundrazi personat me probleme ishin edhe më të vlefshëm, sepse ishin të kapur.
Vendi ynë, si gjithë vendet e ballkanit, trashëgoi një kulturë bizantine e cila karakterizohej nga autoriteti i centralizuar, ku besnikëria ndaj sundimtarit ishte vendimtare për ruajtjen e stabilitetit dhe pushtetit dhe si e tillë nxiti një kulturë ku ndikimi politik dhe ekonomik bazohej shpesh në lidhje personale dhe jo në merita apo sundim të ligjit. Në shoqëritë si e jona, ku institucionet formale janë të dobëta ose perceptohen si joefektive, individët mund të mbështeten më shumë në rrjetet dhe marrëdhëniet personale për mbështetje dhe përparim. Në të vërtetë themeli i një republike demokratike, është shteti i së drejtës i cili është aspekti më i brishtë i sistemit tonë shtetëror. Është ky koncept, dhe ekzistenca e tij në fakt, që e ndan një shoqëri demokratike nga ato jo-demokratike. Sundimi i ligjit varet, për vitalitetin e tij të vazhdueshëm, nga perceptimi i tij, si një gjyqësor i pavarur, i fortë, i drejtë dhe i paanshëm që i shërben dhe mbron sistemin ligjor dhe të drejtat individuale të qytetarëve të cilit i shërben. Një gjyqësor i tillë është një gur themeli i këtij institucionii.
Karakteristikë e një gjyqësori të pavarur dhe të fortë është se gjykatat e tij janë të lira dhe të papenguara nga politika dhe ndërhyrje e saj, dhe vendimet e tij bazohen në merita ligjore dhe jo në atë që është popullore apo e përshtatshme politikisht. Për pavarësinë dhe forcën e tyre, gjykatat mbështeten në një tregues më të fuqishëm se kompetencat kushtetuese të prekshme, ato mbështeten në besimin dhe vleresimin e qytetarëve të cilëve u shërbejnë. Por le të flasim konkretisht se si është katandisur drejtësia në Shqipëri. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria për pak kohë pati një optimizëm për demokraci dhe shtet të së drejtës, por përmes manovrimesh dhe kalkulimesh, ish komunistët të veshur me kostumin e ri të pluralizmit erdhën në pushtet dhe shumë shpejt pasuria e shtetit shqiptar u shit me pazar oligarkëve të rinj, duke e bërë Shqipërinë një kleptokraci funksionale. Për të siguruar pushtetin e tyre dhe vjedhjen e pasursë kombëtare politikanët i morrën të githa kompetencat për vete dhe duke e kthyer sistemin e drejtësisë në një shtojcë të politikës.
Nën presionin ndërkombëtar dhe kryesisht atë amerikan, deputetet e votuan SPAK dhe e uruan atë, por pengesat që ata u munduan t’i bëjnë ishin shumë më të mëdha se “bekimi” me buzëqeshje të sforcuar, që ata i bënë sistemit të ri të drejtësisë. Vrasja tjeter e sistemit të drejtsisë eshte fakti se besnikeria e deputetëve është ndaj kryetarit të partisë e jo ndaj elektoratit të vet, gjë që i bën ata shërbetorë të kryetarit dhe jo të popullit, kështu ata votojnë në parlament vullnetin e kryetarit dhe jo të popullit. Deputetët e PS dhe PD nuk ndiejnë asnjë frikë nga populli që i voton, por dridhen dhe nuk kundështojnë kryetarët e partive që i zgjedh dhe i emëron ata sipas masës së servilizmit. Praktikisht vendi ka kryetarokraci dhe jo demokraci dhe në rast se kryetarët apo miqtë e tyre akuzohen, (dhe kanë jo pak faje, korupsion pasiv dhe aktiv) natyrisht që këta përfaqësues të kryetarëve do të votojnë ato ligje që të vrasin sistemin e drejtësisë, garantuesin e demokracisë sonë, vetëm me synimin që ata të pasurohen shpejtë dhe të kenë pushtet të përhershëm.
Duket se Shqipëria ka një traditë të gjatë e të pandërprerë të kumbarove ose padrinove të shtetit dhe partive politike, e cila vazhdon edhe më fort me liderat e rinj si Rama apo Basha, pa bekimin e të cilëve nuk mund të marrësh post shtetëror apo të zgjidhesh deputet. Duket si një mallkim që askush nuk mund ta ndërpresë. Për të shpjeguar këtë mallkim na vjen në ndihmë filozofi anglez John Locke, i cili thotë: “Mendja e njeriut në lindje është plotësisht e formuar, por e hapur, e zbrazët mbi të cilën përvoja gdhend dijen dhe traditën”. Nëse njerëzit janë të mirë apo të këqij,vazhdon ai, varet nga mjedisi i tyre në jetë dhe nga ndikimet e tyre. Kështu po ndodh me liderët tanë, ambienti në të cilin rriten ata, i bënë ata të kopjojnë etërit e tyre politikë, ashtu si djali i “Kumbaros”, Michael, shndërrohet ngadalë nga një hero idealist lufte që kundërshton ashpër bashkimin me biznesin e familjes në një mafioz të pamëshirshëm. Ishte pikërisht ndërhyrja e shtetit të së drejtës që e prishi këtë cikël të pandërprerë kumbarosh e mafiozësh, duke rikthyer besimin e qytetarëve te shteti i së drejtës. Është pikërisht drejtësia e re dhe SPAK që po thyen këtë mallkim kumbarosh në shoqërinë shqiptare.

Filed Under: Fejton

Përsëri për Kosovën!

February 20, 2024 by s p

Monda Mara/

Këtë herë me veprimtarinë e zhvilluar në Brescia nga FNAI, mbështetur nga konsullatat tona në Milano: e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe praninë e këshilltares së provincës Suela Plaka. Pasditja letrare – artistike kushtuar 16- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën drejtimin e regjizores Valbona Xibri dhe kujdesin e Petrit Aliajt, ishte një ndërthurje elementësh.

Në fillim tingujt muzikorë. Grupi “Gjurmët”, që kishin ardhur enkas nga Aleksandria, me paraqitjen e tyre na dëshmuan edhe një herë se rrënjët tona të lashta janë testamenti ynë më i mirë.

I pranishëm me librin e tij “Roli i diplomacisë së Shqipërisë në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës” dhe autori Arflet Selmani. Prezantimi, që m’u besua mua, në një material të përgatitur në bashkëpunim me prof. Ndue Shabakun, synoi dhënien e një fotografie historike për të mbërritur deri në shpalljen e pavarësisë. Duke shpresuar se biseda jonë i përmbushi pritshmëritë, dua të përgëzoj autorin për punën e zellshme dhe hulumtimin në lidhje me temën e trajtuar.

Çaste emocionuese dhuroi interpretimi i shkëlqyer i aktorit dhe regjisorit të teatrit “Skampa” Eduart Stavri Çala, të cilin patëm fatin ta kishim midis nesh. Mjeshtëria e tij, transmetoi te të pranishmit një ndjesi të veçantë dhe rrëmbeu duartrokitjet e tyre. (Në kolazh do të gjeni dhe një pjesë nga ky interpretim.)

Mbase nuk do të kishte kuptim kjo veprimtari pa rrëfimin e njërit prej ish- luftëtarëve të UÇK-së, Fasli Vehapi, që me thjeshtësi deklaroi se nuk ka bërë gjë tjetër, veç detyrës.

Më tej, si për të na dëshmuar se jemi në rrugë të mbarë, erdhi dhe interpretimi i disa poezive me motiv patriotik nga nxënëset tona, lindur në mërgim. Dhe unë mendoj se pikërisht te ky brez, që po rritet larg atdheut, gjejmë frymëzimin dhe motivin për t’i kushtuar kohën dhe rëndësinë e duhur festimeve të tilla.

Së fundmi personalisht për mua këto lloj organizimesh janë edhe një mundësi për t’u takuar me miq: të vjetër apo të rinj. Konkretisht këtë herë me veprimtaren e palodhur Nereida Xhakolli, Drita Gega Qokaj, presidenten e Shoqata Alba Calcinato Miranda Bruci, poetin Sabit B. Bajraktari, presidentin e Associazione Albanese Beselidhja Rovereto Dashamir Kertusha, Gege Tuci, Anton Mirditori, Jasin Dauti Sherif Nuredini e shumë të tjerë, me të cilët ndamë bashkë disa orë të çmuara të pasdites.

Filed Under: Fejton

SHËN VALENTIN DHE PËR POEZINË

February 15, 2024 by s p

– GJITHMONË DO TË GJENDET

DORA E NJË GRUAJE –

Nga Visar Zhiti

Të duash, jo vetëm një ditë dhe në festën e dashurisë, por gjithë jetën, çdo ditë është festa e saj.

Po poezia mos është grua, gjersa gruaja është dhe poezi?

Për këtë dashuri do më pëlqente të flisnim:

Është një poezi dashurie, që e kam njohur herët, që student, në “moshën e artë”, siç thuhet, e dua shumë dhe tani dhe e kam ndjerë si timen gjithë jetën dhe kam kaluar vështirësi dhe me atë.

Po ajo është e poetit rus Evgeni Jevtushenko, aq më keq, dhe të doje poezinë e tij atëhere, kur s’kishte as festë të Shën Valentinit, ishte me rrezik, edhe emri i tij ishte i ndaluar rreptësisht në Shqipërinë diktatoriale. Madje kur më arrestuan dhe më dënuan me 10 vjet burg për poezitë e mia, në akuzë pata dhe poezi të Jevtushenkos. Ku i kisha gjetur, pse kisha përkthyer, (vërtet kisha përkthyer nja 5-6, kur isha student…), ai ishte poet revizionist, armik, kishte shkruar kundër Enver Hoxhës, etj, etj. Dhe unë nuk tregova se poezi të atij fillimisht m’i kishte dhënë poeti Rudolf Marku, ishim miq, e doja dhe shkëmbenim poezi, edhe nga ato të rrezikshmet, kur kishte nga ata pranë nesh që lemeriseshin prej tyre. Se ua jepnim dhe të tjerëve, shokëve, i kopjonim, nuk na rrihej pa e përhapur të bukurën. Një pjesë e mirë e atyre poezive ishin përkthime të Rudolfit, më dukeshin brilante si dhe poezi të tij.

As në errësirën e burgut nuk më iku ai vezullim poezish, përkundrazi unë e shtova mynxyrshëm, shkruaja fshehurazi.

Dhe do ia thosha këto vetë Jevtushenkos, kur e takova në Romë dhe në të njëjtën ditë na pranuan si anëtarë të PEN Clubit Italian me president mikun e përbashkêt poetin Sebastiano Grasso. Jevtushenko më dëgjoi me kërshëri, i interesuar më shumë për poezinë e tij në Shqipëri se sa për burgu tonë. Do më dërgonte më vonë dhe poezi të tjera, edhe ato për Shqipërinë, me dëshirën që t’i botoja.

I kam treguar të gjitha dhe gjatë në librin tim “Si na erdhi ai, i ndaluari”,

takimet, takimet e Edës time dhe të djalit, Atjonit, me Jevtushenkon në Lugano, në Zvicër, kur unë isha në Moskë.

Atjoni student mbante për krahu poetin e shquar me famë botërore, se kishte operuar këmbën, ia kishin prerë dhe përdorte paterica dhe unë shkruaja në librin tim se çalonte ashtu “Realizmit Socialist” dhe donte të mbahej për krahu në ardhmëri etj, etj, janë në libër dhe plot poezi të tij. Ia doja ende. Mbi të gjitha atëhere

“Gjithmonë do gjendet dora e një gruaje”. Përkthimi studentor i Rudolf Markut më kishte humbur. Kur më arrestuan, më patën konfiskuar shumë fletore e blloqe me poezi, ditar e tregime. S’i kam gjetur më. Dosjen e kam marrë, por këto s’janë kurrkund. Do t’i kenë djegur, nëse s’janë vjedhur. Do Zoti dhe i boton ndonjëri…

Por edhe Shën Valentini kishte qenë i përndjekur, e kishin burgosur dhe martirizuar.

Dhe s’më hiqej nga mendja ajo poezi dashurie. E përktheva vonë, në liri, e gjeta në një botim italisht të Jevtushenkos me origjinalet në anë.

Është dhe Shën Valentini i saj, i gjithë poezisë.

EVGENI JEVTUSHENKO

* * *

Gjithmonë do të gjendet

dora e një gruaje

ashtu e freskët, gjithë butësi,

nëse ndjehesh fare pak i dashur,

si vëlla të dhuron qetësi.

Gjithmonë do të gjendet

supi i një gruaje

ku të mbështesësh

kokën aq të çthurur,

me afshe dhe mund të psherëtish

dhe t’i besosh ëndrrën më të bukur.

Gjithmonë do të gjenden

sytë e një gruaje,

ku mund të mbysësh vuajtjen tënde,

– të gjithën jo, jo të gjithën, –

që dhëmbjen ta shohin me dhëmbje,

Por është një dorë

e ëmbël ndryshe nga ëmbëlsia,

që të prek ballin e rënduar

si fati vetë, si përjetësia.

Por është një sup

aq i mistershëm sa ai i kohëve,

t’u dha përherë, jo veç një natë

dhe ti e kuptove dhe s’e kuptove.

Por ka sy

që të vështrojnë si me lutje

e janë sytë e dashurisë,

të ndërgjegjes

deri në ditën tënde të fundme.

Por ty, i keq i vetes tënde,

ai sup dhe ato duar,

ata sy të trishtë s’tu dukën të mjaftë

dhe aq shpesh i ke tradhtuar.

Por ja, vjen, si s’vjen ndëshkimi.

“Tradhtar!” – shfryn zëri i shqotës.

“Tradhtar!” – ta rrahin fytyrën degët.

“Tradhtar!” – ngrihet jehona e botës.

Vetes ç’t’i bësh, si ta ndëshkosh?

Ç’trishtim, nerva dhe tortura!

Dhe të falin vetëm ato duar të brishta,

aq rëndë të ofenduara,

dhe vetëm ato supe të lodhura

të falin tani e të falin gjithnjë

e vetëm ata sy të trishtuar

të falin atë që vetes s’ja fal më.

1961

——————————-

E përktheu Visar Zhiti

Filed Under: Fejton

Bluarje gjatë një udhëtimi me tren

February 13, 2024 by s p

Hasan Bulçari/

Ish një kohë e zezë, një ’97, ku të drejtën e “fjalës” e kishte vetëm kallashnikovi… Shqipëri ime e dashur, aktorja lakuriqe në të gjitha mediat e botës.

Të gjithë kishin frikë nga Shqipëria, nga shqiptarët. Pseudogazetarë të kategorisë Emilio Fede që për çdo lajm të zi, pasi për gazetarë të llojit të tij vetëm po të jetë i zi, mund të jetë një lajm, nuk harronin të shtonin nga pas konsideracionin personal “probabilmente albanesi”

U vra dikush, u vodh diçka, u dogj, u poq, u shkatarrua a u shkerrmoq… “ka shumë mundësi të kenë qenë shqiptarë”.

U bë aq e modës saqë edhe kur Erika me të dashurin e saj Omar, vranë me thikë nënën e vëllanë e saj, e kishin menduar se po të thonin që u sulmuan nga disa hajdutë vrasës nga “Europa dell’est”, “duhet të kenë qenë shqiptarë”(deponimi i tyre), që do të ishin aq të besueshëm sa me siguri do t’i shpëtonin burgut…

Ishte kjo kohë pra, kur ansambli ynë i këngëve dhe valleve do të merrte pjesë në një takim ndërkombëtar në Korsikë të Francës… dhe pamangësisht edhe gazetarë që nuk kursenin shkrepjet e aparateve të tyre për “divat” e grupeve të tjera, ndërsa të veçuar, atje në hije, ishte ai grupi “i lebrozëve”, i të njëmijë të zezave, ai i shqiptarëve… por nuk dinin se në atë grup ishte një diamant, një perlë, një dive e vërtetë me emrin Irini Qirjako, nuk dinin që nëpërmjet zërit të saj do të gjëmonin sa do të tundnin, zgjonin grupet e tjera, gazetarë, TV madje edhe jurinë e takimit, fjalët mjaltë të Lefter Çipës “këngët e atdheut tim, janë ilaç, janë more shërim”…

Pastaj… pastaj ndryshoi gjithçka. Të gjithë kameramanët të zënë me shqiptarët. Kush e kush të “vidhte” sa më shumë foto me shqiptarët… Grupet e tjera në rradhë që të takoheshin, pergezoheshin me shqiptarët…

Në një tjetër atmosferë u takuan për dy ditë në Bari të Italisë ata që mjaft bukur, me mjaft kujdes e kanë ruajtur dhe aq pastër e sollën fjalën shqipe, gazetarët, sëbashku me ata që i japin shpirt fjalës shqipe, poetët… Por me një mendim e qëllim mjaft fisnik i ishte bashkuar edhe Misioni për vazhdimësi i gjuhës shqipe.

Kam krenarinë të them se organizatorët e ketij takimi të 16° ishin nga qyteti i dijes, i arsimit, artit e kulturës, Elbasani, qyteti im.

Faleminderit Unioni i gazetarëve shqiptarë, Misioni për Kujtesë e Vazhdimësi, Rest Egnatia, Elona Agolli, Aleksandër Çipa, Blendi Gremi, Xhimi Vila, Iliriana Sulkuqi, Flora Brovina, Shqipe Bytyçi, Iliaz Bobaj , Hasan Aliaj, Mimoza Leskaj, Besim Dybeli, Frrok Çupi…

Dhe u ktheva përsëri te emocionet e Korsikës… kur Elona Agolli, e bija e poetit tonë të madh Dritëro Agolli, i dha çmimin ndërkombëtar “Dritëro Agolli” ligjëruesit që aq bukur, rrjedhshëm, pastër, plot muzikalitet e solli fjalën shqipe, kryetarit të Unionit të Gazetarëve shqiptarë, djalit të fjalemjaltit… Aleksander Lefter Çipa.

Mbas asaj që ndodhi, mbas atyre që u thanë, mbas asaj që u bë, mbas fjalës shqipe shkruar e recituar aq bukur nga goja e Legjendës Flora Brovina, fjala e sjellë nga “Rrënjët” e Hasan Aliajt, fjala këngë e Shqipe Bytyçit, fjala plot humor e Besim Dybelit e Frrok Çupit, fjala kumbuese e Iliaz Bobajt,… mund të them me besë e shpresë, me krenari se Fjala e Atdheut tim, është ilaç, është more shërim!

…

Tani fjalën e kanë ata, profesionistet e fjalës: Gazetarët.

…

C@ne 12/02/24

Filed Under: Fejton

Vatra në Boston do festojë 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 5, 2024 by s p

VATRA në Boston, fton gjithë shqiptarët të festojmë 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës 🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Hajdeni të festojmë së bashku në një mbrëmje familjare me 18 Shkurt 2024 (dielën) nga ora 8:00pm-1:00am me Gëzim Nikën dhe Griselda Pepën🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Për çdo person bileta është 100 dollarë me darkën e përfshirë 🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Për anëtarët e VATRËS, pagesa është 80 dollarë, me darkën e përfshirë 🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Fëmijët deri 12 vjeç NUK PAGUAJNË🇽🇰🇦🇱🇺🇸

Pagesat mund ti bëni online te linku këtu:

https://www.zeffy.com/…/d1439098-3584-4665-b9ba…
🇺🇸
🇦🇱
🇽🇰

Për detaje të tjera kontaktoni këto numra:

617-276-7181 ose 781-989-0767

Mos e humbisni këtë mbrëmje madhështore 🇺🇸🇦🇱🇽🇰

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT