• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAHSIM SPAHIU, ÇETA “SHQIPONJA” E HYSNI LEPENICËS

November 11, 2017 by dgreca

TAHSIM SPAHIU, INSTRUKTORI USHTARAK I ÇETËS “SHQIPONJA” TË HYSNI LEPENICËS./

hysni-lepenica-207x191

SINAN IMAMI, MJEKU I ÇETËS/

Lepenica

Tahsin Spahiu është nderuar me titullin “Martir i Demokracisë” nga Presidenti Republikës prof. dr. Sali Berisha./

Nga Isuf Spahiu dhe Enver Lepenica/

 Formimi i çetës antifashiste “Shqiponja”, të Hysni Lepenicës/

Pushtimi i vendit nga Italia fashiste i ngriti në këmbë shqiptarët për të mbrojtur lirinë dhe vatrat e tyre. Një prej çetave të para antifashiste e formuar sipas traditave të shqiptarëve në luftë për liri ishte ajo e Hysni Lepenicës.

Në fillim të vitit 1942 Komiteti Qarkor i Ballit Kombëtar të Vlorës, në ilegalitet dhe për arsye sigurie ishte vendosur dhe vepronte në shtëpitë e Hysni Lepenicës në vendlindjen e tij në Lepenicë, 36 kilometra nga qyteti i Vlorës. Po në këtë kohë ishte formuar edhe një çetë e vogël antifashiste, me qëllim që të siguronte udhëheqësit e Ballit Kombëtar të Vlorës. Në vjeshtën e vitit 1943, kjo bërthamë ishte rritur në numur afro 70 luftëtarësh dhe do të merrte emrin çeta “Shqiponja” dhe pamjen e plotë të një formacioni ushtarak e organizuar në skuadra me oficerë kariere, mjekë, prapavijë etj.

Nga deponimet e luftëtarve të Ballit Kombëtar në hetuesinë komuniste, del e qartë se Hysni Lepenica e ka krijuar bërthamën e çetës “Shqiponja”, që në fillim të vitit 1942.

Kështu psh Mete Ali Myftari (1918-2001) nga Dukati, ka deponuar në hetuesi: “Në muajin mars të vitit 1942, duke qenë në Vlorë, ushtar në repartet e xhenjos, jam arratisur i vetëm nga ushtria… Mbasi ndenja disa ditë në fshatin tim në muajin mars të vitit 1942 , kam shkuar në çetën e Ballit Kombëtar të Hysni Allushit, dhe ndënja 22 ditë. Gjatë këtyre ditëve nuk u bë ndonjë përpjekje, vetëm se rrinim si ushtar, hanim dhe pinim mbi fshatarët e Lepenicës. Mbas 22 ditëve ika me lejen e Hysniut  dhe shkova në shtëpinë time dhe u mora me bujqësi. Kur ishte Maliq Koshena Komandant i Ballit i fshatit tonë më mobilizonte nganjëherë dhe bëja roje me armë në fshatin tonë. Unë nuk kam rënë asnjëherë në përpjekje me partizanët”.

Janë shumë luftëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar të Vlorës, të arrestuar dhe dënuar që në hetuesinë komuniste, pa menduar se deklarimet e tyre do t’i shërbenin historisë kanë deklaruar se që në vitin 1942, kishte pas organizime të fshehta të armatosura nëpër fshatra. Këto çeta bashkoheshin me çetën “Shqiponja”, për të kryer aksione luftarake, po kështu ishte formuar edhe një Komitet Ushtarak që përbëhej: Imer Çelua, Bego Gjonzeneli, Rrapo Metua, Sulo Shehu, Arif Elmazi, Mane Aliu, Neki Saliu, Hysen Çobua, Shahin Nuredini me komandnat Hysni Lepenicën. (Nga kujtimet e Isuf Luzajt)

Major Besim Belishova, që u var në litar prej komunistëve, ka deponuar në hetuesi: “Në pranverë të vitit 1942 në një mbledhje që është bërë në Vlorë për kordinimin e veprimeve luftarake të çetave nacionaliste ndërmjet Vlorës, Himarës, Fierit e Mallakastrës, Hysni Lepenica është caktuar komandant i Qarkut të Vlorës”. (Arkivi MPB, D.2070, f.168, 237)

Xhevit Mëhilli nga Dukati ka deklaruar: “Mbas Konferencës së Pezës Qemal Agolli nga Dibra më dërgoi rezolucionin e Pezës në Itali ku isha student. Pastaj bëmë një mbledhje të studentëve… Këtu u fol që të gjith studentët duhet të shkonin në Shqipëri me qëllim që të merrnin pjesë në luftë… Kur u ktheva nga Italia vajta në Vlorë. Mbasi bëra pak pushim shkova tek vëllai im me nënë Skënder Muçua nga Tragjasi i cili kishte dalë në mal qysh në tetor të vitit1942 në luftë kundra okupatorëve. Gjatë kësaj kohe unë isha pro luftës…”

Dihet gjithashtu se në tetor të vitit 1942, veç Skënder Muços kanë dalë ilegal edhe Hysni Lepenica, Isuf Luzi etj.

Zenel Çelo Zenelaj nga Velça, trimi dhe bashkëluftëtari i Hysni Lepenicës ka treguar se çeta e parë nacionaliste që mori emrin “Shqiponja” u formua në mal të Tragjasit në shtator të vitit 1942.

(Arkivi i familjes Zenelaj nga Velça. Enver Memishaj “Hysni Lepenica…”, Tiranë 2000)

Pohimet e sipërme si dhe shumë të tjera, duhen marrë në konsideratë, sepse nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, përkundrazi harmonizohen dhe e forcojnë njera tjetrën. Rëndësia dhe roli çetës “Shqiponja” në Luftën Antifashiste, përveç të tjerave beteja ve të zhvilluara, duket edhe nga personalitetet që merrnin pjesë në këtë çetë me komandant Hysni Lepenicën dhe komisar doktorin në drejtësi Skënder Muçon.

Në këtë shkrim do të trajtojmë sado shkurt mjekun e çetës Sinan Imamin dhe instruktorin ushtarak, toger Tahsim Spahia.                                                                                                                                                   

Sinan Imami mjeku ushtarak i çetës “Shqiponja”

Sinan Imami ishte mjeku ushtarak shëmbullor dhe korrekt i çetës “Shqiponja”. Ai lindi në Përmet më 2 shkurt 1905 në një familje qytetare me ndjenja atdhetare. Vazhdoi qytetsen në Gjirokastër (1912-1921) dhe mandej për shtatë vjet rresht përfundoi në vitin 1927 Liceun Francez të Korçës me rezultate shumë të mira.

Pas përfundimit të Liceut, Sinanit iu akordua një bursë shteti ushtarake për të studiuar në fakultetin e mjeksisë në Paris. Në Universitet Sinan Imami u shqua për zellin e tij të veçantë, korrektesën dhe dëshirën e madhe për të studiuar shkencat mjeksore. Këto cilësi i dhanë atij jo vetëm diplomën si mjek por ai grumbulloi dije të plota si intelektual i klasit të parë.Në vitin 1935 përfundoi studimet dhe u kthye në atdhe. Fliste e lexonte: latinisht, italisht, frengjisht, gjermanisht dhe greqisht.

Me kthimin në atdhe ai u emërua mjek me gradën toger në Ushtrinë Mbretërore Shqipëtare në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në vitin 1938 u dërgua për specializim në Firence të Italisë për të përfunduar kursin e mjeksisë ushtarake. Dy muaj para pushtimit fashist u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të shërbejë si mjek në spitalin ushtarak.

Në vitin 1940 u gradua kapiten dhe në vitin 1943 major duke vazhduar të shërbejë si mjek ushtarak. Sinan Imami ishte patriot dhe në zhvillimet e Luftës Antifashiste nuk mund të qëndronte indiferent. Me kulturën që kishte dhe me përvojën që kishte marrë në Europë ai nuk mund të besonte dhe nuk mund të pranonte të bashkohej me komunistët prandaj në pranverën e vitit 1943 iu përgjegj thirrjes së Hysni Lepenicës për t’u inkuadruar në çetën “Shqiponja” si mjek ushtarak i kësaj çete. Në gushtin e vitit 1943 ai do të marshojë nga Vlorë në Mukje në përbërje të çetës “Shqiponja” dhe në krah të Hysni Lepenicës, si përfaqësues i Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes. Në përfundim të kësaj Konference Hysni Lepenica u emërua Komandnat i Prefekturave të Jugut .

Në kthim të çetës nga Mukja në Vlorë Sinan Imami do të marshojë me çetën deri në  katundin Brataj të Vlorës ku Hysni Lepenica vendosi komandnën e fuqive të Ballit Kombëtar dhe bëri riorganizimin e forcave luftarake të Vlorës, për të kaluar mandej në Gjirokastër dhe ne prefektura të tjera të Jugut për riorganizimin e forcave të Ballit Kombëtar në zbatim të vendimeve të Mukjes. Sinan Imami nuk ishte vetëm mjek por edhe një luftëtar trim. Në katundet e krahinës së Mesaplikut ku shërbeu si mjek dhe luftoi si luftëtar ai la përshtypje të një atdhetari trim që do të kujtohej vazhdimisht jo vetëm nga luftëtarët e Ballit Kombëtar por edhe nga fshatarët e varfër të kësaj krahine, ku hyri në çdo shtëpi për t’i vizituar e mjekuar me dashuri, por edhe për t’u folur për luftën kundër fashizmit dhe komunizmit.

Në fillim të shtatorit të vitit 1943 në përbërje të çetës “Shqiponja” marshoi në krah të Hysni Lepenicës për në Gjirokstaër, ku Hysni Lepenica do të merrte komandën e kësaj prefekture dhe do të bënte riorganizimin e forcave të Ballit Kombëtar.

Sinan Imami qëndronte në krah të Hysni Lepenicës jo vetëm si mjek, por edhe si luftëtar deri sa Hysni Lepenica së bashku me 35 luftëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar më 14 shtator 1943 ra në fushën e betejës në Gërhot të Gjirokstrës, kundër forcave fashiste.

Pas rënjes së Hysni Lepenicës në tetor të vitit 1943 Sinan Imami u kthye në Tiranë me keqardhje se vendi po binte në duar të komunistëve.  Më 10 janar të vitit 1944 atë e mobilizuan forcërisht në ushtrinë shqiptare të kohës.Pas çlirimit punoi me zell e përkushtim në spitalin ushtarak me gradën kolonel dhe shef shërbimi.Vdiq në Tiranë në vitin 1975, i nderuar dhe i vlerësuar. (Sipas kolonel dr. Emil Qirko)

 

Toger Tahsim Spahia instruktori ushtarak i çetës “Shqiponja”

Instruktori ushtarak i çetës “Shqiponja”, të Ballit Kombëtar, ishte toger Tahsim Spahia, diplomuar në Akademinë Ushtarake në Itali. Do të ndalemi më gjatë për të treguar jetën dhe veprën e këtij patrioti në shërbim të çështjes kombëtare, sepse ky nuk pati fatin e mirë të bashkluftëtarit të tij ballist doktor Sinan Imamit, por nga komunistët në pushtet, vuajti burgun, internimin dhe persekucionin e egër deri në fund të jetës, kur vdiq në internim në Savër të Lushnjës.Tasim Spahia lindi në vitin 1915 në fshatin Kolesjan, nga një familje me tradita të shquara patriotike. Gjyshi i tij, Islam Spahia qe udhëheqës legjendar i popullit të Lumës në luftën kundër hordhive osmane në vitet 1909-1912 si dhe në luftrat heroike patriotike kundër të shovistëve serb që nga viti 1912.

Kështu që ai u u rrit në vatrën e një familje atdhetare, familje e cila pati lidhje dhe bashkëveprim me figura të shquara historike. Në shtëpinë e gjyshit të tij Islam Spahia dhe Beqir Spahia ka bërë konak Abdyl Frashëri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri etj., për çështje kombëtare ku bisedohej për fatin e Shqipërisë.

Tahsimi, shkollën fillore e bëri në fshatin e lindjes në Kolesjan. Kjo ish e para shkollë në gjuhën shqipe në zonën Verilindore, e themeluar dhe drejtuar nga xhaxhai i tij, mësuesi i merituar dhe patrioti Riza Spahia.

Ende në moshë të njomë në shkollën fillore, Tahsimi i vogël pësoi një traum të thellë shpirtrore: Beshir Isufi, në mal të Kolesjanit, vrau baban e tij Shaban Spahia, me shtysën e Muharrem Bajraktarit, gjoja për hakmarrje.

Vrasja e Shaban Spahiut realisht qe një vrasje politike sepse ai së bashku me Xhafer Spahin në vitin 1924 udhëhiqinin forcat ushtarake lumjane përkrah Fan Nolit kundër Ahmet Zogut. Muharrem Bajraktari, mbështetës i Ahmet Zogut, ishte Qarkkomandant i Prefekturës së Kosovës dhe duke u kthyer nga Kruma me forcat e xhandarmërisë që kish nën komandë u ndesh në Qafë të Kolesjanit me forcat fanoliste të udhëhequra nga Spahitë dhe u tërhoq i mundur.

Babai i Tahsimit, i plagosur, ende pa kaluar në agoni, u thotë vëllezërve dhe farë e fisit: “Ky gjak që ka përlyer shtëpinë time, mos e lini t’a lajë djali im i vogël”. E theksojmë këtë fakt për zhvillimet interesante të mëvonëshme.

Ahmet Zogu si politikan dhe për interest e vendit kërkoi të pajtohej me Spahijtë duke graduar  Xhafer Spahin major rezervë, Sadik Spahin kapiten dhe Mahmut Spahin,toger.

Tahsimi, pasi mbaron shkollën fillore vazhdoi gjimnazin në Shkodër duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Hartimet e studentit Tahsim Spahiu ishin model dhe më të bukurat, me ndjenjë të theksuar patriotik, siç kujton bashkëmoshatari dhe bashkënxënësi Miftar Spahiu.

Me mbarimin e gjimnazit të Shkodrës shkoi për studime në Akademinë Ushtarake të Romës. Ai ishte student i shkëlqyer, i disiplinuar dhe korrekt. Nuk ish i dhënë pas qejfeve rinore, por shquhej për një vullnet të papërkulur dhe karakter të fortë, me predispozita të shkëlqyera në përvetësimin e artit ushtarak duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e trupës drejtuese të akademisë.

Për karakterin e Tahsimit  na tregon ndërmjet të tjerëve Abdurrahman Guri, që studjonte në degën e artilerisë, së bashku me Tahsimin e banonin në një familje fisnike të Romës dhe ai kujton: “Në familjen ku banonin ish një vajzë e bukur italiane, bashkëmoshatare me ne. Ajo ish lozonjare dhe një ditë prej ditësh duke luajtur, unë po e ndiqja nga kopshti në koridor. Ndërkohë ajo i kërkon ndihmë Tahsimit. Tahsimi duke kujtuar se unë veproja dhunshëm, nxjerr revolverin dhe më kërcënon ndonëse më kishte nip:

-Ndal se të vrava! Si na merr nëpër këmbë moralin dhe dinjitetin shqiptar.

Ndërkohë ndërhyri i ati i vajzës:

– Tahsim , kujdes se këta po luajnë…

Me mbarimin e studimeve në Akademinë ushtarake, studentëve u kërkohet që të bëjnë betimin para flamurit italian dhe flamurit shqiptar me shenjat e lektorit. Tahsimi nuk pranoi, duke rrezikuar të humbas diplomën dhe titullimin si oficer. Benito Musolini kur i kishin raportuar për kundërshtimin e studentëve shqiptarë për t’u betuar para flamurit italian kishte  thënë: “Duhet ta zbutim këtë egërsi shqiptare dhe ta bëjmë për vete”.

Me zemër të thyer Tahsim Spahiu kthehet në Shqipërinë e pushtuar nga fashistët italianë dhe emërohet toger i forcave tokësore në Vlorë. Më vonë, me qëllim për ta bërë për vete, italianët e emërojnë Qarkkomandant të Vlorës, detyrë të cilën shumë kush ia kishte zili. Por Tahsim Spahiu kishte vendosur t’i shërbente me besnikëri vendit të vet, atdheut të vet, dhe nuk mashtrohet nga miklimet e pushtuesit italian.

Ai, siç tregojnë disa vlonjatë, mbasi bën për vete gardianin e burgut dhe disa milic nga Veriu, e lëshon burgun e Vlorës dy herë, me pretekst se është thyer. Shumë nacionalistë e komunistë të dënuar me vdekje dolën në liri.

Lufta e Selenicës së Vlorës më 1 prill 1943 dhe kapja rob e Tahsim Spahisë.

E shohim me interes të ndalemi në luftimevet e Selenicës së Vlorës sepse ajo luftë është objekt i falsifikimit nga ana e autorëve komunist, ajo luftë u bë shkak por edhe shtytsë e operacionit të italianëve në Jug, me pasoja të rënda. Nga ana tjetër kjo luftë përcaktoi fatin e ardhshëm të togerit të ri të ushtrisë italiane Tahsim Spahisë dhe bashkimin e tij me çetën “Shqiponja” të Hysni Lepenicës.

Historia e luftimeve në qytetin e serës nis në mesnatës së 21 shkurtit 1943 kur çeta Plakë e Mallakastrës dhe çeta Plakë e Vlorës sulmuan Selenicën dhe  të nesërmen, qyteti ishte në duart e partizanëve. (Gazeta “Zëri i Popullit”, prill 1943, viti II, nr. 17)  

Më 1 prill 1943 një kolonë e forcave të policisë e përbërë nga kompania e 17 e karabinierëve: një skuadër e posaçme karabinierësh e një skuadër mitralierësh, marshoi për në Selenuicë, për të rimarrë pushtetin atje.

Kolona e komanduar nga nënkolonel Ricci udhës për në Selenicë, në fshatin Lubonjë, pa disa fshatarë, që duke i marrë për pjestarë të çetave  “rebele”- ata nuk ishin as partizanë, as ballistë, por thjesht bënin dru në pyll- hapi zjarr dhe i vrau.

Në zonën ku u dëgjuan pushkët ndodhej çeta balliste e Isuf Luzajt e cila menjëherë rrethoi vendin në fshatin Armen. Pas luftimesh të ashpëra që zgjatën deri në mbrëmje, fashistët lanë mjaft të vrarë dhe të plagosur. Nga ana e Ballit Kombëtar u plagos Hasan Lepenica i cili u trasportua në spitalin partizan në Vranisht të Vlorës për t’u mjekuar.

Një pjesë tjetër e kolonës që mundi të çajë rrethimin, me nënkolonel Ricci-n në krye u shty në tisin e buzëmbrëmjes të kthehej në Vlorë, por ra në pritën e çetës Plakë të Vlorës të komanduar nga Neki Ymeri – Vangjua, e cila ndërkohë kishte zënë pozita luftimi. Nga ana tjetër e lumit Vjosë hapte zjarr edhe çeta Plakë e Mallakastrës e komanduar prej Mehmet Shehut. Fashistët duke pandehur se e gjith zona ishte e rrethuar nga forcat nacionaliste u dorëzuan.

Çeta e Ballit roberit pasi i çarmatosi i liroi. Çeta e Neki Ymerit robërit i kaloi në bregun tjetër të Vjosës dhe ia la në ngarkim Mehmet Shehut. Ai i tërhoqi thellë në një zgërbonjë, vrimë e fshehtë të pyjeve të Mallakstrës, dhe pas disa ditë torturash i xhveshi lakuriq dhe i vrau pa mëshirë për tu marrë rrobat për partizanët.

Humbja e armikut në luftime sipas burimeve italiane ishte 11 të vrarë mes tyre një oficer, 16 të plagosur dhe 106 të zhdukur ndërmjet të cilëve edhe nënkolonel Ricci me dy oficerë të tjerë.

(Tanush Frashëri “Ali Këlcyra arisokrati kuqezi”, Tiranë 2005, f. 215)

Ali Këlcyra për sa më sipër shkruan se pas torturave të tmerrshme robërit italianë i vrau Mehmet Sheu me duart e tij. E njëjta gjë thuhet në një trakt të hedhur nga Balli Kombëtar: “Këtë luftë e filloi vetëm një çetë e Ballit Kombëtar nën komandën e Isuf Luzajt në orën 1 pa pes minuta të datës 1 prill 1943 dhe në orën 4 të po asaj dite u plotsua rrethimi i 136 karabinierëve dhe 116 bersialerëve. Në orën 4 e 20… arriti çeta partizane nën urdhërin e Neki Ymerit… Të gjith italianët … u zënë robë… u çarmatosën prej Ballit … dhe u lanë të lirë. Kurse robërit e çarmatosur nga partizanët u vranë”. (AQSH, F. 270, V.1943, D. 11, f. 554, Trakti i datës 11 tetor 1943)

Vrasja e robërve të luftës është një nga shfaqjet më mizore të komunistëve, fak që e kanë vënë re dhe e kanë evidentuar edhe misionet anglo-amerikanë që shërbyen këtu gjatë luftës.

Toger Raffaelo Jardella, ka deklaruar ndërmjet të tjerave përpara komisionit të hetuesisë italiane: “Është mirë të vëmë në dukje se gjith robrit që ranë në duart e nacionalistëve sapo u çarmatosën u lanë të lirë ndërsa ata që ranë në duar të komunistëve përfshirë edhe nënkolenelin dhe një kapiten jo vetëm u pushkatuan  por vdiqën përmes torturash rrënqethëse”. (Cituar nga Tanush Frashëri “Ali Këlcyra arisokrati kuqezi”, Tiranë 2005, f. 216)

Kiço Ruci nga Dhërmiu, në kohën që u zhvillua lufta e Selenicës ka qenë mësues në Selenicë dhe tregon: “Partizanët e komanduar nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapua u bënë pritë 150 karabinierëve, i rrethuan dhe i detyruan të dorzoheshin. Më von i dërguan përtej në breg të Vjosës  dhe pasi u mbajtën një fjalim të shkurtër i pushkatuan të gjithë. Klithmat dhe të bërtiturat e italianëve dëgjoheshin deri në kodrat përreth”. (Kiço Ruci “Kujtime dhe ngjarje të Bregdetit”, Triptik, Vlorë 2011, f. 85) 

Hakmarrja e italianëve për pabesinë e komunistëve për vrasjen çnjerëzore të robërve.

Komanda italiane u mundua në mënyrë të pa ndërprerë të hynte në bisedime me komunistët që të linin të lirë robërit e luftës, por Mehmet Shehu e Hysni Kapua nuk pranuan asnjë kusht. Vrasja e robërve italianë nga komunistët solli pasoja tragjike mbi popullsinë e pafajshme të Jugut të Shqipërisë. Për hakmarrje italianët ndërmorën një operacion spastrimi në zonën Berat – Vlorë – Gjirokastër, bilanc i të cilit ishte tragjik për popullin tonë.

Sipas burimeve të armikut: “Operacioni në zonën e Kurveleshit vazhdon. Deri tani janë arritur këto rezultate: U vranë 14 partizanë, u kapën 236 persona prej të cilëve 36 u vërtetua se ishin pjesmarrës në rebelim; u shkatërruan banesa në Kuç, Ramicë e Bolenë që bëjnë pjesë në të vetquajturën Republika e Kuqe e Kuçit…, në Bolenë u shkatërrua një depo monicioni e rebelëve. Armë të kapura: një mortajë e rëndë, 267 pushkë, 7 pistoleta,  dhe një numur i papërcaktuar pjesësh armatimi, granata dore dhe municion”.   (Cituar nga Tanush Frashëri “Ali Këlcyra arisokrati kuqezi”, Tiranë 2005, f. 228)

Me pasoja shumë të të rënda vazhdoi operacioni edhe në zona e krahina të tjera të Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ja pra këta ishin komunstët terroristë, Mehmet Shehu e Hysmi Kapo, që me veprimet barbare të pushkatimit të robërve i sollën popullsisë së pafajshme tragjedinë e madhe të vrasjeve, pushkatimeve djegies së shtëpive dhe dëmtimit të pasurisë.

*       *       *

Tani le të ndjekim fatin e Tahsim Spahisë i cili ka depunuar në hetuesinë komuniste: “Më 1 prill të vitit 1943, jam zënë rob në Selenicë të Vlorës ku shërbeja si toger, komandant toge dhe përkthyes, nga partizanët e ballistët, të cilët më mbajtën 15 ditë . Pasi më lanë të lirë me vullnetin tim shkova në çetën e Ballit Kombëtar  që komandohej nga Hysni Lepenica. Kam qëndruar këtu dhe kam ardhur në Mbledhjen e Mukjes bashkë me Hysni Lepenicën, Skënder Muçon, Isuf Luzin etj…. “ (Arkivi MPB, Dosja 2226, f, 17)

Kshtu pra Tahsim Spahija si patriot pranoi thirrjen e Hysni Lepenicës për t’u bërë efektiv i çetës së tij. Ai u banonte në Lepenicë dhe qëndroi në çetën “Shqiponja” për të strëvitur efektivin e kësaj çete dhe për t’i përgatitur ata për luftë kundër fashizmit italian. Siç pohon ai vetë qëndroi në këtë çetë nga prilli i vitit 1943 kur u kap rob deri më 3 gusht të vitit 1943, kur përfundoi Konferenca e Mukjes.

Në përfundim të kësaj Konference Hysni Lepenica e ngarkoi me detyrën e lartë patriotike që në zbatim të vendimeve të Mukjes të shkonte në Kukës dhe atje të formonte njësi të Ballit Kombëtar me qëllim të luftës së përgjithshme antifashiste për të çliruar Shqipërinë. Kështu, Tahsim Spahiu niset drejt detyrës së lartë atdhetare merr përsipër themelimin e Ballit Kombëtar në rrethin e Kukësit.

Në zbatim të kësaj detyre në gusht të vitit 1943 në një lëndinë të Kolesjanit, me emrin Ornicë, Tahsim Spahiu themeloi organizatën e Ballit Kombëtar të rrethit të Kukësit me këtë kryesi: Tahsim Spahiu, kryetar, Hilmi Dan Selmani, n/kryetar dhe anëtarë: Asllan Sul Petku nga Shteqni, Nuhi Ramadan Onuri nga Kolesjani, Dalip Nuhi Miflorolli nga Topojani, Shaqir Shaban Gjana –nga Gobuza.

Pas firmosjes nga ana e Ballit Kombëtar dhe Frontit Nacionalçlirimtar të marrveshjes së Mukjes, si edhe krijimit të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë me atributet e një qeverie provizore, u duk se fatet e shqiptarëve do të rridhnin ndryshe.

Pikërisht me këtë mesazh të madh,burrat e shquar të kombit tonë, Mid’hat Frashëri, Abaz Kupi, Hasan Dosti, Ali bej Këlcyra, Isuf Luzi etj, iu drejtuan trevave të Veriut të shtetit amë, duke u kumtuar vendimet e Mukjes për bashkimin e madh, për çlirimin e kombit dhe atdheut, sa më parë. Ndërsa në Jug ishte nisur Hysni Lepenica, Skënder Muçua etj.

Në mbrëmjen e 25 gushtit të vitit 1943, burrat nacionalistë, Abaz Kupi, Muharrem Bajrakatri, Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti, Isuf Luzi etj, u mblodhën në Lurë, në kullat  e njohura për trimëri të Menajve. Aty u vendos që kuvendi të mbahej tri ditë më pas, deri sa të mblidheshin trimat e krejt trevave veriore.

Në krah të Sadik Spahisë që përfaqësonte Kolesianin në këtë kuvend do të merrte pjesë edhe nipi tij Tasim Spahia dhe fjala e tij për luftë pa kompromis me fashizmin, do të tërhiqte vëmëndjen e parisë së Veriut dhe do të dëgjohej me vëmëndje.

Mesazhet dhe vendimet e këtij kuvendi për bashkimin e të gjith shqiptarëve në luftë për liri ishin dhe mbeten, mesazhe të shpresave të mëdha, jo vetëm për trevat veriore shqiptare por për krejt Shqipërinë Etnike. Kjo ishte një nga arsyet që klika e komunistëve me urdhër të Miladin Popoviçit e abandonojë e anatemoi dhe e falsifikojë këtë kuvend shqiptarësh atdhetarë sikundër kishte bërë edhe me vendimet e Konferencës së Mukjes. (AQSH, F. 270, D. 4, f.3-7, Lurë, gusht 1943)

Në këto rrethana historike edhe Muharrem Bajraktari kërkoi të bëj pajtim me Spahijtë për ngjarjet e ndodhura në vitin 1924 dhe më vonë dhe për këtë qëllim ai shkoi tek Lama e Sherif Dullës në Kolesjan dhe i kërkoi atij një takim me Sadik Spahinë. Ky i fundit i çoi tek Lama, Ramadan Hasan Omerin për ta thirrur dhe e priti tek shtëpia e tij së bashku me nipin e tij, Tahsimin dhe kështu u bë pajtimi, lidhje që nuk u prish asnjëherë.

Fill mbas këtij pajtimi u organizua një mbledhje tek shtëpia e Gani Hetem Spahiut ku morën pjesë: Muharrem Bajraktari, Sef  Xheladini, Sadik Spahiu, Tahsim Spahiu, Ramadan Çiku, Gani Spahiu etj. Kjo mbledhje përcaktoi platformën politike të mbledhjes historike të më vonshme të Krojt të Bardhë dhe gjithë veprimtarinë kundër pushtuesve italianëve dhe gjermanë, deri në kohën që komunistët sulmuan pabesisht, pas krahëve në Gostil forcat e Muharrem Bajraktarit. Mbledhja e Kroit të Bardhë ka mbetur e pa studjuar megjithse paraqet interes për historinë.

Organizata e Ballit Kombëtar e themeluar prej Tasim Spahisë ka bërë përpjekje për krijimin e një çete luftëtarësh, por të gjitha veprimet e saj kanë qenë mbrenda kuadrit të veprimtarisë bashkpunuese me  Muharrem Bajraktarin ku Tahsim Spahiu pas pajtimit me Muharrem Bajraktarin ka shërbyer si Shef Shtabi i këtyre forcave duke ia njohur e vlerësuar dhuntitë, meritat dhe ndjenjat atdhetare.

Forcat komuniste nuk mund të pranonin autoritetin e një antikomunisti si Muharrem Bajraktarit, ata nuk mund të pranonin ndikimin dhe besimin që populli kishte te ky nacionalist i ndershëm dhe i pa kompromentuar me pushtuesit. Komunistët menduan të shfrytëzojnë armiqësinë e hershme të Spahive me Muharrem Bajraktarin, prandaj bënë një takim në shtëpinë e Rasim Spahiut.Në këtë takim udhëheqësit e Brigadës komuniste të Kosmetit Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, por më i rëndësishëm ndër ta ishte një partizan malazez me pseudonim “Xhura”, i bënë Tahsim Spahiut propozim se:  “Ne jemi gati ta vrasim Muharrem Bajraktarin me që ai të ka vrarë babën, në se ti pranon të bashkpunosh me ne!”

Tahsim Spahiu kundërshtoi prerë: “Unë ia kam njohur vlerat dhe meritat Muharrem Bajraktarit, por në sytë e mi tani në kohën e Luftës Antifashiste vlerat atij rriten njëqint fish dhe unë do t’i rri besnik deri në fund pajtimit, për hirë të interesave të atdheut dhe Shqipërisë”.

Muharrem Bajraktari ishte luftëtar antifashist dhe i gatshëm për të bashkpunuar me komunistët për lirinë e vendit të tij. Por siç dihet komunistët e pa besë e sulmuan pas krahve Muharrem Bajraktarin. Në këtë përpjekje Tahsim Spahiu u zu rob nga forcat partizane të komanduara nga Shefqet Peçi e Manush Myftiu dhe së bashku me Selim Lozin (Nokën) që ishte kapur befasisht në Bicaj, të lidhur dorë për dore u shoqëruan nga një togë partizanësh për në Dibër. Atje nga një gjyq formal partizan u dënuan me vdekje: Selim Noka, Zyber Lita, Sherif Lita dhe me ndërhyrjen e Haxhi Lleshit, për të përçarë lëvizjen antikomuniste në Lumë, Tahsim Spahiu u la i lirë.

Tahsim Spahiu ishte në dijeni edhe për një korrespondencë të Drazho Mihajlovit me Muharrem Bajraktarin me ndërmjetësimin e Abdurrahman Gurit, oficer finance, që banonte në shtëpinë e një serbi në Prizren. Kjo korrespondencë ishte survejuar nga Beqir Spahiu. Drazho Mihajlovi i kërkonte Muharrem Bajraktarit bashkëpunim kundër fashizmit dhe komunizmit duke e lënë çështjen e Kosovës për zgjidhje me anën e një referendumi. Beqir Spahiu që ish qendra midis dy krahve të kundërta të Spahive e quante të pa pranueshëm e të parakohshëm luftën kundër komunizmit.

Si i ndau lufta Spahijtë e Kolesionit?

Lufta i ndau Spahitë e Kolesjanit në dy grupime njëra palë anonte nga komunistët dhe pala tjetër ishte kundër komunistëve.Në grupimin e majtë komunist ishin: Niazi Spahiu, Rifat Spahiu, Rim Spahiu, Rrapo Spahiu dhe më të rinjtë Ramadan Spahiu, Ibrahim Spahiu, Ismail Spahiu.

Niazi Spahiu, i biri i Rasim Spahiut kishte propagandur idetë komuniste në Lumë si pjestar i Grupit Komunist të Tiranës që nga viti 1937.

Në krahun e djathtë antikomunist bënin pjesë të gjithë ata që ishin me arsim të lartë: Tahsim Spahiu, Jaup Spahiu, Fehmi Spahiu, Enver Spahiu, Imer Spahiu, Nezir Spahiu etj.

Në vitin 1948, Nezir Spahiu në emigrim, nga kundërshtarë bëhet bashkëpunëtor me Ahmet Zogun, dhe djali i tij Ylli Spahiu luan një rol mjaft të rëndësishëm në oborrin mbretëror të Leka Zogut.

Beqir Spahiu që ish qendra midis dy krahve të kundërta të Spahive të ndara ideologjikisht dhe politikisht, por që anonte më shumë nga e majta mbante lidhje dhe veprim të trefishtë:

Ai bashkëpunonte me krahun komunist: Emin Durakun, Muhamet Oruçin, Shyqyri Hafizin, Xhavit Nimanin, Elhami Nimanin, Xhevdet Dodën etj.

Po kështu Beqir Spahiu në teqen e Shën Hasanit kishte krijuar me nacionalistët një Komitet Nacionalist të përbërë nga: Sheh Hasani, Sheh Musai, Halim Spahiu, Ali Alushani, kapiten i ushtrisë Sabaudin Resuli ku mbanin lidhje me Bedri Pejanin dhe kishin krijuar njësi të armatosura, aktet e së cilës janë lufta e Kabashit kundër bullgarëve që kishin pretendime territoriale ndaj Kosovës. Halim Spahiu si anëtar i këtij grupi u pushkatua prej UDB-së Jugosllave në vitin 1946.

Nga ana tjetër Beqir Spahiu bënte pjesë edhe në grupin e intelektualëve të Prizrenit me Kol Margjinin, Brahim Fehmia, Skënder Curri, Myzafer Gostivari, të cilët në Lidhjen e Dytë të Prizrenit më 16 – 20 shtator 1943, ishin ndër 42 delegatët e kësaj lidhje dhe që pas vitit 1945 të gjithë u pushkatuan nga qeveria Jugosllave me përjashtim të Myzafer Gostivarit.

Beqir Spahiu u vra më 6 maj 1943 nga SIMI fashist Italian. Një partizan jugosllav i shtruar në atë kohë në spitalin e Suharekës ka deklaruar se po të mos e kishin vrarë italianët do ta vrisnin shërbimet e fshehta jugosllave, par arsye të aktivitetit të tij antisllav. Pas vitit 1990, Beqir Spahiu  është vlerësuar “Mësues i popullit”.

Pajtimi midis dy grupeve kundërshtare të Spahive do të  bëhet vetëm në vitin 1956 kur Rifat Spahiu u dënua nga Konferenca e Tiranës dhe djali i tij Fate Spahiu që ishte kanidat i shkencave mjekësore diplomuar  në Bashkimin Sovjetik u dënua me 18 vjet burg për veprimtari “armiqsore”!.

Tahsim Spahiu i burgosur dhe internuar nga diktatura komuniste.

Pas çlirimit të vendit Tahsim Spahiu si oficer i përgatitur në shkollat më të mira europiane u emërua pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, detyrë në të cilën u dallua për aftësitë e larta si oficer e mësues dhe dallonte nga i gjith efektivi komandës së shkollës.

Në vitin 1948 Partia Komuniste Shqiptare u nda me Lidhjen e Komunistëve Jugosllavë. Në vitin 1949 Koçi Xoxe ish Ministër i Brendshëm u dënua nga Kongres Parë i Partisë Komuniste.  Një grup pro jugosllav u organizua ta nxirrte Koçi Xoxen në Jugosllavi. Në këtë grup bënte pjesë edhe Ismail Spahiu, i cili formulon një letër për Ambasadën jugosllave dhe ia lexon letrën edhe Tahsim Spahisë, por ky e këshilloi të mos merrej me këtë punë dhe të mos e dërgonte këtë letër atje ku mendonte Islami. Pavarësisht nga këshillat e Tahsim Spahisë, Islami e dërgoi letrën. Grupi i Ismail Spahisë u zbulua dhe u arrestua.

Në hetuesi ai në mes të tjerash deponoi se letrën e ambasadës jugosllave ia kish lexuar edhe Tahsim Spahiut, gjë e cila u bë shkak për arrestimin e Tahsimit. Ndonëse në gjygj u vërtetua që Tahsim Spahiu nuk kishte asnjë lidhje me grupin në fjalë u dënua me tetë vjet burg, gjoja tentativë arratisje në Jugosllavi.

Kështu filloi për Tahsim Spahiun kalvari i burgimeve dhe internimeve. Në burg  është treguar stoik dhe i papërkulur. Në një vizitë që bëri në burg zëvendësministri i brendshëm i asaj kohe e pyeti Tasim Spahinë se sa ishte dënuar.

-Tetë vjet, u përgjegj ai.

-Pak je dënuar, i thotë zëvëndës ministri, unë do të kisha dënuar 25 vjet!

-Kjo tregon, i thotë Tasimi,  se juve i dënoni shqiptarët sipas dëshirës dhe jo sipas ligjit.

Kjo përgjigje i kushtoi Tahsim Spahisë tre muaj në qeli të burgut.

Pas lirimit nga burgu Tahsim Spahinë e internuan familjarisht në Savër të Lushnjës. Atje kaloi sëmundje të rëndë në pa mundësi kurimi. Ishte i martuar me një grua të nderuar që i qëndroi besnike dhe i fali dy vajza të cilat sot janë të martuara në Itali.

E ama e tij, Zija, që rridhte nga një familje e nderuar antikomuniste nga fshati Gjinaj, tërë jetën mbeti e cilësuar kulake, armike populli. Sinan Gjini, vëllai  Zijes u vra nga forcat e Sigurimit komunist pa asnjë faj. Kështu që nëna e Tahsim Spahisë u detyrua të jetoi tek niprit e burrit, djemt e axhës së Tahsimit, të cilëve u bënte presion organizata bazë e Partisë së Kolesjanit që ta përzinin nga shtëpia këtë armike të rrezikshme, por ata si fisnik që ishin e mbajtën më mirë se nënën e tyre, se ajo i kishte rritur dhe edukuar si bijtë e saj.

Një ditë ajo shkoi për të parë të birin e internuar në Savër të Lushnjës dhe vdiq atje, ku edhe u varros pa asnjë ceremoni.

Pas saj, në vitin 1986, vdiq në skamje dhe mjerim edhe i biri Tahsim Spahiu. Edhe kur vdiq Sigurimi i Shtetit nuk lejoi të varrosej në varret e përbashkëta, por si heretik komunist ai u varros në një kodër të Savrës, dhe varri tij humbi përgjithmonë.

Jeta e Tahsim Spahiut, është jeta e një atdhetari e luftëtari antikomunist që fati e solli të mos shohë asnjë ditë në liri. Ai do të nderohet përjetësisht.Presidenti Republikës prof. dr. Sali Berisha e ka nderuar Tahsin Spahinë me titullin “Martir i demokracisë”.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Ceta shqiponja, Enver Lepenica, HYSNI LEPENICA, Isuf Spahiu, Tasim Spahiu

DANIEL GAZULLI DHE “SOFRA E MADHE” E ADRIATIKUT

November 10, 2017 by dgreca

12 NANDOR 2012… 5 VJET…/

1 deti adriatik

DETI ADRIATIK/

Nga Fritz RADOVANI/

Shumë vite perpara kishe ndigjue nga pleqtë per këte “sofer”. As nuk e kishe idenë e madhsisë së saj e, sa per thellësi, as që më shkonte mendja, veç me dashtë me rrejtë!E se, do të vij dita me shkrue per Te, as kjo nuk me ka trokllue kurrë nder tru!Rrezet e prarueme të diellit mbi siperfaqen e Adriatikut i kam adhurue gjithmonë… Po, asnjëherë nuk kam mendue se ku mund të depertojnë ato rreze që vezullojnë si ari. Në dukje të rrenë mendja se jemi para një misteri ! – Jo, jo… Sa ma shumë të mendojnë njeriu per Jeten e Pasosun, aq ma pranë je afrue nder misteret e fundit të “Detit”… Një “sofer” gjithmonë e shtrueme me sofrabeza ku janë ma të bukrit! Lulet e freskëta të joshin me ngjyrat e veta dhe aromen që shperthen pa da… Sejcili asht në vendin e vet. Në vitet e para mbas Luftës së Dytë Botnore, kryet e vendit e zune kolosët e letrave të Gjuhës Shqipe, ngjitë me At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Imzot Luigj Bumçin, dhe Don Gjon Gazullin, Burra të njohun per kah dija si: Don Ndre Zadeja, Don Lazer Shantoja e Don Nikoll Gazulli… Nuk mungonin dijetarët tjerë që u vranë per kulturen e Tyne Perëndimore Europjane në drejtësi, ekonomi e ku nuk të shkon mendja…

Fisi i njohun i Gazullorëve asht nder Ato sofra njëherit me Gjergj Kastriotin… Asnjëherë nuk asht shkëputë prej “Beslidhjes së Tij”, po vetem, shka i ka shtue Burra Asaj sofer. Nder vitet e fundit ishte Prof. Arshi Pipa që u rreshtue me Ata dijetarë të nderuem. Ai kishte një peng të madh në zemer, derisa shkoi me takue vllaun e vet Muzaferin. Ndoshta, shkuemja e Prof. Arshiut në sofren e Adriatikut, kje një kujtesë edhe per një nga Miqtë ma të mirë dhe të dijtun që pata fatin me u lidhë nder vitet e fundit… Ky ishte Daniel Gazulli (4 Tetor 1943 – 12 Nandor 2012). Ata që e kanë njoh besoj e kujtojnë menjëherë sa ta shohin të rreshtuem me Gazullorë! Shkuemja e parakohshme e Danielit në sofren e madhe të Adriatikut, edhe pse Ai atje po ban pesë vjetë që na la, prap sot më duket e pabesueshme! Në një artikull perkujtimor ndoshta, nder të fundit, Danieli pyet: “Po Atyne, kush do t’u vejë kunorë?”…  A mos i ndjente zemra Danielit, se mbas pak ditësh do t’ ishte edhe Ky pranë Tyne ?! As atëherë, as sot, nuk due me e besue këte fatkeqsi per zonjen e Tij dhe kulturen tonë. Danieli  nuk e kishte vendin atje, edhe pse në Shqipni sot nuk e gjenë një sofer per Te!Danieli vertetë trashigonte edukatë dhe kulturë, po përgatitja e Tij ishte një model i pashoq i kulturës Europjane Perëndimore, gja që sot mund të faktohet me paaftësinë e kundershtimit të studimeve të Tija, edhe pse kanë kalue pesë vjetë që Ai nuk asht…

1 daniel Gazuli

DANIEL GAZULLI/Danieli shkruente, punonte, perkthente, mësonte, studjonte, nuk pushonte një minut, po me një vullnet të pathyeshem Ai ju perkushtue “Kodifikimit të Gjuhës Gegënishte”. Gegënishtja ynë letrare ishte fryma, jeta, mendja dhe shpresa e Tij e perjetshme! Më njoftoi se porsa të kthehet nga mjekimi në Itali, do të lidhej me Akademikun Kolec Topalli dhe me Prof. Primo Shllakun, me të cilët Danili kishte lidhje per Kodifikimin. Kapitulli i mbylljes së jetës la një brengë të hapun, per të cilen Ai punoi gjithë jeten. Kujtoj nder bisedat e fundit telefonike një kujtim që i kishte mbetë në kujtesë nga një dijetar i madh i Historisë së Shqipnisë, At Marin Sirdani, i cili i kishte thanë një ditë: “Daniel, kur kishim mundësi me lanë vepra të shkrueme, nuk na lane këta me shkrue… Tashti, nuk dij a po na len Zoti, me lanë të shkrueme ate qi duem na…!”

Dhe, me të vertetë thonte Danieli, nuk shkoi gjatë e At Marini vdiq… Kur pat vdekë Imz. Luigj Bumçi në vitin 1945 në Tiranë, në Meshen e Tij ka predikue i  madhi At Pjeter Mëshkalla, dhe aty i ka thanë: “Imzot Bumçi, Ti nuk vdiqe po, plase!” Ndoshta, kjo thanje i pershtatet shumë Burrave që sot janë në Jeten e Pasosun…Pikrisht:  Në “Sofren” e Madhe të Adriatikut… Aty ku pushon pergjithmonë edhe Daniel Gazulli! Po, kujtimi i Tyne në themelet e Gegënishtes letrare asht i pavdekshem nder shekuj! Gjuha dhe Flamuri i Gjergj Kastriotit, At Gjergj Fishtës e Dedë Gjo, Lulit, do të ushtojnë dhe, bashkë me Atë Flamur, do të valviten perjetsisht në Alpet e Shqipnisë Europjane!..

Melbourne, 10 Nandor 2017.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Daniel Gazulli, Fritz radovani, Sofra e Adriatikut

Dije të heshtura

November 10, 2017 by dgreca

fallmer

-Fallmerayer zhvilloi teorinë se popullata e lashtë “helenike” e Ballkanit jugor ishte zëvendësuar gjatë periudhës së migrimit nga sllavë dhe shqiptarë. Një ide e ngjashme ishte propozuar edhe nga udhëtari britanik William Martin Leake, por Fallmerayeri e ktheu atë në teori./

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/
Jakob Fallmerayer (1790 – 1861) ka qenë gazetar, politikan, udhëtar dhe historian austriak, i njohur kryesisht për “Teorinë Greke”, ku flitet mbi origjinën e grekëve të sotëm.
Pas publikimit të librit “Trebizond” (krahinë greke, pastaj osmane), Fallmerayer ia kushtoi aktivitetin e tij shkencor një rajoni tjetër grek, përkatësisht Moresë (Peloponez). Në veçanti, ai zhvilloi teorinë se popullata e lashtë “helenike” e Ballkanit jugor ishte zëvendësuar gjatë periudhës së migrimit nga sllavë dhe shqiptarë. Një ide e ngjashme ishte propozuar edhe nga udhëtari britanik William Martin Leake, por Fallmerayeri e ktheu atë në teori.
Vëllimi i parë “Historia e gadishullit të Moresë gjatë Mesjetës” doli më 1830 në gjermanisht, ku nga parathënia studiues të ndryshëm citojnë:”Raca helene është zhdukur në Evropë. Bukuria fizike, shkëlqimi intelektual, harmonia dhe thjeshtësia e lindur, arti, konkurrenca, qyteti, fshati, shkëlqimi i kolonave dhe tempujve- madje edhe emri është zhdukur nga faqja e kontinentit. Në dejet e grekëve të sotëm nuk rrjedh asnjë pikë gjaku helen”
Fallmerayer më tej argumentonte se Fuqitë e Mëdha që kishin mbështetur Luftën e Pavarësisë Greke ishin udhëhequr nga një “dehje klasike” duke gjykuar gabim karakterin e shtetit të ri grek.
Me këtë libër, Fallmerayer e vendosi veten në anë të kundërt me mbretin bavarez Ludwig I, i cili në vitin 1829 kishte filliuar të avanconte kandidaturën e djalit të tij Otto për fronin grek (Otto u bë Mbret i Greqisë në vitin 1832). Si kujtesë për vendin e tij të lindjes, mbreti Otto paraqiti ngjyrat blu dhe të bardhë të cilat edhe sot formojnë flamurin kombëtar grek. Që nga ajo kohë fjala “Bavaria” filloi të shkruhet me “y”, gërmë e marë nga alfabeti grek për nder të Shtetit të Lirë. Kështu emri ndryshoi nga “Bavaria” në “Bayern”. Monarku bavarez Ludwig besonte se revolta greke kundër sundimit osman përfaqësonte kthimin e virtytit antik helen. Pakënaqësia e mbretit Ludwig ndaj Fallmerayerit thuhet se çoi në një vonesë të gjatë në konfirmimin e zgjedhjes së Fallmerayerit në Akademinë Bavareze të Shkencave, ku leksioni i tij i parë kishte të bënte me “shqiptarizimin” e popullatës se Atikës. Ndërsa në “Historinë e Moresë”, botuar më 1836, Fallmerayer shkruante se lufta e Pavarësisë Greke ishte thjesht shqiptare, dhe jo revolucion helen.
Me shkrimet e tij, Fallmerayer filloi të mbështeste përkrahjen evropiane për Perandorinë Osmane si bastion kundër ndikimit në rritje të Perandorisë Ruse në Ballkan. Ndjenjat anti-ruse të Fallmerayer nuk ishin zhvilluar ende plotësisht. Teza e tij mbi grekët kishte ngjallur interes në qarqet ruse, dhe atij iu ofrua vend-pune në një gazetë për politikën cariste. Fallmerayer nuk pranoi, dhe është sugjeruar se kundërshtimi i tij në rritje ndaj ekspansionizmit rus u provokua nga kjo ofertë.
Nga fundi i viteve 1840 ai ishte i bindur se Rusia do të pushtonte Konstandinopojën dhe Ballkanin, dhe ndoshta më tej tokat sllave të Perandorive Habsburg dhe Prusiane. Në mesin e viteve 1850 ai u gëzua nga suksesi i koalicionit evropian / osman në Luftën e Krimesë
Pas vitit 1854, ai iu kthye kërkimeve akademike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë një serie botimesh mbi historinë mesjetare të Shqipërisë.
Teoria e tij greke ishte e diskutueshme gjerësisht gjatë kohës që jetoi, nuk pranohet sot, dhe shkaktoi reagime të ashpra nga dijetarë të ndryshëm, duke nxitur kërkime për vazhdimësinë brenda historiografisë greke, në përpjekje për të provuar ekzistencën e lidhjeve midis grekëve modernë dhe qytetërimit të lashtë helen.
Puna e Fallmerayerit ka luajtur rol vendimtar në zhvillimin e historisë bizantine si disiplinë e vecante në Greqi, ku një numër dijetarësh të shek. 19 dhe fillimit të shekullit të 20-të u përpoqën për ta hedhur poshtë tezën e tij mbi mos-vazhdimësinë e races greke. Historianë grekë si Pittakis dhe Paparrigopoulos kanë demonstruar se teoria e Fallmerayer kishte shumë të meta. Për shkak të insistimit të tij mbi origjinën sllave (dhe shqiptare) të grekëve modernë, Fallmerayer u konsiderua pan-sllavist nga shumë studiues në Greqi, gjë që bie në kundërshtim me shkrimet e tij. Emri i Fallmerayer përfundimisht u bë simbol i urrejtjes së grekëve, ndërsa libri i tij mbi Historinë e Moresë, i shpallur i ndaluar ne Greqi, u lejua të botohej në Athine vetëm në vitin 1965, pas më shume se 100 vjetësh nga koha e botimit në Gjermani.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, Dije të heshtura, Fallmerayer

Konferencë shkencore për 100-vjetorin e akademikut Idriz Ajetit në Medvegjë

November 9, 2017 by dgreca

Banje e Siharinës, 8 nentor -Shoqata për Trashëgiminë dhe Kreativitetin Kulturor të Luginës qe tubon historian, arkeolog e intelektual ne Medvegja, Bujanoca e Presheva ka organizuar sot nje një konferencë shkencore ne Banjen e Siharinës dedikur jetes dhe veprimtarise se akamikut nga Kosova Lindore (Topalla) Idriz Ajeti, një nga studjuesit më të shquar të Albanoligjisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Prof. Rexhep Abazi shpalli të hapur këtë tubim të madh, me fjalën “Gjithmonë mos paçtë vend, ku i zë të gjithë shqiptarët!”. Leme Xhema i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se unë do të mundohem që gjithmonë të përkrahen aktivitete të tilla. Ajo pastaj tha:”Zemra më dhemb të bëj më shumë, por kjo është mundësia jonë.”

Në kete evenement  kulturo-shkencor morën pjesë rreth njeqin pjesemarres jo vetëm nga Lugina e Presheve por edhe mysafire.porfesor akademik nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi

Kombi shqiptar gjithmonë gjatë historisë së tij lindi dhe rriti burra të denjë të pushkës dhe të penës. Njëri prej titanëve të fushës së penës është edhe Akademik Idriz Ajeti, që u lind në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës, më 26 qershor të vitit 1917. Është shkrimtar dhe akademik shqiptar. Ai vlerësohet dhe është njëri ndër gjuhëtarët më të njohur, i cili i ka dhënë shtysë albanologjisë duke e bërë të denjë për respekt.
 Idriz Ajeti ka lindur në fshatin Tupalë, komuna e Medvegjës, saktësisht njëqind vjet më parë. Do perkujtuar se Topala ka dhëne jo vetem inetzeltkual e akadmeik por edhe  shume patriot, luftetare dikur ballist e se fundit te UCPMB-së si dhe biznesmen dhe veprimar te shquar sikur ambasadori i shqiptareve ne Amerike Xhim Xhema nga Medvegja nje personalitet  me ndikim dioplomatik  ne Kongresin dhe Stetit departamentin Amerikan.Idirz Ajeti eshte albanolog, linguistik i njohur shqiptar  ne ballkan, njeherit profesor disa vjeqar në Universitetin e Prishtinës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i dha atij një dekoratë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.Ne kete festë te madhe në Medvegjë nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora morën pjesë shumë njerëz, si profesorë, shkrimtarë, nxënës e studentë, për ta nderuar dhe respektuar njeriun më të shquar, Akademik Idriz Ajeti. Në ambientet e Hotel Gejzerit në Banjë të Siarinës, në një sallë të stërmbushur, shumë njerëz, dashamirës, profesorë, intelektualë, nxënës, njerëz të politikës i bashkoi kjo festë. Prof. Rexhep Abazi shpalli të hapur këtë tubim të madh, me fjalën “Gjithmonë mos paçtë vend, ku i zë të gjithë shqiptarët!”. Leme Xhema i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se unë do të mundohem që gjithmonë të përkrahen aktivitete të tilla. Ajo pastaj tha:”Zemra më dhemb të bëj më shumë, por kjo është mundësia jonë.”

Fjala iu dha pastaj Prof. Dr. Isak Shema , i cili vlerësoi këtë Konferencë Shkencore. Ky personalitet e begatoi këtë tubim dhe e respektoi tepër, me gjithë rrugën që morëm nga Prishtina. Shkuam dhe s’u kthyen deri në orët e vona dhe asnjëherë s’u lodh as nuk ndjeu lodhje, sikur të shkonte vërtet në një dasmë të madhe. Edhe unë si gjithë të tjerët e falenderoj përzemërsisht profesorin tim të nderuar dhe paçtë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me Akademikun tonë, Idriz Ajeti, albanalogun më të shquar.

AKADEMIK IDRIZ AJETI-BURRË I DENJË I KOMBIT

Pra Profesor Dr. Isak Shema e ndriti këtë Konferencë shkencore dhe tha se duhet bërë më shumë për këtë njeri, si në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc dhe kumtesat do të botohen në një vëllim të veçantë. Me kumtesa u paraqitën Prof. Dr. Isak Shema: ” Veprimtaria arsimore, kulturore dhe shkencore e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu “Identifikimi i unit shkencor në veprat e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Begzad Baliu dhe prof.Dr.Naile Mala “Pikëpamjet e Prof. Idriz Ajetit për prof. Çabejn”, PhD. Faton Krasniqi “Ndihmesa e Akademik Idriz Ajetit për albanologjinë”, Dr. Berton Sulejmani “Recension për librin “Rrapi shekullor-Idriz Ajeti” të autorëve: Bahtijar Keyeziu dhe Begzad Baliu”, Prof. Rexhep Abazi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në zhvillimin e kulturës së gjuhës dhe shkollës shqipe”, M.A. Fatlum Hetemi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në fushën e arsimit”, Prof.Gani Krasniqi “Shekullori i Meditës Akademik Idriz Ajeti, një shekull në shërbim të gjuhës shqipe”, Rrahman Hyseni, shkrimtar “Akademik Idriz Ajeti- burrë i denjë i kombit”, Ilmi Rexhepi “Venerime sintaksore të Akademik Idriz Ajetit dhe nevoja e riaktualizimit të tyre” Xhemaledin Salihu, kryetar i shoqatës për trashëgimi dhe krijmtari kulturore me seli në Preshevë, mbeshteti konferencen, meqerast dha nje ser mirënohjesh, ka shrkuar Rrahman Hyseni nga Medvegja.

 Idriz Ajeti ka dëshmuar se është një njohës i thellë i gjuhësisë shqiptare duke e përparuar atë edhe më tutje. Mësimet fillestare i mori në Banjë të Sijarinës, më 1930. Pastaj u regjistrua në Zagreb, degën e romanistikës. (Mësojmë nga kujtimet e Akademik Idriz Ajetit). II. Sipas kujtimeve të Akademik Idriz Ajetit, takimi i parë i tij me shkencën albanologjike ka qenë në Zagreb, para luftës, si student në Fakultetin e Filozofisë – dega e romanistikës. Gjithnjë duke iu referuar kujtimeve të Ajetit, mësojmë se ai për herë të parë, më 1938-39 shkroi një artikull të vogël lidhur me toponimistikën shqiptare, që e botoi në gazetën e Sarajevës,”Muslimanska svijest”. Pastaj shkoi në Itali. (Dy semestrat e vitit të parë i bëri në Pizza, dy të tjerët në Padova). Atje, në Fakultetin e Filozofisë punonte albanologu italian Karlo Tagliavini, që bënte mësime nga historia e gjuhës shqipe. Dy semestra që i bëri Idrizi aty, u zhvilluan për elementet indoevropiane në gjuhën shqipe. Idrizi doli i pari tek ai në provim dhe askush tjetër … Në Beograd Idrizi shkoi për ta kryer diplomën, që i kishte mbetur nga Italia. Diplomën e kishte nga italishtja – letërsi e gjuhë italiane. Idriz Ajeti pas studimeve ka qenë profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës, lektor dhe mësimdhënës në Degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, kurse disertacionin e ka mbrojtur në vitin 1958, me temën “Zhvillimi i të folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”.
Pasi kreu studimet, Idrizi si lektor, qëndroi ca kohë në Kosovë, kurse më 1953 u kthye në Beograd dhe vazhdoi punën si lektor. Në kujtimet e veta Idriz Ajeti tregon se profesorët e parë me shkollë u krijuan atje në Beograd, në atë degë: Hilmi Agani, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Besim Bokshi e të tjerë. Kur shkoi në Beograd, në vitin 1953 në takim me profesor Bariqin, ai ia propozoi temën e disertacionit “Gjuha e shqiptarëve arbëreshë të Zarës”. Idrizi punoi disa vjet, e kreu, e dërgoi në Sarajevë, sepse ai atje punonte në Fakultetin Filozofik. U formua Komisioni dhe e mbrojti temën. … III.
 Në vitin 1960 u hap së pari Fakulteti Filozofik në Prishtinë. Më 1958 ishte hapur Shkolla e Lartë në Prishtinë, si dhe në Gjakovë e Prizren. Por, fakulteti i parë u hap më 1960, kurse më 1961 u hap Fakulteti Juridik.Kujton Akademik Idriz Ajeti. –dhe vazhdon -këtu, në vitin 1970 u hapen fakultete dhe Universiteti-, rrëfen Idrizi. Ndër degët ishte edhe ajo e gjuhës shqipe – albanologjia. Idriz Ajeti ishte aty i pari, më i moshuari ndër ta. Filluan me një revistë “Gjurmime Albanologjike”, që edhe tash e mban këtë emër.
Më vonë, në vitin 1974, në krye të asaj dege Idriz Ajeti i vizitonte edhe seminaret tjera: në Beograd, Shkup, Lubjanë dhe vende të tjera, ku paraqitej me ndonjë kumtesë, merrte pjesë në realizimin e programeve të tyre, sidomos në Beograd. Idrizi mendoi që edhe shqiptarët në Kosovë të hapin Seminar të tillë, duke patur lidhje me studiues të gjuhës shqipe në qendrat e Evropës Perëndimore, si Vjena e vende të tjera të Evropës. Për këtë gjë ai kishte marrë pëlqimin e autoriteteve të kohës e në këtë mënyrë nisën hapa të mbarë për realizimin e Seminarit. Seminari i parë u hap në vitin 1974. IV.
Akademik Idriz Ajeti me të drejtë pati deklaruar se historia e gjuhës është vetë historia e popullit, madje ai është edhe përkrahës i tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve, duke dëshmuar rrënjët antike të saj. Ai na rikujton se kemi një histori dramatike, që e thonë dhe shumë të tjerë këtë të vërtetë. Populli shqiptar është një popull i vjetër. Por dihet se s’ka patur kushte të merrej me kulturë, me ngritjen kulturore, ngase ishte i shtypur kombëtarisht nga okupatorë të ndryshëm. Pastaj profesor Ajeti na e rikujton Formulën e Pagëzimit 1492: duke konstatuar se në atë kohë, në shekullin XV, ndër shqiptarët nuk kishte kurrfarë kushtesh, ashtu që vetëm ndër katolikë kishte ndonjë intelektual. Meqë nuk kishte shërbesa fetare në çdo vend, atëherë arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mendoi që më rastin e lindjes së fëmijëve ata duheshin pagëzuar. Meqë shërbesat nuk ishin gjithkund, e fëmijët duheshin pagëzuar, arqipeshkvi e tha atë fjalinë që duhej thënë me rastin e pagëzimit të fëmijëve dhe ajo u shënua dikund: “Un të pagëzon j pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt … “.

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjetorin, e akademikut Idriz Ajetit, në Medvegjë

Koço Kota – Për një Shqipëri oksidentale

November 8, 2017 by dgreca

Libri i ri “Koço Kota – Për një Shqipëri oksidentale”, një ridimensionim i leximit real të historisë shqiptare/1 Koco Kota

 Prof. dr. Bardhosh Gaçe & Albert Z. ZHOLI/Sado që kohët kanë ecur përpara, kanë lëvizur me një progres të habitshëm, janë zbuluar arkiva shtetërore, arkiva familjare, na kanë ardhur në kronikat e të vërtetave dokumente dhe opinione jashtëzakonisht me vlera të nevojshme, në opinionin vlerësues njerëzor dhe të vërtetave historike është shtuar referenca e anashkaluar, mohuar dhe refuzuar për një kohë relativisht të gjatë. Ditë pas dite e kohë pas kohe në duart e lexuesit shqiptar po vijnë libra të rëndësishëm historiko-politik, histori të pazakonta, të cilat po u vijnë në ndihmë shumë çështjeve që ose kanë qenë të errësuara, ose kanë qenë të pastudiuara, ose janë harruar fare. Pavarësisht një prurjeje të shumtë, veçmas pas viteve ‘90-të, të një lloj letërsie dhe historie tematikisht të nevojshme për zhvillimet e kohës dhe të çlirimit për të qenë të lirë në të shprehurin për shumë çështje të prekshme dhe të përjetueshme nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, që kishin lidhje kryesisht me kompleksin totalitar, gjatë këtyre dy dekadave e më shumë ka pasur dhe një prurje të rëndësishme historiografike dhe monografike, e cila ka plotësuar një lloj boshësie të dukshme dhe djerr, e cila në historiografinë shqiptare, ose është lënë ashtu, ose është mbushur me temën e propagandës. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht me dëshminë dhe tregimin e nevojshëm të personaliteteve të dijes dhe të aktivitetit politiko-shtetëror të paraçlirimit të vendit. Ndërmarrje të tilla dhe për figura emblematike të politikës dhe të historisë shqiptare është një zhvillim pozitiv gjatë kësaj periudhe, pasi, edhe pse ka pasur një prurje të veçantë, në letërsi dhe në përvojën e të shkruarit, koha është një mekanizëm racional dhe efektivisht veprues në verifikimin dhe seleksionimin e tyre, në këtë rrjedhë të vrullshme dhe të shumtë librash, ne kemi pasur fatin e mirë të na vijnë libra të rëndësishëm, të cilët kanë zënë vendin e vet në historinë shqiptare, pavarësisht se vonë, siç është edhe studimi monografik “Koço Kota –Për një Shqipëri oksidentale” të autorit të mirënjohur, Harallamb Kota.

Në historinë e popujve të vegjël dhe të njohur në botë, ka raste unikale të mekanizmave dhe fakteve të çuditshme se si është shkruar historia e këtyre popujve dhe vendeve. Kështu në historinë më emblematike të Izraelit ka një fakt të çuditshëm, që lidhet me konsideratën e mirë, shpeshherë dhe preferenciale të një personi të vetëm, i cili gjatë jetës së tij kishte ruajtur me mijëra dokumente të natyrave të ndryshme, për t’i paraqitur si dëshmi të nevojshme në shërbim të vendit të tij dhe historisë së Izraelit. Në këtë lloj rrugëtimi bashkëkohor, lexuesit shqiptar po i vjen dhe njëri nga librat më të rëndësishëm të tij, që lidhet me njërin nga personalitetet intelektuale, politike, shtetërore, diplomatike, sociale, Koço Kota të studiuesit Harallamb Kota.

Deri në vitet ’90-të Koço Kota nuk njihej, dhe nëse njihej, mbi të rëndonte anatema politike, etiketimi politik i ndërtuar mbi perceptimin ideologjik-politik të sistemit totalitar, nëse njihej, ai konsiderohej armiku i pushtetit popullor, ndërsa e gjithë vlera e tij, e cila ka ardhur në librin “Koço Kota- Për një Shqipëri Oksidentale”, të autorit Harallamb Kota, nuk ishte e mundur të bëhej e njohur, pronë shoqërore dhe historiografike, e për më tepër në një botim voluminoz, në të cilin kërkohet të thuhet gjithçka lidhet me të, referuar kohës, politikës, zhvillimeve kombëtare dhe ballkanike, në një lidhje dhe konvencionalitet të thellë shkencor dhe interpretues. Libri që po i vjen në dorë lexuesit shqiptar përmbush një detyrim shoqëror dhe historiografik, pasi në të nuk flitet për Koço Kotën në vetvete, as për bëmat e tij, as udhëtimet, raportet e tij me dijen dhe kulturën, por përmes tij ka një valorizim të gjerë në të gjithë historinë tonë kombëtare, një jetë dhe një veprimtari që lidhet me një kohë relativisht të gjatë dhe aktive, të përfshirë nga zhvillimet historike, politike, të qeverive dhe mbretërisë, të marrëdhënieve me Lindjen dhe Perëndimin, të problemeve të thella jetike të natyrës së besimit, të ligjit dhe të zhvillimit. Koço Kota është një personalitet i përfshirë dhe i gjendur në zhvillimet më të rëndësishme të Shqipërisë, që nisin që në fillimin të shek. XX për të vazhduar me një temp të jashtëzakonshëm deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Fillimvitet 1900, e gjatë tre dekadave të para të shekullit të kaluar kanë qenë të mbushura me zhvillime jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, që nga Shpallja e Pavarësisë, e cila kulmoi të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë kulturore, politike, historike, shoqërore, luftarake dhe intelektuale të Rilindjes Kombëtare, e cila me të drejtë është konsideruar njëra nga epokat më të arta të historisë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut. Koço Kota ka lindur në një kohë (1886) dhe zhvillimet politike e shoqërore të viteve 1900 e kanë nxënës të pjekur, të shkolluar dhe një intelektual universitar, i cili më shumë se kushdo mund ta “lexonte” realitetin brenda vendit dhe rrethanat dhe zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare. Harallamb Kota është gjendur para një “mali” të madh veprimtarie, aktiviteti dhe kontributesh të Koço Kotës, që ishte i shkolluar si mos më mirë, që nga Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, pastaj në gjimnazin e njohur “Zosimea”, studimet në Universitetin e Athinës për Shkenca Politike-Juridike-Administrative, arsimin pasuniversitar në Boston të SHBA-ve, mbrojtja e gradës shkencore “Doktor në Jurispondencë” po në SHBA, të cilat e bëjnë të rëndësishme veprimtarinë e Koço Kotës në Shqipëri, e cila fillon që nga viti 1911, si kryetar i shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” në SHBA, pastaj si bashkëthemelues i Federatës Panshqiptare “Vatra” po në SHBA, e më pas i gjithë aktiviteti i tij (1912) në Shqipërinë e mbushur me ngjarje, beteja politike, luftarake, koniunktura dhe kthesa të jashtëzakonshme për shkakun e raporteve të lëkundura me fqinjët, për shkakun e koniunkturave të politikës dhe diplomacisë së kohës me Perëndimin, brenda zhvillimeve të qeverive dhe shtresave të shoqërisë shqiptare. Aktiviteti jetësor, patriotik në SHBA dhe në Shqipëri, aktiviteti shtetëror që nga vitet 1912 deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, përbëjnë një prerje historike dhe analitike të zhvillimeve shqiptare përmes një personaliteti, shtetari, dhe politikani kalibri, i cili ka arritur ta njohë në imtësi dhe në detaj çdo zhvillim, që në historiografi është interpretuar në asnjë rast me të njëjtin kriter, e për këtë arsye në historiografinë shqiptare gjithmonë ka pasur vakume.

Koço Kota ka lindur në Korçë, një qytet i njohur për kulturë dhe traditë qytetare dhe arsimore, qytet i dijes dhe i njerëzve reformatorë, qyteti i intelektualëve dhe mërgimtarëve të ndritur, të cilët mbajtën lidhje të forta gjithmonë me vendin dhe qytetin e tyre, me fatin e njerëzve dhe me perspektivën e vendit të tyre. I dalë nga një familje me dashuri dhe sakrificë për dije dhe arsim, ai e ruajti, e përçoi dhe e reklamoi mjaft mirë këtë shembull familjar, duke u treguar një atdhetar i spikatur në të gjitha mjediset patriotike brenda dhe jashtë vendit. Në studimin monografik të Harallamb Kotës, gjithashtu personaliteti i tij shpërfaqet më së pari si një patriot i vërtetë, duke e vënë në shërbim të vendit dhe të prosperitetit të gjithë dijen që ai mori në familje dhe në shkollë, brenda dhe jashtë vendit, duke iu vënë në shërbim vendit që në Shpalljen e Pavarësisë me Plakun Ismail Qemali, e më pas në të gjithë zhvillimet politike dhe qeverisëse të vendit, duke qenë një qeveritar dhe një udhëheqës i vazhdueshëm.

Koço Kota ka qenë senator, deputet, prefekt, ministër, kryetar parlamenti dhe kryeministër, pra, ka qenë një nga personalitetet e politikës dhe të drejtimit të vendit në të gjitha shkallët e hierarkisë. I pranishëm në të gjithë këtë diapazon politik dhe qeverisës të vendit, Koço Kota duket si një pasqyrë reale në të cilën janë reflektuar mirë të gjitha këto zhvillime, të cilat siç janë të njohura në historinë e vendit tonë kanë qenë të vështira, të ngadalta në zhvillimet e veta e në shumë raste konfliktuale. Në këto zhvillime, siç dhe zbulohet përmes njohjes së veprimtarisë së Koço Kotës, ka pasur një sërë faktorësh, të cilat lidheshin me traditën turke të politikës dhe drejtimit të vendit, me koniunkturën ballkanike, e ndihmuar dhe nga koniunktura ndërkombëtare, me mungesën e njohur të drejtimit të vendit me ligje të dala nga parlamenti i zgjedhur me votën popullore, me mungesën e theksuar të shkollës dhe të nivelit arsimor dhe një sërë faktorësh të tjerë, që zbulohen herë drejtpërsëdrejti dhe herë kontekstualisht, në këtë monografi. Lidhur me një çështje të tillë, mjafton të prekim tangjentalisht një lloj pasqyre që autori Harallamb Kota na jep në referencën mbi reformat që Koço Kota bëri gjatë të qënit të tij si kryeministër i vendit si: krijimi i Policisë e Sigurimit Botnor, hapja e shkollës së policisë, hartimi i programit 5-vjeçar i Ekonomisë Kombëtare, vendosja e monopolit të shtetit mbi pasurinë kombëtare, krijimi i ministrisë së Kulturës Popullore, ndërtimi i ministrive, ndërtimi i Bulevardit të Madh, përurimi i Sheshit “Skënderbej”, ndalimi i martesave të nëpunësve dhe ushtarakëve me gra të huaja, ndërtimi i stadiumit kombëtar, ligji i heqjes së mbulesës tek gratë, hapja e kurseve falas kundër analfabetizmit, zyrtarizmi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (1937), ligji mbi ndryshimin e emërtesave me origjinë të huaj, orientimi dhe marrëveshjet me qeveritë perëndimore si SHBA, Itali dhe Angli etj.

Libri i Harallamb Kotës “Koço Kota për një Shqipëri Oksidentale” është interesant për lexuesin dhe historiografinë shqiptare, pasi ai ka nën interpretim dhe analizë të thukët zhvillime të rëndësishme të vendit që nga Pavarësia, lufta e vazhdueshme e fqinjëve në bashkëpunim me Fuqitë e Mëdha për ta zvogëluar sa të mundeshin Shqipërinë, Konferencën e Londrës, ndarjen e kufijve, luftërat për çlirim kombëtar, Konferencën e Parisit, Luftën e vitit 1920, si lufta e parë imperialiste e fashistëve italianë për pushtimin e Shqipërisë, zhvillime të tjera ballkanike dhe evropiane. Koço Kota ka qenë njëri nga politikanët, shtetarët, qeveritarët dhe intelektualët që i kanë përjetuar, janë përballur dhe kanë kontribuar në këto zhvillime në favor të Shqipërisë. Libri voluminoz, i ndërtuar mbi shumë detaje të kësaj natyre, e kanë çuar studiuesin Harallamb Kota në dokumente, ngjarje, dëshmi dhe burime të tjera preferenciale që i vijnë në ndihmë dhe shumë fakteve të tjera historike. Po ashtu, që nga Ismail Qemali, i quajtur “Babai i Kombit” e në shumë raste nga autori “profeti Ismail Qemali”, më pas Princ Vidi, ngjarjet luftarake dhe zhvillimet e brendshme politike në kohën tranzitore deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, ngjarjet e Kongresit të Lushnjës (që me të drejtë është quajtur parlamentarizmi i parë shqiptar, ku Koço Kota është shpallur senator), pastaj zhvillimet e Revolucionit Demokratike të 1924, që krijuan një nga zhvillimet politike më interesante në vend, me Nolin, figura të tjera të njohura, me Ahmet Zogun, duke qenë Kryeparlamentar dhe Kryeministër, duke qenë ndër aktorët më të rëndësishëm të Kushtetutës së parë shqiptare, promovuar nga Mbretëria Shqiptare, Koço Kota nyjëton dhe reflekton në personalitetin, në jetën dhe veprimtarinë e tij, pjesën më të rëndësishme, më problematike dhe më emblematike shqiptare zhvillimet në historinë, të cilat kanë qenë vërtetë të vështira për t’u reflektuar në trilogjinë e autorit. Të gjitha këto kohë të brendshme shqiptare dhe të jashtme diplomatike ndërkombëtare, e bëjnë librin të peshuar mirë, të orientuar në fakte, argumenta, në lexime të gjerësishme dhe të thella, në një diapazon gjithëpërfshirës, ku kuptohet lidhja e ndërsjelltë e individit social-historik, Koço Kota, me vendin dhe të vendit me kontributin e tij. Është një marrëdhënie e ndërsjellë, ku asnjëra nuk bën pa tjetrën, të cilën autori e ka kuptuar mirë. Harallamb Kota në faqet e kësaj monografie na sjell ndërmend lëvizjen më madhore shqiptare, e cila përbën dhe themelin më të qëndrueshëm të historisë sonë kombëtare për atë që Shqipëria dhe kombi shqiptar vazhdoi rrugën e tij më pas, kryesisht Rilindjen Kombëtare, e cila u mishërua në një front të gjerë të zgjimit kombëtar dhe të ideologëve të saj të shquar, që përbënë njëkohësisht dhe thelbin e saj iluminist. I mbështetur si një model i mrekullueshëm, autori është përpjekur që në dritën e zhvillimeve të shekullit kur veproi njëri nga njerëzit e ditur Koço Kota, ta rindërtojë “metaforën” e veprës iluministe të Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” dhe në kushtet e reja të zhvillimeve historike, politike dhe shoqërore të vendit. Kësisoj autori përveçse ruan një lidhje të fortë me vijimësinë e zhvillimeve politike dhe kulturore të Rilindjes në kushtet e reja, ajo I shërben atij për ta nxjerrë më në pah figurën e Kotës, e cila nyjëtohet në tri etapa të rëndësishme kohore mbështetur në zhvillimet e reja. Ka një të vërtetë që nuk mund ta mohojmë në këtë rast, sepse natyra rilindëse e zhvillimeve politike dhe historike të fillimviteve 1900 është gati e natyrës së viteve 1878 e në vijim, qoftë në natyrën kulturore, atë politike për çlirim, dije dhe pavarësi, po ashtu dhe zhvillimeve të brendshme edhe ato të jashtme. Epokat ndarëse të modelit të Sami Frashërit, Harallamb Kota i ndan sipas ngjarjeve historike, që nga lashtësia e në vijim. Kështu pjesa e parë “Shqipëria ç’ka qenë” elementin kohën mes viteve 1443 deri në vitin 1912. Është një periudhë e gjatë, disashekullore, e cila është shkruar ngjeshur dhe me referenca të njohura, por të interpretuara mirë nga autori. Pavarësisht natyrës njohëse që ka vepra, pasi natyra monografike e saj, e cila “qerthullohet” rreth një personazhi historik të njohur, siç është Koço Kota, autori është treguar racional dhe interesant në mbushjen e skeletit historik të librit me ngjarje dhe elementë të tjerë racional, interpretues dhe analitik. Harallamb Kota kërkon ngjarje dhe dukuri interesante në këto zhvillime, siç janë ato që lidhen me legjendën dhe mitologjinë, të dhëna, dëshmi dhe vlerësime origjinale për Skënderbeun (bien në sy 65 këshillat e tij para vdekjes), pashallëqet shqiptare, lëvizjet shqiptare për vetëqeverisje, lëvizja “Unite”, një lëvizje interesante e hershme, për të cilën është folur shumë pak, lëvizja për një “Kish shqiptare”, çështjet e ringjalljes së kombit, profeti Ismail Qemali, Fan Noli etj. Në këtë pjesë të rëndësishme të librit “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” hyn dhe pjesa e lindjes, shkollimit, përfshirja në aktivitetin politik dhe intelektual të Koço Kotës, takimi dhe njohja me Ismail Qemalin, ngjarjet historike në jugun dhe në veriun e vendit, të cilat përkojnë me aksionin politik më të rëndësishme të Shqipërisë, me luftën për çlirim kombëtar dhe për ruajtjen e territoreve tokësore të vendit. Pjesa e dytë e trilogjisë “Shqipëria ç’është?” shtrihet në hapësirën kohore 1912-1920, e cila me të drejtë është konsideruar periudha më e vështirë dhe me zhvillime të brendshme për fatet e shqiptarëve, të Shqipërisë, eksponentëve të politikës dhe lëvizjes për çlirim kombëtar. Harallamb Kota ka arritur të sjellë në vëmendje të lexuesit momente kyçe, njerëz të niveleve të ndryshme të dijes dhe të luftës, të mendimit dhe të diplomacisë, ku shkëlqen si diell Ismail Qemali. Koço Kota ka qenë përfaqësuesi i “Vatrës” krah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë, duke dëshmuar mbështetjen e madhe të kombit më të përparuar në botë, të kombit amerikan. Në këtë pjesë autori sjell në vëmendje ndjeshmëritë dhe përjetimin e këtij fakti të madh (atë të Shpalljes së Pavarësisë) në jugun e vendit, në qendrën e njohur kulturore të Beratit, Korçës, Voskopojës, duke qenë ndërkohë dhe nëpunësi i parë i qeverisë së Vlorës si nënsekretar i Ministrisë së Arsimit dhe këshilltar i Luigj Gurakuqit. Në këtë kapitull të konsiderueshëm dhe të ngjeshur me ngjarje dhe zhvillime interesantë në reflektimin e aktivitetit dhe veprimtarinë e Koço Kotës janë insinuatat e njohura që lidhen me personazhet historikë të kohës si Esat Toptani, Ahmet Zogu (1913), shënime të natyrës: “Noli mbështet qeverinë e Vlorës”, “Esat Pasha kundër Ismail Qemalit”, “Noli program për lëvizjen kombëtare”, “Ismail Qemali mbështet Vidin”, “Lufta e Parë Botërore” etj.

Dhe në historiografinë shqiptare dilemat dhe interpretimet e natyrës, për çështje të kësaj natyre kanë qenë të pranishme, për shkakun e lënies në hije të figurave të nivelit të Koço Kotës. Në këtë pjesë duket se Harallamb Kota i jep një këndvështrim të ri jo vetëm Nolit dhe Ahmet Zogut që në të ardhmen do të jenë figura të rëndësishme të politikës, por dhe për çështje të tjera të brendshme të zhvillimit shoqëror, siç janë çështje të asimilimit, koha e depërtimit francez në Korçë dhe në Shkodër, të cilat janë parë në një qasje ndoshta më afër realitetit për shkakun e një personazhi aktiv dhe aktualizues si Koço Kota. Në këtë pjesë, Harallamb Kota përpiqet të hedhë dritë mbi çështje të rëndësishme të zhvillimeve kombëtare si: “Takimi i Zogut me Pashiqin” (1918), “Misioni amerikan në jug të Shqipërisë”, “Memorandumi i Aleksandrisë”, drejtuar Konferencës së Paqes në Paris (1918), i përgatitur në Kajro, anëtarë i të cilit ishte dhe Koço Kota. Pjesa e tretë e trilogjisë së librit “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” zë një hapësirë të konsiderueshme, duke marrë në konsideratë dhe interpretuar një opinion interesant për Koço Kotën si ideator i civilizimit të politikës shqiptare, periudha kohore ku preket dhe shkëlqimi i Koço Kotës në majë të politikës dhe drejtimit të vendit që nga Kryeparlamentar e deri Kryeministër, pastaj rënia dhe eliminimi i tij, shtrihet në hapësirën analitike të veprës nga viti 1921 deri në vitin 1947. Në këtë pjesë vërtetohet se historia e shtetit shqiptar është dhe vepër meritore prej shtetari dhe njeriu të aftë dhe të ditur dhe e Koço Kotës.Në këtë periudhë zhvillimesh thelbësore, pavarësisht konflikteve dhe mjedisit në të cilin zhvilloheshin debate politike, lëvizjet dhe reformat, Shqipëria ka përfituar dhe ka vendosur gurë të rëndë në themelet e shtetit, që në një mënyrë apo tjetër ata i kanë rezistuar kohës deri në kohët moderne. Qeveritë e njëpasnjëshme, herë të rrëzuara dhe herë të dorëhequra, përplasjet mes Nolit dhe Ahmet Zogut kanë qenë sfida dhe horizonte gjithashtu të një zhvillimi të pazakontë në orientimin politik dhe ekonomik të vendit në kushtet e një prapambetje të madhe të Shqipërisë. Koço Kota ka qenë njëri nga njerëzit e përfshirë realisht në këto zhvillime, duke qenë ndër udhëheqësit më jetëgjatë politik në parlamentin e kohës, në detyrën e kryeministrit të kohës, në rolin e deputetit të kohës, i cili solli në vëmendjen e kohës, dhe shtroi për zgjidhje çështje thelbësore për vendin, që nga rendi, arsimi, shëndetësia, rrugët, zhvillimet e qytetit, financat dhe bujqësinë.

Detajet e natyrës“Situatë politike parazgjedhore”,“Grupimi i Koço Kotës tërhiqet nga kandidimi”,“Memorandumi i të krishterëve shqiptarë”,“Laicizmi dhe toleranca fetare”, “Zogu dhe Noli: mbrojtësit e Shqipërisë”, “Dr. Koço Kota, përkrahës i lëvizjet Unite”,“Dr. Koço Kota, deputet i Prefekturës së Korçës”,“Rritja e pushtetit të Ahmet Zogut”,“Koço Kota, përkrahës i Kishës Ortodokse Autoqefale”, “Ahmet Zogu Kryeministër”,“Ushtar i Mbrojtjes së Shtetit Ligjor”,“Koço Kota, Kryeministër i Parë Mbretëror” (1928-1930), “Platforma liberale e

Mbretit Zog I” dhe shumë zhvillime të tjera, të cilat gjejnë një pasqyrim të gjerë në këtë libër, sjellin një kontribut madhor për një figurë emblematike shqiptare në një hapësirë kohore gati 40-vjeçare në zhvillimet politike të Shqipërisë.

Libri monografik “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” për shkakun e natyrës gjithëpërfshirëse, pasi ai zë një kohë të zhvillimeve më delikate dhe më të larmishme të Shqipërisë, është një libër që duhet të studiohet dhe jo të lexohet, pasi brenda tij ka një informacion të dendur historik, politik, kulturologjik, social, i cili është referuar në këto zhvillime interesante dhe shumë të rëndësishme të vendit. Rrugëtimi i një personaliteti si Koço Kota është një rrugëtim prej udhëheqësi,njeriu reformator, i një njeriu të ditur dhe të pushtetshëm, i cili në një mënyrë apo tjetër ishte i lidhur me zhvillimet, me faktorin e jashtëm dhe të brendshëm, me autoritetet e besimit dhe të dijes, me zhvillimet shpirtërore njerëzore, me njerëzit e ditur dhe politikanët e shquar të kohës, kështu që trilogjia e Harallamb Kotës është një kontribut i rëndësishëm dhe një referencë po e rëndësishme për dijen historike shqiptare. Figurën e Koço Kotës nuk e bën emblematike vdekja e tij në mënyrën më tragjike të mundshme në burgun famëkeq të Burrelit, por veprimtaria e tij, aftësitë e tij të sprovuara si gurë themeli në funksionimin e shtetit shqiptar, në krijimin dhe vënien në punë të ligjeve shqiptare, në investimin intelektual dhe mendor në arsim, financa, politikë dhe sektorët jetikë të një vendi, në bashkëpunimin e rëndësishëm prej shtetari të vërtetë me të gjithë udhëheqësit e kohës, pavarësisht diferencave ideologjike dhe fetare, standardit për drejtësi dhe drejtim të vendit, çfarë e bëjnë Koço Kotën një figurë që shkëlqen sa herë i duhet të kthehemi historisë sonë.

Libri i Harallamb Kotës “Koço Kota – Për një Shqipëri Oksidentale” është një lloj thirrjeje qytetare, një ridimensionim i leximit real të historisë shqiptare, një lloj rimësimi për politikën dhe qeverisjen e vendit dhe në kohët moderne.

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Zholi, Bardhosh Gace, Harallamb Kota, Koço Kota - Për një Shqipëri oksidentale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 326
  • 327
  • 328
  • 329
  • 330
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT