• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT

May 14, 2022 by s p

Nga Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI/

(Elefandë, kuaj, qen, arinj, deve,.. pëllumba janë bërë padashur “luftëtarë” si dhe janë përfshirë në beteja të përgjakshme të “artit të shkatërrimit” të njerëzimit)

Luftrat janë një e keqe e njerëzimit, janë arti i shkatërrimit, që kanë lidur bashkë me shoqëritë njerëzore dhe janë bashkëshoqëruerse të tyre. Kafshët janë gjithashtu shërbëtore të njerëzimit edhe në situatë luftarake. Nuk janë të rralla rastet kur kafshët janë përfshirë në luftra bashkë me njerëzit, vecanërisht në kohët parahistorike e deri në ditët tona. Elefandët, kuajt, qentë, arinjtë janë bërë padashur “luftëtarë”, kanë luftuar bashkë me njerëzit, kanë qenë në front dhe në prapavijë. Këtu nuk e kemi fjalën për qentë e kufirit, të policisë dhe jo vetëm dhe as për qenin “Sadak”, qeni hero që shpëtoi shumë jetë në Thumanë dhe Durrës si mjeshtër i rrënojave të pallateve në tërmetin e 26.11.2019, as për qen heronj që kanë shpëtuar jetën e sa e sa foshnjave, apo për qentë e salloneve presidenciale kudo në botë. Fjala është për qenin hero të Luftës së Parë Botërore, për Rreshterin “Stabi”, një hero i vërtetë që kapërceu Atlantikun dhe ju gjend në kohë rreziku europianëve. Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri më 1918. Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë më 6.4.1917 dhe më 7.12.1917, i shpallën luftë Austro-Hungarisë. Në rrugëtimin luftarak në të dy luftrat botërore nuk munguan kafshët besnike të njerëzimit vecanërisht qeni dhe kali, por edhe kafshë-egërsira si ariu, që rriteshin mes njerëzve dhe imitonin ata sikurse ishte ariu “Wojtek”, qeni “Stubby” e deri tek historitë frymëzuese të qenit ushtarak “Kuno” gjatë një bastisje ka shpëtuar jetën e ushtarëve britanikë të cilët po luftonin al-Kaedën në Afganistan në gusht 2020. Qeni hero në momentin kur armiku po gjuante me armë zjarri ka dalë para plumbave dhe si pasojë e kësaj humbi të dyja këmbët e pasme. Qenit-hero pasi humbi këmbët  në operacion luftarak ju porositën proteza duke bërë që të jetë qeni i parë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar që porositet diçka e tillë. Qeni Kuno, i trajnuar për të zbuluar eksplozivë dhe armë, ju dha medalja për trimëri në një ceremoni virtuale sepse në momentin e sulmimit ishin pozicionuar për të mbështetur forcat elitare të Shërbimit Special të Anijeve, ndërkohë që është “pensionuar”. Janë të njohur historikisht kali i Gjergj Kastriotit si simboli që ka shoqëruar heroin dhe sipas Barletit, ishte i bardhë, i një race të zgjedhur, që pas vdekjes së heroit, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër deri sa ngordhi, kali i Osmanit gazit, kali që kalëronte Napolon Bonoparti, “Marengo”, një kal i bukur arab që ka hyrë në histori si më i famshmi nga të gjithë si dhe qindra figura të gjeneralizmit botëror. Kuajt kanë parë betejat nga më të përgjakshmet të njerëzimit, prerje kokash, krime të përbindshme. Po kështu edhe elefandët me fizikun e tyre të fuqishëm janë shfrytëzuar nga njerëzit në kohë lufte, duke i vendosur në ballë të ushtrisë, si mburojë, ndërkohë që elefanti përdoret për të sulmuar ushtarët e armikut, prandaj ai është në formë heshte, sikurse mban pesha shumë të rënda bashkë me devetë. Dhjetra prijësa luftarakë në betejat e mëdha të historisë përdorën elefandë, kuaj e deve si dhe kafshë të tjera lufte. Këtu përfshihet edhe Pirrua i Epirit, Aleksandri, Hanibali etj. Faktikisht gjithë prijësat e fushatave luftarake kishin për shok të parë kalin të shpejtë dhe të fuqishëm, deri sa “u ra vlera” me daljen e makinave luftarake mororrike si dhe helikopterët si vëndkomanda lufte në ajër.

QENI HERO QË ERDHI NGA AMERIKA NË EUROPË

(Qeni rreshter “Stubby”, më i dekoruari në historinë e njerëzimit).

Më 11.11.1918, Gjermania nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me aleatët, për përfundimin e LIB, që njihej si “lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave”, ku ndërmjet mijëra historive të vërteta të fushëbetejave dallon historia e një qeni që bëri histori më vete gjatë Luftës së Parë Botërore. Ka qenë korriku i 1917-ës, kur ushtari 25 -vjeçar Robert Konroi (Conroy), stërvitej bashkë me shokët e tij të regjimentit në një bazë ushtarake të improvizuar në Yale të New Haven, në Connecticut të ShBA-së, në pritje për tu hedhur në frontet e Luftës së Parë Botërore në Europë. Por diku midis kazermave, gjeti një këlysh bisht cung të vogël e të uritur qeni me sytë e mëdhenj e trupi gjithë muskuj i pitbullit. Konroi ishte një dashamirës i kafshëve dhe si i tillë e mori këlyshin për të cilin koha tregoi se shpejt ai do të bëhej i njohur dhe i dashur për të gjithë ushtarët dhe oficerët e Regjimentit 102 të Këmbësorisë Amerikane. Efektivit të regjimentit ju shtua edhe një “ushtar”, duke i bërë shoqëri Robert Konroi.

Meqënëse qeni ishte me bisht të shkurtër, ushtarët filluan ta thërrisnin këlyshin me emrin Stabi (Stubby), që në shqip nënkupton “cung” apo bishtprerë. Stabi u mësua me jetën e kazermës dhe me gjithë jetesën ushtarake, u njoh me alarmet, stërvitjet, mësoi si të përshëndeste ushtarakisht duke u ngritur mbi dy këmbët e pasme e të vinte putrën tek vetulla e djathtë. Ditët kalonin dhe erdhi koha që trupat të niseshin për në Europë, Regjimenti i 102 i Këmbësorisë ku bënte pjesë dhe Konroi, do të lundronte me anijen luftarake “S.S.Minesota”. U nisën bashkë me Stabin dhe pas disa ditësh, kur anija ishte larg në oqean, komandanti i Regjimentit ku ishte ushtar Konroit zbuloi se ushtarët e tij kishin edhe një qen me vete gjatë udhëtimit duke kaluar Atlantikun. Kjo e zemëroi shumë sa urdhëroi kapjen e menjëhershme të qen bishtprerit.

Urdhëri u zbatua por në momentin që komandanti po mendonte për ekzekutimin e tij, ai u habit sepse qeni përballë u ngrit mbi dy këmbët e pasme dhe nderoi ushtarakisht duke mbështetur putrën e djathtë mbi vetull, duke pritur urdhrin e ekzekutimit, apo të flakjes në oqean. Komandanti i Regjimentit nuk mundi t’i rezistonte një gjesti të tillë nderues edhe në prag ekzekutimi. Komandanti i dha leje të jetonte. Por me mbërritjen në Francë, regjimenti i Konroit, ju bashkua Divizionit të 26 të “Yankee” dhe u nis për në llogoret e luftës, duke u futur kështu në një periudhë prej tetë muajsh luftimesh të përgjakëshme. Bashkë me regjimentin luftonte dhe Stabi, një qen i vogël e i zgjuar, që nuk ishte thjeshtë një “luftëtar fronti”, por më shumë se një kafshë e thjeshtë, një thesar mbështetës në fushën e betejës luftarake. Stabi kishte mësuar shumë nga jeta intensive ushtarake, e ndjente instiktivisht kur jeta ishte në rrezik dhe i mbronte shokët e tij ushtarë të transheve me të njëjtën trimëri e vendosmëri, që çdo qen tjetër në botë do të mbronte të zotin e tij në rrethana të vështira lufte.

Stabi i përcillte me ulërima shokët e tij ushtarë të transheve që jepnin jetën me tmerr herë të copëtuar nga minat apo predhat e artilerisë e herë duke vjellë copa mushkërish si pasojë e sulmeve kimike të armiqve, armë kimike të sapozbuluara dhe të provuara për herë të parë në LIB. Në këtë situatë edhe Stabi u gjend përballë sulmit kimik me klorinë të gjermanëve. Ushtria e kishte kalitur dhe ai i mbijetoi sulmit kimik. Pas kësaj ngjarje Stabi u bë edhe më i ndjeshëm ndaj klorinës dhe një nuhatës e paralajmërues për ushtarët e tjerë të frontit sado larg që parapërgatitej hedhja e saj. Aftësitë e tij të reja u panë në një mëngjes herët, kur gjermanët, duke përfituar nga drejtimi i erës, filluan pa paralajmërim një sulm të ri kimik me klorinë mbi vendqëndrimet e ushtarëve amerikanë që ishin akoma në gjumë. Stabi u bë kështu një paralajmërues i rrezikut duke bërë zgjimin e amerikanëve duke lehur fort, duke kërcyer mbi shtretërit e ushtarëve dhe duke dhënë kështu alarmin e shpëtuar jetë të shumta. Kur ushtarët ishin të dërrmuar në luftime dhe të sfilitur nga lodhja kishte një “ushtar” vigjilent dhe i gatshëm gjithmonë. Ai ishte në kohë të mirë dhe të keqe, ditën dhe natën i gatshëm, në betejë dhe në pushimet e përkohshme të sulmeve. Qeni “Stabi” ishte shndruar në luftëtarë me kohë të plotë në betejë. Ai ishte zbulues dhe nuhatës i minave, futej në hapësirat midis transheve dhe kërkonte për ushtarë të vrarë e të plagosur. U shndrua në një sinjalizues tepër i saktë kur gjente ushtar amerikan ndërsa e lehura kërcënuese donte të thoshte se kishte gjetur një ushtar armik. Në një rast, në një prej betejave, identifikoi dhe një spiun gjerman të cilin e sulmoi dhe nuk ju nda derisa trupat amerikane e kapën atë.

Akti trimëror i Stabit bëri që gjenerali komandues i trupave amerikane të dekretonte urdhërin për dhënien Stabit të gradës “Rreshter”, e panjohur dhe e padëgjuar më parë, duke u bërë rasti i parë në historinë e luftrave që një qen të merrte një gradë ushtarake, që u përkiste rracës njerëzore. Athere si asnjëherë tjetër në historinë e ushtrisë amerikane, në Regjiment vjen urdhëri që “Rreshteri Stabi” të pajisej me një uniformë të veçantë të posaçme dhe në fakt kjo uniformë e “Stabi-it” ruhet edhe pas më shumë se një shekulli në Muzeun “Smithsonian” në Washington DC në kryeqendrën e SHBA-së. Fakt historik është se Rreshter Stabi, shërbeu denjësisht me kontribut të spikatur në 17-të beteja, derisa nga fundi i luftës, një granatë që shpërtheu afër tij e plagosi rëndë në gjoks dhe në këmbë. Rreshteri Stubby shkroi faqe lavdie në përdorimin e kafshëve në luftë, evitoi rreziqe në luftime, kurseu gjak nga “shokët” e luftës, nuhati dhe parandaloi helmimin me një re me gaz mustardë të verdhë-gjelbër mbështjell një qytet si një mjegull vdekjeprurëse, me mençuri u bë zbulues, që nuk njohu kurrë ankesa, por gjithmonë besnik i regjimentit ku shërbeu.

Përshkrimet e kohës ruhen dhe tregohen se si në spitalin ushtarak ku u mjekua, qeni i famshëm nga New Haven i Connecticut, pasi e kishte marrë pak vehten, ngrihej e shoqëronte gjithë dinjitet grupin e oficerëve mjekë, thua sikur ta dinte që ai ishte dhe vetë një i tillë, duke sjellë kurajo, optimizëm dhe gëzim tek të plagosurit e tjerë që mbushnin spitalin në ato ditë të fundit të LIB. Rreshteri Stabi u bë i njohur në të dy anët e Atlantikut. Gazetat e luftës e përmëndnin shpesh emrin e tij, gjë kjo që bëri që gratë e Chateau-Thierrey, një nga komunat franceze, ku në vitin 1918 u zhvilluan disa beteja të përgjakëshme midis amerikanëve e gjermanëve, t’i qepnin Rreshterit Stabi një pallto të veçantë kamoshi, tashmë e njohur në rrethet gazetareske të mbushur plot me dekorata e medalje “për trimëri në luftë”. Përfundimi i luftës bëri që luftëtari i frontit luftarak në Europë të kthehej fitimtar në shtëpinë e tij në SHBA, si një hero, por dhe me një medalje ari të akorduar nga organizata “Humane Society”, që kryesohej nga gjenerali John J. Pershing komandant i Përgjithshëm i Forcave Amerikane. Fama e Stabit pas lufte u rrit shumë dhe ai filloi të ishte shpesh e më shpesh një i ftuar i çuditshëm dhe i respektuar në aktivitete shumë të rëndësishme. U harrua i zoti i qenit, por qeni i tij kurrë. Ai u prit në audiencë nga tre presidentë të Shteteve të Bashkuara, nga Presidenti Wilson, Presidentët Harding dhe Presidenti Coolidge. Instuticionet dhe autoritet amerikane dhe jo vetëm për shërbimet e kryera, i dhanë dekorata, medalje, urdhëra e tituj nderi përfshi edhe anëtarësinë në Legjionin Amerikan të Nderit. Stabi u bë veteran lufte, u tërhoq nga shërbimi aktiv njëherësh me të zotin e tij, Konroin, i cili në vitin 1921 shkoi për të studiuar drejtësi në Universitetin Georgetoën të Washingtonit. Por student Konroin sin ë luftë edhe në paqe ishin bashkë. E mori qenin me vete si shokun e tij më të ngushtë. Dy veteranë lufte shkuan bashkë edhe në Universitet, bashkë me rreshter Stabi. Qeni besnik i rregjimentit, bashkëluftëtar në frontet e luftës në Europë, kur ishte vetëm 10 vjeç, më 16.3.1926, i pushon zemra në mënyrë të papritur, që nuk ishte një ngordhje por një vdekje e transmetuar nga gjithë media e politika amerikane e kohës, si vdekja e një heroi lufte. Gazeta prestigjioze e planetit “The New York Times” shkroi nekrologji të tillë, që zinte një hapësirë gazete dy herë më të madhe se sa lejohej për vdekjet e kryeministrave të vendeve miq të SHBA-së. Trupi me katër putra i rreshterit Stabi u ballsamos dhe sot ai qëndron në pavionin “Price of Freedom”/Çmimi i Lirisë të Muzeumit Kombëtar të Historisë së Natyrës në Washington DC të ShBA-ve, museu i famshëm që njihet në mbarë botën “Smithsonian National Museum of Natural History”. Skulptura, piktura, memoriale kushtuar rreshterit Stabi janë të përhapura dhe të njohura kudo. Stabi ka një memorial në Parkun Përkujtimor të Veteranëve të Middletown të Connecticut të SHBA, memorial përkujtimor për qentë e luftës në Filadelfia, ndërkohë që sa ishte gjallë Stabi ishte pjesë e paradave të fitores pas Luftës së parë Botërore. Edhe në Michigan ka një varrezë qensh që kanë shërbyer denjësisht në ushtri dhe në policinë amerikane. Brezat tashmë kanë mësuar për qenin hero të LIB, që në të vërtetë ka më shumë se 50 burime studimi për një qen hero, që u fut në luftë kur ishte një vjec rastësisht dhe ngeli “hero lufte”. Në Kansas City, në një rrugë që u kushtohet luftëtarëve që luftuan për Amerikën dhe lirinë e popujve europianë, që quhet “Walk of Honor”, çdo tullë e shtruar ka një emër veterani, gjen edhe një emër: “Rreshter Stabi”, qeni veteran i Luftës së Parë Botërore, qeni me gradën më të lartë se i zoti, fitues i medaljes “Purple Heart”, por meritoi dhe shumë medalje “Për trimëri”. Qeni ka emrin dhe në “Monumentin e Lirisë për Ushtarakët e Luftës së Parë Botërore, të dedikuar: “Sergeant Stubby, Hero Dog of WWI, A Brave Stray”, “qenit të luftës” si ikonë e Luftës së Parë Botërore, hero e mik i presidentëve, gjeneralëve e ushtarëve, i respektuar kudo dhe në institucionet ushtarake dhe akademike, i vizituar nga miliona njerëz në vit, subjekt legjendash si hero lufte për shërbimin me besnikëri ndaj njerëzve në betejë. (Botuar më parë në Alb-Spirit)

Filed Under: Histori Tagged With: Zaho Golemi

Letra e Papës Palit VI nga 17 janari i vitit 1968

May 6, 2022 by s p

Pergaditi: prof. dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Botimi i letrës së papës Pali VI, nga 17 janari i vitit 1968, është përkthyer shqip nga Hilushi (pseduonim i Ernest Koliqit) me një mjeshtri dhe stil të veçantë, në dialektin gegërisht. Po ashtu, nga Hilushi u shkrua edhe komenti në fund të letrës, i cili është shumë përmbajtësor, domethënës, me tone shprese sa edhe kritike. Letra, për herë të parë, është botuar latinisht në “L’Osservatore Romano”, Citta del Vaticano. Viti 108, nr. 13 (32.691), 18 janar 1968, f. 1-2, për t’u botuar pastaj në revistën “Shêjzat” [Le Pleiadi]. Romë. Viti XII, nr. 1-3, 1968, f. 9-12. Në fund sjellim edhe përshkrimin e përkthimit shqip të bërë nga Hilushi, të letrës së papës Pali VI, të botuar te “Shêjzat”.

Letra e Papës Palit VI nga 17 janari i vitit 1968

Bijvet t’anë të dashun

Zotnijve të tyne Kardinala

Massimiliano de Fürstenberg

Prefekt i Kongregacjonit

të Shèjtë për Kishat Lindore

dhe

Gregorio Pietro Agagianian

Prefekt i Kongregacjonit

të Shèjtë për Evangjelizimin e popujvet

Bij t’Anë të dashun,

shëndet e bekim apostullik

            Me të kënaqun zêmre po u a sjellim fjalën Tanë Kryeparvet të dy Dikasterevet fetare nga të cilat mvaren Katholikët Shqiptarë e Arbëreshë, në rasën e Pesqindvjetorit të fatosit të tyne Gjergj Kastriotit Skanderbeg.

            Skanderbegu âsht pinjolli famëmadh i njâj treve qi pat fatin të përfshihet ndër sajime apostullike të Shën Palit e ndoshta nga dora e tij muer të parën farë t’Ungjillit; pa ajo paraqitet nga historija porsi Kishë me hierarhí nga fillimi i shekuli IV.

            Hierarhija shêjte e saj, ritit qoftë linduer qoftë prendimuer, mvarej nga patriarkata e Romës, e gjatë vargut të Konqilevet të mëdhaja Ekumenike, në bashkim me Selinë Romake, qe mbështetja e përhershme e orthodoksisë.

            Nonse mâ vonë Ikonoklastët deshtën ta këpusin nga jurisdikcjoni patriarkuer i Romës, dhe u ternuen në tokë të saj fise barbare jo kristjane, Shqipnija prap se prap e mbajti fenë e vet të shëndoshë, dhe synimin e shpirtin të ngulun tek Roma. Dhe kësaj Selije Apostullike i u suell ndër çaste të rrezikshme, tue gjetun herë mbas here përkrahje shpirtnore dhe materiale.

            I XV Qindvjet qe për kombin Shqiptar një nga përjudhat mâ të travajume, e njiherit edhe nga mâ të lavdíshmet të hisotrisë së tij, për luftat e pandâme që i u desht të përballojë kudrejt kërcnimit t’ushtrivet osmane pushtuese, të cilat, mbasi patën shtîm në dorë kryeqytetin e Perandorisë Byzantine, i mateshin drejt për së drejti Perëndimit. Qindresa e Shqiptarvet, gjatë një të katërt qindvjeti, u deftue /f. 9/ sa kambëngulëse aq edhe ngadhënjyese, sidomos nepër trimní e mbas udhëheqjes së kryeprisit të tyne Gjergj Kastriotit Skanderbeg, Pesëqindvjetori i Vdekjes së cilit përkujtohet po në këtë ditë 17 kallënduer 1968.

            Me të madhin gëzim muerëm vesht se gjith sa janë gjakut shqiptar, si në Shqipní ashtu përjashta, pregatiteshin për kremtim të lulëzueshëm të këtij qindvjetori me nderim mâ të thellë se kurr ndaj fatosin e tyne kombëtar të madh e të paharrueshëm. Edhe kjo Selí Apostullike me gjithë zêmër po bashkohet në përkujtim të fytyrës bujare të Gjergj Kastritotit, birit besnik të Kishës, të cilin Parardhësit Tanë e mbuluen me kaq e të tilla lavde sa ndoshta kurrnjânit ndër fatosa t’asaj kohe nuk i drejtuen. E njimend ai gjatë njizetepesë vjetve dijti ta mprojë nga pushtimi atdhenë e vet, tue sigurue me at mproje një nga sektorët mâ të rreikshm të ballit mprojtës të Krishtënimit. Përandaj Parardhësi i Ynë Kalisti III përherë i nderueshëm, tue marrë para sýsh besnikinë ndaj Fenë e ndaj Selinë Apostullike, me të cilën Kryetrimi i madh siellte ushtarët e vet në luftim, mujte shkurt ta pikëzonte tue pohue se Ai “përmbi të gjithë princat katholikë pat meritime të nalta ndaj Fenë e besimin e krishtenë”[ Liber Brevium Callisti III, nr. 298 foglio 122].

            Një mbas një, përandej, Papët që zunë këtë Selí në atë përjudhë të gjatë të luftës së tij të pandáme, s’ia kursyen ndihmën e tyne kohë mbas kohe e me dobí, madjè i dhanë mbështetje edhe përtej mase së mundësivet të veta.

            Mbas vdekjes së fatosit, e mbas pushtimit t’Adheut nga zotnuesa të huej, shum Shqiptarë pëlqyen mâ mirë mërgimin me gjithë farëfis, sidomos pse në Vendlindje mâ nuk mujshin të gëzojnë lirinë e Fesë ballëhaptas. Disa kaluen në Greqí, ndërsa tjerë, me shumicë, erdhën n’Italí, veçanërisht në Kalabrí e në Siqilí, valë mbas vale, tue gjetun pritje miqësore n’ato vende bujare. Për ta s’la pa u kujdesuem me gjithë zêmër kjo Selí Apostullike, me veprim të vazhduem e të përkujdesëshëm, si e ipte koha, derisa tash vonë për ta ngrejti tri qendra juridike në vete, Lungro dhe Horën e Arbëreshëvet me ipeshkví, dhe Monastirin stavropegjik të Grottaferratës me Arhimandrit, posë Seminarit Papënuer arbëresh “Benedikti XV.”

            Me admirim po shofim se këto Komunitete arbëreshe tash 400 vjet e mâ tepër ruejnë, posë gjuhës e traditavet, një kujtim të gjallë të të madhit Gjergj Kastriotit, nga bashkëluftëtarët e të cilit rrjedhin, e trimnitë e të cilit përjetësojnë ndër tregime e kangë popullore. Dhe bashkë me kujtimin ruejnë edhe Fenë e Tij, baras me përkushtinë ndaj këtë Selí Apostullike, për shërbim të cilës ata dhuruen njerëz të përmendun për dije e vërtyt, si, me të kënaqun po e kujtojmë, ndër ata që hypën mbi Kathedrën e Shën Pjetrit, Parardhësin Tanë Klementin XI, Albani, i cili mburrej për rrjedhën e tij të moçme shqiptare. Ata mandej që e ruejtën dhe ritin linduer, e bânë tue i u përshtatun njâj sajimi të dijshëm të Provanisë Hyjnore, që të përbâjshin një dëshmí të pandërpréme të katholicitetit të Kishës dhe, tue qindrue mes popullsísh latine, të bâjshin të njoftuna e të adhurueshme rite e tradita /f. 10/ të ndryshme më të cila stoliset e njâjta dhe e vetmja Kishë e Krishtit. Dhe Na, tue e mbështetun shpresën Tanë në të përtrîmet e tyne simbas Konqilit Ekumenik Vatikan, po shprehim urimet mâ të mirat që ata mund të gjêjnë rrugë të ré për veprimtarinë shpirtnore që dikur zhvillojshin në Shqipní, e që ato Kishna vendëse riti linduer të dijnë të marrin një pjesë edhe mâ me randësi në atë shpirt e në atë vepër ekumenike që frymëzon e vên në lëvizje Krishtënimin.

            Porse kujtimi i Papës, ndërsa nuk i harron të gjith ata Shqiptarët e shumtë të mërguem me shumicë nepër botë, u siellet sidomos komunitetevet katholike të mbetuna në tokë shqiptare edhe mbas pushtimit otoman e mbas humbjes së pamvarisë kombëtare. Sadoqi të rrethuem nga elemente tjera besimesh, tue pám vëllazën të shtërnguem nga nevoja e nga shpata të ndahen nga feja e të parvet, ata qindruen heroikisht në besë të Krishtit dhe të Selisë Apostullike. Dhe kjo, si mujti mâ mirë, i mbështeti dhe i ndihmoi nepër veprim të Propagandës e të Kongregacjonit Linduer, nepër zell të priftënvet shqiptarë e arbëreshë e të rregulltarvet, si Franciskanët, Basiljanët, Jeziutt dhe Lazaristat. Mbajti dhe përforcoi hierarhinë kishtare, ftoi e rriti ndër institute të veta klerikët e tyne dhe ngrehi për ta në Shkodër nji Kelogjë Papënore.

            Të shumta janë meritimet e këtyne bijve Tanë fort të dashun shqiptarë e arbëreshë, qoftë në lamë të shpirtit qoftë në atë të letërsisë e të kombësisë, përpara e mbas fitimit të Pamvarsisë Kombëtare në 1912, dhe s’ka kush që nuk i njeh.

            Në âsht se atyne u shprehim në mënyrë të veçantë dashuninë Tanë atënore, po e bâjmë pse i kemi veshtrue hap për hap në këto vjett e mbrame ndër vështërsít e ndër mundimet e tyne nga shkaku i kufizimevet të padrejta që i vêhen lirisë së tyne fetare e të salvimit të bajtun sidomos prej Barijvet të tyne.

            Ta dijnë ata bijt Tanë zë dashun, të cilët u nënshtrohen cenimeve kaq të randa ndër pasuní mâ shêjte e mâ të paprekëshme qi i përkasin njeriut, se zêmra e Papës âsht me ta dhe për ta i lutet Zotit të gjithfuqishëm dhe zêmërdhimbëshëm, që t’i ngushëllojë e t’i trimërojë.

            Kujtimi i Ynë u siellet edhe, me të dashun, të gjith Shqiptarvet jo katholikë, Orthodoksë e Myslimanë, mirë tue dijtun se të gjith të bashkuem ndër kujtime të traditavet hisotrike e lavdiplote t’atdheut, gjithmonë kanë këqyrë kah Selija Shêjte si kah mprojtsja e Kombit të tyne, dhe veçanërisht kanë tregue mirënjohje për përkrahjet e saj në kohë kritike të Pamvarsisë qyshë prej 1912 e tektej.

            Me sigurí  përtrîme po i thërrasim sot ndërhymjes amnore të Zojës së Këshillit të Mirë, e cila ç’prej kohës së vdekjes së Skanderbegut nderohet në Gjenacan, dhe njifet nga Shqiptarët porsi Zoja e Shkodrës.

            Ndër kambët e Saja Na duem të bijmë ndër gjûj bashkë me Jue, të dashtun Bij t’Anë, tue e shkrî me zâne të katholikve shqiptarë zânin t’Onë lutës për të kërkue qi zêmrat e të gjithvet të zbuten e të hapen për të pranuem këshillet e Perendisë, dhe që e ardhëshmja e Kombit Shqiptar bujar të jetë e dênjë për të kaluemen e tij të lavdíshme e për atë misjon që Zoti në këtë shekull i ka shênjuem. /f. 11/.

            Me kët urim Ju apim përzêmërsisht, Bij t’Anë të gjith Ipeshkvîjvet, Meshtarë e besnikë shqiptarë, n’atdhé e jashta atdheut, si peng të dashamirsís së veçantë t’Onë, Bekimin Apostullik.

            Romë, pranë Shën Pjetrit, 17 kallënduer 1968, në të pestin Vjet të Pontifikatit t’Onë. /f. 12/.

Komenti nga Hilushi (Ernest Koliqi):

Kjo letër e thekëshme e Shêjtit At Pauli VI jemi të sigurtë se ka m’u pritë me mirnjohje së thellë nga çdo zêmër shqiptare pa kurrnji dallim besimi ase ideje. Në  tê kumbon e lartë lavdija e Prîsit të Madh t’onë dh’e popullit qi Ai udhëhoq në nji varg të shkelqyeshëm fitoresh. Dridhet nëpër rrjeshta të saj nji kujdes i veçantë për Atdhén t’onë dhe nji dishir urimtar ditësh mâ ftabardha për në t’ardhëmën. Ati Shêjtë na porositë mos me dyshue në fatet e kombit e, për me na bindë, përmendë kalesën e lavdíshme, meritat qi fituen Shqiptarët tue mprojtë në XV qindjvet qytetnimin europjan. Përkujton me shprehje të larta çmimi Fatosin Komtar t’onë e na nxitë me ndjekë gjurmat e tija sidomos në flakim të ndiesíve vëllaznore.

Çdo fjalë e Papës zgjon jehonë të gjânë botnore. Me letër të Tij të 17 kallëndorit 1968, Pauli VI tërhoq vërejten e botës mbarë mbi meritat e motëshme të popullit shqiptar dhe mbi mjerimin e gjendjes së tij të sotshëme.

Pak janë ata të huej qi na përfillin, dikush na urren, shumica harron se ka nji komb shqiptar. Kemi nevojë për kuptim e mbështetje sepse shum paragjykime ushqejnë përgjithësisht të huejët mbi né dhe çashtjet t’ona. Prandej fjala lartushtuese e Papës së Romës, në rasën e Pesëqindvjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit Skanderbeg, tue i a kujtue botës qênjen t’onë dhe vuejtjet e padrejta qi na kanë mbulue, i sjell nji shërbim të pashoq Shqipnís e Shqiptarvet.

Me përkushtí mirnjohse i shprehim Shêjtnís të Ti Paulit VI falnderimin tonë e të shumicës së Shqiptarvet qi mendojnë e ndiejnë si na por gjinden në pamundësí, për rrethâna të dijtuna, me shfaqë lirisht mendimin edhe ndienjat e veta.

Shêjzat [Le Pleiadi]. Romë, /Kallënduer-Mars/, 1968, viti XII, nr. 1-3, f. 9-12.

*****

Un documento del Santo Padre su Giorgio Castriota Skanderbeg. /Nel Quinto Centario della morte/.

[f. 1] Nel quinto centario della morte di Giorgio Castriota Skanderbeg, Sua Santità ha inviato il chirografo che trascriviamo ai Cardinali Prefetti del la S. Congregatione per le Chiese Orientali e per la Evangelizzazione delle Genti.

Dilectis Filius Nostrus Maximiliano S. R. E. Card. De Furstenberg, Sacre Congragationis pro Ecclesus Orientalibus Praefecto, et Gregorio Petro S. R. E. Card. Agagianian, Sacre Congregationis pro Gentium Evangelizatione Praefecto.

Paulus PP. VI

Dilecti Filii Nostri,

Salutem

et Apostolicam Benedictionem.

Quinto revoluto saeculo ab obitu illius Georgii Castriotae, qui Skanderbeg est appellatus, Sacrorum Consiliorum Praefectos, quorum in dicione catholici homines sive Albanenses sive Nos alioqui ruvat.

Hic enim lectissimus eius terrae filius fuit cui feliciter contigit, ut digna apostolico Sancti Pauli ministerio haberetur ab eoque, sicuti fertur, sparso primitus Evangelii semine fecundaretur; cum reverea Ecclesia cum proprio sacerdotum ordine quarto iam menute saeculo post Ch n inibi constituta ostendatur.

Porro eius Episcopi, ii etiam qui ad orientales ritus pertinebant, patriarchali Romanae Sedis iuri fuerunt obnoxii, quacum inter maximorum Conciliorum Oecumenicorum seriem in fidei integritatem servandam assiduam semper operam impenderunt.

Haec postea regio per sacrarum imaginum ecersores a patriarchali Romae, quam diximus, iurisdictione seiuncta est; verum, quamvis exterarum impetu gentium, Christi doctrinam non profitentium, esset capta, firma tamen in sua fide permansit, oculis animisque incolarum in urbe Roma defixis Ad hanc enim Apostolicam Sedem in summis discriminibus confugere non omisit, indeque auxilium opemque in rebus sive temporalibus sive spiritualibus numquam non hausit.

Saeculo autem quinto decimo Albanesi nationi maximae aerumnae proptereaque uber gloriae materia enatae sunt, cum ei diuturum bellum contra irrumpentes Hosmanorum exercitus esset sustinendum, qui, domicilio Constantinopolitani Imperu occupato, ipsius Occidentis nationibus minabantur. Quibus tenaci invietaque fortitudine Albanensis quinque lustra obstiterunt, idque merito virtutique summi eorum ducis Georgii Skandrbeg est tribuendim, cuius quindem obitus commemoratio quinque post saecula in hunc diem incidit.

Quam ob rem magno animi Nostri gaudio didieimus, omnes Albanenses domi forisque saecularem huiusmodi memoriam esse celebraturos, egregia venerationis officia in suae patriae heroem, quem oblivisci nequeant, conderentes. Haec igitur Apostolica Sedes libenter cum iis suam laudem nobilissimi viri consociat, quem, fidelem Eclesiae filium, Summi Pontifices, Decessores Nostri, tam amplis verbis sunt procescuti, quae nullis forsitam eius aetatis viris tribuerint. Nam ipse qumque et viginti annos suam patriam ab hostibus servavit incolumem, itemque regionem tutatus est maiori periculo obnoxiam in fronte aciei, quae monumento atque defensioni christiano populo erat Quapropter ven rec. Decessor Noster Callistus III, singulare praesentum fidei Sedisque Apostolicae studium respiciens, quo impulsus dux praestantissimus suos ad certamen evocabat, recte effecit coegitque, eum “ultra omnes catholicos principes de fide et religione christiana optime meritum” fuisse (Liber Brevium Callisti III, n. 298, f. 122).

Ceteri vero Pontifices, qui deinde deinceps ad Beati Petri Cathedram ascenderunt longum per tempus, quo continua ipse bella gessit, tantum afuit ut certum firmumque auxilium ei denegarent, ut etiam validius quam pro suis viribus ei faverent.

Post tanti viri mortem, cum exterae gentes patria essent potitae, plurimi Albanenses exsulatum abire quam ibi manere maluerunt, ea potissimum de causa, quod nullam fere facultatem suae fidei libere profitendae haberent. Alii itaque se in Graeciam contulerunt, alii vero plurimi, varia demigrantes aetate, Italiam ac praesentim Bruttium atque Siciliam attigerunt, ubi benigno liberalique hospitio excepti sunt. Quibus omnibus adesse atque consulere Apostolica haec Sedes numquam praetermisit, assiduo providoque studio pro temporum opportunitate in eos collato. Quod aperte declaratur proximorum Decessorum Nostrorum praescriptis, qui tres ecclesiasticas provincias, Lungrensem scilicet et Planensem et B. Mariae Crzptoeferatae, totidem traditas Pastoribus, constituerunt, praetereaque Pontificium Seminarium ruventibus ad sacerdotium informandis condiderunt, a Decessore Nostro Benedicto XV appellatum.

Equidem Nos haud mediocri admiratione hosce Albanensium coetus conspicimus non solum patriam linguam moresque servare, sed memoriam etiam ac recordationem illius Georgii, utpote cuius commilitionibus ipsi progenitis sint eiusque gesta sive narrando sive canendo redintegrare soleant. Neque ignoramus eos tanti viri fidem pietatemque in Apostolicam Sedem semper retinuisse, cuius ministeriis viros dedisse tam doctrina quam virtute clarissimos: quos inter refere placet ipsum Decessorem Nostrum Clementem XI, ex Albana gente, qui de antiquo Albanensi ortu honeste gloriabatur. Qui vero ex iis in consuetudine orientalis ritus permanserunt, ii sane providenti Dei consilio paruisse putandi sunt, ut nempe constans ederent catholicae Ecclesiae testimonium, interque Latinos populos conversantes, famam gratiamque variis ritibus et usibus conciliarent, quibus una eademque Chirsti Eclesia insigni tamquam veste exorantur. Quam ob causam firma spe ducimur optimisque omnibus expetimus ad fore, ut ii, hac aetate quae Oecumenicum Concilium Vaticanum II subsequitur, ita studio sese renovandi ducantur, ut traditam sedulitatem industriamque ad animorum salitem pertinentes, in Albanensi terra magis magisque incitent, atque hae Orientalis Ecclesiae, oecumenico spiritu imbutae, ea fortiter suscipiant incepta, quae universam Christianorum familiam alunt atque exercent.

Attamen, si plurimos haud /f. 2/ oblivisimur profugos, qui huc illuc per terrarum orbem demigrarunt, Nostras potissimum cogitatones ad eas catholicorum referimus communitates, quae in Albanensi terra tum etiam remanserunt, cum patria a Turcis est ocupata suamque libertatem amisit. Eae enim, quamvis cum populis non christianis vel cum fratribus, qui vel vi vel necessitate erant religionem, coniunctius viverent, catholicam fidem invicta  constantia retinuerunt, usque ad vitae imoendium tum Chirsto tum Apostolicae huic Sedi obsequentes. Haec autem, quantum facere potuit, eas sustentavit adiuvitque opera sive Sacrarum Congregationum Fidei propagandae Ecclesiaeque orientali praepositarum, sive impigrorum sacerdotum Albanesium, sive denique religiosorum Ordinum sodalium, ut Francisalium, Basilianorum, Ignatianorum, Vicentianorum; neque solum sacram Ecclesiae hierachiam servavit atque confirmavit, sed sacerdotii, etiam candidatos in propria Instituta recepit Pontificiumque Seminarium urbe Scodra fundavit.

Quae vero merita hi dilecti fili, vel sede vel natione Albanenses, cum de religione tum de litteris patriisque rebus, et ante et post adeptam anno millesimo nontesimo duodecimo patriae suae libertatem, sibi collegerunt, ea multa omnibusque pernota sunt.

Quodsi his ipsis potissimum paternae Nostrae benevolentae caritatem significare gaudemus, id ea de causa facimus, quod trepido animo, novissimis hisce annis, ad eorum difficultates casusque adversos respeximus, cum inique religiosa eorum lbertas coerceretur ipsique Pastores acerba vexatione afficerentur.

Noverint igitur iidem dilectissimi filli, qui talia perpessi sunt ob sanctum inviolabileque humani nominis patrimonium, paterno Nos animo sibi propius adesse, itemque omnipotenti, ut ipsos soletur et erigat.

Nostra demum amanti cogitatione ceteros Albanenses incatholicos complectimur, sive Orthodoxos sive Mahumedanos, quippe quos omnes sciamus, uno quasi consilio insignium vetustorumque patriae suae morum memores, ad Romanam hanc Sedem tamquam ad suam patronam semper respestasse eiusque beneficia iam und a recuperata libertate ad hoc usque tempus libenter agnovisse.

In hisce ergo adiunctis redintegrata fiducia maternam opem Derparae Mariae Virginis a Bono Consilio impioramus, quam antiquitus, post ipsius Georgii mortem, Genestani multa pietate excultam Albanenses ut Beatam Virginem Scodrensem pernoscunt.

Itaque sacris eius genibus una vobiscum, Dilecti Fili Nostri, advoluti, catholicorum Albanensium voci Nostram adiungimus vocem, id enixe petentes, ut omnium animi divinis consilis obtemperent futuraque tempora nobilissimae Albanensium nationis ut egregiis factis superioris aetatis, ita numeri, quod simmus Deus eidem in mundo exsequendim commisit, gloriose congruant Quorum in auspicium vobis, Dilecti Fili Nostri, cunctisque sacrorum Antistitibus, sacerdotibus fidelibusque Albanensibus, sive domi sive foris sunt, Apostolicam Benedictionem, singularis benevolentiae Nostrae testem, peramanter impertimus.

Datum Romae, apus Sanctum Petrum, die XVII mensis Ianuarii anno MCMLXVIII, Pontificatus Nostri quinto.

Paulus PP. VI.

Pergaditi: prof. dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

LIBÉRATION PËR GJON MILIN NË 1946 : “FOTOGRAFI MË I MADH NË BOTË ËSHTË NË PARIS!”

May 5, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Maj 2022

“Libération” ka botuar, të enjten e 26 shtatorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ardhjen e bujshme të Gjon Milit në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Fotografi më i madh në botë është në Paris

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin të gjithë: Mili, Gjon Mili, është fotografi më i mirë në planet; 6 East, 23 Rd Street në Nju Jork, ai ka studion më të madhe dhe më moderne në botë.

Dhe brenda pak ditësh, të gjithë fotografët e Parisit do të mund të zbulojnë në Galerie du Bac, ku, nën kujdesin e Shërbimeve Inteligjente Franceze në SHBA, do të ekspozojë veprat e tij, një teknikë krejtësisht e panjohur për kontinentin tonë.

Mili, i cili mbërriti në Paris pak ditë më parë me 250 kilogramë pajisje për të depërtuar në misteret e Konferencës së Luksemburgut, do t’u shpjegojë me kënaqësi sistemin e tij.

— Jeni fotograf prej kohësh ? e pyetëm Gjon Milin që na priti me dashamirësi në zyrat e kolegut tonë të “Life”.

— Unë jam inxhinier elektrik.

Pikërisht për të mësuar elektricitetin, në fakt, ky shqiptar, pasi kishte mësuar frëngjisht në Bukuresht, shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte ende, në vitin 1939, vetëm një fotograf amator.

Gjatë luftës, këshilltar në “Laboratorin e të dhënave teknike – Technical Data Laboratory”, ka punuar veçanërisht në studimin e predhave. Falë sistemit të tij, ai ka bërë të mundur, nëpërmjet studimit të kujdesshëm të lëvizjeve të ecjes, përmirësimin e mëtejshëm të këmbëve të artikuluara ortopedike.

I vetmi fotograf zyrtar i Konferencës së San Franciskos, ai thjesht, pa blicet e llambave të tij që t’i shqetësonin debatet e tyre, fotografoi të gjithë të mëdhenjtë e kësaj bote. Në Luksemburg pajisjet e tij kanë bërë bujë dhe ai ende nuk ka marrë të gjitha lehtësitë që dëshironte. Kështu ai vërtitet rreth Montmartrit (Montmartre). Bretanja (Bretagne) dhe Pirenejet (Pyrénées) e tundojnë.

Ai kërkon një studio në Paris dhe nëse e gjen do të kthehet çdo vit :

— Ka kaq shumë gjëra të ëmbla në Francë sa mund të bësh gjëra të mira atje.

Teknika e tij? Ju thashë, ai është një inxhinier elektrik.

Rezultatet ? Për sa i përket rezultateve: nuk dimë dëshmitar më të mirë se këto tri foto, me firmën e Milit, dhe që jemi të parët në shtypin francez që i publikojmë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto 1 : Gjon Mili arriti, në një pamje të vetme, të kapte lëvizjen me aq saktësi sa kinemaja. Gjestet e kësaj vajze të vogël duke kërcyer me litar e mbajnë (tërheqin) vëmendjen si një vepër arti.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto 2 : Vini re pozën e këmbës së djathtë të njeriut që shihet përballë; syri juaj përfundon lëvizjen e nisur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Foto 3 : Sapo i është hedhur një gotë ujë në fytyrë kësaj gruaje; ne tundohemi ta ndihmojmë të fshihet

Filed Under: Histori Tagged With: GJON MILI

BOTËKUPTIMI PËRPARIMTAR I BUSHATLLIJVE, SHEMBULL PËR PASHALLARËT SHQIPTARË TË SHEKULLIT XXI

May 3, 2022 by s p

Filip Guraziu/

Studjuesi i mirënjohun i historisë së familjes së pashallarve Bushati të Shkodrës, historiani Stavri Naçi  na ka ballafaque me  material të bollshëm, mbi të cilin mundemi me nxjerrë konkluzione me vlerë, jo vetem për familjen e individët që e përfaqësuen atë familje, por edhe për zhvillimet që përjetoi qyteti i Shkodrës në atë periudhë.

Përpara se të shprehim konsideratat mbi vlerën ose ma mirë me thanë mbi rolin që luejti   familja e  pashallarve Bushati të Shkodrës për zhvillimin e Shkodrës  e të rrajonit si dhe për emancipimin e shoqnisë shkodrane  gjatë sundimit të pashallekut me të njajtin emen, duhet të kthehemi me kujtesë  në shekujt para ardhës të  shekullit  XVIII-të. 

Simbas historianëve, shekujt XVI e XVII-të  për Shkodrën dhe territorin rrethues, pasqyrojnë nji periudhë të “errët” në kuptimin e mungesës së zhvillimit  të shoqnuem prej nji anarkie totale; mungesës së rendit publik, të  stabilitetit ekonomik e të zhvillimit tregtar.  Konfliktet luftarake të vazhdueshme ndërmjet dyerve feudale që kërkojshin me çdo kusht sundimin mbi të tjerët damtonte fuqishëm ekonominë parësore të kohës, tregtinë. 

Kjo pra, ishte gjendja para ardhjes në fuqi si sundimtar i Shkodrës të Mehmet pashë Plakut në vjetin 1757. Dinastia e pashallarve Bushati përfundoi në vjetin 1831, kur Mustaf Reshit pashë Bushati me urdhën të Sulltanit  largohet përfundimisht prej Shkodrës. Gjatë 74 vjetëve sundim e qeverisje të pashallekut të Shkodrës, dinastia e Bushatllijve fuqizoi ekonominë dhe  ndikoi pozitivisht për liberalizimin dhe emancipimin e marëdhanieve shoqnore  në Shkodër e  rreth sajë. 

Në çdo rast që kujtojmë, pse jo edhe me nji dozë krenarie te ligjëshme, zhvillimin e qytetit të Shkodrës në historinë e vonë të sajë, gjatë periudhës së sundimit të Bushatllijve, pra gjatë fundit të shekullit XVIII-të dhe gjysës së parë të shekullit XIX-të. na vjen para syve fuqia e madhe  ekonomike si dhe emancipimi i shoqnisë si rezultat i  hapjes  drejt ideve progresiste europiane të kohës, Nji fakt tjeter domethanës, që indirekt përforcon meriten e rolin e Bushatllijve në drejtim të zhvillimit 360° të Shkodrës mundet me qenë edhe dukunia e ramjes graduale ekonomike e qytetit, fillimi i së cilës konstatohet pikërisht mbas vjetit 1831, kohë në të cilen Bushatllijtë ishin largue prej drejtimit të pashallekut të Shkodrës.

Nuk mundemi me e gjetë te ” rastësia” kët “hop” zhvillimor që dallohet qartë, në Shkodër e për rreth, e që ndodhi pikërisht gjatë periudhës së qeverisjes së dinastisë së familjes Bushati. Përgjigjen duhet ta kërkojmë te vizioni përparimtar ( natyrisht për kohën) që manifestuen përfaqëuesit e kësaj familje, të cilët ishin jo vetem të arsimuem, por edhe në kontakt, falë edhe pozicionit të veçantë gjeopolitik që gëzon Shkodra, me zhvillimet europiane të kohës. ( S’duhet harrue se  fuqizimi i pashallekut të Shkodrës, koinçidoi me periudhën e revolucionit borgjez në Francë, idetë e të cilit shkundën ” mykun”  shekullor të sistemit feudal në tanë botën). Kur jepen gjykime në histori për përsona të veçantë, për dinasti sundimtarësh etj., natyrisht tregohen edhe sjelljet personale të tyne që jo gjithmonë janë të pëlqyeshme ( e kuptueshme se edhe ato janë njerëz si tanë të tjerët), por në fund gjykimi përfundimtar  bazohet kryesisht te vlerësimi i ndikimit të tyne për zhvillimin e  ekonomisë, rritjen e mirëqenies dhe emancipimin me moral pozitiv të shoqnisë.

” E para asht fjala” na mëson Bibla, në kuptimin që ” ideja”, pra formimi  ideologjik që vjen prej  ndërthurjës së edukimit me eksperiencën e skalitun në DNA e individit, ishte e mbetet primare në analizen e sjelljeve dhe veprave të “sapiensit”.

Simbas këtij kandvështrimi, fakti që rrajët e familjes Bushati ishin thellë në tokën e shqipeve, ndërgjegjësoi ndjeshmëninë e identitetit të tyne arbnor e mbi kët bazë u konsolidue edhe formimi i tyne kulturor i plotësuem nëpërmjet edukimit arsimor  që morën. Kujtojmë së biblioteka e parë në Shkodër ishte vepër e tyne. 

Si të gjithë shqiptarët autokton që s’bashku me qumështin e nanës morën vetëdije edhe mbi luften heroike për pamvarësi  të Gjergj Kastriotit Skënderbeut edhe përfaqësuesit e familjes së Bushatllijve nuk bajnë përjashtim prej këtij konteksti.  Rrethet  shoqnore shkodrane të periudhës së Karamahmutit  dëshmojnë se ai kishte si ambicje me u  konsiderue si mbasardhësi i Skenderbeut, opinion që bahet i besueshëm  prej veprimtarisë së  Kara Mahmutit, i cili me shtysen e austriakëve  organizoi lidhjen anti turke të Podgoricës në vjetin 1786, por që nuk pati sukses. Ishte pra ky  formim kuturor që i mundësoi  me  konceptue e me vlerësue randësinë e bashkimit shpirtnor të arbnorëve; pamvarësisht prej bindjeve fetare jemi të tanë bijt e kësaj toke, jemi arbnor !  E filloi Mehmet pashë Plaku dhe e vazhdoi i biri, Karamahmuti; mos diskriminimin e shqiptarëve katolike. ” Bashkimi  shpirtnor sjell fuqi e mirëqenie”. Faktet që dëshmon historia gjatë qeverisjes së përfaqësuesve të familjes  Bushati janë rrjedhim i bindjeve të tyne përparimtare. 

 – Dy herë, në vjetin 1787 dhe 1793, kur Porta e naltë tentoi ta eleminonte me fuqinë e armëve  Karamahmut pashën, i erdhën në ndihmë malësorët katolikë rreth Shkodrës dhe Karamahmuti doli fitimtar! 

– Nuk duhet konsiderue rastësi që historia e mjeksisë shqiptare (Dr. Kerçiku) cilësoi italianin Dr. Emidio Tedeschinin si mjekun e parë me diplomë europiane  që ushtroi aktivitetin  e tij në Shkodër – Shqipni; Ishte vizionari Mehmet pashë Plaku që e kishte ftue si mjek i oborrit të tij në vjetët 50-të të shekullit XVIII-të. Në vjetët që pasuen familjarët e Dr.Emidio Tedeschini hapën për herë të parë edhe farmaci të stilit europian në Shkodër e Durrës) 

 – Nuk duhet me ia lanë rastësisë që në Shkodër gjatë asaj periudhe lulëzuen ekonomikisht familje tregtare katolike të fuqishme si Bjanku, Çoba, Suma, Muzhani etj.  anijet e të cilëve, pronë e tyne, nëpërmjet lumit Buna ndërlidhshin Shkodrën me qytetet e zhvillueme të Adriatikut e s’bashku me mallnat, sillshin edhe ide të reja të cilat emancipuen shoqninë shkodrane; ishin shejat e para të frymës së liberalizmit e të mosdiskriminimit  fetar, rrjedhim nji vizioni te ri përparimtar ( për kohën) i Bushatllijve që i mundësoi atyne ( tregtarëve) mbrojtje e kushte lehtësuese për zhvillimin e tregtisë. ( Kur nji tregtar katolik shkodran u përdhunue në Prizren, vetë Karamahmuti shkoi atje dhe dënoi  përdhunuesit !)

– Si mundemi me spjegue ndërhymjen e Ipeshkvit të Shkodrës te Papa në Romë në favor Karamahmut pashës ( i cili në atë kohë ishte i dënuem me vdekje prej Divanit)  për me i kërkue Sulltanit falje për Karamahmutin? Ka vetem nji spjegim; mirëkuptimi ndërfetar   që  falë Karamahmutit, në atë kohë, filloi  me marrë jetë në pashallekun e Shkodrës i dha mbështetje morale Ipeshkvit për ndërhymje te Papa…)

Kujtojmë se qendra e Pashallekut të Shkodrës, qyteti i Shkodës në kohën e pashallarve  Bushati numëronte mbi 40.000 banorë; zemra ekonomike e qytetit, pazari, kishte mbi 2500 dyqane e magazina; flota tregtare  shkodrane e ulqinake me rreth 100 anije ndërlidhte tregtarët  shkodranë me qytetet ma të zhvillueme të mesdheut; karvanet tregtare me kuaj të ngarkuem, përshkojshin të qetë e të sigurtë rrugen prej Shkodrës drejt qendrave të ballkanit, Prizren, Shkup e përtej në lindje; përfaqësuesit ( konsujt ) e shteteve ma të fuqishëm të europës kishin seli në Shkodër etj., etj. etj.

Pa diskutim, ajo periudhë mbetet periudha ekonomike ma e lulëzueme që njeh Shkodra, meritë e vizionit përparimtar të përfaqësuesve të familjes së pashallarve Bushati. Ato mbrritën me qenë të suksesëshëm e fitimtarë, sepse  ushqyen dhe vepruen ( mbrenda mundësive që lejonte koha ) për bashkimin shpirtnor të shqiptarëve, pa dallim feje e krahine.

 ” …Po sot Shqipni, më thuej si je ?, ashtu si lisi i rrëxuem përdhe…! ” 

Shqiptarët sot janë ma të përçamë se kurrë…! ( Përçamje gjuhësore, fetare ideologjike, partiake, gjeografike…, si rezultat i keqmenaxhimit diskriminues e jo demokratik ! )

” O pashallarë të shekulli XXI, merrni shëmbull prej Bushatllijve, vetem bashkimi shpirtnor i shqiptarëve sjell përparim në tokën e Shqipes.!”

Filed Under: Histori Tagged With: Filip Guraziu

IMZOT GJERGJ VOLAJ / Vritet Ipeshkvi ma i ri n’ botë

May 3, 2022 by s p

C:\Users\User\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\download.jpg

  IMZOT GJERGJ VOLAJ

  (1904 – 1948)

“Nanë! Mos kjaj per até që po shef tashti! 

Kjaj per até që vjen ma mbrapa!” 

Imz. Gjergj VOLAJ

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Porsa kalon Uren e Bunës brij Kështjellës Rozafat dhe nisesh per në rrugen brijë  Liqenit të Shkodres, plot mbas 7 km, gjindesh në fshatin Shirokë. Asht nder fshatet ma t’ aferta të Shkodres, ku prifti i Shirokës Don Zef Ashta, në vitin 1874 ka hapë shkollen e parë shqipe. Ajo shkollë u hap pranë Kishës në

krahun e djathtë, në ndertesen e Tom Mark Radovanit, të Parvet të mij. Bana ket hymje mbasi Shiroka asht qendra ma e permendun pranë Shkodres, per njerzit e mëdhaj që i ka dhanë Shqipnisë tue fillue nga i njoftuni Kardinali i Parë Shqiptar Imzot Mikel Koliqi, doktor Federik Shiroka, At Anton Harapi e deri tek mësues e profesora të njohun në gjithë Shqipninë e ditve të shkueme e të sotme. 

Aty asht le edhe Imzot Gjergj Volaj me 21 Shtator 1904. Mbasi perfundoi shkollen fillore në vendlindje, vazhdoi seminarin Papnuer në Shkoder e, mbas tij vazhdoi n’ Itali në Padova, universitetin e filozofisë si dhe Seminarin Minor, ku ra në sy per një pergatitje të mrekullueshme dhe sjelljen e Tij shembullore. 

Pak vjet mbas Tij u pat le edhe djali i dytë Kola, që ma vonë edhe Ky ju kushtue me andje të madhe, Urdhnit Françeskan dhe mori emnin At Viktor Volaj O.F.M. 

Dy vllazen dijetar dhe klerikë shumë të nderuem të Klerit Katolik në Shqipni.

Me 28 Qershor 1930, Gjergj Volaj shugurohet Meshtar nga Argjipeshkvi i njohun Metropolitan i Shkodres, Imz. Lazer Mjedja. Emnohet famullitar i Malit Jushit. Në Shkrel ka sherbye deri në vitin 1936, që ishte zonë e thellë malore e njohun. Aty emnohet Ipeshkëv i Sapës, me qender në Nenshat, ku me 26 Qershor 1940, në moshen 36 vjeçare, tue kenë ipeshkëv i Sapës, gzon titujt ma të naltë fatarë e kjo ishte një knaqësi shumë e madhe per Katolikët e Shqipnisë së Veriut. Imz. Gjergj Volaj ishte shumë i rij kur Kardinali della Costa, Ipeshkëv i Padovës, e prezantoi me përgjegjësin, Delegatin Apostolik në Shqipni della Pietra, tue i paraqit studentin Gjergj Volaj, si ekzemplar të veçantë. Prej asaj kohë Imz. Volaj u dallue edhe si predikatar. 

Ishte ma i riu ipeshkëv, por me aftësi dhe me një kulturë të naltë. Krahas me kryeipeshkvin Imzot Gaspër Thaçi, Imzot Nikollë Deda, Dom Ndre Zadeja. Mbahet mend, në Shkodër më 26 maj 1946 kur ndrroi jetë Imzot Gaspër Thaçi. Procesioni i përmortshëm nëpër rrugët e qytetit, megjithëse ishin marrë masa tepër të rrepta nga shteti komunist që të pengonte në çdo mënyrë procesionin, ai u ba aq madhështor dhe me pjesmarrje të gjithë jo vetem të qytetarve të Shkodres por, edhe të studentave të Gjimnazit shtetit, saqë u vlerësue si manifestim i papërsëritshëm kundër komunizmit.

Në meshën e përshpirtshme ceremoniale, fjalën e rastit ia caktuene dhe e mbajti Imzot Gjergj Volaj. Një ligjeratë e mbetun në kujtesen tonë, si fjalim i paharrueshëm historik, madje edhe i guximshëm, nga podi predikatar në Katedrale ku populli e mbushi si asnjëherë, mbrenda e jashta me popull besimtar të Shkodrës mbarë. Paraqitja e Imzot Volaj si prijës me shkopin baritor në dorë, me gojtarinë e rrjellshme të predikatarit me forcë fjale, i prekun thellë nga dhimbja dhe trazimet e kohës, ka mbetë shprehja gojore e një fjalimi ma të fuqishëm i predikatarit, ku respektohej figura e njohun fetare e nderueme e Imz. Gasper Thaçit, ku Imz. Volaj thirri me za të naltë:
I paharrueshmi Kryeipeshkëv Imzot Thaçi! Ti përgjithmonë Shqiptar!
Ti përgjithmonë meshtar, katolik, apostolik romak!  Ishte ky fillimi i fjalës plot za e forcë që ushtoi edhe jashtë Katedrales dhe u përhap kudo, si një definicion paralajmërues i një vije të palëkundshme i të gjithë klerit katolik që do të vazhdonte rrugën e mundimeve në Kalvarin e madh e deri në martirizim. Nuk harrohet edhe jehona e fjalës në shpatin e kështjellës Rozafat në ditën e festës së Zojës së Këshillit të Mirë më 25 prill 1946. Shtegtim i vërtetë masiv i një populli besimtar në këtë Shejtore, të ardhun nga qyteti e të gjitha katundet rreth Shkodrës për festën e Zojës. 

Mesha e kremtue nga Imzot Gjergj Volaj. Predikatari i njohun Volaj, me aftësi foli për devocionin e Zojës, për besën e shpresën e qëndrueshme tek Mbrojtësja e Shkodrës dhe e Kishës Katolike në këto kohë aq të vështira. 

Ishte predikimi i fundit i Imz Volaj: Porosi dhe thirrje për Besim në Zotin.

Ky fjalim paralajmërues i fundit nuk ishte jo i papritun. Ata që e njohën dhe ia ndigjuen zanin, kanë shka të flasin për Imzot Gjergj Volaj, por edhe të lotojnë sepse, komunistët ia morën jetën krejt të pafajshëm. Ishte koha e luftës së Ever Hoxhës kundër Krishtit. Në rrethana poshtnimi u arrestue Imzot Gjergj Volaj. Për akuza të pavërteta u torturue mizorisht dhe kujtohet nder ma të masakruemit klerikë katolik nga Sigurimi i shtetit komunist. 

Mbas arrestimit u mbajt në hetuesinë ma të mnershme të Sigurimit shtetit në Shkoder, në hetuesinë e Kuvendit të Fretenve pranë Kishës së tyne, ku pak kohë perpara sigurimi komunist kishte futë edhe armët nën elterë. Aty Imz. Volaj provoi tmeret e panjoftuna ndonjëherë nga Atdhetarët dhe kleri katolik paperjashtim, po disa nga drejtuesit e Atij kleri janë masakrue aqsa nder shtetet e Europës Lindore komuniste as nuk njiheshin ato tortura. 

Vetë mbyllja e procesit Imz. Gjergj Volaj me firmen e Tij, verteton paasnjë kundershtim se Ai, jo vetem ishte i pafajshem po, edhe i pamujtun mos me i pranue akuzat që as nuk i shkonte mendja se do të firmonte në jeten e Tij. 

U dënue me vdekje. Për çudi Ju lejue një takim special me Nanën e tij njëditë para pushkatimit të Imz. Gjergjit. U duk ky takim si ndonjë nga ndalesat në rrugën e mundimshme të Kalvarit: Dukej si ndalesa e Katërt ku Jezu Krishti i dënuem me vdekje takon Nanën e vet. Jo pa qellim të keq: E takuene vetem me e demoralizue Djalin para Nanës së vet të shkretë!

Sa dhimbje të mëdha kanë provue këto dy zemra të pasterta e të dashtuna!

I dhimshëm po edhe i paimagjinueshem takimi me Nanën e vet Tone, i të dënuemit me vdekje Imzot Gjergj Volaj njëditë përpara pushkatimit. Ai e ngushëlloi Nanën e vet kur e pau aq të rrënueme. “Nanë, mos vajto atë që tashti sheh tek unë. Kjajë ditët ma të vështira që do të vijnë!” Ia shtrini dorën mbi kokë dhe i tha: “Kjofsh e Bekueme o Nanë!” Të theruna zemre, mjerim e lot, por bekim për amshim. “Kjofsh i bekuem o Biri i Nanës!” Iu përgjegj Nana. Vetem Ato Nana mund të flasin edhe sot nga gropat e Rrmajt mbasi asnjëherë, nuk harrohen krismat në orët e para të mëngjeseve të atyne kohëve të zeza, që vijshin gjithnjë nga Penda e Kirit mbas Rrëmajit.

Me 3 shkurt 1948 mbas vorreve, aty tek Zalli i Kirit, u pushkatuen disa vetë të hjedhun në një gropë. Por nuk u mbyll këtu dhimbja për Nanën e vujtun. Edhe djali tjeter At Viktor Volaj, atdhetar, gjuhëtar dhe studiues, etnograf, përkthyes e autor i sa e sa shkrimeve e studimeve, bashkëpunëtor i ngushtë i At Justin Rrotës e At Gjergj Fishtës, që ishte edhe komentator i të gjitha veprave të poetit të madh kombtar, nuk i shpëtoi dënimit për shumë vite në internime komuniste kur nana e vet krejtësisht e vetmueme, kalonte jetën  pranë një familjes bamirse. E pra kjo asht e verteta e Familjes Volaj, që u shfaros nga Sigurimi i shtetit komunist i diktatorit terrorist pa asnjë shkak vetem, pse dy djelmët ishin thirrë me i sherbye Kishës Katolike në Shqipni.

E sa familje si kjo ka sot Shqipnia e “rilindur socialiste”?! – As nuk bahet e dijtun kurr masakra e madhe e diktaturës barbare komuniste në Shqipni! 

Dihet vetem një fakt: Shqipnia jo vetem nuk i dënon krimet e komunizmit, po perditë mendon per kthimin mbrapa të shtetit, tue ringjallë diktaturen, fanatizmin anadollak dhe shthurjen e ligjve e të ecjes drejtë Europës.   

A ka sot Nanë Shqiptare që i këndon Djalit si Nana e Imzot Gjergj Volaj: 

“Flej qetësisht n’at djep moj njome,

  pusho n’paqë me ej’ e zana,

  si ma t’mirin nder gjithë kombe

  për Shqipni tash t’rritë ty Nana.” (Shkrue nga Don Ndre Zadeja).

Melbourne, 2 Maji 2022.                       

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT