• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe

June 28, 2022 by s p

Shpëtim Axhami

Përgjetë Luftës së Dytë Botërore legalistët nëpërmjet Organizatēs Kombëtare Lëvizja e Legalitetit si formacion politik ushtarak luftuan dhe kërkonin që pas kësaj lufte forma e regjimit të vendosej me vullnet të popullit duke kërkuar vazhdimësinë e Mbretërisë Zogiste Shqiptare.

Të frikësuar nga kjo dhe faktit se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte për shqiptarët Mbreti Zog I dhe Familja Mbretëror, , PKSH që tashmë luftën çlirimtare e kishtë kthyer në luftë civile për pushtet, sygjeruar dhe instruktuar nga të dërguarit e PKJ, i duhej të merrte masa për ta penguar një gjë të tillë.

Për këtë u thirr Kongresi i Përmetit i cili në një prej vendimeve antishqiptare të tij i ndalonte kthimin në atdhe Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore.

Me vendosjen e regjimit diktatorial komunist në Shqipëri nga viti 1944 Familja Mbretërore u detyrua ta kaloj jetën e saj në egzil duke lëvizur mundimshëm në shtete të ndryshme.

Pas viteve ‘90 edhe pse kishin kaluar rreth 10-vitë nga vendosja e pluralizmit në Shqipëri, akoma Familja Mbretërore nuk ishte kthyer në atdhe.

Kjo, sepse na paska qenë në fuqi akoma vendimi absurd i turpshëm e antishqiptar, i cilësuar më sipër, ai i Kongresit të Përmetit.

Këto absurditete kishin vetëm një emër;

Frikë e klasës politike të asaj kohe për mbështetjen që do kishte Mbreti Leka I dhe Familja Mbretërore në popull duke i dhënë një profil tjetër skenës politike shqiptare.

Situata politike, ekonomike e sociale sot do të ishin ndryshe.

Kjo u duk në Nëntorin e vitit 1993 ku me mbërritjen e Mbretit Leka I në atdhe, për herë të parë që nga viti 1939, mijra shqiptarë vërshuan në mbështetje të Tij e për të e takuar atë.

Të alarmuar dhe frikësuar nga ky interesim i madh, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, kuptohet të urdhëruar, kërkojnë kthimin në Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqipëria, gjoja për shkak të “problemeve me dokumentat”

Në vitin 1997 Mbreti Leka erdhi përsëri në Shqipëri ku udhëhoqi fushatën model të referendumit për ndryshim të formës së regjimit.

Edhe pse në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, ndryshe nga çdo politikan tjetër, Ai lëvizi i mirëpritur në katër anët e vendit duke mbjellë shpresë e siguri për të ardhmen.

Ky referendum u fitua, rezultati dihet dhe sot pranohet nga të gjithë, por klasa politike bashkëpunuese dhe përfituese mes veti nuk mund ta pranonin një gjë të tillë, sepse për ta vendosja e kësaj forme qeverisjeje do të ishte një pengesë e madhe kundër çdo abuzimi te tyre.

U sajua i ashtëquajturi tendencë për “grusht shteti” e Mbreti Leka I do të largohet përsëri nga vendi i vet, kështu ju interesonte…

Ishte viti 1998 kur kryetarët e të gjitha partive opozitare në atë kohë, parlamentare dhe joparlamentare, për të i dhënë fund sajesës së mësipërme, deklarojnë dhe firmosin një dokument ku ndër të tjera thuhej.

…i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe…

Pas kësaj, me nismën e grupit parlamentar të PLL në vitit 2002 dhe me ndikimin e faktorëve të tjerë u bë e mundur arritja e një marrëveshje politike ku kryetarët e të gjithë grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë firmosën një deklaratë, në të cilën shkruhej;

“Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e firmosur në këtë kohë nga 74 deputet ishte gjithpërfshirëse sepse deputetët që e kishin firmosur atë i përkisnin grupeve të ndryshme parlamentare, Familjes Mbretërore po i kthehej borxhi dhe e drejta e nëpërkëmbur deri tani.

Në këtë deklaratë firmosur nga deputetët thuhej.

“Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldinë dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Kjo me patjetër ishte një arritje edhe pse e vonuar.

Lajmi u hap në të katër anët dhe çdo shqiptarë, kuptohet kryesisht zogistët-legalistë, mezi po e prisnin këtë ditë.

Më 28 qershor 2002 me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare kishin pushtuar Tiranën dhe rrugët e Rinasit për të pritur Mbretin e tyre dhe Familjen Mbretërore.

Në atmosferën festive mes flamujve kombëtar, veshjeve kombëtare valleve dhe këngëve, kujtdo minuti i dukej muaj dhe vapa e kohës asnjërit nuk i bënte përshtypje në pritje të Mbretit të tyre.

Malet e bukura hijerëndë të Shqipërisë përuledhin në këtë pritje madhështore dhe fushat kishin shtruar tapetin e mirëseardhjes.

Me datë 28 Qershor 2022 ora 11.15 në Rinas ulet avioni që transportonte Familjen Mbretërore nga aeroporti i Johanesburgut për në Tiranë.

Për momentin një qetësi pothuajse e dirigjuar, dukej se shqiptarët kërkonin falje për atë që padrejtësisht regjimi komunist i kishte shkaktuar Familjes Mbretërore.

Familjen Mbretërore Shqiptare e përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II tashmë kishin shkelur në tokën e tyre.

Mbreti Leka për mediat e shumta do të shprehej;

“Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Karvani i gjatë i makinave kishte marrë rrugën drejt Tiranës ku pas 63 vitesh në mërgimi po kthente Familjen Mbretërore përfundimisht në atdheun e vet.

Sot Familja Mbretërore e vendosur pranë Oborrit Mbretëror në Tiranë, me dinjitet po luan një rol të rëndësishëm e të gjithanshëm në shërbim të kombit dhe atdheut.

Princi LEKA II, si trashigimtarë i Fronit Mbretëror, me një sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese që duhet te vandoset sa më shpejt, mbetet për ne dhe gjithë shqiptarët si shpresë e vetme e zhvillimit dhe e Bashkimit Kombëtar.

Sot në 20 vjetorin e kësaj dite të shënuar, i urojmë Familjes Mbretërore, bekimet më të mira të Zotit, si dritëshprese për shqiptarët.

Prandaj më tepër se kurrë në këtë situatë të trazuar ku gjendet kombi ynë ne duhet ta kemi obligim të madh bashkimin me njëri-tjetrin, për të mundësuar pas 83 vitesh, ndryshimin e rendit kushtetues në Shqipëri.

“ATDHEU MBI TË GJITHA” 🇦🇱

Mbreti ZOG I

“PAQE BASHKIM VLLEZËRIM”🇦🇱

Mbreti LEKA I.

Tiranë më, 28 Qershor 2022.

Filed Under: Histori Tagged With: Shpetim Axhami

KUVENDI  I  GREÇES , KRYEKUVENDI  KU MORI  JETË PROGRAMI  POLITIK I PAVARESISË  SË SHQIPERISË…

June 23, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ/

Kryengritja antiosmane e Malsisë së Madhe e vitit 1911 | EuroEmigrant

HYRJE:  

Që nga 23 qershori i vitit 1911, në “themelet” e historisë së qëndresës dhe perpjekjeve  të shqiptareve , për autonomi ,vetqeverisje  dhe një Shqiperi të lirë e të pavarur , shendritë si meteor drit-plotë   KUVENDI  I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me aromë të dukshme pavarësie. Memorandumi lindi “rreth sofres” së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votrës së kryengritjes më të sukseshme antiotomane të shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të  gjithë Shqiperinë natyrale , porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë , duke i bërë sfidë roberisë e jehonë lirisë… 

KUVENDI I GREÇËS VIJIM I TRADITËS… 

Kuvendi i Greçes (10  deri  me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve , memorandumeve dhe protestave  të shqiptareve ,të cilet ndër shekuj , në luften ,perpjekjet dhe qendresen  titanike për trojet e tyre , lirinë e flamurin , perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden ,(pra rrugen diplomatike)..Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me  6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes  pa frikë e “pagëzojme” KRYEKUVENDI  i kuvendeve të shqiptarisë , me rendesi historike – kombetare i krahasuar  me Kuvendin e Lezhes  (2 marsit 1444) ,dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)… Është me vlera të thuhet se  disa nga Kuvendet ,Memorandumet dhe Aleancat antiotomane ,ndër shekuj kishin pasur  “SOFREN” në trojet e Malesise Madhe Natyrale  (apo Etnike më saktë), dhe  kishin  per aleat  ,jo vetem fqinjet tanë (shpesh  hileqare) ,por edhe vende të Europes Perendimore të kohes si ; Venedikun dhe ish Republika të tjera  Italiane,  Francen, Spanjen , Austro – Hungarinë e më gjërë…Edhe Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte një qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë.

KUVENDARËT DHE KUVENDI I GREÇËS 

Pjesa më e madhe e nënshkruesve të  protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit  e më pas) , që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 , ishin në krye të kryengritjes  me pushkë në dorë , por  edhe disa nga pjesemarresit  e Kuvendit të Greçes, ku u nenshkrua Memorandumi me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin  me aromë pavarësie, lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes, që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit të “Pavaresisë” janë :  Dedë  Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot  ;  Dedë  Nika -Ivezaj, Sokol  Baci dhe Tringë  Smajlja  -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka  -Triesh ;   Dodë  Preçi –Kastrat ;   Tomë Nika  , Martin  Preka –Shkrel ;   Cal Dedli , Lul  Rapuka , Llesh Gjergji , Prekë Gjetja  – Kelmend  ; Mehmet Shpendi –Shal, Prel Marjani –Shosh  , Avdi Kola – Gimaj , Tup  Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nikë  Mhilli – Shllak  ; Bec   Delia,  Bash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj  Gurakuqi , Hilë  Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ;  Sali  Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail  Qemalit ; Nikolla  Lako – perfaqesues i Korçes e Gjirokastres , Nuçi  Pepo  , si dhe perfaqesuesit e  Binomit  Fe dhe Atdhe  : Pater Karl  Prenushi – famulltari  i Vuksanlekajve  ; P.Lorenc  Mitroviq –   famulltari  i Bajzes  ; At Mati     Prenushi – famulltari  i  Kastratit ; P. Sebastian  Hila – famulltari i  Rapshes ;  P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari  i Grudes ; P. Luigj  Bushati – famulltari i  Traboinit…  Megjithse   pjesmarrja  ishte më e gjërë , keta 34 emra kanë  mbetur të skalitur në perjetësi  në  formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit , i cili kishte “frymen” e të gjitha trevave  shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë një perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte  kerkesa disi më të “zbutura”e diplomatike  se sa ato të paraqitura  në zjarrin  e kryengritjes , kishin në themel  një autonomi substanciale që shkonte drejtë  pavaresisë së Shqiperisë… 

KËRKESAT E KUVENDIT (MEMORANDUMIT):  

1. Garantie kundra përsëritjes pas sodit të veprimevet e të mënyravet antikostitucionale nga ana e qeverisë qendrore e t’Auktoritetevet vendore në të gjithë Shqipërinë. Nderim për të gjitha Fetë e për zakonet e vjetra të garantuara nga konstitucioni e konsakruara nga kanunet e zakonet.

2. Të njohunit e plotë të kënies së kombit shqyptarë me ato të drejta që kanë kombe të tjera të mbretënisë.

3. Liri e plotë për shqyptarët të zgjedhin pa ndonjë pengim a ngushtim deputet e vet, numri i të cilve do t’i përgjigjet popullsisë.

4. Liri e plotë për shqyptarët të mësohen e të përparojnë në gjuhë të vet e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta e të botshme,  të cilat të kenë të gjitha të drejtat që kanë shkollat e qeverisë. Nderim për të drejtat që u janë njohun krenvet fetarë të kërshtenë përsa i përket mësimit ndër shkollat që janë nën sundimin e tyne.

5. Organizimi i administrimit të vilajetevet, ku ndodhen shqyptarë, i cili të ketë për themel një system deqentarlizimi administrator, që t’u përgjigjet nevojavet të vendit e konstitucionit me praktikat e konsakruara prej kohës në disa vise.

6. Të zgjedhunit e Vilanjevet e të tjerve nëpunës të lartë të shtetit në mes të ma të mirve e ma të vlefshmëvet zyrtarë të shtetit, tue pëlqye ma tepër ata që dinë gjuhën e zakonet e vendit. Emnim i të tjerve nëpunës civilë e financiarë e të gjygjtarvet në mes të atyne që janë shqyptarë e që të kenë cilësitë e njohësitë e lypuna. Xhandarët e agjentët e policisë, ashtu edhe nëpunësit e tjerë të zgjidhen në mes ma të zotvet nga njerzit e vendit.

7. Emnim i një përfaqsuesi të Sulltanit si inspektor i përgjithshëm për një periudhë vjetësh me barren që të shikojnë të vuemit besnikrisht n’udhë të nomit organik, të mbaruarit e detyrës së Vilanjevet e të tjerve nëpunës, e të mbajtunit e qetsisë e të harmonisë ndër mest t’elementeve të ndryshëm Ethnikë që ndodhen në vilajetet bashkërisht.

8. Përdorimi i gjuhës shqipe ndër marrveshjet në mes të administratuarvet dhe administratorvet të vendit, e ndër kuvendet gjykimet përpara gjygjeve përkrah me turqishten që asht e mbetet gjuha zyrtare e qeverisë qendrore.

9. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë shqyptarët me system skanesh (Systeme de cantinnement) në kohë paqi; e një organizim të veçantë për vendasit e visevet që ndodhen në kufi me shtetet ballkanike, tue dhanë lehtësien që mund të bajnë shërbimin në vend e të ruajn shegurien e kufijvet. Ushtarët do ta kenë të lirë shërbimin e besebet të tyne e të mbajturit e zakonevet të veta.

10. Të lidhunat për nevojat e vendit të të gjitha t’ardhunavet, përveçse atyne të Gjymrykut, të postës e të telegrafës, të duhanit, të Spirtos e të pullavet, të cilat janë dhanë për disa shërbime të veçanta. Të lanunit për ndërtim udhash e hekurudhash me ndearshtje vendore e për mbajtjen e shkollavet të botshme të një pjesë të tepricës t’ardhunavet të përmenduna sypri ashtu edhe të gjitha pagesavet për udha, të pagesës shtimore për mësim e të 3% të së drejtës së hyrjes.  T’u njihet komunevet e drejta e të prerit, drejt për së drejti ose me anën e të tjerve, të pyjevet të vendit, me detyrë për komunet me marrë për barrë ruajtjen e tyre, me rregullar të prerit pas urdhnave teknike, e me i pague fiskut një pagesë që do të shenjohet pas drunjvet e pas largimit të pyllit nga limani ose nga vendi i shitjes.

11. Të drejta për Këshillat e Përgjithshme të munt të japin vendime mbi budgetin e vilajetevet e të bajnë kontroll të prishunat.

12. Kërkim i fondeve të nevojshme që të shegurohet mbledhja e të hollavet që lypsen për goditjen rishtazi të shtëpiavet e të ndërtesavet të djeguna; e themelim i një komisioni të përziem (comissis mixte) e të mosvarme që të vështrojnë këthimin në vent të njerzve të damtuarë e goditjen e shtëpiavet të djeguna.                                        Të kthehen armët e marruna me detyrë për ata që i bajnë t’i shtrohen kanunit të posaçëm.”  (R.Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq. 116-119, cituar nga revista “Leka” 1937/1). 

Keto kerkesa  të Kuvendit të Greçes  njihen  me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të librit)… Për arësye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit ,ku kjo bie në sy veçanarisht  për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë  rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes  ju dorzua  legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Dedë Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod  Preçi (Kastrat), Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder)..  Momentin e  takimit për dorzimin e memorandumit te  ministri (ambasadori) turk Sadredin Beu e preshkruan mrekullisht në “Kujtimet e mija” Dom Luigj Bumçit, botuar në “Hylli i Dritës”, Shkodër 1944/5, ku ndër të tjera citojmë:  “… Para se me hi Ministri, shkova te malësorët e u thashë që të danin një ndër ta që të fliste n’emën të të gjithve. Ndanë Dedë Gjon Lulin. Si hime në atë odë, Ministri u fal me ta e u thotë: Zotni, kam ardhë prej Cetine me ju pa. Dedë Gjon Luli po i përgjegjet: S’na ka pas marrë malli për ty. Mua m’u donte me e përkthye. Si u ulëm  e ndejëm, po i thotë ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjon Luli nuk e la me mbarue, e me i herë i tha: Mos na e përmend Mbretin pse s’kemi punë me të. Aj as nuk na njeh, as nuk i din punët tona. Por ju qi vini mbas mbretit jeni te tanë hajna e menafikë, e ju rreni si për ne si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka me falë. Atëbotë Ministri sillet kah unë e më thotë: Po pyeti kta zotni, at librin që këta përmendin, a e duen për vedi a për të gjithë Shqipni?… Dedë Gjon Luli ja përgjegjë: Ato pika që janë në atë librin e kuq i dona ma parë për vedi, mandej për Shqipni mbarë…”. (Dom Luigj , “Nga kujtimet e mia” ,“Hylli i Drites” 1944/5 ,fq.16-17). Me 16 korrik (1911) Dom Luigj Bumçin i ngarkuem nga Arqipeshkevi  shkon per të takuar malesorët kryengrites te Kisha e Trieshit , i shoqeruar nga Dom Nikollë Ashta dhe At Mati Prenushi , shkon per tu thënë malësorëve të dalin në Podgoricë pasi Arqipeshkevi don me u takua me ju , por nuk ka mundesi me dalë ketu. Argjipeshkvi na  ka thënë me u tregue  se mbreti ju ka falë ,veçse ju therret me u kthye në shtepiat tuaja ,dhe u  jep fjalen se ka me ju shperblye të gjitha damet që keni pasë… Malesoret  iu  luten Marash Ucit me folë per te tanë , e Marashi muer fjalen e tha: Zotni po thua se mbreti na ka falë. Çka me na falë ? Na mos i kjoshim falë aspak mbretit  qyshse ai  në kuvend të Berlinit na pati lëshua doret e na pat dhanë Malit të Zi… Qyshë atëherë nuk kemi pa ditë të mirë . Vendet tona i kemi ruajt na vetë , e nuk asht shkrep e gur që nuk i kemi la me gjak. Shka don me na falë mbreti ? Por se jemi të vegjel , se me shtij pleq  me mbretin , na mbretin  kishim me e qitë borxh.. Të gjitha kerkesat e malësorve ju referoheshin memorandumit (të Greçes), duke mbeshtetur  secilen nga kerkesat e tij.. (Dom Luigj , “Nga kujtimet e mia” ,“Hylli i Drites” 1944/5 ,fq.16-17). Me 16 korrik (1911).

Gjithsesi malësorët edhe pas kësaj nuk e lëshuan pushkën krahut duke kërkuar të drejtat e tyre kombëtare, ku minimalja ishte realizimi i 12 kërkesave, që në fakt qeveria turke pas pak koheve do të bente disa leshime, duke i pranuar disi kerkesat e memorandumit, ndaj pergjigjen e “realizimit” të memorandumit do tju a sillte malesoreve kryengrites  në 12 pika  me anë të ministrit të saj në Cetinë, Sadredin Beu, i cili njoftoi malësorët për “pranimin” e memorandumit nga qeveria turke si më poshtë:

1. Një amnisti e përgjithshme për të gjithë ata që kishin marr pjesë në revoltën e fundit.

2. Malësorët e aftë për shërbimin ushtarak do ta kryenin atë në Vilajetet e Shkodrës dhe të Kostandinopojës.

3. Kajmekami i Tuzit duhej të njihte gjuhën shqipe. Mudirët duhet të caktoheshin në mes të bajraktarëve dhe vetëm kandidatët e zgjedhur prej popullit duhet të uleshin në Këshillin Komunal.

4. Taksat nuk do të mblidheshin gjatë dy vjetëve të ardhshme.

5. Taksa e deles do të pakësohej dhe një projektligj me këtë efekt do të paraqitej në parlament.

6. Mbajtja e armëve do të lejohej për të gjithë, por do të ishte e ndaluar vetëm në qytet e pazare.

7. Një shkollë kombëtare, në të cilën mësimi do të jepej në shqip prej mësuesve shtetërorë, do të krijohej ndër Distriktet e Shalës, Shoshit, Shkrelit, Kastratit, Grudës, Hotit dhe Kelmendit një shkollë për çdo rajon.

8. Në të njëjtat rajone do të ndërtoheshin rrugë dhe rrugë mushkash, në bazë të parimeve të barazisë do të merreshin në konsideratë kërkesat njësoj si për të gjitha subjektet e Perandorisë.

9. Puna për bërjen e rrugëve do të fillonte sa më shpejt.

10. Shtëpitë e dëmtuara dhe të shkatërruara në distriktet e sipërshënuara do të vlerësoheshin prej një komisioni në të cilin do të përfshiheshin përfaqësues të vilajetit dhe përfaqësues të Arqipeshkëvit së Shkodrës.

11. Meqë kredia prej 1000 lirash turke e dhënë nga Sulltani nuk ishte e mjaftueshme, një kredi tjetër do të hapej në të ardhmen.

12. Të gjithë refugjatët që do të kthehen nga Mali i Zi në Shqipëri do të marrin deri në të korrurat e ardhshme një gjysëm kilogrami misër në ditë për kokë, me një dhurim prej 1 lire turke për çdo të rritur.(Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq.146-147, cituar nga “The Times”, 1 gusht 1911). 

 JEHONA E MEMORANDUMIT NË MEDIET E SHKRUARA TË KOHËS: Memorandumi i Greçes  kishte një jehonë të madhe jo vetem  kombetare por  mbi të gjitha nderkombetare , e veçanarisht  në mediat e shkruar të kohes , disa nga të cilat po i “kujtojme” si më poshtë :

*Gazeta e parë që botoi Memorandumin  (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake  “Neue Freie Presse” e Vjenes , e cila shkroi  12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911),pra vetem dy dite  pas perfundimit të Kuvendit…

*Gazeta e dytë  që i bënë jehonë Memorandumit  ,duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental “ e dates 26 qershor 1911…

* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit “Vardar”, boton të plotë Memorandumin e Greçes..

* Gazeta  “ Corriere d’ Italia “ shkruan  per Memorandumin e  Greçes  me 12 korrik (1911), duke e quajtur një program politik që  shkeputë  Shqiperinë  nga  Turqia..    

*Jehona e Kuvendit te Greçes   nuk kishte mbetur jashtë vemendjes  të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne “Librin e Kuq” në gazeten e tyre “Liri e Shqipërisë” (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise në Gazeten e tyre “La  Nazione Albanese” e botojnë në gjuhen Italiane  Memorandumin e Greçes  me daten 31 gusht (1911).. Edhe  më vonë  Memorandumi i Greçes u ribotua  në disa organe shtypi të Arberesheve, ashtu siç  u botuan  më vonë pjesë të memorandumit dhe  komente të ndryshme  nepër Gazeta apo revista të Europes…

MEMORANDUMI NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE   

Memorandumi i Kuvendi të Greçes , në trojet Shqiptare kishte pasur  jo vetem   një  jehonë të gjërë ,por edhe një perkrahje të madhe nga veriu në jug të Shqiperisë duke  u “shoqëruar” me një varg memorandumesh , kerkesash e protestash  të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:  I njëjti memorandum iu drejtua Portes së lartë dhe perfaqesuesve  të fuqive të medha  nga ana e pjesmarresve  të mitingut të gjërë popullore  që u organizua  të URA  E SHUSHICES (afer Vlores), ku në hyrje të këtij memorandumi  i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në Veri të Shqiperisë… Gjirokastra  bënë  Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) . Tepelena  del me dy Memorandume radhazi, atë të dates  18   gusht  dhe atë të dates  23 gusht 1911…  Me daten 9 shkurt 1912 në  Hot  perpilohet një memorandum tjeter që u drejtohet Fuqive të Medha  të Europes  dhe  u kerkohet per të nderhyrë pranë qeverisë së Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes… Memorandumi  është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes,Kelmendit, Kastratit, Shkrelit ,Shales ,Shoshit  e Kirit… Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912 , kerkesat e Peshkopisë të datave  01 dhe  15 maj (1912) , Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912, kerkesat e Mitrovices  të muajit  maj 1912, thirrja e  Malësive të Gjakoves  po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, ,Kosoves dhe Manastirit, perseri e muajit maj (1912), ku kjo thirrje është e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht  nën emrin e “Organizates Kombetare te Shqiperise” me nenshkrimet e Nikollë Ivanajt dhe Simon Dodes… Në qershor 1912  nga Korfuzi studentët  shqiptar i drejtojnë një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre  perkrah popullit shqiptare për  çlirim kombetar… Ndoshta memorandumi më me vlera, që tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavarësisë së Shqiperisë   është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 në Sinjë të Beratit. Në këtë  memorandum ndër të tjera shkruhej : ” Keshtu pra jemi të detyruar të rrimë në mal ,gjersa të njihen të drejtat tona  dhe të garantohen me të vertetë  per sot dhe per të ardhmen…12 kerkesat  janë të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e  frangjisht dhe ka titullin :   Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krerëve te Shqiperisë  së  Jugut në  maje të malit Sinja , më 10/23 korrik 1912 . Ky memorandum  është nenshkruar nga 46 veta , në mes të cileve :  Pandeli  Cale  , Izet Zavalani , Mustafa Kapinova , Jaup Korça e tjer..   Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste… Ndersa  Manastiri  në gusht të vitit 1912  i drejtohet me një thirjje  popullit  shqiptar për  t’u  hellur në kryengritje për lirinë dhe veteqeverimin e Shqiperisë , pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet… Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton  një memorandum  për autonomi  Sulltanit , Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi  me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise, me kerkesen  për të perkrahur autonomine ose pavaresinë e Shqiperisë… Memorandumi është  nënshktuar  nga Dom Nikoll Kaçorri , Murat Toptani, Sali Gjuka, Abdi Toptani etjerë , që pas  16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhorë të pavaresise së Shqiperisë… Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti  perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare ,duke u bërë  programi bazë i pavaresise së Shqiperisë. Rendesinë e këtij memorandumi  e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga  xhonturqit , të cilet kishin derguar që me 15 qershor (1911) në Prishtinë  sulltanin “kufomë” Mehmet Reshiti –V-të, që së-bashku me funksionarë të larte të qeverisë osmane, do të shpallnin “FALJEN” , për të gjithë  shqiptaret e Kosoves që kishin marrë pjesë në kryengritjen antiotomane të vitit 1910 , por me kusht  që të denohej  programi autonomist  i Greçes… (Stambolli kishte dijeni për memorandumin e Greçes , që diten e parë të fillimit me 10 qershor).  Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresisë së Shqiperisë  kanë  një  vleresim të pakrahasueshem , nese kemi parasysh se Kryengritja  antitotomane dhe Kuvendi i Greçes , zhvilloheshin në një kohë kritike  kur  gjenerali Shefqet  Tergut Pasha shpallte qellimin e tij të shfarosjes së malsoreve  në kufirin turko –malazez  (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.), dhe në  vend të malësorëve autokton thoshte se do të  sillte emigrant boshnjake… Për suksesin  historikë të Kryengritjes  dhe  Memorandumit të Greçes  Alabanologu ,Studiuesi dhe Diplomati  i atyre koheve , Franc Baron  Nopça ,  me  6 korrik 1912 në Gazeten austriake “ZEIT”  shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ,N.B.)  perfundoi  në dukje me një fitore ushtarake  (të Stambollit) , por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet  e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes… 

NË VEND TË EPILOGUT 

 Çdo Malësor apo shqiptar që viziton per herë të parë  vendin  ku kuvendaret tanë formuluan dhe aprovuan  12 kerkesat e memorandumit  të Greçes,ndjen emocione  dhe të ngjallin  mjaftë ndjesi.. Në keto “kushte” unë memndova të “sjell” këtu “ndjesitë” e mia nga vizita e parë në  Pllajen e Greçes (qershor 2006), në këtë deshmitare të heshtur, por të pashuar të historisë , ku ;  

“Shkembinjet ,më ngjanin  si stola e sofra të kuvendarve , 

Lendina plotë gjelbrim më dukej në postin e qylymin e tradites , 

Ahët ,”lisat” dhe druret etjerë pyjorë i enderrova si trarët e tavanit qiellor.. 

Kronin aty afer ,e adhurova si burimin e pashterrshëm ku shuhej etja e kuvendareve , që historia na e ka sjellë me  homonimin “Kroni i Krenve”.

Ndërsa me lulet shumngjyrese të lendines u mundova të “ndertoj” kunoren e lavdisë , të ketij evenimenti historik e diplomatik , që amanet e kemi në perjetsi ; se shqiptareve u ka hije jo vetem pushka top , por edhe  mendja top , por me ndjesi e kahje gjithmon nga perendimi…”. Ndaj edhe sot “ brohorasim” me krenari :

Lavdi të perjetshme kuvendit dhe kuvendarëve të Greçes ..

REFERENCAT:                                                                                                   1. Edwin Jacques “ SHQIPTARET”, histori e popullit  Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand  Schevill  “BALLKANI”,Historia dhe qytetrimi  fq.203-204.                                                                                                             2.Dokumente te shek.XVI-XVII ,per Historin e Shqiperise ,Perg. nga Injac Zamputi ,fq.289-297.                                                                                                                3.Dokumente te Shekujve …..Vell. IV (1675-1699) ,fq.130-131.                                      4*.Stavri   N. Naci  ,Pashalleku i  Shkodres nen sundimin  e Bushatllinjeve 1757-1796 ,fq.174-176.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              5 .Kristo Frasheri , Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ,fq.199 ,Ref.  F.Sumes  Rap.49 ,Shkoder 1 korrik 1878.  + At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesise fq.101-102.                                                                                                                                                                6 .Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ,Akademia e Shkencave te… Shqiperise ,Instituti i histories (1978) ,fq.30-37.                                                                          7. Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 …fq.92-114.                         8 .Serge  Metais , Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia  e Kosoves ,              fq.39-47.                                                                                                                                  9. Gjek Gjonaj ,gazeta  “55” date 31 korrik 2004 ,fq.18 .                                                            10 .Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208.                                                                                                                                                                                            +Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e  Malsisë së Mbishkodrës  e vitit 1911 ,fq.185…                                                                                                                                                  11. At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë  të atdhetaris , fq.139-140 , + Romeo  Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj “CINARET” ,fq.63-65.                                                                                            12. Ismail  Qemali  ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme  e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.                                             13.  Revista “ LEKA” e vitit 1937 /1  fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi  mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23  te Qershorit 1911)… ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit  mund te lexohen  ne Revisten “Leka”te sipercituar…N.B.).                                                                                      14.Raport nr.43 A-B,Cetinë 27.6.1911 ,roport i Erental-Vaincetel ).                     15.D.Lugj Bumçi,”Nga kujtimet e mia ,botuar ne“Hylli I Drites”5/1944 ,fq.17-18.                                                                                                                           16.Stefanaq  Pollo , Ne gjurmë  te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë ,fq.269-270.                                                                                17.Akte te Rilindjes  Kombetare Shqiptare ,Akademia e shkencave …Instituti i historise , Tirane 1978 ,fq.225-226.                                                                             18.Ismail  Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare  ,po aty ,fq.225.                                                                                   19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare , po aty ,fq.226-227.                                    20.  Po aty..fq.228-230.                                                                                                  21.Po  aty ,fq.230-231.                                                                                                      22. Po aty ,fq.232-233.                                                                                                 23.Po aty , fq.233-258.                                                                                                    24..F. Musaj  “Isa  Boletini” ,Tiranë 1987 ,fq.108.                                                       25. Franc  Baron  Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime…fq.290.                                                                                                                                                                26.Franc Baron Nopça ..Po aty  ,fq.358-359.                                                                     27. Gazeta “STANDARD” ,dt.05.7.2008…                                                                       28. Ndue  Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike” ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004.(Kuvendi i Greçes ,Programi politik i pavaresisë së Shqiperisë.                              

29.Ndue  Bacaj ,gazeta “Shqiperia Etnike”,nr.96,dt.21.9.2006.(Per herë të parë botohet lista e plotë e kuvendarëve të Greçes).

29. Trashigimi gojore ,te mbledhura nga  autori neper  Malesi te Madhe..                                                                                                                                                                                                                                                 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

James BAKER në Tiranë

June 22, 2022 by s p

Flamur Gashi/

Më 22 qershor 1991vizitoi Tiranën, Sekretari Amerikan i Shtetit🇺🇸, James Baker (Xhejms Bejker).

Sheshi “Skëderbej”, i mbushur si asnjëherë tjetër…

z.Beker ishte zyrtari i parë i lartë amerikan që do të vinte në Shqipërinë🇦🇱 postkomuniste, në ditët e para të pluralizmit, që shënonte dhe rrëzimin e diktaturës komuniste. Ajo vizitë tregonte se lidhjet me SHBA-në kishin mbetur gjallë te populli shqiptar.

z.Baker në fjalën e tij tha: “Për llogari të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, vij këtu sot për t’ju thënë se: Liria funksionon… Më në fund jeni të lirë të flisni atë që mendoni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Shqiptarët kanë zgjedhur t’i bashkohen shoqërisë së njerëzve të lirë të të gjithë botës. Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lira, ashtu siç kërkonte të ishin dhe krijuesi ynë. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.”

Më 15 mars të vitit 1991, u rivendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – SHBA dhe William Rajerson ishte ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Sekretari amerikan i shtetit James Baker e vizitoi Shqipërinë tre muaj pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë.

#JamShqiptar…🇦🇱🤝🇺🇸

Filed Under: Histori Tagged With: James Baker

Pse zgjedhja e Sulejman Delvines si kryeminister nderkoh qe ai ndodhej ne Paris perben nje rast te rralle

June 21, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello

Ne historine e Shqiperise zgjedhja e Sulejman Delvines (1884-1932) si kryeminister perben nje rast te rralle. Kjo konstatohet ne procesverbalet e Kongresit te Lushnjes te 31 janarit 1920, ku lidhur me kete problem thuhet se, delegati i Kolonjes kishte propozuar si kandidate per kryeminister keto personalitete: Sulejman bej Delvinen, Iliaz bej Vrionin, Ahmet bej Zogollin, Sotir Pecin, Ndoc Coben dhe Mehmet bej Konicen.

Nga dokumentacioni nuk del se si u krye votimi, i hapur apo i fshehur. Sipas Sejfi Vllamasit, delegatet zgjodhen S.Delvinen si kryeminister pasi qe nje njeri patriot, pa ambicie si dhe per faktin se personi i tij si kryetar qeverie, nuk provokonte rivalitete midis parise.

Mirepo ne kete periudhe ai ndodhej ne Konferencen e Paqes ne Paris si delegat i kolonise shqiptare te Stambollit, ku kerkonte qe Shqiperia te ndiqte nje politike te pavarur dhe largimin e italianeve nga Vlora.

Kryeministri i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes do te kthehet ne atdhe afersisht pas nje muaji e tetembedhjete ditesh, me 18 mars 1920. Gjate kesaj kohe qe S.Delvina ndodhej ne Paris, qeveria u drejtua nga zv.kryeministri, Eshref bej Frasheri.

Filed Under: Histori

Kthesë historike për Kosovën 19 Qershori 1998

June 20, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Në kohën kur Kosova ishte sulmuar nga brutaliteti i forcave serbe, duke vrarë dhe djegur shumë regjione si Drenicës dhe Dukagjinit dhe viset tjera të Kosovës gjatë verës së vitet 1998.

Krimineli Millosheviq i premtonte qeverisë ruse se do të zhdukte UÇK-në para se të fillojë negociatat me shqiptarët e Kosovës.

Më 19 qershor 1998, Këshilli për Siguri Kombëtare me prezencën e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Qeverisë së SHBA-së, merr vendimin historik për UÇK-në që përfaqësuesit e saj të jenë pjesë e negociatave për statusin e Kosovës.

Me këtë vendim u njoftua edhe presidenti Ibrahim Rugova që në grupin negociator të Kosovës përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të qershorit, i dërguari amerikan për Kosovën Kristofer Hill kishte takim në Mali¬shevë me përfaqësuesit e UÇK-së dhe pas atij takimi, ishte ne linje direkt me përfaqësuesit e Këshillit për Siguri Kombëtare që ishin në takim në Uashington duke ju raportuar nga zonat e luftës në Kosovë.

Në takimin e 19 qershorit, Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, në mes të shumë konkluzioneve për Kosovën, mori vendim që UÇK-ja duhet t’i ketë përfaqësuesit e vet, në negociatat e ardhshme për Kosovën, sepse, partitë aktuale në Pri¬shtinë nuk mund ta përfaqësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në negociatat e ardhshëm për statusin politik të Kosovës.

Mos uniteti i faktorit politik shqiptar ishte shumë i papranueshëm edhe për përfaqësuesit e Qeverisë Ame¬ri¬kane që ishin të vendosura për zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve të Kosovës përballë Serbisë përkundër përpjekjeve e kishin po¬thuajse të pamundur ta detyronin që të tërhiqet nga Kosova.

Sllobodan Millosheviqi i kishte premtuar Rusisë se gjatë verës do ta shkatërronte UÇK-ë dhe ne vjeshtë do të fillojnë negociatat për një autonomi të Kosovës që nuk rrezikon sovranitetin e Serbisë në Kosovë.

Në këtë ditë të shënuar, ishte vendimtar presioni i SHBA-së që legjitimoi me qëndrim zyrtar UÇK-në në nivel ndërkombëtar.

Vendimi që të përfshihen përfaqësuesit politikë të UÇK-së në arritjen e paqes në Kosovë, ishte e arritur me domethënëse për të ardhmen e Kosovës.

Nga 19 qershori i vitit 1998, UÇK-ja ishte partner i ndërkombëtarëve që së bashku punuan për të arritur paqen në Kosovë.

Duke falënderuar vendosmërinë e diplomacisë amerikane që ishte e pa kompromis deri në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, dhe pas çlirimit të Kosovës, UÇK ishte partner i besueshëm.

Gjurmët e krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, ishin në të gjithë Kosovën, andaj, argumenti i diplomacisë amerikane pro UÇK-së ishte tepër bindës dhe i qëndrueshëm, për të ndihmuar një popull të fitonte lirinë dhe shtetin.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 173
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT