• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRËNJA…

March 3, 2013 by dgreca

Nga Rasim Bebo/ Addison/ Çikago/

Renegati shqiptar Kristo Papas, njё kopje e kriminelit Napolon Zervёs, tё dy nga Suli i Çamёrisё, i pari nga fshati Lakas dhe i dyti nga fshati Zerve. Tё dy mohues tё qumushtit tё nёnёs sё tyre, e cila duke u dhёnё gjirin u fliste me tё vetmen,  gjuhё shqipe të ruajtur pёr mijёra vjetё.

Me paturpësinë më të madhe, Kristo Papa ёshtё kthyer nё njё antishqiptar me grek se vetë greku, që me lëkurën e bashёkombasve tё tij, shpall urrejtjen, pёr ta bёrё atë lidhëse kёpucёsh, u pret rrugёn dhe vret befasisht, instrukton tё tjerёt tё deklarohen nё mediat eletronike si shqiptar-vrasёs dhe si pёrgjigje u thyhen nofullat nё mes tё qytetit ditёn me diell.

Z. Kristo i quan shqiptarёt: “Njё konglomerat popullsish tё cilёt janё tёrёsisht me prejardhje greke. “Nёse liria e Vorio-Epirit nёnkupton dёrgimin e ushtrisё, do ta dёrgojmё… jemi nё gjёndje lufte”… “Nuk dine tё mbajne besёn dhe arritjet luftarake janё vetёm plaçkitje… Kanё njё ndёrgjegje tё rreme kombёtare dhe jo vetёm  Epiri por e gjith Shqipёria eshtё njё provincё greke.”

Mёso  z. Kristo Papa, t’i je njё mohues i rrёnjёs tёnde, si shoku juaj i lavdёruar Napolon Zerva  nё Çamёri, që theri, pushkatoi, pёrdhunoi dhe dёboi gjithë popullin autokton çamё, tё cilёt u vendosёn nё  Shqipёri.  “Qeveria e Shqiptare nuk pranoi tё  vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё shqipёri  nё Dropull dhe Vurgun e Sarandёs.  Nё kundёrshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpёrblye me gjak  dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim. E gjykojmё tё qёllimshme pёr ta përmendur, se vendi ynё “U mёsoi qytetёrim”.  Nё kёtё rast mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”. (J. Margaritis  “Bashkёpuntorё…”. (f.147)

Ndёrsa ti sot na kanosesh me luftё pёr tё pushtuar jo vetёm Dropullin dhe Vurgun si minoritet, po Shqipёrinë e Jugut, bile u ёshtë shtuar oreksi edhe pёr gjithë Shqipёrinё. Ndalu pak, se e ke filluar me shumё nxitim. Neve kёrkojmё rrenjёn, ashtu si u kthye Kosova nё rrёnjёn e saj,  do tё kthehet edhe Çamёria deri te  gjiri i Prevezёs, nё njё rrёnjё kombёtare dhe shumё tё fortё.

Gazetari Q. Mehmeti shkruan nga New Jorku: “Burrat si Toni Bler, jo vetёm qё u dёshmuan miq tё jashtёzakonshёm  tё Kosovёs, por ata ndryshuan  edhe raportin e forcave ndёrkombёtare nё favor tё shqiptarëve”. (“ILLYRIA” 24 maj  2007).

Tani ne presim ndonjё  skenar tё tillё nga ana e juaj, me qenё se “jeni në luftё” prej  72 vjetёve me ne, “nisuni pёr lesh se do tё dilni tё qethur”,  dhe tё kaloni te kufiri i “Palo Elladha” e vitit 1830, qё edhe kёtё e fituat nga heroizmi i shqiptarёve, vetëm atёherë do tё jeni rahat.

Miku fillogrek  G. Finlay,  “History  of grecee”, London, 1851,  f. 349. Thotё: “Vetёm  ardhja e turqёve e shpёtoi Greqinё qё do tё bёhej truall shqiptar”.

Pukёvili, nё vёllimin 3, f.212 thotё: “Shqiptarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore  nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve, tё cilёt po shuhen pak nga pak”. (Mathieu Aref,  “Shiptaret” bot. 2007, f.  506).

Rrёnja e jonё sot nё Greqi ёshtё GJUHA  SHQIPE qё flitet nё qindra e qindra fshatra pellazgo – arvanitase. Shikoje z. Kristo,  Rёnjёn qё ka vargёzuar shqiptari arvanitas Aristidh Kolja.

                    Rrenja  jone  Nga Aristidh  Kolja

Rrёnjё e fortё arbёrore,

Rrёnjё e fortё arvanite,

Kush mund te presnj?

nga merr shpirt e me ta rrite.

Kush mund te fshehnj?

Rrёnjё e fortё shqiptare,

Kush mund tё pёshtronj?

Rrёnjё e Boçarit, Bubulinёs,

Rrenje e forte arbёrore,

rrёnjё e fjalёs besalidhёs,

Lule  e flete me ta nxorre.

rrёnjё e bukuris’ dhe e trimёrisё.

Rrёnjё e forte arvanite,

rrёnjё e fortё shqiptare,

rrёnjё e burrave tё motit,

nga ajo jetё nuk u bare…

rrёnjё Herakliut, Akilleftit,

rrёnjё Aleksandroit dhe Kastriotit.

(Epirin  f. 114).

Historiani Karl Grimberg, shkruan: “Platoni thotё me tё drejtё”:  “Nё kёto luftra qё admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”.  (“historia botёrore…”. bot. 2003, Vol. I, f. 40-50). Njё pasyrim i Rrёnjёs tonё pellazgo-shqipe para 2500 vjetёve.           Edwin Jacques thotё: “Nё betejat perso-greke u njohёm me grekёt qё tradhёtuan veten e tyre disa herё. Pellazgo-spartanёt i dhanё fitoren Greqisё”.  “Shpesh Herodoti i indetifikoi spartanёt si pellazgё. Spartanёt pellazgё ishin zotёr nё Peloponez dhe anё e mbanё Greqisё, “ishin tё parёt nё Greqi”. Kjo ёshtё mbretёria dhe qyteti mё i parё nё Greqi dhe spartanёt janё njerёzit mё trima…”  (“Shqiptarёt”, bot. 1995 f. 54).

E. Kocaqi shkruan: “Arvanitёt janё ata qё bёnё revolucionin e 1821, ishte njё revolucion shqiptar pёr çlirimin e tokave arbёrore nga turqit. Ajo tokё qё u quaj Greqi, ishte atdheu i shqiptarёve qё e quanin  Arbёri. Njё ppjesё e rilindasve kombёtarё kanё dashur bashkimin e Shqipёrisё me Greqin nё njё shtet, kjo vinte pёr faktin se ai shtet qё quhej grek, ishte shqiptar, pra ata kёrkonin bashkimin e trojeve ku banonin shqiptarёt.

Po kёshtu mbretit tё Greqisё sё asaj kohe, kurorёn e shtetit grek ia dorёzuan tre shqiptarё: Boçari, Kanaris dhe Odiseu. Vet mbreti Gjergji i I ka thёnё se “Arvanitёt pёrbёjnё shumicёn e popullsisё tonё”. Tё gjithё kryeministrat nё shek. XIX ishin arvanitas, edhe sot nё Greqi presidenti i vendit Papulias, ёshtё shqiptar i pastёrt nga tё dy prindёrit.

Pёr kundra rrёnjёs shqiptare kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve te krishterё dhe  myslimanёve dhe nxiti vёllavrasjen.

Ndёrhyrja e Rusisё, Anglisё dhe Francёs, kёrkuan dhe krijuan njё shtet grek, po jo shqiptar. Nxitёn krijimin e nje shteti artificial grek, qё nё shumicё ishte i përbërë nga shqiptar tё drejtuar nga kleri ortodokёs dhe filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё revolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek. Heroi kombёtar i atij qё quhet shteti grek sot, shqiptari Kollokotroni u burgos dhe u dёnua me vdekje dhe pёr mёshirё u fal. U vranë apo u zhdukёn Andrucua, Karaiskaqi, Bubulina etj.

Bashkёpunimi ndёrkombёtar me atë kishtar, bёri tё mundur qё tё hidheshin bazat e njё kombi artificial grek, qё la nё hije kombin e vёrtetё tё tij me shumicё shqiptarёsh.

Shteti grek nuk ёshtё gjё tjetёr veçse shteti i parё shqiptar qё u krijua nё Ballkan nё kohёt moderne, por qё iu ndёrrua indetiteti etnik, pasi i bёnё tё flisnin njё gjuhё artificial me zor.

Diskriminimi i gjuhёs shqipe, jo qё nuk u bё gjuhё zyrtare por edhe u pёrndoq nga kleri ortodoks,  çmenduria e tё cilit shkonte deri aty, sa t’u thoshte arvanitasve se: Zoti nuk kupton shqip. Arvanitёt edhe pse nuk e pёrdorin gjuhёn e tyre nё shkollё, e flasin atё nё shtёpi. Janё rreth 700 fshatra RENJЁ nё tё gjithё territorin e Greqisё se sotme që nuk njohin gjuhё tjetёr nё pёrdorim tё pёrditshёm, veç shqipes sё tyre tё lashtё. Pra shteti i ri me shumicё popullsi shqiptare iu imponua njё gjuhё artificiale, ajo greke.

Greqia e pёrbёrё nga disa etni, nuk njeh asnjё minoritet, pasi tё gjitha kёto etni i quan si grekё. Kjo ёshtё pjesa e lojës, pasi nёse shqiptarёt, vllehёt, sllavёt, turqit e atjeshёm do tё ishin secili sipas etnise sё tyre, atёhere merte fund kjo lojё qё krijoje njё kombёsi artificial dhe ai shtet shpёrbёhej ose hynte nё konflikte tё mbrendshme. Tё gjitha etnitё e flasin gjuhёn e tyre nё shtёpi por greqishten e pёrdorin nё public, dhe nё shkollё.

Pra nuk ka komb grek, por njё komb artificial me njё gjuhё qё nuk ёshtё gjuha e popullit. Pёr t’i bёrё tё gjithё kёta njё komb, u pёrdor greqishtja si gjuhё, feja ortodokse dhe ideollogjia heleniste si nacionalizёm. Njё nacionalizёm i tejskajshёm nga njё komb qё nuk ёshtё komb ёshtё i pa shёmbullt nё histori. Studjuesit janё marrё pёr tё analizuar nacionalizmin e stisur grek qё duket sa i rrezikshёm por edhe qesharak.

Pa kishen ortodokse të Greqisë, nuk do tё ishte krijuar kjo etni greke artificial. Prova më e qartë, se kemi tё bёjmё me njё komb tё stisur, ёshtё fakti se fare lehtё mund tё bёhesh grek. Nuk merret parasysh se je i zi apo i bardhё, se je nga Kina apo nga Afrika, rёndёsi ka tё pranosh tё bёhesh grek.

Pas vitit 1922 kisha ndoqi njё politikë represive ndaj gjuhёve tё tjera, sidomos shqipes ku edhe sot e kёsaj dite, nё Greqi jetojnё mbi pesё milionë shqiptarё dhe nuk ka njё shkollё shqipe. Kisha ortodokse i ka pёrçarё aq mizorisht, saqё disa prej tyre seriozisht nuk dinё se kush janё nё tё vёrtetё, flasin shqip dhe thonё qё nuk jemi shqiptarё.                                              Studjuesit, si Aristidh Kolja, Andon Bellusci, Jorgo Malo, Jorgo Maruga, At Thanas Ciko, kanё zbuluar se nё Greqi, gjёnden mbi 900 katunde arvanite shqip-folёs. Kёngёt arvanitase – arbёrore, qё burojnё nga thellёsitё e shekujve, vallet karakteristike arvanitase – vallja çame, fustanella, ritet dhe vajet, kёngёt e trimave e tё luftёs. Kjo ёshtё

 

RRЁNJA.

 

Me tё drejtё thonё: askush s’kujdeset pёr kulturёn tonё, asnjё istitucion nuk na pёrkrah. Diktatura greke ndalon me dhunё tё flitet gjuha ndёr arvanitet. Ёshtё fatkeqёsi e madhe qё qeveria shqiptare i mban nё pёllёmbё tё dorёs ardhacakёt grekё nё shqiperi. Ndёrsa grekёt pёr autoktonёt shqiptarё nё Greqi sillet si kriminel, dhe megjithatё Rrёnja ёshtё e fortё.

Popullsia qё u suall nga Azia, ishte njё popullsi ortodokse shqiptare nё pjesёn mё tё madhe tё saj. Shkёmbimi i popullsisё, u bё pёr tekat e kishës, e cila mori myslimanёt shqiptarë dhe i shkёmbeu me ortodoksit shqiptarë.

Pra nuk ka komb grek dhe nuk ka pasur ndonjёherё. Kombi i vjetёr grek, ёshtё mё tepёr njё shpifje e historianёve, “Qendra ztudimore Pellazgjike” do zbulojё tё vёrtetёn.

(E. Kocaqi, “Roli Pellazgo-Ilir).                                                                                                     Karl Reinholdi, doktor nga Getingeni i Gjermanis. Shoqёron  mbretin e parё tё Greqis, Oton e Bavarisё mё 1834, thotё: “Vёllimin qё kam unё “Netёt Pellazgjike” me 200 faqe e mbarova mё 16 mars 1856”. Kaluan nga kjo kohё deri nё vitin 2005, pikёrisht nё pёrvjetorin e 150-tё tё “Netёve pellazgjike”. Gjatё gjithё kёsaj kohe Reinholdi ka qёnё mё e madhja e fshehtё e ditur albanollogjisё. Kuptohet se greku dhe mё vonё politika e Enver Hoxhёs, qё shqiptarёve tё Greqisё u vuri kazmёn dhe hyri nё izolim tё plotё. Po tё kishte dalё nё dritё kjo pasuri, arbёrishtja e Greqisё do tё kishte qёnё e njohur nё shkollat tona kudo, po aq sa edhe arbёrishtja e Italisё e asj kohe. Letёr nё vargje dёrguar nga prift Vasili doktor Reinholdit.

Mik iatre! Porje 25 maj 1857.                                                                                “Lulё kam, po ti s’T’a jap: / E kam vёnё ndё dulap. / Do t’e ruanj, sa tё vi’vish. / çe Ti fare do mos di’sh. / Andё ke ndonjё tё re, / Edhe mua mos me le. / Tё m’a thesh, t’e xe edhe u: / Pce do mos mё hajё dheu. (“Netёt Pellazgjike”, bot.2005, f. 307) 

Robert D’ Angeli shkruan: “Çdo grek qё nuk ka prejardhje egjyptas, çifut, armenas janё shqiptar”. (“ENIGMA” bot.1998, f. 231). Këtu del se grekёt kane origjinё semito-egjiptas.

Pёr t’i mbyllur gojёn Kristo Papas, lexojmё tё huajtё qё flasin pёr kombit tonё:           Lamartini. “Nuk ka pendё as penel qё mund tё shprehё sakrificёn heroike tё banorёve (tё Shqipёrisё) nё luftёrat qё kanё bёrё kohёve tё fundit, mё shumё se askush tjetёr pёr çlirimin e Greqisё”,  dhe mё tej “Ky komb e ky popull nuk merret nёpёr kёmbё … kjo ёshtё toka e heronjve tё tё gjithё kohёrave … Homeri aty gjeti Akilin, Grekёt Aleksandrin e madh, Turqit Skёnderbeun, njerёs kёta tё sё njёjtёs racё, tё tё njejtit gjak, e tё sё njёjtёs gjini”.

Stadtmuller:  “Lufta greke pёr liri, nuk mund tё mendohej pa elementin shqiptar”.

Xhorxh Frend Wiliams,: “Gjuha shqipe ёshtё gjuha amtare e Lekёs sё Madh … Pellazgёt kanё jetuar para Homerit. Emri Homer me fjalёn shqipe “i mjerё”, Athina “me e thёnё”, Zeus me “Zot”, Odise me “udhëton”, Akil me “qiell” … Nuk ka popull mё shpirtmirё e mё xhentil nё Europё se shqiptarёt”.

Edvin Pears: “Shqiptarёt janё pasardhёs tё racёs mё tё vjetёr tё Gadishullit Ballkanik, gjegjёsisht tё racёs arijane”.

Gjusepe Catapango: “Atlantida e cila ёshtё zhdukur para 12.000 vjetёve, ishte tokё pellazgo-ilire, tё cilёt shpёtuan nga pёrmbytja e Atlantides dhe filluan civilizimet e reja nё tё gjithё kontinentet”.

Eduard Shnajder: “Gjuha shqipe ёshtё “tingёllim mё i pastёr e me besnik i gjuhёs pellazge”. Dhe mё tej. “Pellazgёt janё njё racё autoktone, mё e herёshme se periudha kuarternare … gjuha e tyre e ruajtur nё njё mёnyrё pothuajse  tё paprekur, nuk do tё ishte tjetër, veçse shqipja e sotme”.

Gligor Perliçev: “Tё gjithё shqiptarёt janё zёmёrgjёrё, mёndjemprehtё dhe mirёnjohёs tё mёdhenj, janё mikpritёs dhe tё besёs si asnjё komb tjetёr, tё ndershёm, thellёsisht liridashёs dhe tё patrembur nё luftime”.

Montier, Komandant  francez: “Shqiptarёt janё njё populli mrekullueshёm … mё vjen keq qё nuk jam shqiptar”.

Vacsllav Havel, nё njё shkrim tё botuar nё gazetёn  “Le Monde”, ka theksuar: “Unё gjithashtu e ndiej veten shqiptar”.  (Sipas nje shkrimi te Ismail Kadaresё)

RRЁNJЁN tonë e ka percatuar edhe shkencёtari Hungarez Lajosh Taloci (1834 – 1916) shpall hapur: “Nuk egziton popull tjetёr nё Ballkan, as ai i Greqisё sё re, qё mund tё ndjekё historinё e fisit tё  vet, ashtu me rend kronollogjik, qysh prej kohёve tё lashta gjer nё ditёt tona, sikurse populli shqiptar”.

Këto fakte të pamohueshme të historisë se përgjakshme të Ballkanit, renegati Kristo Papas, duhet  t’i mësojë jo vetëm mire, por edhe përmendesh, për te mos folur me tej marrëzira.

Rasim  Bebo  Addison  Çikago  Mars 2013.

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Papas, rasim bebo, Rrenja

NJË KRYEHERO, HERONJ E DËSHMORË

March 1, 2013 by dgreca

Ndodhem në familjen e Jasharëve,

atje ku nisi një flakë e madhërishme,

flaka e lirisë, që e ndriçoi krejt Prekazin,

e pas tij Drenicën e pas tij mbarë Kosovën.

Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën dhe botën.

Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë

për të nuk zbehet kurrë.

Ndodhem këtu i prekur thellë, si rrallë herë në jetën time.

Marr prej kësaj shtëpie një kumt që çdo njëri kujton se e di,

por që ka nevojë që përherë të përsëritet.

Ju faleminderit, pasardhës të Jasharëve legjendarë./

Ismail Kadare/

dt. 20 nëntor, 1999/

Nga Muhamet Mjeku-New York/

Sivjet po kremtojmë 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, epokën që shembi robërinë serbe në këtë hapësirë ballkanike dhe la pas shumë vuajtje të shqiptarëve duke hapur një kapitull të ri mbi një histori të dhunshme serbe.

Në anënë tjetër, vetëm para pak muajsh, në mynyrë dinjitoze u shënua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje që mund të përsëritet vetëm një shekull pas, atëherë kur ne s’ do të jemi as spektatorë. Prandaj, këta dy përvjetorë t’ i përjetojmë si gëzim, fat dhe si motiv për një të ardhshme më të konsiliduar shqiptare. Të gjitha këto s’ duhet t’ i shohim vetëm si histori, por edhe si projektim të një shoqërie shqiptare tjetër nga ajo që ka qenë dhe nga kjo që është. Shumëçka ka ndodhur në këtë hapësirë jashtë Shqipërisë londineze dhe brenda saj. Pjesa e pushtuar nga serbët, malazezët dhe grekët, përjetoi shumë dhunë dhe shumë vuajtje. Edhe përkundër mizorive që ngjanë, lufta për liri nuk u ndal asnjëherë. Me gjithë përpjekjet, fati deshi të mos jetë aleat i ynë. E ardhshmja e një populli të vogël, siç jemi ne shqiptarët, gjithnjë është varur edhe nga rrethanat e jashtme, duke mos mohuar edhe faktorin e brendshëm, i cili ka qenë i egër dhe përçarës. Një popull i vogël pa miq gjaku, i rrethuar me armiq të vjetër e ka pasur të vështirë mbijetesën historike. Dhe, pas shumë përmbysjeve shekullore, fat i shqiptarëve buzëqeshi me luftën dhe sakrificën e tyre, me mbështetjen e parezervë të Washingtonit dhe të disa vendeve të Evropës Perëndiimore.

 

***

Më 28 nëntor 1955, kur lindi Adem Jashari, Kosova ishte në dëshpërim të thellë nga mizoritë e policisë shtetërore dhe asaj sekrete serbe të kriminelit Rankoviq, dhe kush do të mendonte se, në këtë kohë të egër, djepi që po rriste këtë fëmijë në Prekaz të Drenicës, pas 43 vjetësh do të ndryshonte historinë e Kosovës dhe të një pjese të Ballkanit. Po nga Prekazi, kishin nisur edhe histori e luftërave tjera. Nga frangjitë e kullës së Ahmet Delisë, kishte filluar lufta kundër xhonturqve për çlirimin e Shqipërisë, më 1945 ishte likuiduar shtabi i çetnikëve nën maskën e partizanëve, ndërsa më 13 maj 1981Tahir Meha me forcë kundërshtoi policinë jugosllave në mbrojtje të dinjitetit kombëtar të familjes së tij, pas demostratave në Kosovë të vitit 1981, duke tronditur Jugosllavinë e AVNOJ-it. Me Prekazin lidhen edhe shumë trimëri që ndodhën në periudha të ndryshme, me motiv të njëjtë, të lirisë. Adem Jashari, është figura më sublime e këtyre ngjarjeve, i cili luftës së Kosovës i dha frymëzim, moral dhe popullaritet. Komandanti i fuqishëm i UÇK-së, hapi portën e lirisë për Kosovën, e cila ishte mbyllur forcërisht që nga viti 1912, kur kjo pjesë shqiptare u shkëput dhunshëm nga ushtria serbe e, një vit më vonë, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, pa drejtësisht ju dha Beogradit. Liria nuk vjen vetë: një gjë e sprovuar me shekuj. S’ e more, ajo rri larg. Për këtë sllogan, që nga viti 1912 e këndej, në forma të ndryshme për Kosovën, u sakrifikuan shumë breza me idealin e tyre të pa mposhtur, atdheun para vetë jetës.

***

Ngjarjet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në Ballkan ishin më të shpejta sesa parashikuesit e tyre. Problemet që ishin grumbulluar për pesëdhjetë vjet në kohën e komunizmit, dhe shumë më tepër nga pushtimi i gjatë serb mbi Kosovë dhe tokat tjera shqiptare- shpërthyen pandalshëm në Jugosllavinë e atëhershme kontraverze. Serbët që dominonin politikën, ushtrinë dhe kapitalin, impononin ligjet dhe forcën mbi të tjerët. Ata s’ mund të pajtoheshin me faktin se po mbyllej dera e joshjeve dhe privilegjeve të tyre. Beogradi fashist asnjeherë nuk ka menduar se një ditë do të humbte Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën, vende këto që në mes të dy luftërave botërore i konsideronte territore serbe. Politika e iluzioneve dhe e miteve serbe, që nga beteja e Kosovës 1389, kishte filluar të përmbysej në fundshekullin e kaluar, jo pse serbët nuk gëzonin admirim nga një pjesë e madhe e Bashkësisë Ndërkombëtare, por për faktin se askush më nuk ishte i gatshëm që brenda Jugosllavisë të jetonte me krimin, urrejtjen, përbuzjen dhe pretendimete tyre ekspansioniste.

Pas shkëputjes së Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Maqedonisë për Kosovën erdhi momenti të jesh apo jo! Kjo thënie mund të lexohej edhe kështu: Liri, me dhe pa viktima”. Në të kundërtën ky sllogan do të interpretohej ikje nga ajo.

Meqenëse në Konferencën e Dayton-it më 1995 u vendos një zgjidhje për Bosnjen, çështja e Kosovës, për shkak të rrethanave politike, nuk u mor fare parasysh. Pas këtij tubimi, opcioni paqësor s’shihej si çështje e zgjidhjes së problemit të Kosovës, dhe kështu nisi intensifikimi i përgatitjeve për kryengritje të armatosur që Adem Jashari me grupin e tij, dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së, i kishin filluar që nga viti 1991. Grupi pas disa stërvitjesh në Shqipëri, kthehet në Drenicë dhe vazhdon ushtrimet në periferi të Prekazit. Policia serbe i bie në gjurmë këtij formacioni që përbëhej nga Adem, Rifat dhe Hamëz Jashari, pastaj Fadil dhe Ilaz Kodra, Sahit Jashari e të tjerë. Më 30 dhjetor 1991 policia serbe mësyen Prekazin, por aty has në rezistencë të këtij grupi dhe tërhiqet. Rifati pas pak ditësh ishte kthyer në Gjermani, ku ndodhej me punë atje. Nga Neë Yorku, për gazetën Illyria, me z. Rifat Jashari, realizova një intervistë, ku përshkruante përpjekjet e policisë serbe për të hyrë në Prekaz, dhe rezistencën e grupit të Adem Jasharit dhe të tjerëve që ju kishin bashkuar. Nuk mund të bësh një vepër të madhe kombëtare pa sakrificë individuale, familjare e kolektive dhe nuk mund të bësh një vepër historike pa e dashur atdheun dhe pa e kuptuar peshën e robërisë. Të tillë, heronj e dëshmorë, që u sakrifikuan për liri, në të kaluarën tonë, ka pasur dhe do të ketë, por sakrifica e familjes Jashari është diçka e veçantë, e pa kompromis dhe unikat në përmasa globale. Nuk ishte e rastit thënia e Bernard Kushnerit, administratorit të parë në Kosovë, pas luftës, se “sikur të ekzistonte çmim nobël për trimëri, do t’ i jipej kësaj familje”.

Adem Jashari ka qenë i bindur se lufta do të ndodhte, dhe se kësaj duhej përgjigjur me të gjitha mjetet, pa marrë para sysh se çfarë haraçi do të paguhej. Atë e ka mbajtur besimi për gadishmërinë e popullit për sakrificë. Ndërgjegja ndaj atdheut ka qenë mbi të gjitha për të, dhe kjo ndërdije s’ u krijua brenda ditës dhe brenda vitit. Në fakt, vetëdija e atdhedashurisë, trimërisë dhe sakrificës u brumos brenda konceptit që kishte vetë familja Jashari, në radhë të parë babai i tij, Shabani, i cili ishte edhe inspiratori kryesor i edukimit të fëmijëve të tij në këtë frymë.

Pas bërjes publike të UÇK-së nga Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi në Llaushë të Drenicës, në nëntor të vitit 1997, me rastin e varrosjes së mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe, u u hoq dilema se a ekzistonte apo jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas rënies heroike të Adem Jasharit dhe Jasharajve tjerë në Prekaz, radhët e UÇK-së u shtuan shumë shpejt, jo vetëm në Drenicë dhe jo vetëm në Dukagjinë. Shumë të rinj nga të gjitha viset shqiptare u bënë ushtarë të saj: erdhën edhe nga Zvicra, Gjermania, SHBA dhe vendet tjera perëndimore. Një numër i madh i këtyre të rinjve sistematikisht ishte dëbuar nga një terror i egër shtetëror i regjimi të Millosheviqit. Tani këta po ktheheshin të luftonin për lirinë e atdheut, kundër atij që ua kishte mohuar kthimin në Kosovë. Nga ta, në fushëbetejë, ranë shumë dëshmorë. Ngjarjeve të vitit 1997 u kishin paraprirë edhe shumë të tjera. Me këtë dua të them se lufta për liri ka një kontinutet të gjatë historik. Ky kontinuitet kap shekullin por, fatkeqësisht, rrethanat e jashtme gjithherë ishin në disfavor tonin. Dhe më në fund, edhe përkundër padrejtësisve të mëdha dhe propagandës serbe se shqiptarët janë e keqja më e madhe e Ballkanit, Administrata Amerikane dhe shumë shtete të Evropës perëndimore e kuptuan të vërtetën mbi Kosovën dhe të vërtetën tjetër mb shqiptarët.

Se cila luftë për liri nxjerrë një kryehero, shumë heronj, shumë dëshmorë dhe martirë. Kryeheroi i luftës së Kosovës, është Adem Jashari dhe emri i tjij është simbol, identitet, krenari dhe mburrje për të gjithë shqiptarët dhe historinë tonë kombëtare.

Do të ishte iluzore se, përkundër sakrificës së madhe të popullit shqiptar, pa mbështetjen e sinqertë të SHBA-ve dhe e disa vendeve perëndimore evropiane, nuk do të ishim këtu ku jemi, as Koosova, as Shqipëria e as shqiptarët tjerë që jetojnë jashtë këtyre dy shteteve.

Vlerat e luftës respektohen vetëm me vlera të ndërtimit të shtetit të ligjshëm, me vlera demokratike dhe me një zhvillim ekonomie të tregut evropian. Kosova në këtë drejtim ka ecje dhe ngecje, por e ardhmja e shqiptarëve do të jetë e tyre.(Dielli, shkurt, 3013) Ne Foto:Permendorja e Heroit Adem jashari

 

Filed Under: Histori Tagged With: Adem Jashari, Kryeheroi, Muhamet Mjeku

NGA MËRGIMI-KRUSHK LIRIE PËR KOSOVË

March 1, 2013 by dgreca

(Vezir Ademaj -“Alfredi”)/

Në shenjë respekti dhe përkujtimi në përvjetorin e 5-të të Pavarësisë së Kosovës/

Ne FOTO: Deshmori Vezir Ademaj, portret i realizuar nga piktori Nazmi Hoxha-New York/

Shkruar nga Shkumbin Tetaj/New York

Kam mbështetur gjoksin në parzmën e atdheut  dhe marr  frymë me mushkeritë e kësaj toke… Jehona e një  pushke m’i shpërndanë mendimet dhe përmes  frangjisë së një kulle, jo shumë larg kufirit në mes të atdheut,  përplaset shkrepave të larta atje ku shqiponjat rrijnë  me diellin… Ishte kohë e pranvertë e vitit ’71 e çerekut të fundit të shekullit të kaluar,  kur  në  Sheremetaj  ajo krismë ndjellamirë  ishte lajmëtare e lindjës së një djali në votrën e Hysen Ademajt. Traditës së trungut familjar iu shtua edhe një  krah i fortë pune, ziles së shkollës edhe një zë i ëmbël fëmije e varganit të gjatë të krushqëve të  lirisë  edhe  një  sy i mprehtë pushke për të mirën e Kosovës, për nderin  e Atdheut… E pagëzuan Vezir që të vezullojë si rrezet e arta në këto anë ku krenaria e plisave të bardhë thuase prek qiellin. Aty, në Sheremetaj nisë jetën Vezir Ademaj-në livadhet bleroshe përjeton lojën dhe aromën e gëzimit fëmijëror e më  vonë  në shkollën e këtushme fillon ta thithë nektarin e diturisë. Krahas mësimeve të shkollës, në kullën e vjetër e cila stoikisht u qëndroi fortunave të kohës,  në odën e burrave  pranë oxhakut ku  ndizej kuvendi i trimave, ai mësoi; mikpritjen, bujarinë, respektin dhe dashurinë për njerëzit…Epikat e rapsodëve  dhe legjendat e mbrëmjëve e mbrujtën djalin me ndjenjën e patriotizmës dhe atdhedashurisë tek shkriheshin  n’melosin e folklorit për trimëritë e Oso Kukës e Mic Sokolit. Dhe, sa herë që fillonte biseda apo kënga, Vezirin e përshkonte një zjarr krenarie i cili sa vinte e i shtohej për këtë tokë. Shpesh herë  në odën e vjetër kur në oxhak digjej cungu qindvjeçar, mësoi për sulmet barbare dhe masakrat e kralit të  vjetër e të ri të  Serbisë, të  atyre hijenave karpatiane, që  siç shkruan Fishta: “ kur Ilirët dinin zakone të mbara, ata ushqeheshin me molla të tharta në viset e Uralit”. Kur dëgjonte për masakrat  që i ishin bërë shqiptarisë, mbushej mëri, ndërsa në anën tjetër e ndiente dhimbjen krenare për heronjtë e rënë. Demonstartat e vitit 1981 ishin platrofrmë  e drejt  e “rebelimit”  të  studentëve shqiptarë, ngase ia lëkunden themelet asaj përbërje gjeografike, duke ia thyer “mitin” e paprekshmërisë  dhe kundërshtimit. Pra, shqipatërt janë të parët që filluan t’a groposin krijesën artificiale të quajtur Jugosllavi.. Mirëpo, edhe kjo nismë i kushtoi mjaft shtrenjtë këtij populli liridashës në trojet e veta…Që nga ky vit fillojnë netët e gjata të golgotës së përndjekjeve, diferncimeve, largimeve nga puna, burgosjeve dhe vrasjeve…! Dhe, kjo ishte koha kur shfaqet edhe shëmtia më e madhe që mund të bëhet-vrasja e ushtarëve shqiptarë dhe sjellja e tyre në arkivole hermetikisht  të mbyllura me të njëjtën diagnozë: ”Vetvrasje”!!!

Në vitet e pastajme Vezir Ademaj  vijon mësimet në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit  ku i përfundon me sukses. Dhe, si çdo i  ri që  në thesarin e ëndërrimeve të tij, ka synimet për arritje arsimore, ai regjistrohet në Universitetin e Prishtinës  në  drejtimin e Fizikës. Por, në  shtator të  vitit 1989, barbarët serbë  ia shuajnë  dritën akademike dhe  dhunshëm e dërgojnë  në aradhat  e  ushtrisë  jugosllave. Nën peshën e rëndë të ngjyrës së petkut dhe komandës në gjuhën e huaj, fillon shërbimin ushtarak  dhe atë  në  Tivar !…I bëhej se bregdeti akoma erëmonte gjak shqiptarësh të masakruar me 1945, dhe ky qytet ferr për shqiptarët ia krijonte përshtypjën e urrejtjës  dhe të  pasigurisë, andaj në një natë pa yje e hënë arratiset prej andej…Në Sheremetaj  e miklon ngrohtësia e vendlindjes, por njëkohësisht e sëmbonte  edhe  njëfarë  droje, ngase makineria sllave kishte mobilizuar  lakejt  gjurmues, të  cilët me tërë  arsenalin kërcënues ishin vënë  në  ndjekje të  bijve dhe bijave më  të  mira të  këtij  trualli. Arrestimet dhe burgosjet e njëpasnjëshme të të rinjëve shqiptarë, nuk i ngopnin apetitet e këtyre çakejve.  Ata u vërsulën edhe mbi gjeneratën krejtësisht të pa fajshme…helmuan fëmijët në të gjitha shkollat fillore të Kosovës! Vlen të theksohet ketu, se një kontribut të  veçantë, duke ndihmuar  me  trajtime mjekësore,  ka dhënë edhe vellai i Vezirit, dr. Hasan Ademaj, student i mjekësisë në atë kohë.

…Kur vrushkujt e gjakut njomin truallin-

thonë liria  nuk është larg…

Dy trokëllima përplasën në  dyert e shqiptarëve dhe secila në  mënyrën e vet-vret si shpata, therë  në  damarët e popullit duke sjellur errësirë  mbi këtë dhe. Njëra trokëllimë  vinte nga skamja, pesha e së  cilës rëndonte cdo ditë  e më shumë, duke vendosur  në  të  gjitha shtigjet e jetës  dyer të hekurta-punëtorët  largohen nga puna e nxënësit dëbohen nga shkollat…! Ndërsa,  trokëllima tjetër vinte nga trokitjet e xhandarmerisë  në  dyert shqiptare, natën e ditën në kërkim të  armëve, në  kërkim të  njerëzve. Nyjët e lidhura vështirë  zgjidhën…prapa e para skëterrë,  silueta vertikale barbarësh që endën mëngjeseve e para mbrëmjëve si bisha të etura për gjak.  Në këtë katrahurë  shumë të rinjë nisën rrugëve të botës, rrugëve të pasosura të mërgimit; kush për t’a vrarë skamjën, kush për t’i shpëtuar vrasjës.  Sirenat  e trenave dhe autobusëve trishtueshëm grisin qiellin e Kosovës dhe këtij karvani sa hijerëndë aq enigmatik  për ta marrë botë në sy-i bashkohet edhe Vezir Ademaj.  Me lotin e kristaltë që i krijoi kjasina mbi mollëzat e faqeve, iu thotë mirëmbetshi familjarëve, kullës së motnuar, fshatit e Kosovës. .. Sikur u  thoshte në atë heshtje me një zë të brëndshëm: n’kohë të ligë poi u lë, por  do kthehem  kur  t’a ndiej si këngën majekrahut – thirrjën tuaj!… Rrugetimi iu duk  i gjatë dhe i pa mbarim kur po ndalonte në  satcionin e  fundit në një qytet të ftohtë të Alpeve. Në shtetin e rehatshëm  plot qetësi dhe drita të Zvicrës, krahas punës që sillte përfitime materile, angazhohet edhe në sportin luftarak të  “Kik-boksit”  në të cilin arrin suksese rekorde për  pak vite. Dhe shih, edhe përgjatë tërë kësaj përiudhe, dashurinë  për  flamur dhe atdhe nuk e kishte të zbehur në  asnjë  moment. Çdo herë në paraqitjet e tij në  gara sportive, kërkonte që edhe flamuri i kuq me shqipen e zezë të qëndisur në mes t’i mbulonte krahët. Ngase, kështu i dukej se merrte zemër e i vinte forcë tek ngjitej shkallëve të suksesit  për t’a prekur olimpin e kampionit të  Europës  në këtë discipline  sportive.

…Thirrja e Atdheut

Ndër grushta shtrëngon mallin e viteve për të afërmit dhe atdheun.  I duket se dielli i perëndimit  ka filluar të  lindë pritueshem e të përëndoj  pa meshirë. Dritat e qytetit, rrugët, sheshet, jeta komode dhe medaljet sportive nuk po e tërheqin më.  Fasadat e ndërtesave i  dukën të  huaja e të  ftohta si gurë varresh. Po perëndon jeta në  mëgrim… Lajmet nga vendlindja nuk janë të mira…Zingjirët e tankeve sllave kanë filluar t’a shkyejnë hartën  e atdheut. Televizionet dhe gazetat në  përgjithësi thonë  se toka e Kosovës  po njomet  me gjakun e bijve të  vet. Në radhët e UÇK-së  kanë filluar të rreshtohen shtatë e shtatëdhjetë dhe krismat e para të  pushkëve të lirisë ndihen anëmbanë  Kosovës.

Si e rrahura e daullës  po i kumbon në ndërgjegje kushtrimi i Rilindasve:

Kush në gjak e ka lirinë

Dhe kush nënë e thërret Shqipërinë

Kush është  burrë e don mëmëdhenë

Don shqiponjën dykrenare

Të  shtrëngojë  pushkë  e penë

E  t’ lidhë  besën shqipëtare

Dhe,  përsëri hapësiren e mbulon heshtja…mirëpo, thonë  se gjëmimet më  të fuqishme janë ato që fshihen nën vellon e  heshtjës  dhe si rrufe nga mali vjen një vendim i prerë…pritëm nënë Kosovë, se tek  ti  po vij. Si shqiponjë krahëhapur në një buzëmbrëmje vere hyn në oborrin e shkollës dhe për  një  çast rreth kokës i sillet e tërë e kaluara e përvuajtur  e njerëzve dhe vendit… Thekshëm u degjua breshëria e automatikut  në muzgun  e asaj  stine, kur e plandosi për tokë  bustin e Perkoviqit-emrin e të  cilit vite më  parë  mbante  shkolla e fshatit Sheremetaj.  Reliket e pushtuesve as të  gurëzuara nuk mund të  qëndrojnë  në  këtë  vend, ngase hijet e errëta  të  tyre nuk po i lënë  rrezet e lirisë  të  agojnë  mbi korën e kësaj toke. Ky ishte lajmi  se  nga mërgimi po i kthehen djemtë  vatanit…Pushka e Vezirit filloi të  jehonte kudo, në Junik, Smolicë e Rahovec.  Me nofkën “Alfredi” inkuadrohet në radhët e UÇK-së.  Angazhimi dhe guximi i  tij  u bënë shëmbull për shumë luftëtarë të asaj zone, sidomos për dy vëllezërit e tij më të rinj: Shaqirit dhe Rasimit që tashmë ishin ushtarë të rregullt në njesitet  ushtarake. Atyre iu shtua edhe më tepër vullneti për luftë kur mbështetnin shpinën për vëllain e drejtonin grykat kah armiku. Morali dhe strategjia e tij luftarake u jepte  kurajo edhe udhëheqësve  të tjerë të luftës  nëpër  zonat e Rrafshit  të Dukagjinit. Ai tani vepronte si komandant “Komando” në rajonin e Rekës së Keqe dhe kudo që e kërkonte nevoja pa iu trembur syri në asnjë moment. Afërsia, dinjiteti dhe sjellja njerëzore e bënin  që t’ishte i  dashur prej të gjithëve. Nga dita në ditë luftimet ashpërsoheshin, mirëpo këtë trim të paepur  kjo ashpërsi nuk e trembte, vetëm sa ia  shtonte elanin dhe kalitjen  nga fronti në front. Ishte korriku i vitit 1998. Dielli përcëllonte fushat që kësaj vere kishin mbetur djerrë. Fushat e etura për ujë po ujiteshin me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të popullit… Shqiponjat një ditë frikshëm fluturuan andej kreshtave të Gjeravicës. Rrezet e diellit  ftohtë shëndrisnin  Junikun dhe fshatrat për rreth. Në Kallavaj në përpjekje ballë për ballë  me forcat sllave, bie heriokisht Vezir Ademaj. Trupi i përgjakur i  ngjante shtizës së flamurit. Ra në fushën e betejës për ta prekur dheun e tokës amë-për të mos vdekur kurrë, por për t’u përmendur  përjetësisht në kujtimet krenare të brezave në kalim…

Sot, shkolla  fillore  në Sheremetaj i mban të  gravuar në obelisk, emrat e dy heronjëve të kësaj ane, që jetën e dhanë  për Lirinë e Kosovës: VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI.

Shkruar me 17 shkurt 2013

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: Krushk lirie, per Kosove, Shkumbin Tetaj, Vezir Ademaj

“NANA KATRINË…”, NANA E PROF. KOLË PRELËS…

March 1, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 Baba na la të vegjel jetima…Mbas një viti që “hyne këta…” nuk përfituem as pension mbasi u konsiderue gjithë fisi “reaksionar”…Na shtetizuen dhe një shtëpi që kishim me qera… Të ardhuna tjera nuk kishim. Dajat filluen Kalvarin që në 1945…ndërsa, daja Don Kolec vdiq në vitin 1950…Na ndihmonte mos me shkue në “preventorium” halla Gjyzepinë, e cila punonte infermjere në spitalin civil të Shkodres…I vetmi burim jetese ishte “shitja e plaçkave” të shtëpisë për me hangër bukë. Mbas shitjes së disa mobiljeve dhe tavolinave…Nana filloi me shitë pajen e vet të përgatitun me duert e saja qyshë vajzë sigurisht me çmime që po ti tregoj me siguri askush nuk do ti besonte, sëpse ishin të qendisuna me gjylpanë nga duert e Saja t’ arta… Nga Nana pata fatin me trashigue artin e pikturës për të cilin Ajo, asht kenë dallue në shkollën e Motrave Stigmatine të Shkodres. Një stole që përdorin klerikët e punueme nga duert e Saja kur ishte 9 vjeç pra në vitin 1918, i asht dhurue Papës nga një delegacion që ka shkue në Romë.

Bana këte hymje për me tregue se cila ishte vlera e punimëve që vinim kokën sipër kur binim me fjetë… Nana hapte baulen e nusisë dhe caktonte njenin çarçaf ose sofrabez…që i duhej me shitë. Ato pak pare porsa i sillte “tallallesha” shkonin drejtë e tek dyqani i bukës së misrit, o me pague borxhin e ditëve ma përpara e shpesh, me ble bukën e freskët si “tullë”…

Kjo ishte gjendja ekonomike e shumë shtëpijave të “prekuna” politikisht në Shkoder… Po nuk duhet harrue se kur në 1946 filloi “dera” e burgut, që nuk u mbyll përsa vjetë, atëherë edhe paret e “tallalleshës” hidheshin në pusin e pangopun të burgjeve që të merrnin shpirtin…

Oh, sa me gëzim pritej thirrja e zanit të “tallalleshës” kur i trokiste derës së shtëpisë!!

Edhe na si fëmijë vraponim me i hapë derën me shpejtësi për mos me e lanë me pritë mbas dere, e ftonim me hy mbrendë po, Ajo shumë rrallë pranonte ftesën tonë se, si na thonte Nana, Asaj i vinte randë me hy për me pi kafe “mbasi edhe Ti o Vidë, i ke këto pare për me i çue ushqim tek burgu si unë”, kështu i thonte Ajo Nanës seme kur iu vente me hy mbrendë…

Ajo ishte një grue e shkurtë e veshun me një fustan të zi e të gjatë dhe gjithmonë e kujtoj me shami të zezë…kishte zanin pak të trashë, grue shumë e qeshun po me tipare të theksueme malësorje kur fliste…Edhe na mësueme nga Nana jonë emnin e Saj dhe gjithmonë e kemi thirrë shkurt “Nana Katë..!” pra, Nana Katrinë…Kjo ishte “tallallesha”…që vinte tek ne…Kur dilte me shkue gjithnjë përsëriste të njajtën thanje: “Në dorë të Zotit…u baftë vullnesa e Tij..!”.

Ma vonë kur filluem me u rritë Nana na shpjegoi se Kjo “tallalleshë”, që shiste rroba të vjetra e të reja ishte Nana e Prof. Kolë Prelës, që i biri kishte përfundue universitetin jashtë dhe kishte kenë profesor në Gjimnazin e Shtetit në Shkoder, e mbas 1945 ishte edhe deputet i njohtun i Dukagjinit. Ishte arrestue kur po dënohej dijetari At Gjon Shllaku OFM. krejt i pafajshëm. Në atë gjyq Prof. Kolë Prela flitej se i ka dalë zot pafajsisë së At Gjonit, dhe për atë arësye e kishin arrestue edhe prof. Kolën, i cili nuk ka dalë ma nga burgu, madje as në gjyq. Një ditë Nanës Katë, tek dera e hetuesisë polici i ka thanë: “Mos siell më ushqime… se djalin t’a kemi pushkatuar se ai ishte ‘armik i Popullit’..!” dhe, Nana Katë, u ishte përgjegjë: “Po, prandej Populli e pat ba deputet të vetin pse ishte ‘anmik’ i Tij..?” dhe ashtu e pikllueme kishte marrë strajcën me plaçka e shkue në shtëpi të vet, e mbasi i kishte hapë në jerevinë ku jetonte kishte pa njollat e gjakut të djalit ndër ndrresa nga torturat…kishte kja disa ditë mbi ato rroba dhe i kishte futë në një arkë të vjetër ku Ajo, i ruente si rrelike…Mësuem se Nana Katë jetonte vetëm mbasi edhe djalin tjetër Markun, ia kishin arrestue dhe e kishte të dënuem shumë vite…

Një ditë në pragun e festës së Pashkëve, aty nga viti 1949 Nana më mori me vete dhe u nisëm nga Ara e Pashës, posa dolëm në Ballabane kaluem në krahun e majtë nga një rrugicë e vogël që quhet Rruga Daijej, pothuej në fillimin e saj Nana trokiti dhe më tregoi se aty ishte me banim Nana Katë…Ajo doli menjëherë dhe na për mos me na pa kush pse kishim shkue u afruem tek jerevia ku jetonte Nana Katë, tek dera nxorëm një tas të mbështjellun me mësallë, ku Nana eme kishte përgatitë për drekë dishka ma tepër me ia çue për ditën e Pashkëve edhe Asaj.

Kështu mësova atë vend ku Nana e Prof. Kolë Prelës, kalonte jetën në vetmi dhe në një vorfni të papërshkrueshme…që askush nuk di me e mendue. Përveç mureve të hapuna, jerevija nuk kishte as tavan as dysheme, shiheshin hatllat sipër e toka poshtë pa asnjë drrasë si dysheme …ku në një skutë mbasdere një batani mbi dy drrasa tregonte vendin ku Nana Katë flente…

Kishte një komodin tek koka dhe një fugure të Zojës së Shkodres…pranë kishte një stol.

Aq më bani përshtypje sa edhe sot mendoj me vete: “Si mund të jetojë njeriu në kushte aq të vështira e sidomos në kohë dimni e ngrice që Shkodres nuk i kanë mungue kurrë..?”

E, megjithate…Ajo ishte optimiste, se një ditë djali tjetër Marku do të lirohet, “se këta” nuk kanë me kenë gjithmonë…”një ditë… do ti hajë dreqi edhe ‘këta..!”, thonte Ajo…

Shumë vite kaluen. Nana Katë vazhdonte me strajcen e vet me dalë me shitë rroba…

Kushdo që kishte nevojë me ble ndonjë plaçkë kërkonte tek tregu fshatarë një plakë të vjetër “tallalleshën” e njohtun në Shkoder, mbasi secili mendonte edhe me e ndihmue Até…me dishka të vogël sëpse të gjithë e dinin hallin e Saj…e mbi të gjitha valën e jetës që e kishte përpi e përplasë ndër brigjet ma të pamëshirshme tue i rrembye të dy djelmët si dy lule…

U gëzuen edhe gurt e sokakut kur u hap lajmi se Nanës Katë ju lirue Marku nga burgu!

I madh e i vogël e ndalonte Nanën që fluturonte nga gëzimi me i ba urimet e djalit…

Edhe kush s’ e njihte do tu ndalonte me i shterngue dorën, toktë kokën me “tallalleshën” për me i urue ardhjen e Markut në shtëpi…e kush nuk e shihte do ta ndalonte Ajo, tue e ftue për një gotë raki për gëzimin e madh që i kishte sjellë ardhja e djalit tek shtëpia. U dynd Shkodra tek ajo jerevi që i gëzonin edhe hatllat… “Hajde, mirse u ka prue Zoti…!” ndihej deri tek rruga e madhe zani i Burrneshës së Dukagjinit…Shumë shpejtë Zoti e gëzoi edhe me fejesen e Markut…

Por, njeriu që nuk ka fat në jetë sado i mirë kjoftë kurrë nuk mund të parashikojë se Nana Katë …nuk mundi ti shpëtojë “mjerimit” edhe pse njihej se nuk ka krye asnjë vepër të keqe. U hap lajmi si rrëfeja se Katërinë Preles papritmas i ka vdekë edhe djali tjetër i vetëm Marku…

“Asht kenë vullneti i Zotit kështu…!” thonte Nana e mjerë…Po lot jo, kurrë, nuk kishte përfaqe…vazhdonte traditën e Malëve…Burrneshat nuk kjajnë! Asht vështirë me kuptue forcën e një Nane që kishte mbetë në këte botë pa asnjenin djalë…me një “forcë” të pakuptueshme..!

Një ditë kushrinjtë e morën me vete e shkuen tek shtëpija e vet në Dukagjin bashkë me Nanën Katë, ku Ajo gjetë atje “djelmët e Malit” tek të Parët e Trojeve të veta, ku mbylli edhe jetën e Saj nën kujdesin, dashtninë dhe bujarinë e Tyne…

Jam i sigurt se edhe shkrepat e Malit do të kenë vajtue vdekjen e Nanës Katë…

E bashkë me Ta këto pak rreshta le të jenë mirënjohja eme ndaj Asaj Nanë, që Shoqet e veta me “shamija të zeza” i ka me mija edhe sot, në të katër anët e Shqipnisë…

Asaj Nanë…Burrneshë të Alpeve tona.., që na mësoi fjalën “qendresë”..!

Shenim: Ju, lutem mos ngatrroni fjalën “qendresë” me fjalët “harrës”,”moskujtesë” etj.

që përdorën sot në institucionet e “Drejtësisë” moderne…të “demokracisë” shqiptare..!

 

Melbourne, 2013.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Nana Katrine

Benedikti XVI falënderon Hyjin për Kishën e frytet hyjnore dhe përshëndet popullin e Zotit

February 27, 2013 by dgreca

Një përqafim i ngrohtë, i përzemër e plotë emocione i Popullit të Zotit që e përshëndeti sot në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papën Benediktin XVI, në audiencën e përgjithshme të fundit të papnisë së tij. Turma e besimtarëve ardhur nga Vende të ndryshme të botës, me këngë, kore, në një festë të vërtetë shpirtërore e përshëndeti, duartrokit e falënderoj Bariun e Përgjithshëm të Kishës katolike. “Jam i emocionuar, e shoh Kishën e gjallë”, janë fjalët e para të Papës Ratcinger. I buzëqeshur por edhe i emocionuar për një manifestim kaq madhështor të dashurisë e respektit nga ane popullit të krishterë. E Papa para se t’i drejton katekizmin e fundit, e përshkoi anë e mbarë Sheshin e Shën Pjetrit, për t’i përshëndetur të gjithë të pranishmit. Pra Kisha universale u mblodh sot përreth Benediktit XVI në audiencën e përgjithshme të fundit, për t’i shpreh mirënjohjen, për të ripohuar nderimin, respektin e dashurinë ndaj tij dhe për ta falënderuar për këto tetë vjet papnie.
E, Populli i Zotit, shprehje e universalitetit të Kishës së mbarë botës, e dëgjoi sot porosinë e fundit të papnisë së Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger, i cili tha: “nuk e kam braktisur kryqin, po në një mënyrë të re rri pranë Zotit të Kryqëzuar”. Fjalët që Benedikti XVI ia drejtoi mbarë Kishës, janë fjalë mirënjohjeje, inkurajimi e feje në Krishtin Zot, që e drejton kurdoherë Kishën e tij.
E mase 200 mijë besimtarëve të pranishëm sot në Sheshin e Vatikanit, Papa Ratcinger u tha: ” ju kam dashur e ju kam përherë në zemër dhe në lutje të mia”. Ja fjala që Benedikti XVI u drejtoi sot të pranishmeve

Vëllezër të nderuar në Episkopat e në Meshtari!
Autoritete të nderuara,
Të dashur vëllezër e motra!

Ju falënderoj që keni ardhur kaq të shumënumërt në këtë Audiencë të Përgjithshme të fundit të papnisë sime. Ju falënderoj përzemërsisht, jam vërtet i emocionuar.

Ashtu si Pali Apostull në tekstin biblik që kemi dëgjuar ( nga letra e Kolosianëve 1,9-10), edhe unë ndjej sot në zemër detyrën për të falënderuar mbi të gjitha Zotin, që e udhëheq dhe e bën të rritet Kishën, që mbjell Fjalën e tij e kështu e ushqen fenë në Popullin e tij. Në këtë moment, shpirti im përqafon tërë Kishën e shpërndarë në botë; e falënderoj Zotin për “lajmet” që në këto vite të shërbimit pjetrin (papnor) kam pasur rastin t’i marr për fenë në Zotin tonë Jezu Krisht, e për bamirësinë që qarkullon në Korpin e Kishës dhe e bën të jetojë në dashuri, e për shpresën që na hap zemrat e na orienton drejt jetës në plotësi, drejt Atdheut Qiellor.

Ndjej në vetvete se ju kam të gjithëve në zemër dhe ju bart në lutje, në kohën e sotme, që është ajo e Zotit, ku gjej e shijoj çdo takim, çdo udhëtim, çdo vizitë baritore. Gjithçka e të gjithë i përmend në lutje për t’ia besuar Zotit: në mënyrë që ta njohim plotësisht vullnetin e tij, me urti e shpresë, e të jetojmë e të veprojmë në mënyrë të denjë për Zotin e dashurinë e Tij, duke dhënë fryte me vepra të mira (krh Kol 1.9-10).

Në këtë moment, kam një besim të madh, sepse di, e dimë të gjithë ne, se Fjala e vërtetë e Ungjillit është forca e Kishës, është jeta e saj. Ungjilli pastron e përtërin, sjell fryte, kudo ku bashkia e besimtarëve e dëgjon dhe e pranon Hirin e Zotit në të vërtetën dhe jeton në dashuri. Ky është besimi im, ky është gëzimi im.

Kur, më 19 prill, para gati tetë vjetësh, e pranova shërbimin pjetrin (papnor), gjithmonë e kam pasur këtë bindje të patundur që më ka shoqëruar. Në atë moment, siç jam shprehur disa herë, fjalët që jehonin në zemrën time kanë qenë: O Zot, ç’kërkon prej meje? Është një peshë ajo që më vë mbi shpatulla, po nëse Ti ma kërkon këtë, mbi fjalën tënde do ti hedh rrjetat, i sigurtë se Ti do të më udhëheqësh. E me të vërtetë, Zoti më ka udhëhequr, ka qenë pranë meje, çdo ditë e kam ndjerë praninë e tij. Kjo periudhë ka qenë një copë udhë e Kishës, gjatë së cilës kam pasur çaste gëzimi e drite, por edhe çaste jo të lehta: Zoti më ka dhuruar kaq shumë ditë dielli e puhie të lehtë, ditë në të cilat peshkimi ka qenë i begatshëm; por ka pasur edhe momente me ujëra të trazuara e me erën kundër, si gjatë tërë historisë së Kishës, e Zoti dukej sikur flinte. Por e kam ditur se Zoti është në atë barkë dhe gjithmonë e kam ditur se barka e Kishës nuk është imja, nuk është jona, por është e Tij e Ai nuk e le të fundoset: është Ai që e udhëheq, pa dyshim edhe përmes njerëzve që i ka zgjedhur, sepse kështu ka dashur. Kjo ka qenë edhe bindja, që asgjë nuk mund ta errësojë. E pikërisht për këtë, sot, zemra ime është përplot me mirënjohje ndaj Hyjit, që kurrë, nuk e ka lënë Kishën e as mua pa ngushëllimin e Tij, pa dritën e Tij, pa dashurinë e Tij.

Jemi në Vitin e Fesë, të cilin e kam dashur për të përforcuar pikërisht fenë tonë në Zotin në rrethana, që përherë e më shumë duket se e vënë fenë në plan të dytë. Dua t’i ftoj të gjithë ta përtërijnë fenë e tyre të bindur në Zotin, të lëshohen plot besim, si fëmijë, në duart e Zotit, të bindur se ato duar na mbështesin gjithmonë e pikërisht ato na mundësojnë të ecim çdo ditë edhe ndër mundime e vështirësi. Do të doja që çdonjëri ta ndjejë se Zoti e do, se për ne ka dhuruar Birin e Tij e na ka treguar dashurinë e tij të pakufishme. Do të doja që çdonjëri ta ndjente gëzimin e të qënit i krishterë. Një lutje e bukur, për t’u shqiptuar çdo ditë në mëngjes, thotë: “Të adhuroj, o Zoti im, e të dua me gjithë zemër. Të falënderoj që më ke krijuar, më ke bërë të krishterë…”. Po, jemi të lumtur për dhuratën e fesë; është një pasuri e çmueshme, të cilën askush nuk mund të na e marrë! Falënderojmë Zotin për këto ditë, me uratë e me jetë të ndershme të krishterë. Zoti na do, por pret që edhe ne ta duam!
Por, në këtë moment, nuk dua të falenderoj vetëm Zotin. Një Papë nuk është i vetëm në udhëheqje të barkës së Pjetrit, megjithëse përgjegjësia kryesore është e tij; e unë nuk jam ndjerë kurrë vetëm në bartjen e gëzimit e të peshës së shërbimit papnor: Zoti më ka vënë pranë shumë njerëz që, me bujari e dashuri ndaj Zotit e Kishës, më kanë ndihmuar e kanë qenë pranë meje. Para së gjithash ju, të dashur Vëllezër Kardinaj: urtia juaj, këshillat tuaja, miqësia juaj për mua kanë qenë tejet ë çmueshme; Bashkëpunëtorët e mi, duke filluar nga Sekretaria e Shtetit, që më ka shoqëruar gjatë këtyre viteve me besnikëri; Sekretarinë e Shtetit e mbarë Kurien Romake, si dhe të gjithë ata që, nuk dalin në pah, që mbesin në hije, po pikërisht në heshtje, me përkushtim të përditshëm, me frymën e fesë e të përvuajtërisë kanë qenë për mua mbështetje e sigurtë dhe e besueshme. Një mendim të veçantë ia drejtoj Kishës së Romës, Dioqezës sime! Nuk mund t’i harroj Vëllezërit e mi në Episkopat e në Meshtari, njerëzit e shuguruar e të përkushtuar dhe mbarë Popullin e Zotit: gjatë vizitave baritore, gjatë takimeve, gjatë audiencave, gjatë udhëtimeve, gjithmonë e kam ndjerë vëmendjen e madhe e dashurinë e thellë; po edhe unë ju kam dashur shumë të gjithëve e secilin, pa dallim, me atë dashuri baritore, që është në zemrën e çdo Bariu, sidomos në atë të Ipeshkvit të Romës, e Pasardhësit të shën Pjetrit Apostull. Çdo ditë, secilin prej jush e kam pasur në lutjen time, në zemrën atërore.

Dua që përshëndetja dhe falënderimi im t’u arrijë të gjithëve: zemra e Papës hapet për të gjithë botën. E dua t’i shpreh mirënjohjen Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, që e bën këtu të pranishme familjen e madhe të kombeve. Mendoj edhe për të gjithë ata, që punojnë për një komunikim e informim të saktë, të cilët i falënderoj për shërbimin e tyre të rëndësishëm.
Pastaj, dua të falënderoj me gjithë zemër, edhe njerëzit e shumtë në të gjithë botën, që gjatë javëve të fundit më kanë treguar shenja mallëngjyese kujdesi, miqësie dhe janë lutur për mua. Po, Papa nuk është kurrë vetëm, tani edhe një herë po e provoj kaq madhërishëm, sa më prek zemrën. Papa u përket të gjithëve e shumë njerëz e kanë ndjerë veten pranë tij. Është e vërtetë se marr letra nga të mëdhenjtë e kësaj bote – nga krerët e shteteve, nga krerët fetarë, nga përfaqësuesit e botës së kulturës, etj.. Por marr edhe shumë letra nga njerëz të thjeshtë, që më shkruajnë drejtpërdrejtë nga zemra e tyre e më bëjnë ta ndjej dashurinë, që lind nga bashkimi me Jezu Krishtin, në Kishë. Këta njerëz nuk më shkruajnë, ashtu siç i shkruhet, për shembull, një princi, apo ndonjë të madhi, që nuk e njeh. Më shkruajnë si vëllezër e motra, ose si bij e bija, me ndjenjat e lidhjes familjare, plot dashuri. Këtu preket me dorë ç’është Kisha – jo organizatë, jo shoqatë më qëllime fetare ose humanitare, por një korp i gjallë, një bashkim vëllezërish e motrash në Korpin e Jezu Krishtit, që i bën një, të gjithë. Ta përjetosh Kishën në këtë mënyrë e të prekësh me dorë forcën e së vërtetës dhe të dashurisë së saj, është burim e arsye gëzimi, në një kohë kur shumë flasin për rënien e saj. Por shohim se Kisha është gjallë sot.

Gjatë këtyre muajve të fundit, ndjeva se forcat po më linin dhe, i kërkova Zotit me këmbëngulje, në lutje, të më shndrisë me dritën e Vet, që të marr vendimin më të drejtë, jo për të mirën time, por për të mirën e Kishës. E bëra këtë hap, me vetëdije të plotë për rëndësinë dhe për risinë e tij, por me qetësi të thellë në shpirt. Ta duash Kishën do të thotë edhe të kesh guximin për të marrë vendime të vështira, të vuajtura, duke pasur gjithnjë parasysh të mirën e Kishës e jo vetveten.

Këtu, më lejoni të kthehem edhe një herë te 19 prilli i vitit 2005. Pesha e vendimit kuptohet edhe nga fakti se, që nga ai çast e më pas, isha i impenjuar përherë e përgjithmonë për Zotin. Gjithnjë – kush merr përsipër ministerin pjetrin nuk ka më jetë private. U përket gjithnjë e me gjithë vetveten të tjerëve, të gjithë Kishës. Jeta e tij, si të thuash, privohet krejtësisht nga përmasa private. Munda të provoj, e po e provoj edhe tani, se njeriu e fiton jetën, pikërisht kur e dhuron atë. Më parë, thashë se shumë njerëz e duan Zotin, duan Pasardhësin e Shën Pjetrit dhe ndjehen të lidhur me të; se Papa ka shumë vëllezër e motra, bij e bija në të gjithë botën dhe, ndjehet i sigurt në përqafimin tuaj, në bashkim me ju; sepse nuk i përket më vetvetes, u përket të gjithëve e të gjithë i përkasin atij.

“Përherë” do të thotë se është “përgjithmonë” – nuk mund të kthehesh më në jetën private. Vendimi im për t’u tërhequr nga ushtrimi aktiv i shërbimit, nuk e ndryshon këtë. Nuk kthehem në jetën private, apo në jetën e udhëtimeve, të takimeve, të pritjeve, të konferencave etj.. Nuk e braktis Kryqin, por mbetem, në një mënyrë të re, pranë Zotit të Kryqëzuar. Nuk kam më pushtetin zyrtar për qeverisjen e Kishës, por me lutje – shërbim tjetër ky – mbetem, si të thuash, brenda gardhit të Shën Pjetrit. Shën Benedikti, emrin e të cilit e mbaj si Papë, do të jetë një shembull i madh për t’u ndjekur. Ai na dëshmon udhën për një jetë, e cila, aktive apo pasive, i përket krejtësisht veprës së Hyjit.

Ju falënderoj të gjithëve dhe secilin, edhe për respektin dhe mirëkuptimin me të cilat e pritët këtë vendim, kaq të rëndësishëm. Unë do të vazhdoj ta shoqëroj udhën e Kishës me lutje e reflektime, me atë përkushtim për Zotin dhe Nusen e tij, që jam munduar ta jetoj deri tani, çdo ditë, e që do të dëshiroja ta jetoj përgjithmonë. Ju kërkoj të më kujtoni para Zotit e, sidomos, të luteni për Kardinajtë, të thirrur në një detyrë kaq të rëndësishme, si edhe për Pasardhësin e Shën Pjetrit Apostull: Zoti e ndihmoftë me dritën dhe forcën e Shpirtit të Vet.

T’i lutemi për ndërhyrjen amnore Virgjërës Mari, Nënës së Zotit dhe të Kishës, që ta shoqërojë secilin prej nesh e mbarë bashkësinë kishtare; Asaj ia besojmë vetveten, me fe të thellë.

Të dashur miq! Zoti e udhëheq Kishën, e mban dhe mbështet gjithmonë, edhe e sidomos në çaste të vështira. Të mos e humbasim kurrë këtë vështrim të fesë, që është i vetmi këndvështrim i vërtetë për udhën e Kishës e të botës. Në zemrat tona, në zemrën e secilit prej jush, të qoftë përherë siguria e lume se Zoti është pranë nesh, nuk na braktis, është afër e na përqafon me dashurinë e Tij. Faleminderit!(Kortezi Radio Vatikani)

Filed Under: Histori Tagged With: Benedikti XVI falenderon, Hyjin per Kishen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 676
  • 677
  • 678
  • 679
  • 680
  • …
  • 704
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT