• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“BASHKIMI SHQIPTAR”, E PARA ORGANIZATË DEMOKRATIKE PAS LUFTS

March 4, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/*

 Ne Foto: MARK ÇUNI (1920 – 1946)/

HAPNI  36 DOSJE!/

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

■Këte e verteton dhe z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku nder tjera thotë:

“Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona… Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…

■Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Përendimore…

Mark Çuni ishte nga fshati Bushat i Shkodres, u pushkatue në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Ai e formoi këte Organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferencës së Jaltës”,  pikrisht kur Enver Hoxha, kerkonte me rrejtë e  me mashtrue në Shkoder, si gjithmonë, me anen e agjentit stalinist  Sejfullah Maleshova, per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipëri të Lirë e të Pavarur”, atëherë kur, thundrat e sllavokomunistëve barbarë Tito dhe Stalin, kishin fillue me zhytë në gjak e terror mbarë Popullin Shqiptar. Sejfullah Maleshova kerkoi me u takue me At Gjon Shllakun, per me i mbushë mendjen me formue një “Parti Demokristjane”… Falë nderhymjes së At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë tek Imz. Gasper Thaçi, që ishte aso kohe Argjipeshkëv i Shkodres, dhe pengohet mashtrimi i At Gjon Shllakut O.F.M., nga 

agjenti Sejfullah Maleshova, i cili ishte dergue nga Enver Hoxha për atë qellim.

■Dosjet vertetojnë se At Gjon Shllaku nuk ishte në asnjë parti dhe organizatë asnjëherë!

1945  DOSJA E MARK ÇUNIT:

■MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER, NË VITIN 1945!

■Ai deklaron para gjyqit që po zhvillohej në Shkoder nga data 31 Janar 1946:

“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë… Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë… Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim por unë e kam ba… Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue… Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë. Faji bie mbi mue…” (Arkivi i Min. P.Mbrendshme, Tiranë 1998)

■Sigurimi i Shtetit akuzoi si pjesëmarrës në këte Organizatë këta persona:

  1. At Giovani Antonio Fausti S.J., vjeç 46, nga Breshia, Itali.
  2. At Daniel Llesh Dajani S.J., vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
  3. Mark Ndoc Çuni, vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
  4. At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.
  5. Gjergj Vat Bici, vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
  6. Gjon Prenk Shllaku, vjeç 22, nga Shkodra.
  7. Ndoc Gjelosh Vata, vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
  8. Preng Llesh Lezaj, vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
  9. Pjetër Gjok Ejlli, vjeç 20,  nga Beltoja, Shkodër.
  10. Andro Lubo Petroviq, vjeç 32, nga Shkodra.
  11. Ernest Gjok Dema, vjeç 26, nga Shkodra.
  12. Gjelosh Lulash Bajraktari, vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh, Dukagjin.
  13. Luigj Ndoc Kçira, vjeç 20, nga Shkodra.
  14. 14. Prof. Gjelosh Lul Marku, vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
  15. Zef Gjin Mirdita (Buka), vjeç 19, nga Shkodra.
  16. Gjovalin Kol Zezaj, vjeç 17, nga Shkodra.
  17. Nino Zef Kurti,  vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
  18. Myfit Qamil Bushati, vjeç 18, nga Shkodra.
  19. Qerim Sadik Myftari, vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
  20. Luigj Sokol Shoshi, vjeç 32, shegërt i Kaçulinit në Shkodër.
  21. Frano Pjetër Mark Mirakaj, vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
  22. Pjetër Palok Berisha, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
  23. Osman Brahim Plaka, vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
  24. Pjetër Sali Pjetërnikaj, vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
  25. Pjetër Mark Delija, vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
  26. Dedë Mëhill Deda, vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
  27. Jakë Vas Çunaj, vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
  28. Pashuk Kol Matia, vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
  29. Pjetër Kokërr Gjoka, vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
  30. Nik Deli Lekbibaj, vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
  31. Rrok Martin Lacaj, vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
  32. Çesk Zef Gjeluci, vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën Françeskane.
  33. Ndoc Rrok Jaku, vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
  34. Tonin Nush Bianku, vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
  35. Lazër Simon Kodheli, vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
  36. Ndue Bib Doda, vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.

■Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:

Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,

(Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):

“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:

  1. P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,
  2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,
  3. P. Gjon Shllaku nga Shkodra,
  4. Mark Ndoc Çuni nga Bushati,
  5. Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci,
  6. Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të përjetëshëm.

Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për t’u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

■“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:

  1. Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!”
  2. Patër Danjel Dajani: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.”
  3. Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!”
  4. Patër Gjon Shllaku: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
  5. Mark Çuni: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”
  6. Qerim Sadiku: “I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!”

Prokurori  Ushtarak  (Tonin Miloti) d.v.”

■Me daten 3 Korrik 1946, Gjykata Ushtarake Shkoder njoftohet: “Aprovohet ndeshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës. Njoftoni daten e ekzekutimit e vullnetin e tij të fundit. Nenshkruen Frederik Nosi d.v.

■Nuk shenohet se: Frano Mirakaj nuk pranoi me nenshkrue bashkpunim me sigurimin.

■Në lidhje me këte “Dosje” u mbyt në hetuesi Av. Muzafer Pipa dhe Prof. Kolë Prela… Pasuen… Av. Paulin Pali, Kolec Deda, Simon Darragjati e sa intelektualë Shkodranë!

***

■Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue plotsisht. Prandej, sherbëtori tradhëtar E. Hoxha, me daten 1 korrik 1946, u dekorue “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot “atje ku asht”! Po, ky tiran nuk asht i vetmi që u dekorue per Gjenocid!

■Kulmi po shembej… E, Thëmelet, u mbyten në gjak!.. Këte sjellë prap “rilindja”!

Vazhdon Pjesa e IV.

Melbourne, Mars 2016.

*  Pjesa e III

Filed Under: Histori Tagged With: Bashkimi Shqiptar, Fritz radovani, Mark ÇUNI

Ja si rekrutoheshin spiunët nga Sigurimi i Shtetit në Shqiperi

March 3, 2016 by dgreca

Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme/
Nga Armand Maho/
TIRANE : Ata ishin kudo. Pavarësisht se rekrutoheshin në mënyrën më injorante të mundshme, mund të ishin kudo mes nesh, në punë, gëzime, lindje, hidhërime dhe vdekje.
Kudo ku ziente biseda, kudo ku njeriu në një moment sinqeriteti, i lodhur nga hallet dhe vuajtjet e një shteti kriminel, mund të hidhte ndonjë fjalë kundër sistemit.
Dosja që po botojmë sot, nuk ka të bëjë me ndonjë emër të njohur të politikës apo shoqërisë, por është vetëm një shembull sa tragjik, aq edhe komik sesi është mbajtur në këmbë një sistem i kalbur, që s’kishte asgjë të përbashkët me njerëzoren. Ky ishte thjesht një fshatar i robtuar nga një fshat i humbur i Elbasanit, që u rekrutua në vitin 1990 dhe akoma s’po e kuptonte që bishës po i vinte fundi.
Vetëm se ky është një shembull, është një hallkë mes qindra e mijërave të atij mekanizmi vrastar që përdorte shteti i asaj kohe për të mbajtur në këmbë një ideologji që i shërbente për qëllimet e veta kriminale.
Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme.
Rekrutimi
Emrat e personazheve janë realë, por janë vënë me iniciale për të mos trazuar jetët e tyre. Në fillim, informatori studiohej në lidhje me përbërjen familjare dhe më pas testohej gatishmëria e tij për të bashkëpunuar.
Më pas, informatorit i merrej një deklaratë, ku shprehte vullnetin e tij të lirë për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit të Shtetit dhe në rast se nuk pranohej, ai sërish lihej i lirë, por mbahej nën kontroll.
Detyra kryesisht ishte të spiunonte ata që kishte më afër, miqtë e tij më të ngushtë, por që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi.Pas përfundimit dhe dërgimit në burg të tyre, informatorit i ngarkohej detyrë tjetër, pastaj një tjetër e kështu me radhë.
Nga këto lloj informatorësh në 50 vjet u burgosën, vranë dhe u persekutuan me mijëra shqiptarë të ndershëm, për fajin e vetëm se kishin lindur në një regjim që ata nuk e pranonin.
Vërtetim biografik për agjentin L.M
L.M është i biri i SH. dhe i K., i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në fshatin C. të rrethit Elbasan, me arsim 10 klasë, i paorganizuar në parti, i padënuar, i pamartuar, me origjinë fshatar i pasur e gjendje shoqërore punëtor, me kombësi e shtetësi shqiptare.
Qëndrimi politik i të afërmve të tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut ka qenë indiferent, janë marrë me bujqësi e blegtori në fshat. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, familja dhe të afërmit e tij nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. Kushëriri i tij A.L, ka qenë i dënuar me 10 vjet vjet heqje lirie për bashkëpunim me bandat, aktualisht banon në fshatin L., ndërsa pjesëtarët e familjes së tij mbajnë qëndrim të mirë politik.
Babai i tij, Sh.L., ka punuar në kooperativë, aktualisht ka vdekur, ka mbajtur qëndrim të mirë.
Nëna e tij, K., është e bija e G.P., mban qëndrim të mirë.
ka hallo V., pensioniste e martuar me B.B., në fshatin D., me qëndrim të mirë politik. B. ka vdekur, dhe ka lënë dy fëmijë, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik
ka dajë:- M.B. i martuar me L., e cila është vajzë e D.Sh. nga fshati Z.. D. ka qenë komandat balli dhe është dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore, aktualisht ka vdekur. M. dhe
janë pensionistë, mbajnë qëndrim të mirë. Kanë dy djem J. dhe N. dhe katër vajza, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik;
– Daja tjetër, Xh.B., është martuar me E. nga fshati G., punojnë në NB, mbajnë qëndrim të mirë politik. Kanë fëmijë M. i cili punon në NT, A. i cili punon në uzinën mekanike, Sh. i cili punon në Ndërmarrjen Bujqësore, mbajnë një qëndrim të mirë politik. Ka dhe një vajzë N., martuar në B., nuk njihet nga ana jonë.
ka dhe dy teze, njëra e martuar në P. dhe tjetra në B., nuk njihen nga ana jonë.
ka vëllezër:- A, i martuar me M., punojnë në NT dhe banojnë në fshatin C. M. është vajza e N.B., vëllai i të cilit P.B. ka qenë me Ballin e është dënuar me vdekje.
ka tre fëmijë të vegjël. Vëllai tjetër i L. është R., i martuar me N. nga fshati G., mbajnë qëndrim të mirë, punon murator. Vëllai tjetër është Y., me punë në NB, i martuar me N. nga K., punon në UM, kanë 3 fëmijë dhe mbajnë qëndrim të mirë politik. Vetë L. ka kryer shkollën 8-vjeçare dhe vazhdon shkollën pa shkëputje nga puna. Punon roje në NB dhe mban qëndrim të mirë politik.
Në punë e fshat njihet si djalë i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri, shoqërohet me mosha të reja si R.B, Sh.T etj., të cilët janë evidentuar kontigjent dhe duke pasur parasysh interesin operativ që kemi, është i përshtatshëm të futet në rrjetin sekret informativ të Organeve të Sigurimi i Shtetit (OSSH).
Nga familja e të afërmit e tij nuk ka njeri të dënuar, internuar apo të arratisur jashtë shtetit, përveç personave të lartpërmendur. Ky vërtetim biografik u përpilua nga unë, punëtori operativ L.K, me të dhënat e marra nga qytetarët H.D, J.G dhe agjenti ynë në terren.
Vendim: Për tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të kandidatit L.M. në kategorinë e informatorit
Në fshatin C. të rrethit Elbasan, banojnë, R.B, Sh.T. e S.B, persona këta të evidentuar kontigjent, të cilët aktualisht nuk janë të mbuluar me rrjetin sekret informativ, të nevojshëm për kontrollin e tyre.
Me qëllim për t’i mbajtur nën kontroll, për të zbuluar, dokumentuar e ndërprerë në kohë veprimtarinë e mundshme armiqësore, të zhvilluar nga personat e mësipërm, është e domosdoshme tërheqja e një kandidati në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit e me baza vullnetare. Nga studimi i bërë, më i përshtatshmi është L.M.
Kandidati që propozojmë për tërheqje, është i përshtatshëm për t’u futur në rrjetin sekret informativ të organeve tona, pasi ka nivel, moshë dhe arsim të përafërt me kontigjentët që do të kontrollojë, është tip i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri. Nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore a fizike dhe nuk ka manifestuar vese negative si pijanec, llafazan, gënjeshtar, provokator etj., që dëmtojnë punën tonë.
Garanci që kandidati do të punojë ndershmërisht me OSSH është se rrethi i tij familjar familjar aktualisht mban qëndrim të mirë moralo- politik, sjelljet dhe qëndrimi i mirë moralo- politik i vetë kandidatit, si dhe respekti dhe dashuria që ka ai për organet tona.
Mundësitë e pranimit të bashkëpunimit me organet tona të kandidatit ekzistojnë, pasi ai ka simpati për këto organe, gjithashtu nga ana jonë jonë mundësitë për të realizuar tërheqjen, si dhe ekzistojnë mundësitë që kandidati t’i kryejë detyrat në të ardhmen, pasi banon në një fshat me kontigjentët që do të kontrollojë. Është më një nivel të mirë ideopolitik, të përafërt me këta persona, si dhe nuk ka ndonjë preokupacion familjar që ta pengojë për të ardhur në takime me punëtorin operativ.
Plani i tërheqjes në bashkëpunim sekret të kandidatit
Kandidati L.M. do të tërhiqet në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare, nga unë punëtori operativ L.K dhe zv/kryetari i degës E.O, rreth datës 28.2.1990, te pishat që janë mbi fshat.
Nga studimi i bërë kandidatit, mësuam se ai mbaron shkollën rreth orës 17-18.00, shkon në shtëpi duke kaluar nga vendi ku ne mendojmë se do të bëjmë tërheqjen e tij, ku kemi mundësi të fshihemi e të ruajmë sekretin e punës, duke legjenduar dhe takimin me kandidatin si takim të rastit.
Pasi të vëzhgohet kandidati dhe të sigurohemi se në shtëpi kthehet i pashoqëruar, do t’i dilet te vendi i studiuar më parë sikur po kthehemi nga fshati C., për në qytet dhe, pasi ta takojmë e të përshëndetemi me të, do t’i themi të ulemi mbi rrugë, te pishat e të ndezim nga një cingare. Pasi të shkohet në vendin e caktuar, do të fillohet nga procesi i tërheqjes.
Fillimisht, me kandidatin do të zhvillohen biseda të përgjithshme, duke e pyetur për shëndetin e tij e të familjes, për probleme të punës e të shkollës e gradualisht do të kalohet në një bisedë me karakter politik, ku do të flitet për sukesest e arritura në vendin tonë, për rëndësinë e Pleniumit të 9-të K.Q të Partisë, për gjendjen e shëndoshë moralo- politike në të gjithë vendin, për ngjarjet e fundit në vendet e Lindjes, e shtetet fqinje, për synimet e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e socializmit si sistem, duke thelluar më tej njohjen me kandidatin, me botëkuptimin e tij dhe ngritjen që ka.
Në përshtatje me reagimet e tij, biseda do të thellohet më tej, duke e lidhur atë jo vetëm me synimet e armiqve të jashtëm, por edhe me përpjekjet e elementit armik të brendshëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura nën udhëheqjen e Partisë, për punën që bëhet për zbulimin e goditjen e këtyre elementëve, duke i thënë se për zbulimin e tyre një ndihmesë të madhe jep populli, i cili është burimi e forca kryesore e organeve tona.
Gjatë bisedës kandidatit do t’i lihet kohë të shprehë dhe ai lirshëm mendimet e tij dhe në përshtatje me gatishmërinë që ka për të ndihmuar organet tona, do t’i dilet hapur në propozimin për të bashkëpunuar sekret me Organin e Sigurimit të Shtetit. Në rast se kandidati tregohet i gatshëm për të ndihmuar organet tona, do të kalohet në lidhje me detyrat që do të kryejë në të ardhmen, për mënyrën e bashkëpunimit, të ruajtjes së sekretit e të takimit me punëtorin operativ.
Në vazhdim do të merret deklarata e bashkëpunimit, do të zgjedhë pseudonimin që do të mbajë, do pyetet për lidhjet e tij shoqërore, do t’i jepet parulla dhe kundërparulla, si dhe do t’i caktohet data dhe ora e takimit të ardhshëm e më pas do të lihet i lirë.
Në rast se kandidati nuk do të pranojë bashkëpunimin me organet tona, do të porositet që të ruajë sekretin e bisedës së zhvilluar, pasi përbën sekret shtetëror dhe nxjerrja e tij dënohet me ligj, do të lihet i lirë dhe nga ana jonë do të hapet një kartelë e zakonshme Mod-2, si dhe të merren masa për kontrollin e tij.
Punëtori operativ L.K
Miratohet nga kryetari i degës së Punëve të Brendshme, H.C
Relacion përfundimtar mbi tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të L.M
Më datë 10.3.1990, u bë tërheqja në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare e në princip drejtimi të L.M tërheqja e tij në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit u bë nga zv/kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, A.O dhe punëtori operativ L.M, duke vepruar sipas planit të miratuar për këtë qëllim.
Pasi kandidati u takua, nga ana jonë u çua në vendin e caktuar dhe u fillua nga procesi i tërheqjes. Fillimisht, me kandidatin e studiuar për bashkëpunëtor u bisedua për probleme të përgjithshme, rreth shëndetit e familjes, për probleme të punës së tij e të shkollës e gradualisht u kalua në bisedë me karakter politik, ku kandidatit i folëm për sukeset e arritura në ndërtimin e socializmit në vendin tonë, për vendimet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q Partisë, për gjendjen e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e të elementëve armiq e keqbërës të brendshëm e të jashtëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura etj.
Gjatë bisedës kandidati reagoi pozitivisht dhe u shpreh se duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj armiqve dhe keqbërësve si dhe shprehte simpati për Organet e Sigurimit të Shtetit.
Duke parë gatishmërinë e kandidatit për të ndihmuar organet tona, nga ana jonë ju duall në propozim direkt për të bashkëpunuar me OSSH, propozim të cilin e priti mirë dhe e quajti si nder e besim i madh që i bëhet. U zotua se do t’i kryejë mirë detyrat që do t’i ngarkohen nga ana jonë. Më tej iu bënë të qarta detyrat që do të kryejë, u porosit për ruajtjen e sekretit të bashkëpunimit, ju muar deklarata e bashkëpunimit, zgjodhi pseudonimin “Kokoshi”, ju dha parulla dhe kundërparulla e marrjes në lidhje, si dhe data dhe ora e takimit tjetër dhe u la i lirë.
Deklarata e rekrutimit të bashkëpunëtorit, datë 10.3.1990
Unë i nënshkruari L.M i biri i SH. dhe i K. i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në C. të rrethit Elbasan, i paorganizuar dhe i padënuar. Me arsim në vitin e II në gjimnaz, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, deklaroj nën përgjegjësinë time personale si më poshtë vijon:
Thirrja që më bëhet sot nga Sigurimi i Shtetit është një nder i madh për mua dhe familjen time. Për këtë besim që më jepet, unë premtova në mënyrë vullnetare që do të bashkëpunoj e ndihmoj me sinqeritet e ndershmëri organet e Sigurimit. Për këtë nder që më bëhet, unë pranova në mënyrë vullnetare të bashkëpunoj me organet e Sigurimit.
Për këtë nder që më bëhet, unë për interesat e partisë, s’do të kursej as jetën time, do të jem korrekt në takim me punëtorin e Sigurimit dhe do të raportoj në kohë çdo gjë që është armiqësore dhe keqbërëse. Për të komunikuar me Sigurimin zgjodha pseudonimin “Kokoshi”.
Ju premtoj se do të punoj me mish e me shpirt për interesat e partisë dhe popullit.
Deklaruesi
L.M
Rrethi i çështjeve për bashkëpunëtorin me pseudonim “Kokoshi”, i kategorisë informator
Bashkëpunëtori me pseudonimin “Kokoshi”, në kategorinë e informatorit mbi baza vullnetare, është tërhequr në bashkëpunim sekret me OSSH, më datë 10.03.1990, për kontrollin e kontigjentëve R.B, Sh.T. e S.B, të cilët banojnë në fshatin C. Në drejtim të kontigjentëve të mësipërm, bashkëpunëtorit “kokoshi” do t’i jepet ky rreth çështjesh.
– Të sqarojë në kohë për reagimet e tyre për ngjarjet në vendet e Lindjes si në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Rumani, Gjermani etj.
– Për ngjarjet në Kosovë e marrëdhëniet e vendit tonë me shtetet fqinjë, Jugosllavinë, Greqinë, Italinë.
– Për gjendjen ekonomike të vendit tonë e fuqinë mbrojtëse të tij, nëse ka krahasime me vendet e tjera për këtë problem.
– Për reagimet e personave të mësipërm në lidhje me materialet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q të Partisë e për vendimin e Këshillit të Ministrave për shpejtimin e furnizimit të popullit me mish etj.
– Të informojë për raste vjedhjesh, dëmtimesh e shpërdorimesh të pronës socialiste, në vendin e punës e të banimit të tij.
– Gjatë ditëve të stërvitjes ushtarake të njoftojë për mangësitë në zhvillimin e tyre, për dëmtime e shpërdorime të pasurisë ushtarake.
– Të informojë për persona të ndryshëm që kërkojnë të grumbullojnë të dhëna me karakter sekret ushtarak, si dhe për vjedhje apo zhveshje të teknikës luftarake.
– Për të dhëna që bëjnë fjalë për përgatitjen për kryerje të akteve të mprehta si terror, diversion, sabotim, arratisje jashtë shtetit, dëmtime me dashje e shkatërrim të teknikës luftarake etj., të njoftojë menjëherë punëtorin operativ dhe në pamundësi për t’u takuar me të, të ndërhyjë vetë si të gjithë qytetarët e tjerë për të parandaluar ngjarje të tilla.
– Herëpashere, këtij bashkëpunëtori do t’i jepen detyra të tjera, sipas situatës operative që do të krijohet./E dergoi: B.S/

Filed Under: Histori Tagged With: ja si rekrutoheshin, Spiunet e Sigurimit

HISTORIA E REFUGJATËVE NË BRINDISI E VITIN 1991

March 3, 2016 by dgreca

DOSJER- 25  vjet nga emigrimi/
 Nga Gëzim Llojdia/
 1.Ferdinando Scianna (lindur në Bagheria, 4 Korrik, 1943) është një fotograf italian.Ky  Scianna është mjeshtëri,ai realizoi artistikisht  me fotografinë e tij qëndrimin e emigrantëve shqiptarë në portin e Brindisit .Unë kam nxjerr  pjesë nga eseja  ime për këtë rast: “Ishte erë e ftohtë,therëse e marsit ’91, që greu definitivisht themelet e atij regjimi. Ata,përpara kishin shpresën.,vezullimi i dritave u ngjante me atë vegim magjik,në atë llahtari dhe në çast ,çehrja u ndërronte. Shumica,të rinj,me shpirt të pastër,dhe të virgjër. U duk sikur,bryma  e natës i mbuloi vezullimin e ëndrrës së tyre”….Artistikisht Scianna i priti me blicin e tij  në portin e Brindisit .Mjeshtri fotograf që nga viti 1967 viti filloi të punojë si një photojournalist dhe korrespondent special me  gazetat evropiane, më vonë korrespondenti  në Paris,  në vitin 1999 ka publikuar  mes të tjerave shënime e mbresa fetare  ,portrete të shkrimtarit të famshëm argjentinas Jorge Luis Borges.Në albumin e refugjatëve  shqiptarë ai ka përfshirë shumë fotografi të tematikave të ndryshme, por që janë pjesë e e një realiteti të ndodhur 25 vjet më parë .C’është fotografia e tij? ” Fotografia e tij, është një katalizator irealitetit objektiv në realitet fotografik, se pothuajse çdo gjë mbi të cilën syri i tij qëndron dhe objektivi i saj rritet bindet vetëm atëherë, qoftë para osepas, për magnetizëm të çastit, ndjenjat e tij, vullnetin e tij dhe – përfundimisht – në stilin e tij. ».
2. Ç’pamje kishte qyteti  ynë bregdetar në marsin e vitit 91? Qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e tij ,rridhnin lot të patharë. Humbëtirë e madhe ujore..Qyteti në këmbët e tij,llapashitej nën kapotën ushtarake. të diktaturës. Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cigrimën e atij dimri,kërkonin rishtazi një copë truall të ri.
Togjet e zjarrit ndrisnin si yje,ato net marsi të ftohta me acar. Porti i Vlorës. Qyteti jetonte me shpirtin tek deti.D he sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i nënave për djemtë,që iknin e iknin si kurrë ndonjëherë,aq më  tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë. Të shtëna armësh,që lëmonin e kafshonin muzgjet ishin reflekse,që shquheshin ndër më të shumtit e kohës. Nga versioni i asaj dite marsi kemi këtë rrëfim:Portin e vogël e kishin “mësirë”,refugjatët,të strehuar  në një çast vetmie në atë marramendje dhe rrëmujë të përgjithshme,ishin rrëmbyer motopeshkatore dhe ndonjë transportues tjetër detar. Tre ditët e para bilanci,që bëhej në kapiterinë e portit:”Rrëmbimi i mjeteve  detare  ishte kryer me brutalitet nga refugjatët eksodistë ,të përbërë nga turma të mëdha. Si të veprojmë Stop”.Lajmet e para se kishin mbritur e dha RAIUNO,RAIDUE,pothuajse tërë ditën.
-Si ka qenë deti ?Pothuajse i tërbuar.
Gazeta amerikane Los Angeles Time(9 gusht 1991)shkuan:Shqipëria, ndërkohë, të vënë portet e Adriatikut nën kontrollin ushtarak të enjten për të përpiqen për të pastruar ato nga mijëra njerëz duke u përpjekur të largohen nga vendi, njoftoi TV shqiptar. Ai tha se dy gra u mbytën të mërkurën në portin e Durrësit si ata u përpoqën të hipnin në anije, dhe dy burra u qëlluan për vdekje nga policia në kaos vazhduar të enjten. Autoritetet shqiptare kanë vendosur katër porte kryesore Adriatikut të vendit – Durrës, Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë – nën kontroll të armatosur, tha një deklaratë qeveritare.
Në një material të kësaj periudhe shkruhet: Më 7 mars 1991, anijet shqiptare filluan të arrijnë në portet në jug të Italisë (Brindisi, Bari, Otrantos dhe Monopoli). Autoritetet italiane thonë se 20 000 shqiptarë mbërritën në Itali në mes 7 dhe 10 mars të vitit 1991. Gjatë ditëve të para të muajit gusht 1991 mijëra shqiptarë të arritur në portin perëndimor të Durrësit dhe portin jugor të Vlorës, me shpresën për të shkuar në bordin e anijeve që do të marrë ato në Itali.Më 8 gusht 1991, disa anije që mbante rreth 15.000 emigrantëshqiptarë arriti të hyjnë në portin e Barit, Itali. Më 8 gusht 1991 rreth 10 000 shtetas shqiptarë në bordin e disa anijeve të detyruar nisën  rrugën e tyre në portin e Barit në jug-lindje të Italisë dhe rreth 1 000 në portin e Otrantos. Për më tepër, 675 shqiptarë në bord të dy anije të tjera u përpoqën pa sukses në portet në Sicili, në Maltë dhe më vonë u kthye në Shqipëri. Të nesërmen, 8 mars 1991, higjiena nëpër  anije ishte përkeqësuar deri në atë masë sa që ulje ishte e pashmangshme. Turmat e shqiptarëve u vendosën në kalatave e portet italiane të presin ndihmë e cila mori disa ditë për të arritur.Pas disa orë duke pritur në portin e Barit, autoritetet italiane lejuan shqiptarët të zbarkonin për arsye humanitare dhe i çuan  ata në stadiumin La Vittoria Sports . Autoritetet italiane filluan riatdhesimin e detyruar duke përdorur avionë ushtarakë të transportit dhe tragetet, përleshjet shpërthyen mes policëve dhe shqiptarëve. Shqiptarët rrethuar veten në stadium refuzon që të kthehen në vendin e tyre; rreth 300  prej tyre arritën të ikin .Autoritetet italiane u ofruan shqiptarëve 50 000 lireta (40 dollarë amerikanë) secili dhe rroba të reja nëse ata do të kthehen në shtëpi,mirëpo jo ofertë nuk ka tërhequr shqiptarët, riatdhesimi i detyruar vazhdoi. Në rrjedhojë të këtyre ngjarjeve shkruhet: Pjesa më e madhe e shqiptarëve që vijnë në Itali janë duke pretenduar të jetë në kërkim për punë dhe ikin gjendjen e dobët ekonomike në vendin e tyre. Dështimi për të riatdhesuar 7 000 shqiptarë të cilët arritën në mars 1991, si dhe thashethemet e një marrëveshje të emigracionit midis Shqipërisë dhe Italisë dukej për të inkurajuar këtë rrjedhë të fundit.  Edhe pse riatdhesimi ishte i justifikuar ligjërisht, mënyra në të cilën është kryer operacioni ishte problematik. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, , u larguan nga vendi i tyre, sepse ata ndiheshin të “varrosur për së gjalli” atje. Ata shpjeguan se kur u përhap lajmi si flakë e tërbuar se ishte e mundur të largohen nga Shqipëria, kamionë u kapën dhe  nxituanë të  sekuestrojnë , anijet s, dhe ekipet e tyre  për ti detyruar  të nisem në lundrim drejt Italisë. Deri në fund të dhjetorit të vitit 1991 më shumë se 200 000 shqiptarë u lënë vendin e tyre nga eksodi që  filloi në korrik të vitit 1990.
3.

Mirëpo cila është kronologjia e emigrimit shqiptarë në brigjet përkarshi,të shtetit me formën e çizmes?
 Shekujt e 15 -16 shkruhet në një material të kësaj kohe. Shqiptarët ikën në Itali, kur Perandoria Osmane pushtoi trojet shqiptare. Këto emigrantët shekullin e pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë dhe pasardhësit e tyre janë të njohur si “Arbëreshëve.” Sot në Italinë jugore, Sicili dhe Kalabri, t këtu janë rreth 300.000 folësit arbëreshe dhe rreth 70 fshatra Alberesh (faqen italo-shqiptar). Perandoria Osmane pushtoi Shqipërinë për rreth pesëqind vjet.
Janar 1990: Ligji “Martelli” hyri në fuqi, duke mbyllur vendin të emigracionit të mëtejshëm. Ligji ishte një përpjekje për të kontrolluar dhe monitoruar imigracionin dhe kështu të hapë rrugën për fillimin e një sistemit të kuotave. Është përcaktuar se çdo emigrant – ligjore ose të paligjshme – që mund të provojë se ai ose ajo kishte ardhur në vend përpara fundit të vitit 1989 t’i jepet një leje qëndrimi dy vjeçar.
   Korrik 1990: Mbi 4,000 shqiptarë kërkuan strehë në Itali (ligji Martelli u pezullua për të akomoduar 800 kërkuesit. Mars 1991: Zgjedhjet e para demokratike u mbajtën në Shqipëri, dhe diktatura socialiste e Aisë së shpërbë. 24.000 refugjatë shqiptarë mbërritën në Itali në hapësirë ​​prej tri ditësh, dhe ligji Martelli u ndërpre sërish të japë  azil.Prill 1991: Ministria për Komunitete italianët jashtë vendit dhe për Emigracionit u formua. Ministria vendosi shqiptarët që erdhën në mars të gjithë Italinë dhe u dha atyre me leje pune.  07-08 gusht, 1991: Më shumë se 15,000 shqiptarë u ankorua në Bari dhe u takuan me skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë. Ata u arrestuan në një stadium pa banjo. Helikopterët sollën  jashtë ushqim dhe ujë. Shqiptarët u rebeluan dhe shkatërruan stadiumin. Pesë ditë më vonë  më janë dhënë 40 $, dhe një T-shirt dhe pantallona të ri dhe u dërguan përsëri në Shqipëri (Ekonomist, Aug.17, 1991). Gjithsej, 17,466 shqiptarë u dëbuan gjatë javës së tretë të gushtit 1991 (Economist, 17 gusht, 1991
 Janar 1997: skemat piramidale financiare shqiptare u shemb. Në protestat politike që pasuan depot e armëve u plaçkitën. Rebelët morën kontrollin mbi qytetet në jug të Shqipërisë. Vendet perëndimore përdorur taktikat ushtarake për të tërhequr shtetasit e tyre. Itali, duke parashikuar një fluks të shqiptarëve, në rritje patrullë kufitare dhe kërkoi që Komuniteti Evropian për të adresuar krizën në Shqipëri.  Mars 1997: Italia krijoi një patrullë të vështirë e Adriatikut. Shqiptarët që arritën në Itali dhe mund të provojë se ata do të jenë në rrezik të madh që ata kthehen në Shqipëri janë dhënë dy muaj në Itali. Të premten e mirë një anije shqiptare, Kater  i Radës, u mbyt pas përplasjes me një anije patrullimi italiane. Tetëdhjetë shqiptarë u vranë.
Pa përfundim.
Ç’ndodhi mes kësaj ikje? Shumë mbetën në kanalin e Otrantos.
Kështu ëndrra për një truall të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra shqiptarëve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Një lutje prano ti udhëtar i detrave ,aty hidh një lule,se për të mbritur këtu në vendin tënd,ata rrugët i shtruan me gjak. Deti ua lau qefinët e vdekjes, i mbështolli deti, i mbuloi në krahët e tij,në fundin e tij,dhe nga dhimbja gërryhen brigjet ngadalë,derisa të treten deri sa të mos mbetet asnjë dëshmitar okular,që të dëshmoj,kundër detit, absolutisht. Ja njohim fajet detit sigurisht,prandaj mbi të rëndojnë fajet e krimit sigurisht.

Filed Under: Histori Tagged With: Dosier, E REFUGJATËVE, E VITIN 1991, Gezim Llojdia, historia, NË BRINDISI

25 vjet nga eksodi i marsit 1991

March 2, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

25 vjet më pare, mijëra banorë të Durrësit dhe mbare vendit “pushtuan” anijet tregëtare dhe peshkatore të bregëzuara në Portin e Durrësit e radë dhe u nisën drejt brigjeve italiane, duke shënuar një nga eksodet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar. Ishte një eksod biblik që pasoi dyndjen drejt ambasadave në gusht 1990 dhe vazhdoi me eksodin e Gushtit 1991. Në historinë mijëra vjecare midis dy brigjeve, kjo ishte dyndja e katërt e madhe. Mijëra shqiptarë në emër të një jetë më të mirë, në emër të lirisë, në ato ditë të ftohta të marsit 1991, mes plumbave, terrorit e sakrificave pafund zbarkuan në brigjet Apenine. Ky ishte migrimi më i madh i shqiptaërve dhe grushti i fundit që ju dha diktaturës. Pamvarësisht se kanë kaluar 25 vjet nga ato ditë tragjike, shqiptarët ruajnë në memorie episode pa fund të atyre ditëve, pasi në eksodin e marsit 1991, shumica e shqiptarëve kishin nga një familjar, të afërm, nga një mik ose shok, nga një copë dhimbje e loti… I kam përjetuar me ankth, shqetësim e shpresë njëherësh këto ditë, pasi më ikën disa të afërm me këto anije, por dhe disa ushtarë të repartit që komandoja, për të cilët duhet të jepja llogari para organizatës së partisë që ishte në grahmat e fundit. Ne ushtarakët bashkë me detarët shqiptarë ishim të stresuar e terrorizuar, mbase më shumë se shtresat e tjera të popullsisë, pasi në momente kritike jemi keqpërdorur nga politika e shteti shqiptar. Në një ambient të pasigurt e plot peripeci, ishim të dyzuar në mendime, aq sa mendimi për të ikur me të tjerët, na shoqëronte në cdo cast. Gjithsesi familjet durrsake, detarët, ushtarakët, njerzit e rendit, zyrtarwt e institucioneve tw ndryshme që vepronin në Durrës, arritën me gjakftohtësi e qetësi ta menaxhonin këtë situatë të pazakontë….pamjet apoliptike të atyre ditëve jetojnë në memorien e cdo bashkëkohësi e qyetari durrsak. Ja si i përshkruan një qytetar durrsak, dëshmimtar okular,  pjesë e eksodit, ato ditë marsi… Shoh përreth…jemi mijëra që drejtohemi për tek porti. Të gjithë nxitojmë. Nëse dje ishte ëndërr, sot është realitet. Dje ishin dhjetra, sot janë mijëra. Rruga flet, thërret, fishkëllen, por si përgjigje dëgjohen breshëritë e automatikëve. Shkëndija e një nate më parë është kthyer në flakë. Nata e mëparëshme ishte e mbarsur me pasiguri, ndërsa sot shprehet vendosmëri për tu larguar, krahas dëshirës për mbijetesë… anija-njeri flet të vetmen fjalë “liri’. Një nocion shumë kompleks. Një fjalë që nuk mund të zvëndësohet me asnjë sinonim, por që në këtë rast zvëndësohet me fjalën largim, liri!-fjalë që ishte fshehur në qënien e gjallë, në atë pjesë të globit që mban emrin e shqiponjës…I drejtohemi anijes “Lirija”…I afrohemi cimës dhe fillojmë të kacaviremi. Me tu futur në anije, kapemi pas dore që të mos biem në det. Kici{pjesa fundore e anijes} ishte tejmbushur, aq sa nuk mund të hidhje një hap. Djem të ulur, familje të tëra, grupe njerzish që qëndrojnë në këmbë. Fëmijë të frikësuar që fshihen pas prindërve apo të afërmëve. Dikush kërkon dikë dhe të gjithë flasin me zë të lartë. S’dëgjoj asnjë dhe asgjë…salla e mashinës është mbushur me djem që thërisnin :-Vriteni qenin! O derr! Do të të varim këtu, po se ndeze motorin! Të gjithë në sallën e mashinës thërasin e kërcënojnë, por askush nuk kupton nga motori…Kemi frikë mos përplasemi me kalatën e portit. Një shoku im erdhi nga anija “Skënderbeu”. Kam erdhur me not, më tha me gjysëm zëri. Nuk kam ngrënë që mbrëmë..pashë disa djem që hanin sheqer, miell e makarona. Kthej kokën nga porti, shoh qytetin tim, duart e ngritura të nënës e motrës, dhe portin që po e le, portin e lotëve…lëndina e lotëve tani është porti i lotëve?! Me qindra nëna, motra e gra, me sy të përlotur shohin perëndimin… Qëndrojmë të mbështetur tek dera e kabinës. Nuk flasim. Grupi i djemve në kabinë flet me zë të lartë për vendin ku duhet të drejtohemi me anije.  Përmendin emra të porteve të ndryshme italiane. Njëri prej tyre propozon Spanjën, një tjetër Francën…dikush Italinë e Jugut…Anija nuk ka aparaturat e lundrimit në rregull…Gjithsesi anija-njeri lëviz drejt horizontit derisa bëhet një pikë e zezë. Shpesh pyesja veten, nëse në Durrës ka ngelur njeri..Më kujtohej thënia e një durrsaku të vjetër që shpesh përsëriste: po të ngrinte deti, gjithë durrsakët do iknin në Itali me karrige duke shtyrë njëri-tjetrin!…Aventura jonë zgjati 16 orë, duke lundruar pa asnjë aparat drejtimi. I ngjante një anije në errësirë drejt mbytjes…Por mbas këtyre peripecive, dritat e Brindizit, u shfaqën befas pak e nga pak, duke mbushur hapësirën e radës. Afrohemi…thuajse e njëjta pamje tronditëse. Gardhi me karabinierë, ambulanca, thirrje e britma që nuk pushojnë..Njerzit zbresin nga cimat e anijes. Pasiguria dhe frika i bën të mendojnë se nuk do zbresin në tokë dhe se anija do të niset me ta në bord. Madje nga nxitimi dikush bie në det.. Eksodi i marsit 1991, e renditi Durrësin si qytetin e eksodit, si një qytet që ngjasonte me murin e Berlinit, ku ndaheshin e bashkoheshin dy botë!

Qyteti që kërkoi të ndërtojë urat e prishura, ky ishte Durrësi i marsit 1991!

Respekt për Durrësin, për familjet durrsake, për të gjitha ata që i hynë detit me këmbë, në emër të një jetë më të mirë! Respekt për detarët shqiptarë, për ushtarakët dhe forcat e rendit që nuk lejuan incidente të rënda me humbje jete në këtë eksod unikal për nga përmasat dhe mjetet e përdorura. Një flotë e tërë e ngritur për 50 vite drejt Italisë!? Këto më shkonin në mëndje gjatë ditës së sotme.

Ceremonia tek galeria “Nikolet Vasia”

Në kujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme jo vetëm për Durrësin, por gjithë shqiptarët, sot 2 mars 2016, në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” Durrës, u përurua ekspozita fotografike “Porti i Durrësit – 25 vjet pas eksodit 1991”. Kjo veprimtari e organizuar nga Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ATSH, riktheu në vemendjen e opinionit publik një nga episodet më të rëndësishme në historinë e re të Durrësit dhe të gjithë vendit, eksodin me anije në Mars 1991. Ngjarjet e marsit 1991, njëlloj si ato të korrikut 1990 dhe gushtit 1991 u fokusuan në portin më të madh të vendit, nga ku u nisën dhjetra anije dhe motopeshkatore me qytetarë shqiptarë kryesisht drejt brigjeve italiane. Në ekspozita u paraqitën 25 foto bardhezi të atyre ditëve që sollën emocione tek pjesmarrësit. Ndërkohë në një monitor u shfaqën pamjet filmike të portit në vitin 1991, realizuar nga operatorët e RTSH, ndërsa në pjesën tjetër të galerisë u ekspozuan foto me pamje aktuale të portit të Durrësit. Në cerëmoninë e përurimit të kësaj Foto-ekspozite morrën pjesë drejtues të pushtetit vendor e qëndror, drejtues e specialistë të Autoritetit Portual Durrës, ushtarakë, detarë me dhe pa uniformë, qytetarë, dëshmimtarë e protogonistë të këtij eksodi, përfaqësues të mediave e shoqatës së detarëve “ADRIJON”, etj. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, zoti Gazmend Shalsi, i cili falenderoi për pjesmarrjen në këtë aktivitet të rëndëshëm përkujtimor, duke e cilësuar këtë si një traditë të re, e cila do të përfshihet në ceremonitë përkujtimore në vijim. “Qyteti ishte totalisht i përfshirë në këtë eksod. Pas 25 vjetësh ne e përjetojmë me emocion dhe e përkujtojmë. Kjo është një traditë e re në kujtim të kësaj ngjarjeje të shënuar, e cila do të vijojë të kujtohet edhe në të ardhmen”, theksoi zoti Shalsi.  Ndërsa kryebashkiaku Dako u shpreh se “Ne sot kujtojmë 25 vjet më parë, ato ditë të trishtueshme që ka kaluar ky qytet në jetën e tij. Ditët e eksodit, kur mijëra të rinj e të reja u larguan drejt Europës. 25 vjet kanë kaluar por asnjë herë nuk duhen harruar. Porti i Durrësit është parë si një mundësi shprese, dhe nga dyert e këtij porti kanë emigruar të rinjtë tanë drejt Europës”. Drejtori i ATSH-së, zoti Gëzim Podgorica, shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion të studjuesve e qytetarëve arkivin filmik e fotografik të ATSH . “25 vite janë sa larg edhe afër, por e rëndësishme është që të sjellim gjithmonë në vëmendje ngjarje e momente nga Shqipëria jonë e dashur”, tha zoti Podgorica. Duke vizituar fotoekspozitën, dhjetra qytetarë durrsakë rikujtuan ngjarje dhe episode nga ato ditë trishtimi dhe shprese të javës së parë të marsit 1991. Ekspozita do jetë e hapur deri më datën 7 mars 2016.

Shënim: Historinë e zgjeruar të eksodeve nga viti 1990 deri në vitin 1997, bazuar në tregimet e dëshmimtarëve okularë dhe arkivave Italo-Shqiptare, bashkë me foto eksluzive e gjeni tek vëllimi i II-të e III-të,  i “Antologjisë së Detarisë Shqiptare”

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vjet, nga eksodi i marsit 1991, Shefqet Kercelli

KOÇO SOTIRI, NJË RILINDAS I HARRUAR

March 2, 2016 by dgreca

Koço Sotirin e gjejmë herë me emrin “Koto”, herë me emrin “Kostandin” e here me emrin “Koço Shqiptari“, emër te cilin ja kishin vendosur shokët e tij rilindas për përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe veprimtarisë së tij të dëndur patriotike. Eshtë vëllai i madh i Pandeli Sotirit, drejtorit të Shkollës së Parë Shqipe që u hap në Korçë në 7 Mars 1887. Hapja e kësaj shkolle ishte një ngjarje dhe fitore e madhe për gjithë lëvizjen patriotike kombëtare shqiptare, sepse kjo ishte një shkollë legale. Deri atëherë mësimi në gjuhën shqip bëhej fshehurazi sepse pushtuesit osmanë e kishin ndaluar. Poeti ynë i madh i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri për këtë ngjarje do të shkruante:
“Lumja ti, moj Korç’o lule,
Q’i le pas shoqet’ e tua!
Si trimi në ball’u sule. 
Ta paçim për jetë hua! …”
Në themel të kësaj arritje është dhe puna e përpjekjet e dy vëllezërve Sotiri. Për Pandeli Sotirin, është folur, ndoshta jo aq sa duhej, ndërsa për vëllain e tij Koto Sotiri, është folur pak ose është harruar fare. Veprimtaria atdhetare e vëllezërve Sotiri, nuk mund të ndahet nga njeri tjetri. Ata i vunë shpatullat ose mbështetën vellai vellain në idealet e tyre iluministe për Kombin Shqiptar, jo vetëm me penë, me mendjet e ndritura të tyre, por dhe me pushkë kur ishte e nevojëshme, ashtu si vellezrit “Frashëri”, “Topulli” e shumë rilindas të tjerë të shquar.
Koto Sotiri lindi me 1840 ne fshatin Selckë, Gjirokastër. Të dy vëllezërit ngelën jetimë në moshën fëminore, pasi babai i tyre thuhet se u vra në një përpjekje me armë me feudalët vendas. Në këto kushte, xhaxhai i tyre i cili banonte në Vienë, Austri, i mori të kujdesj për ta, madje dhe i shkolloi. Kotua përfundoi shkollën e lartë për jurist ndësa Pandeliu për mjekësi. Pas diplomimit punuan në për nje kohë të gjatë në administratën austro-hungareze.

Në shume shkrime dhe enciklopedi, thuhet se Pandeli Sotiri ishte nxënesi i Koto Hoxhit. Kjo s’ka mundesi sepse Shkolla Normale e Qestoratit, u hap në vitin 1873, kohë kur vëllezërit Sotiri patën përfunduar shkollën e lartë e kishin dalë në punë. Të shkruarit shqip, vëllezerit Sotiri e mësuan në shkollen fillore 5-vjeçare të fshatit të tyre, sepse që në atë kohe e vazhdim në këtë shkolle mësohej fshehurazi edhe gjuha shqipe.

Ishin vitet kur çdo patriot shqiptar duhej të kontribonte për vendin e tij, prandaj rreth viteve 1870,dy vëllezrit lanë Vienën dhe shkuan në Stamboll për një misjon patriotik e atdhetar. Të vetdijshem ndaj rreziqeve, ata me veprimtarinë e tyre sfiduan osmanët dhe veprimtarinë e ethëshme shovene te fqinjeve tanë. Dy vëllezerit Sotiri, ishin ndër të parët nismëtarë të themelimit të “Shoqërisé së të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, ndër 27 anetarët që themeluan në Stamboll ne vitin 1879 kete shoqëri. Ata dhane dhe kontributin e tyre në formatimin e Alfabetit të Stabollit. Gjithashtu thuhet se ishin anëtarë aktivë të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
Pas njé veprimtarie të dëndur patriotike së bashku me Jani Vreton, në organizimin e shoqërive patriotike Bukuresht-Stamboll- Egjypt, siguruan të ardhurat edhe nga shqiptaret e Vienes për të blerë shtypshkronjën e Bukureshtit, ku natyrisht vëllezërit Sotiri ishin ndër kryesorët. Në këtë shtypshkronjë u botuan me alfabetin e Stambollit, tekstet e para shkollore. Ndërkohë Pandeliu së bashku me Petro Pogén, në vitin 1884 me leje të Portës së Lartë, botuan e revistën “Drita” me pas “Dituria” e cila kontriboi në zgjimin e ndergjegjes kombëtare.
Në këto kushte, për vellezrit Sotiri kish ardhur koha për sigurimin e një leje nga Porta e Lartë për hapjen e mësonjtoreve shqipe. Një abetare iu dërgua Sulltan Abdyl-Hamitit, i cili shprehu dashuri ndaj gjuhës shqipe, por më pas siç thuhet, ai ndryshoi mendim. Sidoqoftë Pandeliu siguroi dy leje, një në emrin e tij dhe një për vellanë, Koto Sotirin.
Në vitin 1887, dy vëllezerit Sotiri me 150 abetare, çuditërisht të fshehura nga doganat, u nisën drej Korçës me misionin për të hapur “Mësonjtoren e Parë Shqipe” te mbështetur nga shumë patriote të tjerë. Të gjithë ishin të armatosur. Kotua me Risto Vodicën, siguronin mbarvajtjen në Mësonjtore me drejtor Pandeliun. Kotua përveçse ishte mësonjës, se bashku me shoket e tij, bënin propagandë në familjet korçare që fëmijtë e tyre të frekuentonin shkollën shqipe. Si rjedhojë, shumë femijë braktisën shkollat turke, greke e rumune dhe iu bashkuan shkollës shqiptare.
Kur punët në mësonjtoren e Korçës menduan se i vunë në vijë, kish ardhur koha që dhe Kotua té hapte mësonjtoren e tij, në bazë të lejes që kishin marrë nga Sulltani. Kështu një jave me pas ai hapi “Mësonjtoren e Pare Shqipe” ne Pogradec. Që nga kjo kohë vëllezrit u ndanë. Pandeliu më pas siç dihet u izolua në Stamboll ku gjeti fundin tragjik te tij, ndërsa Kotua vazhdoi me këmbngulje misionin e tij per hapjen e Mësonjtoreve Shqipe. Duke sfrytezuar lejet e dhene nga Porta e Lartë, ai u aktivizua në hapjen e shume shkollave të tjera shqipe në Pogradec e Korçë por edhe në Maqedoni. Duke levizur nëper këto vise, krahas hapjes së shkollave, shpërndante dhe literaturë shqip, literature fetare si dhe ungjillin shqip të Kristoforidhit, të mallkuar nga propaganda shoviniste në atë kohë.
Sipas Prof. Dr Musa Krajës, për kete veprimtari atdhetare, Koto Sotiri u denua nga Porta e Larte me pesë vjet burg dhe e derguan në burgun e Manastirit. Pas daljes nga burgu, Kotos i kish ardhur jo vetem pleqeria por dhe varferia. Ai vdiq ne mjerim ne vitin 1909, në spitalin e të vaefërve të këtij qyteti, ku duhet të jetë dhe varri i tij. Shtypi i kohës si “Drita” e Manastirit, “Drita” e Sofjes, etj. shkruan shumë në atë kohë per vdekjen e këtij martiri të gjuhës shqipe. Ato kanë pasqyruar punën e palodhur të këtij memdhetari të ndershëm. Gazeta “Korça”(1909) për sakrificat dhe persekutimet e Koto Sotirit për vellezrit inisjatorë për hapjen e Mesonjtoreve Shqipe do té shkruante: “Historia do t’i përmendi me shkronja të arta”. ( M. Kraja “Bij të Lunxhërisë për Arsimin Shqiptar”, Tiranë 2002)

Sado vite të kalojnë, sado me pluhur të mbulohet veprimtaria e vëllezerve “Sotiri”, ajo shkëlqen si një diamant në themelet e Kombit Shqiptar. Veprimtaria patriotike e tyre, duhet të vlerësohet nga strukturat pergjegjese të shtetit shqiptar, sepse është frymëzuese për brezat e sotëm dhe ata qe do vijne.
Pergatiti
Kostandin  Mosko
Mars, 2016

Filed Under: Histori Tagged With: KOÇO SOTIRI, NJË RILINDAS I HARRUAR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 449
  • 450
  • 451
  • 452
  • 453
  • …
  • 698
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT