• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rugova-Dole takim para 24 viteve, paralajmërim lirie për Kosovën

March 6, 2023 by s p

-Me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova takim në Shkup, në kohën e konferencës ndërkombëtare për Kosovën – Konferencës së Rambujesë/-Në Zyrën e Senatorit Robert Dole – i emeruari nga Presidenti Ibrahim Rugova Përfaqësuesi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Elmi Berisha…/-Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 5 e 6 Mars 2023/ Para 24 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidentit i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999, u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin para 15 Marsit të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2023-tën feston 24 vjetorin e lirisë e 15 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s… Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. “Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ELMI BERISHAPresidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORKNju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova në Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.”Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.”Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.”Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.”Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËSTani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…RAPORTIME QË BËJA NGA KOSOVA TË PARA 24 VITEVE -5 E 6 MARSIT 1999 PËR AGJENCINË SHTETËRORE-ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË:http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-03-05.ata.html [09] Rambouillet accord can be signed by Albanians before 15 March, RugovaPRISHTINA, March 5 (ATA) – By ATA correspondent in Prishtina, Belul Jashari:The Ramboiullet accord for a temporary solution of the Kosova issue can be signed by the Albanian party before 15 March, the Kosova President, Ibrahim Rugova, told a news conference held Friday in Prishtina.This accord is widely supported as a concrete step to create security and stability for all the Kosova citizens and at the same time it opens good perspectives for the future of Kosova,” said Rugova.Rugova drew the attention for the dangerous situation over the past days.”Another zone of conflict was opened in Gryka e Kaçanikut, and many citizens were displaced. The refugees headed for Macedonia,” said Rugova, adding that “the attacks of Serb forces were carried out to block the road to Shkup and to provoke the NATO troops, which are waiting to be deployed in Kosova.”Rugova asked an international intervention in Kosova and a severe action against Belgrade. He hailed the commitment of the United States, the European Union, as well as the work of the OSCE Verification Mission in Kosova. /pas/mt/Albanian Telegraphic Agency[13] Kosova President to meet Robert Doll in ShkupPRISHTINA, March 5 – ATA correspondent in Prishtina Belul Jashari reports:The President of Kosova, Ibrahim Rugova and the other members of the Kosova delegation in Rambouillet left Friday for Shkup where they will hold a meeting with the special envoy of the U.S. President, Bill Clinton, on Kosova, Robert Doll. Attending the meeting will be also the chief of the OSCE Verification Mission in Kosova, Walker and the U.S. mediator for Kosova, Christopher Hill.The former candidate for President in the United States, senator Doll, should have been Friday in Prishtina, but Belgrade refused him the visa. /p.ta/mt/Albanian Telegraphic Agencyhttp://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-03-06.ata.html [14] Kosova parliament discusses Rambuje documentPRISHTINE, March 6 (ATA)-ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports:The Kosova parliament, at a meeting which began today by midday, has been discussing the document of the Rambuje Conference for a temporary solution to the Kosova issue.The Parliament’s Speaker, academician Idriz Ajeti, presented the proposal on the possible stands. These proposals are based on the support given to the temporary solution agreement at a meeting of the Parliament’s presidency with the heads of the parliamentary groups and the commissions. /pas/lm/Albanian Telegraphic Agency[27] Kosova Parliament said “yes” to document of Rambouillet for a transitory solution towards independencePRISHTINE, March 6 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: In a plenary meeting in Prishtine on Saturday, the deputies of the Kosove Parliament said “yes” to the document of Rambouillet for a transitory solution for Kosove. One vote was against and four abstained.The parliament that emerged from the elections last year, convened today for the second time in a plenary session, led by the academic chairman Idriz Ajeti, and adopted a declaration “which supports the stance and commitment of the delegation of Kosove in the Rambouillet Conference.” The declaration confirms that the “Parliament of the Republic backs up the agreement for a provisional transitory settlement for a three year period with a real and independent governing, but this agreement does not envisage a final solution and does not close the process for the independence of Kosove.”The Parliament of Kosove “insists in the international factor as an authoritative factor especially in the U.S., member countries of the EU and NATO, which, through an energetic mediation, must force Serbia and self- styled Yugoslavia to stop the criminal offensives towards the people of Kosove and to withdraw immediately the military, paramilitary and police units from Kosove.”The Parliament of Kosove “insists in its approach expressed previously too, that without an immediate energetic intervention of the NATO troops and without the presence and active care of the authorized international mechanisms in Kosove there can be no successful implementation of the agreement.””The Parliament of the Republic reports that the transitory three year deadline is sufficient to prove again through the international presence the readiness and capability of the people of Kosove, of its state and political institutions that they are worthy to construct a civil and democratic society, based on their natural right to live freely in their independent state and as an important factor for stability in the region,” stressed the statement.Demanding from all “political and military institutions of Kosove to coordinate their acts in function of the common and major definition for the freedom and independence of Kosove,” the Parliament of Kosove, through a declaration “voices its readiness for the ratification of the agreement for a transitory solution, signed by the delegation of Kosove.At the beginning of today’s meeting, in which the document of Rambouillet was discussed extensively, the deputies of the Parliament of Kosove kept a minute silence for all the Albanians who laid down their lives for the independence of Kosove and those killed by the Serb regime. Opening the plenary meeting of the Parliament of Kosove, the academic chairman Idriz Ajeti commemorated in his address also the great Assembly of Lezha, as an example for the present and the future of the unity of the Albanians and their efforts to come to terms and to face the situations.” /xh/ Albanian Telegraphic Agency

All reactions:55

Filed Under: Histori

Përjetësia e Adem Jasharit dhe Kosova

March 5, 2023 by s p

Përjetësia e Adem Jasharit dhe Kosova

(Sikur të ishte gjallë Adem Jashari, ku do të ishte?)

Prof. dr. Emin Kabashi

Këshilltar shkencor

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Hyrje

Në përvjetorin e 25 të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdia u takon vetëm atyre që kanë rënë për lirinë e atdheut.

1.

Ti nuk ishe Komandant, as legjendar nuk ishe. Ti nuk kishe shumë fjalë, por kishe veprim. Në histori, lufta është veprim që ndryshon realitetet historike. Nuk e di sa kemi pritur për të ardhur veprimi yt historik, që të ndryshonte realiteti ynë shoqëror, që të hapej procesi i madh historik i bashkimit kombëtar, që të ishim një komb e një shtet, ashtu siç luftuan brezat e shqiptarëve nëpër shekuj. 

Kishim shumë dëshirë, kur të dëgjonim ty, kur thoshe se jo vetëm të çlirohemi nga pushtuesi sllav, por edhe të bashkohemi si komb. Ti nuk e ke dëgjuar, se kishe kaluar në përjetësi, atje ku mban edhe emrin e madh Komandant Legjendar i UÇK-së, por kur doli zëdhënësi i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tha se do të luftojmë për çlirimin e të gjitha tokave shqiptare të pushtuara nga ish-Jugosllavia. 

Nuk e di se çka ke pasur në kokë, kur ke shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri, në atë kazermën e Surrelit, siç nuk e di se çka ke biseduar me eprorët e ushtrisë shqiptare që mbanin ushtrimet ushtarake me ju. Ndoshta edhe atëherë e kishe në mendje çlirimin e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare, të cilat në vitin 1913, Evropa ju dha fqinjëve tanë. 

Merre me mend, kur shkove në përjetësi, vetëm t’i dëgjoje se sa zhurmë fjalësh është bërë, jo i kemi dërguar ne në Shqipëri, jo i ka thirrur, Ramiz Alia, si president i Shqipërisë, jo i kanë nisur nga shtete të ndryshme të Evropës, thuajse kjo ishte ngjarja kryesore historike, e jo Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila hoqi robërinë nga kjo pjesë e tokës së atdheut.

Gati harrova, kur i mbaroi stërvitjet grupi i dytë i luftëtarëve të ardhshëm të UÇK-së, atje në Shqipëri, grupi i tretë nuk shkoi kurrë. 

Flitej se ishte zbuluar qëllimi, flitej se ishin burgosur dhe ishin ndjekur shumë nga anëtarët e grupit tënd. Kurse disa kishin dalë në shtetet e perëndimit. 

Ti, Komandant Adem Jashari, nuk fole kurrë për këto punë, apo ndoshta kishe detyra më të mëdha se sa fjalët e botës. Por, megjithatë, a të është përplasur nëpër kokë ndonjëherë mendimi se kush ka mundur të zbuloi atë veprimtari, që ishte shumë e dobishme për luftën çlirimtare. 

E di që ka gojëkëqij në çdo kohë, e di se kishte dhe ka, argatë të dreqit, siç u thoshte simboli ynë i qëndresës kombëtare, Adem Demaçi, atyre që bëheshin me armikun, por mos shkuarja e grupit të tretë dhe grupeve të tjera në ushtrimet ushtarake në Tiranë, jo vetëm e la në gjysmë të udhës një punë të madhe e të ndershme të shtetit amë, Shqipërisë, por la zbrazëtirë për njohuritë e domosdoshme për luftën, që ishin të domosdoshme. 

Sikur të ishe gjallë, Adem Jashari, nuk e di a do të kishin quajtur Komandant Legjendar. Me siguri jo! Edhe sikur të kishe pasur krahë e të fluturoje, do të bënim si të bënim, së paku krahët do t’i kishim prerë, që të mos fluturosh. Por, e di, nëse do të kishe bërë përpjekje të dilje përtej Prekazit tënd, me siguri sot do të ishe në ndonjërin nga burgjet e Kosovës, apo në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë, ku janë edhe disa bashkëluftëtarë tu, luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  

2.

I dashur Komandant! Asnjëherë nuk na ke folur, kur je bërë ushtar i lirisë dhe a ke pasur shumë ushtarë me vete. Se e ke pasur vëllanë Hamzën afër, se i ke pasur edhe anëtarët e tjerë të familjes ushtarë, këtë e kemi mësuar pasi kanë rënë për lirinë tonë. 

Por, asnjëherë nuk na ke folur as si e kishe ndërmend të luftosh kundër tërë atij shteti, siç ishte ish-Jugosllavia. Mirë, që nuk na ke folur ne, që jemi mësuar të të thërrasim Komandant Legjendar, por si nuk ke treguar asnjëherë se kishin ardhur te ti gjithë ata veprimtarë të politikës së ditës, që në atë kohë bëhej në Kosovë dhe gati ishim mësuar ta quanim Kosovën shtet paralel. 

Pasi ke kaluar në përjetësi dhe pasi erdhi çlirimi i Kosovës nga ushtria që kishe ngritur ti, Komandant i dashur, ne njerëzit poshtë politikës së ditës në Prishtinë, e kuptuam se te ti kishin ardhur thuajse të gjithë politikanët e asaj kohe, se të kishin lutur të mos luftosh kundër Serbisë, se të kishin thënë a e merr me mend sa e fortë është Serbia dhe çfarë ushtrie të armatosur ka, se të kishin thënë largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, se armiku shekullor i shqiptarëve i vret, se të kishin thënë edhe shumë çka tjetër. 

Por, vërtet, si nuk ke folur asnjëherë për tërë ato vizita që të kishin bërë njerëzit e politikës së ditës, të asaj kohe në Kosovë. Pasi nuk fole Ti, ne menduam se të gjithë qytetarët e Kosovës kishin qenë pjesë e luftës për liri, edhe politika e ditës kishte qenë, edhe ata që kishin ikur kishin qenë, edhe ata që e shanin luftën, kishin qenë, edhe ata që bëheshin me armikun, në të gjitha mënyrat e mundshme, kishin qenë. 

Po ti, nuk kishe folur asnjëherë për gjithë këta njerëz. E dimë që ju kishe shkruar një letër atyre të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Dega Jashtë Vendit,  dhe ju kishe kërkuar armë dhe mjete të tjera, si dhe u kishe thënë se lufta bëhet këtu brenda, jo jashtë tokave të Kosovës. 

Mirë që nuk na ke folur asnjëherë për këto dhe shumë çështje të tjera, nuk na mbetet hatri, as nuk ta kemi inat. Por, sikur të ishe gjallë, Komandant i dashur, si mendon a do të kishin thënë se kanë ardhur te ti dhe në familjen tënde në Prekaz dhe të kanë thënë aq shumë gjera, që lidhen me lirinë e Kosovës. 

Nuk besoj se do të ishe marrë me politikë, por ku do të ishe sikur të ishe gjallë, me të njëjtën mendje, pa folur me askënd, në ndonjë burg të Kosovës, apo në Gjykatën Speciale të Kosovës, por nuk është në Prishtinë, as në Prekaz, është në Hagë, ku do të akuzoheshe për kriminel të luftës. Punë e madhe, se ti ke luftuar për lirinë e Kosovës. 

E për të qenë absurdi edhe më i madh i të ashtuquajturës drejtësi ndërkombëtare, që vetëm për shqiptarët nuk treguan drejtësi, sigurisht do të të akuzonin edhe për vrasjen e 1392 fëmijëve shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë, gjatë viteve 1998/1999 dhe vrasjen e 40 fëmijëve tanë në periudhën e viteve 1981/1997, që bëjnë 1432 fëmijë të vrarë shqiptarë, 13 prej të cilëve janë të familjes tënde, Komandant i dashur, për vrasjen e të cilëve, udhëheqës të politikës sonë të ditës, nga qeveria e deri te presidenca, që 24 vjet rresht, asnjëherë të vetme nuk e kishin guxim politik, moral e intelektual ta thonë botërisht numrin e vërtetë të vrasjes së tyre, edhe pse i kanë faktet e pamohueshme në disa gjuhë botërore, aq më shumë, edhe në gjuhën e armikut, i cili i ka vrarë engjëjt tanë. Ndonjëherë, kjo politikë e ditës, më shumë u beson të dhënave që boton Beogradi, se sa ato që kanë botuar studiues shqiptarë dhe i harrojnë afro treqind fëmijë, sikur të bëhej fjalë për treqind topa lojërash, e jo për treqind njerëz të ardhmërisë sonë.

Komandant i dashur, mirë që ke luftuar, edhe pse ne ishim kundër luftës, nëse do ta dish ishim edhe kundër luftës tënde, por ti ke bërë krime kundër njerëzimit se ke vrarë qytetarë serb. Ndoshta ke vrarë edhe ndonjë qytetar shqiptar, andaj ata u hidhëruan me ty dhe të vranë me tërë familjen, të vranë edhe me disa nga shokët tu, se askush asnjëherë nuk është akuzuar për vrasjen tënde, as të fëmijëve të familjes tënde, as për vrasjen e pleqve dhe plakave, të nuseve dhe të motrave, të djemve dhe të nipave tu. 

Prandaj, sikur të ishe gjallë, Komandant i dashur, me siguri do të ishe në ndonjë burg në Kosovë, si qindra e mijëra ushtarë të ushtrisë tënde, ose në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, për krime kundër njerëzimit. 

3.

Komandant Adem Jashari! Që kur ke rënë në altarin e lirisë sonë, që e gëzojmë të gjithë njësoj, bile dikush më mirë, edhe ata që ishin me ty e janë gjallë, edhe ata që ishin kundër luftës tënde, e asnjëherë nuk hoqën dorë nga pushteti i ditës në këtë Kosovën tonë, lirinë e së cilës e solli lufta jote. Ata që ishin me ty, kanë ndonjëherë ndonjë telashe, ndonjë mosmarrëveshje, edhe me pushtetin e ndërkombëtarëve kur erdhën në Kosovë. 

Për këtë, mund të të kishin treguar gjithë ata luftëtarë të lirisë që mbushen burgjet e Kosovës, që mbaheshin me vjet të tëra, pa asnjë letër në xhep, e kurrë nuk dihej a ishin fajtorë, apo mbaheshin ashtu, sepse ata ndërkombëtarët mendonin se disiplinohej më mirë ajo radhë e atyre që kishin luftuar për lirinë dhe çlirimin e kësaj pjese të atdheut që quhet Kosovë.  

Por luftëtarët tu, kishin mosmarrëveshje edhe me pushtetin tonë, pasi është shpallur Pavarësia e Kosovës në vitin 2008. 

Luftëtarët e Ushtrisë tënde, kanë disa mosmarrëveshje me politikën e ditës, se janë lajmëruar më shumë se sa duhej që paskan qenë luftëtarë. Politika e ditës po ju thotë se nuk keni qenë as gjashtëdhjetë mijë, as dyzet mijë, as njëzet mijë. 

Keni qenë shumë më pak. Këta, si edhe atëherë kur i thirre ti në luftë, nuk e pyetën askënd përveç zemrën dhe kokën e vet, po thonë se kemi qenë edhe më shumë. Atëherë, politika e ditës, i ka hequr nga lista e pagesave, apo ia ka dorëzuar lëndën e tyre gjykatave tona. Kështu që kur të vendos Gjykata sa ushtarë ka pasur ushtria jote, atëherë edhe mund të paguhen, sa për ta mbajtur shpirtin gjallë. 

Por ama, gjykatat kanë shumë punë e një zot e di kur tregojnë ato gjykata për numrin e ushtarëve, që kishin ardhur në luftë kur i thirre ti. 

Nuk e di a të është hidhëruar kush nga ata luftëtarë për padrejtësitë që po ju bëhen, se ti, Komandant ke kaluar në përjetësi e ndoshta nuk merresh me jetën e përditshme të luftëtarëve tu, por e di se aq shumë janë hidhëruar me Kosovën, sa një pjesë e tyre, as vetë, as fëmijët e tyre nuk i lënë më në Kosovë, i kanë marrë me vete nëpër shtete të ndryshme të Evropës, sa njeriut i mbushet mendja se më shumë ka shqiptarë në shtetet e tjera të Evropës dhe në Amerikë, se sa ka në Kosovë dhe në Shqipëri. 

Pasi ata e kanë lënë Kosovën, tashti politika e ditës po i kthen në Kosovë djemtë dhe vajzat e atyre që kishin dalë në Evropë, jo si ikanakë, por me pasaporta të ish-Jugosllavisë, kishin pasur mundësi të bëjnë shkolla e të hapin punë të ndryshme, kështu që pasi ata kanë kryer shkolla të Evropës, po i kthejnë se ndoshta edhe Kosovën e bëjnë Evropë. 

Sinqerisht, këtu nuk ka asgjë të keqe. Por kur i thirre ti në frontet e luftës, ata nuk ishin këtu, nuk i kishin as baballarët e nënat.

Sikur të ishe gjallë, Komandant Adem Jashari, a do të ishe hidhëruar me shokët e tu, që e kanë lënë Kosovën familjarisht, apo do të ishe përplasur me politikën e ditës në Kosovë, së cilës i plasi zemra duke punuar për njerëzit, se nuk desha ta përdor fjalën popull, sepse përherë keqpërdoret, e sidomos kur ka zgjedhje, por për çudi këta njerëz, ose nuk dëgjojnë mirë nga veshët, ose janë lodhur me atdhetarizmin fjalaman të politikës dhe i kanë marrë në sy rrugët e Evropës dhe të Amerikës. 

Por, pra, nëse do të kishe reaguar, qoftë edhe në mënyrë demokratike, siç bëjnë edhe sot e gjithë ditën kudo në Kosovë, ose do të ishe në ndonjë burg të Kosovës, ose do të ndiqeshe si kriminel për krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale e Kosovës, e cila e ka selinë në Hagë. 

4.

Sa herë na bie ndërmend për ty, dije se të përmendim, ose në ditë festash, ose në ditë kujtimi për të rënët. Por, dije se kurrë nuk të përmendim vetëm, i radhisim edhe nja dy-tri figura të mëdha historike, edhe pse nuk kanë bërë asgjë as për lirinë e Kosovës, as për Çlirimin e saj, përkundrazi kanë qenë kundër luftës tënde, por i zëmë në gojë dhe i përmendim, sepse pa ta nuk do të bënte historia, sepse pa ta, Tomorri i historisë sonë, nuk do të ishte i plotësuar si dhe sa duhet dhe nuk do të ishte më asnjëherë vend i shenjtë. Mirëpo, edhe kur të përmendim ty, Komandant Adem Jashari, këtu në Prishtinë nuk kemi ku vëmë kurora lulesh, ngase kryeqyteti i Kosovës së pavarur dhe demokratike nuk ka një shtatore të Adem Jasharit. 

Nuk ka se, një zot e di çka ka ndodhur, ose nuk kemi pasur para, ose na ke penguar të jesh në Prishtinë, edhe kur kishe kaluar në përjetësi, ose më mirë të jesh atje në Prekaz dhe në Skënderaj. Nuk lodhemi e vijmë atje, vëmë kurora lulesh, të përshëndesim ty dhe të gjithë të rënët, gati sa nuk derdhim lot, por ama në Prishtinë, ende nuk ke ardhur. 

Nuk e di pse nuk ke ardhur ende, ndoshta se partitë tona politike nuk kanë pasur kohë të merren vesh, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët, jemi mësuar të themi, ose në fund të fundit, edhe nëse ndonjë parti ka bërë zhurmë që të jesh edhe ti në Prishtinë, se dreqi e mori, është kryeqyteti i republikës së Kosovës, të tjerët nuk kanë pasur mundësi të gjejnë vendin ku do të duhej të vendosej shtatorja jote, sepse do të duhej të prisheshin shenjat e vëllazërimit dhe bashkimit të socializmit jugosllav. 

Unë e di se për së gjalli nuk do të kishim ngritur shtatore në Prishtinë, se as që jemi lodhur t’ia bëjmë një të tillë Adem Demaçit, simbolit të qëndresës sonë kombëtare, që besoj edhe ti ke mësuar nga ai rrugën e bërjes së lirisë përmes grykës së pushkës, edhe pse nuk jemi marrë vesh asnjëherë që ai së paku të bëhet President i Kosovës. 

Ne i kemi treguar disa herë se vendi i presidentit ishte i zënë, kurse ai, siç e kishte zakon, vetëm buzëqeshte me budallallëkun tonë, që sa duket kishim harruar se edhe të bëheshe president i Kosovës, nuk do të thotë, se të merrte brenda historia për ta ruajtur veprën tënde në shërbim të atdheut. 

Ti ndoshta do të kishe reaguar që Adem Demaçit t’i jepej vendi i presidentit, edhe pse ai nuk e kishte kërkuar kurrë, kurse ne nuk na mbushej mendja pa i dëgjuar dhe pa i marrë parasysh kushtet tona që ia diktonim, qoftë si subjekt politik parlamentar, qoftë jashtë parlamentit të Kosovës. 

Por, sikur të ishe gjallë, Komandant Adem Jashari ku do të ishe, në ndonjë burg të Kosovës, ku ishin aq shumë luftëtarë të lirisë, të cilët të quanin Komandant Legjendar, apo në burgun e Gjykatës Speciale të Kosovës, por që e ka selinë në Hagë, se këtu nuk kishte vend për të.

5.

Ti i dashur Komandant, o Burrë i Dheut, kur e fillove luftën, e more me vete Flamurin kombëtar, i cili ka qenë pjesë e të gjitha ngjarjeve të mëdha të historisë sonë, që nga koha e Skënderbeut e këndej. Mirë shumë. Ty të lumtë, Komandant Adem Jashari, që e bëre pjesë të luftës tënde për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, por kur kalove Ti në përjetësi, ne nuk e përdorëm më. Njëherë, nuk kishin fort dëshirë ndërkombëtarët, pastaj kur flitej për Pavarësinë e Kosovës, shkuan aq larg, sa nuk deshën të përdoren as ngjyrat e Kuqja dhe e Zeza. 

Kështu që, pranuam ta heqim Flamurin kombëtar nga përdorimi zyrtarë, thoshin, thuajse të gjitha partitë politike këtu në Kosovë. Mirëpo, në anën tjetër, për çudi, në ato tokat shqiptare që Evropa ia kishte dhënë ish-Jugosllavisë, ku ishte edhe Maqedonia, pjesë e saj, Flamuri kombëtar pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përdoret zyrtarisht. 

Punë e madhe që në Manastirin tonë historik, mezi ka mbetur në këmbë ndërtesa e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të këtij alfabeti që e përdorim edhe sot, kudo ku ka shqiptarë, por dorën në zemër, Flamurin kombëtar e përdorin zyrtarisht, pra është rregulluar me ligj përdorimi i tij. 

Kishte një periudhë kohe, Komandant i dashur, këtu në Prishtinë kishte përplasje të mëdha rreth përdorimit të Flamurit kombëtar. 

Disa parti politike e përkrahnin, disa jo. Disa qytetarë e mbështesnin flamurin e shtetit të Kosovës, disa jo, sa edhe nuk ngriheshin në këmbë, kur luhej Himni i shtetit të Kosovës. Atëherë, kishte ndonjë parti që ngulte këmbë, së paku në ditë festash, që Prishtina të stolisej edhe me Flamurin kombëtar. Erdhi një kohë, kur në xhaketat e shumë të rinjve, edhe të ndonjë plaku aty-këtu, shihnim shenjën e Flamurit kombëtar të vënë në krahun e xhaketës. 

Disa nga këta të rinj, shumë aktivë, kur u zgjodhën në parlamentin e Kosovës, në tavolinat ku rrinin ulur, sipas radhës në parlament, vinin përpara nga një Flamur të vogël kombëtar, edhe pse flamuri i shtetit të Kosovës ishte në ballë të sallës. Punë e madhe që ishte, ne që kishim fituar votat, edhe me kërkesën e drejtë si shenjë kombëtare, për përdorimin e  Flamurit kombëtar, në tavolinat tona mbanim Flamurin kombëtar. 

Kështu që, në Kosovë, jo vetëm në ditë kremtesh, kishim dy flamuj të shqiptarëve, një që quhej Flamuri kombëtar dhe tjetri që quhej flamuri i shtetit të Kosovës. 

Dorën në zemër, Komandant Adem Jashari, nuk u mërzitem shumë për këtë lojë me flamujt, se ndoshta edhe ishim mësuar gjatë kohërave të okupimit, apo luteshim që të mos bëhen më shumë, nuk di ta shpjegojë mirë. 

Mirëpo, i dashur Komandant, kjo politika e ditës ishte jo vetëm shkollë me vete, shumë e vështirë për ta mësuar, por edhe më e vështirë për ta zbatuar në jetë. Kjo na ndodhi deri sa politikën e ditës në Kosovë e mori në dorë një parti politike që e kishte mbrojtur përdorimin e Flamurit kombëtar me të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mjetet. 

Në u gëzuam, dua të them, u gëzuam ne nostalgjikët historik, që shihnim ëndërr me sy hapur për bashkimin kombëtar, se tashti e tutje Flamuri kombëtar do të ketë përdorim zyrtar, pra do të jetë i mbrojtur me ligj. 

Nejse komandant Adem Jashari, nuk ndodhi kështu. Na erdhi shumë inat, por nuk kishim çka të bënim, se ishin fëmijët, vëllezërit, baballarët, nënat tona, kështu që heshtëm. Po heshtim edhe sot. 

Mirëpo, në Kosovë tashti janë në përdorim tre flamuj. Një Flamur kombëtar që përdoret vetëm në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Sa duket, atje ku ke luftuar Ti, i dashur Komandant dhe luftëtarët tu, e  luftëtaret tua, ata që kanë rënë për lirinë tonë, nuk ia mori mendja as politikës së ditës që të prekej Flamuri kombëtar. 

Më beso, komandant, ndonjëherë po na merr malli, jo vetëm për ngjyrat kuq e zi, por edhe për historinë e Flamurit Kombëtar, se nxënësit tanë nuk e mësojnë kurrë, në asnjë vit shkollor, që nga çerdhet e fëmijëve e deri në universitet, sepse nuk e ka paraparë në programet e tyre shkollore Ministria e Kulturës, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Flamuri i dytë në përdorim zyrtar është flamuri i shteti të Kosovës. Ai është kudo, edhe në sallën e kuvendit, edhe në të gjitha ministritë, si dhe njësitë e tjera të qeverisë së Kosovës, se e kanë të rregulluar me ligj, përdorimin e këtij flamuri. 

Nëse, Komandant Adem Jashari, nëse rastësisht, vjen edhe ndonjë i njohur yti, që rastësisht është gjallë dhe ka dëshirë ta vizitojë presidencën e Kosovës, në lokalet e saj janë dy flamuj, ai i shtetit të Kosovës dhe Flamuri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ju ka lënë amanet kryetari i saj, Ibrahim Rugova. Ai vizitori, qoftë edhe i njohur yti, nuk ka pse çuditet, sepse presidencën e mban një nga adhuruesit më të mëdhenj të kryetarit historik të kësaj partie. Së paku kështu thonë, andaj dhe kështu kuptohet, ku vizitori e sheh atë flamur, edhe pse ajo që ka fituar votat për presidente të Kosovës, tashti është e një subjekti tjetër politik. Dhëntë zoti e nuk i mbushet mendja të përdorë edhe një flamur të subjektit politik që i përket, se do të bëheshin katër flamuj që përdorën në Kosovë.

Nuk e di, sikur të ishe gjallë, a do të kishe reaguar për këto ngjarje që na janë bërë pjesë e jetës. Po ashtu, nuk e di, sikur të ishe gjallë, ku do të ishe, në ndonjë burg të Kosovës, edhe pse kanë shkuar ndërkombëtarët që na qeverisnin, burgjet serish janë plotë, edhe me luftëtarë të ushtrisë tënde, apo do të ishe në burgun e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ku do të akuzoheshe, përveç të tjerash, se si ke pasur guxim të luftosh kundër pushtuesit të atdheut tënd, që mund të kualifikohej edhe si krim kundër njerëzimit. 

Përfundim

Por, Komandant Adem Jashari, përjetësia jote është më e madhe se politika shqiptare kudo që ajo bëhet, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, apo gjetiu. Përjetësia jote është edhe më e madhe se çlirimi dhe liria vetëm e Kosovës. Përjetësia Jote ka përmasë historike dhe ka përmasë kombëtare për historinë moderne shqiptare.

Prishtinë, më 2, 3 e 4 mars 2023     

Filed Under: Histori

GAZETA AMERIKANE (1929) / PSE I DUHEJ NJË MBRET SHQIPËRISË? PËRGJIGJJA E MINISTRIT TË JASHTËM RAUF FICO (INTERVISTA EKSKLUZIVE NË TIRANË)

March 4, 2023 by s p


Rauf Fico (1881 – 1944)
Rauf Fico (1881 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Mars 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1929, në faqen n°6, intervistën ekskluzive me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Rauf Fico, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti duhej, Zogu pëlqehej, shpjegon Fico

Monarkia e re ishte zgjedhje popullore e fiseve shqiptare, thotë burrështetasi

Speciale nga The Christian Science Monitor

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 8 korrik 1929, f.6
Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 8 korrik 1929, f.6

Tiranë, Shqipëri — “Dhe pse e bëmë Ahmet Zogun Mbret?” u shpreh Rauf Fico, ministri i ri gjenial i Jashtëm i Shqipërisë, teksa mirëpriti korrespondentin e The Christian Science Monitor në zyrën e tij modeste këtu.

“Epo, njerëzit e pëlqejnë atë dhe i besojnë atij dhe donin që ai të bëhej mbret. Duhet të keni parasysh zakonet shoqërore dhe mentalitetin e shqiptarëve. Për shekuj me radhë ata ishin nën sundimin e Sulltanit. Atëherë mbi ta ka pasur dhe ka mbretër. Burrat e mëdhenj në historinë e tyre kanë qenë mbretër ose me fuqi mbretërish.

Shqiptarët tani janë të organizuar në fise ose grupe me prijës të fortë. Ky është lloji i autoritetit me të cilin është mësuar shqiptari në punën e tij, në jetën e tij shoqërore dhe në politikë. Pra, çfarë ishte më e natyrshme apo më e drejtë sesa të kishim një prijës ose mbret suprem mbi krerët e tjerë?

Dhe populli është i vetëdijshëm se Zogu (ose, që nga ardhja e tij, Zogu), ka bërë shumë për Shqipërinë. Tani kemi rend dhe siguri. Nuk ka më revolucione, jo më bastisje përtej kufirit, nuk ka më rrezik nga jashtë apo nga brenda. Ne kemi paratë tona, bankat, ushtrinë, shkollat — shtetin tonë. Për këtë, në një masë të madhe është përgjegjës Ahmet Zogu. Kështu populli e bëri mbret për ta bërë të përhershme këtë gjendje. Nuk është absolutizëm, por mënyra në të cilën njerëzit mund të organizohen më së miri. Kushtetuta jonë është shumë e ngjashme me atë të të gjitha monarkive të tjera.”

“Ne jemi shumë ambiciozë”

“Oh, Italia dhe ndikimi italian!” bërtiti ministri, në përgjigje të një pyetjeje tjetër, duke folur me një zë që kishte një notë proteste.

“Po imperializmi italian? Po imperializmi shqiptar? Ju mund të jeni të sigurt, — tha ai prerazi, — se ka një imperializëm shqiptar. Është si imperializmi zviceran. Ne jemi shumë ambiciozë. Ne duam të ecim përpara (të përparojmë) dhe të bëhemi Zvicra e Ballkanit. Ne duam rrugë, shkolla, industri, fusha prodhuese dhe pyje në malet tona. Dhe ne po punojmë për këtë me gjithë fuqinë tonë.”

Më pas ai u ngrit dhe e çoi korrespondentin në dritare, duke i treguar : “Atje, shikoni Tiranën e vjetër dhe Tiranën e re! Shtëpi të vjetra me baltë, rrugë të shtrembërta, mungesë uji, dhoma të errëta, pa shkolla. Dhe aty përshkon pikërisht Tirana e re : rrugë të gjata, të drejta, të asfaltuara, shtëpi të ajrosura të ndërtuara mirë, të shëndetshme, shkolla, parqe, jetimore, qendra sociale, bibliotekë, ujë, drita elektrike, teatro. Ne të gjithë po përpiqemi ta rindërtojmë vendin tonë.”

Jo vegla të Italisë

Më pas, duke u ulur, ai vazhdoi në një mënyrë të animuar : “Thonë se jemi vegla të Italisë, sepse Italia po na ndihmon dhe sepse ne jemi mirënjohës për ndihmën e saj. A jemi të dominuar nga amerikanët sepse kemi shumë shkolla amerikane këtu? Pse jo! Ne jemi një shtet i ri. Ne jemi prapa juve të tjerëve dhe duam të kapim hapat (të përparojmë). Nuk kemi pasur një shans më parë dhe duam të shfrytëzojmë sa më shumë shansin që kemi tani. Dhe ne dëshirojmë që ju të gjithë të na ndihmoni. Ne nuk jemi në shërbim të askujt. Por ne dëshirojmë që ju të jeni në shërbimin tonë dhe ne do t’ju jemi mirënjohës të gjithëve.”

Zyra e zotit Fico ndodhet në një shtëpi të vogël e të re private, në një nga rrugët e reja të Tiranës. Qeraja e saj paguhet nga shteti, sepse deri tani Shqipëria ka mundur të ndërtojë vetem pak pallate publike. Përveç zyrës së ministrit ka një sallon të vogël pritjeje dhe katër ose pesë zyra të tjera për drejtuesit e departamenteve të ndryshme, të gjitha të hapura në një korridor qendror. Ministria e Jashtme e Shqipërisë korrespondon me ministritë e tjera në Tiranë dhe të jep përshtypjen se shteti shqiptar nuk po shpenzon fonde të panevojshme vetëm për show; duket se është duke u përpjekur të ekonomizojë.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

SHËNIME PËR 145 VJETORIN E TRAKTATIT TË SHËN STEFANIT

March 3, 2023 by s p

(3 mars 1878-3 mars 2023)

NGA NDUE  BACAJ

145 Vite më parë, me 3 mars të vitit 1878 do të nënshkruhej Traktati i  Shën-Stefanit. Madje ky traktat si për ironi do të quhej traktati i paqes, pasi thuhej se i jepte fund Luftës Ruso-Turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877. Ku  pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse kishin arritur (fitimtare) në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Në këto kushte humbëse perandoria turko-osmane  (për të shpëtuar diçka nga vehtja) ishte e gatshem të linte hali teritore shqiptare për të zbutur perseri shpirtin e zuçitur dhe  grykësinë e pafashitur  të klysheve të Moskovit në Ballkan… “Sinjalet” ishin dhënë që mbas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë (1867), me protokollin e Londres (1877), me marrëveshjen e Budapestit (1877), e veçanarisht me nënshkrimin e armëpushimit në Edrene me 31 janar (1878), per të “kulmuar” me Traktatin e Shën Stefanit të dates 3 mars 1878..1.  Për këtë traktat historiani anglez William Miller do të cilësonte se : ”Traktati i Shën  Stefanit synonte me rregullua simbas interesave ekskluzive të popujve sllav,  fatin e një zone të Europes ku kanë interesa edhe kombe të tjerë”.2.  Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, kontit Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat. Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Traktati i Shën Stefanit, perveç autonomisë që parashikonte për disa shtete sllave, traktati  parashikonte që këto “shtete” të zgjeroheshin edhe më shumë trojeve, kryesisht shqiptare.. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë. Serbia do të zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37,7 mijë km2 në 52,7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4,7 mijë km2 në 15,7 mijë km2. Territoret e Bullgarisë do të zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit).3.  Sipas nenit një të këtij traktati Mali i Zi do të merrte trojet etnike shqiptare të banuara prej shqiptarëve: Ulqinin, Tivarin, Krajen, Anen e Malit, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë, Rugoven, Kelmendin… Ndërsa sipas nenit tre Serbia do  të aneksonte troje etnike shqiptare të Kosovës, deri në krahinen e Prishtinës. Neni gjashtë i këtij traktati i jepte Bullgarisë jo vetëm portin e lakmueshëm të Selanikut, por edhe krahinat etnike shqiptare të Korçës, Voskopojës, Pogradecit , Strugës , Dibrës , Kërçovës , Gostivarit , Tetovës , Shkupit , Manastirit, Kumanovës etj. Siç duket shumica e trojeve etnike shqiptare do të viheshin nën dominimin e sllavëve dhe të kishës ortodokse. Gjithashtu ëndërra e vjetër ruse e pansllavizmit dhe dalja në detin Mesdhe, më në fund do të bëhej realitet.4.  (Ndërkohë Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë nga ky traktat).  Turqia si humbëse e luftës me Rusinë , kishte pranuar diktatin e Rusisë per  të  shkëputur  shumë teritore nga perandoria e vet. Megjithse shumë nga  keto teritore ishin safi shqiptare, emri i Shqiperisë as nuk zihej me gojë..5.  Pra siç shihet shumica e trojeve Shqiptare do të  ishte nën dominimin sllav… Ndërsa “Grimca” e mbetur Shqipëri momentalisht do ti lihej perandorisë osmane që pritej nga dita në ditë të shembej , dhe ajo çfarë po “tepronte” nga Shqiperia Etnike “shpresohej” se do të mbetej nën këto rrënoja në perjetsi.6. Historiani Ferdinand Schevill në librin e tij kushtuar historisë dhe qytetrimit të  Ballkanit për Traktatin e Shën Stefanit do të shkruante: “Paqja” e  Shën Stefanit ishte një nga më të ashprat që ishte arritur ndonjëherë në historinë e lindjes”.7.  Pradaj kur ishin shpallur kushtet e Traktatit të Shën Stefanit u dha kushtrimi në kancelaritë e Europës. Filluan menjëherë perçapjet për rivizimin e këtij traktati , me qellim që me kufizue lakmitë toksore të Rusisë dhe satelitëve të saj në Ballkan. Mbas një vargu shkëmbimesh diplomatike në mes të kryeqyteteve kryesore të Europës u vendos të mblidhej nji kongres në Berlin “ku do të mund të bisedoheshin themelisht të  gjitha çeshtjet që kishin lidhje me traktatin e Shën Stefanit.  Kongresi i Berlinit do të hapej më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Europës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman: Otto Bismark.9. Vlen të cilësohet se zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë…10.  Edhe në këto kushte të pafavorshme shqiptarët, Traktatit të Shën Stefanit dhe “pasuesit” të tij Kongresit të Berlinit do ti përgjigjeshin “flakë për flakë” me pendë e pushkë të udhëhequr na  patriotët shqiptar të të gjitha trevave shqiptare me organizimin më të lartë mbarkombëtar: Lidhjen Shqiptare të Prizrenit , që do ti fillonte punimet me 10 qershor 1878, duke sensibilizua Europen dhe organizua shqiptarët në mbrojtje të trojeve të tyre etnike… Mjerisht edhe sot cari i “ri” i Rusisë, Vladimir  Putin, por edhe putinët  e tjerë më të vegjël në Ballkan po kërkojnë që të ringjallin Traktatin famkeq të Shën Stefanit të 145 viteve më parë. Por tani kohrat kanë ndryshuar dhe Europa e re me BE-n, në bashkëpunim të  plotë me SHBA-n dhe NATO-n, janë sfiduesit potencial të carit të ri dhe dhe mbështetësve të tij sllav në Ballkan e më gjërë… Por me gjithë këtë, veçanarisht ne shqiptarët duhet të jemi vigjilent e të mos harrojnë historinë e “helmuar” të së shkuares, se  po të harrohet ka rrezik të na “helmojnë”edhe të sotmen…  

REFERENCAT: 

1.Histori e popullit shqiptar; fq.97-99, Hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së shkencave  të Rep.Shqipërisë, sh.b. “Eurprilindja”, Tiranë 1994. 

2..William Miller; Perandoria otomane dhe trashigimtarët e saj , fq.384, London 1913. 

3.https://www.facebook.com/MuzeuHistorikKombetar/posts/3197272090335542/  

4.Edwin Jacques; Shqiptarët-historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.286, sh.b. Kartë e Pendë, Tiranë 1995, + Serge Metais; Histori e shqiptarëve  nga Ilirët deri te pavaresia e Kosovës, fq.265-266, sh.b. “55” Tiranë 2006.

5.Edwin Jacques, po aty fq.286. 

6.Ndue Bacaj ; Nga Lidhja e Prizrenit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit: Albdreams.net dhe https://gazetadielli.com/nga-lidhja-e-prizrenit-ne-lidhjen-shqiptare-te-prizrenit/17 qershor 2022. 

7. Ferdinand Schevill; BALLKANI-historia dhe qytetrimi, fq.327, sh.b. Eugen, Tiranë 2002.

8.Tajar Zavalani; Histori e Shqipnisë, fq.172, Botim i dytë: Phoenix , 1998. 

9.https://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi_i_Berlinit. 

10.https://fjala.al/2022/03/03/formimi-i-lidhjes-se-prizrenit-shen-stefani-traktati-famekeq-ku-rusia-coptoi-tokat-e-shqiptareve/, + Libri : Spastrimi Etnik, dokumente  historike mbi një ideologji serbe , mbledhur, përkthyer dhe komentuar nga Mirko Grmek, Mark Gjidara dhe Neven Simac me parathenie nga Ismail Kadare,sh.b.”55”Tiranë 2002. 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

Sot, përkujtojmë Besëlidhjen e Lezhës

March 2, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.Vendimet e kuvendit ishin:1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. 3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • 165
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT