• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

In Memoriam Sterjo Spasse – Me Mirënjohje

September 28, 2023 by s p

Naum Prifti/

Si shkrimtar i jam mirënjohës Sterjo Spasses (gusht 1914 – shtator 1989) Në krijimet e tij përjetova letërsinë me mjedise dhe personazhe shqiptare. Kur lexova romanin “Afërdita” dhe ndesha përshkrimin e Sterjo Spasses për Xha Koroveshin ulur ndanë oxhakut me katruven e ujit pranë e me çibukun në gojë, u mrekullova. Deri atëherë romanet italiane dhe franceze që kisha lexuar si “Konti i Monte Kristos”, “Bija e mallkuar”, “Ura e Psherëtimave,” “Maska e zezë,” e të tjera të këtij lloji, ishin plot me kontër e kontesha, aristokratë e dukesha, tejet larg jetës sime, si nga botë vështrimi ashtu edhe komunikimi me etikë aristokrate. Prandaj për mua, Afërdita ishte më shumë se një roman me telashet e gëzimet e një vajze qytetare që vjen arsimtare në fshat. Përjetimi im u përforcua kur lexova romanin e tij “Pse?” me famë në atë kohë, ku spikasin pikëpyetjet e një djaloshi që jeton mes një mjedisi disi të huaj e të pa kuptuar për të, i cili arrin në një fund tragjik. Në sytë e mi vepra si këto e ngritën Sterjo Spassen në apogjeun e shkrimtarëve shqiptarë aty pranë rrethit të autorëve të mëdhenj si Naim Frashëri, Migjeni, Çajupi, Mjeda, Asdreni, të cilët të gjithë kishin kaluar në amshim. Prandaj sapo vajta në Tiranë për të ndjekur studimet e shkollës së mesme, dëshira ime më e madhe ishte ta shihja Sterjon Spassen “me mish e kocka’ të gjallë. Dhe një ditë vjeshte duke ecur buzë trotuarit të kafe “Berlinit” në qendër të qytetit, një shok që e njihte, më tha: “Ja ku e ke Sterjo Spassen, ai me ata flokët e gjatë.” Ishte viti 1950. Ai kishte tipare skulpturore, burrërore, por njëkohësisht të buta e mirëdashëse. Më lanë mbresë të veçantë flokët e tij të dendur, të cilët prapa formonin një fole ku mund të shtrohej një fajkua a shqiponjë. Edhe sot ashtu më ka mbetur në mendje.

Për fat, në shkollë të mesme kisha shok banke Kristo Pandofskin, maqedonas nga Verniku. Ai e quante Sterjon ‘mik të familjes’ me qenë se edhe ai ishte nga zona e Pustecit. Kristoja shkonte për vizitë në shtëpinë e Sterjos të dielave kur kishim liridalje. Prej tij mësova se në shtëpinë e Sterjos flitej sa maqedonisht, sa shqip, sipas rastit. Kur u kthye nga një prej vizitave më solli vëllimin me tregime “Nusja pa duvak” qe ia kishte falur vetë Sterjoja. E lexova me një frymë duke e lutur të më sillte dhe ndonjë libër tjetër për ta lexuar kur t’i jepej rasti. Nga letrat që këmbente Kristoja me të jatin, mësova edhe unë disa fraza maqedonisht, sikurse “Milime Tate!’ dhe pak shprehje me formula tradicionale që në shqip mund të përkthehen si “Vij të pyes për shëndetin tënd” etj.

Romani i Spasses “Ata nuk ishin vetëm” botuar më 1952 vinte në dukje bashkëpunimin antifashist të popujve të Ballkanit, kryesisht shqiptar dhe maqedonas. Ky roman i përshtatej metodës së realizmit socialist në letërsinë shqiptare të pasluftës. Por në të gjithë veprën e Spasses shquhet origjina e autorit dhe neveria që ndjen për arrogancën, dhunën e bejlerëve dhe të pushtuesve Italiane.

Brenda një periudhe të shkurtër dhjetë vjeçare 1972-1983, Sterjo Spasse botoi njërin pas tjetrit pesë romane voluminozë, ku shkriu kujtimet e fëmijërisë, rrëfimet e më të moshuarve, tok me ato që akumuloi nga historia. Ky cikël, që do ta quaja cikli i Rilindjes, fokusohet te përpjekjet e rilindësve tanë, njerëz të penës dhe të pushkës për zgjimin kombëtar dhe për të shkundur zgjedhën otomane me përkrahjen e fqinjëve maqedonasë dhe grekë. Madje i frymëzuar nga lëvizja anti-osmane për Rilindjen e Maqedonisë, ai e pagëzoi djalin me emrin Ilinden.

Më kujtohet se në mesin e viteve tetëdhjetë Sterjoja pati gëzim të madh familjar: kthimin e të vëllait nga Amerika, i emigruar atje para lufte. Festën me miq e shokë e bënë në vendlindje, në Gollomboç. Kurrë më parë dhe as më pas Gollomboçi s’kishte patur aq shumë mysafirë të nderuar, artistë, shkrimtarë, gazetarë, këngëtarë, radio kronistë. Vargu i gjatë i veturave me ngjyra e marka të huaja ishte një pamje e paparë për fshatin. Të afërm të familjes u dyndën nga ana e anës për të përshëndetur ardhjen e të mërguarit. Shumë prej tyre nuk e kishin njohur të vëllanë e tij por erdhën për të nderuar Sterjo Spassen.

Vepra dhe talenti i Sterjo Spasses zë vend të merituar në letërsinë shqipe të pavarësisë dhe të realizmit socialist ndërsa pena e tij ju përkushtua farkëtimit të lidhjeve tradicionale shqiptare-maqedonase.

Shënim: Takim përkujtimor kushtuar figurës dhe veprës së Sterjo Spasses mbajtur në Bibliotekën e Kongresit në Uashington DC, në 10 maj 2012

May be an image of text

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

11

Filed Under: Fejton

BOTA PERËNDIMORE TË DËNOJË SERBINË KRIMINALE

September 27, 2023 by s p

Ibrahim Kolari/

Bota e qytetëruar, mbarë Perëndimi duhet ta ndëshkojë e dënojë Serbinë kriminale për genocid në Kosovë. Vrasja e Afrim Bunjakut tregoi se Serbia kërkon gjak shqiptarësh. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti tregojnë vendin e merituar Serbisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është e paprekshme. Bandat serbe dhe çdo keqbërës e kriminel i dirigjuar nga Serbia e Rusia do të marrë ndëshkimin më të fortë të ligjit. Askush nuk duhet të guxojë që të destabilizojnë Kosovën. Kosova ka ushtri dhe polici super profesioniste. Vrasja e policit Bunjaku në Leposaviq është një ngjarje tronditëse, kriminale dhe makabre. Kurrë më gjak shqiptari që derdhet udhëve të mëmëdheut. Krimineli Vuçiç që ndërsen krimin e organizuar në Kosovë, duhet të ndalet prej Perëndimit. Veç dialogu me njohje reciproke udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjidhja më e qëndrueshme për Kosovën.

Vatra dhe shqiptaro-amerikanët do ta mbrojnë dhe do të jenë përjetë në mbështetje të Kosovës. Rroftë përjetë e mot kombi shqiptar.

Filed Under: Fejton Tagged With: Ibrahim Kolari

Shqipëria po shitet, shqiptarët  rrijnë e vështrojnë

September 26, 2023 by s p

Gezim Zilja/

Sërish për Syrin e Kaltër dhe heshtjen makabre të qeverisë.

Në një përgjigje të kërkesës së bërë nga i palodhuri atdhetar Sazan Guri, Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë për informacion lidhur me ujësjellësin Gjirokastër-Puglie (Syri i Kaltër-Puglie ) vjen dhe përgjigja me shkresë zyrtare, firmosuar nga zv.ministria Viola Haxhiademi me nr. 5094/1 prot. datë 14.09.2023 ku midis të tjerash pohohet: “…Rajoni i Puglias, Itali i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë me shkresë zyrtare për mundësinë e një zhvillimi studimi fizibiliteti tekniko ekonomik në lidhje me një ujësjellës mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias përmes shoqërisë publike Acquedotto Pugliese. Në vijim ministria e Infrastrukturës dhe energjisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve përgjegjëse për vënien në dispozicion të informacioneve paraprake të nevojshme për të parë mundësinë e kryerjes së këtij Studimi…”  Ndërkohë gjatë vizitës private të kryeministres italiane Meloni në Dhërmi (thuhet me pushime) shtypi qendror i Puglies shkruante më 31.05.2023: “Acquedotto dall Albania alla Puglia via libera all progetto da un miliardo. Il governo albanese ha dato il via libera all’ acquedotto che colleghera Argirokastro in Albania….” Në shqip kjo frazë përkthehet: “…I jepet rrugë e lirë projektit të ujësjellësit prej një miliard. Qeveria shqiptare ka dhënë pëlqimin e plotë (rrugë të lirë) ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën….”

Pra kemi dy njoftime të ndryshme. Ndërsa nga Ministria përkatëse shqiptare thuhet se është dhënë leje për një studim fizibiliteti, nga autoritet italiane pohohet që projekti (studimi i fizibilitetit etj) është gati dhe vlera e ujësjellësit do të jetë një miliard euro. Dikush nuk është i sinqertë por sigurisht ato që kanë nxjerrë tash dhjetë vjet Shqipërinë në pazar, si bagëtinë në tregun e gjësë së gjallë janë qeveritë shqiptare. Kështu është vepruar me minierat e kromit dhe të metaleve të tjera, me fushat e naftës në Patoz-Marinëz, me portin e Durrësit që shumë shpejt do kuptojnë albanezët se në çfarë katastrofe portuale  është futur Shqipëria me këtë aferë arabe, me cirkun kryeministror të Shpiragut, me TEC-et lundruese që paguhen plot një vit badiava me 94 mijë eoro/dita deri te bisedimet e fshehta të Alket Hysenit me shoqëritë amerikane për ndërtimin e një petrolifere gjigande në Zvërnec që do furnizojë me gaz gjithë Ballkanin Perëndimor e të tjera që do të dalin më vonë. Nga të dhëna të sigurta, studimi fizibilitetit për ujësjellsin Gjirokastër-Puglie është bërë me hollësi qysh në fillimet e viteve ’90 dhe është aprovuar parimisht nga qeveria Nano në vitin 2001dhe u konfirmua sërish nga Rama pas bidsedimeve me Melonin. Projekti parashikonte tërheqjen e 5.5m3 ujë/sek nga Syri i Kaltër. Destinacioni përfundimtar në brigjet e Puglies do të ishte jo më pak se 4m3/sek. Në projekt ishin parashikuar  disa degëzime në shërbim të qendrave nga kalojnë tubacionet që janë të destinuara për zhvillim turistik me një prurje prej 0,7 m3/sek, pothuaj asgjë. Në projektin e ri Rama është parashikuar të transferohen 150 milion m3 ujë në vit, që do të thotë që edhe ajo sasi (një curril) uji e parashikuar për zonat nga kalojnë tubacionet të jetë hequr fare. Përfitimet e rajonit të Puglias, një rajon shumë i varfër në rezerva ujore, që po shkojnë drejt shterimit të plotë do të jenë shumë të mëdha prandaj qeveria italiane për këtë investim të ri një miliard dollarësh, që do të realizohet për katër vite, është shumë entuziaste. Po shtrojmë disa pyetje të thjeshta për qorrat, militantët dhe antishqiptarët

  1. Përse mbahen të fsheta këto kontrata nga populli shqiptar?
  2. Përse nuk pyetet komuniteti nga buron dhe lag Syri i Kaltër që është  detyrim Kushtetues?
  3. Asnjë kontratë të Portit të Durrësit me arabët , të fushave të naftës, të minierave të kromit e bakrit, të TEC-ve lundrues, ndërtimit të depove të karburantit dhe impianteve të përpunimit të naftës në Zvërnec, nuk mund të gjesh (është detyrim kushtetues) në faqet e Ministrive përkatëse. Përse këto fshehtësi me pasuritë e popullit? Ku e gjenë guximin KM-ja dhe shpura e tij për të bërë pazare me pasuritë e populit shqiptar pa dijeninë e tij? Andej nga Kuvendi përfaqësuesit e popullit të mëngjër e të djathtë  bëjnë llogje kavaje e tallin prapanicën me e hartime e fjalime që nuk i hyjnë në punë kurrkujt. Ku po shkon Shqipëria me këto politika ekonomike? 

Filed Under: Fejton

KILOMETRIKËT E PARESPEKTUAR

September 23, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Disa nga studiot televizive sikur të jenë shëndruar në ambiente atraksioni, për të kilometrazhuar me deklarime, e të dhëna të paqëndrueshme. Janë këta, disa [analistë], [ekspertë] apo [njohës], të tillët, shumë të gjatë e kanë bë rradhën, aq sa kilometri!. Biografitë e tyre janë të çuditshme por paraqitjet i kanë teatrale.

Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] të temave politike, por jo vetëm …janë të prirur të n’a plasojnë analiza e edhe parashikime, me informata jo të sakta, dhe jo aq të besueshme si rezultat i mungesës së verifikimit të burimit. Disa të tillë, krijojnë edhe epitete dhe flasin e insistojnë sikur veç e vërteta e tyre ekziston. Të tillët, pas kritikave, sharjeve e ofendimeve nëpër disa studio televizive, fshehen lidhjet jopublike të tyre me motive të dyshimta, me grupe interesi, e struktura parapolitike e politike. Disa të tillë, të hutuar për të dhënë shfaqje në ekranet televizive, tregojnë paaftësinë e tyre për të ofruar kritikën objektive, alternativën e argumentuar apo zgjidhjet e qëndrueshme. Për qytetarin e rëmdomtë, të edukuar, e të emancipuar, është shqetësuese mungesa e ndershmërisë dhe përgjegjësisë mbi fjalën publike.

Të krijosh rradhën e të vërtetës, e vështirë. Mbase, jo e pamundur, por të përpiqesh në argumente për të vërtetën do të thotë të mos e pranosh gënjeshtrën. Madje, “nga ata që i krijojnë të pavërtetat dhe të këqijat dhe atyre që i pranojnë si të mirëqena, krijohet një dakordim i turpshëm” do të thoshte, Viktor Hygo. Sistemi politik pluralist, nxjerr në sipërfaqe aktorë politikë me mendësi e koncepte të lloj llojshme, e më të dëmshmit për kombin e Republikën, janë ata të paformuarit politikisht. Ka nga ata që abuzojnë përmes politikës dhe keqpërdorin kredencialet që mund t’i kenë, duke e minuar madje edhe gjeostrategjinë kombëtare Shqipëtare në rirreshtim të gjeopolitikës rajonale e Europiane, të shekullit që po e jetojmë. Këta akterë politikë pas vehtes kanë edhe këtë rradhën e kilometrikëve, të cilët, mjaftueshëm krijojnë polarizime dhe ndasi në shoqëri e institucione. Ashtu si në periudhën e aparteidit, atë të luftës çlirimtare, atë të pas shpalljes së pavarësisë, dhe aktualisht, Kosova, po kalon një etapë në kontekst politik, unike. Prandaj, do të ishte vyrtyt kombëtar madhor të pretendojmë të bëhemi si shtet ashtu siç ne duam, dhe t’a tregojmë ashtu si do të jemi. Jo siç fqinjët n’a duan të pafuqishëm, të ndarë e të përqarë.

Keqkuptimi i pikëpamjeve sovraniste, i mundur nga mos dija por edhe nga qëllimi.
Sot, ndërvarësia politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike ndërmjet shteteve ka tejkaluar parimet përcaktuese të Traktatit të Westfalisë, mbi sovranitetin territorial e politik. Por, pas përfundimit të luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, në këto dy etapa politike unike, pjesa veriore e vendit mbeti jashtë sovranitetit shtetëror politik!. Andaj, cilado, garniturë qeveritare e ka përgjegjësinë kushtetuese e ligjore që t’a garantoj integritetin dhe sovranitetin territorial, e specifikisht, atëherë kur autoriteti shtetëror e sundimi i ligjit sfidohet nga grupe parashtetërore të një vendi fqinj. Më tej, në erërat politike nëpër të cilat kemi kaluar, kemi mësuar se, do jetojmë si të mashtruar e të kërcënuar apo do e kuptojmë përmbajtjen e porosisë së preambulës së kushtetutës sonë. Nëse nuk e guxojmë nuk e fitojmë, andaj, betejën me fqinjin verior e kemi jetike për t’i shpëtuar apetiteve gllabruese kundrejtë Republikës tonë. Trysnia që po i bëhet Kosovës zyrtare është puro politik, ne, si shoqëri nuk duhet të përdorim qasjen [po] për hir të europianëve apo ndërkombëtarëve, [jo] dhe për inat të pozitës; thjesht dhe hapur, duhet rezistuar për qëllim të ruajtjes së Republikës. Nuk e kemi të garantuar Republikën prandaj duhet mbrojtur të unifikuar me çdo kusht, nga çdo presion. Disa nga këta [analistë], [ekspertë] apo [njohës], flasin mjaftueshëm interpretime të pasakta, jo korrekte, e mbi teza politike të gabuara, dhe kjo mëpas, shpërfaq një politikë të përuljes dhe jo bashkëpunimit. Disa të tillë, e bëjnë propoganduesin e që në teoritë e propogandës moderne njihet si operacioni flamuri i rremë (falce flag operation). Ne, edhe mund t’a mashtrojmë veten, mund t’a bëjmë edhe vasalin, por, kur quhesh i pavarur e ‘sovran’ duhet detyrimisht të sillesh si shtet.

Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] jo vetëm se e mungojnë thelbin e çështjeve, e mungesën e integritetit të tyre, por poashtu po bëjnë paragjykime mbi baza personale e konspirative. Të njejtit, sikur duan të gatuajnë pogaqe misri me miell gruri, e u del e pashije.

Filed Under: Fejton Tagged With: shqiprim pula

Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024

September 20, 2023 by s p

NDREK GJINI/

Shumica e shteteve në botë përdorin kalendarin Gregorian i cili u vendos në 1582 nga Papa Gregori XIII. Por disa shtete kanë kalendarët e tyre të rrënjosur në historinë e tyre fetare ose politike. 

Ja disa shtete ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë viti 2024.

Korea e Veriut

Kalendari Gregorian fillon në atë që besohet të jetë viti i lindjes së Jezu Krishtit, por koncepti i kohës në Korenë e Veriut fillon me vitin e lindjes së liderit të tyre shpirtëror dhe politik – Kim Il-Sung. Kalendari i tyre, i njohur si kalendari Juche, fillon në vitin 1912, duke e bërë vitin e ardhshëm 2024 të jetë për Korenë e Veriut viti 112. Kalendari është emëruar sipas ideologjisë Juche të Koresë së Veriut – një sistem kalendarik i krijuar nga vetë Kim Il-Sung – i cili ruan vetëvete rëndësinë e mbështetjes në forcat e veta dhe dashurinë e popullit për udhëheqësin shpirtëror dhe kombin. Miratimi i këtij kalendari unik është një nga mënyrat speciale që Koreja e Veriut pretendon se mbron pavarësinë e saj nga pjesa tjetër e botës.

Tajlandë

Kalendari i Tajlandës bazohet në ngjarjet e jetës së liderit të tyre shpirtëror. Ky kalendar bazohet në kalendarin e tyre hënor Budist, i cili fillon nga momenti kur Buda arriti Nirvanën. Pra viti ri 2024 në Tajlandë do të jetë 2567. Përcaktimi i datës së kalendarit Budist është shumë i lehtë për tu llogaritur; gjithçka që duhet të bëni është të shtoni 543 në vitin kalendarik perëndimor. Përveç Tajlandës, ky kalendar përdoret edhe nga Sri Lanka, Kamboxhia, Laosi dhe Mianmari.

Etiopia

Etiopia do të festojë vitin e Ri 2017 në këtë Vit të Ri të 2024-s. Kalendari i tyre është thjesht shtatë vjet pas atij Gregorian. Kjo është për shkak se viti i Etiopisë bazohet në kalendarin e lashtë koptik, i cili e llogarit lindjen e Krishtit të jetë shtatë vjet më vonë se kalendari Gregorian. Kalendari etiopian gjithashtu ka 13 muaj në një vit, dhe çdo ditë fillon në lindjen e diellit dhe jo në mesnatë.

Izraeli

Ndoshta nuk duhet t’ju habisë fakti që një nga qytetërimet më të lashta në botë ka gjithashtu kalendarin më të lashtë. Kalendari hebraik fillon nga hëna e re më 7 tetor 3761 para Krishtit, duke e bërë vitin e ri 2024 të jetë për to viti 5785. Megjithëse kalendari Gregorian përdoret gjithashtu në Izrael, të gjitha festat hebraike, ditëlindjet dhe ditët e festave festohen zyrtarisht sipas kalendarit hebraik, në çdo muaj që fillon me hënën e re.

Irani

Ndryshe nga shumë vende, ku kalendarët e të cilëve bazohen tërësisht në traditën fetare, kalendari i Iranit ka të bëjë më shumë me astronominë. Kalendari Persian, ose Kalendari Diellor Hixhri, është kalendari zyrtar i Iranit dhe është krijuar nga një grup astronomësh. Kalendari mat kohën bazuar në lëvizjen e Tokës rreth diellit, dhe ndryshe nga kalendari Gregorian, ai diktohet nga vëzhgimet astronomike. Për shkak se kalendari Diellor Hixhri është i lidhur me stinët astronomike, në fakt është më i saktë se kalendari Gregorian. Irani këtë vit të ri 2024 do të festoje vitin 1403. Kështu bën edhe Afganistani, i cili i përmbahet të njëjtit sistem.

Japonia

Nëse një shtet e fillon çdo vit të tij kalendarik në vitin zero sa herë ndërron krerët e shtetit, Japonia mund të quhet shteti më i ri në botë për momentin. Japonia i mat vitet e saj me gjatësinë e mbretërimit të perandorëve të saj, ku çdo periudhë në historinë japoneze është e përcaktuar nga një fjalë që përfaqëson kohën e atij perandori në pushtet. Epoka e mëparshme nën Perandorin Akihito u quajt epoka “Heisei”, që do të thotë “paqe kudo”. Ajo zgjati nga viti 1989 deri në vitin 2019, kur djali i tij Naruhito mori fronin. Tani Japonia është në epokën Reiwa, që përkthehet në “harmoni e bukur”. Kur perandori Naruhito u ngjit në pushtet, kalendari i Japonisë u rivendos prap. Pra në vitin e ri  2024, Japonia feston Vitin e Ri 6, (ose “Reiwa 6”).

Arabia Saudite

Ashtu si shumë vende të tjera islamike, Arabia Saudite ka një sistem kalendarik të dyfishtë, duke përdorur kalendarin standard Gregorian si dhe kalendarin Islamik, dhe duke ofruar dy data për shumë ngjarje. Kalendari islamik përdoret kryesisht për të shënuar datat e ngjarjeve të rëndësishme fetare, dhe gjithashtu përcakton edhe ardhjen e vitit të ri. Ky vit i ri  2024 do të jetë viti 1446, por nuk do të fillojë më 1 janar. Një nga gjërat më unike për Vitin e Ri të Arabisë Saudite është se ai bie në një ditë të ndryshme çdo vit. Viti i ri 2023 erdhi më 19 korrik 2023, ndërsa Viti i Ri 2024 nuk do të vijë deri më 7 korrik 2024. Dhe siç mund të pritet nga një komb rreptësisht fetar, festimet e Vitit të Ri nuk marrin formën e festave të mbushura me alkool, por me ceremony ku njerzit falën në rite që janë të fokusuara te feja dhe vetja përmes reflektimit.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 115
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT