• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shperngulja e madhe nga Sanxhaku i Nishit

February 25, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Unë e njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë se popullin tim. Mirëpo kini kujdes! Shqiptarët janë të vegjël dhe të varfër, e as nuk janë punëtorë të mirë. Ose janë shefa (eprorë) të mirë ose hajdutë të shkathët…… Një ditë nëse do të ndaheni r nga kullotat e pafundme të Perandorisë, do ta hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të vogël e të varfër!”(Talat Pasha )
Shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe metodat më mizore dhe më barbare,për çka dëshmojnë edhe vet serbët; por kjo dëshmi i kishte edhe maipulimet e veta Për mënyrën e shpërnguljes së shqiptarëve një mësues i atëhershëm i Leskovcit, Josif H. Kostiqi shkruan: „ka pasur shumë turq ( lexo shqiptar)të cilët zhveshur e zbathur, nëpër të ftoftit më të madh të dhjetorit, nëpër borë i lanë në Leskovcë shtëpitë e tyre me plotë gjëra. Atë natë shumë fëmijë me qerre apo në djep në krahët e nënave kanë vdekur nga të ftoftit e madh deri sa familjet turke ( lexo shqiptar) kanë hikur përgjat luginës së lumit Morava nëpër të ftoftit më të madh. Pranë rrugës gjatë grykës së Gërdelicës, deri ke Vranja dhe Kumanova, nga janë tërhequr familjet turke (lexo shqiptar ) shihen fëmijët e hudhur, të vdekur, dhe pleqtë e ngrirë. Tërheqja ishte tragjike, buajt dhe qetë i tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, e saja kishte pak.. .dhe kështu kryhej spastrimi etnik në marrë veshje me Turqinë.
Për të qenë ironija edhe më e madhe në disa raporte dlie akte të pushtetit te ri theksohet se shqiptarët gjatë shpërnguljes e kanë plaçkitur popullsinë serbe ( ???) . Serbët janë mjeshtër të manipulimeve, e ne kurrësesi t`jemi së paku në nivelin mbrojtës Kur e lexon këtë raport të kohës të shkruar nga vetë ata s`ke se si të krijon bindje që shqiptarët ishin të harruar edh nga vet Zoti “ “nga ushtarët tanë të cilët i ndiqnin turqit ( lexo shqiptarët) pas thyerjes së tyre në Gërdelicë, në Pirot dhe Vranje, kam ndëgjuar se kanë hasur në grupe të të hikurve të turqve (?) ne gjendjen më të mjerë, atë që kishin marrë nga pasuria me vete për ta shpëtuar e kishin hudhur rrugës për të ikur më lehtë. Shumë shtazë nga lodhja dhe uria janë gjetur gjatë rrugës të ngordhura, ose nga akulli dhe rrëshqitja, të copëtuara. Fëmijë të hudhur, të humbur ose gjysmsë të vdekur nga lodhja dhe uria. Disa ishin të enjtur dhe të fryrë. Disa i lëshonte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin, ….. SI DUKET TMERRI , NDRYSHE.?
E mbi të gjitha , mashtrimi i botës vazhdonte edhe në mënyra tjera se gjëja shqiptarët ne tokat e tyre , po janë shumë më të knaqur se sa në Serbi . Por Branisllav Nushiqi
( shkrimtari serb ) në një vend shkruan: „… është e kotë se as çerkezi dhe as shqiptari të dëbuar nga Serbia nuk e ndiejnë veten në Kosovë si në shtëpitë e tyre të vjetra. Të gjithë muhaxhirët vajtojnë për vendet e tyre të vjetra”.
Shqiptarët janë shpërngulur në kushte shumë të vështira në dimër të viteve 1877—1878, masivisht, kanë lanë shtëpitë dhe gjënë e gjallë, me fëmij në dorë, këmbë pa ushqim, zbathur e zhveshur. Pasardhësit e parë të muhaxhirëve gjithnjë e kanë në kujtim shpërnguljen e tyre dhe pohojnë se me rastin e hikjes se disa kanë harruar edhe fëmijët e vegjël në djep. Shpërngulja ishte e tmerrshme dhe e vështirë. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftoftit dhe kanë vdekur gjatë rrugës. Me rastin e hyrjes të ushtrisë serbe në disa pjesë të territoreve të çliruara janë gjetur shumë vendbanime të zbrazta dhe krahina të tëra.19 Shpërngulja e tyre fillon qysh në luftën e parë të pasuksesshme me 1876 dhe gjer në fund të vitit 1878 e edhe më vonë. Në një raport shkruhet se në krahinën e nahijes së Leskovcit me rastin e depërtimit të ushtrisë serbe në „Pustoreçki arnautlluk” kanë qenë 53 fshatra shqiptare me 2700 shtëpi, të cilat kishin mbetur vendbanime të shkreta pa banorë, përveç ndonjë familjeje shqiptare që kishte ikur në mal.
Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,kryesisht u vendos ne territorin e Kosoves së sotme,disa u vendosen ne territorine e Maqedonisë e shum prej tyre te mjerë perfunduan jasht Kosoves,përtej Bosforit,ne shkretëtirat e Anadollit e me gjer.

(Për lexuesit më kurreshtar , më poshtë i gjeni emrat e vendbanimeve shqiptare të Sanxhakut të Nishit , të dëbuar nga serbët …..
Kështu sipas nje shënimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarakedhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siq thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare. Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne keto vendbanime:
-Alikinci,Alabana,Arbanashka,Arbanashci,Araqa,Hasanovci; -Balltiqi,Barllova,Bajshtica e Eperme,Bajshtica ePoshtme,Balinovci,Baca,Banjska,Bajqiqi,Bajqinca,Buci,Borova,Banja e Repanjes,Bajqinovci,Bardyzi,Banja,Babviqevci,Babatica,Babishevci,Banjabara,Bajra,Batushica,Barlova,Berila,Bedila,Bellanica,Belibregu,Bellotini,Bellobr egu,Bellanovci,Berxhika,Beselica,Berbatofci,Bellpola,Belegu,Bubavci,Berjana,Beashtica ePoshtme,Binovci,Bllaca,Boka,Borovci,Borinci,Bojniku,Bunovci,Bogujevci,bujanovci,Bugujevci(ne rrethin eJabllanices),Buzhurana,Breznica,Bresternavi,Brallova,Brajshori,Branina,bresi,Brezniqiqi,Breznica,Bullatovci,Buqinca,Bublica,Bufca,Burevica,Burinci,Bud eci,Bumbereku,Bullaini,Bukollrami,Bukozhani,Bukovagllava,bushtrani,Buqinca,Byqmeti i Eperm,Byqmeti i Poshtem,Byqmeti i Mesem,Bugunuvci; -Cervaneku,Cernoverni,Cerrcavci i Eperm,Cerrcavci i Poshtem,Cerrnatova;
Çestelina,Çiftliku,Çokoti,9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic),Çukovci; -Dankoviqi,Devotini,Dedinca,Devqa e Eperme,degermeni,Dediqi,Dekutina,Deshullovci,Dedishka,Dikovci,Dllugojnica,Dobratiqi,Debrejance,Dobrasheva,dobridolli,Dragideli,Dragusha eEperma,dragusha e Poshtme,Dranica,Dragobuzhda,draganci,drevina,Drenova,Drenci,Drenovci,Dubrava,Dubranja,Dubnica,Durnjaci,Dubova,Dugidelli,Dugolluka,Dublica,dukati,Drugalevci,Dubulevi; -Gazdara,Gajtani,Gabinca,Graica,Granica,Gesolica,Gegla,Gerguri(ne Jabllanic),Gerguri(ne rrethin teProkuples),Gojnofci,Gopnja,Gollaku,Govori,Grabofci,Gragoqevci,Grabovica,Gerbafci,Grebolica,Gllasoviku,Gllasnoviqi,Gradni,Gunjaraku,gurivica,Gubetini,gurgurofci,gurgurova,Gurgora;
-Gjemnica,Gjelekari,Gjelekara,Gjaka e Eperme,Gjaka e Poshtme,Gjukella,gjorgjefci,Gjushica,Gjingjusha,Gjurkofci,Gjurefci,Gjikolli,Gjurgjefci;
-Hergaja,Huruglica e Eperme,Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes),Igrishta( e Pusta Rekes),Ivankulla,Ivanja,Izumna; -Jabuqa,Jakofci,Jashanicae Eperme,Jashanica e Poshtme,Jellashinca; -Kamenica,Katundmorina(rrethi iNishit),Komotena,Kumareva,Kallabofci,Katuni,Kacabaqi,Katiqi,Kapiti,Klaiqi,Klisurica,Konjufci,Koprani,Konxheli,Korbevci,Kodra,Konjuva,Konjuhi,Kojqiqi,Koqane,Kremenata,Kertoku,Krivaqa,Krushevica,kerqmara e Eperme,Kerqmara e Poshtme,Kovanlloku,Kutllovci i eperm,Kutllovci I Poshtem,Kuqi,krushevica,Kutllova,Kutllat,Kozmaqi,Koznica,Kordinci i Poshtem,Kordinci i Eperm,Kastrati,Kallabovci,Kalimanca,Koshareva,Konjina;
-Legatica,Lebofci,Levqa e Eperme,Lebana,leci,Leskovabara,Lepanja,Leboshtica,Letovnishte,Leturna,Lumeqi,Lepenica,lipovica,Lusha;Llallinca,Llazalla,Llapashtica,Llozana,Llozna,Llopetinca,
Llugiqi,Llumnica,Llukova,Llugari;
Manistirishta,Masurica,Magashi,Mazareqi,Maleivci,Makovci,Magova,Magarenja,marovci,maqedonci,Maqestena,Magjera,Maqina,Maqkovci,Matarova,Matajevci i madh,Matajevci I Vogel,Merqezi,Megja,Maqkovci,Mekishi,Merofci,Mesgraja,Megjuana,mehanja,Mealica,Mernica,Medveci,(Merqa,Mellova,Merveshi,Mekishi,Meshica,Merkonja,Merlak u,Merkoviqi),te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pasM),Megjurova,Milina,Miroqica,Mikullofci,Mikulani,Mirovci,Miroshevci,Milivojci,Miskiqi,Mirosllavi,Mirinca,Mihalica,Molla eKuqe,Momqilli,Mugosha,Muzaqa,Muqena,Muleviqi;
-Novosella,Neredovci i Eperm,Neredovci i Poshtem,Negosavla,Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes),Neveda,Nelaku,Nesushta;
-Orlishte,Orana,orlana,Oraqi,Obertinca,Obllaqina,Ostrogllava,Obarda,Orashci;
-Paqarada,Parada,Pasjaqa,Pasjaqa(Nish),Pavllovci,Pallata,Pashici,Petrovci,pevatica,Perunika,Pestishi,pestini,Petrila,Pertata,Peqenci,Pokofci,Pervetica ,Peroshtica,Pllana e Madhe,Pllana e Vogel,Plakova,Plloqniku,perkatesishtPllashniku i Eperm,Pllashniku i Poshtem,Poterzhani,Popofci,Popova,Poturqoi,Pareqi,Pollomi,Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples),Prebeza e Eperme,Prebeza e Poshtme,Prekoqna,Pretreshnja,Prekodelli,Prekedini,Prevallci,Preboji,Preseka,Prekopqellnika,Prekopuca,Prekorogja,Prekashtica,Preobrazhenja,Preopollci,Piskala,Pishteva,Pustoshillova,Pustovojllovci,Pukovci,Pupovica; -Qyqalla,Qunglla;
Radeci,Radovci,Rabovci,Rafuna,Rakovica,rashka,Rashica,Rastelica,raqa,rasuhaqa,Ramabaja,Ramnishta,Ravnishori,Ravnareka,Rashevci,Rataji,rastavica,Ruman ovci,Raputofci,Rastavica,Rasturrula,ragjenovci,Radinovci,Ramadeni,Relinci,Reqica e Eperme,Reqica e Poshtme(ne Toplic),Teqica e Leskovcit,Retkocerii Eperm,Retkoceri i Poshtem,Resinci,Ribinci,Rudari,rukofci,Runjiku,Rubofci;
-Samakova,Sellova,Seoce,Sekicolli,seqinica,Selishta,Sekiraqa,Sllavnica,Sllamniku,Sllabniku,Sllatina,Siarina,Slishani,Slivnica,Slivova,Simnica,Sinanova ,Sodarca,Skobari,Skoverqa,Statovci,Stublla,Stashillova,Starasella,Starobanja,Surdulica,Suvidolli,Suvojnica,Suvamorava,Sudimla,Svinjisishte,Sfirca,Svinjarina,Sfarqa e eperme,Sfarqa Poshtme,Sagonjeva,Samarinci,Sagorjeva,Studenci,Spanca,Smrdani,Stropska,Smiloviqi,Stullca; -Sharprinci,shahiqi,Shqrrlinci,Shahinovci,shatra e Eperme,Shatra e Poshtme,Sharci,Shanalluka,Shuliqi,perkatesishtShylyshi,Shillova,Shipovci,Shishmanovci,Shirokonjeva,Shulemaja,Shushnjaku,Shtullca;
-Talirofci,Terstena,(Ternava e Poshtme,Ternave e Eperme,Ternava(Nish),terpeza,Terrha,Termkolli,Terbunja e Eperme,Terbunja ePoshtme,Ternavillazi) te gjith keta emra ne kllapa jan me e-paza pasT,Tena,Tihofci,Toqani,Toverlani,Toshi,topllaci,Topanica,Togaqevci,Treqaku,Trebinja,Tullari,(Jabllanic),Tullari(Prokuple),Tmava,Turjana,Tupalla,Tupalla(Nish),Turqica,Tubuzhde; -Umi,Uzllok,Ushi;
-Vardeniku,Vardini,Vasiqevci,(Verbica,Verbova,Verbovci,Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V,Vrella,Vagermeni,Veqa,Vllasa eEperme,Vuqaku,Vishesella,Vitosha,Vllahinja,Vllasa(e Prokuples),Vllasa(e qarkut te Vranjes),Vllahova,vova,Vojllovci i Eperm,Vodica,Vojiznova,Verbovcii Eperm,Vrezhina ePoshtme,Visoka,Vershefci,Vranovci,Vuqjaku,Vukojefci,Vuqa,Vujanova,Vujiznova(Nish); -Zagragja,zaravinja,Zllatokoni,Zakishenje,Zuqa,Zllata,Zubuvci,Zebica;
-Zhapska,Zhegrova,Zhdelova,Zhinipoyoku,Zhitorogja,Zhuqa,Zhuqi.
-Qytetet:Prokupla,Kushumlia,Leskoci,Vranja,Nishi,Sharqoj Sheherqoj(Piroti),Bellapallanka,Tërni. Gjithsej:551 vendbanime.Mirpo ekzistojn edhevendbanime te tjera.Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime. ”(Te dhenat nga Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbiji.Beograd,1950,).

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, nga Sanxhaku i Nishit, shperngulja e madhe

FLAMURI KUQ E ZI,PAS EVERESTIT NGRIHET NE KILIMANXHARO

February 23, 2015 by dgreca

Pas ngritjes së flamurit kombëtar në majën më të lartë në botë ate te Everestit (8.848 metra lartësi mbidetare), alpinisti shqiptar Fation Plaku ka ngritur flamurin kombëtar edhe në majën më të lartë të kontinentit të Afrikës, Kilimanxharo.
Këta alpinistë kanë për qëllim pushtimin e majave më të larta të botës dhe ngritjen e flamurit kombëtar në të gjitha këto maja.
Kilimanjaro është maja më e lartë në kontinentin e Afrikës, me 5.895 metra lartësi mbi nivelin e detit.
Fation Plaku së bashku me ekipin e tij janë shqiptarët e parë që janë ngjitur në majën më të lartë në botë Mont Everest dhe këtë e kanë bërë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Filed Under: Histori Tagged With: FLAMURI KUQ E ZI, NE KILIMANXHARO, NGRIHET, PAS EVERESTIT

Tutini i Sanxhakut është vendstrehimi i Mbretëreshës Teutë?

February 22, 2015 by dgreca

A do të ndriçohet historia deri më tani e fshehur e Sanxhakut dhe a do të argumentohet se rrënjët e këtij populli nuk janë aq të cekëta siç janë paraqitur deri më tani? Falsifikatorët e historisë së Sanxhakut me dekada të tëra kanë falsifikuar dhe i kanë fshehur faktet historike. Megjithatë, historia për këtë rajon dhe njerëzit do të ndriçohet nëpërmjet të punimeve të hulumtuesve siç janë: Alia Xhogoviqi, Ibrahim Pashiqi dhe Sulejman Aliqkoviqi./
Nga Ismet Azizi/
Dëshmitë të panumërta për shtrirjen e fiseve ilire në Sanxhakun e sotshëm na bëjnë të kuptojmë se jo rastësisht Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar nga ilirët e mandej në vazhdimësi nga shqiptarët. Në fshatin Pruzhanj në Rrafshnaltën e Peshterit, në Sanxhak, arkeologët kanë zbuluar prushin (nga edhe e ka marrë emrin ky vendbanim) e trupave të vdekurve të djegur, i cilit datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate .
T’i kthehemi onomastikës dhe historisë të cilat disa historianë të caktuara nuk i kanë shfrytëzuar në punimet e tyre. Nga të parët që janë bazuar në të dhënat e onomastikës dhe historisë janë Alia Xhogoviqi dhe Ibrahim Pashiqi. Xhogoviqi dhe Passhiqi tregojnë se si t’i qasemi materialeve onomastike, si t’i regjistrojmë ato gjatë punës në terren dhe se si të jemi të guximshëm në marrjen e konkluzioneve gjuhësore në mënyrë që të arrijmë rezultate të mira, shkruan etnologu nga Tutini, Sulejman Aliqkoviqi.
T’i kthehem hulumtimeve të Sulejman Aliqkoviqit të bëra në rrethinën e Tutinit. Sipas tij në këtë territor janë ruajtur toponimet e shumta me origjinë ilire, si dhe të kulteve të sistemit mitik ilir: për shembull ato nga kulti i diellit, mitrizmit, nga disa kulte kozmike. Përmbajtja onomastike e këtij toponimi jep të dhëna të besueshme se në relievin alpin të kësaj treve ka jetuar një popull i cili ka kultivuar kultin e Mitrës, pra në radhë të parë kultin e diellit, dhe në këtë rast edhe kultin e hapësirës kozmike. Dëshmi për kultin e Mitrës në Dardaninë antike kemi të konsiderueshme.

Sipas Aliqkoviqit në rrethinën e Tutinit gjithashtu gjejmë vende interesante si: Gradina – afër Tutinit, ku janë gjetur mbetjet e një qyteti të vjetër. Gjithashtu Bander i cili na asocon me zotin ilir Bando. Velepole (nga greq. Velepo = pamje, pikëpamja.), Biohane, Jelicë, Dedilovë – fshatrave në komunën e Tutin, pastaj emrat e shumë orononimeve (maleve, kodrave) dhe emër vendeve në Peshter. Aliqkoviqi habitet me falsifikimet e tipit si në rastin e vendbanimit Sjenica, kinse e ka marrë emrin nga fjala sena (sana) e cila, sipas tij, është jo vetëm një falsifikim laik por synim perfid me aspirata politike dhe të përfitimit me qëllime nacionaliste. Një absurd onomastik është se emri i vendit Misa kinse është krijuar nga Stefan Nemanja kur ia kishte përkëdhelur flokët vogëlushit Rastka, duke i thënë “Muskuli im” ( Misicu moj). Këto falsifikime paralajmërojnë historianët e sotëm, arkeologë, etnologë dhe gjuhëtarë që nën llupë t’iu qasen studimeve të reja në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë.
Në popull ekziston një besim që Tutin është emëruar sipas onomatopesë së gjëmimit të kuajve. Kinse Husein Gradashqeviq kishte “hipur” në Peshter duke shkuar drejt Tutinit, për të vazhduar për Kosovë, është dëgjuar gjëmimi i kuajve të kalorësve të tij aq larg sa që ka arrit deri te lugina e Ibrit.
Sigurisht se rajoni Tutin dhe rrethina, që është gjeografikisht i përshtatshëm për strehim, mund të jetë argument sigurt se ka qenë vendqëndrimi i Mbretëreshës Teutë. Mandej, mbretëresha Teutë, mund të jetë varrosur fshehurazi diku në këto troje (siç ka qenë rasti edhe me varrimin e fshehtë të Atil-ës, – që është e zakonshme te disa popuj të lashtë dhe të disa qytetërimeve ). Arkeologëve iu mbetet për të hulumtuar këto lokalitete dhe literaturën e mundshme.
Etnologu Sulejman Aliqkoviq shpreson që supozimi i tij, se ky vend ka qenë vendqëndrim i mbretëreshës ilire Teuta, të argumentohet në tëardhmen. Në lidhje me emërtimet ai k adeklaruar se nuk është e pamundur që disa kujtime të tjera si Baton, bir i Mbretëreshës Teuta t’i hasim në disa toponime në territorin e Sanxhakut dhe më gjerë si: Batinci (pranë Shkupit), Batusha ( fshat afër Gjakovës) Batrage (fshat pranë Tutin), Batun (mbi fshatin Ribariq në rrugën për në Novi Pazar), Batnjik, Batinci (në Vushtrri), Batoçina, Batajnicë. “Mendoj se boshnjakët duhet të fillojnë të merren me studimin e kulturës, historisë së tyre dhe nuk guxojnë të ndahen nga kultura evropiane. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në trashëgiminë e të gjithë popujve dhe kulturave evropiane”, thotë etnologu Sulejman Aliqkoviq.

Rrafshnalta e Peshterit, (njihet edhe si vetëm Peshter), është rrafshnaltë karstike me një lartësi mbidetare prej 1250 m në veriperëndim të Kosovës, gjegjësisht në veriun e trojeve shqiptare. Rrafshnalta e Peshterit është e pasur me kullosa kurse popullsia kryesisht merret me blegtori. Janë të njohura prodhimet e qumështit, sidomos djathi i Sjenicës, si dhe të mishit të terur. Në kuadër të Rrafshnaltës së Peshterit është edhe Fusha e Peshterit (lartësia mbidetare e së cilës është 1150 m), me një sipërfaqe prej 65 kilometra katrorë.
Popullsinë e Peshterrit, në lashtësi e banuar nga Dardanët, e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë pasardhës të shqiptarëve, por shumica prej tyre jozrtarisht deklarohen shqiptarë. Emri Peshter rrjedh nga fjala shqipe peshë – rëndë, ter – thatësi, tersi, tersi e rëndë.
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet njërën ndër hapësirat më interesante ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa. Por, kolonozimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit “Rashka” si dhe të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimet për ilirët. Emrat: Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë – vapa,-ë; Peshter: Pesh- peshë; ter- terr (terësi), ter – thatësi).
Kur serbët u vendosën në luginën e lumit Rashka, e detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Natyrisht, vendasit nuk janë tërhequr të gjithë po një numër i tyre kanë mbetur në viset malore përreth duke vazhduar të merren me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise dhe kjo gjë na bënë me dije edhe për prezencën e tyre të sotshme në këto vise.
Ndërsa, për ekzistencën e Stari Rasit serb, gjegjësisht për Arsën, qytetin e vjetër të mbretërisë ilire, Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq, në një konferencë, kishte deklaruar: “Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Dhe ajo kalaja mbi Novi Pazar, për të cilat ata (serbët) pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me Ras-in dhe me shtetit e vjetër serb Rashka.

Filed Under: Histori Tagged With: i Sanxhakut është, Ismet Azizi, Mbretëreshës Teutë?, Tutini, vendstrehimi i

Në Colonial Williamsburg, Virxhinia, në shekullin e 18-të

February 21, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Historia amerikane si të gjitha historitë e vërteta në botë është tejet impresionuese, befasuese dhe frymëzuese.Duke jetuar përreth dy dekada në New York plus duke i shtuar dhe vitet e gjyshërve që ishin në Amerikë në fillim të shekullit të kaluar bëhemi një gjysmë shekulli në këtë tokë të bekuar, për rrjedhojë ja vlen të vizitosh dhe të mësosh historinë e vendit ku po punojmë dhe jetojmë. Fundjava e Ditës së të dashuruarve e Shën Valentinit më 14 shkurt dhe e ditës së Presidentit na gjeti në krahët e Williamsburg në shtetin e Virginias, nje ndër vendet më historike të Amerikës, por dhe në Virginian në vendin e të dashuruarve siç dhe shkruhet kudo se Virxhinia është për të dashuruarit, është rreth dashurisë, e pastër e thjeshtë.
Kjo ndërthurrje e historive duket gati si diçka hyjnore, sikur krijojnë një fushë magnetike dhe nuk të lenë pa vajtur t’i vizitosh ndonëse ishte hera e dytë për ne që shkonim së bashku me miqtë tanë që e dashurojnë artin, kulturën, historinë me çiftet Likollari dhe Pira. Edhe pse një e dielë e acartë me temperatura nën zero vetë Williamsburgu të krijon imazhin se s’pyet nga ngricat, bora, akulli, por ruan ate ngrohtësi dhe dashuri si në shekullin e 18 -te, ndryshe nuk ka se si shpjegohet që vizitorët nuk ndaleshin së shkuari për të mësuar rreth historisë dhe revolucionit amerikan.
Në të gjitha shtëpitë historike që i vizituam njohëm dhe prekëm nga afër historinë dhe njerëzit e shquar që punuan me aq përkushtim në Williamsburg të themeluar në vitin 1632, e cila ishte qendër e ngjarjeve politike që udhëhoqi drejt revolucionit amerikan. Williamsburgu ishte kryeqendra e të gjitha kolonive që u krijuan në atë kohë. Shtëpitë e ndërtuara qysh nga viti 1699 -1780 të cilat ruhen me fanatizëm janë një pasuri jo vetëm e Amerikës, por edhe e botës. Ato janë shtëpi dhe histori… Shumë prej ndërtesave si Gjykata e lartë, taverna Wetherburn e të tjera janë qysh prej shekullit 18-të, të tjerat si pallati kryesor, pallati i qeverisë, janë ndërtuar mbi themelet e tyre origjinale. Disa shtëpi janë përdorur si banesa private dhe zyrat. Flamujt që janë vendosur përballë shtëpive tregojnë se janë të hapura dhe të mirëpritura për vizitorët e ndryshëm.
Kolegji i William dhe Mary, themeluar më 1693, është institucioni i dytë më i vjetër-i arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në të kanë studjuar tre presidentë amerikanë si dhe shumë figura të tjera të rëndësishme në historinë e hershme të kombit.
Gjithë shërbimi dhe veshja ishte si në shekullin e 18-të çka është tejet impresionuese dhe frymëzuese… Rrobat ishin punuar në tekstile dhe në mëndafsh në tezgjah, argjendi. Veshjet e shtrenjta të grave për raste ceremoniale ishin në funde të gjata të plota në formë koni tek beli, Kurse për burrat ishin kostume të qëndisura me kilota gjer në gju pastaj u zëvendësuan me pantallona të gjata.
Shume takime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare janë mbajtur në këtë vend si dhe personalitete të shquara vazhdojne ta vizitojnë Williamsburgun. Kështu në vitin 1983 ësthë mbajtur Samiti 9 i G7. Pjesëmarrësit e samitit diskutuan krizën e borxhit në rritje, kontrollin e armëve dhe bashkëpunim më të madh midis Bashkimit Sovjetik dhe G7 ( tani G8 ). Në fund të takimit, Sekretari i Shtetit George P. Shultz lexoi për shtypin një deklaratë që konfirmon dislokimin e raketave amerikane Pershing II – bërthamore në Gjermaninë Perëndimore.

Pallati qeveritar në Williamsburg

“Give me liberty, or give me the death” Patrick Henry

Pallati qeveritar në Williamsburg, Virginia ishte qëndrimi zyrtar i Guvernatorëve Mbretërore të Kolonive të Virxhinias, ndërtuar në vitin 1699.
Pallati ishte gjithashtu një shtëpi për dy postet e guvernatorëve te Virxhinias, Patrick Henry dhe Thomas Jefferson, derisa kryeqyteti u zhvendos në Richmond në 1780. Ciceronja e veshur me kostumin e shekullit të tetëmbëdhjetë filloi të fliste për historinë amerikane në Williamsburg se: “Në krye të revolucionit amerikan qëndronte gjenerali George Washington i cili vinte nga prindër latifondistë shumë të pasur, ai mjeshtërisht dhe me shpirtin patriotik udhëhoqi popullin amerikan drejt fitores dhe shpalljes së Pavarësisë nga Anglia”.
Të trembedhjetë kolonitë që u bënë aq të rëndësishme për Pavarësinë e Amerikës ishin: Delaware, Pennsylvania, New Jersey, Georgia, Connecticut, Massachusetts Bay, Maryland, South Carolina, New Hampshire, Virginia, New York, North Carolina, dhe Rhode Island. Ato u krijuan ndërmjet viteve 1607-1733 në Virxhinia dhe Georgia.
Nëpërmjet debateve të shumta dhe të ashpra midis ligjvënësve të kolonive amerikane ata
kërkonin një qeverisje të të gjithë Amerikës. Organizatorët kryresorë ishin George Washingtoni, Medison, Aleksander Hamilton etj…, ndersa Patrick Henry që u bë i famshëm me fjalimin e tij i cili kundërshtoi forcimin e qeverisë qendrore pasi siç thotë ai, ne e pamë dhe e hoqëm në kurriz shtypjen angleze që udhëhiqej nga mbreti i cili kishte shumë të drejta për të vepruar si tiran.
Kolonitë po luftonin të shkëputeshin njëherë e përgjithmonë nga Anglia. Mbreti i Anglisë George i Tretë, kishte një ndikim të jashtëzakonshëm dhe akoma ishte në fuqi duke i detyruar kolonistët të paguanin taksat. Kolonistë quheshin të gjithë anëtarët e 13 kolonive. Udhëheqësit e kolonive dhe politikanë të shquar si George Washingtoni, Thomas Jefferson, John Adams, Samuel Adams dhe Patrik Henry po i çonin kolonitë drejt një bashkimi dhe kundërshtim të hapur me qeverisjen dhe tiraninë angleze.
Por në dy grupet e ndara në të cilat njeri grup kërkonte që Kombi të udhëhiqej nga qendra dhe një grup tjetër të forconte qeverisjen e shteteve të ndryshme bëri që të ketë debate dhe mospërputhje në mendimet e tyre.
Kështu një nga kundërshtarët e fortë federale ishte Patrick Henry që do të ngelet përjetësisht në kujtesën historike amerikane i cili përpara përfaqsuesve në Virxhinia do të deklaronte: “Give me liberty, or give me the death” Më jepni lirinë ose më jepni vdekjen! Patrick Henry me profesion avokat ashtu si dhe shumë patriotë të tjerë që kryen revolucionin amerikan kishte lindur në Virxhinia si dhe presidenti i parë amerikan George Washington. Ai ka thënë se: “Kushtetuta nuk është një instrument i qeverisë për të limituar të drejtat e popullit, por është një instrument i popullit për të limituar veprimtarinë e qeverisë, përndryshe ajo do të sundojë jetën dhe të drejtat tona”.
Interesante ishte dhe jeta private e Henrit i cili nga martesa e parë kishte 6 fëmijë dhe nga martesa e dytë 11 fëmijë.
Ajo që do më bënte më shumë përshtypje ishte se pas shumë debatesh të ashpra ata kishin gjetur gjuhën e përbashkët kishin rënë në kompromis për t’u përfaqsuar në Kongres në mënyrë krejtësisht të barabartë. Ndërsa cicëronja fliste mua si shqiptare gjithmonë më shkonte mendja tek Kombi im që udhëhiqet nga politikanë që grinden dhe që njohin vetëm gjuhën e helmit, duke përfunduar në interesa të ngushta meskine dhe që mëria e tyre shkon për dekada të tëra për mos thënë gjithë jetën pa folur, pa i hapur rrugë njeri-tjetrit, ndaj dhe mjerimi dhe problemet politike janë të pandara për popullin shqiptar.
Kur dëgjon dhe lexon historinë amerikane dhe se si ka qëndruar kaq gjatë kushtetuta e saj si kushtetuta më e vjetër në botë medoemos që mendon se Amerika u udhëhoq nga një grup burrash të ndritur, shumë prej tyre nga Virxhinia, udhëheqës të kolonive që e çuan Amerikën drejt fitoreve të panumërta.
Politikanë si George Uashington, presidenti i Kongresit që firmosi Kushetutën, John Adams presidenti i dytë, Aleksander Hamilton, Franklin, John Jay, Thomas Jefferson hartuesi i Deklaratës së Pavarësisë dhe president i tretë, u bënë promotor të Lirisë dhe ëndrrës amerikane. Më 4 korrik, 1776 ato nënshkruan Deklaraten e Pavarësisë që shpalli përgjithmonë pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe. Kjo datë festohet si Dita e Pavarësisë amerikane dhe sivjet populli amerikan feston 239 vjetorin e saj.
Në vitin 1789 u miratua kushtetuta e re me 10 amedamentet bazë që janë dhe të pandryshueshme gjer tani, si liria e fjalës, e fesë, e shtypit. Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në revolucionin amerikan nga lufta e kolonive për Pavarësi.
Ndonëse vizituam shumë ndërtesa si të parukeve, të qymyrit, të armëve, të librave, të këpucëve, etj është e pamundur ta përshkruash historinë e mahnitshme të Williamsburgut brenda pak ditësh, por sidoqoftë historia e saj është siç shkruan kryeministri anglez dhe nobelisti në letërsi Winston Churchill se: History will be kind to me for I intend to write it.” që do të thotë se: “Historia do të jetë e sjellshme me mua sepse kam ndërmend ta shkruaj atë”.

Burgu në Williamsburg

Midis të gjitha ndërtesave të shekullit 18 ishte dhe shtëpia burg, e ndërtuar me urdhër të Ansamblesë së përgjithshme publike në gusht 1701, kur Williamsburgu u bë kryeqyteti i kolonive. Gjatë revolucionit, spiunët, dezertorët ushtarakë, tradhtarët ishin të burgosurit politik. Ata qëndronin atje vetëm 90 ditë të cilët ose dilnin të gjallë dhe liroheshin ose dilnin të vdekur, kjo varej nga gjykimi i Gjykatës së përgjithshme dhe nga masa e dënimit që ata vendosnin si gjykatë supreme. Zinxhirët e rëndë me peshë të madhe, si dhe zinxhirët rreth qafës, ishin disa nga pajisjet që ju vihej të burgosurve politikë.
Burgu shërbeu si ndërtesë deri në vitin 1910 dhe në vitin 1936 përfundoi së rindërtuari. Dhoma e burgut që vizituam ishte me një dritare me dyfish hekurash pa xhama, përballë kishte një oxhak, ndërsa batanijet që hidhnin nga të ftohtit ishin përtokë.
Në cep tek dritarja ndodhej një sunduk druri që ngjiteshe me 3-4 shkallë të ulta për të shkuar mbi sunduk që kishte formën e nje tasi tualeti, për të kryer nevojat personale. Duke u hedhur përsëri në ndjenjat si shqiptare të gjithe ne thamë se nuk dukeshin keq dy dhomat e burgut që vizituam të cilat çuditerisht kishin oxhak që ngroheshin të burgosurit. Ato ishin të gjitha të veshura me dru dhe me dysheme me dërrasa, ndërkohë nga intervistat që kam marrë prej shumë të dënuarve politikë në Shqipëri ata tregojnë me tmerr dhomat e territ në burgjet si gogol, muret e akullta dhe të mykëta, mbipopullimin, minjtë përreth, lagështirën, ferrin e vërtetë, që mjerisht disa prej burgjeve politike, godinat e tyre si Ferr i shkatërruan dhe nuk iu gjendet nami e nishani.
Kur ne u larguam nga godina e burgut i thamë cicerones se burgjet shqiptare ishin më të tmerrshme se burgu që pamë këtu, ato ishin si gropa të zeza gëlltitëse që s’mund të krahasohen me këtë burg edhe pse ky është një burg i shekullit të 18-të ndërsa ata ishin burgje të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Ciceronja edhe pse nuk dinte ku binte Shqipëria ngeli e shtangur përballë kushteve cnjerëzore të burgjeve shqiptare.

Taverna King’s Arms e preferuara e George Washingtonit

Tavernat ishin tejet karakteristike dhe servirej me po atë ushqim, pjata dhe veshje si në shekullin e 18-të. Ne shkuam në njeren prej tyre që quhej “King’s Arms”.
Një ndjenjë e bukur shpirtërore të krijohej kur hyje brenda tavernës. Të gjithë kamarjerët me nje ngrohtësi mirësardhje të ftonin të uleshe në tryezë që ishin me punime druri. Kamarjeri ynë i veshur me rrobat e shekullit të 18-të ku më bënë përshtypje më shumë këpucët, çorapet dhe gravata filloi të na pyeste se a kishim ardhur më parë në Williamsburg? Ai kishte 30 vjet që shërbente në këtë tavernë me të njejtën veshje të cilën e dashuronte dhe e kishte pjesën e jetës së tij. Elekuenca dhe mirësjellja e tij në të folur ja shtonin dhe më shumë bukurinë lokalit. Llambushkat e vogla përreth me një dritë të zbehtë, pjatat e dekoruara, pecetat, lugët, ibriku, gotat e verës ishin një pjesë e përvojës së bukur për atë ditë në këtë tavernë rrethuar nga miq të fjalës së bukur dhe të sinqertë çka e bënte atmosfterën dhe më të bukur dhe më tërheqëse. Kamarjeri tha se ju keni ardhur në tavernën më të preferuar të presidentit të parë të Amerikës George Washington, i cili kishte shumë të preferuar gatimet e detit. Unë ju kam ulur në tavolinë vazhdoi ai ku para disa kohësh u ul komedianja e famshme botërore Joan Rivers, njëkohësisht aktore, shkrimtare, producente dhe prezantuese Televizioni. Unë do t’ju shërbej vazhdoi kamarjeri me të njejtën dashuri dhe zell si për Joan River, por jo vetëm për atë, por për të gjithë njerëzit që vijnë këtu dhe respektojnë historinë amerikane. Për vizitën e Joan Rivers në këtë tavernë shkruajtën shumë gazeta ku ajo falënderonte të gjithë stafin për krijimin e një mjedisi magjik i cili ta çonte imagjinatën në tre shekuj të kaluar. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në shtator 2014 në Manhattan gjatë një analize mjekësore që e çoi drejt një cardiaku arrest. Pas fjalës së kamarjerit erdhi pronarja e tavernës Christiana nje grua fisnike me moshë 75 vjeçe. Ajo foli për historinë e tavernës, jetën e saj që e kishte lënë burri në moshë shumë të re me dy vajza një 3 vjeçe dhe një në bark të saj të palindur. Ajo me guxim pasi bleu këtë tavernë pronësoi dhe 4 taverna të tjera dhe vetëm puna dhe durimi ndryshuan jetën time dhe të fëmijëve të mi, vazhdoi pronarja e cila fliste me një zë delikat dhe konfident. King’s Arms tavern është hapur në 1772 dhe filloi të jetë më e populluara ku zakonisht vinin njerezit me influencë të lartë politike. Taverna është hapur nga Jane Vobe. Në këtë tavernë shërbehet në mënyrë mjaft të kulturuar dhe me ushqime super të shijshme. Fotografitë me pronaren e tavernës ishin shumë të këndshme dhe ajo na ftoi për të ardhur përsëri në fund të marsit pasi do të kishte hapjen e një taverne të re. Le të shpresojmë.
Vizitën në Colonial Williamsburg e mbyllëm duke parë paradën madhështore tradicionale ushtarake me ushtarët të veshur si me rrobat e George Washington dhe komandantët që urdhëronin ushtarët të qëllonin me topa në nderim të të gjithë presidentëve të 13 kolonive që ëuan Amerikën drejt Pavarësisë nga Anglia.

Virxhinia, vendi i të dashuruarve

Ndonëse lindim vetëm dhe vdesim vetëm dashuria e vërtetë krijon magjinë që nuk të lë vetëm por të shoqëron gjer në momentet e fundit të jetës edhe pse shpesh herë mund të mendosh se do t’i mbyllësh sytë në vetmi, atëhere mbi qepalla si frymë e shenjtë të ulet dashuria si një ëngjëll i zbritur nga qielli. Secila pikënisje e një dashurie ka historinë e saj, të bukur apo të dhimbshme, por që nuk harrohet lehtë, se të harrosh dashurinë e vërtetë është njëlloj sikur të kujtosh një njeri që s’e ke takuar kurrë. Pikërisht në ditën e të dashuruarve ne zgjodhëm Virxhinian.
Historia e Vixhinias është tejet e pasur ku midis shumë historish nuk mungon dhe ajo e dashurisë. Gjysma e Amerikës gjer në vitin 1967 kishte ligjin kundër martesave të përziera çka do të thotë se dënoheshin kush do të thyente ligjin martesor.
Dashuria e pastër e dy të rinjve me ngjyrë si e Richard Loving i cili ishte i bardhë dhe Mildred Jeter e cila ishte me ngjyrë të zezë, një afrikano amerikane bënë që të ndryshonin ligjin martesor në vitin 1967 nga Gjykata e Lartë. Ata u lindën dhe u rritën në Virxhinia. Ata u dashuruan kur Mildred ishte 18 vjeçe ndërsa Richard ishte 24. Ata hoqën shumë peripecira së bashku pasi shikoheshin dhe përbuzeshin nga njerëz të shumtë dhe për më tepër fshiheshin nga policia se mos i arrestonte. Një natë në orën 2 të mëngjesit polici më tmerroi kur e pashë pranë shtratit tonë baskëshortor dhe na arrestoi të dyve pasi kishim thyer ligjin në shtetin e Virxhinias. Policët iu bastisën shtepinë gjatë natës. Më 6 janar, 1959, Lovings u deklarua fajtor dhe u dënua me një vit burgim, me dënim me kusht për 25 vjet, që çifti të linte shtetin e Virxhinias. Ata e bënë këtë , duke lëvizur në District e Columbias.
Së bashku linden 3 fëmijë, Donald, Peggy, dhe Sidney. Richard Loving vdiq në moshën 41 në 1975, kur një shofer i dehur goditi makinën e tij në Caroline County, Virginia. Mildred Loving humbi syrin e saj të djathte në të njëjtin aksident. Ajo vdiq nga pneumonia më 2 maj 2008, në Milford, Virxhinia, në moshën 68.
Ndonëse ata ikën shumë të rinj dashuria e pastër e tyre ngeli e përjetshme, në nderim të tyre jane ndërtuar skulptura ku shkruhet me shkronja të mëdha LOVE dhe ku vizitorët e shumtë pozojnë brenda dashurisë së tyre. Vetëm dashuria e çliron botën nga urrejtja, çka të kujton thënien e Martin Luther King Jr. i cili thotë se: “Hatred paralyzes life, love releases it. Hatred confuses life, love harmonizes it. Hatred darkens life, love illuminates it, që përkthehet: Urrejtja paralizon jetën, dashuria e çliron atë, urrejtja confuzon jetën, dashuria e harmonizon atë, urrejtja e errëson jetën, dashuria e ndriëon atë”.
Për rrjedhojë dashuria e zjarrtë e Richard dhe Mildred e çliroi ligjin e urrejtjes raciste që pengonte martesat me raca të ndryshme.
Shkurt, 2015
Colonial Williamsburg, Virginia

Filed Under: Histori Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Në Colonial Williamsburg, në shekullin e 18-të, Virxhinia

SHABAN POLLUZHA, KOLOSI QË PËR PESËDHJETË VJET U ANATEMUA

February 21, 2015 by dgreca

*SHABAN PALLUZHA (1871 – 1945)-Fotografi që për 50 vjet mbeti e ngujuar nën dërrasa të hambarit, ndërkohë që bloza, pluhuri dhe lagështia e grisën dhe e shkatërruan pothuaj tërësisht./
•Me rastin e rënies së tij heroike më 21 shkurt 1945./
Shkruar nga Muhamet Mjeku/
I blinduar nga divizione të shumta ushtarake të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Trestenik, ra heroikisht si legjendar Shaban Polluzha, njëri ndër koloset e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica. Të gjitha këto divizione jugosllave, përkundër zjarrit me mortaja dhe artileri të rënda, vetëm pas 9 orësh, arritën ta rrënojnë fortifikatën, ku ndodheshin 150 kryengritës të guerilës shqiptare. Këtu mbaron një dramë dhe vazhdon drama tjetër e përgjakshme ndaj Kosovës: ekzekutime masive, burgosje, zhdukje, Tivari, Sremi, Trogiri… Viti 1945 konsiderohet viti më tragjik, bashkë me dimrin e egër që s’ mbahej mend.
Shaban Polluzha, një burrë me shtat mesatar, kokëthinjur me një natyrë të ngrysur, kishte kundërshtuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Kosovës në kohë të ndryshme: gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë Mbretërisë Sebo-kroato-Sllovene dhe më 1945 organizoi kryengritjen kundër okupimit serbo-jugosllav. Në fushë-betejë nxjorri afro 10.000 luftëtarë.
Lindi në Polluzhë të Drenicës më 1871. Mibemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fist Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Qe edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë dhe kryetar i komunës në Polac. Një personalitet i rrallë, shumë i respektuar me veti të jashtëzakonshme njerëzore. Në një rast kur i burgoset, njëri nga tre djemtë e tij, gruaja i thotë: “Djalin po duan ta pushkatojnë, ndërkohë që ti po sillesh si të mos kishte ndodhur asgjë”, ai i përgjigjet: “Edhe të tjerët që ndodhen aty, kanë dikënd të vetin, sikurse djali ynë”.
Ishte tejet i matur, por në momente dinte të rrebelohej. Një ushtar i tij e hedh bukën nga dritarja se ishte pak e pa pjekur, ai me ngritje të zërit i thotë:” A di se jemi në luftë, e jo në shtëpi”, ndërkaq kur i plagoset djali i madh, ndonëse e kishte prekur thellë në shpirt, shokëve të luftës u thotë” edhe tjerët janë plagosur dhe vrarë”.
Në dimrin e egër të atij viti, kur e shihte popullin duke vuajtur për bukë dhe të masakruar nga çetnikët dhe partizanët komunistë, i shkonin lotët.
Babai i tij, Rexhepi, u pushkatua më 1912 në Serbi, pasi ishte marrë dhunshëm me shumë burra të tjerë nga Kosova. Vrasjen e tij, dhe të burrave tjerë, e përjetoi rëndë dhe kjo ngjarje e motivoi më shumë t’i përkushtohej luftës në mbrojtjen e të drejtave kombëtare e njerëzore të popullit të tij. Kishte përjetuar katër pushtime, njërin pas tjetrit: turk, serb, bullgar, austriak dhe jugosllav. I kishte dalë në ndihmë Azem Bejtës, si mik që e kishte, dhe Lëvizjes së tij Kaçake, kur ishte kryetar komune në Polac. Në vitin 1941 xhandarmëria e udhëhequr nga italianët, ia internoi familjen në Kullat e Sheremetit në Pejë, ndërsa në Polluzhë i djegu të tijen trikatëshe bashkë me shtëpinë dhe objektet tjera.
Kulla e tij bëhet rrafsh me tokë edhe në vitin 1945 nga Brigada e KNOJ-it. Shumçka e vlefshme ishte shkatërruar nga flakët. Më 1941 organizon forcat e tij vullnetare ndaj depërtimit të çetnikëve në rajonin e Koleshinit të Ibrit, ndërsa më 1943 i priu një mase të madhe prej 3000 vullnetarësh në mbrojtje të Novi Pazarit, ku çetnikët kryenin masakra tmerruese ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, si në Bihor e vende të tjera të këtij rajoni.
Në janar dhe shkur(1945) me luftë kundërshton projektin shfarosëse të Serbisë në Kosovë. Në fushë-betejë nxorri afo 10.000 luftëtarë, kryesisht nga Drenica për të ndalë krimet çetnike mbi gra, fëmijë e pleq që kryheshin gjithandej Kosovës.
Rrethanat shoqërore-politike në këtë periudhë ishin shumë të disfavorshme për Kosovën. Në Beograd dhe Podgoricë ishte projektuar një skenar i errët për shqiptarët jashtë Shqipërisë shtetërore, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi. Në këtë skenar parashihej mobilizimi i shqiptarëve të moshave të ndryshme dhe dërgimi i tyre në frontin e Sremit,Trogirit dhe në vija të tjera të luftës në Jugosllavi, ndërsa brenda në Kosovës dhe në territoreve tjera shqiptare, të silleshin çetnikët e Drazha Mihaloviqit dhe bandat tjera serbe për të kryer krime masive mbi civilët shqiptarë.
Në bazë të këtij skenari famkeq insistohet të bindej Shaban Polluzha që, me brigadën e tij, të nisej në luftë kundër nazistëve gjermanë në rajonin e Sremit në Vojvodinë, kurse çetnikët dhe partizanët të bënin çdo gjë të keqe në Kosovë, pa u penguar nga askush. I zënë ngusht, para përgjegjësië së madhe ndaj popullit, Shaban Polluzha që kishte një moshë 75 vjeçare, fillimisht kishte pranuar dhe, ende sa ndodhej në Podujevë në rrugë për në Srem, i arrijnë lajme të frikshme se çetnikët kishin hyrë në Drenicën veriore dhe në disa pjesë të Kosovës në kufij me Srebi e po ekzekutonin njerëz në familjet shqiptare, duke i therrur edhe me bojaneta. Pas këtyre informatave, edhe përkundër urdhërit të prerë të Shtabit të LNÇJ që të vazhdonte rrugën për në Srem, se më nuk do të ndodhte më asnjë vrasje e njerëzve të pafajshëm, ai kishte refuzuar kategorikisht pohimin e tyre dhe në bisedë u kithte thënë se ju më pretë në besë. Në këtë “besë” ai kishte dyshuar vazhdimisht!. Këtë dyshim e kishte nga përvoja e tij e gjatë. Derisa ky po kthehej, Shaban Haxhia me Brigadën e 7 të “Kosovë e Metohisë”, në të njëjtën ditë, po udhëtonte për në frontin e Sremit.
Gjatë kthimit nga Llapi për në Drenicë, brigada e tij sulmohet në pritë nga njësitë partizane, por pa pasoja dhe kapërcen Çiçavicën, duke u përqëndruar në Drenicë ngaqë aty, ditë më parë, ishte likuiduar paria dhe njerëzit më autoritativ dhe luftëtarët ishin nga kjo pjesë e Kosovës. Serbia këtë rajon e konsideronte të rrezikshëm, duke kujtuar rezistencën shumëvjeçare të Azem Bejtës.
Më 8 shkurt 1945 Shtabi Suprem i UNÇJ, Kosovën e futi nën administrimin e hekurt ushtarak dhe shpall gjendjen e luftës. Tani shqiptarët pushkatoheshin në shtëpi, në rrugë dhe aty ku ndodheshin e lëvizeshin.
Shaban Polluzha, me luftëtarët e tij vendoset në Drenicën Perëndimore dhe aty organizohen në formacione ushtarake: në çeta, batalione, togje dhe njësi më të vogla. Në fillim, për shkak të raporteve jo të mira mes tij me Mehmet Gradicën, luftën kundër brigadave partizano serbe e
zhvilluan ndaras, por ideali kombëtar i bashkoi në një front. Aksionet u organizuan sipas terrenit dhe strategjisë në vende të ndryshme, të përqëndruar në Rezallë, Likovc, Obri, Plluzhinë, Ticë, Açarevë, Tërstenik, Llaushë, Prekaz dhe më vonë në fshatrat tjera të Drenicës Lindore, rrëzë Çiçavicës. Në brigadën e Drenicës kishte luftëtarë edhe nga rajoni i Vushtrrisë, Mitrovicës, Artakollit, Llapushës dhe më pak nga viset tjera. Divizionet dhe brigadat ushtarake serbe, malazeze, maqedone dhe ato, ku kishte të inkuadruar edhe shqiptarë nga Kosova, si dhe Brigada e pestë e Shqipërisë që u kthye në Kosvovë pas Vishegradit, kryen krime të frikshme kundër popullatës civile, në pamundësi që të hakmerrshin drejtpërdrejt për humbjet e tyre nga kryengritësit shqiptarë të Polluzhës. Komandanti i Administratës ushtarake, Sava Derljeviq, kohë më pas, shkruante për kryengritjen e Drenicës. “…nga ana jonë ishin të angazhuar së paku 4 divizione, brigada e 46 serbe, e 52 e Kosmetit, grupi operativ i brigadave (e I-ra e Bokelit, e 6 malazeze, dy brigada të Kosmetit) dhe Brigada e KNOJ-it. Kohë pas kohe ishin të angazhuar edhe divizioni i 24-të serb dhe 41-të dhe ai 50 maqedon. Krejt këto forca kishin mbi 40. 000 ushtarë. Në këto përleshje edhe ne kemi pësuar humbje serioze”, thotë Derljeviq.
Janë tmerruese masakrat në Terstenik, në Skenderaj, në Polac, Rezallë, Drenas,… Druar dhe në fshatrat tjera të Drenicës dhe Kosovës.
Në këtë luftë brigadat serbe, malazeze, ato Maqedone dhe ajo e Kosmetit, kanë psuar humbje të konsiderueshme në njerëz, sidomos në pjesën e fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit 1945. Konsiderohet se në luftimet e ashpra kundër Brigadës së Shaban Polluzhës, janë vrarë 1500 luftëtarë të armikut dhe një numër tjetër është zhdukur. Luftimet më të mëdha janë zhvilluar në Terstenik, Obri, Rezallë, Likofc, Tërrnafc, Makermal, Çiçavicë dhe tek ura e Pestovës.
Një popull i varfër siç ishte Drenica, e kishte të vështirë t’ i mbante me bukë aq luftëtarë sa kishte Shaban Polluzha, prandaj ai u detyrua të lëvizte me brigadën e tij, duke kaluar në fshatrat rrëzë Çiçavices, e pastaj në Shalë të Bajgorës e prapë në Drenicë.
Shaban Polluzha dhe Shtabi i tiji luftës, i vendosur tek Malajt në Rezallë, ishte ndihmuar edhe nga disa intelektualë nacionalistë, si Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Ibrahim Lutfiu, dhe klerikët Mulla Ilaz Broja, Mulla Brahim Polaci-Hoti etj, ndërsa u masakruan Asim Luzha dhe Qamil Hoxha, i pari në Terstenik, i dyti në në Skenderaj nga brigadë e KNOJ-it.
Të tërbuar me sindromin e urrejtjes ndaj shqiptarëve dogjën dhe shkatërruan çdo gjë që ndodhej para tyre. Në këtë dimër, më të egrin që mbahej mend, gra dhe fëmijë morën plaçkat në dorë, duke mos ditur kah të shkonin.
Pas shurjes me gjak të Luftës së Drenicës, në Kosovë intensifikohet dhuna dhe terrori. Në pranverë të atij viti (1945) ndodhi masakra e Tivarit, u pushkatuan pa gjyq e me gjyq intelektualë, nacionalistë, idalistë dhe civilë.
Nën Administrimin ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Dytë i Këshillit “Nacionaçlirimtar” i Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, korrik 1945 dhe këtu Kosova u aneksua nga Serbia. Në këtë kuvend u përmbysën vendimet e Bujanit. Pro aneksimit, në Prizren votuan shqiptarë e serbë, ata të cilët refuzuan u burgosën dhe u likuiduan.
Shtëpia e Shaban Polluzhës disa herë është bërë rrafsh me tokë. Shumçka e vlefshme është djegur dhe shkatërruar. Bashkë me shumë sende të tjera janë djegur edhe ato pak fotografi të Shaban Polluzhës. Siç thotë Ramadani, djali i tij, dikush babait ia kishte bërë dy tri fotografi dhe deri para Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në shtëpi. Nga to ka shpëtuar vetëm një. Meqë shtëpia jonë bastisej nga OZN-a, ne atë fotografi e mbshtollëm në letër dhe e shtimë në mes dy dërrasave të hambarit për ta ruajtur kujtimin për babain. Mirëpo, kohëzgjatja në kushte jo klimatike eresioni e kishin dëmtuar. Fotografia e vetme e tij, nga dërrasat e hambarit, u nxorr në vitin 1990, atëherë kur unë kërkoja një foto për botim. Nga kjo fotografi e mbetur vështir se mund të fitohet imazhi për babain, thotë Ramadani, i cili ishte me të deri sa ra heroikisht në kullat e Dvoranëve në Terstenik, më 21 shkurt 1945 bashkë me një numër luftëtarësh.
Kufomën e Shaban Polluzhës, djali i tij Ramadani me një grup shokësh e kishte hedhur në lumin Drenica, duke thyer një pjesë të akullit, dhe vetëm pas 6 javësh do tw nxirrej dhe varrosej. Në gurin e varrit figuronte viti i lindjes, 15 vjet më i vjetër sesa që kishte pasur. Kjo ishte bërë me qëllim nga familja në mënyrë që të mendohej për ndonjë person tjetër. Shaban Polluzha për 50 vjet ishte temë tabu.

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, Muhamet Mjeku, nga vdekja, Shaban Polluzha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 541
  • 542
  • 543
  • 544
  • 545
  • …
  • 698
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT