• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETRA TË  PABOTUARA

August 24, 2022 by s p

Nga Eugjen Merlika/

Pjesa e parë/

E përditëshmja më e njohur e Italisë “Corriere della sera”, e datës 6 dhjetor 2007, në faqen 13, kushtuar ngjarjeve të politikës së jashtëme, i kushtonte tërësisht Kosovës përmbajtjen e asaj faqeje. Në gjysmën e saj jepej një intervistë mjaft interesante e ministrit të jashtëm britanik, 41-vjeçarit David Miliband, e titulluar me gërma të mëdha ”Londra gati për një Kosovë të pavarur”. Gjysma tjetër e faqes zihej nga një shkrim i prof. Carlo Bertelli-t i titulluar “ Monastiret, një pasuri në rrezik” me nëntitull “Të djegur nga shqiptarët, tashmë pa mbrojtje. Duhet një ligj ndërkombëtar:”

I lexova me vëmëndje të dy shkrimet, më shumë i tërhequr nga mendimet inkurajuese të ministrit anglez, se sa nga shqetësimet, ndoshta të tepruara, të profesorit torinez. Mbas dy ditësh mora një e-mail nga një mik që më ftonte për një replikë me profesorin për kishat ortodokse të Kosovës, në kuadrin e diskutimit, tashmë global, të statusit përfundimtar të krahinës. Me që bëhej fjalë për Kosovën, argument shumë për zemër, të cilin kam filluar t’a trajtoj nëpërmjet letrash fletoreve italiane që më 1992, u vura të shkruaj shkurt, për të shpërndarë pak mjegullën e pesimizmit të profesorit ekspert të arteve figurative, në lidhje me pavarësinë e pritme të Kosovës. Rreth mesditës letra e mëposhtëme u nis për rubrikën e Sergio Romanos.

“No a strumentalizzazioni sul Kosovo

                                                                  Caro Romano,

Ho letto con interesse sul Corriere del 6 m.c. l’articolo di Carlo Bertelli, intitolato “Monasteri, un patrimonio a rischio”. Rispetto la preoccupazione dell’articolista riguardo alla protezione dei valori artistici e religiosi, considerati “patrimonio dell’umanità”, nelle chiese e monasteri ortodossi in Kosovo. La protezione dei monumenti culturali dei vari popoli dovrebbe essere una delle priorità di tutta la comunità internazionale.

In questo contesto la distruzione di alcune chiese in Kosovo da parte di pochi estremisti albanesi è un fenomeno da condannare fermamente a prescindere dalla considerazione che può essere la reazione sbagliata all’orrore dei crimini dei para militari serbi sulla popolazione civile. Ma generalizzare questo detestabile fenomeno fino a considerarlo un rischio permanente nella società kosovara mi sembra non soltanto eccessivo e strumentale, ma completamente fuori dalla realtà. A mio modesto parere la proposta di formulare nuove leggi internazionali ad hoc per un futuro Kosovo indipendente a protezione dei monumenti dimostra non soltanto la sfiducia nella popolazione albanese e nelle sue istituzioni, ma anche una superficiale conoscenza della realtà storica di quel Paese.

Vorrei ricordare al signor Bertelli che, durante parecchi secoli, i monasteri e le chiese serbe in Kosovo non sono state presidiate dai soldati italiani o tedeschi e nemmeno dalla amministrazione serba. Esse sono sopravissute a cinque secoli di dominazione ottomana, che hanno convertito nella religione mussulmana la stragrande maggioranza degli abitanti di quella regione, grazie alla mentalità tollerante di questi ultimi. Sono fermamente convinto che nel nuovo eventuale Kosovo indipendente la protezione dei valori religiosi e culturali delle minoranze sarà una priorità dei governanti, delle forze politiche, e dei cittadini a dimostrazione della vocazione europea della loro popolazione.

Sostenere il contrario significa strumentalizzare i comportamenti criminali di alcuni individui che non rappresentano il popolo del Kosovo, che non hanno niente in comune con l’aspirazione alla libertà,  alla democrazia, alla pace ed all’indipendenza che contraddistingue oggi il cammino di quel popolo sotto la supervisione internazionale.

                                                                                                                         Distinti saluti”

Jo instrumentalizimeve për Kosovën!

Kam lexuar me interes në Korrierin e datës 6 të muajit në vazhdim artikullin e Karlo Bertelit, të titulluar “Monastiret, një pasuri në rrezik”. Respektoj shqetësimin e artikullshkruesit, përsa i përket mbrojtjes së vlerave artistike e fetare, të quajtura “pasuri e njerëzimit”, në kishat dhe monastiret ortodokse në Kosovë. Mbrojtja e monumenteve kulturore të popujve të ndryshëm duhet të jetë një nga përparësitë e gjithë Bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë kontekst shkatërrimi i disa kishave në Kosovë nga, ana e pak ekstremistëve shqiptarë, është një dukuri për t’u dënuar vendosmërisht, pa marrë parasysh konsideratën se mund të jetë kundërveprimi i gabuar ndaj tmerrit të krimeve të paraushtarakëve serbë mbi popullsinë civile. Por përgjithësimi i kësaj dukurie të përbuzëshme, sa të quhet një rrezik i përhershëm i shoqërisë kosovare, më duket, jo vetëm i tepërt dhe instrumental, por krejtësisht jashtë realitetit. Simbas mendimit tim modest, propozimi për të përpiluar ligje të reja ndërkombëtare ad hoc për një Kosovë t’ardhme të pavarur në mbrojtje të monumenteve, tregon jo vetëm mosbesimin kundrejt popullsisë shqiptare dhe institucioneve të saj, por edhe një njohje të sipërfaqëshme të së vërtetës historike t’atij Vendi.

Desha t’i kujtoj zotit Berteli se, gjatë shumë shekujsh, monastiret dhe kishat sërbe në Kosovë nuk kanë qënë të ruajtura nga ushtarë italianë apo gjermanë, madje as nga administrata sërbe. Ato kanë mbijetuar në pesë shekuj zotërimi otoman, që kanë kthyer në besimin mysliman shumicën dërmuese të banorëve t’asaj krahine, në sajë të mendësisë tolerante të këtyre të fundit. Jam plotësisht i bindur se, në Kosovën e re të pavarur, mbrojtja e vlerave fetare e kulturore të pakicave do të jetë një përparësi e qeveritarëve, e forcave politike dhe qytetarëve, në vërtetim të prirjes evropiane t’asaj popullsie.

Të mbështetësh të kundërtën do të thotë të instrumentalizosh sjelljet kriminale të disa individëve, që nuk përfaqësojnë popullin e Kosovës, që s’kanë asgjë të përbashkët me aspiratat e lirisë, paqes e pavarësisë që shquajnë sot atë popull nën mbikqyrjen ndërkombëtare.

                                                                                                         Me nderime

Më kot prita dy ditë se mos letra botohej, ajo pati fatin e disa të tjerave që zoti Romano siç duket i fshin nga kompiuteri sapo i merr. Sigurisht është e drejta e tij dhe e gazetës të botojë ato letra që i duken më të dobishme për lexuesin e tij, por mendoj se për tema të shoshitura si ajo e Kosovës, një gazetë në përmasat e “Corriere della Sera” duhet të japë mundësinë e rrahjes së mendimit edhe nëse ky mendim nuk është në linjë me opinionin zyrtar të saj. Asgjësimi i këtij mendimi nëpërmjet heshtjes dhe mos botimit nuk i shërben atij multikulturalizmi, të cilin kjo shoqëri e quan si një nga vlerat e saj më të çmuara. Nëse quhet i dobishëm t’i lihet vënd shqetësimit të një profesori për rrezikun që, simbas tij, i kanoset vlerave artistike e fetare  të monastireve ortodokse në Kosovën e pavarur, mendoj se është po aq e dobishme për lexuesit të ballafaqohen me mendimin e një tjetri që, nga pozita më modeste, përpiqet të argumentojë se ai rrezik është më shumë imagjinar se real. Detyra e një shtypi të lirë është të japë ndihmesën e vet në krijimin e një opinioni publik sa më objektiv e më pranë së vërtetës.

Duke u kthyer mbrapa në kujtesën e kompiuterit gjej të tjera letra drejtuar z. Romano e po ashtu të pabotuara. E mëposhtëmja datohet 1 korrik 2007 dhe synon të jetë një replikë me disa mendime të shprehura nga Romano, ish ambasador i Italisë në Moskën e Brezhnjevit, mbi çështjen e Kosovës dhe vizitën e Presidentit Bush në Shqipëri, e trajtuar me nota e penelata sarkastike.

“Sig. Romano,

Lo so in partenza che questa lettera non sarà pubblicata come tante altre che ho spedito. 

Leggendo la sua risposta al sig. Cagliari sull’indipendenza del Kosovo e sulla visita del Presidente USA in Albania, mi sembra doveroso esprimere il mio punto di vista in dissenso con le sue affermazioni.

L’accoglienza calorosa ricevuta dal Presidente Bush in Albania fa onore al popolo ed al Governo albanese, al contrario di certe manifestazioni antiamericane di gente con la memoria storica corta o piena di reminiscenze vetero comuniste. Il Presidente degli Stati Uniti a Tirana non ha fatto una dichiarazione di circostanza, influenzato dall’entusiasmo dei cittadini albanesi, ma ha espresso il concetto del suo Paese sulla questione, ribadito diverse volte a vari livelli dell’Amministrazione americana. Non dobbiamo dimenticare che la Comunità internazionale, Italia compresa, ha lavorato durante un anno intero per formulare una strategia risolutiva del problema del Kosovo. Il piano Ahtisari è stato accettato dagli USA, dal UE, dal governo del Kosovo e respinto soltanto dalla Serbia ed in suo appoggio dalla Russia. Questo piano tende a pacificare i Balcani, considerati sempre la polveriera dell’Europa, e l’indipendenza del Kosovo va in questa direzione.

Il Kosovo è dagli albori della storia territorio abitato dai predecessori degli albanesi, gli iliri, e poi dagli stessi albanesi. I serbi sono arrivati nel settimo secolo d.C. in questa regione. È vero che ha fatto parte del Regno serbo di Stefano Dušan ma in quell’epoca la Serbia amministrava gran parte della penisola balcanica. Sotto dominazione turca il Kosovo era uno dei quattro vilajet  (unità amministrativa ottomana) dell’Albania. Tanto è vero che quando la Serbia conquistò l’indipendenza dall’Impero turco non ebbe nessuna rivendicazione sul Kosovo. Il Kosovo serbo fu il regalo che le Grandi Potenze, Russia per prima, fecero alla nazione slava nel 1913, nella Conferenza degli Ambasciatori a Londra, a scapito del nuovo stato albanese, aggredito militarmente dai vicini, tra cui anche dai serbi.

Oggi, dopo la carneficina serba della primavera 1999, la Comunità internazionale, USA in testa, pare decisa a ripristinare la giustizia storica. Non penso che la prossima indipendenza del Kosovo possa scatenare un processo a catena a livello mondiale di rivendicazioni. La Scozia o la Corsica non hanno niente in comune con il caso del Kosovo, sono realtà completamente diverse. Non è successo con la disgregazione della ex Jugoslavia, tra popoli slavi, tanto meno può succedere nel caso di due popoli di etnie diverse.

Il tentativo della conservazione dello statu quo nei Balcani degli anni 90 è stato pagato a caro prezzo da quei popoli e non credo che sia una cosa saggia ritornare indietro e ricominciare da capo. Il piano Ahtissari verrà eseguito anche se la Russia e la Cina si opporranno al Consiglio di Sicurezza. Credo che il principio dell’autodeterminazione dei popoli vale più dei trattati internazionali o dei capricci dell’uno o dell’altro Stato, anche se potenze mondiali. Credo che questo sia il vero banco di prova delle democrazie dell’Occidente.

Il Presidente Bush a Tirana come l’ex primo ministro inglese Blair nella recente lettera ai kosovari hanno ribadito questo principio e gli albanesi gli sono riconoscenti.”

Zoti Romano,

  “E di që në nisje që kjo letër nuk do të botohet, ashtu si mjaft të tjera që kam dërguar.

Duke lexuar përgjigjen tuaj z. Kaliari mbi pavarësinë e Kosovës dhe vizitën e Presidentit të SHBA në Shqipëri, më duket e detyrueshme të shpreh pikëpamjen time në kundërshtim me pohimet tuaja.

Pritja e ngrohtë që i u bë Presidentit Bush në Shqipëri nderon popullin dhe Qeverinë shqiptare, në kundërshtim me disa shfaqje kundër amerikane të gjindjes me një kujtesë historike të shkurtër ose plot me ndikime komuniste të hershme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka bërë një deklaratë të rastit, të ndikuar nga entuziazmi i qytetarëve shqiptarë, por ka shprehur konceptin e Vëndit të tij mbi çështjen, të ritheksuar disa herë në nivele të ndryshme t’Administratës amerikane .Nuk duhet të harrojmë se Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë dhe Italinë, ka punuar një vit të tërë për të hartuar një strategji zgjidhëse të problemit të Kosovës.

Plani Ahtisari është pranuar nga SHBA, BE, Qeveria e Kosovës, duke u kundërshtuar vetëm nga Sërbia dhe Rusia në mbështetje të saj. Ky plan synon të paqëtojë Ballkanin, të quajtur gjithmonë “fuçi baruti”e Evropës e pavarësia e Kosovës shkon n’atë drejtim. 

Kosova, që n’agim të historisë, është një trevë e banuar nga paraardhësit e shqiptarëve, ilirët, e më pas nga vetë shqiptarët. Sërbët kanë ardhur në  shekullni e  shtatë mbas Krishtit në këtë krahinë. Është e vërtetë që ka qënë pjesë e Mbretërisë sërbe të Shtjefën Dushanit por, n’atë periudhë Sërbia administronte pjesën më të madhe të siujdhesës ballkanike. Nën zotërimin turk Kosova ishte një ndër katër vilajetet (njësi administrative otomane) e Shqipërisë. Aq është e vërtetë saqë kur Sërbia fitoi pavarësinë nga perandoria nuk pati asnjë kërkesë për Kosovën. Kosova sërbe qe dhurata që Fuqitë e Mëdha, Rusia e para, i bënë kombit sllav më 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në dëm të Shtetit të ri shqiptar, të sulmuar ushtarakish tnga fqinjët, mes të cilëve edhe nga sërbët.

Sot, mbas kasaphanës sërbe të pranverës 1999, bashkësia ndërkombëtare, SHBA në krye, duket e vendosur të verë në vend drejtësinë historike. Nuk mendoj se pavarësia e ardhëshme e Kosovës do të shkaktojë një proçes zinxhir kërkesash në shkallë botërore. Skocia apo Korsika nuk kanë asgjë të përbashkët me rastin e Kosovës, janë realitete krejtësisht të ndryshme. Nuk ka ndodhur me shpërbërjen e ish Jugosllavisë, mes popujsh sllavë, aq më pak mund të ndodhë në rastin e dy popujve me etni të ndryshme.

Përpjekja për ruajtjen e Statu quo në Ballkan, në vitet 90, është paguar me një çmim të lartë nga ata popuj e nuk besoj se do t’ishte një gjë e urtë kthimi mbrapa e rifillimi nga e para. Plani Ahtisari do të zbatohet edhe nëse Rusia e Kina do t’a kundërshtojnë në Këshillin e Sigurimit. Besoj se parimi i vetvendosjes së popujve vlen më shumë se traktatet ndërkombëtare ose tekat e një shteti apo të një tjetri, edhe nëse janë fuqi botërore. Besoj se kjo është bankëprova e vërtetë e demokracive të Perëndimit.

Presidenti Bush në Tiranë, ashtu si ish kryeministri anglez Bler, në letrën e fundit kosovarëve, kanë ritheksuar këtë parim dhe shqiptarët u janë mirënjohës.” 

Dhjetor 2007

Vijon

Marrë nga vëllimi: “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA 1 Tiranë 2011 

Filed Under: Fejton Tagged With: Eugjen Merlika

DUKAGJINASI ILIR BIGA, ME KONRIBUTE PËR VËNDLINDJEN

August 22, 2022 by s p

Agron PREBIBAJ

Dukagjini me histori të pasur shekullore, me dhimbjet e gëzimet e veta, një orë e madhe e kombit në të gjitha etapat historike, me burra mendimtarë e strateg përballë të gjitha ortigjeve, me gra burrnesha në krenarinë dukagjinase, por sot të lumturon edhe më shumë frymëzimi i brezave me shikim nga vëndlindja, nga Dukagjini ynë i dashur!

Mësova se para afro rreth tre viteve më parë në New York një djalosh i burrëruar nga Gimaj – Shalë, vetëm 26 vjeçar e paska kapur damari i rracës së paster shqiptare në nacionalizmin e shëndoshë e dashurinë për vëndlindjen.

Burri 26 vjeçar Ilir Biga, jeton në New York, pinjolli i rracës më të paster shqiptare, familjes së pashembur dukagjinase në pesë breza, të vëndosur në prehërin e Alpeve shqiptare, në vëndin e eposit të kreshnikëve, pasuesi i Avdi Kola, Gjur Kola e Zef Avdia, i cili vëndosë të krijojë e legalizojë në SHBA, “Shoqatën Atdhetare Partotike – Bajraktari”, me shikim të qartë për nga vëndi i të parëve si qëndresa shekullore e identitetit tonë kombëtar.

Vitet pas “90-ës ishin zbrazja jo vetëm e Dukagjinit por kudo për zonat rurale, pasi vështersitë për jetesë normale ishin mision i pamundur, ndaj dhe synimi ishte emigracioni e vëndosja me banim në zonat urbane, por ajo çfarë befason me të riun Ilir Biga nga Gimaj, është ideja, organazimi, lobingu me shoqatën e deri duke e vëndosur vetën si donator kryesor të gjithëçkaje në sherbim të fshatit të vet me histori e Dukagjinit në tërsi.

Ky është rasti unikal në Shqipri kur një i ri hedh shikimin nga vëndlindja, pasi kemi të bëjmë me brezin e ftohur shqiptar, jo vetëm për fshatin e vet por edhe ftohje në nacionalizmin kombëtar, por tashmë kemi rastin pozitiv si sherbesë- referënca më e mirë për percjellje te brezat në ftohje atdhedashurie.

Sot do përmendi disa nga veprat kësaj shoqate me kryetar zotin Ilir Biga.

Së pari organizoi ndërtimin e kompanjelit dhe restarurimin e plotë të Kishës Gimaj.

Së dyti, ndërtoi rrugën e re shkëmbore e ujësjellësin e ri për tek Kisha.

Së treti, rehabelitimin e rrugës nga Kisha – Ura Gimaj – lumi i Shalës, si dhe urën e re në Xhaferaj e cila lidh Gimaj – NënMavriç – Breg Lumi.

Një tjetër veper është ujësjellësi i ri 1400 m brenda në Gimaj, Radoj- Gimaj si dhe rezervuari i ri.

Ndërsa pastrimi i malit për hapjen e rrugës për tensionin e lartë 1.000 vatësh, kabinë elektrike me tranformator në shtyllë, si dhe ndihma për disa rikonstruksione shtëpiash.

Por jo vetëm kaq për atletin nga Gimaj,- kryetarin e kësaj shoqate Amerikano – Dukagjinase; donator në objekte si; Truporja e Shna Ndout ne Breg Lumi, ura e telit, afer ish repartit ushtarak, e deri në riparimin e rrugëve të tjera në Dukagjin.

Po ashtu një donator i të njëjtit gjak mbetet Gjovalin Biga i cili pagoi kumonën e Kishës, e cila do të kumbojë përjetësisht.

Vërtetë një rast unikal, i pari i kësaj natyre në Shqipëri, i riu që befason me mrekullitë e veta për vëndin e etërve, ky djaloshi me kontribute për rrugë e Kishen katolike në Dukagjin

Kombi ka nevojë në përcjelljen e këtij nacinalizmi të shëndoshë kombëtar.

Dukagjini identiteti ynë i fortë kombëtar!

(në foto Ilir Biga& Imzot Angelo Massafra).

May be an image of 2 people and people standing

1,208

People reached

34

Engagements

+1.2x average

Distribution score

Boost post

1010

1 share

Like

Comment

Share

Filed Under: Fejton

LUIZA ME FLAMUR

August 22, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango

E ndjek sportin që fëmijë.E vazhdoj ta ndjek. Si admirues. Si adhurues i të mëdhenjve të sportit. Legjendave.

Në futboll, atletikë, basketboll,not. Gjimnastikë, mundje, peshëngritje.

I kam ndjekur ndeshjet e garat që nga pallati i sportit e stadiumi në Tiranë kur isha çilimi e deri në Lojra Olimpike e Kampionate Europiane e Botërore kur u rrita…

…Kemi pasur edhe ne sado të paktë, edhe kampionë ballkanikë, edhe europianē edhe botërorë.

Në peshëngritje, mundje, qitje

Po rekordmenë Europe a Bote, mesa di unë, nuk kemi pasur kurrë.Jemi djegur për një të tillë….

Luiza Gega është e para. Ajo tashmë është legjendë në sport. (Kujdes tani gazetarë, kur të flisni për legjenda sporti që i përmendni me kaq shumicë, si pa doganë. Se tani ne e kemi së fundmi një Legjendë. E kam fjalën për legjendë të vêrtetë…)

-Luiza do mbetet legjendë në historinë e sportit Europian. Kampione e rekordmene europiane. Në 3000 m me pengesa.

-Ajo do mbetet legjendë e sportit shqiptar si e para shqiptare që veçse kampione, thyen e mban një rekord europian. Tani rekordi ynë kombëtar, është dhe Europian. Uroj sa më gjatë.

-Po Luiza Gega do na mbetet legjendë edhe në përfytyrim ne shqiptarëve, tek e shihnim sot me flamurin shqiptar pas fitores. O Zot! Ç’i bënte atij flamuri. E puthte, mbulonte kokën-shami lavdie me të. Qante. Nuk di, po mua më duket se nuk kam parë kampion ta trajtojë flamurin me aq dashuri, humanizëm si një qënie të gjallë , si ajo. Duhet t’i jepnin edhe një medalje kampione dashurie për këtë vend…Mua për vete mi mbushi sytë me lot Luiza. Luiza me flamur…

160Jahja Drancolli, Nikolin Kurti and 158 others

53 comments

Like

Comment

Filed Under: Fejton

Figurat

August 16, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Figura paraqet jorealen, ose ashtu si ne do të dëshironim të ishte. Cila figurë historike është keqinterpretuar? Baltë është hedhur mbi të gjitha një herë ose një tjetër, sipas frikës dhe interesit dhe këto të dyja ndryshojnë sipas kohës. Fama është avull, popullariteti është aksident, pasuritë ikin, ata që të brohorasin sot mund të mallkojnë nesër dhe vetëm një gjë qëndron – karakteri, thoshte Harry Truman.

Të gjithë besojnë se Panço Vila, hero meksikan, ishte stereotipi i trimit dhe pijes. Ka vetëm një detaj të vogël, Panço Vila e urrente alkoolin.

Ai nuk piu, asnjë pikë. Sipas këndvështrimit të tij, pijet alkoolike ishin përgjegjëse për shumicën e problemeve të njeriut. Urrejtja e tij për këto pije e shtyu atë të shkatërronte baret dhe mensat në qytetet që vizitonte. Ai madje i kërcënoi trupat e tij me pushkatim nëse i shihte ndonjëherë duke pirë.

Vila ishte i aftë në lloje të tjera pijesh; një nga të preferuarat e tij ishte milkshake me luleshtrydhe. Në fakt, shumë lokale filluan të shërbenin milkshake me të vetmin qëllim të parandalonin që Panço Vila të shkatërrone biznesin e tyre.

Por, pavarësisht se Vila plotësoi disa nga kërkesat për t’u konsideruar “maço” tipik, shumë njerëz mendojnë se ai ishte i dehur. Ata, të cilëve

u thurrej lavdi sa ishin gjallë, janë më të urryerit sot nga të njëjtit njerëz. Ky është vendi që rezervon për disa historia.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Në Prizren u mbajt edicioni i 21-të i DokuFest

August 15, 2022 by s p

-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/

PRIZREN, 14 Gusht 2022-Gazeta DIELLI/ Në qytetin e Prizrenit u përmbyll edicioni i 21-të i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest.

Fituesit e edicionit të 21-të “Si të mbijetosh…?” të DokuFest u shpallën të shtunën në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Kinemanë Lumbardhi Open Air në Prizren, në prani të personaliteteve të shumta, të ftuarve, jurisë, sponsorëve dhe partnerëve të festivalit. .

108 filma, që përfaqësonin 58 shtete, konkurruan për çmime në 8 kategori konkurruese dhe u vlerësuan nga një grup jurish të cilët udhëtuan të gjithë për në Prizren. Gjithashtu, një përzgjedhje prej 12 filmash konkurroi për çmimin e publikut.

Festivali 9-ditor pa një rikthim në formatin fizik me shfaqjen e 272 filmave në më shumë se 10 kinema, seminare, panele, debate, masterclasses, ekspozita dhe një sërë aktesh live të programit muzikor të DokuNights, program ky i kuruar nga Leart Rama, me interpretimet e muzikës kryesisht eksperimentale dhe elektronike të artistëve të njohur ndërkombëtarisht si Hercules & Love Affair, Sega Bodega, Zebra Katz, DMX Krew, D.DAN, Roza Terenzi, Phase Fatale, Jensen Interceptor, Schëefelgelb, Detroit in Effect, Jensen Interceptor, Ceeohaz Acid Crew, ndër artistët tanë vendas, Edona Vatoci, This Is Not, Leart Rama, Matale, Pandaudio, Tadi, Leo Lumezi, Genc Elezaj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Ndërsa para 23 viteve, në 15 Korrik 1999, në qytetin historik të Lidhjes Shqiptare, Prizren, ishte aktiviteti i parë i përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri i pas luftës – një koncert i artistëve shqiptarë për festimin e arritjes së lirisë së Kosovës.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 115
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT