• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një histori nga mund të edukohemi të gjithë

August 18, 2025 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Shpesh u rikthehemi shfaqjeve apo filmave që kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë. Ka ndodhur edhe tek unë. Një prej tyre është filmi “Vallëzim me Ujqërit” me regjisor aktorin e njohur amerikan Kevin Costner, i cili fitoi Çmimin Oscar për regjisorin më të mirë. Filmi gjithashtu mori 7-të Çmime Oscar dhe titullin si filmi më i mirë, ndërsa autori i novelës “Vallëzim me Ujqërit” Michael Blake fitoi Oscarin për skenarin më të mirë.

“Vallëzim me Ujqërit” është një film epik amerikan i vitit 1990 me protagonist, producent dhe regjisor Kevin Costner. Është një adaptim filmik i romanit të vitit 1988 “Vallëzimi me Ujqërit” nga Michael Blake, që tregon historinë e togerit të ushtrisë së Unionit, John J. Dunbar (Costner), i cili udhëtoi drejt kufirit amerikan për të gjetur një post ushtarake dhe takoi një grup Lakotash (amerikanë nativë).

Si erdhi ky film dhe si u arritën kaq shumë Çmime Oscar, për një shkrimtar që më herët i refuzohej botimi e shihej i nënvlerësuar nga media dhe Hollivudi. Kevin Costner e kishte mik të hershëm Michael Blake, kur ai po kalonte një krizë të thellë financiare e ndihmoi dhe mbështeti. Qysh fëmijë Michael-it i pëlqentë të lexonte, të shkruante. Me fantazinë e një fëmije hidhte në letrën e bardhë skica, tregime që i pëlqenin edhe moshatarët e tij. Këto e frymëzonin për të eur më tej në krijimtarinë tij letrare, me shpresë se një ditë do të ishte ai që do t’a vlerësonin të gjithë.

Nuk ndodhi kështu. Për disa syresh cilësohej një tregimtar apo shkrimtar i nivelit jo të kënaqshëm, të cilët ndoshta (mendimi im, qofsha e gabuar) mund të shfaqnin edhe ndjenja jo dashamirëse për arritjet e tij në këtë fushë dhe i bënin “bllok” botimeve të artikujve të tij. Përpiqej të gjente ndonjë punë tjetër për mbijetesë, por e pamundur.

Nëse një mik, një mike, një i afërm nuk të përkrah edhe për vetë amerikanët nuk është e lehtë për gjetja e një pune. Kudo që të jetosh, për të rimarrë veten, për një jetë më cilësore, patjetër duhet që dikush të të japë dorën e të sistemojë diku për të punuar. Këtu gjen vend shprehja “Më mirë një mik, se një çiflik”

Michael Blake ishte i papunë, por miku i mirë në ditë të vështira duket dhe Keven për t’a ndihmuar i tha shkruaj diçka me vlerë, por gjithmonë përgjigjet që Michael merrte ishin negative. Artikujt nuk po i botoheshin, tekstet e tij nuk ishin të pranueshme e të pëlqyeshme për Hollivudin. Nga tërë ajo situatë e errët që e kishte mbërthyer me gjithë qënien e tij i drejtohet Keven-it, duke i thënë: “E urrej Hollywood-in. Ju urrej të gjithëve.

Keven për t’a qetësuar i tha se ndoshta duhej të përpiqej më shumë për të arritur aty ku duhej… Pas një debati pa krye Costner mendoi se miqësia e tyre kishte përfunduar. Një javë më pas, Michael duke humbur çdo shpresë dhe si i pastrehë, pyeti Keven nëse mund të flinte për një kohë në banesën e tij. Keven kishte shumë miq e shokë, por me Michael kishte miqësi të hershme, kishin kaluar shumë kohë bashkë që në rininë e tyre të hershme. Si një mik i mirë Costner duke parë situatën e vështirë që po përjetonte Michael e pranoi në shtëpinë e tij, ku banonte sëbashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Michael qëndroi aty për disa muaj, mbrëmjeve vetëm shkruante, por Keven nuk i afrohej për t’i lexur. Michael nuk lodhej, shkruante e shkruante papushim çdo natë dhe shpesh i kërkonte Costnerit të lexonte tregimet e tij, por ai ende i mbante mëri mikut të tij dhe nuk pranonte t’ia lexonte. Kaloi kohë, ditë pas dite dhe Michael me besimin se tregimet e tij do të pelqeheshin, filloi t’ia lexonte vajzës trevjeçare të Costner-it. Mirëpo kjo gjë nuk i pëlqeu aspak gruas së tij, dhe kërkoi që Michael të largohej menjëherë nga shtëpia e tyre.

Pas shumë përpjekjesh Michael gjeti punë si pjatalarës në një restorant kinez në Arizona dhe shpesh i telefononte Costner, ku veç të tjereve e pyeste nëse e kishte lexuar dorëshkrimin e tij që i kishte lënë mbi tryezë ditën kur u largua prej tyre. Costner edhe pse vazhdonte të ishte akoma i zemëruar me të, përsëri nuk mund t’a linte që të vuante në skamje mikun e tij, por vazhdonte t’a ndihmonte duke i dërguar atij ushqime, batanije etj… por novelës së Michael nuk i hidhte as sytë, e jo më t’a lexonte.

Mbrëmjen e një dimri të ftohtë, ulur rreth vatrës me familjen, vajza e vogël i tregoi të atit pjesë nga një histori shkruar nga Michael Blake, të cilit i tërhoqi vëmendjen. U ngrit menjëherë shkoi në dhomën ku kishte qëndruar Michael. Dorëshkrimi ishte po aty, ashtu siç ai e kishte lënë, mbi atë tavolinë ku Michael ngryste e gdhinte netët duke shkruar. E lexoi me një frymë. Vepra me autor Michael Blake titullohej “Vallëzim me Ujqërit”(Dances with Wolves).

Keven Kostner si producet dhe regjisor e përshtati novelën e mikut të tij Michael Blake “Dances with the Wolves” në një film legjendë, fitues të 7-të Çmimeve Oskar. Si më parë të dy mbetën shokë të mirë deri kur Michael Blake u nda nga jeta në moshën 69 vjeçare, në vitin 2015 nga një sëmundje e rëndë.

Ngjarja preku zemrat e gazetarëve dhe shumë qytetarëve amerikanë, por edhe shqiptarëve të cilët janë ndalur, kanë shkruar e folur rreth kësaj historie sa interesante aq edhe mbresëlënëse. Shpresoj që edhe ju lexues të dashur nëse keni ndonje mik/mike të rrethit tuaj shoqëror që ka nevojë për ndihmë, mos hezitoni, vini dorën në zemër, e jepini dorën kur ndodhet në vështirësi ekonomike, shëndetësore apo familjare. Veçanërisht në dhe të huaj, në emigracion ku standartet e jetesës sado përbëjnë ndryshim nga ku keni/ kemi jetuar më parë.

Filed Under: Interviste

Zot shpëtoje Tiranën…

August 17, 2025 by s p

Prof. Viola Isufaj/

Mihal Hanxhari (autor i letrave të fundit të arkës), paraqet një rast të veçantë, si për nga forma e veçimit ashtu dhe estetika e tij: është i vetmi shkrimtar shqiptar që nuk botoi asgjë në të gjallë të tij, jo vetëm gjatë kohës të sistemit totalitar në Shqipëri, por as pas rënies së tij në vitin 1990, (edhe pse jetoi deri në vitin 1999). Për shkrimet e tij nuk fliste me askënd, as me miqtë.

Kjo dukuri me paszgjatimet pas 90-ës, afërmendsh, këput lidhjet me karakterin politik, dhe bëhet një akt estetitik. Ka lidhje me ngurrimin e thellë, me skepticizmin (ashtu si Zef Zorba “trembej pa masë” nga botimi – por ndryshe nga Zorba, Hanxhari vendosi të mos botonte kurrë).

Mihal Hanxhari, plot emocionalitet të brendshëm ka krijuar një univers letrar të thellë, meditaiv dhe estetikisht të përpunuar.

Krijimtaria e Hanxharit shquhet për një ndjeshmëri të hollë, për një lidhje intime me natyrën, dashurinë, ekzistencën dhe historinë. Ai shkruan me finesë dhe përkushtim, duke ofruar një poezi që është përjetim dhe reflektim filozofik e estetik. Ai është një shembull i rrallë i atij tipi shkrimtari që shkruan jo për lavdi apo shpërblim, por për nevojë shpirtërore dhe përkushtim ndaj së bukurës; i tillë, e sheh artin si akt shpëtimi dhe dëshmi të shpirtit njerëzor. Vepra e tij, mbetur për dekada në heshtje, tani kërkon vendin e vet në kujtesën kolektive kombëtare dhe në historinë letrare. Nëse hyjmë në poetikën e tij:

Tirana është një poezi- si një letër letër dashurie, shkruar natën për shpirtin, kujtesën dhe frymën e qytetit; një refleksion emocional dhe estetik mes simbolesh, imazhesh dhe një verbi subtil që e shpie lexuesin në një nivel tjetër reflektimi. Këtu Hanxhari përdor simbolikën urbane dhe natyrore për të rrëfyer historinë intime të një qyteti. Tirana bëhet personifikimi i kujtesës kolektive, një entitet që përmbledh kohën, shpirtin dhe njeriun.

Tirana, përtej një hapësire gjeografike, është një qenie e gjallë me mure muzgjesh, çezma që derdhen në kopshte dhe nallane në oborre. Tirana përfaqëson një mikrokozmos njerëzor e historik, ku çdo rrugicë, çdo mur, është një kujtim, një zë, një ndjesi e pashlyeshme.

Poeti projekton Tiranën përmes një lloj kujtese urbane, me detaje të thjeshta, që mbajnë peshë emocionale të madhe:

Mure të bardha / Ndërtuar vetëm për dritën e hënës / Rrugëza të Tiranës.

Drita e hënës është një ndriçim i butë, jo imponues, që shpreh dashurinë e qetë dhe intime ndaj qytetit. Rrugëzat janë si damarët e një zemre që pulson kujtime.

Gjersa krahët e yjeve të Mjelmës / Zbrisnin e i merrnin me vete

Këtu poetika merr një trajtë metafizike. Mjelma, simbol i pastërtisë dhe elegancës, në bashkëdyzim me krahët e yjeve,krijon një imazh çlirimi shpirtëror, një ngritje nga realiteti i rëndë tokësor drejt një përmase më të lartë të ndjesisë e të frymës. Hanxhari shkëlqen në përsëritje, duke forcuar ndjesinë e optimizmit dhe të energjisë së pastër:

Zëra çesmash që derdhen në rrugica / Zëra që vijnë pas teje.

Këtu vjen ndjesia e intimitetit dhe e mundësisë për të përjetuar lidhjen me shpirtin e qytetit. Zërat që vijnë pas teje krijojnë një atmosferë pothuaj mistike, si të ishim duke u ndjekur nga një e kaluar që na thërret shpirtërisht pafundësisht.

Ndërsa: Që nisin një kuvend me ty-

sugjeron një bisedë, një dialog të dashur mes individit dhe natyrës ose historisë apo midis njeriut dhe hapësirës, midis qytetarit dhe qytetit. Kjo nënkupton se jemi pjesë e një narrative më të madhe se vetë ne, narrativë e cila bartet nga një ndjenjë e mundësisë që çdo gjë mund të bëhet më e bukur.

Uji nuk është vetëm një element natyror, por një udhërrëfyes shpirtëror i kujtimeve, kohës, një ftesë për reflektim të qetë. Kur zërat e çesmave “vijnë pas teje”, poezia merr një dimension introspektiv – një dhënie e marrje me kujtesën, nostalgjinë dhe vetveten.

Kur poeti thërret: Zërin e nallaneve,/aromat e lashta që derdhin pjergullat,/shpirtërat e bardhë të stërgjyshërve tanë, ai po thërret, në fakt, kujtesën e gjallë jetësore. Këto janë elemente të jetës tradicionale, të përditshmërisë së dikurshme. Ato përfaqësojnë një jetë që ishte po që nuk është më, e, që, duhet ruajtur në kujtesën kolektive.

Kjo pjesë është përplot me nostalgji të shenjtë, një mall për normalitetin, ngrohtësinë dhe rrënjët.

Zot shpëtoje Tiranën-kjo thirrje për shpëtim dhe mbrojtje bëhet një lutje qytetase, historike dhe shpirtërore. Është kërkesa për të ruajtur identitetin e qytetit nga shkatërrimi, zhdukja ose shpërfytyrimi urban.Tirana vjen si entitet shpirtëror, si strukturë e identitetit kulturor, e rrezikuar të zhbëhet.

Poezia Tirana e Mihal Hanxharit do të mbetet një manifest i një finese shpirtërore të lartë për trashëgiminë, identitetin dhe kujtesën. Përdorimi i gjuhës metaforike, simbolika e thellë, ndjeshmëria e imazheve dhe ritmi i butë krijojnë një atmosferë të ëndërrt dhe të përmallshme, ku qyteti bëhet një pasqyrë e shpirtit dhe pjesë e përjetshme e rrjedhës së jetës së njeriut.

***

Mihal Hanxhari është një krijues që i jep letërsisë shqipe një dimension të ri estetik, filozofik dhe emocional. Ai është jo vetëm poet i natyrës dhe i dashurisë, por edhe dëshmitar i ndërgjegjes kulturore dhe shpirtërore të kohës.

Me një poezi që vjen nga një koshiencë e lartë, një poezi e përpunuar dhe universale, mbetur në sirtarë deri në vitin 1999, mund të thuhet se Hanxharit, i mjafton poetika e tij për të merituar vendin e duhur në faqet e artit të pavdekshëm shqiptar.

Filed Under: Interviste

NË FESTËN E ZOJËS SË MADHE NË LETNICË MARRIN PJESË KRYEMINISTRI ALBIN KURTI DHE KOMANDANTI I FORCAVE TË KFOR-it (NATO-s) GJENERALI ENRICO BARDUANI

August 16, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag behind him

AI-generated content may be incorrect.Kisha Katolike e Republikës së Kosovës, si çdo vit në të kaluarën edhe sivjet me 15 Gusht organizoi për besimtarët dhe dashamirsit e Shenjtërores së Zojës së Letnicës, festën e të “Të Ngriturit e Marisë Virgjër në Qiell”, e njohur ndër shqiptarët edhe si Zoja e Madhe, ose Zoja Cërnagore.  Historikisht, Letnica njihet në atë troje shqiptare si vend bashkimi, lutjeje e shtegtimi, sidomos, në këtë festë të madhe të Kishës Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Ceremonitë e rastit u kryesuan nga udhëheqsi i Kishës Katolike në Kosovë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Dihet se tradita e krishterë ka lenë gjurmë të pashlyeshme në Dardaninë e lashtë dhe në të gjitha trojet e lashta shqiptare, ashtu si edhe në Kontinentin e Vjetër.  Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë | Gazeta Telegraf  Një prej dëshmive më të dukshme të kësaj tradite janë Kishat dhe Shenjtëroret në Dardaninë e lashtë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perendimor.  Në veçanti, Kosova ka një Shenjtërore të njohur e të përzemërt, atë të Zojës së Madhe, në fshatin Letnicë të Karadakut. Në këtë Kishë Shenjtërore, kushtuar Virgjërës Mari, pati nisjen thirrja dhe misioni i Shën Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut.  Letnica, në komunën e Vitisë, Malësia e Karadakut, ku me 14 e 15 gusht, në festën e Zojës së Madhe, u vërshua nga besimtarë shtegtarë — pa dallim feje e kombësie — me lutje, uratë, adhurim e meditim, në shqip, kroatisht, anglisht e gjuhë të tjera, para trupores se Zojës së Madhe siç e quan populli i atyre anëve dhe më gjërë – një festim ky me rëndësi fetare, domosdoshmërisht, por edhe e një rëndësie historike kulturoro-kombëtare ku morën pjesë një mori besimtarësh dhe jo-besimtarësh në Letnicë – një trashëgimi kjo, vërtetë, e pasur historike, e një natyre jo vetëm shpirtërore e fetare, por edhe e një të dëshmi e vërtetësisë historike kombëtare iliro-arbërore. 

Siç mund të shihet nga fotot e botuara në portalin e Kryeministrisë së Kosovës në këtë festë në Letnicë mori pjesë edhe Major-Gjenerali Enrico Barduani. I pranishëm atje ishte edhe Kryeministri-në-detyrë, Z. Albin Kurti, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me atë rast.  Kryeministri Kurti e cilësoi Letnicën si një vend lutjeje dhe bashkimi për të gjithë njerëzit, një vend ku gjendet qetësia shpirtërore, duke theksuar se para kësaj truporeje janë përkulur breza të tërë, pa dallim feje, kombi, ose krahine – kroatë, shqiptarë katolikë e myslimanë, shkupjanë e shkodranë, romë, ortodoksë serbë e maqedonas, agnostikë, ateistë dhe shumë të tjerë – për t’u lutur me përulësi.

Ai tha se famullia e Letnicës është një pasuri e madhe historike për Kosovën dhe më gjerë, derisa potencoi se bartja e trupores së “Zonjës së Bekuar”, nga Shkupi dhe vendosja e saj në Letnicë, aty ku ndodhet edhe sot u bë simbol i bashkimit, shpresës dhe besimit të palëkundur.  Sot nuk jemi thjesht pjesëmarrës në një festë, tha më tej ai, por jemi pjesë e një familjeje të madhe shpirtërore, të bashkuar në Letnicë nga dashuria për Zojën Mari, Nënën e Jezusit. Andaj, tha se nga ky vend duhet të lëshojmë një thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit.

“Zoti e bekoftë Letnicën, dhe ndërmjetësinë e Zojës së Madhe, Kosovën tonë dhe të gjithë ata që me besim të plotë vizitojnë këtë tokë të shenjtë. Amen”, tha në fund të fjalës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, thuhet në portalin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: Kryeministri Kurti merr pjesë në meshën solemne për kremtimin e festës së Zojës së Bekuar, bën thirrje të përhershme për paqe, pajtim dhe hapje të zemrës ndaj njëri-tjetrit – Kryeministri

Frank Shkreli

*Fotot janë marrë nga portali i Kryeministrisë së Republikës së Kosovës – ku ka edhe të tjera nga aktivitetet në Letnicë.

A person in a suit shaking hands with another person in a suit

AI-generated content may be incorrect.

Kryeminsitri Kurti duke u përshëndetur me Komandantin e KFOR-it (NATOS) në Kosovë, Gjeneralin Enrico Barduani

A white church with steeples and trees in the background

AI-generated content may be incorrect.

                                    Kisha e Letnicës, Komuna e Vitisë

Udhëheqsi i Kishës Katolike në Kosovë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji kryesoi festën në Letnicë. Mori pjesë edhe Ipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Doda 

A group of people standing together

AI-generated content may be incorrect.
A group of women wearing traditional clothing

AI-generated content may be incorrect.
A group of people in military uniforms

AI-generated content may be incorrect.

                              Ushtarët e KFOR-it bartin truporen e Zojës së Letnicës

A group of people sitting in chairs

AI-generated content may be incorrect.

Filed Under: Interviste

Hasan Prishtina – 93 vjet nga atentati që la boshllëk në zemrën e Kombit

August 13, 2025 by s p

Mehmet Prishtina/

Sot kujtojmë me nderim dhe dhimbje 93-vjetorin e vrasjes politike të Hasan Prishtinës në Selanik, një humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë trojet etnike shqiptare. Hasan Prishtina nuk ishte thjesht një burrë shteti, por një vizionar, një patriot elitar dhe një kolos i politikës shqiptare, i cili i dha Kombit më shumë sesa shumë prej nesh do ta mundnin të jepnin gjatë një jete.

Si familjar dhe themelues i Fondacionit “Hasan Prishtina”, kemi punuar për ta ruajtur dhe afirmuar trashëgiminë e tij:

nga ngritja e monumenteve në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Vlorë, Elbasan, Dibrë, Tropojë e Kukës, tek organizimi i akademive shkencore dhe botimi i librave që thellojnë njohjen për veprën dhe idetë e tij. Hasan Prishtina mungon – në familjen e tij, në Drenicë, në Kosovë dhe në gjithë Shqipërinë.

Për fat të keq, historia shqiptare shpesh është e ashpër me figurat e mëdha: i harrojmë, i anatemojmë, i ofendojmë i burgosim e ndonjëherë edhe i vrasim.

Kjo shpesh na lë të mallkuar brenda vetvetes, në përplasje midis sojeve dhe interesave të ngushta.

Si do të dukej “Hasanizmi” në bashkëpunimin eShqipëris dhe Kosovës?

Shtresa jonë hasaniste, siç e përmendte Demaçi, ka mundësinë të fuqizohet tani, në kohën kur dy qeveri legjitime në Tiranë dhe Prishtinë mund të ndërtojnë ura bashkëpunimi real dhe të qëndrueshëm. “Hasanizmi” i sotëm nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët, përtej ideologjive dhe krahinave.

Nëse Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë me një vizion të qartë e të përbashkët, duke vënë interesin kombëtar mbi atë politik, do të ringrihet shpirti i aspiratave të Hasan Prishtinës. Ai që në parlamentin osman, me guxim të rrallë, paralajmëroi se “fjalëve bajate u jep fund shpata”, duke paralajmëruar luftën për të drejtat e shqiptarëve.

Hasan Prishtina – një rigjenerues i arsimit dhe një diplomati i rrallë

Ai ishte ndër të parët që kuptoi rëndësinë e arsimit kombëtar, duke investuar nga pasuria e tij në shkolla dhe duke dërguar nxënës në shkollën Normale të Elbasanit. Sot, ndonëse emri i tij duhet të ishte frymëzim për çdo shqiptar, ai shpesh vendoset në pikëpyetje ose harrohet padrejtësisht.

Në Konferencën e Paqes në Paris, kur shqiptarët u mohuan zëri, letra e Hasan Prishtinës tek Presidenti Wilson mbetet një dëshmi e fuqisë së tij diplomatike dhe përkushtimit për kauzën shqiptare.

Sot, kujtimi për Hasan Prishtinën është më shumë se histori – është një mësim dhe një përgjegjësi

Në kohën kur Kosova sfidohet nga brenda dhe jashtë, ne duhet të qëndrojmë besnikë ndaj idealit të tij: shteti i drejtë, i fortë dhe i bashkuar. Duke ndjekur modelin e tij, Shqipëria dhe Kosova mund të artikulojnë një “hasanizëm” të ri, që i përshtatet sfidave të sotme rajonale dhe globale.

Ne, brezi i hasanistëve, jemi thirrur të mos e lëmë këtë trashëgimi të fiket, por ta rigjallërojmë përmes veprave, bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj së ardhmes së kombit.

Në përkujtim dhe falenderim për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës — një burrë shteti, një idealist dhe një hero i përjetshëm.

Filed Under: Interviste

Një kartolinë bullgare drejtuar klubit “Bashkimi” në Manastir në vitin 1908

August 7, 2025 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Në shkurt të vitit 1908, në qytetin e Manastirit zyrtarisht u themelua klubi “Bashkimi”, i cili deri në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar do të luaj një rol të rëndësishëm për organizimin e Lëvizjes Kombëtare, arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe . Ai do të jetë inisiatori kryesor i Kongresit të Manastirit (14-22 nëntor 1908), që hodhi bazat për unifikimin e alfabetit.

Themelimi i këtij klubi u mirëprit jo vetëm nga patriotët shqiptar të të gjitha trevave, por edhe nga klubet e shoqëritë e kombësive të tjera që vepronin në këtë periudhë. Kështu, kryetari i klubit bullgar, i dërgoi një kartolinë.

Nga shënimet duket qartë se ajo është nisur nga posta e një qyteti bullgar dhe ka kushtuar 5 stotinka (monedhë e vogël bullgare), në adresën e klubit shqiptar “Bashkimi” në Manastir.

Kartolina ka tre lloje shkrimesh, bullgarisht, frëngjisht dhe osmanisht.

Në literaturën tonë, me përjashtim të pak librave në fushën e filatelisë, pothuajse mungojnë studimet historike që bazohen mbi kartolinat e huaja dhe ato shqiptare. Në vende të ndryshme ato realizohen kryesisht nga koleksionistët dhe të pasionuarit e mikrohistorisë, duke mbushur një boshllëk të rëndësishëm të jetës së përditshme.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 213
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT