• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Humanizmi i Shqiptares Albana Krasniqi

July 3, 2015 by dgreca

Histori Suksesi/Humanizmi – Humanizmi i Shqiptares Albana Krasniqi ne Org “Gift of Life International”ne ndihme te femijeve te semure. Ne Shkurt tevitit 2014 albana krasniqi ka marre çminin “Humanitarian Award” from Rotary District 7230 per ndihmen e dhene femijevete Kosoves./
Rrefimi I Albanes eshte mjaft rrenqethes,dhe prekes…une disa here e kame lene shkrimin dhe bashkebisedimin dhe syte me jane mbushur me lot.
Nga bashkebisedimi me Albanen dhe punen e saj jam ndjere mjaft e trishtuar , dhe e obliguar si grua , si nene se nuke duhet te lejojme askend te prishe jeten e femijeve, ato jane lulet e jetes , jane e ardhja jone qe gjenerojne progress.Te gjithe duhet te bejme shume me teper per femijet e semure kudo qe jane .Me ka dhembur shpirti shume.
Sa pasoja te tmerrshme pati ajo lufte…..
Gjakderdhja e madhe, eksodi I madh,situate e paper dhe pazakonte ndonjehere ne Europe, ndergjegjesuan bashkesine nderkombetare ta njohin vullnetin e popullit te Kosoves.. vullnetin per liri,e Panvaresi. Qofte e bekuar Amerika mikja jone e madhe ne te gjtha kohrat
Nuk ishte deshire e ketij populli qe Kosova te ngjyej ne qypin e gjakut.Asnje beteje ne Kosove nuk ishte pa nje pike gjaku,pa née dhimbje dhe shkaterrrim.
Alfabeti i lirise eshte ai i mocmi,me pushke, me dije, me guxim. Guxim shqiptar me plot guximtare dhe kryengrites te devotshem Asnje fjale e asaj kohe tregojne nuk ishte pa beteja, pa nje guxim ne vete.Liria ishte jo vetem nje deshire poor néje ender njé aspirate , dhe per te luftonin trimat, per kombin, flamurin , dhe femijet e tyre te ishin qytetare te lire te Europes .
Profili I Albanes/
Albana Krasniqi e quan veten me fat qe erdhi ne NY para se te fillonte lufta ne Kosove. Ne Gusht te vitit 1995, ajo u vendos ne NY per te vazhduar studimet. Tani ajo punon si analiste financiare ne “Portfolio Risk Management” per kompanine e njohur te sigurimeve Ambac Assurance Corporation.
Albana ka njé experience te suksesshme pune ne NY ne fushen profesionale por me shume suksese ka ne lemin e humanizmit. Ajo eshte nje bamirese e madhe dhe ne menyre vullnetare permes nje organizate bamiresie “Gift of Life International” ka shpetuar jeterat e mbi 60 femijeve nga Kosova, duke siguruar fonde per sherimin nga semundjet e zemres te cilat perpos qe jane shume te kushtueshme, nuk mund te kryhen ne Kosove.
Organizata “Gift of Life International” ka ndihmuar mbi 18,000 femije nga 67 vende te ndryshme te botes ne kater dekadat e fundit dhe tash ndihmon mbi 1000 femije ne vit te cilet vuajn nga semundet e zemres.
Gift of Life International i ka ofruar mundesine Albanes qe te ndihmoj femijet e Kosoves te cilet ne te kunderten nuk do te kishin shprese per jete. Eshte nje eksperience jashtezakonisht e cmueshme dhe ka nje vlere te vecante per te. “Eshte nje kenaqesi dhe nuk mund ta pershkruash lehte ate ndjenje qe fiton kur ndihmon njé femije dhe behesh ne njefare menyre pergjigje e lutjeve te prinderve te tyre”, thote ajo… Flet Albana per vendlindjen.
Une jam me prejardhje nga Vranoci i Pejes, e rritur ne Prishtine. Jam nje nga 7 femijet e prinderve te mi te cilet na mesuan se si te bejme me shume per komunitetin dhe njerzit ne nevoje si dhe per vendin tone. Kam 13 nipa dhe mbesa te cilet jane lumturia ime. Cdo here kam pasur passion femijet dhe cdo here jam munduar per te dhene ndihme atyre qe ishin me me pak fat dhe kishin nevoje per ndihme.
Pyetje:Albana, nga biseda mesova se keni ardhur ne NY para luftes ne Kosove, jeni diplomuar ne Degen Finance dhe krahas profesionit ju kryeni nje aktivitet shume te admirueshem bamiresie vullnetare ne nje organizate bamiresie “Gift of Life International”. Me cfare motivi dhe pasioni e ben Albana kete pune?”
Pergjigje:Duke qene e rritur ne Kosove dhe duke pare nga afer vuajtjet e popullit tone, ishte shume e rendesishme per mua qe ne menyre vullnetare te ndihmoj sado pak familjet ne nevoje. Per fat te mire me eshte dhene mundesia qe sado pak te kontribuoj per vendin tim duke ndihmuar femijet qe vuajne nga veset e lindura te zemres. Shpresoj dhe uroj qe keta femije kur te rriten te behen te suksesshem dhe te punojne per te miren e vendit se ata jane ardhmeria e Kosoves.
Pyetje:Si eshte vleresuar puna juaj ketu ne NY, si pjese e Shteteve te Bashkuara, si tempull I demokracise dhe te drejtave humane si dhe ne vendin e lindjes Kosove ?
Pergjigje:Fillimisht fakti qe rrethi, familja, miqte dhe te gjithe qe kan shprehe besimin tek une duke me mbeshtetur ne forma te ndryshme qofte me mjete financiare, me mikpritjen e femijeve dhe me cfaredo forme tjeter qe ishte e nevojshme, per mua personalisht ishte vlersimi me I madh qe kam perjetuar.
Ne anen tjeter puna e ime eshte vlersuar lart edhe nga organizata shqiptare por edhe ato amerikane. Ne Shkurt te vitit 2014 kam marre cmimin “Humanitarian Award” nga qarku I Rotarise 7230 per ndihmen e dhene femijve te Kosoves.
Ne shenje falenderimi per kontributin e dhene ne kete sfere, Ministri I Ministrise se Shendetsise se Kosoves me ka ndare nje cmim te vecante per mua.
Pyetje:A ka nostalgji, dhe dhimbje Albana per Kosoven dhe sa ndjehet se I ka permbushur detyrimet morale humane per bashkekombasit e vet? Si ka qene bashkpunimi juaj me autoritet e Kosoves,dhe si ka qene mbeshtetja e bashkeatdhetareve ketu ne NY ?
Pergjigje:Natyrisht se ndiej malle per vendin ku u linda dhe u rrita. Nuk ka rendesi se sa larg mund te jetoj njeriu nga vendlindja, me mendje dhe zemer jemi cdo here atje. Perderisa po ndertoja karieren time dhe po ndertoja jeten ne NY, kam mbajtur lidhje te ngushta me Kosoven permes familjes time ne Kosove dhe shoqerise time ketu mbrenda komunitetit shqiptar ne NY.
Bashkepunimi im me autoritet e Kosoves eshte shume I mire. Cdo here qe e vizitojme Kosoven bashke me ekipin e mjekeve dhe perfaqesuesit e organizates kemi zhvilluar takime drejt per drejte me institucionet shteterore te Kosoves duke perfshire edhe Presidenten, Ministrin e Shendetsise, drejtorin e Qendres Klinike Universitare te Kosoves, Rotarite e Kosoves por edhe mjeket e ketij drejtimi qe te gjithe se bashku ta lehtesojme dhe ta mundesojme qe sa me shume femije te ndihmohen.
Ndersa ketu ne NY, kemi hasur ne perkrahje nga perfaqesuesit e Konzullates se Republikes se Kosoves ne NY. Kam zhvilluar takime te rregullta me perfaqesuesit e konsullates gjate gjithe kohes per te rritur bashkepunimin si dhe per te rritur vetedijen e komunitetit per programin tone. Po ashtu kemi pasur perkrahje edhe nga Ambasada e Kosoves ne Washington.
Pyetje: Dua te mesoj une dhe nepermjet meje lexuesi,ka qene née rastesi apo née qellim ne vetevete,si ja filluat punes me kete organizate dhe ne cfare kapacieti jeni e angazhuar ?
Pergjigje:Une mesova per organizaten ne menyre krejt te rastesishme kur po kthehesha nga Prishtina per ne NY dhe ne te njejtin fluturim ishte edhe nja vajze ne at kohe 7 vjece e cila vinte per sherim ne New Jersey.
Ne vitin 2009 Gift of Life International kishte vene edhe lidhjet e para me Kosoven kur krijohet dega e saj Gift of Life Kosova e mbeshtetur nga Rotary Club Prishtina. Nga kjo kohe e deri ne fillim te vitit 2012 vetem 9 femije nga Kosova ishin ndihmuar nga Gift of Life International.
Duke qene e pakenaqur me numrin e vogel te femije te ndihmuar nga GOLI, ne Shkurt te vitit 2012 u takova me disa nga anetaret e bordit dhe me drejtorin ekzekutiv te organizates. Gjate bisedes qe kisha me ta I pyeta se pse kaq pak femij ndihmohen nga Kosova duke ditur se spitalet tona nuk I berballojne operimet e hapura ne zemer si dhe mungesen e eksperteve ne kete lami.
Pergjigja e tyre ishte e thjeshte “dokumentet mjeksore apo incizimet e zemres qe vijn nga atje kan kualitetin shume te dobet si dhe kerkohet angazhim me I madh I ju vet shqiptareve”.
Kjo pergjigje e lendoj shume ndergjegjien time si shqiptare prandaj ne ate moment u zotova se mos angazhimi yne si komunitet kurr me nuk do te jete shkak I vuajtjes se femijeve te Kosoves. Menjehere kontaktova komunitetin shqiptare ketu perkatesisht familjaret dhe miqte e mi dhe shpreha shqetesimin tim per kete qeshtje e si pergjigje mora perkrahjen e tyre verbale se do te jene pas meje ne realizimin e kesaj qeshtje.
Ne anen tjeter per tu njoftuar me gjendjen e femijeve ne Kosove kishim nevoje per informacione te sakta prandaj kontaktova udheheqesin e Gift of Life Kosova, profesor Dr. Mazllum Belegun.
Te gjitha keto, sigurimi I fondeve dhe informacioneve lidhur me gjendjen e femijve ishin perpjekjet e para per ta realizuar misionin e pare te skriningut ne Prishtine, mision ky I cili do te mundesonte diagnostifikimin adekuat te femijeve me vese te lindura te zemres. Per here te pare ne Maj te vitit 2012 udhetova me nje ekip mjekesh nga NY per ne Prishtine dhe per nje jave sa qendruam atje, kontrolluam mbi 60 femije. Nga 60 femijet e kontrolluar, 31 prej tyre u derguan per sherim ne spitale te ndryshme te Amerikes pastaj edhe ne Izrael, Kore Jugore e Itali.
Realizimi I suksesshem I misionit te pare dhe nevojes se vazhdueshme te femijve ne Kosove per sherim jashte vendit, me beri qe te angazhohem edhe me shume per te ngritur fonde qe te vazhdojme me misione te tjera. Pas nje angazhimi serioz arritem qe ne Maj te vitit 2014 te shkojme perseri ne Prishtine me ekipin e njejte te mjekeve per misionin e dyte te skriningut. Perseri qendruam nje jave dhe kontrolluam mbi 184 femije duke perfshire ketu edhe 40 femijet qe veq kishin mbaruar me suksese operimet ne zemer. Qe nga ajo kohe mbi 60 femije kan fituar shansen dyte per jete duke kryer operimet ne zemer.
Tani jemi ne pregaditje te misionit te trete I cili do te mbahet kah fundi I ketij viti.
Tashme jam anetare e bordit te organizates Gift of Life International si dhe anetare e komisionit per rritje te fondeve. Une kryesisht merrem me rritjen e fondeve per femijet e Kosoves por edhe te femijeve ane e mban botes.
Pyetje: Angazhimi per te ndihmuar dhe sheruar femijet eshte nje mission tejet human e njerezor, duke filluar nga marrja e femijes nga Kosova, qendrimi ne NY dhe deri te operimi e me pas sherimi I plote . Sa zgjat ky process deri ne sherimin e plote?
Pergjigje:Angazhimi i ekipit tone eshte shume i madh. Gjate qendrimit tone ne Kosove, perveq qe I diagnostifikojme femijet, I njoftojm familjaret me llojin e semundjes se femijet te tyre, pastaj iu tregojme se cfare duhet te dijne lidhur me udhetimin dhe qendrimin ne NY, dokumentet te cilat duhet ti sigurojne etj. Pasi te kthehemi nga Prishtina dergojme dokumentet mjeksore ne spitale te ndryshme per pranim, aranzhohet udhetimi per femijen dhe njerin nga prinderit, gjendet familja nikoqire ku do te qedrojne femije dhe prindi; duhet te sigurohen te gjitha akomodimet falas per ta dhe te sigurohen edhe gjerat me elementare per ta. E pasi te arrin femijet ketu, ata qendrojn prej 8 deri ne 12 jave deri ne sherim te plote varesisht se cfare lloj operimi I eshte nenshtruar femije si dhe gjendjes te tyre fizike e shendetsore.
Pyetje: Ky sherbim kaq human ne ndihme te femijeve te semure ,qe uroj gjithmone sherimin e tyre, me prek dhe me impresionon, desha te di keta femije jane nga Kosova apo edhe vende te tjera?
Pergjigje:Organizata jone ndihmone femije nga 67 vende te ndryshme te botes. Natyrisht une kryesisht ndihmoj femijet nga Kosova por kemi pasur edhe raste kur femijet kan ardhur nga Shqiperia. Ne cdo here shikojme dhe kerkojme te rrisim rrjetin e vendeve te cilat kane nevoje per ndihmen tone.
Te gjithe prinderit dhe familjaret e femijve qe vuajn nga semundjet e zemres pavaresisht se nga cili vend jane duke pas parasysh se organizata jone ndihmon femijet nga mbare bota, kane te njejten lutje se si te gjejne zgjidhje per sherimin e tyre e ne nje njefar menyre jemi bere pergjigje e lutjeve te tyre.
Pastaj duke ditur pak a shume kulturen e popullit tone, kur kane nje femije te semure e tere vemendja e familjes dhe mjetet financiare drejtohen tek ai femije dhe e trajtojne ne menyre te vecant, keshtu qe organizata jone jo vetem se shpetojme jeten e femijeve por edhe ua nderrojme jeten te gjithe pjesetareve te familjes.
Pyetje: Ju falenderoj shume e dashur Albana per kete bashkebisedim kaq interesant dhe mbreselenes qe me preku dhe me solli disa momente prane femijeve te semure qe ju uroj sherim te shpejt ane e kend femijeve qe nuk gezojne shendet te mire ne bote sepse ata jane lumturia dhe vet jeta jone, dhe ju mision te suksesshem. Urime nga zemra
Pergjigje: Albana Krasniqi:Duke ju falenderuar shume per mundesine qe me dhate per te folur per misionin tim, ju pergezoj dhe juve Liliana per misionin tuaj fisnik “Gruaja Shqiptare ne Bote” per njohjen dhe berjen prezent te punes humane dhe profesionalizmit te larte te grave shqiptare ne te gjithe boten. Ju faleminderit
Liliana PERE:Ju falenderoj shume e dashur Albana per kete bashkebisedim kaq interesant dhe mbreselenes qe me preku dhe me solli disa momente prane femijeve te semure, per kete pune dhe ndjenje humane qe ju zoteroni, ju uroj sherim te shpejt femijeve ane e kend botes femijeve qe nuk gezojne shendet te mire , sepse ata jane lumturia dhe vet jeta jone, Albana ju uroj mision te suksesshem. Suksese nga zemra!

Liliana Pere
Presidente
Gruaja shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Humanizmi i Shqiptares Albana Krasniqi, Liliana Pere

Aleksandër Meksi: 2 korriku është nje dite simbol ne historinë e Shqipërisë

July 2, 2015 by dgreca

Me 2 korrik te vitit 1990, 4700 shqiptare u dynden drejt ambasadave kryesore ne Tirane, nje prej ngjarjeve qe tronditi me fort regjimin e komunist. Muri i Berlinit kishte rene, ne Rumani ishte vrare diktatori Caushesku dhe jehona e këtyre ngjarjeve kishte mbërritur edhe ne Tirane ku regjimi komunist ende vazhdonte te rezistonte. Aleksander Meksi, i cili asokohe punonte pranë muzeut arkeologjik e qe 2 vjet me vone do te behej kryeministër i Shqipërisë rrëfen se si e përjetoi hapjen e ambasadave.
“Unë banoja atë kohe ne Laprake dhe kaloje me biçiklete çdo here nga rruga “Skenderbej” qe quhej e Ambasadave sepse ishte e shtruar me asfalt te mire dhe nuk çaheshin gomat e biçikletave, pastaj futesha ne rrugicat e “Rrugës se Kavajës” dhe dilja për te shkuar ne Muzeun Arkeologjik . Me ka qëlluar qe te jem edhe përpara Ambasadës Turke kur ajo ishte e rrethuar me njerëz qe shikonin ata qe ishin brenda. Ato dite qe u hapen ambasadat mbaj mend njerëz ne Ambasadën Franceze, ne Ambasadat e tjera, por sigurisht një numër i madh njerëzish ne oborrin e Ambasadës Gjermane ku edhe hynin edhe dilnin. Dhe kishte miq qe te thërrisnin Leka hajde edhe ti. Me thënë te drejtën edhe unë pata nje tundim. Duhet te hynim e rregulluam me një mikeshën tone qe kishte shtëpinë e te atit te saj te paguanim leke, s’po e them shifrën sa, policeve për te hyre. Por nuk hymë se per shkak te vështirësive te ushqimit te çunit dhe ne fakt nuk do rrezikonim shume se te nesërmen u larguan se kjo ishte ne ditët e fundit. Pat hyre kunati im mjaft i njohur ne Laprake”.
Sipas Meksit 2 korriku është nje dite simbol ne historinë e Shqipërisë.
“Është nje dite historike se i dëshmoi botes qe shqiptaret nuk e duronin me komunizmin, po i dëshmoi edhe shqiptareve brenda qe duhet një akt heroizmi”.
Kane kaluar me shume se dy dekada nga hapja e Ambasadave dhe rënia e regjimit komunist, por fenomeni i shqiptareve qe kërkojnë te largohen e kërkojnë azil ne Gjermani e vende te tjera ende vazhdon. Dhe njeriu qe ka qeverisur Shqipërinë ne vitit ’92-’97 ka nje përgjigje per pyetjen nëse ky është nje dështim i klasës politike.
“Klasa politike ka dështuar neqoftese e quajmë fushën per te cilën do te ishte destinacioni saj ne kushtet; me hesapin e tyre janë ne rregull derisa i veshin me te njëjtën ngjyre sheshet e Tiranës, kërkojnë ti lyejnë shtëpitë me te njëjtën ngjyre, me ngjyrën e tyre te kenë kanatiere e flamur te gjithë; do te thotë qe jane shume te lumtur qe kane realizuar synimet e tyre. A janë apo s’jane demokratike dhe a janë ato qe duan shqiptaret është tjeter gje. Se paku ata qe duan te ikin qe janë mijëra e mijëra, nuk kane te njëjtin mendim me klasën politike.”
Ikjet masive te shqiptareve kane përplasur shpesh mazhorancen me opozitën muajt e fundit, pasi qeveria akuzohet si përgjegjësja kryesore për eksodin./TV Vizion Plus

Filed Under: Interviste Tagged With: 2 korriku, aleksander meksi, dite simbol

Presheva eshte vend i lirise se munguar dhe i dijes se ndaluar!

July 1, 2015 by dgreca

Intervistë me z. Gazmend Arifi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Europiane për Luginën – Preshevë/
Për Tribunën Shqiptare, bashkëbisedoi Ajet Nuro, Montreal, Kanada/
Foto nag Altin Agron Boriçi/

Hyrje/
Dëshira për të bërë të njohur Luginën e Preshevës në të gjithë përbërësit e saj tek publiku shqiptar, më ka lindur herët. Në janar 2009, kur isha në stazh tek Zëri i Amerikës, takova z. Shaqir Salihu, gazetar, i cili mes të tjarsh më tha se shumë pak pasqyrohet Lugina e Preshevës në media. Pas kësaj kam njohur shumë preshevar, poetë, gazetarë, artistë dhe çuditërisht ata gjenden gjithandej a thua kjo komunë shqiptare, prodhon veç intelektual dhe artistë. Por, nga ana tjetër, të rinjët preshevarë i ke në universitetin e Tiranës, Prishtinës por edhe në universitete të tjara të botës. Shumë shqiptarë nga Presheva kanë emigruar (më mirë i janë larguar dhunës….) në shumë vende të botës, kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore por edhe këtu në Kanada. Shumë shqiptarë me origjinë nga Presheva, janë pjesë e politikës shqiptare, kryesisht në Kosovë. Por, Presheva, ka qenë edhe në qendër të vëmendjes kryesisht për dhunën e ushtuar nga autoritetet serbe në Preshevë dhe Bujanovce, dy komuna që janë pjesë e Serbisë. Ja pra, hapja e Qendrës Europianepër Luginën – Preshevë më jep rastin e mirë të bisedoj me një preshevar për Preshevën. – Ajet Nuro
Tribuna Shqiptare : Z. Arifi, së pari faleminderit për gatishmërinë për të qenë në një farë mënyre zdhënës i Luginës së Preshevës. Së dyti, përpara se të flasim për Preshevën dhe preshevarët, zoti Arifi, pa dashur t’u kërkojmë një Curriculum Vitae, nja dy fjalë për Ju.
Gazmend Arifi : Jam Malesor, nga lagjja e Ahmatajve ( Caravajke ), qe i bie nga Karadaku i Shkupit ( pjesa mbi Presheve). Te paret e mi, thuhet se kane emigruar nga Mirdita. Kam lindur ne Presheve me 30.10.1959 dhe prindrit e mi kishin tre femije dhe sot mund te themise ata arriten te kene nji mjek ( radiolog) , nji ekonomiste dhe mua qe kam mbaruar shkollen fillore “18 Nentori”- Presheve dhe Gjimnazin “Skenderbeu” ne Presheve.ne vitin 1977-78. Me pas jam regjistruar ne universitetin e Prishtines ne fakultetin juridik. Gjer me vitin 1991 kam punuar ne sektorin privat dhe ne ate vit jam punesuar ne Sherbimin juridik ne N.Sh ” Metal” Presheve, ku qendrova plot kater vite.
Deri ne vitin 2010 prap isha ne sektorin privat, ku kete vit isha Drejtor Ekzekutiv (Partner Preshevar ) ne Universitetin Nderkombetar te Struges, dega ne Presheve. Dega e cila nderpreu punen ne nentore te vitit 2011. Si produkt i gjithe kesaj doli nga shtypi Libri im ” Presheva Liria dhe Dituria” i botuar ne Geer Tirane . Jam i martuar dhe prind i tri Vajzave dhe dy Djemve. Sot bej punen e Drejtorit Ekzekutiv te “European Centre for the Valley ” ne Presheve.
Tribuna Shqiptare : Siç e përmendët edhe Ju, ju keni botuar së fundi një libër i titulluar « Presheva : Liria dhe dituria ». Vet titulli flet shumë, por ajo që do të donim të dinim është cili është historiku i kësaj krahine apo komune shqiptare.
Gazmend Arifi : Presheva eshte vend i lirise se munguar dhe i dijes se ndaluar. Ne Presheve , mungesa e lirise eshte mbjellur ne shekullin e kaluar, ndersa ndalimi i diturise vijon edhe ne shekullin tone. Liria pa dituri mund te perdoret, te shperdoret dhe te abuzohet. Dituria pa liri mund te prodhoj Xhordano Bruno e Galileo Gallei ne cdo kohe dhe ne cdo vend . Ky tog fjalesh ” Liri-Dituri” eshte komplomentuar, eshte plotesues, eshte i pandashem.Ne kohet moderne , ne shoqerit demokratike bashkimi “Liri-Dituri”eshte vlera me universale qe po i jep trendin rendit boteror te mileniumit te ri.
Lugina e Presheves, historikisht eshte pjese natyrale e historise se popullit dhe kombit shqiptar ne Ballkan. Elementet historike ne teresi, sidomos ato kulturore, gjuhesore, shpirterore e zakonore deshmojne ne menyre te pakontestueshme dhe nderkombtarisht te pranuar qasjen e shqiptareve te Lugines se Presheves me popullin shqiptar.Shqiptaret e quajn Presheven “Kosove Lindore”, serbet e therrasin “Serbija jugore”. Ky emertim kontradiktor shpreh “de-facto” nji realitet mbar shqiptar, ndersa “de-jure”, nji mjedis politik serb. Ky fakt politiko-juridik reflekton situaten problematike, nyje te Lugines se Presheve se popullit te saj. E vendosur ne trekendshin Kosove-Maqedoni-Serbi, Lugina e Presheves permban nga pikpamja administrative tri komuna: Presheven, Bujanocin dhe Medvegjen.Te marra se bashku kan nji siperfaqe prej 1249 km2 me nji popullsi mbi 100.000 banore. Duhet te ceket se ne kohen e Federates Jugosllave te Titos, Qeverija federale i ndau shqiptaret e Lugines nga Kosova qellimisht me nji vendim te vitit 1946. Ndarja u be duke kembyer dy komuna serbe ( Leposaviqin dhe Zubin Potokun). Komunat me zoterim shqiptar kaluan direkt nen juridiksionin e Serbise. Ne mars te vitit 1992 shqiptaret e Lugines organizuan referendumin e 1 e 2 marsit, per statusin e tyre ne raport me Kosoven. Rezultati i referendumit ishte nji vote unanime plebishitare pro bashkimit me Kosoven.
Situata me e perkeqesuar eshte ajo e pasluftes se Kosoves mbas vitit 1999. Ne kete moment shumica e forcave ushtarake e paramilitare serbe u larguan nga Kosova dhe u perqendruan ne kete rajon. Kundervenie direkte e ketyre forcave revanshiste serbe ishte krijimi i UCPMB. Bashkesia Nderkombetare me qellim te parandalimit dhe pershkallezimit te ketij konflikkti nderhyri dhe ndikoi ne Marveshjen e Konculit e cila qoi deri tek carmatosja e UCPMB dhe rihyrjen ne Lugine te forcave serbe dhe krijoi nji strukture te vecant qeveritare te drejtuar nga Nebojsha Coviq nga i cili u premtuan investime vendore e nderkombetare, zgjedhje te lira lokale, forca policore shumetnike si dhe integrimin e shqiptareve ne institucione publike. Pra veshtruar me kete pikpamje gjeoekonomike dhe gjeostrategjike, Lugina e Presheves, ky trekendsh qe nderlidh Serbine, Kosoven dhe Maqedonine kerkon nji trajtim shume te kujdesshem dhe me kendveshtrim te gjere.Prandaj edhe zgjidhja e problemit te saj konsiderohet shume komplekse sikunder vet pozicioni dhe nderthurrjet e interesave mbar rajonale.
Tribuna Shqiptare : Në paraqitjen që bëra në krye të kësaj interviste, përmenda artistë, poet, gazetarë dhe politikanë që kanë dal nga Presheva. N’a përmendni ju lutem, disa nga më të njohurit prej tyre.
Gazmend Arifi : Lugina i dha kombit me shume se sa kombi Presheves. Qe nga kohrat e kaluara qe nga Lidhja e Prizrenit, Presheva ka dhene Idriz Seferin ( Heroin kombetar ) , akademik Idriz Ajetin ( Medvegje ), Rexhep Ismajlin ( Presheve), Hivzi Islamin( Ternoc-Bujanoc ), Nexhat Dacin( Ternoce ), etj ; Poete : Sadete Presheva ( si poeteshe e pare shqiptare ne ish Jugosllavine ), Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahu, Mirko Gashi , Qerim Arifi, Xheme Karadaku, Hasan Emerllahu , Bilall Maliqi , Veli Veliu, Luan Maloku etj. Gazetare : Vehbi Bajrami , Mefail Maliqi , Baki Rexhepi , Ramize Murtezi etj. Artiste : Ismet Januzi ( piktor ) , Sabedin Etemi ( piktor ) , Agron Borici( aktor, dramaturg, regjisor ) , Arta Selimi ( aktore ne TK te Ks ) etj.
Tribuna Shqiptare : Çfarë e bënë të veçantë Preshevën dhe si shpjegohet kjo etje për t’u shkolluar?
Gazmend Arifi : Presheven, sot e ben te vecante shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” qe ka 1704 nxenes dhe llogaritet nje nder shkollat me me shume nxenesh ne Trevat shqiptare, si dhe Gjimnazi “Skenderbeu” qe sot ka 944 nxenes . Tradicionalisht, Lugina ka dhene emra te shquar kombit shqiptar .Peripevite , jeta e veshtire e shqiptareve ka shty popullaten qe per nji jete me te mire dhe mundesi per te dal nga Lugina te jet edhe arsimi ( me nji te keqe se nje pjese e te arsimuareve nuk jane kthyr ne Lugine ). Arsimimi e ka ruajtur me se miri popullaten e Presheves nga asimilimi ( gje qe ka ndoll me popullaten e asimiluar ne Sanxhak.
Tribuna Shqiptare : Dy fjalë për pupullsinë, komunën dhe organizmin politikë të Luginës së Preshevës.
Gazmend Arifi : Presheva ka nji popullsi gati te paster etnike , me 96% popullat shqiptare, me popullat rome dhe popullate serbe diku 2 % . Ne Bujanoc eshte nji multietnicitet me i theksuar ku popullaten atje e perbejn 58 % shqiptar e pjesa tjeter % e vogel duhet te jet rome. Medvegja sot ( shume e zbrazur ) diku gjithsej numron popullat shqiptare te mbetur diku mes 450 – 5oo veta. Ne Presheve sot veprojne gjashte subjekte politike ( parti politike ) dhe ne Kuvendin Komunal te Presheves eshte nji strukture e paster shqiptare ( dmth pa asnji etni tjeter ). Ne Bujanoc njashtu veprojn pese subjekte politike, shumicen e keshilltareve te Kuvendit e perbejne shqiptaret si dhe Kryetari i Komunes eshte shqiptar. Ne Medvegj kemi nji realitet krejtesisht tjeter. Ne Lugine u themeluan shume parti politike te cilat ne vend se te unifikojne luften politike, ato ceshtjen e pazgjjidhur te shqiptareve aq shume e parcializuan saqe nuk meti mahalle, familje pa u politizuar, jo per interesa kombetare por per interesa te ngushta personale e familjare …U thye kolektiviteti familjar e kombtare dhe dolen ne shesh antivlera politike, kulturore, arsimore, ekonomike etj.
Tribuna Shqiptare : Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duket se Presheva (por edhe shqiptarët e Maqedonisë. Malit të zi etj…) është nga pikat më të nxehta ku shqiptarët ende vuajnë për të drejtat e tyre. Si i kanë përjetuar shqiptarët e Preshevës ndryshimet e çerek shekullit të fundit dhe sidomos çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj?
Gazmend Arifi : Mbas vitit 2001-2002 , zhvillimiet politike ne Kosove lane disi jashte vemendjes gjendjen e veshtire politike ne Lugine te Presheves. Fillimisht zhvillimet politike per Pavarsimin e Malit te Zi dhe mepas edhe dinamika politike ne Kosove, kane ndikuar dhe vazhdojne te ndikojn ne Lugine, te populli dhe te perfaqesuesit “politike” te Lugines . Situata me e perkeqesuar e mardhenieve te shqiptareve te Lugines me Serbine eshte ajo e pasluftes se 1999 ku si revansh i kesaj situate krijohet UCPMB. Eshte realitet se po te kthehemi me koke prapa do te kemi arsye per shqetesim, po te hecim para , duhet te jemi optimist. Eshte shume e kjarte se ka qene shume me veshtire shkeputja e teritorit te Kosoves nga Ish Jugosllavija ne krahasim me “rehatimin” e situates ne Lugine te Presheves. Ja qe me erdhi dhe thenja e Isa Boletinit : Une jam mire kur eshte mire Shqypnija !…
Tribuna Shqiptare : Cilat janë problemet më të mëdha sot të shqiptarëve të Preshevës?
Gazmend Arifi : Liria dhe Dituria !…
Tribuna Shqiptare : Ju keni qenë një nga nismëtarët e hapjes së një universiteti në Preshevë. Ai u mbyll? Pse? A mund të rihapet? Kush mund të ndihmoi në një përpjekje si kjo?
Gazmend Arifi : Me 22 Qershor 2010 me një marrveshje ne mes Partnerit Preshevar (Gazmend Arifi) dhe Universitetit Nderkombtar te Struges, merret vendimi qe te hapet Dega e ketij Universiteti ne Presheve. Me shume nder e knaqesi ishim te privilegjuar dhe me 07 korrik 2010 ne Shtepin e Kultures ne menyre solemne hapem degen para nji numri te madh qytetaresh te Lugines se Presheves. Kam nji binde te palekundur se i gjithe stafi akademik dhe administrativ i deges ne Presheve si dhe bashkepunetoret e tjere ishin me nje entuziazem patriotik te perkushtuar ne pune, pertej detyrave normale te nji stafi universitar, kjo vinte nga ideja se puna jone ishte dicka me e rendesushme se mesimdhenja ne universitet. Shumica e jone e konsideronim punen si te nji rendesije emancipuese per treven dhe qytetin tone, qe u ipte te gjitheve energji per te bere me te miren e mundshme ne dobi te njohjes se njerzve me vlerat tona kombtare e natyrisht jo vetem te atyre qe studionin ne Universitet.
Hapja e Universitetit shqip ne Lugine ishte nji domosdoshmeri edhe ne kontekstin historik te lindjes se domosdoshme te tij ne nje truall patriotik por relativisht te pazhvilluar, pa shume te drejta e me shume luftura dhe pak paq, me shume tradita por te varfer, me shume vyrtyte por pak te arsimuar. Por po pame pertej te sotmes, si shqiptar autokton realist por edhe si europian integrues e globalist, Lugina e Presheves ka nevoje per Universsitet shqip.
E ardhmja e popujve te Evropes se bashkuar ku synojne te shkojn te gjithe popujt qe e perbejn Kontinentin e Europes eshte zhvillim kulturor , emancipim shoqeror , integrimi dhe zhvillimet e medha te cilat nuk realizohen pa patur njerez te ditur qe te iu pergjigjen sfidave te medha te se ardhmes. Presheva nuk mund te mbetet ende vend i LIRISE se munguar dhe i DITURISE se ndaluar ne nji ane, si dhe Presheva nuk do te jete kurre moderne pa Universitetin e saj SHQIP. E ardhmja e Krahines sone do jete e ndritur, do jet me e begatshme, nese ajo do udhehiqet nga njerez mire te arsimuar, te shkolluar mu ne Universitetin Shqip. « Hapja e nji Universiteti eshte mbyllja e nji burgu »…
Pse u mbyll ?
Besojaj dhe besoj se Universiteti shqip do kthej Presheven ne nji qytet universitar. Kontributi i institucionit tone nepermjet proceseve shkencore ne qytetin e Presheves ishte mjaft i larte dhe i vlersuar nga ana e studenteve dhe stafit mesimdhenes te cilet kan dhene nji perkrahje maksimale per Universitetin tone. Ne keto vite arsimi i larte mori hovin ne te gjithe rajonin po keshtu edhe ne zonat shqipfolese e padyshym ne menyre shperthyese ne Shqiperi !
Shpesh i kam sjell ndermend shume nga vuajtjet dhe peripecite qe ka kaluar gjate dekadave te ndryshme shkolla shqipe, arsimi, abetarja dhe arsimtaret.
Natyrisht se nga te paret deshmore te arsimit qe me kujtohet ne momente kur meditoja me vehten ishte Petro Nini Luarasi ( 1865-1911 ), si Drejtor i Shkolles se Djemve ne Korce shkonte nga fshati ne fshat per perhapjen e gjuhes shqipe. Me 20 shtatore 1892 Peshkopi i Kosturit-Filatit ,nxorri nji lajmrim me titull : ” Mallkimi i shkronjave shqipe “.Me vitin 1909 Qeverija Turke mbyll te gjitha shkollat shqipe dhe jep urdher te prere qe te shuhen te gjitha librat shqipe se bashku me dokumentet dhe literaturen. Petro Nini Luarasi vazhdoi mesimin e shqipes nder shqiptaret dhe si pasoje e vrane me vitin 1911. Babe Dede Karbunara ( 1842-1917 ) nga Berati ishte bashkepuntor i ngushte i Konstadin Kristoforidhit , i cili filloi gjate kremtimit te meshes te lexonte ungjillin ne gjuhen shqipe duke marre mbi vete kercenimet nga eproret klerik ortodoks. Me 1895 fanatiket i dogjen shtepine. Prifti ortodoks Kapedan Stathi Medhani , vraponte me librat ne gji dhe me pushken ne krah ane me ane ne Shqiperi, ai ishte nga Permeti, kishte qene pjesmarres ne Kongresin e Manastirit, kerkonte dhenien e meshen ne gjuhen shqipe, pasi sipas tij ” shiptaret merren vesh me Zotin me mire ne shqipen se sa ne greqishten, pastaj Zoti i din te gjitha gjuhet e pse mos te din edhe gjuhen shqipe “? Dhe shume e shume raste te tilla gjate historise se arsimit shqip.
Asnjihere nuke kam krahasuar vehten time me atdhetare te tille te shqiptarizmes e patriotizmes si keta te lartepermendur e shume te tjere qe nuk i permenda POR jo ralle historine e mbylljes se Universitetit te pare shqip ne Presheve e kam shikuar si mjaft te ngjashme me disa nga keto te lartetreguara.
Ende dhe sot e kesaj dite nuk kam arrit te kuptoj se si dhe sa duhet arsyet e verteta qe i quan disa individ, politikan, apo zyrtare qe te angazhohen e ti hapin lufte Universitetit, dega ne Presheve , sa te shkonte puna deri atje qe kjo lule e emancipimit dhe perparimit te mbyllej. Ne bashkepunim me disa bashkepuntore qe me mire i bashkangjiteshin te fortit sesa te shkonin me te DREJTIN Disa individ relativisht te fuqishem per momentin ne Treven tone, organizuan e bashkepunuan deri aty sa te me benin mua nji kallxim penal ( me skenar te pergaditur) per arsye te cilat as ata vet nuk i kishin te kjarta.
Ne qe bem te pamunduren qe te hapet Universiteti shqip ne Lugine, padrejtesisht u larguam, perfolem, u keqperdorem dhe u arrestuam, “shpetimtaret” dhe patronet e tyre, zune pozitat e veta ne karrika kryetaresh e cka jo.
U dergova ne paraburgim nga inskenime te turpshme dhe prej ku dola i pafajshem dhe i padenuar. Pas lirimit tim kerkova nga TV lokale qe vepronin ne Presheve qe te kem nji emision tv ( nji interviste tv ) qe te informoja qytetaret e Lugines per paraburgimin tim, per shkaqet e hapjes dhe argumentet e mbylljes se Universitetit ( gje qe me heret kisha pas me dhjetra realizime ne Tv ne fjale ) e une posedoja te gjithat FAKTET dhe ARGUMENTET materiale …POR cuditerisht kjo kerkese mu refuzua, intervenuan “patronet” e servileve qe te mos me ipet mundesija e publikimit te realitetit te UNS, dega ne Presheve. Ngushellim me mbeti ne dore Vertetimi nga Tv Presheva per “jo”te e “derguar”, mesit – misionare, duke me treguar se fjalet e kujt i percillnin , kerkuan qe te mbyllin gojen e te shperblehesha me nji vend pune. Nuk dua te ulem ne nivelin e te derguarve te tille e as te atyre qe i derguan duke nxjerr emra te ndryshem apo postet e ofruara. ATA kishin harruar se “nuk isha per shitje” dhe se Universiteti nuk ishte vend pazaresh !…

Nga ky “ngerq” edhe u obligova qe te shkruaj Librin “Presheva, Liria dhe Dituria” duke u mundua qe te perfshi arsyet e hapjes, nevojat te mirat qe sjell Universiteti shqip ne Lugine si dhe shkaqet e mbylljes dhe te gjitha te ndodhurat ne UNS, dega Presheve. Universiteti ne Presheve ishte nji realitet dhe ate fakt nuk mund qe te zhbejn as perqarjet as genjeshtrat as shpifjet as premtimet boshe te “patroneve” e “shpetimtareve” te tyre. Universiteti gjeti dhe ka mbeshtetjen mbareshqiptareve te treves soneé
Tribuna Shqiptare : A bashkëpunon faktori politik shqiptar për të patur një zë përball makinës serbe?
Gazmend Arifi : Qeshtja eshte se gjithcka duhet qe te ket buruimin nga kerkesat e organizuara nga vet ne qe jetojme ne Lugine. Subjektet politike qe veprojne ne Lugine vetemse sa e kan politizu cdo familje, mahalle (lagje) vetemse per nevoja personale e partiake duke lene anash interesin e popullit dhe ato kombtare. Besoj fort se ne zerin tone do pergjigjet pozitivisht edhe Tirana edhe Prishtina zyrtare. Te mos mbetem borgj, kohet e fundit ka levizje te rinise Preshevare per ndoshta nji organizim me te themelte
Tribuna Shqiptare : Kur zëri i shqiptarëve nuk dëgjohet, duket se mjeti i vetëm për dëgjimin e zërit të tyre është arma. Mendoni se shqiptarët mund t’i kthehen kësaj forme të zgjidhjes së problemeve të tyre?
Gazmend Arifi : Tani , mendoj se duhet te veprojm me mjetet demokratike qe edhe kombi yne duhet te shfrytezoj rrjedhat e dekadave te fundit qe jane ne rajon.
Tribuna Shqiptare : Si e shikojnë shqiptarët e Preshevës të ardhmen e tyre?
Gazmend Arifi : Te bashkuar ne BE !
Tribuna Shqiptare : Gjatë vizitës së parë që një kryeministër shqiptar zhvilloi që pas vizitës së Hoxhën pas Luftës së Dytë Botërore, në Beograd, Presheva ishte destinacioni i dytë. Si u ndien shqiptarët e Preshevës?
Gazmend Arifi : Ishte vizita e pare zyrtare e Kryeministrit Rama por e dyta qe i bente Presheves. U ndiem shume te FORTE dhe vazhduam ashtu te ndiheshim edhe ne ditet ne vijim, na la mundesine e shpresen qe te organizohemi per realizimin e lirise dhe te gjitha te drejtave qe duhet ti gezonim …
Tribuna Shqiptare : Gjatë vizitës së Ramës në Preshevë, kjo e fundit u mbulua me flamuj kuq e zi. Sa patriotë janë shqiptarët e Preshevës?
Gazmend Arifi : Thuhet se shteti Shqiptar eshte kur ka Shkodren, Dibren e Presheven bashke. Presheva me shume i ka dhene vendit se sa vendi Presheves, Preshevaret jane shume patriot.
Tribuna Shqiptare : Në një debat në facebook, shumë komentues theksonin faktin se shumë të rinjë nga Presheva janë radikalizuar apo janë bërë më shumë fetar aq sa ata identifikohen me fenë. Në përgjithësi, sipas Jush, çfarë vendi zë feja tek shqiptarët e Preshevës?
Gazmend Arifi : Mbizotron arsimi, edukata tradita dhe zakonet shqiptare mbi fenë ne Lugine .
Tribuna Shqiptare : Nëse do të rreshtonim sipas përparësisë, çfarë vendi u japin shqiptarët e Preshevës këtyre elementëve identifikues : familje, komb, fe?
Gazmend Arifi : Komb, familje, fe …
Tribuna Shqiptare : Si trajtohen shqiptarët e Preshevës nga Tirana dhe Prishtina? Prisni më shumë prej tyre?
Gazmend Arifi : U deklarova dhe me lart se “defekti ” eshte tek ne ! Ne cdo “projekt” qe do organizohet mire dhe i pranuar jam shume i bindur se do trajtohet pozitivisht nga Tirana e Prishtine…Tiranes i bie “barra” me e madhe qe te “interesohet” per realitetin shqiptar ne Lugine.
Tribuna Shqiptare : Ndonëse Prishtina është pak më afër, ka preferenca mes kryeqyteteve? E thënë ndryshe, nëse duhet të trokisni në dyerët e zyrtarëve në një nga dy shtetet tona, do të preferonit Tiranën apo Prishtinën?
Gazmend Arifi : Tiranen !
Tribuna Shqiptare : Duke u uruar për Hapjen e Qendrës Europiane të Luginës ë Preshevës, dy fjalë për këtë institucion.
Gazmend Arifi : European Centre for the Valley, eshte Organizate per zhvillim te arsimit, kultures, shkences, edukimit, teknologjise e themeluar per te bashkepunur me organizata vendore dhe nderkombetare dhe institucionet tjera ne vend dhe jashte vendit…Besoj se e kemi gjithe te kjarte se e ardhmja e popujve te Ballkanit do jete ne Europen e Bashkuar, aty ku synojne e pretendojne te shkojne gjithe popujt qe e perbejn Kontinentin e Vjeter e kjo arrihet permes zhvillimit kulturor, emancipimit shoqeror, integrimeve te medha ekonomike, detyra keto qe nuk ka mundesi te realizohen pa patur njerez te ditur qe i pergjigjen sfidave te medha te se ardhmes. Te ceki se sot kemi marveshje bashkepunimi me organizata nga Turqia, Kosova, Shqiperia , Gjermania etj.
Tribuna Shqiptare : Si Gazmend por, edhe duke qenë një shqiptar që jeton në Preshevë, jeni optimist se Presheva do gjej vendin e saj në zgjidhjen e çështjes shqiptare cilado qoftë ajo?
Gazmend Arifi : Duke patur parasysh levizjet dhe politikat qe po levizin ne rajon dhe duke ditur levizjet e popullit tim ( me paqedashuri dhe kulture europiane ) jam shume i bindur se Lugina do realizoj Lirine e merituar. Se fundmi ju falemnderoj per mundesin e dhenjes se intervistes. Juve ju deshiroj shume mbaresi e suksese ne jete !
Tibuna Shqiptare :Z. Arifi, më lejoni edhe një herë t’iu falenderoj në emrin tim dhe atë të të gjithë atyre që do lexojnë intervistën Tuaj. Suksese Qendrës Europiane të Luginës së Preshevës!

Filed Under: Interviste Tagged With: Ajet Nuro, Gazmend Arifi, Interviste, Presheva, se munguar, vend i lirise

Putini në kujtimet e shokut të klasës

June 29, 2015 by dgreca

Parathënien e intervistës dhe intervistën e mëposhtme të gazetares Natalia Dvali, të botuar në portalin ukrainas “Gordon”, e ka përkthyer dhe përgatitur për faqen e internetit Prof.dr. Eshref Ymeri./

Nga Natalia Dvali/

 Ish-zbuluesi sovjetik, kurse tani analist amerikan i financave, Juri Shvec, i ka rrëfyer portalit “Gordon” për faktin se pavarësisht nga jetëshkrimi zyrtar, presidenti Putin nuk ka punuar asnjëherë në zbulim për shkak të“aftësive të tij poshtë mesatares”, për nofkat e Putinit në KGB dhe për dy shkresa, të cilat mjafton t’i firmosë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ekonomia e Rusisë të marrë rrokullimën.      Juri Shvec, ish-oficer i Drejtorisë së Parë Qendrore të KGB-së, i diplomuar në Institutin e Zbulimit të Jashtëm “Andropov”, kurse tani analist amerikan i financave, në vitet ’80, në kulmin e “luftës së ftohtë”, ka pas qenë zbulues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka pas punuar nën maskën e korrespondentit tëTASS-it (Agjencisë Telegrafike të Bashkimit Sovjetik), merrej me grumbullimin dhe me analizën e informacionit për ndonjë goditje të mundshme të papritur bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Bashkimit Sovjetik.Në vitin 1990 atë e liruan nga shërbimi. Tre vjet më vonë, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati botuar librin me titull “Rezidentura e Vashingtonit: jeta ime si spiun i KGB-së në Amerikë”. 18 vjetët e fundit, ish zbuluesi po drejton një firmë për grumbullimin e informacionit dhe për vlerësimin e rreziqeve tregtare të kompanive që planifikojnë të administrojnë një biznes shumëmilionësh, si në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe në mbarë botën, duke përfshirë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë.

Juri Shvec është njëri nga dëshmitarët kyç në seancat dëgjimore që po zhvillohen tani në Londër për vrasjen e ish-oficerit të Shërbimit Federativ të Sigurisë të Federatës Ruse Aleksandër Litvinjenko. Ka qenë pikërisht Juri Shvec ai që e pati ndihmuar Litvinjenkon të grumbullonte dhe të analizonte dosjen në ngarkim tëViktor Ivanovit, ortakut tëVladimir Putinit, drejtor asokohe i Shërbimit Federativ të Federatës Ruse për kontrollin e qarkullimit të narkotrafikut. Në atë dosje qe grumbulluar një informacion për lidhjet e Putinit dhe tëIvanovit me grupin e organizuar kriminal të Tambovit, i cili në vitet ’90 merrej me tregtimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave të njërit prej narkokarteleve më të mëdhenj kolumbianë. Në përputhje me materialet e hetimit britanik, pikërisht Shveci dhe Litvinjenko bënë që të dështonte biznes-ujdia e njërës nga korporatat kryesore evropiane me Federatën Ruse, nga e cila Ivanovi planifikonte të merrte një shumë të majme. Përveç kësaj, Juri Shvec, në cilësinë e ekspertit, pati marrë pjesë në çështjen e imigrimit të ish-kryeministrit ukrainas Pavl Lazarenko, kurse në vitet 2002-2005 ai pati deshifruar dhe analizuar “shiritin e Melnjiçenkos” – një regjistrim i përgjimit të ish-presidentit të Ukrainës Leonid Kuçma, në kuadrin e hetimit të çështjes për vrasjen e gazetarit Gjergj Gongaxe. Atë deshifrim të regjistrimit, Shveci e pati botuar në internet-resurse me pseudonimin Pjetër Lutëj.

            Në intervistën ekskluzive për portalin “Gordon”, Juri Shvec ka rrëfyer sesi një vit më parë, para fillimit të aktivizimit të operacioneve ushtarake në Donbas, qe pëpjekur të jepte ndihmën e vet “për të likuiduar separatistët e armatosur” dhe se çfarë përgjigjeje i pati dhënë atij udhëheqja ukrainase.Ai pati shpjeguar, gjithashtu, se pse e vlerëson Putinin si një njeri me “aftësi poshtë mesatares” dhe “cilat janë dy shkresat që mjafton t’i nënshkruajë” presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, që ekonomia e Rusisë të marrë rrokullimën.

Zbuluesi Putin është marrë me budallallëqe: zbulonte dhe denonconte thashethemet e studentëve për profesorët, kurse në Republikën Demokratike Gjermane shtronte tryeza me të ngrëna e me të pira për shokët e rangjeve të larta që vinin nga Moska.

 

Pyetje: A është e vërtetë që ju keni qenë shok klase me Vladimir Putinin në Institutin “Andropov” të KGB-së të Bashkimit Sovjetik?

            Përgjigje: Ky informacion është bërë i ditur në muajin maj të vitit 2001, në sajtin e Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Federatës Ruse. Në atë material thuhej se unë jam tradhtar, sepse unë po bëja publike gjëra demaskuese për KGB-në, kurse në kllapa thuhej:

“Në fillim të viteve ’80 Juri Shvec ka qenë shok klase me Vladimir Putinin në Akademinë e KGB-së”.

            Pyetje: Po cila ishte arsyeja që shërbimeve sekrete ruse u lipsej demaskimi juaj pikërisht në vitin 2001?

            Përgjigje: Nuk e kam idenë. Me Rusinë passovjetike mua nuk më lidhte asgjë, unë asnjëherë nuk kam qenë qytetar i Federatës Ruse, unë madje as pasaportë ruse nuk kam patur. Në vitin 1993 u largova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kursae tre vjet më vonë botova librin me kujtime me titull “Rezidentura e Vashingtonit: jeta ime si spiun i KGB-së në Amerikë”. Sapo kujtimet e mia panë dritën e botimit, në Rusi filluan klithmat: se, demek, Juri Shvec paska zbuluar të gjitha sekretet. Për çfarë sekretesh ishte fjala, përderisa Bashkimi Sovjetik kishte kohë që ishte shpërbërë, KGB-ja asokohe nuk ekzistonte, kurse përfaqësuesi i KGB-së Vladimir Krjuçkovi qe dergjur tashmë në burg se qe orvatur të kryente një grusht shteti në vitin 1991.

            Pyetje: Mos ndoshta klithmat shpërthyen për faktin se ju dini shumë gjëra për të kaluarën e Putinit-zbulues?

            Përgjigje: Putini nuk ka punuar asnjëherë në zbulim.

            Pyetje: Por në jetëshkrimin zyrtar të Presidentit të Federatës Ruse a nuk thuhet se ai ka shërbyer si kundërzbulues në Leningrad (tani Shën-Pteterburg), kurse më pas në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ)?

            Përgjigje: Pas përfundimit të institutit “Andropov”, Putinin e dërguan në organet territoriale dhe, konkretisht, në drejtorinë e KGB-së për Leningradin dhe për qarkun e Leningradit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të kuptuar “Who is mister Putin?” dhe se çfarë po ndodh tani me Rusinë.

Që të pranoheshe në Institutin “Andropov” të KGB-së së Bashkimit Sovjetik, ishte një gjë jashtëzakonisht e koklavitur. Por po të pranoheshe ama, atëherë gjasat ishin 99,9% që ty do të të dërgonin të shërbeje në zbulim (me përjashtim të shokëve të republikave nga Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës dhe nga republika të tjera: ata i dërgonin në Moskë për përgatitjen e kuadrove kombëtare, kurse më pas shumë shpesh i kthenin mbrapsht). Por për Leningradin ndryshonte puna. Me mua kanë qënë shokë të institutit disa djem nga ky qytet, ata u emëruan në Drejtorinë e Parë Kryesore të KGB-së, drejtori kjo që përgjigjej për zbulimin e jashtëm, kurse Putinin nuk e emruan atje.

Pyetje: Pse?

            Përgjigje: Pavarësisht nga miti i përhapur, në zbulim emëroheshin jo vetëm Xhejms Bondët, se të tillët mund të numëroheshin me gishta. Masa kryesore e bashkëpunëtorëve të Drejtorisë së Parë Kryesore të KGB-së, përbëhej nga njerëz me aftësi mesatare analitike dhe me karakteristika të përshtatshme psikologjike. Fjala kyç që përdorej për karakterizimin e tyre ishte fjala “mesatar”. Fakti që Putinin e dërguan jo në zbulim, por në drejtorinë e KGB-së në Leningrad, dëshmon se mes kolegëve, aftësitë e tij ishin poshtë mesatares.

Gjatë vazhdimit të studimeve në Moskë, Putini, si i ardhur nga një qytet tjetër, banonte në një objekt të mbyllur që ndodhej jashtë qytetit, thellë në pyll dhe të rrethuar me një gardh të lartë. Presidenti i ardhshëm i Federatës Ruse pati ndenjur atje 24 orë, shtatë ditë në javë gjatë gjithë vitit. Në Institutin “Andropov” studentët i pajisnin jo vetëm me dije, por edhe i studionin për të kuptuar nëse ata ishin të përshtatshëm për të punuar në zbulim ose jo. Studentin Putin gjatë një viti e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar me të gjitha rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë dhe, në përfundim, e nisën për të punuar në qarkun e Leningradit.

            Pyetje: Por ama në Bashkimin Sovjetik, qyteti i dytë për nga rëndësia, pas Moskës, ishte Leningradi. Pse ju shpreheni me kaq shpërfillje për shërbimin në kryeqytetin verior?

            Përgjigje: Drejtoria e sigurimit për Leningradin dhe për qarkun e Leningradit ishte një zyrë tipike provinciale e KGB-së që nuk kishte asnjë dallim nga drejtoria e KGB-së, fjala vjen, në Zhmerinkë ose në Berdiçevë. Sipas idesë që qarkullonte, bashkëpunëtorët duhej të gjuanin spiunët dhe të rekrutonin të vetët, por, në të vërtetë, me një gjë të tillë nuk merreshin, sepse në mbarë botën nuk kishte aq spiunë, sa kishte në Bashkimin Sovjetik njësi zbulimi territoriale. Kështu që në Leningrad zbuluesi Putin merrej me budallallëqe: zbulonte thashethemet e studentëve për profesorët, thashethemet e profesorëve për rektorët etj.

Pyetje: Megjithatë, në vitin 1985, presidentin e ardhshëm të Federatës Ruse e dërguan me punë në Gjermaninë Lindore, ku, sipas jetëshkrimit zyrtar, “ai kaloi me shërbim në një pikë zbulimi territorial në Drezden, nën maskën e detyrës së drejtorit të Pallatit të Miqësisë BRSS-RDGJ”, apo jo?

Përgjigje: Në RDGJ nuk ka pasur rezidenturë të KGB-së dhe, në bazë të urdhrit, KGB-ja nuk merrej me veprimtari zbuluese në territorin e vendeve socialiste, veçanërisht në RDGJ, e cila përfaqësonte njërin nga regjimet më miqësore të Bashkimit Sovjetik. Gjermanolindorët kishin një zbulim agjenturor të tyre të mrekullueshëm. Kryesorja ishte që atij të mos i nxirrje pengesa. Ata e kryenin vetë detyrën e tyre dhe i raportonin Moskës.

Rezidentura është një nënrepart konspirativ i zbulimit të një shteti në territorin e një shteti tjetër. Në RDGJ një gjë e tillë nuk ekzistonte, por ka qenë një përfaqësi zyrtare e KGB-së në Berlin, në Drezden dhe, me sa mbaj mend, edhe në një qytet tjetër. Pse? Në kohën e Bashkimit Sovjetik, dalja jashtë shtetit ishte një ngjarje e shënuar për çdo qytetar sovjetik. Dhe KGB-ja, për bashkëpunëtorët e nënreparteve territoriale, organizonte këtë“festë të jetës”. Oficerin e KGB-së e dërgonin për disa vjet në RDGJ, ku ai dridhte zinxhirin dhe kthehej në atdhe me njëaparat fotografik me lenten “Karl Cejs” dhe me një takëm tryeze “Madona”. Këto dy gjëra standarde ishin praktikisht rezultati i tij i vetëm i “veprimtarisë së tij zbuluese” në RDGJ.

Me të njëjtat gjëra është marrë edhe Putini. Si drejtor i Pallatit të Miqësisë BRSS-RDGJ, ai kishte për detyrë të shtronte tryezat për shokët e rangjeve të larta që vinin nga Moska, t’i qeraste me të ngrëna e me të pira, t’u blinte gjësend nëpër shitoret e qytetit, të shtronte përsëri tryezat, t’i përcillte për në aerodromdhe t’i niste për në Moskë. Ja, kjo ka qenë gjithë puna “zbuluese” e Putinit në RDGJ.

Pyetje: Ju po ngulni këmbë se Putini i kohës së shërbimit në KGB aftësitë i kishte poshtë mesatares dhe se me zbulim të vërtetë ai nuk qenka marrë asnjëherë?…

Përgjigje: Nuk jam unë ai që po ngul këmbë, por jetëshkrimi i tij i rremë profesional. Vetë fakti që Putinin, pas Institutit “Andropov” e rikthyen në Leningrad, është mjaft domethënës. Gjatë vazhdimit të institutit, atë e patën studiuar dhjetra pedagogë dhe instruktorë profesionistë dhe secili prej tyre, pas përfundimit të studimeve, shkruante për çdo student karakteristikën përkatëse. Unë kam lexuar disa nga ato karakteristika: ato ishin tronditëse për nga thellësia e përshkrimit të aftësive intelektuale dhe psikologjike të studentëve të diplomuar. Meqë ra fjala, a e dini se sa shumë dëshmon për njeriun nofka e tij? Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë“Botoks” (botox –ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” – E.Y.).

Pyetje: Në Ukrainë ka, gjithashtu, nofka për presidentin rus?…

Përgjigje: (Qesh). E di që ka, Putin-lla-lla-lla. Strategët e mëdhenj rusë që patën luftuar në Krime kundër perandorisë osmane, nga perandoresha Ekaterina patën marrë prapashtesa të bukura në mbiemrat e tyre: Suvorov-Romnikski, Rumjancev-Tejdunajski, Potjomkin-Tavriçeski. Kurse Putini, për operacionin e Krimesë të vitit të kaluar, mori prapashtesën kuptimplotek…uc.

Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij. Një njeri të tillë nuk mund ta dërgoje si zbulues jashtë vendit, sepse atij i lexohej në fytyrë shprehja: “Rekrutomë mua”. Ai prandaj edhe shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit. Nuk e di se si i shkuan punët në sport, por në KGB ai nuk nxori absolutisht asgjë në dritë.

Pyetje: Por megjithatë, në dallim nga shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?

Përgjigje: Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet që në vitin 1953 Nikita Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës rrinin njerëz seriozë.

Leonid Brezhnjevin, si një njeri i butë dhe mendjeshkurtër që ishte, po ashtu, e vunë përkohësisht në krye të Bashkimit Sovjetik. Pas nja dy vjetësh atë duhej ta zëvendësonte njeriu me mend, “Shuriku i hekurt”, Aleksandër Shelepini. Por të gjithë kishin nevojë për një kukull: se, gjoja, do t’ia mbledhim fijet dhe pas nja dy vjetësh do ta shkarkojmë. Si përfundim, ato dy vjetët u bënë tërkuzë deri në 18 vjet të epokës brezhnjeviane.

E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atë e zgjodhën si një kukull të bindur, e cila, në postin e kreut të Federatës Ruse, duhej t’u garantonte sigurinë dhe kuletën atyre që u zuri vendin. Unë kam komunikuar me Boris Bjerezovskin, i cili pati luajtuar një rol jo të vogël që Putini të bëhej president. Borisi më ka thënë:

“Më jepni mua një kanal televiziv dhe unë trungun kam për ta bërë president të Rusisë”

Ja kjo është e tërë përgjigjja se si Putini u bë president.

Pyetje: Në Rusinë e ditëve tona a është e mundur vallë një përmbysje në oborr, e cila do ta largonte Putinin nga pushteti?

Përgjigje: Është plotësisht e mundur, aq më tepër kur “elitave” të Kremlinit po u dëmtohet biznesi për shkak të sanksioneve perëndimore. Ato as që duan t’ia dinë as për Krimenë, as për Donbasin.

Konflikti kryesor strategjik tani është konflikti mes pikësynimit të Putinit për të qendruar në pushtet deri në dërrasën e varrit dhe kërkesave objektive të vendit për një zhvillim normal. Në qoftë se Putini do të vazhdojë të rri në krye të pushtetit derisa të jetë gjallë, atëherë Rusia ose dotë shpërbëhet, ose do të shndërrohet në një shtet të dorës së tretë, si puna e Koresë së Veriut ose e Mongolisë.

Pyetje: A nuk ju duket se elitat e Kremlinit i frikësohen më shumë rebelimit popullor, sesa sanksioneve perëndimore dhe prandaj nuk po kuturisin të kryejnë një grusht shteti?

Përgjigje: Kjo është një sëmundje e rrënjosur e “elitës” moskovite.Në prag të shembjes së Bashkimit Sovjetik, te ne në KGB, çdo javë vinte një punonjës partiak i radhës nga Komiteti Qendror dhe na thoshte:

“Që ta merrni vesh, djema, ju duhet të na ndihmoni të rrimë në pushtet, përndryshe ka për të filluar njërebelim i pakuptimtë dhe i pamëshirshëm. Atëherë edhe juve, edhe neve kanë për të na varur nëpër shtyllat e fenerëve të rrugës, si në Budapest, gjatë kryengritjes antisovjetike të vitit 1956”.

Pyetje: Sa e madhe është mundësia që Putini të shkelë sustën bërthamore?

Përgjigje: Është zero. Unë, në kulmin e “luftës së ftohtë” mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, profesionalisht jam marrë me problematikën strategjike, kur rreziku i luftës bërthamore ekzistonte realisht. Ç’do të thotë të fillosh një luftë bërthamore? Do të thotë që të japësh goditjen e parë, e cila ka si qëllim të shfarosë maksimalisht një sasi sistemesh raketore të kundërshtarit me bazë tokësore, dhe kur, si kundërpërgjigje, do të nisen drejt teje raketat e tjera, ato është e domosdoshme t’i rrëzosh në ajër me mjetet e tua të mbrojtjes raketore. Bashkimi Sovjetik nuk e ka pasur asnjëherë potencialin e goditjes së parë raketore, kurse Rusia jo që jo.

Pyetje: Sipas të dhënave zyrtare të shtatorit të vitit 2013, në arsenalin e Federatës Ruse kishte rreth 3 mijë mbushje bërthamore, kurse në burimet jozyrtare përmendet një shifër më e madhe se 50 mijë, apo jo?

Përgjigje: Struktura e raketave ruse me bazë tokësore është e tillë që përafërsisht gjysma e mbushjeve bërthamore është e instaluar në raketat SS-18 ose “Satana”, të prodhuara nëbyronë e konstruksionit “Jugorja”në Dnjepropetrovsk. Ato janë prodhim i viteve ’60 të shekullit të kaluar. Atje ka afërsisht nga 10 mbushje bërthamore për çdo raketë, por ato nuk e kanë saktësinë e domosdoshme. Raketat janë parashikuar të japin goditje në sipërfaqë, por jo në objetiva të saktë. Domethënë, raketat ruse mund t’i fshijnë nga faqja e dheut Nju Jorkun, San Franciskon dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por pas kësaj do të vijë një kundërgoditje, e cila do ta fshijë nga faqja e dheut krejt Rusinë.

Faktor i rëndësishëm kritik për të marrë vendimin “për të dhënë ose jo një goditje bërthamore”,është fakti se me çfarë saktësie raketa jote do të bjerë në objektiv. Raketat sovjetike dhe tani ato ruse, dallohen për faktin se saktësinë e kanë të dobët. Për më tepër, saktësinë reale të goditjes së tyre nuk e di askush, sepse një ndikim të madh mbi trajektoren e fluturimit të raketës ushtrojnë veçoritë atmosferike të asaj zone, nëpër të cilën ajo po shkon drejt objektivit. Është tjetër punë kur bëhet prova e nje rakete, e cila fluturon nga poligoni lindor për në Kamçatkë, sipas një korridori të caktuar me veçori të njohura atmosferike. Por edhe nëse do të jepet goditja bërthamore, atëherë raketat do të fluturojnë sipas trajektores më të shkurtër, domethënë përmes hapësirave të Polit të Veiut dhe, si përfundim, askush nuk e di se ku do të arrijnë ato, sepse prova të tilla deri tani nuk janë bërë

Madje edhe sikur Putini të luajë nga tepeleku përfundimisht dhe të kuturisë të shkelë sustën bërthamore, shokët do ta korrigjojnë shpejt e shpejt dhe do t’i shpjegojnë gjithçka.

Presidenti i Federatës Ruse s’ka shumë haber nga këto punë. Në filmin dokumentar me titull “Krimeja. Rruga për në atdhe”, Putini mburret se si “e pati trembur” një torpedinier të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Detin e Zi: demek, ne rreshtuam në formacion të hapur kompleksin e mbrojtjes bregdetare dhe e zhuluam atë për satelitët, në mënyrë që amerikanët ta shikonin dhe të tmerroheshin…

Po pse nuk doli askush që t’ia shpjegonte Putinit një hollësi të vogël: largësia e qitjes së kompleksit rus është 250 km, kurse largësia e fluturimit të raketave të telekomanduara që lëshohen nga torpedinieri amerikan, është 2500 km. Po të fillojë një luftë serioze, komplekset që kreu i Rusisë i ka vendosur në Krime, do tëshfarosen nga flota e gjashtë amerikane në Detin Mesdhe, madje pa hyrë fare në ujërat e Detit të Zi.

Përveç anës teknike të çështjes, ekziston edhe ana psikologjike. Ju vërtetë mendoni se një njeri, i cili çdo vit zhduket nga hapësirat publike nga shtatë deri në dhjetë ditë për të bërë tërheqjen e lëkurës së fytyrës dhe të ngopet me botoks, na qenka i aftë për të shpërthyer një luftë bërthamore? Se nga një kundërgoditje, botoksi do të shkrijë dhe do t’i rrjedhë nga frika.

Pyetje: Mos ju keni thjesht zili që presidenti i Federatës Ruse çdo vit ka më pak e më pak rrudha?

Përgjigje: Për të shtypur sustën bërthamore, duhet të jesh i pushtuar nga një ide prej maniaku, kurse Putini është skllav vetëm i dy dëshirave plotësisht tokësore: ta zgjatë jetën deri në pafundësi dhe të mbetet në pushtet përgjithmonë. Ju a e vutë re një hollësi të rëndësishme në takimin që u zhvillua në Minsk?

Pyetje: Në bisedimet që vazhduan 17 orë në Minsk në muajin shkurt të vitit 2015 pati shumë hollësira të rëndësishme. Për cilën e keni fjalën konkretisht?

Përgjigje: Ishte fillimi i bisedimeve. Merkeli, Holandi, Poroshenkoja dhe Putini po hynin në sallë. Lukashenkoja po i ulte vetë të gjithë nëpër vende. Sakaq, drejt presidentit të Bjellorusisë turret kreu i Rusisë dhe gati s’po ia rrëmbente nga duart ndenjësen ku do të ulej. U krijua një gjendje pështjellimi. Dhe a e dini se pse? Sepse lartësia e ndenjëses është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm i politikës së jashtme të Federatës Ruse. Ndenjësja duhet të jetë e lartë, në mënyrë që Putini të mos duket shkurtabiq. Por, njëkohësisht, ndenjësja nuk duhet të jetë edhe shumë e lartë, në mënyrë që këmbët e presidentit të Federatës Ruse të mos hallakaten në ajër. Përgatitja e ndenjëses për Putinin përbën një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme para çdo daljeje të tij në publik. Atë ndenjëse e bëjnë gati që më herët. Por në atë rast, Lukashenkoja, duke mos e ditur njëgjë të tillë, po ia ofronte dikujt tjetër atë ndenjëse intime. Për pak sa nuk dështuan bisedimet e Minskut për shkak të asaj ndenjëseje. Kurse ju po thoni “të shtypë sustën bërthamore”. Ju lutem shumë!…

Pyetje: Po nëse shantazhi bërthamor qenka një bllof, atëherë cila qenka arsyeja që Perëndimi reagon me kaq përtesë për agresionin e Rusisë në Ukrainë?

Përgjigje: Kundërvënia e tanishme e Vashingtonit dhe e Moskës të kujton marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Sovjetik në fundin e viteve ’70. Në krye të Amerikës asokohe ishte Xhimi Karteri, liberal dhe i butë, i cili mundohej që të jetonte në miqësi me të gjithë. Në vend që të shfrytëzohej një gjë e tillë dhe të përmirësoheshin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik filloi një sulm serioz: ndërhyri në Afganistan, kurse raketat SS-20 i drejtoi nga Evropa. Si përfundim, pasi mbaroi mandati i Karterit, në vitin 1981 president u zgjodh Ronald Regani, i rreptë, i cili vendosi t’i lante hesapet me marrëzitë e Bashkimit Sovjetik. Ai i shtoi shpenzimet për armatimet. Si kundërpërgjigje, gjeneralët sovjetikë filluan t’i mbushnin mendjen Byrosë Politike dhe Sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik se, demek, amerikanët janë duke përgatitur goditjen e parë kundër Bashkimit Sovjetik. Regani, në të vërtetë, një gjë të tillë nuk e kishte planifikuar.

Pyetje: Si nuk e kishte planifikuar, përderisa pikërisht gjatë presidencës së Reganit “lufta e ftohtë” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik pati arritur kulmin?

Përgjigje: Në vitin 1985, mua, me detyrën e korrespondentit të TASS-it, më nisën për në Vashington. Gazetaria ishte një maskë. Unë erdha në Vashington me detyrë“të ndiqja nga afër përgatitjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një goditje të befasishme raketo-bërthamore kundër Bashkimit Sovjetik”. Një detyrë e tillë u qe ngarkuar edhe të gjithë kolegëve të mi në linjën e zbulimit politik. Për mua qenë të mjaftueshme tre muaj për të kuptuar një gjë: detyra ishte një gjepur e pastër.

Në fillim mendova se mos ndoshta ka diçka që nuk arrij ta kuptoj. Iu drejtova bashkëpunëtorëve të tjerë të rezidenturës, por ata të gjithë ishin në një mendje me mua. Edhe analistët e Drejtorisë Qëndrore të Zbulimit po të këtij mendimi ishin. Por ama të gjithë, në një mendje, i raportonim Moskës se Pentagoni i mallkuar po përgatitet për një goditje paralajmëruese kundër Bashkimit Sovjetik.

Pyetje: Po si shpjegohet që bashkëpunëtorët e zbulimit të jashtëm sovjetik e gënjenin qendrën?

Përgjigje: Po sepse në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e cila drejtonte shtetin, vazhdonte përhershmërisht një luftë e fshehtë. Në fundin e viteve ’70, udhëheqja e ministrisë së mbrojtjes dhe KGB-ja ranë në ujdi dhe sajuan një kërcënim të paqenë për një sulm të befasishëm raketo-bërthamor nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pyetje: Për ç’arsye?

Përgjigje: Për t’i trembur anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, pjesa më e madhe e të cilëve përbëhej nga 80-vjeçarë që kishin rrjedhur nga trutë. Rreziku, qoftë edhe i paqenë, i goditjes së befasishme raketore, e shtonte rëndësinë dhe peshën e ministrisë së mbrojtjes dhe të KGB-së. Përfaqësuesit e ministrive ushtarake filluan të merrnin më shumë para nga buxheti, dekorata, yje, shirita me ngjyra për pantallonat ushtarake. Nga zbuluesit sovjetikë kërkohej që të jepnin informacion për përgatitjen e goditjes raketore nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ti raportoje se nuk ka kërcënim, atëherë të kthenin menjëherë në Bashkimin Sovjetik, si një bashkëpunëtor i përgatitur në një mënyrë të pamjaftueshme.

Si përfundim, në Bashkimin Sovjetik erdhën e u krijuan dy realitete paralele: njëri i trilluar, që sajohej në kokën e udhëheqjes së vendit, mbi bazën e atyre raporteve që asaj i shkonin si reagim ndaj atyre detyrave të rreme, tjetri – si një jetë reale brenda dhe jashtë vendit.

Në një etapë të caktuar, mes dy realiteteve u krijua një humnerë: maja e pushtetit merrej me kërcënimet e supozuara, kurse ekonomia e vendit vazhdonte të merrte tatëpjetën, vendi po kalbej nga brenda dhe në vitin 1991 u shpërbë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh edhe tani në Rusi. Ashtu si edhe Bashkimin Sovjetik, atë po rrënojnë ushtarakët në pushtet.

Pyetje: Na i bëni të njohur emrat e gjeneralëve, marrëveshja e fshehtë e të cilëve çoi, sipas jush, në shembjen e Bashkimit Sovjetik.

Përgjigje: Gjithçka zë fill nga kryetari i KGB-së Juri Andropovi dhe ministri i mbrojtjes Dmitër Jazovi. Nismën e tyre e përkrahu njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Andropovit, shefi im i drejtpërdrejtë(ai asokohe drejtonte zbulimin e jashtëm të Bashkimit Sovjetik)Vladimir Krjuçkovi. Të gjithë ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik, deri te Dmitër Jazovi, po ashtu, qenë pjesëtarë të një sajimi të tillë.

Meqë ra fjala, vetëm në saje të faktit që Krjuçkovi po i kallte frikën me sukses Byrosë Politike me raketat amerikane, ai arriti të bëhej kryetar i KGB-së dhe të merrte gradën e gjeneralit të armatës. Paskëtaj atij i shkanë trutë përfundimisht dhe deshi të kryente puçin ushtarak të gushtit të vitit 1991 , pas të cilit Bashkimi Sovjetik na la shëndetin.

Pyetje: A nuk po e zmadhoni rolin e gjeneralëve sovjetikë? Në fund të fundit, pikërisht Regani ishte ai që e futi Bashkimin Sovjetik në garën e armatimeve dhe uli çmimet ndërkombëtare të naftës, çka bëri që të shkallmohej përfundimisht ekonomia e Bashkimit Sovjetik, apo jo?

Përgjigje: Shtrohet një pyetje:

“A është e vërtetë që Amerika hyri në një marrëveshje me Arabinë Saudite për t’i ulur çmimet ndërkombëtare të naftës?”.

Kjo lë shumë për të diskutuar. Edhe në Rusi, po ashtu, po dëgjohen klithma se, demek, Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenkan marrë vesh me Arabinë Saudite. Vërtetësinë e një pohimi të tillë unë e vlerësoj 50 me 50.

Regani e futi vërtet Bashkimin Sovjetik nënjë garë armatimesh, por gjeneralët sovjetik e mbështetën me kënaqësi dhe krejtësisht pa mend në kokë, pa e kuptuar që një gjë e tillë do ta merrte në qafë ekonominë. Pikërisht udhëheqja e ministrisë së mbrojtjes dhe KGB-ja, para Byrosë Politike shtruan detyrën për t’iu përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një më një: në qoftë se amerikanët ndërtojnë një raketë, edhe ne duhet të prodhojmë tonën, nëse ata prodhojnë një nëndetëse, atëherë edhe ne jemi të detyruar ta prodhojmë. Se në ç’mënyrë do të pasqyrohej në ekonominë e Bashkimit Sovjetik gara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë ata nuk e vranë mendjen shumë. Në përfundim, kërthiza shpërtheu dhe gjithçka mori tatëpjetën. Ngjarje absolutisht analogjike po ndodhin tani në Rusi: ushtarakët shpikin kërcënime të rreme nga jashtë, i detyrojnë mjetet e informimit masiv dhe shërbimet e veta të zbulimit t’i fryjnë ato, kurse më pas i marrin vetë për të vërteta.

A doni të dini një histori gjigande, të cilën rrallë kush e mban mend. Kjo ka të bëjë me logjikën e ekzistencës edhe të Bashkimit Sovjetik, edhe të Rusisë. Në mesin e viteve ’70, në Bashkimin Sovjetik prodhuan raketat SS-20 me rreze të mesme veprimi. Nuk kishte as objektiv konkret, as detyrë konkrete: i projektuan, i konstruktuan edhe u mbyll hesapi. Këshillëtari personal i Leonid Brezhnjevit, në një takim të mbyllur në ambasadë,naka rrëfyer:

“Jemi në aerodrom. Leonid Iliçi niset për një vizitë jashtë vendit. Po e shoqëronin anëtarët e Byrosë Politike. Sakaq Breshnjevit i afrohet ministri i mbrojtjes Ustinovi, të cilit i drejtohej me “ti”, sepse ata njiheshin që nga koha e Luftës Patriotike. “Lon, – i drejtohet Ustinovi, – ne raketat i bëmë, jo balistike, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrijnë, por Evropën e mbulojnë. Duhet bërë diçka me to, kemi harxhuar para, prodhimin e tyre e kemi vënë në vijë, por s’e kemi të qartë se ku t’i çojmë. Mos ndoshta duhet t’i vendosim në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe të Bjellorusisë, le të rrinë atje?”. Brezhnjevi mendjeshkurtër, që i kishin rrjedhur trutë, përgjigjet: Jepi, Dima, Jepi”. Ja, ky ishte gjithë diskutimi i çështjes strategjike”.

Kështu, pa kurrfarë arsyeje konkrete, Bashkimi Sovjetik vuri në gatishmëri raketat SS-20. Shtetet e Bashkuara u çuditën, pa kuptuar asgjë, dhe, si kundërpërgjigje, vendosën po në gjendje gatishmërie raketat “Pershing 2”, koha e fluturimit të të cilave deri në Moskë ishte gjithsej 8-10 minuta. Atëherë u çuditën në Moskë dhe që asokohe filloi lufta për paqe. Putini mund t’i bëjë dëm kokës me kërcënimet e veta, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kujtohen për raketat “Pershing” ose për modifikimin e tyre bashkëkohor. Nëse ato do të vendosen tani, fjala vjen, në Priballtik, atëherë koha e fluturimit të tyre do të shkurtohet deri në katër minuta. Por duke patur parasysh faktin që raketat e tanishme e kanë shpejtësinë shumë më të madhe sesa të zërit, atëherë deri në Moskë ato arrijnë brenda 2-2,5 minutave. Kështu merr fund edhe zgjidhja e çështjes së luftës bërthamore.

Pyetje: A mendoni se Putini do të kuturisë të ndërmarrë ndonjë sulm të përmasave të gjera kundër Ukrainës?

Përgjigje: Në zbulim dhe në analitikë kanë rëndësi hollësitë. Unë ato nuk i njoh. Por po shikoj dy gjëra serioze.

Së pari, grumbullimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën është tashmë një gjë e palejueshme. Ta mbash kot një sasi kaq të madhe njerëzish,është punë me zarar. Ata do të demoralizohen dhe do të shndërrohen në një forcë të rrezikshme për vetë Rusinë.

Së dyti, Për Federatën Ruse është tej mase e domosdoshme që Perëndimi t’i heqë sanksionet dhe të mos vendosë sanksione të tjera. Para pak kohësh, kryeministri Dmitër Medvedjevi po ankohej, kur ishte duke raportuar për gjendjen brenda vendit. Nëse Putini do të kuturisë të ndërmarrë ndonjë sulm, ekonomia e Rusisë s’ka për t’i përballuar dot sanksionet e tjera. Por ama duhet marrë parasysh faktori i “administrimit territorial të KGB-së”, shembull i qartë i të cilit është Putini. Siç thoshte i ndjeri Bjerezovski:

“Është e vështirë ta parashikosh logjikën e idiotëve”.

Pyetje: Atëherë a mund të ma shpjegoni logjikën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili po e frenon furnizimin e Ukrainës me armë vdekjeprurëse?

Përgjigje: Obamën pikërisht mund ta kuptosh: nëse armët amerikane do t’i braktisin po ashtu si edhe armët ukrainase gjatë tërheqjes së forcave të Operacionit Antiterrorist nga Debalcevoja, atëherë do të krijohet një skandal dhe përgjegjësinë për një gjë të tillë do ta mbajnë jo senatorët që po ngrenë zërin për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës, por personalisht Barak Obama. Kjo do t’i japë një goditje të fuqishme pretendentit për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Demokrate. Obama duhet ta lërë me dinjitet postin presidencial, në të kundërt, emri i tij do të mbulohet me turp.

Por ekziston një problem shumë më i rëndësishëm:

“Kujt pikërisht i duhen dorëzuar armët vdekjeprurëse amerikane?”.

Për batalione vullnetare as që mund të bëhet fjalë, kurse ushtri e vërtetë, në kuptimin perëndimor të kësaj fjale, në Ukrainë, deri më sot, nuk ekziston.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ardhur duke u rrudhur dhe duke u shpërbërë qëllimisht. Presidentët e vendit, me sa duket, kanë qenë të mendimit se një ushtri me aftësi luftarake, për ta ishte më e rrezikshme sesa një armik i jashtëm potencial.

            Pyetje: Si nuk ekzistuaka ushtria, kur gjatë vitit të fundit pikërisht ushtria doli në skenë, për herë të parë gjatë tërë historisë së Ukrainës së pavarur?

            Përgjigje: Situata rreth Ilovajskut dhe Debalcevos dëshmoi qartë se ekziston një humnerë mosbesimi dhe madje armiqësie mes efektivit të forcave të armatosura të Ukrainës, që ndodhen në fushën e betejës, dhe komandës. Komanda mund të vendosë në formacion luftimi forcat e Operacionit Antiterrorist, por sapo fillojnë veprimet luftarake, ajo e humbet lidhjen dhe drejtimin e tyre. Ushtria rezulton e braktisur në mëshirën e fatit dhe vjen e shndërrohet në një turmë pa drejtim. Qarkullojnë fjalë: “Neve na kanë mashtruar” dhe ushtarët fillojnë t’ia mbathin në panik e sipër. Sigurisht që mes efektivit ka një mori heronjsh, por problem kryesor, për shkak të të cilit një vit pas agresionit ushtria ende nuk ekziston, është humnera e mosbesimit, e moskuptimit dhe madje edhe e armiqësisë mes efektivit dhe komandës. Dhe në këtë mes fajtore është vetëm komanda supreme.

Gazetarja: Për fat të keq, unë s’kam se ç’t’ju kundërshtoj.

            Përgjigje: Unë ju rrëfeva për gjeneralët sovjetikë dhe rusë, kurse tani le të flasim për gjeneralët ukrainas. Ekziston nocioni“gjeneral kabineti”. Ende Gribojedovi shkruante, duke i vënë fjalët e veta në gojën e Çackit:

Si ai me famë, me qafën shpesh të shtruar,

Si jo në luftë, por në paqe rrinin peqe,

Trokitnin dyshemesë pa u penduar!

Në periudhën e Evromajdanit, në Ukrainë kishte 43 gjeneralë ushtrie. Për një ushtarë të aftë për luftë, i bie që Ukraina të zërë vendin e parë në botë për numrin e gjeneralëve. Ushtri s’ka, kurse gjeneralë të një ushtrie të paqenë ka. Shumica e tyre patën marrë shiritat e kuq të pantallonave në periudhën kur forcat e armatosura të Ukrainës po mpakeshin dhe po shpërbëheshin. Presidentët, me sa duket, ishin të mendimit se një ushtri e aftë për luftë për ta qenkej më e rrezikshme sesa një armik i jashtëm potencial. Forcat e armatosura të Ukrainës nuk patën marrë pjesë në kurrfarë operacionesh ushtarake, madje nuk janë zhvilluar as stërvitje ushtarake. E fundit, siç më kanë thënë, qenka zhvilluar në vitin 1997, në nivel divizioni. Kjo është qesharake. A mund të ma shpjegoni se për çfarë meritash këtyre njerëzve u patën dhënë shiritat e kuq të gjeneralit?

Gazetarja: Për shitjen e paligjshme të armëve jashtë vendit…

Përgjigje: … edhe për shumat e parave për drejtuesit e lartë! Kështu që të kërkosh strategë në ministrinë e mbrojtjesë së Ukrainës dhe në shtabin e përgjithshëm, është një gjë e kotë. Në parim, atje nuk ka të tillë. Ecuria e operacioneve luftarake në Donbas, e vërteton më së miri një gjë të tillë.

Pyetje: Çfarë propozoni?

Përgjigje: Në mesin e viteve’90, në shtetin afrikan Sierra Leone patën dalë në skenë ca kryengritës, të cilët patën rrëmbyer një pjesë të konsiderueshme të territorit, të pasur me diamante. Ushtria qeveritare s’qe në gjendje të bënte gjësend dhe ftoi disa të huaj. Shkuan 157 specialistë ushtarakë të stërvitur mirë, të cilët, brenda dy javëve, i dhanë dërrmën ushtrisë kryengritëse që përbej prej dhjetë mijë vetash.

Pyetje: Ju e keni fjalën për udhëheqjen ukrainase, së cilës i mungon intelekti për një gjë të tillë?

Përgjigje: Ose nuk i mjaftonte intelekti, ose nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund luftës shpejt dhe pa humbje të shumta.

Në muajin maj të vitit 2014, unë solla në Ukrainë njërin nga specialistët ushtarakë më të mirë në Perëndim. Ai do t’i kishte likuiduar separatistët e armatosur brenda dy muajve. Por një burokrat i juaj e zgjati e bëri tërkuzë këtë problem.

            Pyetje: Në muajin maj të vitit 2014, para zgjedhjeve presidenciale, ju patët ardhur në Ukrainë. Cila ishte arsyeja?

            Përgjigje: Solla me vete njërin nga specialistët ushtarakë më të mirë në Perëndim. Ekspertë të një niveli të tillë në mbarë botën mund të jenë gjithë-gjithë 10 veta.

Emri dhe jetëshkrimi i tij dëshmojnë më së miri. Përvojë dhe dije, për mendimin tim, ai ka më shumë se gjithë shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

Në muajin maj të vitit të kaluar, numri i separatistëve të armatosur, që vepronin në Donbas, arrinte në disa qindra. Ne erdhëm me një plan konkret. Partneri im ishte gati t’i jepte fund gjithë rrëmujës në lindje të Ukrainës, e shumta, brenda dy muajve. Plani ynë për likuidimin e separatistëve, do të mund të kushtonte sa vlera e dy tankeve T-90 që shkojnë për eksport.

            Pyetje: Unë kam kohë që nuk kam kontakt me tregtinë ushtarake dhe nuk e mbaj mend se sa kushton një tank. A mund të më thoni, ju lutem, se sa ishte vlera e projektit tuaj”

            Përgjigje: Rreth gjashtë milionë dollarë, duke llogaritur që gjysma e kësaj shumë do të shpenzohej për armatime, pikërisht për ato lloje armatimesh, të cilat Ukraina po i kërkon në Perëndim prej shumë kohësh dhe pa rezultat. Neve na njohën me një njeri nga radhët e udhëheqjes ukrainase, i cili asokohe këtë problem mund ta kishte zgjidhur.

Pyetje: Nuk do t’ia përmendni emrin?

            Përgjigje: Nuk ia vlen të fut sherre të tjera. Por, më besoni, unë po flas për një nivel shumë të lartë. Sot këtë emër e ka dëgjuar gjithsecili në Ukrainë, kurse në muajin maj të vitit 2014 ai mund ta kishte zgjidhur lehtësisht problemin e separatistëve në Donbas. Pornë vend që ta bënte një gjë të tillë, ai këtë problem e bëri tërkuzë. A e dini se sa i habit amerikanët më shumë se çdo gjë tjetër në radhët e burokratëve ukrainas? Fakti që ata nuk përgjigjen konkretisht “po” ose “jo”, por rrinë e mbllaçitin diçka të pakuptueshme.

Unë u ktheva në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përpjekjet i vazhdova, arrita të çaj deri në nivel ministrie, përfaqësuesit e së cilës kishin njohje me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës. Përgjigjja? Përsëri qetësi. Dhe një gjë e tillë ndodh kur delegacionet e Ukrainës bredhin nëpër botë, duke kërkuar armë pa pushim dhe marrin përgjigje negative. Por ama kur në Ukrainë vijnë specialistë perëndimorëdhe propozojnë një plan të menduar, të përpunuar deri në hollësi… A e kuptoni që një burokrat tipik ukrainas nuk zgjidh probleme, ai bën sikur punon. Pikërisht këtu qëndron tragjedia e Ukrainës.

Në fundin e viteve ’80, në KGB rrëfenin një anekdotë, në të cilën përshkruhet me shumë saktësi burokracia ukrainase e ditëve tona. Një agjent të CIA- e dërguan në Moskë dhe i patën caktuar si detyrë të kryente një grusht shteti. Ai erdhi, vendi e kishte marrë veten, filloi vrasja e ndërgjegjes dhe ai vendosi të dorëzohej. Shkoi në Lubjankë(selia e KGB-së –E.Y.) dhe thotë:

“ – Unë, që ta merrni vesh, djema, vij nga CIA, jam gati të pranoj gjithçka”.

            Njeriu i KGB-së e pyet:

“ – A ke marrë ndonjë detyrë?”.

            Amerikani pohon me kokë.

“ – Atëherë ju duhet të drejtoheni në kabinetin fqinj”.

            Ai drejtohet për në kabinetin fqinj:

“ – Unë vij nga CIA, jam ngarkuar me një detyrë”.

            “ – A ke me vete aparat radiopërgjimi?”.

            “ – Kam”.

            “ – Atëherë shkoni në kabinetin fqinj”.

            Amerikanin, tërë ditën e ditës, e bënë top futbolli, duke e përcjellë nga njëri kabinet në tjetrin. Në mbrëmje vonë, ai, krejtësisht i rraskapitur, hyn në kabinetin e fundit dhe thotë:

“ – Unë vij nga CIA, mëështë ngarkuar edhe një detyrë, kam edhe një aparat radiopërgjimi dhe shumë gjëra të tjera”.

            “ – Atëherë ik se s’ta kam ngenë dhe kryeje detyrën që tëështë ngarkuar, mos më pengo të përgatitem për festën e 1 majit”.

            E njëjta gjë po ndodh edhe në Ukrainë.

            Pyetje: Mos ndoshta as niveli i përfaqësimit tuaj, as niveli i specialistit tuaj dhe i atyre që qëndronin pas, nuk i kanë lënë mbresa udhëheqjes ukrainase?

            Përgjigje: A është autoritet për ju niveli i komandantit të trupave speciale më të mira të botës? A nuk qenka autoritet niveli i komandantit të operacionevespecial të NATO-s? Mos ndoshta mua, me planin tim, më duhej t’i drejtohesha Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që në Kiev t’i kushtonin vëmendje? Partneri im, si të gjithë njerëzit seriozë në Perëndim, e ka zakon të përgjigjet për fjalët e veta. Aq më tepër kur aiështë i pajisur me përvojën përkatëse të operacioneve luftarake. Përderisa tha që brenda dy muajve do ta zgjidhte problemin me separatistët në Donbas, kështu kishte për të ndodhur, dhe tashmë, në gushtin e vitit 2014, në lindje të Ukrainës gjithçka do të ishte e qetë, për më tepër që do të ishin siguruar armatimet dhe trupat speciale me aftësi luftarake.

            Pyetje:Si e shpjegoni mospranimin nga ana e udhëheqjes ukrainase të projektit tuaj për neutralizimin e separatistëve?

            Përgjigje: Sistemi nuk punon dhe kjo është një gjë e tmerrshme! Ukraina ka dy armiq: Rusinë putiniane dhe shtetine vet, të përfaqësuar nga një milet burokrat. A ju kujtohet vepra e Radishevit me titull “Një udhëtim nga Peterburgu për në Moskë”, të botuar në fundin e shek. XVIII? Si epigraf për librin e vet, Radishevi kishte marrë njëdyvargësh nga një poemë e Trediakovskit, duke e ndryshuar paksa:

“Një përbindësh kokorosh, fëlliqan,

katana, me njëqind gojë dhe lehan”.

            Ky është përshkrimi më i shkëlqyer dhe më lakonik i aparatit burokratik në Ukrainën bashkëkohore. Kur askushi, me një copë shkollë të mesme, bëhet ministër i mbrojtjes së Ukrainës, atëherë me siguri që shef i shtabit të përgjithshëm duhet të jetë ndonjë maturant i teknikumit të gjellëtarisë.

Pyetje: Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2014, në Ukrainë udhëheqja u zëvendësua. Ju a keni bërë përpjekje për t’ia propozuar sërish projektin tuaj?

            Përgjigje: Njëri nga ata burokratët e lartë, deri tani vazhdon ta mbajë në tryezë projektin tonë, pikërisht ai, i cili del nëpër ekrane televizive me kohë e pa kohë dhe shqyen këmishën në gjoks, duke klithur: “demek, agresioni, agresioni!… Ne po i kërkojmë të na japë një përgjigje përfundimtare, por burokrati herëështë larguar, herëështë shmangur, herëështë rrëzuar ose ende nuk ka arritur të kryejë nevojat pëersonale.

Mua tani mështeruan të gjitha fjalët e hijshme. Ky përfaqësues i udhëheqjes ukrainase shkoi tashmë me një delegacion presidencial për të marrë armatime në Lindjen e Mesme, pikërisht ato armatime, të cilat ne ia kemi ofruar në tabaka.

Pyetje: Po a nuk keni tentuar t’i drejtoheni drejtpërsëdrejti Pjetër Poroshenkos?

            Përgjigje: Edhe në këtë mes ka një problem. Ju vërtet keni një president të mrekullueshëm, në kuptimin që sikur ai të ishte ministër i punëve të jashtme, kandidaturë më të mirë nuk do të kishte. Unë e kam ndjekur në televizion kur Poroshenkoja po mbante një fjalim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: ai përfaqësonte një model të shquar të artit diplomatik. Por ekziston ligji Merfi: çdo nëpunës apo administrator, herët ose vonë, arrin cakun e kompetencës së vet.

Unë druhem shumë se zoti Poroshenko mund ta arrinte këtë cak në postin e kreut të ministrisë së punëve të jashtme. Sepse në postin e presidentit ai ka dy probleme shumë serioze: përzgjedhjen e kuadrove, para së gjithash, të kuadrove ushtarake, sipas kriterit të besnikërisë individuale dhe jo sipas dobisë profesionale, dhe, së dyti, moskuptimin e faktit që fati i Ukrainës vendoset, para së gjithash, në frontet e luftës dhe jo në tryezën e bisedimeve. Veç kësaj, përpjekjet diplomatike nuk mund ta shndërrojnë disfatën në fushën e betejës në fitore në tryezën e bisedimeve. Diplomacia mundet vetëm sa ta fiksojë pak a shumë në një mënyrë të sukseshme atë që tashmë ka ndodhur në fushën e betejës. Siç ma ha mendja mua (me këtë rast unë do të dëshiroja ta kisha shumë gabim), zoti Poroshenko nuk ua ka shumë haberin çështjeve ushtarake, prandaj nuk merret dhe aq me to, duke ua besuar fatin e vendit “gjeneralëve të kabineteve”. Por ama kësaj i thonë recetë e gatshme për një disfatë të tmerrshme.

Pyetje: A nuk ju duket se një numri shumë të madh njerëzish në politikën ukrainase, elementarisht, nuk iu leverdis ta ndalojnë luftën në Donbas, së cilës mund t’ia shkarkosh mungesën e reformave të sistemit, duke vazhduar me këtë rast një biznes të madh të pistë?

            Përgjigje: Kjo do të jetë punë me zarar, ka për të pasuar Majdani i radhës dhe përgjithësisht gjithçka do ta marrë lumi. Unë, të them të vërtetën, nuk e kuptoj politikën e kuadrit që ndek Poroshenkoja. Ministri i kaluar i mbrojtjes së Ukrainës (gjeneral-kolonel Valeri Geletei ka qenë kreu i ministrisë së mbrojtjes prej 03 korrikut deri më 14 tetor të vitit 2014). Emërimi i tij është një diversion kundër Ukrainës.

Shfletoj jetëshkrimin e këtij “strategu”. Rezulton se ai paska mbaruar shkollën e mesme Ivano-Frankovskaja, e specializuar për polici. Unë u ndodha në një gjendje shoku! Më vjen zor të pyes: zoti president i Ukrainës, sikur juve, mos e thëntë Zoti, do t’ju duhet të bëni një operacion të vështirë në zemër, a do t’ia besonit atë një maturanti të shkollës së mesme mjekësore? Në Bashkimin Sovjetik, një njeri me një arsimim të tillë, e shumta, mund të punonte si i plotfuqishëm i lagjes, kurse këtu ai na qenka një goxha ministër i mbrojtjes i një vendi që po vazhdon luftën…

Unë kam ndjekur në televizion disas fjalime të Geleteit. Atij i shkëlqenin dhëmbët e sapozbardhur dhe njoftonte: unë, demek,kam mësuar të luftoj gjatë kohës që isha në postin e ministrit. Dhe këto fjalë i thoshte në prag të rrethimit të Ilovajit. Ai madje nuk arrinte të kuptonte se “mësimi i tij kur ishte në postin e ministrit” u ka kushtuar jetën qindra, në mos mijëra njerëzve.

Kur një askush me arsim të mesëm, bëhet ministër i mbrojtjes i Ukrainës, atëherë, me siguri, shef i shtabit të përgjithshëm duhet të jetë ndonjë maturant i teknikumit të gjellëtarisë.

Por pavarësisht nga situata e vështirë, ekziston një shpresë e madhe. E kam fjalën për brezin e ri të ukrainasve, të cilët kanë hyrë në politikë afërsisht gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Këta janë njerëz me trutë në vend. Kur shtrohet një detyrë, ata vrasin mendjen dhe kërkojnë mënyra për zgjidhjen e saj. Po burokrati tradicional ukrainas si e zgjidh problemin? Ai, para së gjithash, bën ca hesape:

“Po unë ç’do të fitoj në këtë mes?”.

            Dhe në qoftë se nuk fiton asgjë, atëherë ai s’ka për ta zgjidhur. Dhe kur nga burokratë të tillë varet fati i vendit, atëherë ky vend rezulton të mbetet atje ku përfundoi Ukraina 25 vjet pas arritjes së pavarësisë: pa ushtri dhe pa para. Me sa duket, Ukraina duhet të përjetojë skenarin biblik: Moisiu e udhëhoqi popullin e vet 40 vjet nëpër shkretëtirë, në mënyrë që në tokën e premtuar të hynin vetëm si njerëz të lirë. Me siguri që vendit do t’i duhet të presë, derisa përfaqësuesit me vetëdije të plakur burokratike do të vdesin vetiu.

Pyetje: Po derisa të largohen nga pushteti vetiu njerëzit e sistemit të vjetër politik, Ukraina mund të zhduket, apo jo?

            Përgjigje: Këtu gjithçka varet nga fakti se çdo të ndodhë me fqinjin tuaj verior. Fati i Rusisë tani, në një masë të konsiderueshme, varet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po nënshkroi gjithsej dy shkresa, pa kurrfarë goditjesh bërthamore, Obama mund ta bëjë Rusinë të bjerë në një gjendje parainfarkti.

Pyetje: A mund të flisni më me hollësi për këtë çështje?

            Përgjigje: Së pari, monopolet më të fuqishme të naftës tashmë po i bëjnë presion Obamës, duke i kërkuar që të heqë kufizimet për eksportin e naftës bruto. Ai, hëpërhë, po reziston, por shpresat janë se do t’i heqë. Nëse Obama do ta nënshkruajë këtë shkresë, çmimet botërore të naftës do të bien menjëherë.

Së dyti, është fjala për eksportimin e gazit të lëngshëm. Sipas të dhënave të janarit të vitit 2015, në tryezën e Obamës ndodhen afërsisht 100 kërkesa për eksportimin e gazit të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, Obama ka nënshkruar pesë prej tyre. Pritet që pas shtatë-tetë javësh, sasia e parë e gazit të lëngshëm të shkojë në Evropë. Nëse do të hiqen kufizimet për eksportimin e gazit të lëngshëm amerikan, çmimet ndërkombëtare të tij, po ashtu, do të kenë një ulje të menjëhershme.

Edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, Kremlinit i vjen fundi. A e dini se ku qëndron veçoria karakteristike e Rusisë? Se vendet normale, me një ekonomi të qëndrueshme, gjithmonë janë normale. Kurse Rusia bëhet një vend i përgjegjshëm në politikën e jashtme vetëm atëherë kur përjeton probleme ekonomike serioze. Sapo në Rusi grumbullohen para të tepërta, Kremlinit fillojnë t’i shkasin trutë: çunat humbasin toruan dhe të bëjnë paçet.   Rusia është një vend me orientim jotradicional, në kuptimin që në planin strategjik ajo mban të njëjtin avaz. Nëse Perëndimi nuk do t’i heqë sanksionet, pas dy vjetësh Rusia do të marrë tatëpjetën.   Në puset e naftës, të cilët tani janë në shfrytëzim në Federatën Ruse, sipas vlerësimeve të specialistëve të ndryshëm, naftë ka mbetur afërsisht edhe për dy vjet. Burime të reja nafte, pas vendosjes së sanksioneve perëndimore, Rusia e ka të pamundur të vërë në shfrytëzim. Kështu që pas dy vjetësh, vendi do të mbetet pa naftë(Citohet sipas: Natalia Dvali. “Shoku i klasës së Putinit, ish-zbulues i KGB-së: Ju seriozisht e keni kur mendoni që Putini, i cili merret me heqjen errudhave të fytyrës, do të shpërthyeka ndonjë luftë bërthamore? Atij, nga frika, do të fillojë t’i rrjedhë botoksi”.Marrë nga faqja e internetit “GORDON”. 28 prill 2015).

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Juri Shvec, KGB, Putini, s'ka qene, shoku i klases

Thaçi : Kosova do ta themelojë Gjykatën Speciale

June 29, 2015 by dgreca

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për gazetën austriake Der Standard se institucionet e Kosovës edhe pas vendimit janë të përkushtuara që të themelojnë Gjykatën Speciale.“Ka pasur shumë akuza për situata të paqëna dhe shpifje kundër luftës së drejtë të popullit të Kosovës për pavarësi. Ne jemi të vendosur për të pastruar emrin dhe trashëgiminë tonë. Gjykata Speciale është instrumenti ynë për t’i mbyllur një herë e përgjithmonë të gjitha spekulimet dhe akuzat që janë drejtuar ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj atyre që na mbështetën”, ka thënë Thaçi për Der Standard.

Ai shpreh bindjen se Gjykata Speciale do të themelohet nga institucionet e Kosovës. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, sipas Thaçit, tani janë duke punuar për të tejkaluar këto detaje dhe për të miratuar draft-ligjin e prezantuar, i cili do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Kurse, i pyetur për mosvotimin e deputetëve të PDK-së herën e kaluar, Thaçi u shpreh se në PDK respektohet çdo opinion dhe vendim i deputetëve, por se do të vazhdojnë të flasin me deputetët për t’iu ofruar informacione dhe garanci shtesë në çështjet që ata po i kundërshtojnë.

“Ne do të sigurohemi që sa më shpejt projektligji të miratohet në Kuvend. Po ashtu do të evitojmë dhe parandalojmë çdo ndikim nga politika ditore”, tha Thaçi për Der Standard, transmeton KosovaPress.

E përditshmja austriake, Thaçin e ka pyetur edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin ai ka thënë se Kosova është një shembull i bashkëpunimit në një rajon që ka vuajtur mjaft gjatë nga luftërat dhe konfliktet.

“Në këtë raund të dialogut, ne presim që të nënshkruajmë marrëveshje për telekomin, energjinë dhe Asociacionin e Komunave”, nenvizoi Thaçi, duke shtuar se asociacioni do të mbështesë komunat me shumicë të komunitetit serb që të koordinohen dhe të bashkëpunojnë mes vete.

Thaçi tha se “asociacioni do të krijohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ligjet tona tashmë i refe rohen të gjitha dokumenteve kryesore, konventave, përfshirë edhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”.

Për këtë të përditshme, ai është shprehur se interesi i Kosovës është përsëri i njëjtë me interesin e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje, e cila do të akomodojë komunitetet, por edhe për të siguruar, ruajtur dhe fuqizuar paqen dhe stabilitetin.

Ndërkaq, i pyetur për rolin e Austrisë në fushën e telekomunikacionit gjatë bisedimeve me palën serbe, zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se pret që të finalizohet tash kjo marrëveshje dhe më në fund Kosova të marr kodin e vet telefonik.

“Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm këtu, duke aplikuar në ITU për kod shtetëror, i cili do të përdoret nga Kosova. Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Thaçi, raporton Der Standard.

Këto marrëveshje, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, janë duke ndihmuar për të ndërtuar besimin dhe për të nxitur pajtimin mes dy shteteve dhe popujve, të Kosovës dhe Serbisë. /KosovaPress/

Filed Under: Interviste Tagged With: do te themelohet, GJYKATA SPECIALE, kosova, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • …
  • 210
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT