• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një poezi e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin

March 13, 2018 by dgreca

GjergjiPOEZIA E PAOLO GIOVIO-S PËR GJERGJ KASTRIOTIN NË VEPRËN “ELOGIA VIRORUM BELLICA VIRTUTE ILLUSTRIUM”/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Mars 2018/1 Paolo

 Francesco Tajani, në veprën e tij “Le Istorie Albanesi”, botuar në Salerno në 1886, ka përkthyer nga latinishtja në italisht, në faqen n° 124, poezinë e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin, të cilën e gjejmë në faqen n° 147 të veprës me titull “Elogia virorum bellica virtute illustrium”, botuar në 1575 nga Pietro Perna.

Aurenc Bebja, ka përshtatur këtë poezi në shqip dhe e ka sjellë për lexuesin, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania” :1 Poezia

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

Gjergj, brenda varrit tënd mbyllet

Rrënimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit;

Kockat e tua pa kundërshtim,

Në shumë vende u shpërndanë dhe përhapën.

Pjesët e trupit që duhet të qëndronin të mbyllura,

Për të mos u ndjerë më të fyera nga armiku,

Ashtu nga emri yt u lind lavdia e zjarrtë,

Sa në një mijë pjesë u thyen dhe shkëmbyen.

Sepse duke u larguar nga kjo botë,

Trupi yt u copëtua nga armiqtë e tu,

sikur për tu ndjerë të rëndësishëm.

 

Dhe virtyti për tu dhënë jetë të tjerëve,

vjen nga ti, ashtu i njëjti,

të dha famë dhe nder.

Giovio – Jeta e njerëzve të shquar

1 elogy“Elogia virorum bellica virtute illustrium”, (1575) – Paolo Giovio / Burimi : Internet Archive

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Poezia e Paolo Giovio

E lumja Marije Tuci – emër që nuk harrohet

March 12, 2018 by dgreca

Marie Tuci

Shkruan: Msc.Kristinë Dedaj*/

Historia jonë kombëtare është sa e dhembshme por edhe tragjike. Vend të veçantë e të rëndësishëm në historinë tonë zë edhe femra shqiptare që nga periudhat e lashta e gjerë në ditët e sotme .Femra shqiptare gjatë shekujve ishte simbol i durimit, dashurisë,trimërisë ,mirësisë dhe i qendresës.Në skajë të rrugës së sotme të Kombit, në krah të autostrades ndodhet një fshat i vjetër me shumicën banorë të ardhun prej fshatit Orosh të Mirditës. Ky fshat quhet Ndërfushas. Aty ku ndahet kufiri i këtij fshati me fshatin e Ndërfanes që në shumë dokumenta arkivore i gjendet edhe emri ’’ Ndërfandinë’’ në kodrinën ma të dukshme të këtij fshati ndodhet kulla nder kullat   me të vjetra të këtyre trevave, kulla e Nikollë Mark Tucit.

Më 12 mars 1928 u lind Marjie Tuci e bija e Nikollë Tucit dhe e Dilë Fushës . Në vendlindje Marija hodhi hapat e parë të fëmijërisë .Familja e Marijes kishin një gjendje të mirë ekonomike sepse merreshin me punimin e arave dhe me kullotjen e bagëtive. Babai Nikollë Tuci e nënë Dila kishin katër fëmijë: Markun, Marijën,Luçjën dhe Lizën. Marija ishte nxënëse në shkollën e motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës prej moshës 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme.Veç virtyteve fisnike që Marija kishte marrë nga familja e saj në kolegjin e motrave Stigmatine fitoi edhe dije të bollshme për pregatitje për infermjere por Marija kishte vendosur t’i sherbente kishës dhe ëndërronte të bëhej murgeshë.

Gjatë vitit 1946 Marije Tuci bashkë me Davida Gjomarkun filluan punën si mësimdhënëse në fshatin Fan dhe Gojan të Mirditës të ftuara nga abati i Oroshit Frano Gjini.Bashkëkohësit tregojnë  se ishte një mësuese e mirë, e rregullt me nxënësit dhe kërkuese ndaj vetes , me qëllim që t’u shërbente nxënësve në shkallën më të lartë të mundshme , që ata të përvetësonin kërkesat shkollore sipas programit. Pas vrasjes së Bardhok Bibës më, 7 gusht 1949 sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë dhe deputet i Parlamentit , tri ditë më vonë në shenjë revolte dhe hakmarrje ndodhi ditë e zezë për Mirditën dhe mirditorët sepse u varën dhe u pushkatuan katërmbëdhjetë veta, u burgosën mbi 25 veta dhe u internuan mbi 300 veta në mesin e tyre edhe mirditorja e re dhe e bukur Marije Tuci.

Ajo arrestohët në Mirditë tri ditë pas vrasjës së Bardhok Bibës se bashku me të vëllanë e saj Markun.  Ishte moment i dhembjes edhe i tmerrit kur Marija dhe vëllau i saj Marku të dytë të arrestuar nga bishat e egra komuniste e shiquan njëri – tjetrin nga kamionët dhe nuk kishin mundësi për të biseduar e ai moment dhe ajo ditë ishte hera e fundit që vëlla e motër u panë bashkë.

Pasi u lirua nga burgu vëllau Marku në vitin 1957 gjeti në shtëpi një letër të shkruar me pika gjaku prej motrës së tij Marijes ku nder të tjera thoshte: ’’Jam e dënuar me tre vjet burg me kusht kur e dijnë fare mirë se ditët i kam të numëruara. Jam e lumtur që po i plotësohet deshira kolonel Hilmi Seitit që do të më bëjë që as familja ime mos të më njohë.’’ Pas arrestimit të dytë të tij Marku tha: gjithçka mund të harroj por jo motrën time që vdiq gjatë hetuesisë.’’ Kjo letër është marrë dhe askush nuk ka njohuri se ku ka përfunduar ajo letër.

Vepra që kishte kryer Marija ishte se ishte e bukur dhe model i qytetrimit, dijës, menqurisë, bukurisë dhe virtyteve të pastërta . Kjo vepër i ra në sy ish shefit të sigurimit të Shkodrës , Hilmi Seitit i cili kishte tentuar të abuzonte me trupin e saj por duke parë se Maria kishte një dinjitet të lartë dhe karakter të rrallë pranoj të torturohej e të vdiste e jo të behëj peshqesh për një moster.

Xhelati i egër komunist Hilmi Seiti urdhëroj që mbi vajzën e bukur dhe me virtyte të larta njerëzore të ushtrohët një dhunë më mizore që ta fusin në thes dhe brenda atij thesi të fusin edhe një mace të egër dhe duke e goditur macën me shufra hekuri që të terbohët dhe ta shqyej Marijen.

E mbijetuara Olimbi Baruti , për një muaj shoqe qelie me Marijen, duke folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut ka thënë:’’Burgu ishte një birucë… edhe pse e quanin qeli,ishte qelia nr.13 pa dritë,as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë,ujë,groshë ose makarona. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe,lutej shumë në burg dhe ishte kundër komunizmit. Gjatë gjithë muajit vetëm një herë i dhanë ndërresa edhe i ndau me mua .’’

Deshmitarja tjetër Vida Matlia e cila ishte shoqe burgu për disa muaj me Marijen patë thënë :’’ Nga të ftohtit rrinim të përqafuara për t’u ngrohur . Qelia ishte plot me ujë,sepse binte shi edhe mbi dyshek.’’Motër Jorgjia Bulgareci ishte bashkëmoshatare me Marijen, pasi u mbyll kuvendi i motrave Stigmatine e kishte marrë malli për të parë qytetin e Shkodrës dhe nga Tirana e bëri një vizitë.Kur erdhi në qytetin e Shkodrës e kupton se Marije Tuci ishte e shtrirë në spital dhe shkon për ta kërkuar.

Nuk arrita ta dalloja kaq e kishin shpërfytyruar. Marija që më njohu duke folur me veshtirësi me tha: ’’ Jorgjia shiko si me ka bërë Hilmi Seiti.’’ Më kanë hedhur vazhdimisht e ngadalë ujë në kokë. Trupi im ishte i lagur gjithmonë. Pa pushim më linin mbi një shtrat të lagur. Për vdekjën e Marijes e ka kuptuar gjatë vitit 1990, kur ka ra regjimi i egër komunist.

Për martirën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbshme por edhe krenare janë thurur edhe vargje njëkohësisht:

’’Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace
N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë
Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’ thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kanë ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë
Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kanë mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista
Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë
Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes.’’

Kënga :’’Maria Martire për fe’’ i kushtohet qendresës heroike të Martirës Marije Tuci dhe gjithë Martirëve tjerë kundrejtë barbarizë së egër komuniste:

Në një natë të errët t’grabitën lirinë,
Të morën me dhunë me hekura në duer.

Ti strehë të mundimit pate qelinë,
Ku njohe hetuesin, me zemër si gur.

Por në at’ vend ferrit ti s’u ligshtove,
Torturat durove me t’madhe qendresë,
Kushtimin për Zotin kurrë se mohove,
Provove cdo vuejtje, s’e preve ne besë.

Maria, Maria,
Vijnë Jonet prej qiellit,
Maria, Maria,
E lume Ti je,
Maria, Maria,
Ndrit rrezja e diellit.
Maria, Maria,
Martire për fe.

Oh, sa poshtnimet ti i durove,
At rrobe t’murgeshës e ruejte pa prekë,
Ti me trimni xhelatin sfidove,
Për fe e nder pranove, pranove me vdekë.’’

Marije Tuci vdiq në spitalin e Shkodrës më , 24 tetor 1950 në moshën njëzet e dy vjeçare. Pas vdekjës kusheriri i saj Kolë Shtjefni nga qyteti i Shkodrës lajmin e hidhur familjarve të Marijës iu kumtoj me anën e një telegrami. Familjarët e saj ishin të internuar në Tepelenë. Ai u kujdes që Maria të varroset në varret katolike të Rrëmajit në Shkodër. Pranë eshtrave të së bijës dëshiroi të varroset i ati, që së bashku me të shoqen e me fëmijët e tjerë, nuk e panë më Marijen e tyre, as edhe të shpërftyruar. Të shndërruar, patjetër që e ka takuar mes Shenjtërve Martirë në parajsë.Eshtrat e Marijes u zhvarrosën me emërim arqipeshkvnor në praninë e anëtarëve të Komisionit special më 23 tetor 2006. Të nesërmen më rastin e 47 vjetorit të saj të vdekjes u varrosën  në kishën e Motrave Stigmatine.

Zgjedhja e këtij vendi u motivua edhe nga fakti se pikërisht ajo kishë, sekuestruar së bashku me shtëpinë nga regjimi, u shndërrua  në gjyq, ku shumë veta u gjykuan dhe u dënuan me vdekje.Marija është e vetmja femër që gjindet në listen e  martirëve shqiptarë që u flijuan për Jezu Krishtin gjatë regjimit të egër komunist në Shqipëri që u shpallën të Lumtur më datën 5 nëntor të vitit 2016.Marije Tuci është trimeresha e lumturuar midis 40 martirëve të kishës katolike dhe gjatë procesit dioçezian të kanonizimit janë dhënë shumë deshmi të njejta për këtë ngjarje dhe të gjitha deshmitë e akuzojnë shtetin e egër dhe barbar komunist me krye diktatorin Enver Hoxha i cili më 1967 shembi edhe kishat e burgosi dhe torturoi ajkën e këtij vendi.Marije Tuci nuk përfaqëson thjeshtë sakrificën e një vajze të re por është njëra nder përfaqësueset shqiptare pra ,ajo ishte symbol i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato pavarësisht rrethanave që janë kundër saj. Ajo e donte dhe e respektonte larine e saj duke e mbrojtur atë deri në fund. Marija ishte dhe do të mbetet symbol i një gruaje moderne që mbart idetë e veta dhe i shpreh ato, bën përpjekje ti zbatojë me bindje dhe me trimëri…Me veprën dhe heroizmin e martirës se re mirditore sot krenohen jo vetëm Mirdita por tërë trojet etnike shqiptare. Vajza e re nuk u gjunjëzua dhe u tregoi përbindshave komunistë se ishte tamam mirditore me dinjitet dhe me vlera të larta morale. Deshira e saj ishte t’i sherbente kishës dhe Zotit por ishte në pamundësi sepse në kohën kur veproi dhe jetoi Marija, Shqipëria ishte e okupuar nën kthetrat e egra të bishës së egër Enver Hoxha për pesëdhjetë vjet. I përjetshëm do të jetë kujtimi për martirën Marije Tuci, ajo ishte krenaria,nderi, frymëzimi dhe lavdia e kombit dhe kishës katolike shqiptare.E lumja Marije Tuci para se të vdiste tha:’’ Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim. Falënderoj Hyun se po vdes e lirë .’’

Literatura:

Terezina ,Gjeçi, (2009), E djathta shqiptare  në mbrojtje të Shqipërisë etnike – (7) , Lumbardhi ,  Prizren

Atë Leonardo di Pinto,(2016),Imzot Vincenc Prennushi me shokë martirë ,vëllimi II, Arqipeshkvia Shkodër- Pult

Shenimet nga Artan Lleshi

* E dergoi për Diellin bashkëpunëtori i gazetës tonë nga Gjermania Nue Oroshi

Filed Under: Histori Tagged With: - emër që nuk harrohet, E lumja Marije Tuci, Msc-Kristinë Dedaj

PORTRETI I SKËNDERBEUT & DHIMITËR FRANGU

March 10, 2018 by dgreca

VITI 1584 / PORTRETI I SKËNDERBEUT NË VEPRËN E DEMETRIO FRANCO-S (DHIMITËR FRANGUT)/

1 dhimiter Frangu

Nga Aurenc Bebja*, Francë/

Në fillimin e veprës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, prencipe d’Epirro” të autorit Demetrio Franco (Dhimitër Frangut) – botuar në Venecia në vitin 1584 nga shtëpia botuese “Altobello Salicato alla Libraria della Fortezza” – gjejmë një portret të heroit tonë kombëtar, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania” .

1 Portreti skenderbe Dh Frangu

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Dhimiter Frangu, Portret i Skenderbeut

KUJTESE-KUVENDI I FRETENVE NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG…

March 10, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1 Frici

 11  MARS  1948,  ORA  05.00;- TEK  ZALLI  I  KIRIT,  SHKODER/

 KUVENDI I FRETENVE NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG…/

25 BURGJEVE NË SHKODER ME 17 NANDOR 1946, I SHTOHET EDHE BURGU I KISHËS SË FRETENVE KU DO TË FILLOJNË HETIMET, TORTURAT, GJYQET E MBYLLUNA DHE VRASJET E PUSHKATIMET MBI 700 VETË…

Në Nandorin e 1946 nder disa Kisha Katolike të Shqipnisë së Veriut Sigurimi i Shtetit komunist, me urdhen të kriminelit Enver Hoxha futi armatime, tue fillue nga kjo Kishë si dhe të tjera në Dukagjin, Mirditë dhe Lezhë ku, akuzoi Klerikët e pafajshem…

Hetimet dhe torturat kanë vazhdue deri nga Janari i vitit 1948. Atëherë filluen edhe disa nga gjyqet e mbylluna në mensen e Kuvendit të kthyem në burg…  Shumë nga Klerikët Katolik janë pushkatue pa i pa dhe ndigjue njeri në gjyqe, mbasi nuk pranonin akuzat.

Prelatët e Klerit Katolik Shqiptar janë dënue me daten 8 Janar 1948. U mbajtën të lidhun duersh e kambësh, pa ju dhanë asgja me u ushqye madje, as ujë, deri me 11 Mars 1948.

Me 11 Mars 1948, rreth orës 4.00 të mengjesit bashkë me 12 persona të dënuem perpara per Lëvizjen e Postribës, u hypne në dy kamjona… Dhe, u derguen në Zallin e Kirit, tek Muri i Gjakut i Rrëmajit, në Token e Zef Sylës dhe, mbasi janë vendosë tek gropa e hapun, u asht marrë Fjala e Fundit dhe, po aty janë pushkatue… (Dosja 1302/II-A)

  1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: Rroftë Krishti Mbret, Feja Katolike dhe Katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i em mbetët këtu, por Shpirti dhe zemra është tek Papa. Rroftë Shqipnija!
  2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!

  1. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!
  2. Kryetar i Gjykatës Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Të dënuemit me vdekje që janë pushkatue atë ditë ishin:

  1. Imzot Frano Gjini, 2. At Mati Prennushi, 3. Don Nikoll Deda, 4. At Çiprian Nika,
  2. Cin Serreqi, 6. Dulo Kali, 7. Caf Dragusha, 8. Guljelm Suma, 9. Ing. Fahri Rusi,
  3. Murat Hysen Haxhija, 11. Bilbil Hajmi, 12. Pjetër Prendush Pali, 13. Gaspër Simon Gaspri, 14. Xhelal Hardolli, 15. Zef Kol Prela, 16. Rasim Gjyrezi…

Fjalët e Fundit të Tyne nuk janë në Dosjen e pushkatimit.

1993 MJEKU LIGJOR DR. PAPAVRAMI MË KA TREGUE:

Atëditë me 11 mars, rreth orës 04.30 të mëngjezit kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për t’i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhur ingj. Fahri Rusin, 28 vjeç. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjes s’ate!” – Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi im ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy Shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i një gropës 4X2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Perëndim,” shpjegonte doktori, i thirrun si mjek ligjor në pushkatimin e këtyne 16 vetëve. “Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargonj me drynjë, aty maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë, edhe pse kanë kaluar 50 vjet, qëndrimi burrëror i klerikëve katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e këtueshme kishte triumfuar Ideali i lartë i fitorës së Parajsës me vuajtjët e tyre, që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohën as me Kalvarin. Shtinë me armë mbi ata gjokse burrash që dukeshin si lisa … Ranë andej stomit … kur u afrova per të vërtetuar vdekjën nuk arrijta të vizitoj asnjërin, kishin rënë në gropë dhe ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri .., asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé. …..Atëherë, nuk dija të kuptoj si falët gjykatësi dhe toga e pushkatimit kur je i pafajshëm … Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin Ideali i tyre!” (Shpjegim gojor i Doktorit në vitin 1993, në Shkodër).

***

11 MARS 1948 “SHTINË ME ARMË MBI ATA GJOKSE BURRASH QË

DUKESHIN SI LISA…” E LISAT RANË ANDEJ STOMIT… PLOT 70 VJET…

Që, bashkë me Ata Lisa u shemben shkollat e Tyne, u shemb historia e gjuha e të gjitha Atyne Fidanishtave Europjane, nder të cilat, lulzonte Rinia Shqiptare… Bash aty ku, nuk u shue 500 vjet Formula “Atdhe e Fe” e Pasuesve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut…

2018 Këte vit asht detyrë Atdhetare me kujtue Figura të Këtilla që kanë dhanë jeten!

Fatkeqsisht, asht tue u veprue në të kunderten e asaj që duhet të bante Shqiptari…

Kriminelët dhe terroristët nuk po ngopen me vjedhje, mashtrime dhe shperdorime…

Nder dritarët e Akademisë, arkivave dhe universiteteve shihet vetem “tym…”!   

Melbourne, 10 Mars 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, KUVENDI I FRETENVE, NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG...

ALBANIA 1990

March 10, 2018 by dgreca

1 Shqiperia 1990
Nga Gëzim Llojdia/

1.Fred Abrahams në titullin: Shqipëria 1990 – Stuhia e Ambasadës botuar te :Theëorldpost” pjesë të marra nga libri ri “Modern Albania (NYU Press, 2015) shkruan se :Më shumë se 5,000 shqiptarë sulmuan ambasadat e huaja në Tiranë në korrik të vitit 1990. Këtu një grua hyn në kompleksin gjerman të Perëndimit. Ervis Gega ishte 16 vjeç në verën e 1990, kur qindra shqiptarë të irrituar, që dëshironin të shkonin në botë, filluan të sulmonin ambasadat e huaja në kryeqytetin e tyre. Gega dhe të afërmit e tij panë lajmet në televizionin italian nga vendlindja e tyre dhe shpejt krijuan mendjet e tyre. Një familje e muzikantëve, ata kishin vuajtur prej kohësh nën sundimin komunist.
Muri i Berlinit kishte rënë tetë muaj më parë, por Partia Komuniste e Shqipërisë po mbante. Statujt e Stalinit dhe diktatori Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, ende qëndronin në këtë shtet ballkanik të mbyllur dhe represiv.Gega kapi violinën e saj kineze dhe hipën në një tren për në Tiranë me prindërit, xhaxhain dhe tezen. Kur arritën, forcat e sigurisë kishin rrethuar lagjen diplomatike, por familja rrëshqiti policinë dhe u ngjit mbi mur në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore. Brenda pak ditësh, më shumë se 3,000 shqiptarë u bashkuan me Gegën dhe familjen e saj, veçanërisht pasi një azilkërkues sulmoi muret e ambasadës me një kamion. Qindra shqiptarë të tjerë kishin zënë ambasadat e grekëve, italianëve dhe francezëve. Katër vetë u hodhën në ambasadën kubane, por kubanezët i hodhën përsëri jashtë.
2.
Duke vijuar rrëfimin e tij, Abraham shkruan:Një burrë ngarkoi një kamion përmes murit të ambasadës së Gjermanisë Perëndimore më 3 korrik 1990. Tre vetë hynë në kompleksin gjerman të Lindjes. Për pjesën më të madhe, policia tregoi përmbajtje. Edhe nëse urdhërohet për të xhiruar, morali i ulët ka gjasa të parandalojë forcat e sigurisë nga hapja e zjarrit. Policia dhe ushtarët donin gjithashtu të largoheshin.
Disa diplomatë perëndimorë i inkurajonin shqiptarët të shkallëzonin muret e ambasadës.
“E bëra sepse e dinte se një eksod masiv do të bënte që kolapsi i regjimit të rrëzohej”, tha Ëerner Daum, diplomat i lartë gjerman në atë kohë, i cili u kthye në dritat e ambasadës dhe hapi portën.
3.
Anëtarët e Byrosë Politike dhe agjentët e inteligjencës, që nga ajo kohë më vonë thanë se kishin mbledhur informacione për mbështetjen e huaj për komplote subversive për të rrëzuar qeverinë, duke treguar gishtin në Gjermani, Itali, Francë, Jugosllavi dhe Greqi.

“Kjo dukej si diçka spontane,” më tha presidenti komunist në atë kohë, Ramiz Alia. “Por me siguri kishte duart prapa saj.”Deri në 7 korrik, kompleksi gjerman i Perëndimit kishte 3,199 njerëz, të cilët flinin në kopsht dhe u lehtësuan në një larje të dorës. Një grua lindi një vajzë të vogël që quhej Germana. Tetëqind e shtatëdhjetë njerëz flinin në ambasadën italian, dhe rreth pesëqind mbetën me francezët.
“Ishte aq e plotë, por njerëzit ishin të lumtur”, kujton Gega 25 vjet më vonë nga shtëpia e në Bon, Gjermani.
“Ne pamë Kupën Botërore të futbollit PER çdo natë dhe atë vit Gjermania fitoi .
4.
Qeveria shqiptare mohoi kërkesat e ambasadave për ushqim dhe tenda. Ose t’i nxirrni ata jashtë vendit ose t’i jepni ata në polici, tha qeveria. Në vend të kësaj, autoritetet ndërprenë furnizimin me ujë dhe spiunët infiltruan turmat për të mësuar se pse kishin ikur njerëzit.”Arsyeja ishte mungesa e besimit në rregullat në fuqi”, tha një person për një agjent i cili kishte rënë në ambasadën gjermane, sipas një raporti shqiptar të inteligjencës.
“Arsyeja është që të vishet si njerëzit e moshës sime jashtë (xhinse blu ose rroba të tjera si kjo) dhe të ketë një skuter,” një tjetër person i tha një spiune. “Unë kurrë nuk kam menduar të kem këto gjëra pa punuar, por nuk di si të blej një skuter në Shqipëri apo rrobat”.
Për familjen e Gegës, ishte persekutimi i pamëshirshëm nga partia. Të afërmit e saj ishin burgosur dhe dënuar me vdekje. Ervisit të talentuar i ndalohej të studionte muzikë ose të bashkohej me korin.Më 8 korrik, një i dërguar i Kombeve të Bashkuara arriti për bisedime dhe qeveria njoftoi se do t’i lejonte azil-kërkuesit të largoheshin nga vendi. Alia kuptoi se ata nuk do të ktheheshin në shtëpi edhe me një premtim imuniteti.
Dy ditë më vonë, avioni i presidentit të ri çekosllovak Václav Havel mori pesëdhjetë e një shqiptarë që ishin në ambasadën e vendit të tij.
“Jetoni gjatë Havelit,” thërrisnin pas uljes në Pragë.
5.
Në orën 4:00 të mëngjesit më 12 korrik, autoritetet bastisën njerëzit e mbetur në autobuza dhe i çuan në një konvoj në qytetin port të Durrësit, ku anijet pritnin t’i merrnin ata në Adriatik për në Itali. Fshatarët u rreshtuan rrugës për të dhënë lamtumirën Udhëtarët hodhën orët dhe paratë jashtë dritareve të autobusëve, sikur të donin të lënë të gjitha pas.Trenat i morën azil-kërkuesitnga Italia në Gjermani, Francë dhe më gjerë, të shoqëruar nga Kryqi i Kuq. Pasi ata u larguan, fundi i sundimit komunist ishte një çështje kohe. Në dhjetor, protestat e studentëve nxitën Komitetin Qendror për të legalizuar pluralizmin. Dy muaj më vonë, një turmë rrëzonte statujën e bronxit të Hoxhës në sheshin Skënderbej të Tiranës. Partia shqiptare e Punës fitoi zgjedhjet e para shumëpartiake më 31 mars 1991 dhe Alia mbeti president, por ai mbajti postin për më pak se një vit. Gega tani është profesore në Universitetin Johannes Guttenberg në Mainz, luan për Orkestrën Klongs dhe lëviz në mbarë botën. “Unë jam një shqiptare dhe Shqipëria është atdheu im”.”Por Gjermania është shtëpia ime.”

Filed Under: Histori Tagged With: ALBANIA 1990, Fred Abrahams, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 312
  • 313
  • 314
  • 315
  • 316
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT