• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“STONE CASTLE” E RRUSTEM GECAJ FITON NE JAPONI

March 8, 2015 by dgreca

Vera e Rahovecit – Kosovë merrë pjesë në panairin më të madh të ushqimit FOODEX 2015 në Japoni/
Nga Beqir SINA – New York/
TOKIO JAPONI: Nga 3 deri në 5 Mars 2015, në Tokio Japoni është organizuar një prezantim ndërkombëtar të Produkteve Ushqimore dhe Eksportuese prodhimeve bujqësore me partnerët e saj në Japoni – me pjesmarrjen për her të parë edhe prodhimet e kompanisë kosovare “Stonecastle Vineyards and winer y “L.L.C.
Eshtë, interesant fakti se vera e kësaj kompanie Stone Castle nga Kosova, është me pronar një shqiptaro amerikan zotin Rrustem Geci – një nga investitorët e parë dhe të fuqishëm në Kosovë – i cili arriti të prezantojë produktet e saj mbas Europës, SHBA, edhe në Japoni, në mesin e prodhuesve të verërave nga më të njohurat në botë.
Vera e Rahovecit Stone Castle, thuhet se udhëtoi për në Japoni për të marrë pjesë në ekspozitën e FOODEX 2015 me një qëndrim të veçantë për herë të parë, informon shtypi japonez, i cili në gazetat kryesore e ka pikasur këtë verë si ndër më të mirat.
Panairi i ushqimit “Foodex 2015” është më i madhe në industrinë e ekspozitave të ushqimit vjetor në Azi-Paqësor.
“Ne jemi të kënaqur që japonezët kanë gjithnjë e më shumë mundësi për të provuar vitet e fundit edhe produktet ushqimore të Kosovës. Ne shpresojmë se prodhuesit kosovar do të hyjnë në tregun japonez më me guxim dhe se biznesmenët japonezë do të kenë mundësinë për të furnizuar konsumatorët e tyre me cilësi të tregtueshme dhe të produkteve nga Kosova,” ka thënë një përfaqësues i kësja kompanie për shtypin japonez.
Në rrejtin social facebook, thuhet se vera e Rahovecit Stone Castle, i është prezantuar përfaqësuesve të shoqatave japoneze të biznesit, dhe kompanive tregëtare të interesuara për blerjen dhe shpërndarjen tregtare të kapaciteteve e prodhuesve të kësaj kompanie, për të furnizuar tregun multimillion japonez me një grup të madh të mallrave, që vijnë nga e gjithë bota.
Vreshtaria dhe Verëtaria “Stonecastle Vineyards and winery” L.L.C. në Rahovec është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjët në Ballkan.
Kjo kompani ka filluar veprimtarin prodhuse, që nga viti 1953, fillimisht si Ndërmarrje Shoqërore, ndërsa privatizuar , nga pronari i saj shqiptaro amerikan Rrustem Gecaj dhe Hysen Gecaj, në gusht të vitit 2006. Kompania “Stonecastle Vineyards and winer y “L.L.C. posedon me 2200 Hektar tokë bujqësore, nga të cilat 650 hektar janë vreshta aktive. Kapacitetet rezervuese të Verëtarisë janë 300 000 HL, nga të cilat 50 000 HL janë fuqi druri, për verat e cilësisë së lartë.
Sipas burimeve arkoologjike, në Regjionin e Rahovecit është kultivuar rrushi, nga i cili është prodhuar vera, që në Iliri, duke u falenderuar kushteve të volitshme agro-klimatike të këtij regjioni.
Vera e cila quhet Stonecastle Vranac Premium 2007 vjen nga lugina e Rahovecit të Kosovës dhe është e bërë nga lloji më i vjetër i rrushit në botë, vranac, që është rrush origjinal i Ballkanit.
Shishet e para dolën në shitje në fillim të marsit 2007 dhe para promovimit u shitën £7.99 për shishe.
Vera kultivohet në Kosovë për më se 2000 vite dhe ka një klimë kontinentale ideale për vreshtari, por vetëm tash ia ka arritur që të filloj të bëj emër në botë. Gjatë kohës së ish Jugosllavisë komuniste verërat e Kosovës eksportoheshin nëpërmjet Beogradit.
Stonecastle Vranac Premium 2007 ka marrë kritika të mira nga testuesit e verës. Siç tha një testues vere, Richard Ehrlich: “Po testoja këtë verë intriguese për më shumë se tre orë në mbrëmjen e të premtes së kaluar, dhe sa më shumë që pija, aq më shumë më pëlqente”.
Kjo kompani prodhon 10 lloje verërash nga më të famshmet në botë.
Vera e Rahovecit ka filluar të dalë për herë të parë në tregun botërorë, 6 vjet më parë kur ajo folli të shitet në supermarketin e mirënjohur britanik Waitrose – me qëllim promovimi me £5.69, 25% më lirë se zakonisht.

Filed Under: Histori Tagged With: cmim ne Japoni, Rrustem Gecaj, Vera e Rahovecit

Si shpëtoi Mbreti Zog nga 15 plumba në Vjenë

March 5, 2015 by dgreca

Jehona në shtypin e asaj kohe/
Pergatiti: ARTUR AJAZI/
Një nga atentatet e bujshme të ish-Mbretit Ahmet Zogu Parë, ka qenë padyshim edhe ai i ndodhur në mbrëmjen e 20 shkurtit 1931 në Vjenë. Lidhur me ngjarjen ja çfarë shkruante një gazete e huaj perëndimore. “Informacionet e mundësive të një hakmarrjeje të mundshme ndaj vdekjes së majorit Topallaj, i cili u vra këtu së fundmi në përpjekje të mbrojtjes së Mbretit Zog nga dy atentatorë, erdhën ditën e sotme nga kryeqyteti jugosllav, Beograd. Oficeri do të varroset ose në fshatin e tij malor të Matit, ose në Tiranë, ku ai jetonte së bashku me gruan e tij. Trupi i tij mendohet të mbërrijë në vendlindje në datën 5 mars nga qyteti i Durrësit. Kur shpallet një gjakmarrje ndaj vrasësve, të afërmit zakonisht ndjekin ritin solemn të betimit për të marrë hakun ose në varreza, ose pasi përcjellësit e të vdekurit të kthehen në shtëpinë e viktimës”. Njoftimet e mëparshme nga Shqipëria kanë treguar se të afërmit e viktimës mund të mblidhen së bashku për t u betuar që të hakmerren kundër vrasësve të Topallajt, i cili ishte adjutant i përkushtuar i Mbretit Zog, që po kurohej këtu në kryeqytetin austriak pas problemeve me grykët dhe stomakun. I njohur si një nga njerëzit më besnikë të Mbretit të Shqipërisë, Topallaj kishte arritur të fitonte besimin e padiskutueshëm të shefit të tij. Kjo i kishte dhënë frytet e veta në gradimin që mbreti i kishte bërë. Jo vetëm detyra e tij për ta shoqëruar atë në çdo hap, por edhe dhënia e gradës Major, ishin shpërblimet më të larta nga ana e Zogut. Besnikëria e tij u tregua më shumë se kurrë gjatë atentatit. Për të shpëtuar mbretin nga vdekja e sigurt, majori bëri të vetmin veprim që do të bënte një oficer besnik. Ngjarja e ndodhur në kryeqytetin austriak u cilësua si më të rëndat në Evropë. Sipas të përditshmeve vjeneze, më 20 shkurt në rrugën “Operngasse” (ora 22:15) të kryeqytetit austriak, Vjenë, 15 të shtëna pistolete iu drejtuan Mbretit Shqiptar, Ahmet Zogu. Ai shpëtoi mrekullisht, por nuk do të kishte qenë kështu po të mos ishte Llesh Topallaj, ndihmësi i tij, i cili në përpjekje për t i shpëtuar jetën, mbeti vetë i vrarë nga dy plumba në kokë. Nga atentati mbeti i plagosur edhe ministri i Oborrit Mbretëror, Ekrem Libohova. Një ngjarje e tillë ishte shumë e rrallë dhe nuk para ndodhte në Vjenë, e pikërisht në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit të kulturuar. Mbreti Shqiptar që këtë e kishte vizitën e dytë të tij në Pallatin e Operas në Vjenë, ishte duke ndjekur operan “Pagliaçi”, kur kërkoi të largohej 15 minuta përpara përfundimit të shfaqjes. Me sa duket, shfaqja nuk i kishte pëlqyer. Ai la lozhën dhe iu drejtua daljes anësore të Pallatit ku i prisnin dy makinat e tyre. Ndërkohë 2 persona kishin zënë pritë dhe sapo panë objektivin e tyre, nisën të hapnin zjarr. Nga 15 plumbat e shtënë mbetën të vrarë adjutant Llesh Topallaj, i cili si një besnik i vërtetë ndaj sovranit, vuri trupin si mburojë për të shpëtuar patriotin e tij. Ky veprim i kushtoi jetën pasi 2 plumba e goditën në kokë dhe e lanë të vdekur në vend. Megjithatë, plumbat goditën edhe ministrin Libohova, që mori dy të tillë në këmbë në përpjekje për t iu kundërpërgjigjur zjarrit të vrasësve, ndërsa një plumb tjetër i përshkoi kapelen. Llesh Topallaj, njeriu që mbeti i vrarë për të shpëtuar sovranin, ishte punonjës i Gardës së Shqipërisë. Në radhë të parë, Vjena u trondit për faktin që në zemër të saj iu bë atentat sundimtarit të Shqipërisë, dhe në radhë të dytë vënien në dyshim të sigurisë së këtij vendi. Një ditë më vonë, kryeqytetësja “Neue Freie Presse”, deklaroi me të madhe se me këtë ngjarje ishte cenuar mikpritja austriake. Dy atentatorët u arrestuan pak çaste më vonë, pas kryerjes së atentatit. Madje, sipas gazetës, në kapjen e tyre kishin dhënë ndihmesën kryesore një gazetashitës në fund të rrugës “Operngasse”. Kur Adolf Tresslet (gazetashitësi), pa që një person ishte duke u larguar me nxitim dhe i armatosur iu hodh përsipër atij, duke ia bërë të lehtë punën policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Atentatori i dytë u kap pak metra më tutje nga një patrullë policie. Sipas policisë atentatorët ishin Aziz Çami dhe Ndok Gjeloshi. Pas verifikimeve të para policia konfirmoi se shtetasit Gjeloshi dhe Çami të dy 37-vjeçarë kishin qenë oficerë xhandarmërie në vendin e tyre, ndërsa sot ishin emigrantë prej vitesh në Vjenë. Atyre iu gjetën pasaporta diplomatike jugosllave, çka lindi dyshimet e një atentati që e kishte pikënisjen nga Beogradi. Gjeloshi (që i kishte shërbyer princ Vidit), ishte me origjinë nga qyteti verior i Shqipërisë, Shkodra, dhe njihej si kundërshtar i ashpër i Mbreti Zog. Ndërsa Çami kishte lindur në Greqi, (Filat), ishte mbështetës i flaktë i Fan Nolit, kundërshtarit politik të Zogut. Një gazetë tjetër vendase shkroi se qëndrimi i Mbretit Shqiptar pas atentatit ishte i çuditshëm. Sipas gazetës, Zogu nuk u ishte kundërpërgjigjjur atentatorëve ashtu siç kishte bërë ministri Libohova. Sipas “Neues Wiener Journal”, ai ishte futur sërish në Pallatin e Operas, për t iu drejtuar më pas rezidencës së tij, hotelit “Imperial”, në dukje i qetë. Pas kësaj policia austriake nisi verifikimet për të mësuar se kush tjetër mund të fshihej pas emrave të vrasësve. Ata kaluan në sitë çdo shqiptar që gjendej në Austri qoftë rezident dhe të përkohshëm. Pas këtyre verifikimeve ata kryen dhe një sërë arrestimesh të tjera që mendohet të kishin lidhje me atentatin. Kështu, nga dita në ditë numri i të arrestuarve erdhi duke u rritur.Gazeta “Wiener Neuse Nachrichten” përmendi emrat e kësaj liste, ku përveç Aziz Çamit dhe Ndok Gjeloshit, në qeli përfunduan edhe Hasan Prishtina, Qazim Mulleti, Rexhep Mitrovica, Menduh Angoni, Angjelin Suma, Luigj Shkurti dhe Sejfi Vllamasi etj.

Filed Under: Histori Tagged With: Artur Ajazi, atentati me 15 plumba, Zogu

LUIGJI MARIA UGOLINI DHE FOENIKA ( FINIQI )

March 5, 2015 by dgreca

Shkruan: KOZMA TAHO-CLEARWATER, FLORIDA/
Luigji Maria Ugolini ishte dhe mbetet pa dyshim arkeologu më i suksesëshem dhe më i rëndesishëm që realizoj kërkim zbulimet arkeologjike në trojet e qytetit të lashtë të Butrintit. Pothuaj se gjithçka që është nxjer në dritë deri më sot janë meritë e punës , dashurisë dhe perkushtimit të tij për këtë qytet mitiko –legjendar. Kështu , mund të thuhet se Butrinti është i lidhur me emrin e Ugolinit. Gjithçka e zbuluar mbas tij janë ritushime, shtesa, që nuk mund të harrin sasinë dhe cilësinë e objekteve që ai nxorri në dritë. Ai i kushtoj Butrintit pothuaj tërë veprimtarinë e tij kërkuse e zbuluse arkeologjike . Më gjërë për jetë e tij mund të mësoni në librin “Butrinti i Përjetshëm “ të R. Hodge.
Ugolini erdhi në shqipëri në kuadrin e armatës inteligjente përzgjedhur nga qeveria fashiste e Romës e cila rivendikonte në ato mote Perandorinë e dikurshme Romake . Pra ishte pjese e armatës se “ Gjeneral Gramafonëve “ që u inflitruan në shqipëri dhe punoj nën urdhrat e Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste.Nuk mund të paragjykoj përfundimet e botuara në emër të tij pasi ato janë botuar nga Akademia e Romës Fashiste pas vdekjes së tij .
Ishte një marveshje midis Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste dhe Qeverisë Shqiptare që do ti hapte rrugën kërkim zbulimeve arkeologjike në trojet tona. Akademia e Romës dhe profesor Ugolini do të zgjidhnin për së pari trojet e qytetit të lashtë të Foenikës ( Finiqi i sotëm ). Përse u zgjodh pikërisht Foenika ?
1)—Foenika si kryeqendër e Kaonëve dhe Kryeqytet i Lidhjes Epirote ( mbas rënies së Mbretërisë Molose 230 p.e.s. ) Ishte i pari qytet Ballkanik që ju hapi rrugën duke ju krijuar lehtësi portuale e manovruse ushtrive Romake.
2)—Me ndërmjetësinë e Lidhjes Epirote , në Foenikë është nënshkruar edhe një traktat paqeje ndërmjet ushtive ndërluftuse Romake e Maqedonase . Traktati mban emrin e Foenikës dhe është nënshkruar në vitin 205 p.e.s.
3)—Nisur nga këto ndihmesa Roma i pat akorduar Foenikës “ statusin e qytetit mik “ Ky status lidhej ndër të tjera edhe me një pamvarsi të kufizuar e kontrolluar e cila do te vazhdonte deri rreth vitit 140 p.e.s. kur edhe epirotët do ti bashkengjiteshin nën ndarjes maqedone të Perandorisë Romake .
4)—Burimet e shkruara tregojnë interesimin dhe kujdesin e Senatit Romak për forcimin , ndërtimin , zgjerimin e urbanizimin e Foenikës nën ndikimin e qytetërimit Romak .
5)—Rreth lashtësisë, zanafillave e themelimit të Foenikës , njohurit ishin tepër të kufizuara. Sipas një variant ajo konsiderohej si një themelim i shek. IVp.e.s.prej Mbretit Kalia (historikisht i pa njohur ) në kujtim të atit të tij Feniksit emrin e të cilit edhe mori .
6)—Nga burimet e shkruara vëlen të përmendet një shënim i historianit grek Polibit (200—120 p.e.s.) i cili thotë :-“Foenika është qyteti më i pasur , më i rëndësishem dhe më i fortifikuar i epirit “
Akademia e Romës dhe Prof. Ugolini shpresonin se në foenik do të zbulonin kryesishtë element të qytetërimit Romak dhe ndonjë shtresëzim të kufizuar .
Pamvarsisht nga kjo ekspedida Italiane e Foenikes edhe për aq pakë kohë sa punoj zbuloj material arkeologjik e shtresëzime sensacionale . Ajo arriti të zbuloj dhe mbledhe material arkeologjik që fillonin prej kohes Bizantino –Mesjetare e shkonin deri ne Epoken e Gurit . Dhe pikerisht ne kohen kur mendohej se keto punime do te përshkallëzoheshin Akademia e Romës dhe Prof. Ugolini kërkuan braktisjen e tyre. Kjo do të justifikohej me zbulimin prej Ugolinit të qytetit antik të Butrintit. E vërteta është se Ugolini i pat vizituar Butrintin , Kalivuan dhe Çukën e Ajtoit në Mars te vitit 1924 , dy vjet para se të fillonte gërmimet në Foenikë. Edwin Jascques, autor i librit “ Shqiptaret “ beson se arsyet duhen kërkuar në ato që ekspedita zbuloj ne Foenikë. Ai shkruan :–
“ …….. Duke gërmuar poshtë shtresës romake arkeologet hasën
epigrafe ose mbishkrime, monedha e qeramikë, basoreliefe e
koka statujash të thyera, si dhe vegla pune të epokës së hekurit.
Në një shtresë më te herëshme se kjo, U GJETËN DY ÇEKAN OSE
KOKA SOPATASH PREJ STRALLI TË KOHËS SË GURIT. Ishte hera e
pare që në Shqiperi zbuloheshin dëshmi të një qytetërimi të tillë
te lashtë. Akropoli në majë të kodrës doli se ishte MË I MADHI
NË BOTËN KLASIKE. Muret e tij zgjateshin në trajtë zig-zage deri
në 2-e 2,5km, duke dale kështu shtatë here më tëmëdhej se të
Athinës. Blloqet e medhej prej guri peshonin deri 22 ton sejcili,
prandaj ngjitja e tyre në majë të kodrës, sigurisht, dëshmonte për
një mjeshtri të lartë inxhinerike. Ende qëndrojnë ne këmbë pjesë
muri rreth shtat metra të larta , ku vihen re dhe porta e kulla. “
Edwin Jascques “Shqiptarët “ fq 27
Këto gjetje arkeologjike befasuan jo vetëm Ekspeditën Italiane dhe Akademin e Romës Fashiste por gjithkund inteligjencën Europiane kudo që shkoj ,mbajti leksione e i promovoj M. L. Ugolini. Muret rrethus të Foenikës , edhe pse nuk janë nxjer ende në dritë, tregojnë qart se janë ndërtuar nga mjeshtra që zotrojnë një teknik të lartë ndërtimi të tyre,teknikë që sipas Herodotit e zotronin vetëm popujt pellazgjik. Romakët i quajtën këto mure “Aiakid “ për të na treguar se kush ishin këta mjeshtra. Janë pra pikërisht ata popuj të njohur gjithandej nën emrat Tiren, Tirsen, Tushë, Tuskë ,Toskë,Etrusk etj të cilët të kudo ndodhur në rreth mesdhe kanë lënë gjurmë nepërmjet këtyre mureve rëndom te quajtur megalitik , qyklopik apo Pellazgjik .Çuditërisht , dhe jo pa domethënie volumi dhe numuri më i madh i tyre ndodhet në Epir, ku pothuaj se të gjitha qytetet ishin të rrethuar me to. Po ashtu befasuse për Ekspediten Italiane do të ishte gjetja e veglave prej stralli , të cilat vërtetonin se këto kodra kanë qënë të pëlqyera e banuara prej njeriut qysh ne epokën e gurit në rreth 5000 vjet para erës sonë. Kështu mund të thuhet se tradita popullore e përcjell nëpërmjet miteve , legjendave e gojëdhënave nuk mund të jetë e pa vërtet. Ato bëjnë fjale per një zhvillim qytetërues të lidhur me atë mesdhetar , Pellazgjik , egjeas apo kreto mikenas. Sipas Prof. Dhimiter Pilikës dhe studiusit të shquar arvanitas Aristidh Kola , këtu kanë lindur Kadmi, Feniksi , Kiliksi si dhe më e bukura vdektare Europa. Dijetari dhrovianit Zoto Molosi pranon se këtu pari , në stanet e Kronit në Palavli erdhi Rea dhe lindi Zeusin për ta përcjell nëpermjet Butrintit në Kretë. Kohë më vonë Zeusi do të rikthehej këtu për të rrëmbyer Europen e për tu bashkuar me të ne Kretë duke lën pas dinastin mbreterore të këtij ishulli. Udhëtari , historian e gjeograf greko –helen ,Hekateu , visitor i këtyre trojeve, vendos në keto rrethina qytetin e Baiikesë, ende të pa zbuluar e indetifikuar . Personalisht mendoj se Baiiakea dhe Foenika duhet të jenë i njëjti qytet . Kështu braktisja e Foenikës ishte një tërheqje veshi për ekspeditën italiane , pë të mos zbuluar e publikuar gjëra tej orientimeve dhe detyrave të ngarkuara. Gjykoj se këto mund të kene qënë arsyet e braktisjes së kerkimeve në Foenikë . Zbulimet e më tejëshme mund të binin ndesh me proto e prehistorine e Europes hartuar mbi bazen e qyteterimeve greke e romake . Ato mund të risillnin në dritë emrin e Pellazgeve , të pa dëshiruar nga historianët dhe akademistët e Europës.

Filed Under: Histori Tagged With: Finiqi, Kozma Taho, Ugolini

Egjipti i lashtë nuk ”harron” kurrë të na habisë

March 5, 2015 by dgreca

ARKEOLOGJI – Zbulohet një varr 3 000-vjeçar me piktura me ngjyra në Luksor/
NJU JORK, 5 mars /– Egjipti i lashtë nuk ”harron” kurrë të na habisë.
Një varr 3000-vjeçar i mbushur me piktura me ngjyra u zbulua nga arkeologë amerikanë pranë Luksorit, në bregun perëndimor të Nilit, ja larg prej Luginës së Mbretërve.
Varri i përkiste një fisniku, Amenhotepit, i cili ruante Tempullin e Amunit, zoti më i fuqishëm në panteonin egjiptian.
Ministria egjiptiane e Antikitetit tha se varri daton në dinastinë XVIII të Mbretërisë së Re, më e famshmja e Egjiptit të lashtë, madje edhe e asaj të Tutankhamonit.

Filed Under: Histori Tagged With: 3000 vjecar, Egjipt, varri

Arbana Xharra, fituese e çmimit për gra të guximshme

March 4, 2015 by dgreca

Zonja Xharra, kryeredaktore e gazetës Zëri të Prishtinës, është në mesin e fituesve të çmimit që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.
Kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, është fituese e Çmimit prestigjioz Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.
Çmimi i nderon gratë anekënd botës, të cilat kanë treguar guxim dhe udhëheqje të pashoqe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përparimin shoqërorë. Përveç kësaj, ky çmim i nënvizon përparësitë strategjike të Byrosë Evropiane në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e korrupsionit.
Ky është çmimi i vetëm i departamentit të shtetit, i cili i nderon udhëheqëset nga e tërë bota.
Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se “raportimi i Arbana Xharrës kontribuon në forcimin e demokracisë së Kosovës. Raportimet e saj të hershme mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin e tij në shoqëri kanë zbardhur një çështje serioze për Kosovën dhe tërë rajonin. Xharra është autore e një sërë raportesh hulumtuese mbi ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, si dhe ka zbuluar lidhjet financiare dhe operative me organizatat e huaja terroriste. Këto përpjekje jo vetëm që e ndihmuan shoqërinë ta kuptojë problemin, por edhe nxitën përpjekjet e qeverisë për ta adresuar këtë çështje. Reagimet ndaj raportimeve të saja rezultuan me sulme të hapura mbi reputacionin e saj dhe kërcënime për jetën e saj dhe kundër familjes së saj. E papërkulur, Xharra vazhdon të raportojë mbi keqpërdorimet në institucionet publike”.
Departamenti i Shtetit do të organizojë ceremoninë për ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme të enjten me 5 mars.
Krahas zonjës Xharra, këtë cmim e kanë fituar edhe Niloofar Rahmani nga Afganistani, Nadia Sharmeen nga Bangladeshi, Rosa Julieta Montaño Salvatierra nga Bolivia, May Sabe Phyu nga Burma, Béatrice Epaye Republika e Afrikës Qendrore, Marie Claire Tchecola nga Guinea, Sayaka Osakabe nga Japonia, Tabassum Adnan nga Pakistani dhe Majd Chourbaji nga Siria.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: Arbana Xharra, fituese e çmimit, për gra të guximshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 538
  • 539
  • 540
  • 541
  • 542
  • …
  • 698
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT