• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sot është 100 vjetori i vendosjes së mardhënjeve diplomatike SHBA-Shqiperi

July 28, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Kjo është një ditë e shenuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perendimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqiperia u bë pavaruar formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos nderruar më drejtim.

Sot në Pallatin e Kultures në Tiranë me prezencen e autoriteteve më të larta shteterore dhe të shkelqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të verteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytezoi rastin për të bërë edhe politike në korrizin e kundershtarëve , citoi si kontribues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirnjohje duke risjelle ne kujtesë një bisedë të shkurter mes Peshkopit dhe Presidentit Uillson. Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta shpresoj nga padija per t’ja thënë një fjalë nderi per protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombetar pat vizituar Ameriken në Pranveren e ketij viti me yshtjen e Vatikanit per disa muaj pikerisht për të lobuar me ndermjetesimin e kardinaleve dhe senatorëve katolik njohjen e Shqiperisë! Kjo leter jo e panjohur derguar sivellaut të tij françeskan gjuhetarit At Justin Rrota e deshmon këtë!

Atë që eterit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirnjohje e perulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta🇦🇱🇺🇸

Filed Under: Fejton Tagged With: Agron Gjekmarkaj

Kryeministri Kurti priti në takim kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, gjeneralin James Jones

July 25, 2022 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, gjeneralin James Jones, themeluesin dhe kryesuesin e Fondacionit Malama Ka’u, z. Mel Yokoyama, si dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z.Fatmir Mediu.

Diskutuan për zhvillimet politike, mundësitë për investime dhe çështjet e sigurisë në Kosovë e rajon.   

Kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralin Jones për progresin përgjatë një të tretës së mandatit qeverisës, duke vënë theksin te stabiliteti institucional, indikatorët pozitivë ekonomik dhe demokratik.

Ai veçoi renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan, sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit, sipas Transparency International dhe ngritjen për 17 vende më lartë sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij.

Si aleat dhe mik i pashmangshëm, na duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, tha kryeministri Kurti, ndërsa potencoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind dhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe pjesëmarrjen në misione e stërvitje të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane dhe me NATO-n.

Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social dhe tolerancës zero ndaj krimit e korrupsionit.

Gjenerali Jones ka qenë Komandant Suprem i Aleancës për Evropë dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare të Presidentit të SHBA-së. Ai ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është iniciator i Iniciativës së tre deteve Baltik, Mesdhe dhe Deti i Zi, ku janë të përfshira të gjitha vendet e Evropës Qendrore për investime në infrastrukturë, energji dhe teknologji.

Në takim ishin edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shqipe Selimi dhe këshilltari i kryeministrit Kurti, z.Lulëzon Jagxhiu.

Filed Under: Fejton

QEN-SHËTITËSI: “SA MË SHUMË NJOH NJERËZIT, AQ MË SHUMË I DUA QENTË”

July 23, 2022 by s p

Orest Çipa/

Mëngjesin e të martës që lam pas, u zgjova me vonesë për në punë dhe teksa po rendja këmbshpejtazi për të marrë trenin e linjës 2, që të çon në Manhattan, në hyrje të metros, një “korrier” gazetash më zgjati një kopje duke i bashkëngjitur togfjalëshin “është falas” !

Duhet të jesh me shumë fat të gjesh një ulëse në këtë orë të ditës. Vagonat janë të tejmbushura me njerëz dhe hera-herës të merret fryma nga kjo katrahurë që përsëritet e ripërseritet ç’do ditë.

Pasi u rehatova nisa ta shfletoj këtë “fletërrufe” mëngjesi .

Ishte buletin javor me reklama punësimi, shtëpish me qera dhe oferta shit-blerjesh për zonën e Pelham Parkway.

Mu duk e mërzitshme ta nisja ditën duke lexuar promocione pa kuptim dhe instiktivisht u përpoqa që këto fletushka ti fusja në çantë.

Teksa hapa zinxhirin e xhepit të parë, syri më zuri një foto mjaftë interesante e cila më tërhoqi deri në rishikim të buletinit.

Ishte një pozicion pune mjaftë i veçantë, ndoshta në Shqipëri apo edhe në shumë vende të tjera të botës nuk egziston.

-Dog walker -ose shëtitës qeni ose si mund ta themi ndryshe kujdestar qeni apo qenshëtitës.

“Gjatë fundit të viteve 1800 dhe fillimit të viteve 1900, ishte krejtësisht normale të shihje zonjat e shoqërisë së lartë, elitës, ose shoqëruesit e tyre të shëtisnin qentë në trotuarët e “Fifth Avenue” ose përmes “Central Park”. Megjithatë, nuk ishte normale të shihje një vajzë të klasës së ulët duke ecur me një qen të madh në “rreshtin” e milionerëve. Në këtë shëtitje jo të veçantë, vajza me sa duket po argëtohet më shumë sesa qeni, i cili vrehet lehtësisht se është tmerrsisht i pa kënaqur. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse cili është ai qen gjuetie me “reputacion” dhe me “respekt” për veten, që do donte të detyrohej të ecte përgjatë kësaj avenue ç’do mëngjes me një shoqërues për t’i dhënë atij një privilegj që ai mund t’ja japi vetvetes? – New York Times, 15 janar 1899 “”.

Ky artikull i marrë nga gazeta njujorkeze i shkruar gati 123-re vite më parë, ishte bashkengjitur ofertës për punësim, ç’ka ta shtonte edhe më shumë kurjozitetin për ta lexuar.

Ilustrimi i “qëndisur” me foton e shkrepur 1 shekull më parë, me intrigoi dhe doja të mësoja pak më shumë për këtë profesion të rrallë.

Pasditen e po asaj së marte, pasi mbarova punë, dola në “Centeral Park” të takoja ndonjë qenshëtitës për ta pyetur rreth kësaj “bote” të pazakontë!

Ende nuk kishin kaluar 7-8 minuta nga rrugtimi për në park dhe para meje u shfaq një djalosh rreth 36-vjeç i cili mbante me të dy duart litarët e 6-të qenve. Ishte i raskapitur, por në fytyrën e tij mund të shquaje lehtësisht një buzëqeshje e cila dukej se po buronte nga kënaqësia që i jepnin këto krijesa të brishta.

Ju drejtova dhe e pyeta se si ja bënte me kaq shumë qen dhe ma ktheu se i kam shok dhe gjithçka shkon mirë.

-A të kafshojnë i thash

Jo, janë miqësor, por mos haro se sot janë njerzit që kafshojnë qentë dhe jo qentë që kafshojnë njerzit

-Pse e thua këtë fjalë, ja ktheva

Nga eksperienca!

-Si e ke emrin ? Si është të kujdesesh për qentë?

Rajmond, të kujdesesh për qentë është një punë e lodhshme, interesante, argëtuese por edhe shumë shpërblyese. Ka shumë lekë!

-Sa vite keni që e bën këtë punë?

Unë kam 8-vjet që punoj si qen-shtëtitës. Koha kalon shpejt por ç’do ditë më duket sikur është dita e parë

-Sa qen shëtisni ç’do ditë, ku i çon?

Unë shëtis rreth 20-30 qen në ditë, për gati 8 orë. Ky profesion kërkon kohën e vet, është si profesionet e tjera.

Këtu në Manhattan ka shumë vende ku mund të shkosh, qentë kanë parkun e tyre në ç’do zonë, në ç’do park. Është e pamundur të ketë park që nuk ka hapsirë për qentë. Ka ndertesa që kanë 40-50 qen dhe është e domosdoshme..

-Pse ka kaq shumë qen?

Epo është shoku më i mirë i njeriut, kot nuk i thonë! Ka njerëz që i duan kafshët, ka njerëz që e mbajnë se j’ua ka këshilluar mjeku, për ankth apo për stres, ka nga ata që e duan se janë të vetmuar, ka çifte që nuk bëjnë femijë dhe e kanë qenin si femijën e tyre. Ka shumë arsye. Po ti a ke qen?

-Jo, kam mace ja ktheva unë

-A janë të gjithë këta qentë e tu apo punon për ndonjë kompani

Unë ponoj për veten time, kompania është e imja , qentë janë të klientëve të mi

-Si lindi ideja për të krijuar një kompani?

-Fillova të punoja si shëtitës qensh kur isha në kolegj, mbuloja shpenzimet që kisha si student por më pas doli të ishte një biznes argëtues dhe i suksesshëm.

-Cili është qeni më i vështirë për t’u kujdesur?

– E beson apo jo është Çivava (Chihuahua). Janë qen që duan llastim dhe lehin shumë kur janë nervozë.

-Si reagoni ndaj qenve agresivë?

Zakonisht qëndroj i qetë dhe përpiqem të fitoj besimin e tyre. Duhet pak kohë, bëj disa shëtitje për të fituar plotësisht besimin e tyre. Ja kështu është.. është e lehtë me qentë. Nuk të kërkojnë as maskë, as lek, as makinë, asgjë ! Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë i dua qentë. Është më e lehtë të punosh me qentë sesa me njerzit !

-A keni ndërtuar ndonjë lidhje “sentimentale” me këtë profesion?

Unë jam shumë i lidhur me qentë. Kohët e fundit ka ngordhur një qen për të cilin jam kujdesur për pothuajse 6 vite dhe kjo ishte shumë e trishtë për mua, është njësoj sikur ndahet nga jeta ndonjë pjestar i familjes.

-A të mërzit fakti që duhet të pastrosh jashtqitjen e tyre ç’do ditë apo le të themi 20-30 herë në ditë

– ha ha ha- Është punë që duhet bërë… po më mirë të pastroj jashtqitjen e qenve këtu në park sesa të pastrosh “jashtqitjen” e ndonjë drejtori, pronari apo ndonjë politikani arogant, që kutërbon më shumë se jashtqitja e vetë !

Filed Under: Fejton Tagged With: Orest Cipa

RETORIKA E BASHKIMIT TË FUQISHËM DHE KOMPAKTËSIA E HUMBUR

July 20, 2022 by s p

Nga MASSIMO NAVA/

Të nesërmen e shëmbjes së Murit të Berlinit, Evropa jetoi një stinë të dalldishme: monedha e përbashkët, zgjerimi i Bashkimit në Vëndet e ish Paktit të Varshavës, fuqizim i një  modeli ekonomik e shoqëror që premtonte  siguri e mirëqënie si askush tjetër në botë. Dalldia për mbarimin e Luftës së ftohtë dhe shëmbjen e Bashkimit Sovjetik ushqyen edhe ëndrrën  e një Evrope nga Atllantiku deri në Uralet, simbas vështrimit të de Golit, të proçeseve demokratike e të bashkëpunimit për paqën që të përfshinin edhe Rusinë.

Dalldia mund të jetë ngjitëse por ndonjëherë edhe jetëshkurtër. Erdhën luftërat në ish Jugosllavinë, rrëzimi i Traktatit kushtetues nën valën në rritje të populizmit, kriza financiare e vitit 2008, kriza greke, Brexit, pandemia. 

Luftërat në Ballkan nxorën në pah pafuqinë e Evropës, rihapën plagë etnike e fetare, që dukeshin të shëruara mbas dy luftërash botërore, detyruan përsiatjen mbi zgjerimin e NATO-s në rajon e në Vëndet e Lindjes, detyruan ndërhyrjen ndihmëtare të SHBA, që i dhanë fund luftërave duke ndërthurur diplomacinë dhe ndërhyrjen e armatosur.

Evropa e të njëzeteshtatëve u zbulua një arkitekturë e mrekullueshme ideale, së cilës i mungonin shtyllat mbajtëse të tatimeve e të mbrojtjes së përbashkët, ndërsa qeverisja politike ishte kushtëzuar nga vetot e kryqëzuara dhe burokracia e skajëshme. Evropa u zbulua e dobët dhe e papregatitur përballë kërkesave të ngutëshme të shekullit të ri. Vetëm vullneti e vendosmëria e disa drejtuesve – Mario Draghi, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel – arritën të kufizojnë rreziqet e shpërthimit, të ushqyera nga shtysa qëndërikëse (Brexit) e nga qëndrime kritike të disa Vëndeve të Lindjes mbi çështje themelore, si drejtësia, mërgimi, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Përballë pandemisë Evropa gjeti kompaktësinë dhe një vetëdijesim të ri të forcës së saj, të vlerave të saj, të “ndryshueshmërisë” së saj në një botë të globalizuar. Shtysa erdhi nga Parisi, Berlini, Roma e nga Banka Qëndrore Evropiane. Por dalldia zgjati sa hapësira e një mëngjezi. Mësyemja ruse e Ukrainës duket se ka zhvendosur mbrapa orën e Historisë.

Lufta ka cunguar, së paku për një brez, lidhjet kulturore dhe ekonomike me Rusinë. NATO është zgjeruar në Vëndet balltike e skandinave. Megjithë dënimin e drejtë të masakrave e të politikës agresive të Kremlinit, ra në zbrazësirë qortimi i Henry Kissingerit nëse është në interesin e Evropës t’a katandisë Rusinë në një Vënd të përbuzur, aq më tepër se demokracitë perëndimore mbeten pakicë në planet, qoftë si sistem politik qoftë si peshë specifike banorësh.

Sot retorika e Evropës së fuqishme e kompakte, që i hap dyert antarëve të rinj dhe Ukrainës e mbështet me armë e ndihma në para qëndresën e Kievit duhet të matet  me pasojat rrënuese të luftës: kriza ekonomike dhe energjitike, dasi politike në rritje në brëndësi të Vëndeve të veçanta, çmim ekonomik i rindërtimit, për të cilin Evropa do të marrë pjesën e saj, probleme shoqërore nga dallgët e reja të mërgimtarëve, vartësi energjitike  nga Vënde të pabesueshme përsa i përket të drejtave. Jo e fundit, vënia në kllapa e politikave të kalesës ekologjike që përfshin, ndërmjet të tjerash, hapjen e çentraleve të qymyrit. Deri në ç’pikë do të jenë të përballueshme çmimet e shtrenjta, dritat e rrugëve të shuara, termosifonë më t’ulët e rënie të eksportimeve n’emër të luftës ekonomike Rusisë?

Lajmërimet e vjeshtës që na pret po pasqyrohen mbi qeveritë, aq më tepër se parashihet një piskamë energjitike e ndërthurur me një të tillë shëndetësore.

Në ditët në të cilat drejtuesit e tre partive më të mëdha evropiane shkonin në Kiev, piqej në Francë humbja e Emmanuel Macronit në zgjedhjet legjislative, në dobi të lëvizjeve të së djathtës skajore e të së majtës skajore, udhëheqësit e të cilave (Marine le Pen e Jean Luc Mélenchon) janë kritikë kundrejt NATO-s e i luajnë syrin Putinit. N’Itali janë në rendin e ditës dridhjet në shumicën, për qëndrimin e Pesë Yjeve mbi luftën. Dorëheqja e Mario Draghit ishte në ajër prej kohësh dhe ajo mund të shkaktojë një mangësi themelore të qëndrimit evropian në luftë. Në Gjermani kançelari Scholz bie në hulumtimet. Në Britaninë e Madhe ra Boris Johnson.

Ndërkaq lufta na kujton më shumë një lojë qesharake të patës që tregon paarsyeshmërinë e saj: ndërmjet Kievit që nuk mund të humbasë dhe Moskës që nuk mund të fitojë, ravijëzohet si zgjidhje e praktikueshme kthimi në gjëndjen e para mësyemjes, me Dombasin dhe Krimenë të pushtuar por jo të njohur, të luftuar por jo të ripushtuar, të paracaktuar të mbeten në gjëndjen e mjegullt në të cilën përfundon në udhëkryq e drejta e popujve dhe sovraniteti i Shteteve.

“Corriere della Sera”, 15 korrik 2022   Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Fejton

RUSIA DHE KLASAT DREJTUESE

July 18, 2022 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO/

Çështje tonat? Simbas hulumtimeve shumë bashkatdhetarë mendojnë se nuk duhej të ndihmonim Ukrainën të mbrohej nga agresioni rus.Tërësia e italianëve që mendojnë kështu mund të paraqitet si një tortë me dy shtresa. Është shtresa e sipërme, më e holla, e përbërë nga të politizuarit: paqësorë pak a shumë të shtirë, putinianë të shkallëve të ndryshme, gjithsesi të gjithë kundëramerikanë. Është pastaj shtresa e poshtëme, shumë më e gjërë, e përbërë nga ata që mendojnë se pjesëmarrja e jonë në mundimin  perëndimor, I dëmton ata në mënyrë vetiake: faturat që rriten, inflaksioni. Mendojnë: “ Kush na detyroi t’a bëjmë? Jemi dëmtuar nga sanksionet që qeveritë perëndimore I kanë detyruar Rusisë. Duhet t’a ndërpresim , e aq më keq për Ukrainën”

Meqë njerëzit kanë të drejtë të mos njohin alkimitë e ndërlikuara të politikës ndërkombëtare, e normalisht, në fakt, dijnë pak ose aspak, në demokracitë në të cilat nuk qeveriset pa miratimin e opinionit publik, do t’i takonte atyre që merren me to si profesion (klasa politike, shërbyes të komunikimeve, ekspertë por edhe intelektualë me një farë ndjekësish në opinionin publik) t’u përcillnin këtyre njerëzve lajmet e nevojshme për t’u drejtuar e për të gjykuar. Do t’u takonte këtyre  t’i shpjegonin publikut të madh se gjërat që ndodhin n’Ukrainë janë çështje tona që çke me të: simbas asaj se si do të përfundojë lufta, jeta e të gjithë neve do të jetë e ndikuar fuqimisht. Por në Vëndin tonë (jo vetëm në tonin, por në tonin më shumë se tek të tjerët), profesionistët e mësipërm janë të ndarë. Kujdes, nuk janë të ndarë, sikurse do t’ishte e natyrshme, vetëm nga opinione të ndryshme mbi strategjitë  më të mira për të kundërshtuar imperializmin rus. Janë të ndarë nga fakti se imperializmi rus për disa është një kërcënim edhe për ne, për të tjerët nuk është aspak.

Që këtej rrjedhin edhe mesazhet e kundërta kundrejt opinionit publik. Me që ndërmjet atyre që i kumtojnë publikut nuk ka as më të paktën marrëveshje mbi qënien e një kërcënimi të afërt, pra është e pashmangëshme që opinioni publik të jetë i pështjelluar, të mos kuptojë rëndësinë e çështjes dhe një pjesë e tij të  katandiset të mendojë se jemi ngatërruar në gjëra që nuk kanë të bëjnë me ne. Është e vështirë në këta kushte t’arrijë tek të gjithë mesazhi simbas të cilit, në një botë kaq të ndërvarur ka pak gjëra që të mos jenë edhe çështje tonat. Merret me mënd që nuk mund të mos jetë një luftë n’Evropë. Si të shpjegohet, në këta kushte, që mësyemja ruse ka bërë copë copë sistemin e sigurisë evropiane e nëse do të ketë një mundësi që të pengojë shpejt a vonë shpërthimin e një lufte të tretë botërore, ajo është e varur sot në aftësinë për të ndihmuar ukrainasit të ndalojnë rusët, duke vepruar n’atë mënyrë që për Putinin çmimet e veprimeve të tij të bëhen aq të palejueshme sa t’a detyrojnë të braktisë projektin e ri të rimëkëmbjes së perandorisë së lashtë? 

Si të shpjegohet që ukrainasit, me qëndresën e tyre, ndoshta na kanë shpëtuar? Nëse Putini do t’a kishte marrë Ukrainën nuk do t’ishte ndaluar (është vite që po na e thotë). Më pas do t’i takonte Moldavisë e do të ishin nën trysni Vëndet balltike dhe Polonia, pra Vënde të NATO-s. Si do të kishte qënë atëherë e mundëshme të shmangej një luftë e përgjithëshme dhe një ndeshje mes fuqive bërthamore? Po, pikërisht janë çështje tonat.

Nëse ka njerëz që besojnë se një luftë në zemrën e Evropës nuk ka të bëjë me ta, çfarë do të mendonin nëse nesër përballimi ushtarak do të zhvendosej nga ana tjetër e globit, nëse mbas një farë kohe Kina do të vendoste të mësynte Taivanin? Nëse nuk ndihen të pështjelluar në një luftë n’Evropë, aq më tepër nuk do të ndjeheshin të tillë nëse do të shpërthente një konflikt i armatosur mes Kinës e Shteteve të Bashkuara. Por edhe kjo mundësi do të kishte të bënte me ne. Sepse një përqëndrim masiv i aparatit ushtarak amerikan në detin e Kinës do të kishte lënë pa mbrojtje Evropën. Një Evropë të pasur por të paarmatosur, siç ishte Italia në gjysmën e parë të Pesëqindit, kur u shkatërrua nga lufta  ndërmjet fuqive të mëdha për kontrollin e gadishullit. Federata ruse, përballë një rasti kaq të shijshëm, pothuajse sigurisht do të lëvizte. Do të orvatej të bënte atë që sot ukrainasit dhe mbështetja perëndimore qëndresës së tyre i a ndalojnë të bëjë.

Ose të shohim Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Prej tyre arrijnë dy kërcënime. Depërtimi kinez e rus dhe shtimi i islamizmit skajor. Për shumë kohë Kina ka zgjeruar ndikimin e saj n’Afrikë me mjete ekonomike. Por prej disa vitesh është edhe ushtarakisht e pranishme. Rusët, nga ana e tyre, tashmë të vendosur në Siri e në Libi, kanë zëvendësuar evropianët, me mercenarët e tyre, edhe në Sahel. Zotërojnë rubineta që mund t’i hapin kur të duan, për të përmbytur Evropën me dallgë të mërguarish me qëllim të prishin qëndrueshmërinë e demokracive. Prania e tyre ushtarake është tashmë një therje n’ijën Jugore të NATO-s. Për t’i vënë një pritë rusëve e kinezëve NATO duhet domosdoshmërisht të merret vesh me më të pabesueshmin e antarëve të saj: mikun/kundërshtar Erdoganin e Turqisë.

Por përtej belegëve strategjikë të Kinës e të Rusisë, nga Afrika vijnë të tjera kërcënime. Përpjekja evropiane (Franca e ndihmuar nga Italia  e nga Vënde të tjera) për të ndaluar në Mali baticën në rritje të skajshmërisë islamike ka dështuar. Një ditë NATO, me Evropën në vijë të parë, do të duhet të investojë rezerva (që kushtojnë flijime për qytetarët) për të përmbajtur kërcënimin, më parë se të godasë Evropën. Edhe njëherë tjetër çështje e jona.

Dasitë në opinionin publik mbi luftën në vazhdim pasqyrojnë atë brënda elitave. Ka edhe në Vëndin tonë, si në të gjithë botën perëndimore, prirje për të quajtur Perëndimin , në të cilin bëjnë pjesë, armikun e vërtetë, arsyen e gjithë të këqijave (përfshirë këtu edhe agresionin rus). Por janë edhe veçantitë italiane.  Do të thotë diçka ajo përqindje që, simbas hulumtimeve i afrohet tridhjetë përqind të italianëve “të ndjeshëm” ndaj arsyeve të Putinit. Demokracitë, ndërmjet gjërave të tjera,shquhen për shpirtin e bashkësisë, për fuqinë e madhe apo të vogël të kahut të përkatësisë një bashkësie. Në mënyrë empirike, ajo fuqi zbulohet në prani të sfidave të mëdha. Nëse shpirti i bashkësisë është i fuqishëm, përballë një kërcënimi të pritshëm, elitat priren të bëjnë një front të përbashkët mbas opinionit publik, pothuajse të tërë. Nuk është rasti i ynë.

“Corriere della Sera”, 10 korrik 2022    Përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT