• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“KOSOVA – HISTORI E SHKURTËR”

April 27, 2024 by s p

Jusuf Buxhovi/

Botimi i tretë i plotësuar

Botimi i tretë i “Kosovës – histori e shkurtër”, që doli këto ditë nga shtypi, ka disa plotësime të rëndësishme, si fryt i punës së mëtutjeshme hulumtuese. Ato pasqyrohen në tri fusha: atë të lashtësisë, te hipoteza e lidhjes pellazge-ilire; te trinomi i mbretërive ilire: Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit si epiqendër e antikitetit si dhe te demistifikimi i mëtutjeshëm i qëndrimeve të historiografisë serbe rreth dinastisë Nemanjane të Rashës si “shtet mesjetar serb” si dhe argumentimit se nuk ka pasë Kishë autoqefale ortodokse serbe në mesjetë nga viti 1217, por një auotnomi të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit në përputhje me rrethanat që solli Rënia e Konstatinopojës gjatë kryqëzatës së katërtë dhe themelimi i Perandorisë Katolike në Konstadinopojë nga viti 1204-1267, me ç’rast, kthimi qendrës së Perandorisë së Bizantit nga Nikeja në Konstantinopojë paraqet edhe fundin e autonomive të Peshkopatës së Zhiqes (Rashës) dhe asaj bullgare.

Qendrimi rreth Rashës, fillimisht si zhupani, despotat dhe së fundit mbretëri në kuadër të mozaikut të feudeve dhe despotateve të pavarura të Ilirikut gjatë dy shekujve të fundit të Bizantit, me anën e dëshmive të shumta mesjetare, nga ato të priftit Duklanin, te perandorëve të Bizantit Konstantin Porfirogeniti dhe Kantakuzeni si dhe të kronistëve të shumtë të kohës, del se në të gjitha burimet meritore Rasha shfaqet si Rassa, Rasien, Rasi e të tjera si entitet i pavarur dhe askund si “Mbretëri serbe” apo si “Perandori serbe” me qendër në Kosovë. Përkundrazi, nga të dhënat e Perandorit Kantakuzen dhe të tjera, mbretëria e Rashës paraqitet me prejardhje tribale, ndërsa Rasha si Tribalija, paçka se historiografia serbe rasianët dhe Rashën i konverton në serb dhe Serbi! Në këtë kontekst sillën edhe disa burime të tjera ku demistifikohet i ashtuquajturi “Zakomik i Dushanit” i R. Novakoviqit gjoja si themel i “shtetit mesjetar serb”, si një sajesë e disa versioneve të rishkruara dhe të falsifikuara kishtare në shekullin XIX të drejtuara nga qendra sllaviste në Vjenë, Odesë dhe Beograd në mënyrë që t’i krijohet “platforma zakonore” shtetetit serb të njohur në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.

Krahas këtyre plotësimeve, në këtë botim, vëmendje e rëndësishme i kushtohet edhe të ashtuquajturës tezë “arnautashe”, të sajuar në shekullin XIX nga një pjesë e autorëve të sllavistëve të Vjenës, sipas të cilëve shqiptarët myslimanë janë serbë, që fillimisht pranuan islamin në shekullin XVI për t’u shqiptarizuar dhunshëm në shekullin XVIII. Këto teza të Garashaninit, Cvijiqit dhe të pjesës më të madhe të historianëve serbë, pranohen edhe nga një pjesë e mirë e historianëve të huaj bashkëkohorë (N. Malcolm dhe O. J. Shmitt)!

Një vend të rëndësishëm në këtë plotësim zë edhe përudha e luftës nacionalçlirimtare dhe ndryshimet që solli në planin shoqëror-politik shqiptar, ato te pushtimit fashisht italian të Shqipërisë (1939-1943) si dhe të pushtimit gjerman 1941-1945, ku fillimisht, nga 1941-1943, pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Versajes kemi “tokat e lirueme” me Shqipërinë e Musolinit, ndërsa nga viti 1943-1944, pas kapitullimit të Italisë shfaqet Qeveria Shqiptare si shtet etnik nën ombrellën e Vermahtit gjerman, në një hapërisë prej 74 mijë kilometrash katrore. Kjo problematikë komplekse shihet jashtë diktatit ideologjik dhe jashtë anatemës së “kuislingëve” dhe të “krijesave fashishte”, të cilat edhe më tutje ngarkojnë disukursin e historiografis insitucionale shqiptare.

Filed Under: Histori

ONOMASTIKA SHQIPTARE NË REGJISTRAT OSMANË

April 26, 2024 by s p

(SHEK. XV, XVI DHE XVII)

Shkruar nga Avni ALCANI

Regjistrat kadastralë osmanë ishin hartuar me qëllim për të mbledhur taksat në trojet e pushtuara prej tyre. Në tre regjistra, ato të viteve 1467, 1583 dhe 1642-43, janë regjistruar një pjesë e fshatrave dhe e banorëve të krahinës së Çermenikës. Krahas të dhënave të aspektit historik dhe ekonomik, në regjistra ka të dhëna shumë të rëndësishme për emrat e përveçëm, siç janë emrat e njerëzve dhe emrat e vendeve (toponimet), që në gjuhësi përmblidhen në atë që quhet onomastikë. Në regjistrat e lartpërmendur ka një larmi të madhe të emrave dhe mbiemrave njerëzorë, që quhen antroponime (për emrat) dhe patronime (për mbiemrat).

Në këtë shkrim do të përqëndrohemi kryesisht te emrat e banorëve të krahinës së Çermenikës, të cilët, mbi bazë të formimit të tyre, i kemi ndarë në dy grupime të mëdha: I. Emra me prejardhje pagane dhe II. Emra me prejadhje feare.

Emrat e grupimit të parë i kemi ndarë në: emra të formuar nga toponima vendore, kalendari, nofka të ndryshme, përkatësia etnike, orendi shtëpiake, gjymtyrë njerëzore, figura mitologjike, nga bota bimore (emra pemësh e bimësh) dhe shtazore (kafshë, shpendë) etj. Kurse emrat me rejardhe fetare i kemi ndarë në tri grupime: 1. Emra të krishterë të onomastikës shqiptare; 2. Emra me origjinë sllave dhe 3. Emra myslimanë.

I. Emra me prejardhje pagane (nga gjuha shqipe)

Me termin “Emra me prejardhje pagane” kemi parasysh të gjithë ata emra apo mbiemra (patronime) që nuk janë të prejardhur nga emra të krishterë (biblikë) apo myslimanë, por janë të trashëguar nga trashëgimia iliro-arbërore. Emrat dhe patronimet me origjinë pagane, të cilët një pjesë e tyre vijnë nga lashtësia historike, janë tepër interesantë dhe të larmishëm. Ata përbëjnë gati numrin më të madh të emrave në të tre regjistrat. Një pjesë e këtyre emrave nuk kanë qenë përherë statikë, por i kanë ndryshuar vazhdimisht format përgjatë shekujve. Duhet theksuar se disa emra nuk e kanë ndryshuar kuptimin në gjuhën shqipe dhe vijojnë të ruhen si të tilla deri në ditët tona.

1. Emra dhe mbiemra (patronime) me prejardhje nga fjalë shqipe:

a) Emrat e regjistrit të viti 1467: Gjon Bardi, Gjon Bujari, Tolë Bujari, Mihal Kalevari (Kinashavic); Nikolla Buljeri, Gjergj Toshkësi, Ilia Pite (Mirak); Gjergj Vaskuqi (Liburazhda), Dimitri Lala (Dorazi); Pegrin Boshti (Vulçani); Bardh Cila (Shinimitri); Nikolla Burri (Filokë-1467); Gjergj Këpota (Shëmil); Martini i Glat dhe Shurbi i Glat (Prapungjuini); Benek Kalluri (Nulan); Martin Kalluri (Izgosht); Gjergj Shurbi (Viçani); Miri i Todores (Dragostunja); Numi Kuqi (Izranisha); Petër Gurabardi (Shëngjergj); Gjon Guribardi (Shënimitri); Gjergj Majasteri (Kasalla); Petër Kalluri-Kulluri (Fevaçish); Pegrin Boshti (Vulçani); Gjon Devalumi (Prapungjini);

b) Emrat e regjistrit të viti 1583: Hisen Mali, Kol Mali, Mir Gjoni (Kokrevë); Gjon Huri, Gjenko Miri, Lato Bardi, Pop Bardor, Dime Bardi, Bard Gjoni, Kono Mala, Pir Mire, Miri Kola (Srpçe); Keke Llumi, Mali Prendi, Boçe Pali, Llaç Neni, Boçe Koli, Gjin Mitani, Hush Gjergji (Llamnot-Labinot); Guro Prako (Proko), Andra Bogdani, Andra Bardi, (Funarës); Keke Stalle, Gjin Potur(ja) (Çërçani);

c) Emrat e regjistrit të viti 1642-43: Topi Papas, Skur Dhalla, Toça Gjyle (Godolesh); Gjon Bardhi (Mansi); Koli Baba (Prapanik); Gjuka Topka (Sërnica), Peca Lale (Sërnica); Gjuka Balli, Lale Koli (Shëmill), Gjergje Lali (Shëmill); Gjergje Skamja, (Shëmill), Gjergj Leshi, (Shëmill), Andër Zguris (Shëmill), Gjuka Gjume (Shëmill), Baba Sharri (Shëmill), Tushe Sharra (Shëmill), Koli Zift (?) (Shëmill), Ball Gjuma, (Urumqe); Baba Gjuka (Urumqe); Lali Squva, (Gurakuqi); Drumi Hiri, (Gurakuqi); Bebe Koli, (Gurakuqi); Gjon Bebe, (Gurakuqi); Mor Mashe, (Gurakuqi); Gur Kasur, Baba Meshter (Gurakuqi); Gjume Nika (Zgovishte-Zgosht); Gjumi Gjine, Lale Minçe (Liborashi); Bollgori-Bullguri Bogdan, Gjin Guri(ka), (Dragostoina); Dre Peshe, Gjumi Peshi, Tani Lale (Hotolisht); Peca Kola (Skrocka); Koli Peca (Prrënjës); Koli Mishi (Bishkash), Bebe Vlashi (Bishkash), Lesh Mekshi (Bishkash); Gjume Laske (Qyqes-Qukës); Lale Pepa (Qyqes-Qukës); Martin Hamar, (Hudër) Gjume Kosta (Hudër), Gjashtër Gjoka (Hudër); Kole Lale (Dardha), Mermor-Mermer Gjergje (Dardha), Koli Skuta, (Dardha); Gjore Gjume (Babja), Gjergje Pijashi (Babja), Gjoka Bardhi (Babja), Bar Gjoka (Babja); Gjin Syr(i) (Miraka); Pepa Lesha (Martanesh), Tale Tulla (Martanesh); Baba Mengjesh (Ljubnik-Lunik) etj.

2. Emra dhe mbiemra (patronime) me prejardhje nga mjete pune, orendi shtëpiake, veshje etj., si:

a) Emra të regjistrit të viti 1467: Pjetër Gërdi, Dimitri Gërdi, Tiha Koshmani, (Letimje); Andrije Gërdi (Letmije); Nikolla Uskuri, Andria Gropshi (Prapungjuini); Gjin Buljari (Konjazmaniz); Llesh Guna (Izranisha);

b) Emra të regjistrit të viti 1642-43: Petri Sharra, Gjon Tulla (Mansi); Drumi Hiri, Mor Mashe, Gur Kasur (Gurakuqi); Martin Hamar (Hudër), Mermor Gjergje (Dardha) etj.;

3. Emra dhe mbiemra (patronime) me prejardhje nga gjymtyrë njerëzore.

a) Emra të regjistrit të viti 1467: Gjon Shalësi (Babjan), Gjon Shalësi (Bozigar); Gjon Kokla, Gjoni Iglatë (Mirak); Nikolla Ishkurtë (Shëmil); Vasko Mjekërmadhi (Neçte); Gjon Mjekarkaçi (Nulan);

b) Emra të regjistrit të viti 1642-43: Ball Koçi (Urumqe); Gjumi Balli, Hamishe Gjiri, Gjika Baller (Gurakuqi); Bark Gjika (Hotolisht); Barki Gjona (Qyqes); Leka Balli (Miraka); Gjon Balli, (Sërnica), Gjin Syr(i) (Miraka) etj.;

4. Emra dhe mbiemra (patronime) të formuar nga toponimet.

a) Emra të regjistrit të viti 1467: Gjin Derezi (Babajan), Gjon Filoku, Nikolla Derazi (Kinashaviç), Gjon Derezi, Stan*) Mali, Stan Kaliqi (Mirak); Andrije Pishkashi, (Dorazi); Dimitri Floku (Kuri Kuq); Gjergj Filoku; Pjetër Shëmili, (Shëmil); Gjon Martin Klosi, Gjergj Klosi (Nulan); Gjergj Dardani (Pudil);

b) Emra të regjistrit të viti 1583: Gjin Laçi (Llamnot); Kuman Kuçi, Asto Shengini (Çërçani); Gjon Ballgari (Vulçan); Gjergj Mati (Buzgar);

c) Emra të regjistrit të viti 1642-43: Koli Dersi (Kokreva); Mihaj Dorësi (Hudër) etj.;

5. Emra dhe mbiemra (patronime) me prejardhje nga emra kafshësh dhe shpendësh.

a) Emra të regjistrit të vitit 1467: Kal Dobri (Fanaris); Kal Kuçivili (Filokë); Gjergj Kalibori (Viçani); Pop Shyti, Nikolla Lopësi (Lubnik); Pjetër Lepuri (Neçte); Andrija Skile, Dimitri Hutina (Pudil) etj.

b) Emra të regjistrit të viti 1583: Kek (Geg) Dreni (Llamnot);

c) Emra të regjistrit të viti 1642-43: Dre**) Gjon (Mansi); Prift Kali (Mikuli), Gjika Gjele (Labinot); Mekshi Kale (Shëmill), Prifte Kali, Dre Lali (Martanesh), Lale Dashe (Martanesh); Bull Koçi (Zgovishte) etj.;

6. Emra nga figurat mitologjike.

a) Emra të regjistrit të vitit 1467: Dragoi i Lipes, Dragon Augusti (Letimje);

7. Emra dhe mbiemra (patronime) me prejardhje pemësh, bimësh etj.

a) Mbiemra të regjistrit të vitit 1467: Mihal Arrasi (Liburazhda), Gjin Dushkisi, Gjin Dushkisi tjetër (Mirak); Gjon Qepoi-Qepa (Prapungjuini); Andrija Pisha (Pudil);

b) Emra të regjistrit të viti 1642-43: Lis i kthyer në Mehmet (Prapanik); Peca Molla (Bishkash);

8. Emra dhe mbiemra (patronime) nga përkatësia etnike.

a) Mbiemra të regjistrit të vitit 1467: Petko Vllahu (Lubnik); Pelgrin Franku (Kuri Kuq); Gjon Çifuti, Gjon Shqipfata (Shëmil); Ilia Tartari (Prapungjini), Rajko Tartari (Viçani) etj.

b) Emra të regjistrit të viti 1642-43: Bëllgari Mihaj (Hotolisht);

9. Emra dhe mbiemra (patronime) të formuar nga kalendari, planete (kozmosi).

a) Mbiemra të regjistrit të vitit 1467: Dragon Augusti (Letimje), Nikolla Korriku (Shëngjergj);

b) Emra dhe mbiemra të regjistrit të vitit 1583: Premt Gjini (Srpçe), Gjergji Urani etj.;

c) Emra dhe mbiemra të regjistrit të vitit 1642-43: Marçi Laska (Shëmil), Marti Gjergje (Kokreva), Toka Gjuma (Urumqe), Gjergji Toka (Miraka) etj.

Emra dhe mbiemra (patronime) që janë formuar nga ofiqet apo mjeshtëri të ndryshme.

a) Emrat regjistrit të vitit 1467: Në regjistrin e vitit 1467, krahas emrave të banorëve, janë regjistruar emrat e drejtuesve të fshatit, të cilët mbajnë titullin Primiqyri, ose Porteviri, si: Nikolla Primiqyri (Dorazi); Berisha Porteviri, Nikolla Mashtori (Letimje); Vasili i Kallogjerit (Kostenjani); Pop Mihali (Neçte), Gjon Miho Prifti (Kinashaviç); Dom Skifaton (Shëmil); Pelgrin Karçevini (Shënimitri), Petër Pirati (Shëngjergj);

b) Emra të regjistrit të vitit 1583: Pop Bardor (Srpçe); Kol Domi (Çërçani) etj.;

c) Emra të regjistrit të vitt 1642-43: Baba Meshter (Gurakuqi); Mois Samarxhi (Bishkash); Bashtinë e Gjika (Huhaqi); Prift Pepa (Labinot); Papas Gjergje (Urumqe); Martin Meshteri (Urumqe); Gjik Meshteri (Zgovishte-Zgosht); Prifte Gjine (Liborashi); Prifte Gjergje (Dragostoina); Prifte Gjon (Hotolisht); Prifte Mile (Buzgar); Gjek Çoban(i) (Prrënjës); Lesh Gjoni (Hudër); Prift Baba (Ljubnik) etj.

Shënim:

*) Emri “Stan” mund të merret dhe si shkurtim i emrit Kostandin. (Shënim i autorit);

**) Emri “Dre” mund të merret edhe si shkurtim i emrit Andrea, por e kemi konsideruar edhe si emër i kafshës “dre/ri”. (Shënim i autorit).

II. Emra me prejadhje feare.

Emra me prejardhje fetare. Emra dhe mbiemra të krishterë të onomastikës shqiptare

Në regjistrat e viteve 1467, 1583 dhe 1642-43 ndodhen 1429 emra me prejardhje fetare, nga të cilët janë regjistruar 466 emra në vitin 1467, në vitin 1583 janë regjistruar 362 banorë dhe në vitin 1642-43 janë regjistruar 601 emra. Në të tre regjistrat, në pjesën më të madhë të tyre, ndodhen emra të krishterë dhe, në një numër më të vogël, ndodhen disa emra myslimanë.

Emrat e krishterë janë emra biblikë, d.m.th., emra të marrë nga Bibla, të cilët kanë grupimin më të madh të emrave me prejardhje fetare. Emrat e krishterë do t’i veçonim në 4 grupime, si: 1. Emra të krishterë të onomastikës shqiptare, 2. Emra me prejardhje sllave, 3. Emra të përbashkët, d.m.th., të përdorur si nga shqiptarët dhe nga sllavët dhe 4. Emra të përzierë, siç janë emrat shqip që marrin si mbiemër një emër sllav dhe e kundërta.

1.1. Emra dhe mbiemra të krishterë të onomastikës shqiptare:

Një pjesë e emrave të krishterë i kanë ndryshuar format e tyre dhe gjatë shekujve i janë përshtatur shqiptimit të shqipes, duke krijuar identitetin e emrave shqiptarë. Këto emra i kemi identifikuar si “emra të onomastikës shqiptare”. Fenomene të tilla, të formimit të emrave biblikë mbi bazë të gjuhës së folur të etnive, kanë ndodhur dhe me popujt e tjerë të familjes indoeuropiane, si me latinët, gjermanët, sllavët, grekët etj.

a) Në regjistrin e vitit 1467 kemi emrat: Berisha, Bosi, Dedë, Fran, Gjeç, Gjergj, Gjergo, Gjekë, Gjon, Kolë, Lekë, Gjin, Gjikë, Tanush-i, Tola, Llesh, Pal, Prend, Prekë, Vlash, Mazh-i, Meksh-i, Muzaka (Muzhaqi), Skura, Progon-i etj.;

b) Në regjistrin e vitit 1583 janë emrat: Gjergj, Gjin, Gjon, Kolë, Leka, Pal, Premt, Prend etj.;

c) Në regjistrin e vitit 1642-43 janë emrat: Deda, Gjergj, Gjek, Gjik, Gjin, Gjoka, Gjoni, Gjuka, Kola, Mekshi, Koçi, Lale, Leka, Mark, Nik, Pal, Pep, Skura, Toma, Vlashi etj.

Numrin më të madh të tyre në të tre regjistrat e kanë emrat: Gjon-i (176 emra gjithsej), Gjergj-i (174 emra), Kol-a (118 emra) dhe me radhë Gjini (92 emra), Gjoka (56 emra), Leka (32 emra), Gjuka (25 emra), Prend-i (18 emra), Gega/Keka (14 emra), Pal (9 emra), Progon-i (9 emra, Llesh-i (8 emra), Meksh-i (8 emra), Tolë-a (8 emra), Pal-i (7 emra), Ded-a (7 emra), (Gjek-a (6 emra), Koçi (6 emra), Skura (5 emra), Nik-a (4 emra), Gjeç-i (3 emra), Tanushi (4 emra), Tom (3 emra), Bosi (2 emra), Berisha (2 emra), Bala (2 emra), Komnen (1 emër), Muzak (1 emër), Vlashi 1 emër) etj.

2.1 Emra të trashgimisë iliro-arbërore.

Disa prej emrave të krishterë për shkak të shkurtimit të veçantë, apo nga denduria e përdorimit të tyre, e kanë humbur formën e parë duke krijuar një variant të ri emri më të shqiptarizuar (Ç. Bidollari: “Hulumtime onomastike. Patronomia shqiptare. Mbiemrat, emrat e familjeve”, 2010, f. 54-56), disa prej të cilëve vijojnë të ruhen ende dhe sot si patronime në Çermenikë e në trevat e tjera të Librazhdit, si:

a) Emrat e regjistrit të vitit 1467: Fran (Kosharishtë), Gjeç (Shëmill), Gjergj (Kosharishtë), Gjergo (Letmije), Gjekë (Shëmill), Gjon (Shëmill), Kolë (Shëmill), Lekë (Shëmill), Gjin (Prapungjin, Kasalla), Gjikë (Hotolisht), Tolë (Hotolisht), Llesh (Izranisha), Pal (Pudil), Prend (Shëmill), Prekë (Shëmill), Vlash (Hotolisht) etj.

b) Emrat e regjistrit të vitit 1583: Dedë (Kokrevë), Gjergj (Labinot), Gjin (Srpçe), Gjon (Kokrevë), Kolë (Srpçe), Leka (Funarës), Pal (Srpçe), Premt (Srpçe), Prend (Labinot) etj.

c) Emrat e regjistrit të vitit 1642-43: Deda (Prrënjës), Gjergj (Mansi), Gjek (Mansi), Gjik (Gurakuqi), Gjika (Mansi), Gjin (Mansi), Gjoka (Kokreva), Gjon (Mansi), Gjuka (Godolesh), Koli (Mikuli), Kola (Labinot), Mekshe (Shëmil), Koçi (Urumqe), Lale (Urumqe), Leka (Gurakuqi), Meksh (Pishkash), Niko (Gurakuqi), Pal (Qyqes), Pali (Gurakuqi), Pepa (Hotolisht), Skura (Hudër), Toma (Godolesh), Vlashi (Dardha) etj.

(Marrë nga libri “Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë të shek. 15, 16 dhe 17, 2023, f. 93-114).

Emrat e krishterë me prejardhje sllave

Në regjistrat kadastralë gjenden emra, mbiemra (patronime) dhe emra vendesh (toponime), në formë ose me origjinë sllave. Para se të marrim në analizë emrat me origjinë sllave, do të shohim shkurtimisht se cilët kanë qenë faktorët historikë (politikë, shtetërorë, administrativë, fetarë etj.) që shkaktuan ndryshimin apo zëvendësimin e emrave iliro-arbërorë me emra sllavë, kur nuk ka pasur asnjë të dhënë historike, as në kujtesën popullore, që gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII të kenë jetuar popullsi sllave në trevat e Çermenikës.

Cilat ishin shkaqet historike të pranisë së sllavëve në Ballkan? Në shekullin e 5-të pas Krishtit, pas shpërbërjes së Perandorisë Romake, u krijuan dy perandori: Perandoria Romake e Perëndimit me kryeqytet Romën dhe Perandoria e Lindjes, me kryeqytet Konstandinapolin. Gati të gjitha territoret e Ballkanit, duke përfshirë dhe territoret e Shqipërisë së sotme, ishin pjesë e Perandorisë Bizantine. Gjatë shek. VI dhe VII pas Krishtit në territoret e Ballkanit pati dyndje të mëdha të popullsive sllave, veçanërisht të serbëve dhe bullgarëve, të cilët u ngulitën përgjatë gjithë trojeve të Ballkanit (N. Ceka: ILIRËT, Tiranë 2000, 2000, f. 275-276). Ndikimi i trysnisë sllave ishte aq i madh dhe aq i fuqishëm sa shumë territore të Ilirisë Veriperëndimore e të Dalmacisë u asimiluan gati plotësisht. Në shekujt e 11-të dhe 13-të serbët dhe bullgarët kishin ndërtuar formacione të mëdha shtetërore, të cilat u bënë të pavarura nga Bizanti dhe disa herë e patën rrezikuar seriozisht atë (Ceka, po aty, f. 277). Ato pushtuan pjesë të territoreve shqiptare, të cilat i mbajtën për një kohë mjaft të gjatë nën sundimin e tyre, duke ndryshuar toponiminë e vendeve të pushtuara prej tyre. Prof. Mahir Domi, në artikullin e tij “Çështje të toponimisë me burim të huaj”, ka shkruar: “Faktorët e ndryshëm historikë, pushtimet, veprimet e aparateve shtetërore lëvizjet e popujve e të popullsive, kontaktet e tyre etj., lënë gjurmë ndonjëherë të thella dhe e bëjnë toponiminë të jetë në një masë të mirë pasqyruese e fateve historike të një vendi, të një populli. Zhduken emra të vjetër, krijohen të rinj, bëhen zëvendësime” (M. Domi: “Çështje të toponimisë në burimet e huaja”. Shqiptarët dhe trojet e tyre, 1981, f. 302).

Një faktor shumë i rëndësishëm për vendosjen e emrave te popullsia arbërore ka luajtur kisha e besimit kristian-ortodoks. Të dhënat historike dëshmojnë se fillimet e krishtërimit në trevat e Ilirisë antike kishin filluar që në shekullin e parë pas Krishtit (A. Llukani: Historia e krishterimit, 2014, f. 159). Bizanti vazhdoi të ekzistojë deri në vitin 1453, gati 1000 vjet pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore. Perandori bizantin Kostandini V (741-775), i mbiquajtur Luani III Izauri, rreth vitit 732 e shkëputi kishën nga Roma, duke e vendosur atë në vartësi të Patrikut të Kostandinopojës. Në këtë mënyrë u shkëputën dhe një pjesë e kishave të Ilirisë duke iu bashkuar kishave të Bizantit. Dokumenti më i hershëm, që i përket vitit 1020, flet për ekzistencën e një peshkopate në krahinën e Çermeninës dhe të 15 kishave në vartësi të saj (Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, 1962. F. 31). Peshkopata e Çermeninës varej nga Patriarkana e Ohrit, në krye të së cilës, në vitin 1019 Perandori i Bizantit Vasili II, kishte vendosur si kryepeshkop Joanin (Po aty, f. 33). Një vit më pas, në vitin 1020, Perandori i drejtohej Joanit duke e urdhëruar që peshkopi i Çermenikës të ketë në gjithë eparhinë (krahinën) e tij 15 klerikë dhe 15 parikë. Pas pushtimit të plotë të Arbërisë nga Perandoria Osmane (rreth shek. XV), një pjesë e popullsisë së Çermenikës i qëndroi besimit të saj të krishterë deri në mesin e shek. XIX, kohë kur mendohet se janë myslimanizuar edhe të krishterët e fundit të kësaj krahine.

Një rol të rëndësishëm për vendosjen e emrave me origjinë sllave te popullsia e krahinës së Çermenikës, ka pasur kisha sllave-bizantine me qendër Patriarkanën e Ohrit (O. Schmitt: Skënderbeu, 2009, f. 33-34). Duke u nisur nga emrat sllavë që gjenden në regjistrat osmanë, historiani Oliver Shmitt, në librin “Skënderbeu” (2009), ka shkruar se popullsitë në regjistrat osmanët kanë qënë të përziera (Po aty, f.32). Vendosjen e emrave sllavë në familjet e tyre e ka pasur edhe aristokracia arbërore. Mjafton të kujtojmë familjen e Gjon Kastriotit, për të cilin O. Schmitt shkruan se disa nga fëmijët e tij kishin emra sllavë. “Martesa me Vojsavën, – shkruan ai, – i dhuroi plot fëmijë: katër djem dhe pesë vajza: Reposhi, Stanisha, Konstandini dhe Gjergji, si dhe Maria, Jella, Angjelina, Vaica dhe Mamica. Emrat dëshmojnë sfondin ballkanas-ortodoks të familjes, lidhjet e ngushta të botës bullgare-serbe” (Po aty, f. 41). Vendosja e emrit në këtë periudhë (shek. XV, XVI dhe XVII) nuk përcaktonte domosdoshmërisht etninë apo nacionalitetin e një individi, pasi, siç theksonte dhe O. Schmitt në të njëjtin libër (“Skënderbeu”): “Vetëm nga emri nuk mund të nxjerrësh me siguri të madhe edhe përkatësinë gjuhësore të njeriut” (Po aty, f. 32). Por duhet thënë se ndjenjat nacionale (kombëtare) gjatë kësaj periudhe (të Mesjetës së Vonë), jo vetëm te shqiptarët, por dhe te popujt e tjerë europianë, nuk kanë qenë aq të theksuara sa ç’u bënë në shek. XIX, kur në Europë, me lindjen e romantizmit, u përvijuan qartë lindja e ndjenjave nacionale të popujve, që çuan më vonë krijimin e shteteve etnike.

***

Emrat dhe mbiemrat (patronimet) e krishterë me origjinë sllave kanë numrin e dytë më të madh. Në të tre regjistrat osmanë kemi përzgjedhur si emra të “onomastikës sllave” rreth 264 syresh, nga të cilët 109 emra janë të regjistrit të vitit 1467, 95 emra janë të regjistrit të vitit 1583 dhe 58 emra janë në regjistrin e vitit `642-43. Fshati që ka më shumë emra me origjinë sllave është Letmi, me rreth 40 të tillë. Emri sllav që hasen më shpesh dhe që ka numrin më të madh në të tre regjistrat është emri Petër-Petko-Pejko, me rreth 63 emra dhe pas tij renditet emri Bogdo-Bogdan(i)-Bogdishi me rreth 30 emra.

a) Emrat mbiemrat (patronimet) me origjin sllave në regjistrin e vitit 1467 janë: Vlashiqi (Babjani), Dobrini, Kaltaniqi, Dobrini (Mirak), Gjurko, Miladin Simko, Petër Simko, Ivo Nikoto, Todorec Nikoto, Petko Stajko, Stajo i Seminit, Petko Rado, Stan Kaliqi, Kostovi, Ivo Stajo, Bogdo Kalini, Pejko Stajo, Nenada i Nikos (Liburazhda); Andrija, Petko Pelisha (Dorezi); Jovankoviqi, Dobrosllavoviqi, Dimitroviqi, Mihoviqi (Gradec); Jovanec, Bogdo, Rado, Miho i biri i Rajkos, Petër Lonja, Miho Gërdi, Ivgjeçi, Miho, Kojo Bogdishi, Petko, Petko Krakoviqi, Gjure Radeci, Petër Duldini (Lubnik); Nikolla Ivo, Rad Makarja, Koje Miho, Stajo Brateshi, Petër Bogdani, Grageci vëllai i Popit (Neçte); Dajçe, Petër Dajçe, Milava, Draksha, Petri (Kostenjani); Bogdan Kalibozhi (Vulçani); Onasiç (Kuri Kuq); Petri (Shinimiri); Andrija (Filokë); Pop Bogdani, Pop Petri, Petër Ejurina, Dragan, Gjergo Bajko, Streze Varsaqi, Rajçini, Erabica, Andrije (Letmije); Ivo, Jovan Belobrati (Kosharishtë); Andrija Damiza, Ivaneci i Stanishës, Marshokoviqi, Daziqi (Zebishtë); Petër Padisi, Shogon Gargaçini (Shëmill); Barçini, Andrija Ejurini, Andrija, Petër Plasha, Titko, Mirisklav, Andrija Kokla (Prapungjini); Droksha, Andrija Gllavila, Droksha tjetër, Petër, Petër (Nulan); Rajko Tartari, Dabërdo (Viçani); Nenko Andropoli, Petër (Hotolisht); Bratisllavi i Dmitrit, Andrija Radi (Izgosht); Bogdan Primiqyri, Bogdan, Andrija, Todori i Bogdanit (Dragostunja); Andrija, Bozhiq (Pudil); Petër Mirali, Andrije Uraji, Shar Bogdani (Shëngjërgj); Bogdan, Andrija (Padhol); Kambotikna (Kasalla); Drazhi, Petër Shiroversi, Andrija Karçovini (Shinimiri); Andrija, Petër Mizijo (Shëngjin); Petër Shirgji (Merkuf) etj.

b) Emrat në regjistrin e vitit 1583: Bogdani (Kokrevë); Gjenko Miri, Brego Tanasi, Tërpe, Trenka, Joço, Petri Piri, Petri Menka (Srpçe); Petko, Ivko Petko, Vasko Ivako, Jovan Ivako, Nedellko Nine, Petko Nice, Marko Nine, Pejo Nine, Nikolla Cirko, Petko, Cvetko, Hërvani Crveni, Petko, Miro Petko, Miho Tërpo, Pejo Pajo, Pejo Llano, Boshko, Vesko, Mice Miho, Simi Pejo, Peko, Boshko Petko, Nedjellko Pejo, Bogdan, Bojo, Killi Bojçe, Mato Stanko, Jollçe, Petko, Belko Spire, Bogdani, Petko Bogçe, Hin Petko, Miho Petko, Krco Gjergji, Bogdan Stane, Bogce Petko (Letëm); Anto Done, Svedko, Petri Stepani, Petri, Ivanko, Pecka, Gençe, Petka, Doçe (Llamllot); Mustafa Petko, Jusur Petko, Mavro Cërvko, Marvo, Petko Petko, Petko Jovan, Nadjellko Petko, Petko, Jofko, Petko Elko (Kostenjë); Andra Bogdani, Kole Bogdani, Joshko, Laçka Merje (Funarës); Kuk Pregor, Paver Gjoni, Kuka Petre, Lloce Tobre, Lloce Todor, Petri Gjoni (Çërçani); Hisen Bogdani, Mustafa Bogdani, Gjon Bogdani, Sene Bogdani, Gjon Petri, Gjon Ballgari, Mihail Llazari (Vulçani); Husen Bozhiki (Fllokova); Neste Vançe, Boshko Neste, Bojo Martini, Petko Martini, Neste Pitri, Neste Dimo (Gradec) etj.

c) Emrat në regjistrin e vititit 1642-43: Toçe Kite, Toça Gjuka, Gjika Petri, Pepa Kale, Koça Toçe, Prift Petri (Labinot); Gjergji Petri, Gjuka Topka, Petër Gjine, Peca Lale, Gjuka Petre, Gjin Petre (Sërnica); Stoje Matrani (Gurakuq), Gjergje Petri, Koli Petre, Bogdan Laska, Jane Vllada (Zgovishte), Bogdan Gjika, Mile Vllada (Liborashi), Mate Bogdan, Prifte Bogdan, Gjergje Mate, Ile Mate, Bollgori Bogdan, Gjergje Bogdan, Prifte Gurika, Gjin Gurika (Dragostoina), Bëllgari Mihaj, Koli Bogdan, (Hotolishte); Petri Kosta, Ile Bogdan, Kostju Gjine, Marosh Petri (Skroska); Pecka Gjika, Koli Vëllve, Poshka Todor, Krësti Novak, Gjergj Novak (Bishkash); Vlashi Petri, Kale Petri, Sika Gjon, Petër Gjine (Qyqes); Petri Kushe (Hudër); Mate Mazhi, Petri Vlashi, Vlashi Petre (Dardha); Petri Mara, Dre Draçe, Draçe Andrea, Petre Dobro (Babja), Petri Gjoka, Petri Kola (Miraka); Gjergji Drice (Gura Zez); Drb Gjeçe, Prifte Boshko, Petri Lale, Koca Talce (Martanesh); Mihaj Bogdan (Lubnik).

1.2 Emra të krishterë të përbashkët, të përdorur si nga arbërorët dhe nga kisha sllavo-bizantine, si : Aleko, Andre(ja), Dimitri, Ilia, Josif, Jovan, Laska, Llazar, Mark, Martin, Mihal, Miho, Millosh, Nikolla, Pali, Pavli, Pjetër, Stano (nga Kostandin), Todor, Thanas, Vasil, Vaska, Vlash etj.

2.2 Emra të formuar nga gjuha shqipe apo emra të onomastikës shqiptare, që marrin si mbiemër (patronim) një emër sllav dhe e kundërta, si: Miri Bogdani (Letëm); Gjenko Miri (Srpçe); Andrija Skile (Filokë); Andrije Gërdi (Letmije); Andrija Gropshi (Prapungjini); Petër Gurabardhi (Shëngjërgj); Gjenko Miri (Srpçe); Andrija Pisha, Bozhiq Komneni (Pudil); Gjon Dobrini, Gjin Kaltanjiqi (Mirak); Gjon Vlashiqi (Babjani), Gjon Jovankoviqi (Gradec); Gjon Ivanko (Labinot); Kol Bogdani (Funarës); Gjon Bogdani (Kokrevë); Petër Mëhilli, Petër Ilia (Nulan); Petka Gjini (Lamllot); Petko Gjergji (Letëm) etj.

3.2 Emra që nuk janë formuar nga fjalë shqip, as nga emrat biblikë dhe as me prejardhje sllave. Të tillë emra janë:

a) Regjistri i vitit 1467: Klatez, Divori, Brashini, Minek Somini, Bajishta, Tulani (Babjan); Cirb Patishi (Kinazhavic); Barbuta, Dokiza (Mirak); Gjirgashi (Liburazhda); Kitrasha (Gradec); Teraku, Disini, Tuldini, Paniçeri (Lubnik); Dijeku, Makarja (Neçte); Katadhota (Kostenjani); Susjabi, Ejurina (Letmije); Samurhani (Kosharishtë); Ashtin Disimi, Padisi, Malakasi, Gatoni, Shkifata, Padisi, Torko, Shogon, Korvallani, Bobokoni, Skljafirini (Shëmill); Ejurini (Prapungjini); Cakulla, Vagali, Droksha, Kudhoni, Kallanezi (Nulani); Penkuli (Hotolisht); Rikari, Pikaj (Izgosht); Daba, Menek (Konjazmaniz); Begoj (Dragostunja); Pilashi (Urahovë); Tose (Fanaris); Gatoni, Numi, Manesi (Izranisha); Somruni, Uraji, Mirali, (Shëngjergj); Shuzi (Padhol); Pigonti, Shiroversi, Karcevini (Shenimiri); Rili, Mizijo, Pigonti (Shëngjin); Dofri, Gjiraku (Fevaçish);

b) Regjistri i vitit 1583: Keke (Gegë?), Parish (Kokrevë); Kono (Srpce); Koni, Llaki, Hush, Menkul, Kelim (Llamllot); Kuka, Merje (Funarës); Kuman, Manori, Asto, Uma, Kuman-i (Çërçani); Sene Nine, Duma Llakulla (Vulçan); Sima, Mece, Pola (Buzgar); Piri, Tozi, Mezak, Mapeshi, Tozi, Moriku, Lingura, Faris, Bllashi, Skora, Reni (Fllokova); Neste Atall (Gradec);

c) Regjistri i vitit 1642-43: Toçe Kite, Grani, Pepa (Labinot); Bashtinë (Prapanik); Bigji (Sërnica); Pepa, Lushe, Xhafta, Tusha, Lake Viskeri, Dika (Shëmil); Luta, Ushe (Urumqe); Lale Squva, Hali, Drumi, Hamishe, Velis Ami, Bijaz Pepa, Gjume Rashe, Kane, Gur Kasur, Sari Dre (Gjurakuqi); Pepa Hudi, Havre, Mashku, Sari Mara (Zgovishte); Bijaz, Gjek Shtura, Kapra, Gjore (Liborashi); Gjek Vina (Dragostoina); Gjika Blashe, Moshte (Hotolishte); Kane Sari (Vullçan); Mile Tagër, Gjon Sabor (Buzgar); Gjoka Zhaqi, Mala, Buçmi, Mone, Peca Zharli (Bishkash); Koli Turie, Baran, Gjergje Zhir (Prrënjës); Gjon Travagjir, Duvër Vlashi, Sika (Qyqes); Koli Gavi, Xapa Kule, Pijaz, Sika Gjoni, Turne (Hudër); Barfe Gjika (Dardha); Gjore, Pijaz, Koli Haq, Lus Koli, Koli Brusi (Babaja); Gjergji Zesta (Miraka); Gjergji Negush (Gura Zez); Koça Base, Sotula, Gjoka Smani, Koni Pepa, Tale Tulla (Martanesh); Koli Borçe, Leka Dume, Mengjesh (Ljubnik) etj.

(Marrë nga libri “Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë të shek. 15, 16 dhe 17, 2023, f. 93-114).

Emrat me origjinë myslimane

Gati të tre regjistrat kanë emra myslimanë, por, në krahasim me emrat e krishterë, ato kanë numrin më të vogël të tyre. Vendosja e emrave myslimanë të banorëve të Çermenikës lidhen me ngjarjet historike, si ai i pushtimit të gjatë shumëshekullor otoman (që filloi gjatë shek. XV-XVI), i cili vijoi me procesin e gjatë të konvertimit (ndryshimit) të fesë së popullsisë vendase, nga ajo e krishterë në atë myslimane. Një pjesë e tyre janë emrat e timarlinjve osmanë dhe pjesa më e madhe janë të banorëve vendas, të cilët janë konvertuar (kthyer) në fenë myslimane.

Në të tre regjistrat osmanë ndodhen gjithsej 86 emra, nga të cilët 21 emra janë në regjistrin e vitit 1467, 57 emra janë në regjistrin e vitit 1583 dhe 8 emra janë në regjistrin e vitit 1642-43.

1.3 Emrat myslimanë në regjistrin e vitit 1467.

Pjesa më e madhe e emrave myslimanë në regjistrin e vitit 1467 nuk janë emra të banorëve vendas, por të nëpunësve dhe ushtarakëve osmanë, si: Iljazi (ulufexhi), Haxhi Jakupi, Karagjozi, Hizir beu, Jusufi, Iliazi, Karagjozi, Aliu, Haxhi Baraku, Ibrahimi, Ballaban Agai, Avale Hiziri, Iljazi, Pashajigiti, Bahadir Ketahudai, Samedit-i, Sollak Ismaili, Timurhani, Ajazi, Hysenji dhe Jusufi. Kurse pjesa tjetër janë emrat e renegatëve arbër që osmanët i kishin shpërblyer me prona për shërbimet e kryera ndaj ushtrisë së tyre. Ata ishin shpallur nga Sulltani timarlinj, duke iu dhuruar pronat që ua kishin rrëmbyer fisnikëve arbër. Të tillë ishin Jusufi (Josifi) dhe Gjoni, timarlinjtë e fshatrave Gradec, Lubnik dhe Neçte, që kishin zënë rob princin Muzhaq Aranit Komnenin, apo “tradhëtarin Muzak, siç shkruhet në regjistër (Defteri i hollësishëm për zonat e Dibrës i vitit 1467, 2019, f. 137), të cilëve u ishin dhënë si shpërblim fshatrat që më parë kishin qenë në pronësi të Muzhaqit. Renegatët e tjerë të përmëndur janë timarlinjtë e Kostenjanit, Iljazi dhe Karagjozi (të “kthyer sërishmi myslimanë”), timarliu i Izranishit, Ballaban Agai dhe Jusufi, timarliu i Shëngjergjit e i Tomadhesë (“i kthyer sërishmi në mysliman”) etj. (Po aty, faqe 150.).

Emrat myslimanë në regjistrin e vitit 1467 janë: Iliasi (timariliu i fshatit Babjanit), Haxhi Jakupi (timarliu i fshatit Kinashevic, Mirak), Karagjozi, gulan i Hizir Beut (timarliu i fshatit Liburazhda, Dorezi), Jusuf (timarliu i fshatit Gradecit, Lubnikut dhe Neçtes), Iliazi dhe Karagjozi i kthyer serishmë myslimanë (timarliu i fshatit Kostenjënit, Bozigar, Vulçanit), Aliu i biri i Haxhi Barakut (timarliu i fshatit Kuri i Kuq, Shinimitri, Filokë), Ibrahimi kapuxhibashi i Ballaban agait (timarliu i fshatit Letimje, Kosharishtë, Zebishtë), Avale Hiziri (timarli i fshatit Shëmillit), Iljazi biri i Pashajigitit nga Timurhisari (timarliu i fshatit Prapungjini), Bahadir Kethudai efekriv i kalasë së Elbasanit (timarliu i fshatit Nulani, Viçani, Hotolisht, Izgosht, Konjazmaniz, Dragostinja, Urahovë), Ballaban agai (timarliu i fshatit Pudil, Izranisha), Ajazi (timarliu fshatit Fanaris), Jusufi, i kthyer sërish në mysliman (timarliu i fshatit Shëngjergj, Padhol, Kasalla, Shënimiri, Shëngjin);

2.3 Emrat myslimanë në regjistrin e vitit 1583.

Për herë të parë emrat myslimanë të banorëve të Çermenikës shfaqen në regjistrin e vitit 1583, e cila na shtyn të mendojmë se në shek. XVI ka filluar procesi i myslimanizimit të popullsisë vendase. Në këtë regjistër ndodhen pak banorë të regjistruar, pasi nuk kanë qenë të regjistruar të gjithë fshatrat e krahinës. Aty ishin regjistruar vetëm 14 fshatra gjithsej me 379 banorë, në një kohë që në vitin 1467 në krahinën e Çermenikës osmanët kishin regjistruar rreth 31 fshatra me 530 banorë, kurse në vitin 1642-43 kanë regjistruar 27 fshtra me 821 banorë.

Në regjistrin e vitit 1583 mungojnë emrat e timarlinjve dhe të drejtuesve vendorë të fshatrave. Me sa duket, i kanë hequr pushtuesit, pasi si timaret dhe timarlinjtë kanë qenë të konsoliduar, kurse drejtuesit e fshatrave, si në vitin 1467, nuk ekzistojnë më. Fshati me numrin më të madh të emrave myslimanë është fshati Fllokova me 31 emra. Kurse fshatrat e tjerë, si Fenares ka 7 banorë myslimanë, Kostenova ka 6 banorë, V(u)lçani ka 5 banorë, Kokreva ka 4 banorë dhe fshatrat Letmija, Llamllot kanë nga 2 banorë. Fshatrat Çrçani dhe Buzgar nuk kanë të regjistruar asnjë banor me emrin mysliman. Në tre fshatrat e tjerë, si Rodokesh, Smollnik dhe Llaka, nuk është regjistruar asnjë banor.

Emrat myslimanë sipas fshatrave janë:

– fshati Kokrevë: Hisen Mali, Xhaferr Tema, Sinan Ivani, Hasan Tema;

– fshati Letmija (Letëm): Hasan Abdullahu (djali i tij Ali), Bali Karagjozi;

– fshati Llamllot (Labinot): Ali Gjini, Ali Susa;

– fshati Kostenova (Kostenjë): Sulejman Nako, Mustafa Petko, Jusur Petko, Mustafa Petko, Mustafa Abdullah, Mustafa Gençe;

– fshatit Fenares (Funarës): Hysen Kole, Ibrahim Haçim, Jusuf Kola, Hasan Kola, Jusuf Vene, Ali Hamza, Mustafa Gjini;

– fshati V(u)lçani (Vulçan): Mustafa Hamza, Sinan Hamza, Hisen Bogdani, Mustafa Bogdani, Hasan Petri;

– fshati Fllokova (Floq): Mustafa Piri, Mehmet Mateshi, Ali Todori, Husen Bozhiki, Shirmerd Mari, Husen Mari, Husen Premti, Mustafa Premti, Hasan Tozi, Karagjoz Bezhani, Jusur Mezak (Muzak), Karagjoz Mezak, Mehmet Maleshi, Mustafa Jusufi, Jusuf Kola, Kazim Sulejmani, Ali Kazimi, Mustafa Mapeshi, Ali Tozi, Mehmet Ali, Ali Mehmeti, Iljaz Moriku, Karagjo Moriku, Hasan Lingura, Kasim Faris, Hamza Gjoni, Mustafa Ali, Husen Hamza, Husen Hamza dhe Nehat Skora.

Te disa nga emrat myslimanë janë ruajtur emrat e krishterë në patronime (mbiemrave) dhe mbiemrat e formuara nga emrat shqip, si: Hisen Mali, Xhaferr Tema, Sinan Ivani, (Kokrevë), Ali Gjini (Llamllot), Jusuf Kola, Hasan Kola, Mustafa Gjini (Fenares), Hasan Petri (Vulçan), Ali Todori, Husen Premti, Jusur Mezak (Muzak), Jusuf Kola, Hamza Gjoni (Fllokova) etj. Mbiemra të tillë vijojnë të ruhen ende dhe sot pas 500 e ca vjetësh në familjet e fshatrave të krahinës së Çermenikës.

3.3 Emrat myslimanë në regjistrin e vitit 1642-43.

Te ky regjistër ka një numër të kufizuar të banorëve me emrin mysliman, gjithsej 8 emra, nga të cilët 6 emra ndodhen në fshatin Babje dhe 2 emra në fshatin Prapanik. Në fshatin Prapanik ndodhen vetëm dy banorë, një i quajtur Lis i kthyer në Mehmet dhe një tjetër me emrin Bashtinë i kthyer në Hasan. Kurse në fshatin Babja ndodhen katër banorë myslimanë: Bashtina e Millosh i kthyer në Hysein, Bashtina tjetër i kthyer në Ali Abdulla, Bashtina i tretë i kthyer në Hasan dhe Bashtina i katërt i kthyer me emrin Mustafa. Nuk kemi asnjë të dhënë përse nuk ishin regjistruar banorë të tjerë myslimanë, apo në se ka pasur banorë të tillë në Çermenikë. Mendojmë se ndofta në këtë periudhë në Çermenikë mund të jenë regjistruar vetëm banorët e krishterë dhe se ata myslimanë nuk janë regjistruar me qëllim përjashtimin e tyre nga taksat, e cila ka qenë një praktikë e njohur në politikën sunduese të osmanëve.

Shënim: Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore: “Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë të shek. 15, 16 dhe 17”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Bashkia e Librazhdit dhe Shoqata Kulturore “Çermenika 2017”.

Libri me materiale të Konferencës Shkencore Dokumente të regjistrit osman të vitit 1467

Filed Under: Histori

Arkeologji, fortifikimi prehistorik i Qytekut në luginën e Shkumbinit

April 24, 2024 by s p

Dr. Ervin Kujtila/

Shkëmbi ku gjenden rrënojat e vendbanimit që në pjesën më të madhe të tij është i fortifikuar në mënyrë natyrore njihet me emrin Shkëmbi i Qytekut. 

Kështjella natyrore “Shkëmbi i Qytekut” ndodhet në luginën e Shkumbinit të Mesëm dhe është pjesë e territorit të fshatit Mirakë. Fshati Mirakë  tani bënë pjesë në njësinë administrative Polis, bashkia Librazhd. Ky fortifikim ndodhet në majën e Shkëmbit me lartësi 638 m mbi detare. Shkëmbi është tepër i thiktë dhe në të mund të ngjitesh vetëm nga veriu(fig. 1).

C:\Users\USER\Desktop\Ervini\Shkembi i Qytetit\Shkembi i Qytekut (7).JPG

Fig. 1. Pamje e fortifikimit të Qytekut

Shkëmbi i Qytekut ndodhet midis dy shkëmbinjve, i pari ngrihet direkt mbi lumin Shkumbin, kurse i treti i quajtur Maja e Qishës ngrihet më sipër Shkëmbit të Qytekut. Të dy këta shkëmbinj janë bien thikë nga tri anë, kurse në pjesën veriore ata janë të sheshtë. Në pjesën e sheshtë të shkëmbit të parë, ende e pa dëmtuar nga pranija e një guroreje, gjenden në sipërfaqe  fragmente të periudhës antike ilire, kurse shkëmbin e tretë ne nuk mundëm ta vizitonim. Sipas banorëve në pjesën e sheshtë ka gjurmë muresh dhe këtë e përforcon edhe vetë emri që mbart ai. Të tre këta shkëmbinj nga ana lindore bien direkt në shtratin e përroit të Lugjeve. Gjatë pellgut të përroit të Lugjeve ka një shteg kalimi që niset nga lugina e Shkumbinit drejt qafës së Barit për ta lidhur me fshatrat e malësisë së Çermenikës. 

Pozicioni i përshtatshëm dhe dominues i Shkëmbit të Qytekut bën të mundur jo vetëm vrojtimin e rrugëve për gjatë luginës së Shkumbinit, ku më e rëndësishmja është ajo që në periudhën romake mori emrin Egnatia, por dhe shumë nga majat e kodrave ku gjenden rrënoja kështjellash të periudhave të ndryshme (fortifikimi i Shkëmbi Mbret, fortifikimi i Menglit, etj).

Burimet historike dhe identifikimi 

Emri i shkëmbit sipas banorëve lidhet me fjalën “qytet”, por që në zonën e Librazhdit dhe Elbasanit dhe më gjerë përdoret forma e saktë “qytet” ose “qytezë”. Një variant tjetër mund të lidhet me fjalën “qytyk” që është një sinonim i fjalës trung. Ndër burimet e shkruara, ku më e plotë është lista e kështjellave të ndërtuara ose rindërtuara nga perandori Justinian I të dhënë nga Prokopi i Cezaresë, nuk ka ndonjë përafërsi me emrin që trashëgon kjo kështjellë apo ndonjë në afërsi të saj. 

Historiku i kërkimeve arkeologjike 

Për herë të parë Shkëmbi i Qytekut është vizituar nga grupi i arkeologëve që ka ndjekur gjurmët e vendbanimeve arkeologjike në luginën e Shkumbinit në vitin 2002, por nuk i kanë publikuar të dhënat që ata kanë parë gjatë kësaj vizite. Më pas në vitin 2017 mjediset rreth saj janë vizituar nga arkeologët N. Ceka, S. Muçaj, S. Xhyheri të cilat panë aty një kohëzgjatje me ndërprerje nga koha e periudhës së bronzit të vonë deri në antikitetin e vonë, të dhëna që m’i komunikuan gojarisht. Në vitin 2018 u realizua një vëzhgim i plotë i kësaj qendre rezultatet e mbledhura për periudhën prehistorike janë objekt i këtij disertacioni.

Planimetria 

Shkëmbi Qytekut, i lartësuar nga terreni përreth krijon një masiv që bie thiktë në tri anë (jug, perëndim, lindje) kurse në veri ai lidhet me një qafë përmes një shtegu të ngushtë që kalon përmes dy rënieve shkëmbore. Nisur nga qeramika që gjendet në sipërfaqe pjesa e banuar shtrihet në pjesën më të lartë të shkëmbit, në pjesën e pjerrët që ndodhet midis platformës së sipërme dhe deri në buzën shkëmbore të anës jugore, si dhe një shesh që ndodhet në anën veriore  midis rënies shkëmbore të majës dhe një rënie shkëmbore që zbret drejt qafës. Nga qafa vetëm një shteg i ngushtë midis dy shkëmbinjve lejon ngjitjen drejt sheshit dhe më pas një shteg i dytë që depërton midis shkëmbinjve të pjesës sipërme të faqes lindore të ngjitë në platformën e sheshtë të majës shkëmbore. Ky është shtegu i vetëm që ndërlidh qafën me masivin shkëmbore, që në pjesën më të madhe ka qenë përdorur si vendbanim në periudha të ndryshme historike.

Platforma shkëmbore në pjesën veriore ka vetëm hapësira të vogla midis shkëmbinjve dhe ka qenë e papërshtatshme për ndërtime, kurse në pjesën qendrore shkëmbinjtë janë më të rrallë dhe larg njeri tjetrit duke krijuar disa sheshe të vegjël për ndërtimin e banesave. Nga kjo pjesë mund të zbritet në pjesën jugore deri në buzën shkëmbore, megjithëse terreni është i pjerrtë, qeramika tregon se edhe aty ka pasur banesa. Po ashtu edhe në veri, poshtë majës shkëmbore dhe një brezi tjetër shkëmbore që mbyll faqen veriore dhe lindore të faqes lindore të masivit shkëmbor ka vende të përshtatshme për banim. Ne mundëm të kontrollojmë vetëm sheshet që ndodhen pranë qafës, kurse atë që është mbi rënien shkëmbore që zgjatet paralelisht me përroin e Lugjeve, për shkak të shkurreve të dendura qe e pamundur hyrja në të.  

Në sheshin që ndodhet midis qafës dhe majës shkëmbore qeramika e shumtë tregon se edhe aty ka  pasur ndërtime banimi. Mbetjet e shumta të grumbujve të gurëve poshtë rënies shkëmbore që qarkon sheshin e banuar si dhe në shtegun që lidh qafën me sheshin tregojnë për praninë e mureve me përmasa më të mëdha se ato të banesave. Të parët janë gurë të thyer, pa mbetje llaçi, kurse të dytët me mbetje llaçi. Këta të fundit kanë qenë në murin që mbyllte shtegun. Gjatë vizitës sonë kjo pjesë ishte e prishur nga punimet e bërë për të diagnostikuar shkëmbin nga punonjësit e karrierës për nxjerrjen e blloqeve të gurit. Të dhënat e sjella nga banorët tregojnë se aty ka pasur një mur mbrojtës të ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. 

Nisur nga qeramika që datohet kryesisht në shek. VI m. Kr. muri duhet të jetë pjesë e ndërtimeve të kësaj periudhe duke plotësuar sistemin fortifikues të luginës së Shkumbinit.

Shkumbinit. Poshtë buzës shkëmbore mbi të cilën ndodhet sheshi ka një grumbull të madh gurësh dhe më shumë gjasa ata duhet të kenë qenë pjesë e një muri të ndërtuar me gurë të vendosur në të thatë që do t’i përkiste periudhës prehistorike të cilës i përket dhe qeramika e gjetur në këtë vendbanim.

Vetë forma e shkëmbit të lartësuar dhe të shkëputur në tri anë nga pjesa tjetër ka mundësuar edhe formën e vetë këtij vendbanimi të fortifikuar në mënyrë natyrore. Vendbanimi i fortifikuar në mënyrë natyrore dhe i mbyllur me mur vetëm në shtegun pranë qafës ka një sipërfaqe të përgjithshme 1.5 prej ha dhe sipërfaqe ku mund të ketë pasur ndërtime banimi 0.3 ha. Këto sipërfaqe banimi janë vendosur në lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit në qendër, në pjesën jugore në veri. 

Teknikat e ndërtimit 

Nga mbetjet e materialeve të ndërtimit, gurë pa gjurmë llaçi dhe me gjurmë llaçi ne mendojmë se në këtë qendër të fortifikuar në mënyrë natyrore, në mbylljen e të vetmit shteg që lejon ngjitjen në të i përkasin dy teknikave të ndryshme. Njëra teknikë me gur të thyer të madhësive të ndryshme të vendosur në të thatë dhe tjetra me gurë të thyer të lidhur me llaç gëlqereje. Nga mbetjet për të dy teknikat janë përdorur gurë gëlqeror të thyer me përmasa të mëdha dhe mesatarë.

Fortifikimi i fazës së parë (periudha prehistorike)

Muri i kësaj periudhe ka mbyllur jo vetëm shtegun në qafë por dhe një pjesë të vargut shkëmbor që zbret drejt përroit që në disa pjesë të tij ka mundësi ngjitje. Qeramika e gjetur në sipërfaqe tregon se në këtë periudha gjithë sheshi pas shtegut, platforma e majës shkëmbore si dhe një pjesë e rrafshit në jugë të majës kanë qenë të banuara. Jashtë këtij fortifikimi ka qenë e banuar dhe një pjesë e qafës. Nga kjo periudhë, përveç gjetjeve arkeologjike të lëvizshme (fragmente enësh dhe grih), ne nuk ndeshëm në sipërfaqe mbetje të strukturave të banesave.

Duke u mbështetur në elementët fortifikues të mësipërm, mendojmë që fortifikimi i përket fazës së Hekurit të Hershëm.  Bazuar në tiparet teknike të sistemit fortifikues, të cilat janë të ngjashme me fortifikime të tjera të kësaj lugine si: Bodin, Valsh, Dragostunjë, Qafë Thanë etj. Por që ky përfundim kërkon mbështetje më të plotë arkeologjike.

Fortifikimi i fazës së dytë (periudha antikitetit të vonë) 

Në këtë periudhë është fortifikuar me mur të ndërtuar me gurë mesatarë të lidhur me llaç vetëm shtegu i ngushtë i krijuar midis dy shkëmbinjve, në jug të qafës. Muri u gjet i gjithë i prishur nga ndërhyrjet me ekskavator kohët e fundit dhe vetëm pjesë të shkëputur në përmasa të vogla u gjetën të hedhura poshtë në greminë. Në këta gurë kishte mbetje llaçi që tregon se ato vijnë nga një ndërtim solid që për antikitetin e vonë i përkasin mureve rrethues dhe ndërtimeve kishtare, kurse ato banesave edhe në qytete kanë qenë të ndërtuara me gurë të lidhur me baltë. Meqenëse prania e një kishe është e përjashtuar nga mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme, atëherë këto janë mbetje të murit rrethues. Një gjë të tillë e pohojnë edhe banorë të zonën që kanë parë mbetje të murit me llaç në këtë shteg. Materiali arkeologjik i parë në sipërfaqe është i shpërndarë në tre pjesët e përshtatshme për banim dhe përbëhet nga mbetje tjegullash, fragmente pitosash dhe enë tavoline e kuzhine. Veç tyre u gjetën dhe dy fragmente mokrash. 

Bazuar në teknikën opus incertum të ndërtimit të tij mendojmë që fortifikimi i mësipërm i përket periudhës së Vonë Antike, gjasisht periudhës së Justinianit(527-565).

Bibliografi

AMORE et al. 2005

M. G. Amore – L. Bejko-Y. Cerova – I. Gjipali, Via Egnatia (Albania) Project: Results of  fjeld Work 2002.“JRA”, vol. 18, f.336 – 360.

ZAMPUTI 1965

I.Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shekullin XVII, Tiranë, 237 – 341

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, 1625.

KUJTILA 2022

Fortifikimet prehistorike përgjatë luginës së Shkumbinit(Disertacion), Tiranë 2022, f.181-187.

Filed Under: Histori Tagged With: Ervin Kujtila

118 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Mallakastër, nga Dëshmori i Pavarësisë, Hajredin Fratari! 

April 24, 2024 by s p

Pajtim Sejdinaj/

“Shqiptarët kanë gjuhën e nënës për të folur shqip, zemrën e babës për të qëndruar si burrat dhe gjakun e tyre, atë që i duhet për atdheun’! Hajredin Fratari

Lajmi për ardhjen e bustit të Korifeut u përhap me shpejtësi në Fratar. Ishte gëzimi i parë pas gati 100-vjetësh për të gjithë Fratarakët dhe Mallakastriotët. Pas shumë vitesh “Dëshmori i Kombit” Korifeu, Hajredin Rakip Fratari do të takohej me bashkëfshatarët e tij.

Atë mëngjes nxënësit e shkollës dukeshin që ishin përgatitur seriozisht për eventin. Besjana (njëra nga nxënëset e grupit) nxorri nga çanta një beze të kuqe ku kishte qëndisur me penjë ari shkronjat kapitale me mbishkrimin:

“MIRËSEARDHE MIDIS NESH I DASHURI KORIFE”!

Grupi tjetër i nxënësve kishte marrë një kurorë të bukur shumë ngjyrëshe si dhe disa tufa lulesh. 

Drejtoresha dha njoftimin: 

“Sot në orën dy, në mjediset e shkollës do te mbërrijë busti i Dëshmorit të Kombit “Hajredin Fratari” emërin e të cilit e mban shkolla jonë! Kthehet kështu në shtëpinë e tij Korifeu i hapjes së shkollës së parë shqipe në Mallakastër. Nxënësve u ndriu fytyra dhe buzëqeshja e tyre tregonte shpirtin që gëzonte!

Ajo ditë më ka mbetur në mëndje si një nga më të paharrueshmet e jetës. Lajmi për ardhjen e bustit të Korifeut ishte kthyer si lajmi më i bukur në komunën e Fratarit. Rreth orës dy të pasdites  sheshi para shkollës ishte mbushur plot me njerëz. Veç nxënësve të shkollës dhe mësuesve kishin ardhur dhe banor nga fshatrat e ndryshëm të Mallakastrës së sipërme. Kishte ardhur edhe ai: “Lisi i Moçëm”(plaku 110 -vjeçar që kishte qënë nxënës i shkollës së parë shqipe të hapur nga Korifeu, pikërisht në fshatin Bejar në pranverën e viit 1906-të). Mbëriti edhe mësuesi veteran,  Malua, i cili sapo kishte dëgjuar lajmin kishte bërë gati një referat mbi jetën e Korifeut. Mbëritën edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor. Makinën që solli bustin e shoqëronin një grup njerzish të ardhur nga Tirana midis tyre dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit,  Baba Reshat Bardhi si dhe pasardhës të familjes së Korifeut, i nipi i Korifeut, që mban edhe emrirn e tij Ing. Hajredin Fratari  me bashkëshorten dhe dy fëmijët, mbesa që mban emrin e gjyshes, bashkëshortes së Korifeut , Sabire Fratari me bashkëshortin dhe dy vajzat, si dhe skulptori i bustit. 

Para fillimit të aktivitetit u këndua nga kori i shkollës  “Himni i Flamurit” dhe nga senati i shkollës u këndua kënga “Për Mëmëdheun”. Nxënësit mbanin një pllakat me portretin e Korifeut.Busti ishte menduar të vendosej në katin e dytë të shkollës në një pozicion ku çdo vizitor sapo të hynte në shkollë të përshëndetej  më të.

Teksa po çonim bustin në katin e dytë unë po thurrja spontanisht disa vargje për Korifeun:

“Kam kohë që kërkoj emrin tënd.

 T’humbur në humtirë të historisë

Por ja që sot e gjeta Atë 

Pikërisht n’ Altar të Diturisë”.

Tek ngjitesha në katin e dytë të shkollës, atje ku ishte vendosur busti i Korifeut, lexova fjalët e arta të tij  :”Çdo mallakastriot të bëhet një mësues dhe çdo shtëpi mallakastriote të bëhet një shkollë” ! 

Ndërkohë “Lisi i Moçëm” po qëndronte gatitu përpara bustit të Korifeut dhe tha me zë të lartë : “MIRËSEARDHE O TRIM! U bë realitet ëndrra e shumëpritur e Martirve, e Fratarakve dhe e gjithë Mallakastriotve! U desh një shekull të realizohej kjo ëndërr”! 

Më pas ai nxorri nga xhepi një Flamur Kombëtar dhe ja hodhi mbi supe Korifeut duke ju drejtuar të pranishmëve: “Ky është Flamuri që kemi patur në klasë kur u hap shkolla e parë shqipe nga ky burrë, ky gjigand i kombit tonë, HAJREDIN FRATARI! Këtë flamur e kam amanet nga e ëma, Havakua e cila ma dhuroj kur të paudhët mbyllën shkollën e parë shqipe të Mallakastrës. Ky flamur prej sotit do të qëndrojë përherë mbi supe të Korifeut”! 

Më pas u dhanë fjalime, u kënduan këngët e recituan vjershat që populli i Mallakastrës i kishte thurrur ndër vite birit, Hajredin Fratari.  

Në Fratar një derë e mirë 

Lindi djalë Hajredinë!

Havako nënë me derte

C’djalë përkunde në djepe

Hajredinë,  trimin e rrallë

Që çeli shkollën e parë

Kur lindi u tund konaku 

Krisi pushka tek oxhaku! 

Të nesërmen të gjithë flisnin për ceremonië e organizuar një ditë më parë dhe kushdo përpiqej të rikujtonte momente prej saj. Orën e parë kisha mësim me një klasë të vitit të dytë dhe do të trajtonim temën “Jeta dhe vepra letrare e Naim Frashërit”. 

“A ka mundësi t’a zhvillojmë këtë orë mësimi në korridor para bustit të Korifeut”? –  ishte zëri i Besianës. “Po” – ju thashë.

Nxënësit dolën pa zhurmë dhe rrethuan bustin e Korifeut. U bëra një panoramë përmbledhëse për jetën dhe veprën e poetit tonë të madh Naim Frashëri, dhe u tregova atyre edhe për jetën e Korifeut si dhe lidhjet e tij me derën e madhe të Frashëllinjve. U tregova që bashkëshortja e Korifeut, Sabrete Vila, ishte mbesa e Frashëllinjve, ajo i kishte dajo Frashëllinjtë dhe ishin  pikërisht këta të fundit që kishin bluar krushqinë. Të dy të rinjtë si Hajredini edhe Sabretja kishin kaluar shumë vite në Stamboll, atje kishin kryer edhe studimet e mesme edhe ato të larta. Bile ata kishin kryer  të njëjtën shkollë të mesme, shkollën private amerikane në Stamboll “Robert College”. Kjo shkollë datonte hapjen e saj në vitin 1863-të dhe funksiononte me dy kampe të veçanta për djemtë dhe vajzat. Edhe sot ai mbetet institucioni arsimor amerikan më i vjetër në botë. 

Ra zilja për mbarimin e orës së mësimit. Hedh sytë nga porta e shkollës. Vura re atë, “Lisin e Moçëm” që zbriti nga një makinë. Dërgova dy nxënës për t’a shoqëruar. “Lisi i Moçëm” mbërriti në katin e dytë të shkollës i mbajtur në shkopin ku qe gdhendur Flamuri Kombëtar dhe Përkrenarja  e Skënderbeut.

“Mirëmëngjes o Legjendë” , tha duke u drejtuar nga busti i Korifeut. I afruam një karrige, dhe ai pasi bëri një rrotullim  u ul e qëndroi tamam përballë bustit të  Korifeut  dhe ashtu shtruar  vazhdoi:

“Këto kohë do ju bezdisë pak ju si staf të mësuesve dhe të nxënësve se do të vijë të bisedoj dhe të çmallem me “Dëshmorin e Kombit”, Hajredin Fratari. Do të flas me patriotin, me atë që ndezi shkëndijën e parë të dijes dhe kulturës në Mallakastër! Jam i lumtur që pluhri i harresës hedhur mbi të u zhduk tani njëherë e përgjithëmonë dhe kjo shkollë ka fatin e madh që mban emrin e këtij njeriu të madh”!

“Ne të falenderojmë ty nga zëmra” i tha Drejtoresha e shkollës, pasi je nxenësi i të parës shkollë shqipe në Mallakastër dhe bashkë me ty vjen tek ne krenaria dhe madhështia e asaj dite të madhe kur në Mallakaster filloi drita e diturisë falë visionit të Korifeut tonë Hajredin Fratari, Dëshmor i Pavarësisë ! 

“Lisi i Moçëm” vazhdoi të përlotej dhe me zë të mekur ca nga mosha e  ca nga emocionet filloi të fliste ngadalë: “Dje duke parë të ngjitej busti i Korifeut për në katin e dytë të shkollës se si m ‘u kujtua filmi “I Teti në Bronx”, ai kushtuar “Komisarit Memo”,  e ja ashtu po thoja me vete: “Një komisari i bënë një filëm të tërë, por pse nuk ja bënë dhe një fisniku si Hajredin Fratari që dha jetën për pavarësinë e Atdheut dhe që shkriu  të gjithë pasurinë për atdhe, patriotin që në lule të moshës, vetëm 26 -vjeç mendoi dhe hapi të parën shkollë shqipe ne Mallakastër?  Dëshmorin e Kombit e lanë në harresë për 50-vjet! Por burrat e mëdhenj i mban në gjoks populli dhe po ke vend tek zemra e popullit nuk vdes kurrë. 

Më pas “Lisi i Moçëm” nxori  nga gjoksi dy libra : “Bagëti e Bujqësi” dhe “Lulet e Verës” të Naim Frashërit dhe ja dha Drejtoreshës së shkollës duke i thënë: “Janë dy kopjet origjinale që i kam ruajtur me fanatizëm. Ato m’i ka dhuruar mësuesi i parë i shkollës shqipe, zoti Ibrahim Frashëri!E parandjeja që do të vinte kjo ditë. Ndaj po ja fal biblotekës së shkollës që ju dhe brezat qe vijnë të mos e harrojnë kurrë  Korifeun, si dhe të mos harroni të parin mësues në këtë shkollë, Ibrahim Frashërin i cili më ka mbetur në mendje edhe sot mbas 100-vitesh. Portreti i këij mësuesi për mua mbetet shumë i dashur. Mbante në kokë një kapele që i shkonte shumë kostumit të zi me vija të bardha që e vishte me një jelek që ndrite si ari, me një këmishë të bardhë si kartë cingari dhe me një palë këpucë që shkëlqenin nga llustra. Fjala e tij e ëmbël dhe buzqeshja me çdo nxënës dhe çdo njeri ishin tiparet më të dukshme. Kishte një biblotekë të pasur me vepra të autorëve shqiptar dhe të huaj.Vanë 5 burra me kuaj në Gjirokastër për t’i marr librat e tij dhe Hajredini bëri një sënduqë të madh për t’i stivuar ato”. 

Mbas këtij takimi emocionues e ftova “Lisin e Moçëm” për një kafe. Duke zbritur shkallët e katit të dytë e zura për krahu, por më tha:”Lëshomë se zbres vet”. Dhe i zbriti shkallët  me ndihmën e shkopit legjendar që se hiqte kurrë nga dora.

Rrudhat e ballit kishin në dukje një brengë të madhe. Shkopi magjik që mbante në dorë kërkonte të fliste !Ky shkop kishte ardhur nga Turqia dhe e pati sjellë vetë Hajredini. Më  pas kishte kaluar dorë më dorë tek pleqtë e fshatit nga brezi në brez. Adeti ishte, shkopin duhet ta mbante më i moçmi i fshatit. Mbas vdekjes, djali i të moshuarit ja dhuronte plakut më të moshuar të fshatit.  Ky shkop kishte mëse një shekull që ishte pagëzuar si “Shkopi Magjik”.  Me këto mendime në kokë hymë në lokal. U ulëm në tavolinën e fundit. Erdhi kamarjeri dhe mori porosinë. Unë desha t’a pyesë për “Pengun e jetës”, por ai ma lexoi mëndjen dhe e nisi i pari bisedën:  “Kam kaluar shtatë qeveri more bir”, më tha, dhe nisi t’i numëroj:”Qëverinë Turke! Qeverinë e Ismail Qemalit! Princ Vidin! Qeverinë e Mbretit Zog! Qeverinë e Fan.S.Nolit!  Qeverinë e Enver Hoxhës!Qeverinë e Demokracisë!”

Ndërkohë na erdhi porosia me të dy gotat e rakisë. Ai e mori i pari gotën dhe nisi urimin: “Gëzuar!Mbretëroftë në jetë të jetëve vepra dhe kontributi i Korifeut për çështjen Kombëtare!Mos u shoft kurrë shkëndia që ndezi Korifeu për arsim, dituri dhe kulturë në Mallakastër!I pa harruar emri i Hajredin Rakip Fratarit! Në ato çaste m’u duk sikur u çlirua nga një barrë e rëndë që mbante mbi supe.

“Amin!Të lumtë goja” –  ja kthej me dolli. 

 “Na është vjedhur historia mor bir! S’ka poshtrim më të madh për një njeri, për një fshat, për një krahinë apo për një komb sesa t’i vjedhësh historinë! Dhe kjo ka ndodhur me Korifeun, me fisin, fshatin dhe krahinën tonë! Ai burrë nuk i ka borxh kujt! Atij, djalit të tij Rauf Fratarit,  familjes së tij, si dhe fisit dhe fshatit të tij i ka borxh rregjimi i Enver Hoxhës! Historia nuk është mall, plaçkë a send që ti t’a vjedhësh dhe ti të bësh tregëti me to! Jo, dhe e ngriti akoma më shumë zërin. Ajo është Fisnikëri!Personalitet!Dashuri! Dinjitet!Diamanti më i shtrenjtë për një njeri, fshat, krahinë apo Komb”! Se sikur e di edhe ti, Hajredin Fratari u kthye në fillimet e shekullit 20-të nga Turqia në Shqipëri me një mision të madh në mëndje: Të hapte shkollën shqipe dhe të organizonte “Lëvizjen për çështjen Kombëtare” duke dhënë kushtrimin: “Burrat në luftë!Fëmijtë të nisin shkollën”!Dhe kjo nuk ishte rastësi. Shokët e tij Rilindas në Shqipëri kishin ndezur me dhjetra “Shkëndi” të arsimit shqiptar. Një “Shkëndi” e tillë i duhej dhe vendlindjes së Hajredinit.Ai kishte ardhur me një plan të qartë në kokë ndaj menjëherë nisi të përgatisë klasën për hapjen e shkollës së parë shqipe në shtëpinë e tij. Kështu në pranverën e vitit 1906-të, së bashku me Veiz.S.Zeqaj(Hoxha i zonës) organizoi takime me burrat e fshatit dhe të fshatrave të tjerë të Mallakastrës së Sipërme për të dërguar fëmijtë në shkollë. Ai nuk bëri dallime në shtresat e ndryshme shoqërore. Nuk kërkoi taksa (pagesë)për shkollën, nuk kërkoi pagesë strehimi për mësuesit, nuk kërkoj pagesë për ndërtesën, dhe as nuk kërkoj shërbëtor për të shërbyer në shkollë.

Hapja e shkollave shqipe në Shqipëri dhe shpallja e Pavarsisë ishin çeshtje të Platformës të Rilindjes Kombëtare dhe ai ishte dhe mbetet një Rilindas i madh!  Ai shumë mirë mund të kishte zgjedhur rrugën tjetër, atë të interesit personal sepse ndërkohë ishte emëruar nënprefekt në  Prefekturën e Janinës. Por ai ishte fisnik dhe në zemër i vlonte ndërgjegja kombëtare!”

 “Të mërzita”!-më tha, 

-Jo!Është kënaqësi!-i thashë. Dhe “Lisi i Moçëm” vazhdoi:

“Klasat i përgatiti në katin e dytë të shtëpisë së vet shtruar ne parmak dhe qilimn të bër në tezgjah. Tavani ishte i gjithi i punuar me dhogë pishe.  Vuri në dispozicion të shkollës të emën Havakon dhe të kunatën Xhidan të cilat përgatisnin klasat për mësim si dhe çdo ditë bënin petulla për fëmijët që vinin në shkollë apo u jepnin sheqerka që i merrnin nga Turqia. Oborrin para shtëpisë dhe sheshin e lagjes i shtroi me kalldrëmë guri (gjurmët e të cilave janë dhe sot). Në klasa u vendos Flamuri Kombëtar (i qendisur me dorë nga nënë Xhidaja) si dhe portreti i Skënderbeut. U vendosën gjithashtu tavolina të rrumbullakta dhe stola të vegjël për t’u ulur nxënësit. Solli dy mësues, Ibrahim Frashërin dhe Qazim Rustemin, të cilët deri sa u mbyll shkolla qëndruan te shtëpia e Korifeut. Nxënësit vinin jo vetëm nga Bejari, por dhe nga fshatrat përreth: Ninsh, Damës,Kutë Çorrush etj. Në shkollë vinim edhe 8 vajza dhe më vonë numri i tyre u shtua. Vajzave u jepte mësim e shoqja e Korifeut, Sabretja.  

Mjetet didaktike i pruri Korifeu po vetë nga Turqia. Një ndihmese për to dha dhe mësuesi i turqishtes Adem Efendiu,  i ndikuar nga Veiz.S. Zeqaj (cili kishte mbaruar bashkë me të shkollën në Turqi). Por fatkeqësisht pas 9-muajsh shkolla u mbyll nga trysnia turke dhe dinakëria e autoriteve turke të cilat e detyruan Hajredin Fratarin të shërbente si nëprefekt në Izmiri, se gjoja padishau ka shumë besim tek aftësitë e tij të larta. Hajredini e kuptoi fort mirë se kjo ishte një manovër për ta larguar nga vatra e tij, atje ku ai ndezi dritën e diturisë.  Kur u mbyll shkolla shkuan për të sekuestruar bazën didaktike në klasa dhe te dhoma ku flinte mësuesi gjetën disa libra të cilat i dogjën tek sheshi me kalldrëm. Ata muarën shumë pak lodra, të tjerat i mori nënë Havakua me nënë Xhidaja dhe i mbyllën në sepete të cilat i kishin mbyllur në qilarn në një vend të sigurt. Ato  më pas u përdorën mbas vitit 1909 kur rifilloi shkolla.

Por asgjë se ndali birin fisnik të Mallakastrës të vazhdonte luftën dhe përpjekjet e tij për lirinë e mëmëdheut. Ai do të jetë shumë shpejt përkrah Ismail Qemalit dhe së bashku me grupet çlirimtare të jugut do të printe betejat që liruan jugun e Shqipërisë dhe që i hapën rrugën Ismailit  për te ngrituar flamurin tamam e në Vlorë”

Më pas “Lisi i Moçëm” morri gotën dhe e ngriti lart : 

“Gëzuar! Për të gjithë mësuesit e ardhëshëm që janë pasqyra e Kombit” ! më tha duke çokur gotat.

“Po pengu që mban cili është”? e pyeta me kujdes pa i lënduar shpirtin. Mori frymë thellë m’u drejtua duke më parë në sy.

“Ah! More bir”! “E shikon këtë kraharor? Dhe duke më treguar me dorë gjoksin vazhdoi: “Ky ka mbajtur brënda për 50- vjet dhimbjen e madhe”.  Nxorri shaminë e rrudhosur dhe fshiu lotët, ndërkohë e ndjeva që edhe unë isha përlotur. Dhe vazhdoi rrëfimin: “Në vitin1946-të kur rifilloi shkolla të gjithë shpresonim se “xhonguli” do të vinte në vend. Shkolla e Bejarit do të merrte emrin e Korifeut Hajredin Fratarit pra do të sosej një amanet i trevës së Mallakastrës! Por jo! Jezitët! Jezitët more i vraftë Zoti nuk e pranuan! Me gjithë këmbënguljen tonë si fshat dhe kërkesat e vazhdushme në instucionet e shtetit, ata nuk e pranuan. Mbretëria e Zgërbenjve të Enver Hoxhës nxuarën si pretendim se ai, Hajredin Fratari ishte babai i Nacionalistit Rauf Fratarit që ishte shpallur Armik në “Emër të Popullit” dhe që e kishin dënuar me vdekje në mungesë, se Raufi qe arratisur pasi kishte qënë që ditën e parë kundër komunistave dhe kishte luftuar në krah të Mit’hat Frashërit e Abaz Kupit! Ata bile e fshin Korifeun Hajredin Fratari edhe nga harta e Dëshmorve të Mallakastrës! Turp e për faqe të zezë!E poshtëruan Bejarin duke i vjedhur historinë dhe për gjysmë shekulli nuk e zunë në gojë Yllin (Korifeun)! Po s’mund të mbulohet Ylli me jorganin me pleshta, o bir?! Ky ishte pengu im more bir, ky!” dhe sikur u mbush me frymë e nga sytë vazhdonit t’i binin lotët. Me vendosjen e emrit Hajredin Fratari shkollës së mesme  të përgjithshme në Fratar dhe me ardhjen e bustit të tij jam çliruar i tëri jo vetëm unë por gjithë Mallakastra dhe Shqipëria. Eh mor bir: lum ai që mbjell dritë e hedh gjurmë të  mira. Ta dish ti si e gjithë Mallakastra, Berati, Skrapari Tepelena e qau birin e saj kur morri vesh se forcat e Haxhi Qamilit kishin pushkatuar në të ardhur të 27 Prillit djalin e tyre që ishte i parë në dije, në gojë e në pushkë. Dëshmitarët e asaj kohe rrefenin sesi Musa Qazimi kishte dashur vetë të përballej me Hajredinë në burgun e Beratit. Musa Qazimi që thua ti, në atë kohë ishte kryemyftiu i Tiranës, por meqë mbahej si më i paudhi dhe i tmershmi i haxhiqamilisve e kishin dërguar të shtypte revoltën e jugut dhe të nginte prap në jug flamurin e gjysmëhënës. Thonë se Musa Qazimi  përpara pushkatimit i bën thirrje Korifeut  të kthehej në rrugën e padishaut. Hajredini i lidhur me zinxhirrë të ndryshkur ja kthen me fjalët që të rrëqethin mishtë kur i dëgjon edhe sot: ‘Shqiptarët kanë gjuhën e nënës për të folur shqip, zemrën e babës për të qëndruar si burrat dhe gjakun e tyre, atë që i duhet për atdheun’! 

‘Atëhere të qoftë rruga e mbarë’ , i kthehet Musa Qazimi dhe jep urdhër të ekzekutohet. 

Përpara se ta qëllonin Korifeu u drejtohet të 12 mercenarëve haxhiqamilsa : ‘Ju nuk shikoni dot në këtë errësirë, por do të gdhijë dita dhe gjaku im, së bashku me diellin , do t’ju çelë sytë dhe do t’ju japë dritë fëmijve tuaj të pafajshëm’ ! Ai ishte vëtëm 35 -vjeç dhe la pas gruan e re me dy djem te veçkël, Skënderin dhe Raufin. Por ai la edhe një emër të madh, i qoftë shpirti falë ,se kush vdes për Atdhe është gjithmonë gjallë ”. 

Kështu përfundoi rrëfimin e tij “Lisi i Moçëm”. Falë kujtimeve të tij dhe ish – bashkëkohësve të tij, edhe sot na vijnë të gjalla shumë ngjarje të atyre kohëve të lavdishme që lindi heronj.  

Kur Shekulli i XXI

Nisi udhën si fëmijë

Derdhur në bronz

I gjallë , Hajredin

Tek ne erdhe Ti

Pajtim Sejdinaj 

Ish mësues i letërsisë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme të Mallakastrës “Hajredin Fratari”. 

Prill 2024 

Filed Under: Histori

JUNIOR RED CROSS NEWS (1921) / AUTORJA DHE UDHËTARJA AMERIKANE ROSE WILDER LANE : “DJALOSHI KËPUCAR I SHQIPËRISË QË DËSHIRONTE TË SHKOLLOHEJ…”

April 22, 2024 by s p


Djemtë shqiptarë po korrin një shpërblim në dije përmes një investimi relativisht të vogël të bërë nga amerikanët e rinj — Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°39
Djemtë shqiptarë po korrin një shpërblim në dije përmes një investimi relativisht të vogël të bërë nga amerikanët e rinj — Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°39

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2024

“Junior Red Cross News” ka botuar, në nëntor të 1921, në faqen n°39, rrëfimin e autores dhe udhëtares amerikane Rose Wilder Lane asokohe për një djalosh shqiptar nga Durrësi që dëshironte të shkollohej, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Djaloshi këpucar i Shqipërisë

Nga Rose Wilder Lane

Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°38-39
Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°38-39

Disa ditë më parë, kur fëmijët amerikanë po mbaronin pushimet dhe po planifikonin vitin e ri shkollor, një djalë në Durrësi i Shqipërisë, dëgjoi se një shkollë amerikane sapo po hapej në Tiranë. Paraardhësit e tij ishin vëllezërit e gruas, djali i së cilës ishte Aleksandri i Madh, por ai vetë ishte vetëm ndihmës i një këpucari. Ai u ul gjatë gjithë ditës këmbëkryq në një dyqan të vogël të hapur në rrugë dhe fabrikonte këpucë. Pranë tij kishte pirgje lëkure dhie të nxira; ai preu tabanin e këpucëve nga këto lëkura, i zhyti butësisht në ujë, ktheu skajet e tyre dhe thuri një dantellë të fortë dhe të bukur me rripa lëkure të papërpunuar mbi gishtat e këmbëve, në shpinë dhe rreth kyçeve të këmbës. Kjo ishte mënyra se si ai i bënte këpucët. Ndërsa punonte, pa njerëzit që po kalonin në rrugën e ngushtë e me baltë; malësorë dhe xhandarë, gra fshatare që mbanin foshnja në djepa në shpinë, gomerë të ngarkuar, gra myslimane të mbuluara dhe burra të mrekullueshëm në të kuqe, blu dhe ar, me thika argjendi dhe pistoleta në brezat e tyre. Ndonjëherë në turmë kishte amerikanë, të veshur çuditërisht me pantallona dhe pallto të drejta dhe me jaka të bardha, të veshur pa ngjyra dhe që nuk flisnin asnjë gjuhë që mund ta kuptonte.

Gjeloshi e dinte që ata vinin nga vendi më i pasur në botë dhe duke punuar dëgjonte thashetheme. Ai dëgjoi gjëra të pabesueshme për makinat. Një ditë me sytë e tij ai pa një makinë që kaloi pranë dyqanit të tij; ishte një karrocë e madhe, e ulët me katër rrota, e cila nuk tërhiqej apo shtyhej nga asgjë, por që shkonte sikur të ishte e gjallë dhe në të hipnin amerikanët. Pas kësaj, ai mësoi se në Tiranë amerikanët po krijonin një shkollë për të mësuar shqiptarët se si të fabrikonin makineri.

Ai nuk kishte para. Çdo ditë darka e tij kushtonte gjithçka që kishte fituar gjatë ditës, kështu që ai nuk mund të kursente asgjë. Të afërmit e tij ishin vrarë ose varfëruar të gjithë si ai në luftërat e shumta që nga viti 1908, kështu që nuk kishte njeri që ta ndihmonte. Por ai donte të shkonte në atë shkollë.

Nuk mendoj se djemtë dhe vajzat amerikane, paratë e të cilëve e ndërtuan atë shkollë, mund ta kenë idenë se sa shumë ai donte të shkonte në të. Ai e donte aq shumë sa Aleksandri donte të pushtonte botën. Ai tha me vete: “Unë jam një krijesë shumë e vogël në një botë të madhe. Unë nuk kam kthetra, as krahë, si kafshët; Unë jam një burrë dhe kam një mendje me të cilën të bëj rrugën time. Unë duhet të pushtoj botën duke ditur për të. Unë duhet të mësoj.”

Kështu një ditë ai i tha këpucarit se po largohej dhe duke marrë një copë bukë misri në çallmën e tij dhe duke mbajtur këpucët në brez që të mos konsumoheshin, ai shkoi në Tiranë, e cila ishte vetëm dyzet milje larg. Ai takoi z. Crawley, drejtorin, në ndërtesën e Kryqit të Kuq për të Rinj (Junior Red Cross), dhe i tha atij, nëpërmjet përkthyesit : “Unë jam trembëdhjetë vjeç. Unë nuk kam para dhe mjete, por mendja ime dëshiron dijen si shkretëtira dëshiron shiun. Nëse do të më blesh një komplet mjetesh këpucari, që do të kushtojnë 100 lira, unë do të punoj çdo orë që nuk jam duke studiuar e as duke fjetur. Unë do të bëj dhe do t’i rregulloj të gjitha këpucët për shkollën. Kur të jem burrë do të kthej 100 lirat.”

Sot, njëqind lira janë rreth katër dollarë dhe drejtori mendoi se amerikanët e rinj do të ishin të gatshëm të jepnin hua atë shumë. Por ai tha : “Djemtë e tjerë tashmë kanë studiuar anglisht. Ju duhet të jeni në gjendje të lexoni, shkruani dhe flisni anglisht brenda gjashtë javësh, sepse nuk ka tekste në gjuhën shqipe dhe kur të fillojë viti shkollor, të gjitha punët duhet të bëhen në anglisht.”

“Shumë mirë, do të mësoj anglisht për gjashtë javë”, tha Gjeloshi.

Drejtori e çoi nëpër oborr në dhomën ku pesë djemtë më të zgjuar po bënin punën e javës së dytë në anglisht.

Gjeloshi dëgjoi me gjithë zemër, mendje e shpirt.

Në fund të asaj ore të parë, ai dinte dhjetë emra, tre kohë me gjashtë folje dhe dinte të shqiptonte çdo fjali në anglisht që do të bënin. Kur drejtori u largua nga ai në fund të asaj ore, ai tha në anglisht — dhe deri në atë orë nuk dinte asgjë më shumë nga sa dimë ne për shqipen — “Faleminderit, zotëri. Unë do të mësoj.”

Unë them, i heq kapelen djemve të tillë në shkollën e Tiranës ! Në Amerikë duart e tua janë plot mundësi, saqë, pa humbur atë që ke dhënë, i ke pasuruar këta djem. Por është vetëm një prej nesh që mund të ndihet superior ndaj tyre: ai që mund të mësojë më shumë se Gjeloshi në gjashtëdhjetë minuta!

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT