• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETTA DI VENEZIA (1913)  / “NESËR DO TË NISEM PËR NË ROMË SË BASHKU ME ISA BOLETININ, KU DO T’I BASHKOHEMI SHEFIT TONË ISMAIL QEMALI DHE MË PAS DO TË VAZHDOJMË TË GJITHË PËR NË LONDËR…”

June 18, 2022 by s p


Luigj Gurakuqi (1879 – 1925)
Luigj Gurakuqi (1879 – 1925)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Qershor 2022

“Gazetta di Venezia” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në ballinë, intervistën ekskluzive të realizuar asokohe me Luigj Gurakuqin në “Hotel Cavour”, në Bari, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bisedë me një ministër shqiptar

Burimi : Gazetta di Venezia, e premte, 4 prill 1913, ballinë
Burimi : Gazetta di Venezia, e premte, 4 prill 1913, ballinë

Telegrami i shqiptarëve për Sir Grey

(Korrespondenca jonë e veçantë)

Bari, 1 prill.

Mbrëmë, me trenin nga Brindizi, në stacionin tonë mbërriti Shkëkqesia e Tij Ismail Qemal beu, kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare, i shoqëruar nga djemtë e tij Et’hemi dhe Qazimi, nga ministri i arsimit publik Luigj Gurakuqi dhe nga revolucionari i njohur Isa Boletini, po ashtu me dy djemtë e tij.

Ata u mirëpritën nga kolonia e madhe shqiptare e Barit nëpërmjet duartrokitjeve të gjata e entuziaste.

Ismail Qemali përshëndeti të gjithë i emocionuar dhe shprehu menjëherë keqardhjen e tij që duhej të vazhdonte menjëherë për në Romë, duke pasur parasysh urgjencën e çështjeve me të cilat duhej të merrej në kryeqytet. Ndërsa qëndruan në Bari ministri Gurakuqi dhe Isa Boletini dhe nesër në mëngjes do të nisen për në Romë.

I shoqëruar këtu nga një mik prej Shkodre, shkova në Hotel Cavour dhe munda të realizoj një intervistë me ministrin Gurakuqi.

Ai flet në mënyrë perfekte italisht pasi ka përfunduar studimet në Napoli; me sjellje të dashur dhe të dalluar, nuk është më shumë se 33 vjeç dhe ka lindur në Shkodër të Shqipërisë.

E pyeta menjëherë se çfarë përshtypjeje kishte lënë tek ai dhe kolegët e tij në qeverinë e përkohshme qëndrimi i Italisë në favor të autonomisë shqiptare.

— Ne, u përgjigj ministri, duhet t’u jemi mirënjohës qeverive italiane dhe austro-hungareze së bashku, sepse ato ishin faktorët e parë dhe të vazhdueshëm të pavarësisë së Shqipërisë kur vendi ynë heroik dhe i trazuar kërcënohej të ndahej midis katër shteteve ballkanike. Ne ende duhet t’u jemi mirënjohës fuqive të Evropës, që ftuan Malin e Zi të ndalojë bombardimet e Shkodrës dhe të vërtetojë në çdo rast se ky qytet i përket shtetit të ri shqiptar. Për ne Shkodra është absolutisht e nevojshme dhe nuk do të mund të imagjinohej një Shqipëri e lirë dhe e pavarur, pa Shkodrën si kryeqytet.

— Cila do të jetë forma e qeverisjes dhe cili do të jetë udhëheqësi i saj? — e pyeta zotin Gurakuqi.

— Epo, u përgjigj ministri, forma e qeverisjes sigurisht që do të jetë kushtetuese dhe do të qeveriset me ligje civile dhe moderne, por për momentin nuk mund t’ju them asgjë, as të mundshme, sepse edhe këtu gjithçka do të varet nga vendimet që do të marrin më vonë fuqitë evropiane.

— Por Duka i Montpensierit, që ju transportoi me jahtin e tij nga Vlora në Brindizi, nuk ka mundësi?

— Edhe ai, si shumë të tjerë, është një nga kandidatët, por e përsëris se nuk ka asgjë pozitive.

— Dhe për ku do të niseni nesër ?

— Do të nisem për në Romë së bashku me Isa Boletinin, ku do t’i bashkohemi shefit tonë Ismail Qemali dhe më pas do të vazhdojmë të gjithë për në Londër, ku synojmë të jemi pranë ambasadorëve për të paraqitur dëshirat tona në lidhje me kufijtë e shtetit të ri.

Gjatë intervistës hyri i famshmi Isa Boletini, vrasja e të cilit nga serbët u njoftua disa herë, ai flet vetëm gjuhën shqipe, ndaj më duhej t’i përcillja përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira për çështjen shqiptare, përmes përkthimit të vetë ministër të sjellshëm Gurakuqi.

Ndërkohë, munda të lexoj telegramin e mëposhtëm, i cili do t’i dërgohet Sir E. Grey në Londër :

“Armiqësia e qeverisë xhonturke kundër shqiptarëve na kishte detyruar t’u rezistonim me armë në dorë për ruajtjen e ekzistencës sonë kombëtare. Kjo luftë, e cila vazhdon për katër vite radhazi, ka kushtuar shumë burra dhe para. Fqinjët tanë në Ballkan, të prekur nga fatkeqësitë tona, në disa raste na kishin treguar simpatinë e tyre dhe na kishin premtuar edhe mbështetjen e tyre. Në fund të katër viteve, verën e kaluar, më në fund arritëm të merrnim njohjen e pjesshme të të drejtave tona nga qeveria. Në një moment rraskapitjeje, Shqipëria u pushtua nga fqinjët e saj, pa qenë fare përgjegjëse për luftën ballkanike. Agjitatorët e dërguar në Shqipëri dhe të lidhur me elementët shqetësues të vendit kanë kryer mizori të tilla që e bëjnë njerëzimin të dridhet nga tmerri. Të bindur për drejtësinë e Konferencës së Ambasadorëve, ne presim çlirimin e ardhshëm të tokës sonë kombëtare dhe besojmë se përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha do të ruajnë të drejtat tona legjitime si dhe ekzistencën tonë kombëtare. Rezultati i luftës së tanishme, një luftë për të cilën përgjegjësia nuk mund të binte mbi popullin shqiptar, nuk duhet të ndikojë veçanërisht në fatin e integritetit të vendit tonë. E përfundojmë duke iu lutur botës së qytetëruar që të mos lejojë ndarjen e territorit tonë në të cilin kemi jetuar për dyzet shekuj.”

Para se të largohesha, kërkova mendimin e ministrit Gurakuqi për qëndresën e Shkodrës dhe për rënien e mundshme në duart e ushtrive serbe e malazeze.

— Qyteti, u përgjigj ai, do të mund të rezistojë për një kohë të gjatë, sepse garnizoni përbëhet pothuajse tërësisht nga shqiptarë që e kuptojnë mirë se si fati i shtetit të ri varet nga rezistenca e tyre heroike; në çdo rast, nëse ushtritë rrethuese do të mund të kishin për momentin epërsinë, të jeni të sigurt se populli shqiptar nuk do t’i linte pushtuesit të qetë dhe masakra të tjera nuk do të ishin krejtësisht të pamundura.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

NGA LIDHJA E PRIZRENIT NË LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT! 

June 17, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

HYRJE 

Që kur kemi filluar të shkruajmë e lexojmë , nga e historia jonë e shkruar kemi mësuar se “Lidhja e Prizrenit” 1878 (e filluar me 10 qershor…), pas Kuvendit të Lezhës ..1444, është organizimi më i madh mbarë-kombetarë shqiptarë, programorë dhe ushtarak ,në mbrojtje të trojeve tona etnike nga prapësitë e Europes Plakë , që kerkonte të knaqte grykesinë në pafundesi të fqinjeve tanë sllavo-grekë.. Per hirë të vertetes duhet thënë se  me gjithë qendresen tonë “doplomatike” dhe luftarake në mbrojtje të trojeve tona ,fqinjet tanë të mbeshtetura fuqishem nga dadoja e tyre Rusia , kishin arritur që të bejnë të “tyre” mjaftë teritore të Shqiperisë Etnike..Këtë hajni të dhunshme teritoriale – ndërshekullore , “diten per diell” ju a kishte lehtesuar mjaftë edhe perandoria turko-osmane , që mbante të pushtuar ketë pjesë të Europes prej  shekujsh .Në këta shekuj pushtimi ,ligjin e bënte  kerbaçi e kulaçi nën “prozhektoret” e errësires aziatike , gjë që e kishte çuar “punen” deri aty sa kjo pjesë e Europes të shikohej nga vetë Europa , jo si teritor i saj , por si një cop Azi në zemren e Europes plakë…Në ketë klimë , Europa nën “moton” të shkyejmë sa më shumë nga teritoret e “Turqisë” , (sa herë që kishte pasur mundësi) ju a kishte hellur nga një “cope” Shqiperi  arinjëve sllav të uritur , të zbritur së voni  nga Uiralet e Karpatet…

“NË PRAG TË LIDHJES TË PRIZRENIT”

Mjerisht në prag të Lidhjes së Prizrenit një pjesë e Europes po “mendonte” që kishte ardhuar koha që edhe ajo “copë”  Shqiperi që kishte “tepruar” ndër shekuj të futej në gojen e uritur të fqinjëve tanë shoven  – sllavë e grekë… Në këto kushte perandoria pushtuese turko-osmane  (per të shpetuar diçka nga vehtja) ishte e gatshem të linte hali teritore shqiptare per të zbutur perseri shpirtin e zuçitur dhe  grykësin e pafashitur  të klysheve të Moskovit në Ballkan… “Sinjalet” ishin dhenë që mbas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë (1867) , me protokollin e Londres (1877), me marrëveshjen e Budapestit (1877), e veçanarisht me nënshkrimin e armëpushimit në Edrene  me 31 janar (1878) , per të “kulmuar” me Traktatin e Shen Stefanit (fshat në afersi të Stambollit) të dates 3 mars 1878 ..(Per ketë historiani anglez William Miller do të theksonte se : ”Traktati i Shën  Stefanit synonte me rregullua simbas interesave ekskluzive të popujve sllav  fatin e një zone të Europes ku kanë interesa edhe kombe të tjerë”). Turqia si humbëse e luftes me Rusinë , kishte pranuar diktatin e Rusisë per të  shkeputur  shumë teritore nga perandoria e vet. Megjithse shumë nga  keto teritore ishin safi shqiptare, emri i Shqiperisë as nuk zihej me gojë..Traktati i Shën Stefanit, perveç autonomisë që parashikonte per disa shtete sllave , ai parashikonte që keto “shtete” të zgjeroheshin edhe me shumë trojeve shqiptare.. Konkretisht kerkohej që Bullgaria të zgjerohej me ;  Korçen , Pogradecin , Strugen , Dibren , Kërçoven , Gostivarin,Tetoven , Shkupin , Manastirin , Kaçanikun e Kumanoven. Ndersa  Serbia kerkohej të zgjerohej me viset veriore të Kosoves  duke perfshirë edhe Prishtinen me krahinat e saj etjer.. Mali i  Zi po ashtu do të zgjerohej  me Ulqinin , Krajen , Ana e Malit , Hotin , Gruden ,Kelmendin , Plaven , Gucinë  dhe Rugoven.. Pra shumica e Shqiperisë do të  ishte nën dominimin sllav… “Grimca” e mbetur Shqiperi momentalisht do ti lihej perandorisë osmane që pritej nga dita në ditë të shembej , dhe ajo çfarë po “tepronte” nga Shqiperia Etnike “shpresohej” se do të mbetej nën keto rrenoja në perjetsi… Vlenë të theksohet se shqiptaret ndonse kishin mbetur “jetim” ata nuk ishin “dorzuar”, por ishin munduar të krijojnë komitete e organizime të tjera me karakter lokal e kombëtarë. Në maj të vitit 1877 ishte formuar një komitet i fshehtë nën kryesinë e Abdyl  Frashërit. Pak muaj më vonë në Shkoder perseri krijohet një komitet tjeter në mbrojtje të trojeve shqiptare , me pjesmarrjen e figurave të rendesishme (perfaqesuese të komuniteteve muslimane dhe katolike) , të qytetit , Malesisë së Madhe e më gjërë. Kryetar i këtij  komiteti u zgjodh Pjeter Gurakuqi (i ati i Luigj Gurakuqit). Ndersa në dhjetor (1877)  në Stamboll formohet komiteti kombetarë me emrin “Komiteti  Qendrorë per mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare”, i cili shkurtimisht  u quajt “Komiteti i Stambollit”. Në ketë komitet të kryesuar nga Abdyl Frasheri bënin pjesë  patriot të njohur si Pashko Vaso, Jani Vreto ,Ymer Prizreni , Sami Frasheri , Zija Prishtina  ,Ahmet Koronica e tjer. Per hirë të vertetes duhet thënë se keto komitete pavaresisht emrave të tyre , kishin një influencë të pamjaftueshme per  të pasur perfaqesim më të gjërë kombetarë…

KUVENDI I  LIDHJES  PRIZRENIT “NË UJRA” TË TURBULLTA !!

Mjerisht në keto kohë të turbullta fqinjet sllav nën “slloganin” e shpalljes dhe fillimit së luftes kunder perandorisë osmane kishin filluar edhe ofensiven ushtarake per pushtimin e trojeve shqiptare , ku Mali i Zi në disa zona kishte  pasur edhe “suksese”, si në Ulqin ,Tivar e tjer.. Ndersa Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878) dhe  disa veprime të tjera pansllaviste të Rusisë me “klyshët” e saj në Ballkan , në disa fuqi Europiane kishin ngjallur shqetsim , pasi  keshtu “vonacaket” sllav po bënin realitet ëndërren hegjemoniste të daljes në detin Adriatik , në atë të Mesdheut e më tej..  Per të kontrolluar këtë hegjemoni kancelari i “hekurt” i Gjermanisë Oto Bismark paralajmronte  thirrjen me ngutë të kongresit në Berlin me 13 qershor 1878.. Patriotet shqiptarë kudo që ndodheshin per t’i dalur para kësaj tragjedie që po luhej në kurriz të trojeve të Shqiperisë Etnike menduan të organizonin me daten 10 qershor 1878 një kuvend në Prizrenin historik, ku do të perfaqesoheshin të gjitha krahinat ,malet apo bajrakët (flamurët) e trojeve shqiptare të ndara në kater copa (vilajete) nga pushtuesi osman ,per interesat e tij sunduese… Lajmi i organizimit të  kuvendit të Prizrenit u perhap (nga Gjakova) në të gjitha  trojet shqiptare , të cilat e perkrahen në pergjithsi një nisëm të till , duke  u treguar të gatëshme të dergonin perfaqesuesit e tyre në daten dhe vendin e caktuar. Edhe Stambolli ketë nisem të patrioteve shqiptarë bëri sikur e perkrahte ,por nga ana tjeter aktivizoi “hafijet” e tij per të “faktorizuar” ketë kuvend në favorin e interesave të veta.. Stambolli së pari njoftoi që të jenë  pjesmarrës në kuvend  shqiptarë turkofil , perfaqesues musliman nga Bosnje-Hercegovina dhe njëkohesisht  organizoi me strukturat e veta shtetrore e ushtarake të Vilajeteve apo Pashalleqeve pengimin e perfaqesuesve të krishterë dhe bashkëvëllezerit e tyre musliman nga trevat heroike e historike të Shkodres , Mirdites , Dukagjinit , Malesisë së Madhe e më gjërë per të shkuar në kohë në Prizren…Valiu i Shkodres Hysen Pasha u bë organizatori i pengeses , që vonoi delegatet  e Vilajetit të Shkodres të cilet nuk ishin prezent  në diten e hapjes së kuvendit të Prizrenit me daten 10 qershor 1878. Në dokumentet e “mbetura” per atë ditë shenohen rreth 110 emra delegatesh pjesmarres.. Shumica e atyre (që muaren pjesë në diten e parë të hapjes kuvendit) ishin nga vilajeti i Kosoves , ku disa nga keta delegatë janë : Iljaz  pashë (Qoku) Dibra , Imer Prizreni ( i cili kishte drejtuar fillimisht kuvendin) , Ali bej Gucia , Ahmet Koronica , Hasan pash  Tetova , Abdyl  Frashri , Shaban bej Prizreni , Zija bej Prishtina , Filip Doda , Sulejman Vokshi , Abdullah pashë Dreni , Shuajp Spahiu , Jashar bej Shkupi , Ali Ibra , Shaban bej Peja e tjer.. Pra siç shihet edhe nga disa titujt “honorifik” dallohet qartë mungesa e madhe e një pjese të palcës së shqiptarisë , gjë që u kishte dhënë zemer turkofilëve sulltanist të kerkojnë haptë ti japin ketij kuvendi karakter Islamiko-Osman deri duke e “emërtuar si Xhemiliati Ihtiliati islam” ( lidhja e muslimaneve lojal).  Kjo “performancë” në fakt ishte e dëshirueshme per sllavet e jugut dhe per atë pjesë të Europes që mbante kryet nga Rusia cariste… Vlen të kujtohet se  kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (ndonse me mungesa e me mjaft veshtirsi) do të arriti të dergojnë në Berlin një delegacion domethenes me në krye Abdyl Frashrin dhe Pashko Vasen , të cilet i “dorzuan” kongresit një protestë energjike per moscenimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve sllav e grek , dhe nëse kjo ndodhë shqiptaret të bashkuar do të mbrojnë trojet e veta  me armë në dorë me çdo çmim.. Kongresi i Berlinit i filloi punimet me 13 qershor 1878 dhe do të vijonte punen e tij në mes debatesh per rreth një muaj , nga perfqësuesit e fuqive europiane pjesmarrëse. Bismarku , kacelari gjerman (që ishte edhe i zoti i shtepisë të kongresit) thuhet se kur degjoi emrin Shqipëri ai e quajti , thjeshtë një shprehje gjeogarfike , gjë e cila tregonte “klimen” armiqsore të kongresit të Berlinit ndaj shqiptarëve…Në kongresin e Berlinit fuqitë Europiane do të perfaqesoheshin ; Gjermania me kancelarin e saj  Otto Bismark , Franca me ministrin e jashtem Vaddington , Anglia me lordit Beaconsfield,  Austro-Hungaria  me ministrin e jashtem Adrassy , Italia me kontin Korte (Corte) , Rusia me ministrin e jashtem Gorkaçov , ndersa perandoria  Osmane kishte tre perfaqesues , Mehmet Ali Pashen , Karatheodhori Pashen  dhe  ambasadorin e saj në Berlin  Sadulla Pashen…                                       Vendimet e kongresit të Berlinit në pergjithsi u muaren në favor të interesave të fuqive pjesmarrese… Ndersa Serbia nuk u planifikua të zgjerohej në drejtim të Mitrovices  dhe të Priashtines , por ju dhanë krahinat e Pirotit, të Trenit , të Vranjës dhe të Nishit , (që i shin premtuar më parë Bullgarisë..), ndersa per Malin e Zi u plannifikua të zgjerohej me  krahinat e Tivarit , Podgorices , Plaves , Gucisë (ose në vend të tyre të Hotit e Grudes), Rugoves  dhe të Kolashinit. Kongresi mori në shqyrtim edhe kerkesat e Greqisë (që nuk kishte marrë pjesë në luftë kunder perandorisë Osmane), duke vendosur që kufiri i ri në Tesali dhe në Shqiperinë e Poshtme  të caktohej nga një komision  turko-grek.. Si vijë kufitare  rekomandohej vija  që formonin lumenjtë Kalamas dhe Selemvria , duke i dhënë keshtu  Greqisë, perveç tokave  greke që i takonin  edhe treven shqiptare të Çamrisë.. Shqiperia siç shihet  u trajtua thjeshtë si një plaçkë lufte…

“INTERMEXO” NË KUJTIM TË NJË MIKUDHE NJË ARMIKU TË SHQIPTARËVE…

Vlen të kujtohet se perkundër politikes zyrtare të fuqive të atëhershme të Europes , kishte edhe zëra intelektualesh potencial të cilet e shihnin  në sy realitetin historik dhe konkret të trojeve shiptare. Studiuesi britanik  Artur Xhon Evans  botoi “Letrat Ilire” po në vitin 1878 , pasi kishte vizituar (një vit më parë) , Durresin , Shqiperinë Veriore dhe Kosoven me në krye Prizrenin . Pershtypjet e vizitës së tij  ky studiues i permbyllte  me  fjalët : ” Gjithçka më bënë të kujtoj se nuk jam  as në mes të sllavëve  e as në me të turqve. Keta janë me të vertetë bashkëpatriotët  e Skenderbeut  dhe të Aliut të Tepelenes – shqiptarë , trashigimtarë të fortë si shkëmbi ,një racë luftarake  dhe gjithmonë e pamposhtur…”.  Me sa duket fuqitë Europiane të kohes kishin vendosur të mos degjojnë potenciale intelektuale të pa-anshme si studiuesin britanik  Evans , por të “degjonin” Karl Marksin , mikun e sllavëve dhe armikun e shqiptarëve , filozofin e proletarëve ( të atyre që  populli u thoshte horra) i cili ndër të tjera shkruante: “Arnautët (shqiptarët),janë pjesërisht të krishterë  të ritit ortodoks –grek dhe pjesërisht  musliman ,ku duke gjykuar persa i njohim janë pak të pergatitur  per tu qytetruar. Prirjet e tyre grabitqare  duhet të detyrojnë çdo qeveri  fqinje  ti mbajnë nën trysni të rreptë ushtarake …Nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur Turki  europiane  është pasuri natyrore e trashiguar  nga stergjyshrit  e races  sllave të jugut… Rival të sallavëve  janë vetem barbaret arnaut  dhe turqit të cilët  prej kohesh duhen denuar si kundershtaret më të egër të qytetrimit e perparimit , perkundrazi sllavë janë bartës të qytetrimit…”.(Se çfarë “qytetrimi” suallen sllavët në Ballkan e më gjërë , kjo nuk donë shumë koment , pasi pasojat e ketij “qytetrimi” sot i gjykon vetem Haga…).

“JEHONA” E FILLIMIT TË LIDHJES TË PRIZRENIT NË GEGNI”!! 

Në keto kushte shqiptarët me në krye ata të trevave  veriore e verilindore të Shqiperisë nuk qendruan kurrë duarkryq , ku perveç “profesionit” qindravjeçarë të qendreses  me armë në dorë, do të formulonin edhe dhjetra memorandum,  protesta e kerkesa të cilat iu a kishin drejtuar fuqive europiane të kohes , Stambollit dhe në ketë kohë kongresit të Berlinit. “Pikrisht” disa nga keto akte diplomatike të patrioteve shqiptarë po i  kujtojmë shkurtimisht: E para protesta e dates 15 qershorit (1878), protestë kjo  e popullsisë së Podgorices , Zhabjakut , Hotit  ,Grudes , Trieshit ,  Kuçit e tjer drejtuar kongresit të Berlinit per të mos i leshuar asnjë pellembë tokë Malit Zi.. E dyta vjen protesta e po kësaj date e popullsisë së krahinave të Shqiperisë së Mesme , të Veriut  të Tivarit e më gjërë,që u drejtohej qeverive të fuqive të mëdha kunder aneksimit  të tokave shqiptare po nga Mali i Zi… Ndersa e treta  është ajo e  dates 16 qershor 1878  që është protesta më e fuqishme dhe organizuar, e cila nënshkruhet në Shkodër nga 324 perfaqesues thuajse të të gjithave krahinave të Shqiperisë së veriut dhe asaj të mesme…Ne per të mos “merzitur” lexuesit po shenojmë vetem disa  nga emrat më sinjifikativ që nënshkruan protesten.. të cilet janë : Jusuf  Sokoli ,Farnçesk Çoba , Pjeter Ashiku , Daut Boriçi , Filip Suma , Selim Gjyrezi , Zef (Xhuzepe)  Muzhani , Hafiz  Jusuf  Repishti , Pjeter Lazer Pistulli , Alo  Tabaku ,  Anton Zojzi , Tahir  Bushati , Gjon (Xhiovani) Çurçia , Dul Grizha , Pjeter Guraziu , Ahmet Haxhi  Ademi , Engjëll (Anxhelo)  Curani , Paulo Simon Noga , Pjeter A. Suma , Alush Fishta , Françesk Pema , Gjon (Xhvani) Çoba , Haxhi Selim  Karakaçi , Zef (Xhuzepe)  Vasa , Hasan  Quku ,  Pjeter Çapaliku , Mark  Lula , Marash Kola , Gjekë Gega  e tjer.. Ndersa lista vijon unë me ketë rast po veçoj nëshkruasit e treves së Malesisë së Madhe ,të cilet e nenshkruan protesten jo me “bojë”, por me gjak gjatë betejave luftarake në mbrojtje të trojeve të tyre kunder ushtrive shovene Serbo-Malazeze . E ata atdhetar të mendjes e pushkes janë : Dedë  Gjon  Luli , Çun  Mula , Nikollë Mirash Hasanaj – Hot ; Ujk Gila e Merandia (Mirash) Nika –Kelmend ;  Gjel  Vuksani e Paskal (Pashko) Deda- Kastrat ; Smajl Martini, Baca Kurti, Pllum  Gjeka e Ibrahim  Hasani –Grudë ; Dedë  Nika , Lul  Vuli e Mus  Milia –Kuç ;  Dedë  Hysa e Mirash  Musa –Triepsh ; Marash  Dashi- Shkrel ; Sokol  Mustaf  Bajraktari , Meto Dema , Abdyl  Kurti e Mem Shabani- Koplik ; Fasli  Gruemira –Gruemire  ; Tafil Bisho e  Ali Tahiri – Grizhe ; Mehmet Rrjolli e Hajdar Huka –Rrjoll ; P. Mark Loshi nga Reçi ; Tak  Elezi –Lohe…                            Vlenë të theksohet se edhe komunitetet shqiptare që jetonin jashtë  trojeve të tyre  ishin soldarizuar me  protestat energjike kunder kongresit të Berlinit , që po planifikonte coptimin e mëtejshem të trojeve shqiptare. Një ndër keto protesta me  rendesi historike është edhe ajo e  shqiptarëve me banim në Stamboll të cilet  me daten 18 qershor (1878) u dergojnë një protestë domethenese perfaqesusesve  të Fuqive të mëdha në Kongresin e Berlinit  kunder qellimeve  aneksioniste të Greqisë ndaj tokave shqiptare… Gjithsesi edhe në ketë situatë mjaftë atdhetare-shqiptare , turkofilet që “goksinin” në sofren e kuvendit të Prizrenit  kishin arritur që me 18 qershor të paraqitnin  një  program prej 16 pikash të njohur me emrin Karamame (tuqisht-libri i vendimeve) , madje  Karamame-ja edhe pse nuk mori shumicen e votave  (mori 47 vota), ajo u konsiderua e miratuar. Karamame-ja  shprehte besnikerinë e pa lekundur  ndaj sulltanit  dhe pershkohej nga fryma islamiko-osmane..

“NGA LIDHJA E PRIZRENIT NË LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT”.

Me gjithë perpjekjet e e patrioteve pjesmarres në kuvendin e Prizrenit insinuatat e performances se ky kuvend është një organizim në sherbim të perandorisë osmane kishin gjurmë të “thella”, të cilat filluan të “fshihen” vetem me daten 30 qershor kur në Prizren  arriten delegatet e Shkodres ; Selim Begu-Gjyrezi , Jusuf agë Sokoli , Tahir Begu-Bushati , Shan  Deda , Hodo beg Sokoli , Jusuf efendi Podgorica  ,  Çun  Mula-bajrakatr i Hotit , Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit , Smajl  Martini –bajrakatr i Grudes , Baca  Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk  Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash  Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë  Preçi – bajraktar i Kastratit , Gjel  Vuksani –Vojvod i Kastratit , Zyber (Zymer) Selmani – bajraktari i Reçit… Mark  Lula –bajraktar i Shales , Mark Kola- bajraktar i Shoshit , Gjekë (Gjetë) Gega –vojvodë i Shllakut , Prengë Bibë Doda – Mirditë e tjer.. (Vlenë të kujtohet se nga burime jo të dokumentuara thuhet se nga Malesia e Madhe muaren pjesë në Lidhjen e Prizrenit edhe  Gjokë Doda – Pjetroshan , Prel Toma – Jeran (Kastrat) e tjer.. Pas pjesmarrjes të plotë apo më sakt më të plotë të perfaqesuesve të planifikuar në ketë Kuvend u arrit miratimi i një Programi politik dhe ushtarak nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit , që synonte të ruajnë tërsinë e tokave shqiptare  nga coptimi i shovinistëve fqinjë, si dhe një autonomi substanciale me trajta mvehtësie. Per të “freskuar” diçka nga kujtesa se çfarë ishte ky program që u miratua me daten 02 korrik 1878 , mendova të citoj 14 pikat e programit si vijon :

1.Nuk duam të pranojmë tjeter qeveri , perveç asaj të Portes së Lartë.

2.Po qe se kerkesa  jonë , drejtuar Portës  së Lartë dhe Kongresit (Berlinit) , që Serbia dhe Mali i Zi  të zbrazin viset e okupuara prej tyre nuk do të merret parasysh , ne të gjithë do të rrokim armët per çlirimin e tyre .

3.Po qe se trupat tona nisen në luftë , ne do ti permbahemi dispozitave  të Vendimeve dhe Urdhëreses.

4.E gjithë fuqia  jonë e armatosur do të ndahet në pesë korpuse ; keto do të perqendrohen në Shkoder , Shkup , Kosovë , Novipazar dhe Hercegovinë , nga një (korpus) në secilen.

5.Trupat që do të mobilizohen në Shkoder, do të sulmojnë Malin e Zi. Oficeret dhe flamurtaret e tyre do të zgjidhen prej popullit.

6.Perveç trupave  të veta  per në Guci do të dergohen 2000 burra  prej kontigjentit  të Gjakoves  dhe në Beranë  1000 burra prej Pejet.

7.Novipazari do të dergojë per në Kolashin  1000 burra prej trupave të tij.

8.Per Bjelopoljen do të majftojnë kontigjenti i mobilizuar prej banorëve vendas.

9.Per në Priepolje , Çajnicë ,Tashlixhë dhe Foçë , perveç kontigjentëve të tyre , do të dislokohen 2000 burra prej korpusit të Novipazarit.

10.Per mbrojtjen e vijës Gaçkë-Trebinjë , perveç trupave që do të japë  Hercegovina, do të dergohen 10.000 burra prej Sarajevet . Të gjitha  keto së bashku  do të formojnë korpusin e Hercegovines.

11.Trupat që do të mblidhen nga Shkupi , Kosova , dhe Novipazari do të sulmojnë Serbinë në perputhje  me udhëzimet tona.

12.Kur armiku do të kërcenojnë ndonjë prej vendeve  të sipertreguara  do të lajmrohen nga komandanti i pergjithshëm  të gjithë komandantet e tjerë. Sulmi kundër armikut  do të fillojnë  atëherë prej të gjitha  anëve njëherësh.

13. Në qoftë se , në rast  lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale , do të dergohet në ndihmë një  korpus  nga trupat e caktuar perkundër Serbisë , per të vepruar  në Mal të Zi , dhe anasjelltas , një kontigjent  i caktuar perkundër Malit Zi do tu shkojnë në ndihmë trupave që veprojnë kundër Serbisë.

14.Në qoftë se duhet të luftohet kundër të dyve , Serbisë dhe Malit të Zi , atëherë , trupat e mobilizuara  perkundër të dyve do të zhvillojnë  luftën në mënyren e sipershenuar dhe burrëria e qendresa nuk do ti lënë gjë mangët frymës së marrëveshjes dhe betimit tonë.                                                                                                                     

Kuvendi i Lidhjes Prizrenit më parpara kishte zgjedhur edhe organet e veta drejtuese : Kryetar i Lidhjes ishte zgjedhur  Iljaz  pashë Dibra, kryetar i komisionit per punët e jashtme  Abdyl Frashëri , kryetar i komisionit per punët e brendëshme  Haxhi  Shabani dhe kryetar i komisionit per punët e finances  Sulejman Vokshi.. Lidhja  e Prizrenit do të njihej edhe si “Lidhja Shqiptare  per Mbrojtjen  e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare , apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.. Ky organizim do të merrte  trajtat e një “qeverie” shqiptare , me rëndësi diplomatike dhe ushtarake në kundershtim me objektivat e qeverisë të Stambollit , të cilen shqiptaret e kundershtuan edhe me armë në dorë.. Një “rast” i till sinjifikativ (por jo i vetem) është ai që zhvillohet në trojet shqiptare të Kosovës, kur me  25 gusht (1878) arriti në Prizren  marshalli turk Mehmet Ali Pasha , të cilin Porta e Lartë e kishte derguar në krye të një ushtrie , per të detyruar shqiptaret ti binden “fatit” të percaktuar  nga Europa , per ti lëshuar Malit Zi trojet shqiptare të Plavës e Gucisë… Në Prizren marshalli ndeshi në mosbindje  te shumica e organeve qendrore të Lidhjes , por gjeti edhe mbeshtetje te disa pashallarë turkomanë. Me gjithë ketë situatë të pa favorshme , Mehhmet Ali Pasha vazhdoi rrugen per në kufirin e Malit të Zi , dhe me 01 shtator  arriti në Gjakovë , ku u perball me një kundershtim më të vendosur per misionin e tij antishqiptarë . Komiteti i Lidhjes  per Gjakoven i udhëhequr nga atdhetarë Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica  i kerkuan  marshallit turk të nderpriste  udhëtimin drejt kufirit malazez  dhe të kthehej në Stamboll. Mehmet Ali Pasha nuk e pranoi kerkesen e atdhetarëve shqiptarë ,por shkoi dhe u strehua në sarajet e Abdullah Pashë Drenit nga ku do të thurte planet e tij antishqiptare.. Forcat  vullnetare të Lidhjes Shqiptare i rrethuan sarajet duke filluar keshtu luftimet kunder ushtareve dhe perkrahesve të Mehmet Ali Pashes , dhe “fatkeqësisht” mbështetesit të tij Abdulla Pashë Drenit. Pas një lufte të pergjakshme  tre ditore (3- 6 shtator 1878), forcat e lidhjes  Shqiptare vranë  marshallin turk Mehmet Ali Pashen dhe shqiptarin Abdulla Pashë Drenin… Kjo fitore e forcave ushtarake të Lidhjes shqiptare pati jehonë  të madhe kombetare e më gjërë..Në vijim të mbeshtetjes të objektivave të Lidhjes së Prizrenit  u zhvilluan edhe dhjetra kuvende e memorandume të tjera në disa  krahina të Shqiperisë Etnike.. Nga kjo kohë e organizimeve “diplomatike” po “veçojmë” ; Kuvendin e Dibres të dates 01 nentor (1878) , kuvendin i Prevezës të dates 11 janar 1879, memorandumin e Lidhjes Shqiptare të Jugut viti 1879 (pa datë) , si dhe një kuvend tjeter të zhvilluar po në Prizren me daten 3 tetor 1879…  Gjatë ketyre kohëve  me “afshë të shtuar” atëdhedashurie u nënshkruan  edhe shumë protesta , memorandume  e deklerata , ku me ketë rast menduam të kujtojmë (si tituj) “disa” nga ato  që “linden e u rriten” në votrat plot prush atdhtearie  të Malesisë Madhe dhe  Shkodres të cilat janë : Protesta e dates 21 shtator 1879 e nënshkruar nga kreret e krahianve të Grudës e Hotit , ku u kerkonin fuqive të mëdha të Europes “anullimin” e projekteve  per leshimin e trojeve të tyre Malit Zi. Dy Protesta të datave  01 mars dhe 12 mars 1880 të krenve të Hotit ,Kelmendit , Kastratit e Grudes  drejtuar konsullit  të Austro-Hungarisë në Shkoder –kunder  gadishmerisë së qeverisë Osmane  per të dorzuar keto krahina Malit të Zi.

Protesta e dates  18 maj 1880 e degës së lidhjes së Prizrenit Shkodër , drejtuar konsujve të fuqive të Mëdha , kundër lëshimit të Hotit e Grudës Malit të Zi. Mbasi kjo protestë me emrat që nënshkruajnë është shumë domethënëse, menduam që keta emra  t’i “paraqesim” siç janë :  Daut Shukri efendiu , Selim Reçaj Efendiu , Sulejman beu , Haxhi Haki ,Ahmet agë Çoba , E’them  agë Kazazi , Hasan beu , Brahim efendiu , Haxhi Hysejn Drishti , ,Muhamet Bektashi , Ahmet Haxhi Ademi, Sali agë Doçi , Nikollë Gjush Serreqi , Simon Simoni ,Mark Naraçi , Gjon Muzhani  ,Filip Suma dhe Andon Shiroka ….”. Protestat vijojnë me atë të Komitetit të Lidhjes (degës) Shkodër të dates 19 qershor 1880, drejtuar perfaqësuesve  të fuqive të medha të Europes.. Deklerata e krernve të Hotit nenshkruar në Tuz me 16 korrik 1880 , ku shprehet vendosmeria  per të luftuar per mbrojtjen e trojeve të tyre nga sulmet e ushtrisë Malazeze  e tjer.. Por as malsoret , as shkodranët , as kosovaret dhe shqiptarët e tjer nuk u mjaftuan vetem me rrugët diplomatike , por nën udheheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881) rroken armet dhe u organizuan ushtarakisht në mbrojtje të trojeve të tyre shqiptare nga lakmit e fqinjeve shoven.. Në keto kohë heroike shenohen dhjetra beteja  ku spikasin ato në mbrojtje të  trojeve të Kosoves , Plaves , Gucisë , Hotit , Grudes , e veçanarisht të Ulqinit  kur shqiptaret luftonin jo vetem kunder pushtuesve malazez , por edhe kunder Perandorisë Osmane dhe  aleancave ushtarake të disa fuqive të Europes së Kohes…Vlen të theksohet se me daten 11 prill (1880) Komiteti (Dega) e Lidhjes Prizrenit –Shkoder  njoftonte  formimin e  shtabit  ushtarak ,që do të udhehiqte luftrat mbrojtëse të Malësorve , Shkodranve e më gjërë me këtë perberje : Nga Shkodra ; Hodo Sokoli ,  Selim Çoba , Filip Çeka , Selim Gjyrezi , Zef Simoni , Shaban Bushati etj.., Ndersa nga Malesia e Madhe : Dedë Gjon  Luli , Ismajl  Marku –Hot  ; Baca  Kurti , Smajl  Martini –Grudë ; Nikë Gila , Nikë Leka –Kelmend ; Shaban Elezi , Gjon  Deda –Kastrat etj.. Në keto luftra mbrojtse dhanë jeten qindra e mijëra deshmorë , të cilet ishin frymzimi dhe amaneti i pamort i shqiptarëve , per të shpetuar atë Shqiperi e shqiptari , (edhe pse të ndarë ) që kemi sot , por  me shpresë e  të bashkuar “mot”, pasi siç thotë një shprehje popullore trojet tona i ka ndarë ropi (njeriu) e jo Zoti…

BIBLIOGRAFI:

1.Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë –perg. nga Stefanaq  Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978.

2.Edwin Jacques ,SHQIPTARET –Historia e popullit shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. -Tiranë 1995.

3.Xhafer  Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939.

4.Tajar  Zavalani , HISTORI E SHQIPERISE –Tirane 1998.

5.Stefanaq  Pollo , Në Gjurmë te Historise Shqiptare.I. –Tirane 1990.

6.Serge  Metais ,HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Tirane-2006

7. Gazeta “Shqiperia Etnike” nr.5 viti 2001 ( Ndue Bacaj – artikulli “Shqiperia Etnike nga Realiteti në Ëndërr”).

8.Antonio  Baldacci , SHQIPERIA E MADHE.- Tiranë 2006.

9.At  Gjergj  Fishta ,LAHUTA E MALËSISË . Romë 1991.

10. Kristaq  Prifti , Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet osmane –Tirane 1978.

11.Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet ,vll.I.    Shkoder -1998.

12.Letrat, vllimi Çoba :’Studime Historike” ,V.1968 nr.33..

13.AQSH,fondi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”,dosja 2,dok.5523.

14.Stefanaq Pollo ,Referati i mbajtur me rastin e 90 vjetorit te Lidhjes Prizrenit ,botua ne Studime  historike -1968.

15.Kristo  Frasheri, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”1878- 1881 ,vll.I.Tirane -1989.

16.Noel Malcolm, Kosova Histori e shkurtër, Harper Collins, 1999.

17.Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, Sh.B. Eugen, Tiranë 2011.

MALËSI E MADHE, QERSHOR  2022 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

Saga e familjes së Kapidan Mark Gjomarkaj

June 16, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

As historia e as legjendat nuk lindin kurrë rastësisht. E pamundur do të ishte që ato të bashkohen rreth një subjekti, nëse ai nuk do të ishte i denjë për to.

Te familja Gjonmarkaj, ku mbaron historia, fillon legjenda e sapo mjegulla e kësaj të fundit davaritet shfaqet fakti, personazhi dhe bëma.

Duhet të kesh këllqe të forta të matesh, t’i ndikosh, të bëhesh subjekt i tyre, t’i dominosh apo edhe t’i tejkalosh përtej pritshmërive, sepse ato nëse nuk të gjykojnë të denjë për to, të lëshojnë dorë dhe harresa e detraktimi të zënë shpejt.

Me Gjonmarkajt kështu nuk ndodhi dhe ata lanë pas modelin, i cili mbetet veçse të admirohet në pamundësi për t’u ndjekur. Ata, domethënë, Gjon Marku, Lleshi i Zi, Bibë Doda, Preng Bibë Doda, Gjon Markagjoni, Mark e Llesh Gjonmarkaj, etj.

Vërtet nuk janë më në Orosh, në kullat e tyre shekullore të djegura nga “opinga”, por janë kudo e kurdo në historinë e Shqipërisë, sipas ligjësish universale sanksionuar që nga Herodoti e këndej.

Pak ditë më parë u përcoll në banesën e fundit Dedë Gjonmarkaj, pinjolli i fundit i kapedanit Gjon Markagjoni dhe kjo ngjarje u bë shkas për këtë reflektim, i cili nuk synon të zgjidhë çështjen nëse Gjonmarkajt janë pasardhës të Dukagjinëve apo të ardhur nga Peja në Orosh të Mirditës për t’u bërë prijës të një krahine të madhe në agun e kohës së re, as të ankohet për fatin e 147 burrave, grave e fëmijëve të burgosur, internuar, të varur e të pushkatuar nga komunizmi, sepse është simbolika ajo e cila më intereson më tepër.

Deda, historia e të cilit e konsumoi të gjithë fatin e kësaj dinastie që

“mbiemrin e kishte më të rëndësishëm se jetën”,

siç do të shprehej njëri prej tyre në Burgun e Burrelit, nuk do të nderohej po të shkëputej vec.

Qysh kur mesjeta jonë ngre siparin e lavdisë së Kastriotit duke shënuar ndryshimin e gjendjes nga qëndresë në nënshtrim të dhimbshëm dhe otomanizmi, mbështjellë si çallmë për pesë shekuj, rri mbi kokat e shqiptarëve duke u kërcënuar identitetin, ndaluar gjuhën, ndërruar fenë e shumëçka tjetër.

Vetëm një zonë, një komunitet dhe një familje më shumë se kushdo tjetër e ndalin kohën në kapërcyellin e shuarjes së fisnikëve arbër. Mirdita, mirditorët dhe familja Gjonmarkaj, një trini sa religjioze aq edhe pagane, a diçka mes të dyjave e bënë kete.

Aty Arbëria mbeti e rrudhur, strukur mes malesh, arbrit mbetën arbër, princërit mbetën princër, abacitë abaci.

Jetë të vështirë patën në shumëçka paguan çmim, por a nuk është konservatorizmi dhe jo nomadizmi doktrina e identitetit klasik europian!?

Krahu françeskan i Rilindjes kombtare nuk duhej të shkonte larg, aty gjeti lëndën e parë për të lidhur fillin e këputur, “lekët” si masë popullore dhe prijësin “Preng Bib Dodën prej Mirdite që shkëlqen porsi hyll drite” e atyre me po aq zell u bashkohej edhe beu mendjehollë i Konicës, Faiku, në faqet e “Albania”-s, i cili vlerësimet nuk i lëshonte kot së koti, i dukeshin shqiptarë të vërtetë e nuk e luante topi kur ai shquhej në bërje listash patriotizmi e shqiptarie.

Po ashtu, në ato vise ku mungonte sherbeti, hallma dhe kadastra “cilivizuese” e mes atyre burrave veshur me tirq e grave me të zeza që ënda ua kishte të thoshin se atë ngjyrë e mbanin si shenjë zie për Gjergjin e madh, mblodhën dhe normuan Kanunin e Lek Dukagjinit si autenticitet kombëtar dhe provë vetëqeverimi në pragun e shtetformimit, kur trashëgim kishim vetëm sheriatin dhe kadiun.

Gjonmarkajt ishin shtëpia e parë sipas këtij kanuni në themel të së cilit rrinte liria absolute e individit, ndoshta edhe prej gjakut të përbashkët me Lekën, që u rridhte dejeve.

Kryengritjet kryesore që nga viti 1492, 1570 u fermentuan atje e prej tyre për të mbërritur te ë ku vetëm Mirditës dhe princit të saj i njihej autonomia si peng nderimi për qëndresën antiotomane dhe ndonjë

Po ashtu, sinjali se procesi i pavarësisë ka filluar nga prifti që do bëhej abat dhe princi gjeneral u dha për të vazhduar me mbështetjen e pakursyer ndaj Vidit europian dhe konsolidimit të shtetit.

Shërbimi i tyre i fundit e moralisht më i vyeri është rezistenca e vetëdijshme dhe heroike ndaj diktaturës komuniste, e para dhe më konsekuentja në krejt lindjen europiane.

Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri, për sa kohë Mark e Llesh Gjonmarkaj, udhëheqësit e kësaj kryengritjeje, nuk nderohen si dëshmorë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe në shkolla nuk u thuhet fëmijëve tanë se, kur të gjithë hymë në shtrungën e një tirani oriental, ata zgjodhën vetëmohimin e ndërgjegjshëm, duke sfiduar tendencën e historisë. Ata provuan se heroizmi dhe moderniteti nuk janë armiq të njëri-tjetrit, por edhe që pas tyre u tret e mpak se tejmi.

Këtu saga mbaron.

Atë që nuk e bënë dot otomanët, e bënë vetë shqiptarët.

Kalvari i njohur tashmë, produkt i frustrimeve humane, politike dhe kulturore të lidershipit komunist, nuk përjashton asnjë që mban këtë mbiemër.

Te lufta e klasave dhe ndarja veri-jug pushtetarët e rinj gjetën lubrifikantin e sistemit të tyre. Simboli i vazhdimësisë, i pushtetit tradicional të një krahinë të vetëqeverisur, të familjes më përfaqësuese të veriut ishin Gjonmarkajt, përjashto periudhën e Mbretit Zog, ndonëse me legjitimitet dhe autoritet historik shumë më të fortë se familja e Mbretit.

Mirditorët nopranë e nihilistë, nostalgjikë e krenarë tek nuk ve, paragjykues e gjykues të skajshëm, gjaknxehtë e të shtruar paq nga Kanuni, të lidhur ngushtë me territorin, me zanat kryesor mbijetese pushkën dhe cubninë, nuk do t’i pranonin kurrë si primus inter paris Gjonmarkajt, nëse ata nuk do të kishin të gjitha ato cilësi, të cilat alternoheshin sipas dobisë se tyre.

Ndaj ata funksionojnë si një binom unik pa një të dytë në botën shqiptare.

Pas shuarjes së principatave arbërore, Gjonmarkajt janë e vetmja familje, që mund të konsiderohet pa ndoshta e sikur nobilta (fisnikëri) shqiptare.

Familje të mëdha ka pasur edhe të tjera, të cilat deri pak para 28 Nëntorit 1912 mjaft syresh thoshin “alhamdyrylah jam turk” me gojë e shkrim, si testament flirtimi.

Gjonmarkajt ishin mbështetësit kryesorë të klerit katolik së bashku me malet nga vinin e njëkohshëm, edhe të mbështetur nga kleri në aspirata politike.

Lidhja e tyre me Kanunin përsëri i shndërronte në simbol.

Ata kishin mëtuar fronin e Shqipërisë jo pak herë.

I ndiqte nga pas një legjitimitet historik e moral e mbi të gjitha një popullsi e madhe e me temperament, që i njihte si princërit e vet.

Kështu që pa një e pa dy ata shfaqeshin pengesa kryesore për vendosjen e regjimit komunist në gjysmën e vendit.

Ata ishin tradita shqiptare… dhe komunizmi mund të triumfonte vetëm mbi vdekjen e saj.

Forca të shumta ushtarake dhe disa vite terrori përcaktuan fatin e kësaj ndeshjeje të pabarabartë, e cila pas konfrontimit fizik vazhdoi e vazhdon me aparatin e propagandës socrealiste me aradhen e shkrimtarëve të pasoj, të cilët nuk ngurruan të shpikin realitetin virtual të “prapambetjes”, “primitivizmit”, “obskurantizmit”. “mesjetarizmit”, “klerikalizmit” dhe “reaksionit”, duke shfuqizuar çdo normë dialektike e etike frymëzuar së vërtetash.

Krahas tyre, me gëlbazën e Enver Hoxhës mbi letër, historianët, manipulatorët më të mëdhenj të vetëdijes kombëtare, të dalë nga llumi i revolucionit jakobin, mbushur me komplekse të vjetra dhe të reja, ngarkuar me kujtime topitëse stërgjyshërish e etërish, kund andartë e kund azapë të sulltanit, vetë produkt i injorancës, çirakë të ideologjisë, urdhrit, ligësisë dhe egërsisë sadiste vendosën këmbët mbi jastëk dhe kokat i prenë.

Në fillim iu turrën Kullave duke i djegur, pastaj familjes Gjonmarkaj duke mos kursyer asgjë dhe shumë më gjatë, me këmbëngulje, pareshtur, iu përveshën kujtimit, simbolit pengues e përfaqësues, brendisë së tij, e cila mban në gji traditën e individit të lirë, qëndresën antiotomane, përpjekjet për një Shqipëri të pavarur e dinjitoze në bashkësinë e kombeve të qytetëruara, gegnishten dhe shkrimtarët e saj “malokë”, Kanunin e Maleve dhe njerëzit e tij, besimin katolik si urë lidhëse me Europën e një sërë kategorish të tjera.

Nëse kjo sjellje hienash do t’i mbetej vetëm si kujtim i keq nga e kaluara e afërt, ani, sepse do na frymëzonte shpresa që së paku e vërteta do të kthehet, keqardhja nuk do të ishte kaq e madhe sa ç’është kur sheh se i njëjti mentalitet, e njëjta gjuhë ideologjike, i njëjti qëndrim amoral mbahet në këmbë nga “pleqtë” e historiografisë shqiptarë, me të vetmin qëllim që të na bëjnë ne të besojmë se ata ende kanë një vepër, një etikë dhe dobi shoqërore, që nuk na paskëshin gënjyer, mashtruar, përqeshur dhe mbi të gjitha nuk i kanë shërbyer tiranit në mënyrë kriminale, por veç të vërtetës, etalon i së cilës janë!?

Por ende më shqetësues është mbajtja gjallë e këtij mentaliteti nga segmente të politikës shqiptare, të cilët Enver Hoxhës nuk ia ngrenë më dot shtatoren, por i admirojnë qëndrimet dhe urrejtjen përçarëse ndaj gegëve, përfaqësimit politik dhe kulturës së tyre shekullore, duke caktuar t’u bëjë hesapet me historinë Milon, këtë militant enverist, i cili e përdor penën si dyfek lidhur me gjalmë kundër çdo vlere të spikatur, që nuk identifikohet me komunizmin.

Ndaj shteti me përfaqësuesit e vet, politika e madhe kostumosur “made in Europa”, por e lidhur njëqindfijesh me ata që iu vërsulen simbolit Gjonmarkaj, munguan në funeralin e Dedës. Duhej të kërkonin falje, ndaj s’kanë shkuar…

Princërit mesjetarë i trazojnë me modelin, i cili e përjashton interesin dhe imoralitetin, por ju kujton edhe se nga vijnë e të kujt janë, pra se kush janë.

¤ Duke e mbyllur këtë reflektim ndershmërisht subjektiv, jam i bindur që shqiptarët sa herë kanë nevojë të mburren për ndonjë gjë të mirë në histori, duhet të trokasin në dyert e Gjonmarkajve dhe t’u kërkojnë leje për të përdorur emrin e tyre.

Titulli Origjinal i Autorit:

(Saga e familjes kryesore të Shqipërisë

Shënim: Risjell këtë shkrim të disa viteve më parë në përkujtim të 76-vjetorit të vdekjes së Kapidan Mark Gjomarkaj).

Filed Under: Histori

THE NEW YORK HERALD (1919) / REZOLUTA E KËSHILLIT TË SHENJTË TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE TË AMERIKËS DREJTUAR PRESIDENTIT WILSON, BARONIT SONNINO DHE KRYEMINISTRAVE LLOYD GEORGE DHE CLEMENCEAU

June 14, 2022 by s p


Kolë Tromara (1882 – 1945)
Kolë Tromara (1882 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2022

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët ortodoksë duan t’i bashkohen shtetit të restauruar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë të krishterëve shqiptarë për t’u lidhur politikisht me Shtetin Shqiptar :

Për Mehmet Konicën, Grand Hotel, Paris :

Boston, e shtunë. — Ju lutemi komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau rezolutën e mëposhtme të miratuar njëzëri më 16 mars nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Alexander Bew, klerikët shqiptarë dhe 121 delegatë të krishterë ortodoksë, vendas të Shqipërisë së Jugut që tani banojnë në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë :

“Klerikët dhe laikët e poshtëshënuar, delegatë që përfaqësojnë pesëdhjetë e dy kishat dhe komunitetet ortodokse shqiptare të Shteteve të Bashkuara : Boston, Lynn, Peabody, Quincy, Brockton, Taunton, Worcester, Southbridge, Springfield, Fitchburg, Hudson, Marlboro, Framingham, Natick, Woonsocket, Lonsdale, Central Falls, Biddeford, Saco, Lewiston, Bath, New Bedford, Albany, Rochester, Syracuse, Buffalo, New York, Manchester, Concord, Laconia, Tilton, Chicago, St. Louis, Milwaukee, Seattle, Detroit , Philadelphia, Braddock, Pittsburg, New Firence, Portsmouth, Atlantic City, Akron, Youngstown, Niles, Barberton, Waterbury, Bridgeport, Grosvenordale, Jamestown, Lowell, Cleveland, Rochdale dhe përfaqësues të Kishës Rumune, të gjithë vendasit e Shqipërisë së Jugut, të mbledhur në kuvend nën kryesinë e Hirësisë së tij Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Aleksandër, me qëllim zgjedhjen e një peshkopi ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pretendimit absurd të Z. Venizelos se shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut janë në favor të bashkimit me Greqinë.

Ne shqiptarët e krishterë ortodoksë, besimtarë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje përmes Shkëlqesisë suaj Konferencës së Paqes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nën një flamur, flamurin e shquar të ushtarit të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një qeveri kombëtare dhe me kufij etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë rrethet e Çamërisë dhe të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Nënshkrimet e 120 delegatëve laikë pasojnë me postë.”

(Nënshkruar) Kol Tromara.

Filed Under: Histori

ME 13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN-KUJTESA HISTORIKE

June 13, 2022 by s p

Dalip Greca

Me 3 Qershor 1917 VATRA hapi fushatën “Për Shpëtimin e Shqipërisë” dhe mblodhi 150 mijë dollarë me të cilat u shpëtua Shqipëria në Konferencën e Paqes

Qershori ka dy ngjarje madhore për Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, 3 qershor 1917- Dita e Vatrës për shpëtimin e Shqipërisë dhe 13 Qershor 1912- vatra njihet zyrtarisht prej Shtetit të Massachusetts.

Në Kalendarin e Vatrës dhe rekordet arkivore shkruhet: Me 13 Qershor 1912, u njoh prej shtetit të Massachusetts dhe mori diplomën e saj(Charter), të shënuar prej zotit Albert P.Langtry, sekretarit të Shtetit. Në aplikim ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

Me 13 Qershor 2021, mbushen 109 vjet nga regjistrimi i Vatrës në shtetin e Massachusetts, ndërkohë që data e themilimit të Vatrës mbetet 28 Prill 1912.

3 QERSHOR- VATRA DHE DITA E SHPËTIMIT TË SHQIPËRISË NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS

Data 3 qershor, e cila njihet si Dita e Shëptimit të Shqipërisë, e kishte fillesën që në një takim të Komisionit të Vatrës në muajin Maj 1917. Komisioni që drejtonte Vatrën u mblodh me 20 maj 1917 në orën 3 pas drake. Në qendër të punës ishte raporti i dërguar nga Delegati diplomat i Vatrës në Londër, Mehmet Konica. Pas atij raporti një letër dërguar nga delegate tjetër i Vatrës në Zvicër, Dr. Turtulli, i mallëngjeu vatranët e pranishëm. Delegati propozonte që të ngrihej një Komitet për mbrojtjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Këtij qëllimi t’i paraprinte një fushatë për të mbushur arkën e Vatrës me qëllim që të mundësohej financimi i këtij shërbimi diplomatik i munguar në mungesë të një shteti shqiptar, dhe të financoheshin miqtë diplomatë të Shqipërisë në Amerikë dhe Europë. Propozimi i dr. Turtullit shoqërohej me shembullin e tij dhurus, duke dërguar(1,000.00) një mijë dollar.

Komisioni drejtus i Vatrës e priti propozim-dhurimin me duartrokitje dhe menjëherë nisën diskutimet për detyrat e shqiptarëve të Amerikës në mbrojtje të Atdheut në ato kohë kritike. Diskutatnët arritën në një pikë të përbashkët:Vatra do të mbetej gjithnjë e turpëruar në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e Botës po të mos i përgjigjej nisjes së fushatës të propozuar nga dr. Mihal Turtulli,i cili duke dërguar 1000 dollarë, e bënte fakt të kryer hapjen e fushatës dhe Vatra duhej ta niste sa më parë. U mor vendimi që Vatra t’i përgjigjej dhuratës dhe thirrjes së nxehtë të atdhetarit të shkëlqyer, ashtu si ua kërkonte nderi atdhetarëve të Botës së Re, trimërisht me dorë dhe zemër të hapur.

U vendos me një zë:

1-Të caktohej e Diela e 3 qershorit, si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë, për ët mbledhur një shumë së paku prej 40 miëj dollarësh të këshilluar prej Dr. Turtullit.

2- Ftoheshin të gjitha degët e Federatës Panshqiptare ët amerikës me anëtarët e tyre, të gjitha shoqëritë shqiptare të vecanta, të gjitha Shoqëritë fetare Kombtare-dhe të gjitëh shqiptarët-të organizojnë mbledhje në këtë ditë dhe të japin ndihmën e tyre sa më të madhe për Shpëtimin e Atdheut.

3- Ftoheshin të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare të bashkëpunonin për të mbaruar këtë vepër , e cila do t’I nderonte në sytë e botës dhe në sytë e Shqipërisë, atdhetarët e Amerikës, dhe do t’u japë një vend nderi në historinë e përlindjes Kombëtare.

4-U drejtohej të gjithëve lutja që të dhuronin $10 e sipër për të mbledhur kështu shumën e këshilluar nga Dr. Turtulli.(ne foto-Komisioni Themelues i vatres dhe Dr. Turtulli.(Lexo ne Dielli -arkiv www.gazetadielli.com)

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT