• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Flet Gani VILA – Si e ngrita Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës!

May 20, 2014 by dgreca

Me mbështetjen e fuqishme e të përgjegjëshme të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rrjetit të kolegëve në Detroit Michigan, i motivuar me dashuri e mirësi, i pajisur me individualitet profesional, z.Gani Vila, me mundim e sakrifca, duke sfiduar mes të bukurës e së përditshmes njerëzore arriti që brenda më shumë se një dekadë të ngrejë “Perandorinë Mediatike”, -nga më të shquarat të mediave shqiptaro-aemerikane të epokës postkomuniste në Diasporë -Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës –ALBTVUSA!
Në këtë intervistë z.Gani VILA, aktualisht Drejtori i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës do të na dëshmojë për karakterin dhe cilësitë e ALBTVUSA, për jetën, sakrificat , sfidat e rradhës, larmishmërinë, temave interesante social-kulturore –politike dhe veprimtarinë e palodhur në shërbim të komunitetit, ruajtjes të vlerave e identitetit kombëtar shqiptar në të gjitha trojet shqiptare dhe në Diasporë.Për më shumë ndiqni bisedën:
Bisedoi:Raimonda MOISIU/
-Z.Vila, jeni një nga mediat televizive shqiptare jo vetëm e spikatur, por edhe MEDIA TOP e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA-ës. Cilat janë kontaktet tuaja të para me botën e medias televizive?
Së pari ju falenderoj Juve znj.Raimonda për kohën që më kushtoni mua me këtë intervistë, po kështu edhe për konsideratën që keni për programet e albtvusa.
Kontakti im i parë me median vizive është që para 13 vjtëve me albtvusa.
-C’mund të na thoni për mekanizmin që ju coi në ngritjen e ALBUSATV? Si ju lindi mendimi se ka erdhur koha për ngritjen e një studio televizive në Michigan? Si morën udhë projektet tuaj në këtë drejtim?
Televizioni i shqiptarve të Amerikës është hapur më datën 20 maj 2000,si rezultat i një boshllëku që ekzistonte gati prej një shekulli në Diasporën Shqiptare të e Amerikës.Pra qëllimi i vetëm i hapjes të këtij Televizioni ka qënë dhe është që ti shërbejë Diasporës shqiptare në të gjitha fushat e jetës së saj.Televizori është hapur nga një grup bashkëatdhetarësh kryesisht malësorë të fismë, ku do të vecoja dy miqtë e mi Vatë Dedëgjonaj me origjinë nga Lezha i cili ishte edhe drejtor për disa vjet i këtij Institucioni si dhe sponsorizuesin patriotin dhe humanistin Nik Lulash Gojcaj nga Hoti i Malësisë i cili vazhdon edhe sot ta ndihmojë Televizorin..Unë i jam bashkëngjitur këtij grupi mbas disa muajve dhe fillimisht kam qënë zv/president i Televizionit.Kam rreth 8 vjet që jam Drejtor si edhe pronar i vetëm i ALBTVUSA.Nuk është ndonjë secretznj.Monda t’ju them se krahas detyrës si drejtor, kam 12 vjet që punoj edhe si gazetar dhe me krenari të lartë them se jam i pari dhe i vetmi gazetar i mediave vizive deri tani jo vetëm në USA por edhe në gjithë botën shqiptare në emigracion që kam zhvilluar me mijra intervista të cilat i kemi trasmetuar në Televizor.Kështu znj.Monda ndjehem tejet i kënaqur që ky projekt mori udhë të mbarë.
– Si një President i Bordit Drejtues të TV, si e vlerësoni gjendjen kur e hapët përherë të parë dhe asaj aktuale?
Janë krahësime të paimagjinueshme në të gjitha parametrat,në kohë e në hapësirë trasmetimi ,në teknologji,në strukturën programore,në nivelin cilësor të personelit e të bashkëpuntorve,në konceptimin dhe orientimin e drejtimit të ALBTVUSA, si një media e pavarur politikisht dhe ekonomikisht duke plotësuar kështu një standart të një mëdia me vision dhe strategji të qartë për ti shërbyer mbarë cështjës tonë kombëtare shqiptare.Për të arritur këto nivele dhe standarte kemi patur dhe kemi një mbështetje masive të komunitetit shqiptar, vecanërishtë të bisnesmenve shqiptarë,po ashtu na është dashur të përballojmë edhë të kalojmë me sukses pengesat e vështirësitë të cilat vazhdimisht janë të pranishme në punën tonë.
-A ka ndonjë dallim mes medias së shkruar dhe asaj televizive ? Janë këto të lidhura me njëra –tjetrën? Si morën udhë projektet tuaj ?
Faleminderit znj.Monda,kjo është një pyetje shumë e mirë e zgjuar dhe do ta shpjegoj përse.
Të gjitha mediat në pamjen e parë të dukën ndryshe, por nuk është kështu,pamvarsisht se ato tek njerzit vinë,nëpërmjet shkrimit,filmit,dhe dëgjimit,mbreti i të gjithë mëdiave në të gjitha kohërat është media e shkruar.Shkrimi është arteria mediatike që pa të nuk do ekzistonte media. Mediat televizive e përdorin median e shkruar si ajrin për jetën,kanë lidhje organike të pandashme.Në pamjen e parë dhe vecanrisht në jetën e përditshme ekzistojnë mentalitete se këto dy media kanë dallim me njëra tjetrën.Shpesh nënvleftësohën gazetarët që punojnë në tëlëvizion dhe në një sallë të përbashkët në një eveniment letrar,gazetarët televiziv nuk respektohen si pjesë e medias së shkruar.Këtu qëndron paradoksi pasi media televizive nuk mund të bëjë as edhe një emision një minutësh pa përdorur shkrimin.Krijimtaria artistike në emisionet televizive përcillet domosdoshmerisht nëpërmjet shkrimit.Një gazetar që punon rregullisht në një tëlëvizion shkruan më shumë se sa shkrimtarët që bëjnë romane,këtu duhet të shmangëni keqkuptimin me këtë krahaësim.Ndryshimi ndërmjët medias të shkruar dhe medias televizive,por qe nuk cënon raportin thelbësor të bashkëpunimit mes tyre, në pamjen e jashtëme duket i vogël, por në realizimin e punës është shumë i madh dhe i vështirë për mëdian televizive,pasi gazetarve televiziv ju mëngon” liria… “duke nisur që nga etika e të veshurit dhe e ambientit, pasi median e shkruar mund ta realizosh me pantallona të shkurtëra dhe kanatiere dhe në cdo ambientë…ndërsa të realizosh mëdia televizive kërkon kollaro e komoditete të tjera dhe nuk realizohet në cdo ambient.Gazetari televiziv ka liri në ide por është në “ censurë “ të vazhdueshme etiko morale,vecanrisht në komunikimin me publikun në realizimin final,pasi Gazetaria Televizive e ka pjesë të saj median e shkruar dhe duke i bashkuar me median televizive shkrihen në një dhe prodhojnë produktin televiziv sic është emisioni,filmi,dokumentari,reportazhi,reklama etj.
-Falë kujt ka ardhur një ngritje cilësore e tillë, kur ju vetë vini nga një fushë tjetër profesionale, dhe eksperienca juaj ka qënë ndoshta e pakët në median elektronike?
Po është e vërtet,për shumë vite kam punuar oficer në sigurimin e ushtrisë në rrethin e Korcës, kam kryer Shkollen e Lartë të Ministrisë të Punëve të Brëndshmë dhe Fakultetin e Drejtësisë,por shkolla dhe vecanërisht puna që kam kryer në atë periudhë më kanë ndihmuar shumë në punën si gazetar,jo vetëm për komunikimin me njerzit që është shumë i rëndësishëm,por edhe në skemën dhe strategjin e ndërtimit të emisioneve,të pyetjeve dhe realizimin e bisëdave.Në regjimin diktatorial komunist, talenti dhe pasioni për gazetari ka ekzistuar diku i” strukur”në shpirtin tim. Unë nuk jam i vecantë sepse kështu ka ndodhur me të gjithë.Shqiptarët deri në vitin 1990 kanë studiuar dhe punuar atje ku i caktonte Partia dhe shteti shqiptar i asaj kohe.Ndryshimi i sistemeve solli lirinë dhe krijoi mundësinë që në sistemin e demokracisë secili shqiptar të studiojë,të jetojë dhe të punojë atje ku ka pasion,dëshirë dhe mundësi,ja kështu ka ndodhur edhe me mua.Atdhedashuria e pasioni të gërshëtuara me punë të vazhdueshme dhe sakrifica të mëdha për të arritur objektivin që ALBTVUSA t’ju shërbejë sa më profesionalisht bashkëatdhetarve në emigracion. Janë kthyer në “magji “, që nuk të ndajnë për asnjë cast nga studioja ku punojmë nga 13 deri 18 orë në ditë, dhe ka raste që shumë net’ i gëdhijmë aty duke punuar.
Të gjithë shqiptarët kur mësojnë se ALBTVUSA-n e drejtoj unë që vij nga një profesion tjetër,këtë kontribut dhe sukses Ata ma faturojnë mua si vlerë,ndaj i falenderoj për këtë mirëkuptim qytetar e intelektual..
– Mendoni se gjatë këtyre viteve të aktivitet tuaj televiziv nën drejtimin tuaj keni jusifikuar jo vetëm përkushtimin, por edhe mesazhin që dëshironi të transmetoni nga ekrani në familjet e bashkëkombasve Tuaj?
Të bësh television në Diasporë është një lloj sikur të mbiellësh portokaj në malet me dëborë,megjithatë ne me vizionin se:” ne duhet të trasmetojmë tek shikuesit programe televizive jo cfarë ne mendojmë se ata duan,por cfar ata duan ”. Me këtë parim ne vazhdojmë të punojmë për 13 vjet rresht.Kjo është një teori sa aktuale aq dhe e domosdoshme, por është shumë e vështirë për tu realizuar.
ALBTVUSA është i pari dhe i vetmi televizor me një shtrirje në kohë dhe në hapësirë ( 24 ore live ) i Diasporës shqiptare jo vetëm në SHBA,por në gjithë botën ku ka shqiptarë.Kjo është një inisiativë private dhe të ngresh një media të tillë në emigracion duhet shumë punë dhe mund,shumë sakrifica dhe vecanërisht duhet të kesh një vizion,një strategji dhe objektiv të qartë mbarëkombëtar shqiptar.Zgjidhja me kujdes e përcaktimit të strukturës programore të Televizionit në një komunitet tepër heterogjen,në kulturë,moshëtraditë, zakone,shtresat e ndryshme të ardhjes të Diasporës në USA etj,kanë qënë sukseset e dështimet e punës tonë. Personalisht dhe familjarisht si punonjës në ALBTVUSA,duke nisur nga unë Gani Vilqn,bashkëshortja ime Valentina Vila( Redaktore e Televizorit ALBTVUSA ) si dhe fëmijët tanë,Ermir dhe Blerina Vila pamvarsisht humbjeve ekonomike,ndihemi krenarë për punën që kemi bërë dhe mendoj se së bashku me stafin tjetër të ALBTVUSA e kemi justifikuar përkushtimin e sakrificën tonë,ju kemi cuar shikuesve shumë gjëra që ju kishin munguar,duke bërë ndaj tyre jo gjithcka, por dicka.
– Cilat janë raportet me stafin e TV-it dhe funksionit që ju keni në këtë institucion?
E cuditshme, por e besueshme si ka ndodhur.Raportet e mia me stafin e Televizonit janë të shkëlqyera,për 13 vjet rresht unë nuk kam bërë asnjëherë mbledhje zyrtare me ta,kjo vjen për dy arsye.Së pari : sepse të gjithë puntorët kanë kontributin e tyre të pashlyeshëm në televizor,së bashku ne e kemi rritur atë si një fëmijë të përbashkët.Në studion e ALBTVUSA jemi si një familje të gjithë dhe e duan televizorin njëlloj si unë.Të gjithë punonjësit me kohë të plotë e kohë të pjesëshme kanë shumë vite që punojnë në televizor, Rafael Floqi është kryeredaktor i ALBTVUSA që prej 9 vjetësh, ai ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të madh në televizor.Ai është krahu i djathtë imi.Valentina Vila bashkëshortja time redaktore ka 6-të vjet në ALBTVUSA,mbas Rafaelit vjen rëndësia e punës së saj të gjithanshme,në ndërtimin e programeve dhe të strukturave programore, administrimin e archives të ALBTVUSA etj.Ilir Myftari,manaxher i përgjithshëm për prodhimin e programeve është motori televizorit,Astrit Kalibaqi ka 5 vjet që pasqyron me shumë profesionalizëm Rubrikën Sportive,Gjovalin Kacori gazetar politik dhe analist për mardhëniet e Diasporës me vëndlindjen dhe shquhet për nivelin e tij etiko-profesional,ka 4 vjet që punon në ALBTVUSA,Manol Xhafa montazhier dhe kameraman profesionist i talentuar në filmime ka 3 vjet që punon në këtë yelevizion, ,Manjola Tërshana( Degaj ) gazetare dhe prezantuese e programit më të shikuar Hitëpared është këngëtare,vazhdon traditën e familjes Tërshana ka 4 vjet që punon në ALBTVUSA.Korrespodenti në Shqipëri Agim Blloshmi Gazetar dhe kameraman i talentuar me një përvojë 20 vjecare në punë me mediat,bashkëpunon që prej 5 vjetësh më ALBTVUSA. Gjokë Dukaj gazetar në Tuz të Malësisë,bashkëpuntori i ALBTVUSA prej 4 vjetësh.Beqir Sina në Neë York korrespodent i prej 2 vjetësh e të tjerë korrespodentë e bashkëpuntorë.Pra sic shikohet personeli është me një stazh të gjatë experience pune dhe bashkëpunimi në ALBTVUSA.Djali im Ermir Vila ka 10 vjet që punon partime si kameraman,montazhier dhe marketing,po ashtu edhe vajza Blerina Vila ka 3 vjet që punon në zyrë si manaxhere për bashkëpunimet dhe lidhjet e ALBTVUSA me Institucione shtetërore dhe mediatike.
Së dyti,nuk bëj mbledhje me stafin se unë personalisht punoj 16-18 orë në ditë pra jam i pranishëm po thuaj në të gjitha evenimentet e aktivitetet e ALBTVUSA gjatë gjithë ditës dhe cdo gjë e riparojmë në punë e sipër ndaj mbledhjet në televizion nuk janë të nevojshme.Kjo gjithashtu edhe për mëritë të përsonelit, të cilët punojnë gjithmonë me përkushtim dhe profesionalizëm te lartë, e duan televizorin,ne jemi miq dhe shokë me të gjithë dhe meqënëse mu dha rasti dëshiroj t’i përshëndes dhe t’i falenderoj bashkëpuntorët dhe familjet e tyre për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ALBTVUSA,pasi sukseset e tij janë 100% suksesi,merita dhe kontributi i tyre.
Këto dy fakte tregojnë marrdhëniet e mira institucionale dhe shoqërore që ekzistojnë mes bashkëpuntorve të stafit të televizonit tonë..
-Cili është reagimi dhe mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj ALBUSATV?
Mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj ALBTVUSA ka qënë dhe është i shkëlqyer.Komuniteti shqiptar i Michiganit e ka lindur dhe e ka rritur si fëmijën e vetë ALBTVUSA-ën.Suportuesit e parë dhe shumë të rëndësishëm për të kanë qënë dhe janë shikuesit e përditshëm të programit tonë,të cilët janë pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan.Ata janë të ndjeshëm ndaj programeve tona,kur nuk kënaqen na kritikojnë,na sygjerojnë dhe kur punët shkojnë mirë na lavdërojnë.Komuniteti Shqiptaro-Amerikan është trajneri dhe albitri i programeve tona.Mbështetje të fuqishme i ka dhënë dhe vazhdon ti jap Televizionit ALBTVUSA bisnesi shqiptar që është në Michigan.Bisnesmenët shqiptaro-amerikanë që bëjnë ose jo reklama në ALBTVUSA , ata e suportojnë që prej 13 vjet rrjesht televizonin tonë, andaj gjej rastin t’i falenderoj nga zemra në emrin tim dhe të stafit të Departamentit të ALBTVUSA, ,vecanërisht Malësorët e Malësisë së Madhë, të cilët e krijuan dhe vazhdojnë ta suportojnë atë,ndaj ju premtoj se cdo kontribut që do të japin për Televizonin do të shkojë në funksion të përmirësimit të programevë, në shërbim të cështjes mbarë kombëtare shqiptare.Për 13 vjet ju kemi shërbyer falas, për të gjitha shërbimet që kanë patur nevojë Institucionet Fetare të cilat në Michigan janë pesë,Kisha Shqiptare Ortodokse e Shën Thomait,Qëndra Islame Shqiptare,Teqeja Bektashiane e Baba Rexhepit,Kisha Katolike Zonja Pajtore si dhe Kisha Katolike e Shën Palit e cila është institucioni më i madh shqiptar në emigracion jo vetëm nga numuri i antarësuesve por edhe nga shkalla e zhvillimit të aktiviteteve me karakter fetar dhe atdhetar.
Kemi mbështetur dhe do të mbështesim të gjitha organizimet artistike e shoqërore që janë dhe veprojnë këtu në Amerikë. Mbështëtjen e komunitetit shqiptar për televizorin nuk duhet ta kuptojmë vec dollarë,por një vënd të rëndësishëm zënë edhe suportet intelektuale,profesionale,vërejtjet,sugjerimiet, kritikat me vënd e pa vënd etj.Të gjitha këto ne i konsiderojmë si kontribute dhe dhurata që intelektualë e njerës të thjeshtë të komunitetit shqiptaro-amerikan i bëjnë ALBTVUSA -s.Bashkëpunimi 13 vjecar me komunitetin na ka dhënë një eksperiencë dhe zemër që ta shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe të mos i zhgënjejmë asnjëherë shikuesit e vecanërisht ata që na rrinë më pranë. ALBTVUSA është televizion i pa varur ekonomikisht dhe politikisht, është një televizion që me trasmetimet e tij programore ka pasqyruar vec dashuri,mirësi,suksese dhe vlera të shoqërisë shqiptarë vecanërisht të Diasporës.Strategjia,vizioni dhe qëllimi i programeve të ALBTVUSA-s është që t’i shërbëjmë dhe të suportojmë të mirën.Por që të mbash një media televizive të tillë duhët punë e madhe që nuk mund të arrihet nëse nuk ke mbështetjen e teleshikuesve.
-Na përshkruaj programin televiziv të një dite. Cfarë bëni ju për të tërhequr audiencën e teleshikuesve?
Më përpara dua tju shpegoj se ku trasmetohen programet tona:
1.Cdo ditë trasmetojmë 2 orë në Kompaninë më të fuqishme televizive me kejbëll në USA( Comcast )në kohën më të paguar 8:00 deri 10:00 pm, në mbrëmje.Ky program ka 13 vjet që tranmetohet në të gjithë shtetin e Michiganit.
2.Në paketën Shqip TV,në kanalin 10 ne trasmetojmë 24 orë program live ose të regjistruar.Ky program shifet në gjithë botën që prej 6 vjetësh.
3.Në paketën TVALB,në kanalin 52 ne trasmetojme 24 orë program live dhe të regjistruar.Edhe ky program shifet në gjithë botën që prej 2 vjetësh.
4.Ne websajtin www.albtvusa.com shikon programin tonë 24/live.
5.Në you tube www.albtvusa.com kemi programin tonë ku mund të shikoni pafundësi emisionesh.
Përsa i përket pyetjes se cfar ne trasmetojmë në një ditë do të thosha se ne kemi ndërtuar strukturë programore në Paketat Shqip TV dhe TVAlb,pra cdo orë, ditë, javë ka program të vecantë ku këtu përfshihen edhe 2 orët që trasmetohen në kejbëll në Comcast të cilat i trasmetojmë në të njëjtën orë 8:00 deri 10:00 pm edhe në këto dy paketat që trasmetojnë program 24/7 live.Programi është i larmishëm,nga jeta në komunitet,lajme nga komuniteti,nga Amerika, Shqipëria, trevat shqiptare Kosovë, e në tërë botën etj.Filma,emisione nga të gjitha fushat e jetës,teatër,dokumentarë të cilët i prodhojmë edhe vetë,muzikë,emisione për fëmije,për të moshuar,emisione rinore,sportive,politike,sociale,debate etj
-A keni patur mysafirë në TV tuaj, figura të njohura të fushave të ndryshme nga komuniteti shqiptaro-amerikan , por edhe personalitete të shoqërisë shqiptare dhe Diasporës të riprezantuar nëpërmjet ALBUSATV?
Po në ALBTVUSA kanë qënë të pranishëm personalitete te rëndësishmë të politikës dhe të jetës amerikane e shqiptare.Le të përmënd disa prej tyre:Zv.Presidenti Bajden,kongresmenët,Eliot Engell,Sandër Levën,Gery Piters,David Banjer,senatorët Karl Leven,Jozef Diguardi,gjenerali Ëesley Clark,Nicholas Burns ,Charles Schumer,Ëillson Kokalari,Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri….ish-presidentin Alfred Moisiu,President Bamir Topi,I ndjeri President I Kosovës Ibrahim Rrugova,President Fatmir Sejdiu,Kryeministri Sali Berisha,Kryeministri Hashim Thaci..fotografi Fadil Berisha,modelistja Emine Cunmulaj,nobelisti Ferrit Murati,regjizori Sten Dragoti e shumë artista të artit e të kulturës të kombit shqiptar,si këngëtarët Kastriot Tusha,Aurela Gace,Merita Halili,Eli Fara,Bujar Qamili,Sinan Hoxha,Artiola Toska,Gezim Kaso,Ylli Baka,Sherif Merdani,Ardit Gjebreja,Ledina Celo,Manjola Nallbani,Ermira Babaliu,Poni,Valbona Mema ….aktorët Fadil Hasa,Cekja,Bujar Mere,Rita Larti,Gëzim Kruja,Rajmonda Bulku ….,Parodistet e Vlorës,Sandër Ruci,Arben Dervishi,..etj.Motoja në punën tonë është se ALBTVUSA është shtëpia e artistave.
-Keni bashkëpunim me TV-t e kulturave të tjera në komunitet?
Bashkëpunimi në punën tonë është shumë i frutshëm vecanëërisht me tëlëvizionet tona në vëndlindjë,si Top Chanal,Klani,TVSH, e me disa televizione lokalë në Shqipëri ku shkëmbejmë materiale. Po ashtu kemi mardhënie të mira edhe më televizozionet e kulturave të tjera në USA,me TV Italian,dhe TV amerikane,ku nga eksperienca e tyre ne kemi fituar shumë.
-A transmetoni emision enkas për fëmijë në gjuhën shqipe, për ruajtjen e gjuhës, traditës, vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar?
I gjithë programi tonë,në kejbëll dhe programet 24 orë ka për qëllim dhe mission që ti shërbëjë komunitetit Shqiptar për ruajtjen,forcimin dhe trashgimininë të vlerave tona kombëtare,si gjuhën,artin,kulturën,traditat,etj,vecanërisht këto tek brezat e rinj dhe sidomos tek fëmijët të cilët janë vazhdimësia e kombit tonë.
Programet për fëmijë i kemi trasmetuar që ditën e parë që kemi filluar trasmetimet tona.Ditën e Hënë,të Mërkurë dhe të Shtunë kemi program për fëmijë.Ka programe televizive që vazhdojnë me javë ose me muaj si filma,përralla,emisione për probleme të ndryshme.Kemi tre vjet që ne trasmetojmë për nëntë muaj rrjesht mësimin e gjuhës shqipe për fëmijë nëpërmjët televizionit etj. Shpesh bëjmë emisione në TV që nxisim dhe suportojmë familjet,prindërit të cilët janë të Parët që janë të interesuar që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën,traditën dhe të trashëgojnë vlërat dhe identitetin tona kombëtar.

– Si themelues I këtij Institucioni por edhe si shqiptar; A e shihni rolin e tij efikas jo vetëm në anën komerciale të tij por edhe atë të integrimit të kulturës shqiptare në Amerikë?
Mediat në përgjithësi në botë nuk janë bisnes dhe aq më tepër televizionet.Thonë se media është fuqia e katërt në pushtet dhe kjo është e vërtet,por fuqinë media nuk e merr nga ekonomia.Pushteti mediatik vjen, si një fuqi mistike që kur ndeshet me karakterin dhe botëkuptimin e brëndshëm njerëzor merr fuqinë“ atomike “ e krijuar nga njeriu si domosdoshmëri për shoqërinë njerëzore.
ALBTVUSA është një televizor i hapur në emigracion e për rrjedhojë që në fillim ka kufizimet dhe vështirësitë e veta pasi komuniteti shqiptar është i shpërndarë në të gjithë shtetet e Amerikës , kështuqë fuqia e tij nuk është e madhe vecanërishtë kur flasim për median dhe suportin e saj.Globalizmi si një fenomen i ri ju ka dhënë mundësi të mëdha njerëzve që të rrojnë me ngrohtësi shpirtërore edhe pa televizoret.
Duhet të kuptojmë se ALBTVUSA së bashku me televizionet e tjerë në emigracion janë nisma dhe vazhdimësi 100% investim intelektual e shoqëror në shërbim të botës shqiptare, që nuk kanë lidhje aspak me fitime ekonomike.Ja p.sh.një milioner në Detroit megjithse me ndihmonte ndonjëherë,rrinte e rrinte e më pyeste po a fiton dollar ti Gani?! Ja shpjegoja dhe kur ishte me mua më besonte kur kishte kontakte me njerëz të tjerë i ndryshonte mëndja nuk besonte megjithë se ne rronim me ndihma. Prapë se prapë nuk besonte se ne shqiptarët e ardhur mbas viteve 90-të investonim për cështjen kombëtare. Për të justifikuar në opinion hapjen e televizonit të tij para bashkëatdhetarve shfrytëzoi një ngjarje të ndodhur në Michigan në Mars 2010 e hapi dhe filloi luftën kundra televizionit tonë.Bleu aparatura moderne,disa puntore i solli që nga shqipëria,fliste e propagandonte me të madhe se Ai me atë televizion do të shpëtonte shqiptarët.Krijonte incidente në aktivitete të ndryshme me puntorët e televizionit tonë etj, veprime të pa moralshme aspak qytetare. Cfar ndodhi,Milioneri i Michiganit,jo vetëm që nuk fitoi, por humbi edhe 400-500 mijë dollarë së bashku me to edhe” lavdinë” e tij.
Troc komuniteti shqiptar në Amerikë,në vendlindje e kudo që jetojnë duhet të respektojnë kontributin e të gjithë televizioneve shqiptare, që janë si ALBTVUSA, pasi këto institucione mediatike janë ngritur dhe mbahen nga puna dhe kontributi në radhtë të parë i familjeve tona si dhe nga bisnesmenët e komunitetit shqiptar në emigracion.Përsa i përket efektevitetit të integrimit të kulturës shqiptare në botën amerikane mendoj se komentet janë të tepërta,ndiqni programet tona dhe konkluzionin do ta nxirrni vetë.
Dua të theksoj se ne si televizion duke u mbështetur nga bashkëatdhetarët kemi fituar fizionomin sociale,pra jemi shumë afër halleve,problemeve dhe ngjarjeve të komunitetit.
Para 4 Vjetësh ALBTVUSA mblodhi në komunitetin e Michiganit $ 50.000.00,për një djalë nga Hudënishti i Pogradecit Olgert Lena dhe ja cuam familjes për kurimin e tij.Shërbime të tilla nëpërmjet lajmërimeve të televizionit tonë deri tani janë mbledhur në komunitetin e Michiganit $ 320.000.00.Njoftimet për raste bamirësie apo ndihmash ne i trasmetojmë falas.Të gjitha rastet e lajmërimeve mortore i kemi trasmetuar falas.Shoqatave të ndryshme,individëve krijues në komunitet ju kemi shërbyer falas.Kemi marrë inisiativën dhe kemi mbledhur ndihma për raste të ndryshme fatkeqësish në vendlindje apo këtu në komunitet etj.Këto raste e të tjera përcaktojnë fizionominë sociale bam,irës të ALBTVUSA.
-Z.Vila, ky vit është viti i 100 vjetorit të Pavarësisë.Cfarë pergatitjesh në programet tuaja televizive jeni duke bërë në vigjilje të kësaj feste kombëtare?
Është vit jubilar,trasmetojmë cdo ditë siglën kushtuar 100 vjetorit.Kemi gati një vit që mbi 60% të emisioneve tona ja kushtojmë këtij jubileu.Trasmetojmeë historinë e popullit tonë nëpërmjet filmave,dokumentarëve,emisioneve,intervistave duke cuar mesazhin tek shqiptarët se 100 vjetori është festa më e madhe në tërë historinë ë popullit tonë,ajo është festa e cdo shqiptari e cdo familje në të gjitha trojet shqiptare dhe komunitet shqiptare në Amerikë e botë, jo vetëm zyrtare si në sistemin komunist.Sipas mundësive ne pasqyrojmë cdo aktivitet që zhvillohet në komunitetin tonë në Michigan e në shtete të tjera.Më këtë rast ju uroj gjithë lexuesve : gezuar 100 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë!

-Mesazhi që dëshironi të jepni për audiencën e teleshikuesve?

Shikuesit dhe vecanërishtë sponsorizuesit e ALBTVUSA e në emër të stafit të këtij televizioni i siguroj se ne do të punojmë vazhdimisht,do t’i shërbejmë si deri tani komunitetit shqiptar,duke suportuar,bisnesmenët,intelektualët,fëmijët dhe të gjithë fushat e tjera të jetës në emigracion dhe në vëndlindje.
Home
www.albtvusa.com
Albanian Television of America – Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës

Ju Faleminderit!
Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: ALBTVUSA, Gani Vila

Kryetari i komunës së Ferizajt,Muharrem Sfarqa nga Gjermania, sjell kulturën evropiane!

May 20, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/
Shiu i këtyre ditëve ishte gëzim për gjithë Kosovën që e theu thatësinë e shumë muajve . Një pas dite të datës 23 .04 .2014 e ndamë kohën që ta vizitojmë Ferizajn qytetin që udhëheq Muharrem Sfarqa , një burrë mesa shtat, por me një edukatë dhe një qytetërim evropian.
Muharrem Sfarqa, i cili erdhi nga Gjermania dhe u zgjodh kryetar komune lenë përshtypjen që nga diaspora ka sjellë kulturën evropiane të qeverisjes dhe menaxhimit. Ai deklarohet i gatshëm që të ballafaqohet me të metat e trashëguara në Kosovë, të trashëguara nga e kaluara e hidhur e pushtuesve të huaj. Veprimtari Muharrem Sfarqa si një kuadër i dalluar i LDK-së në Gjermani, ishte sekretar i nëndegës së LDK-së së NRW-së dhe në ballë të çdo aktiviteti atdhetar e partiak dha ndihmën e tij si intelektual dhe veprimtar i pa mposhtur . Ai ka disa vite qe ishte një mik i yni bashkëveprimtar në Gjermani, po dhe anëtar i “Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani” gjë qe sa ishte në Gjermani la gjurmë veprimi për Kosovën . U morr me shkrime , reportazhe dhe intervista gjë që të gjitha ishin si pjesë përbërëse në ndërtimin e tij me një bagazh universal të kullures së tij që personalitetin e tij e unifikoj edhe në segmentin politik me çka edhe fitoj kandidaturën për kryetar të Komunës së Ferizajt nga një anëtar i kryesisë se Partisë se tij të LDK -së në Gjermani.Edhe se ishte një qytetar i pajisur me shtetësinë gjermane e la për interesin shoqëroro që të jenë në shërbimin e shoqërisë në Kosovë. Shtetësia gjermane e tij u bë debat publik disa herë nga disa injorant dhe kundërshtar politik duke u përpjekur që ta qesin në peshojë shtetësinë e tij gjë që është për t’a gjykuar, kur nuk dinë, as nuk janë të informuar sa e si duhet!?. Gjermania njeh dy e tri shtetësi, por kur është në pyetje Kosova nuk ka bërë ma shumë se sa tu merret kjo e drejtë qytetareve tanë . Dhe duhet ta kenë të qartë se disa republika në Gjermani e njohin këtë të drejtë të pa kontestueshme që shumë qytetar kosovar edhe sot e gëzojnë këtë të drejtë të dy shtetësisë . Ndryshe, në zgjedhjet e sivjetme lokale që u mbajtën me 3 nëntor dhe në balotazhin e 1 dhjetorit, kanë marrë pjesë dy përfaqësues nga diaspora, Muharrem Sfarqa në Ferizaj dhe Agim Bahtiri në Mitrovicë. Që të dy kanë fituar dhe sot menaxhohen këto dy komuna nga këta dy kryetar. Zgjedhja e këtyre dy personaliteteve në krye të komunave është mesazh i mirë për të ardhmen e Kosovës nga se që në fillim, po shihet se ka një ndryshim në politikën menaxhuese që Kosova ka nevojë për dijen dhe kapitalin e bashkatdhetarëve të vet në mërgim. Ata sjellin këtu kulturën , artin shkencën po edhe teknologjinë e barometrave në Evropë dhe në Botë. Për shumë politikaj kosovar mund të jetë vetëm ëndërr , apo një imagjinatë shterpë nga se shumë nga ta kanë mbetur me qëndrime komuniste apo të një oportunizmi ideologjik, pa ndryshime, pa vizion me një politikë të stërvjetëruar që ma edhe populli po bie viktimë e tyre deri në shkallëzim ekstrem varfëri,skamje, demoralizim dhe vetëvrasje të pa numërua. Takimi ynë ishte shumë transparent . Modestia e tij u pa qysh në fillim, në zyren e tij pak minuta zumë vend . Dalja në qytet ishte një gjiro që dëshmoj, veprimtarinë e tij me ndryshime të mëdha në infrastrukturën e qytetit. Shëtitja në bulevardin e qytetit ishte edhe rrëfimi i tij në dhënien e një pamje tjetër qytetit , duke e shndërruar Ferizajn në një qytet lulesh dhe gjelbërimi. –Infrastrukturën e ka ndryshuar ,rrugët dhe parqet e qytetit u përngjajnë atyre evropiane!.
Zoti Muharem Sfarqa thekson ma tutje se ka ndërmend që ta bëjë një qytet me një bulevard ma modern në interesin e qytetarëve të tij. Përshtypja më mbresëlënëse ishte se gjatë shëtitjes në qendrën e qytetit , qytetarët e thjeshtë disa herë na ndalen duke e përshëndetur edhe dorë me dorë. Komunikimi i tij ishte shumë modest i thjesht , po me vlera duke dhënë dëshmi se zoti Muharremi, posedon një kulturë të lartë qytetare. Në ato momente e ndiente veten shumë të barabartë me qytetarin e thjesht , nxënësit apo edhe me mirëmbajtësin e parkut që aty për aty e këshilloj në mbarëvajtjen e rritjes së infrastruktures edhe ma të mirë qe ma, i kishte hedhur në skicë me projekte moderne dhe të kohës.
-Kureshtjen e pyetjes sonë se çka ka vepruar në administratë lidhur me rregullimin e dokumenteve të ndryshme për qytetarët?.
– Ai u shpreh se atë sëmundje të komunizmit për një dokument apo edhe certifikatë të lindjes me prit me javë e muaj që mbretëronte deri para disa muajsh në këtë qytet, e kam ndryshuar rrënjësisht. Tash ditët e humbura për një certifikate apo një dokument të qytetarëve e kamë shndërruar me një shërbim administrativ disa minutëshe!

Pastaj motivimi i një pyetje tjetër ishte që qyteti i Ferizajt qe disa kohë po ndihet rehat nga bixhosgjinjtë , kumorgjinjtë dhe hajnat e lojërave të fatit si mashtrues dhe manipulues me varfërinë e Kosovës ?
Zoti Sfarqa na u përgjigj se edhe këtu kam vepruar . Qyteti i “Ferizajit tash është qytet i vdekur për kazinotë dhe lojërat e fatit”. Këto lokale do të mbesin nën dry përgjithmonë sepse asnjëri prej tyre nuk i plotësojnë kushtet me ligj për veprimtari të tilla . Pronarët e këtyre lokaleve mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre duke respektuar ligjin për një distancë së paku 500 metra larg institucioneve lokale, shkollave, çerdheve apo qendrave të tjera komunale. Ky është një rezultat i zotit Sfarqa qe ka dhënë shenjat e një qytetërimi , që duhet t’a kenë edhe qytete tjera .Zoti Sfarqa i shantazhuar nga një politikë verbale e qeverisëse të Kosovës karshi interesave të huaja në Kosovë qe nxisin ekstremizmin fetar islamik në Kosovë , që përmes tij mori imazhi të keq në arenën ndërkombëtare me nxitjen e te rinjve që të vdesin në vendet e huaja siç është rasti i Sirisë qe morri jetën e dhjetëra e dhjetëra shqiptareve . Edhe këtu zoti Sfarqa nuk ka ndenjur si spektator , siç po vepron politika kosovare, po ka reaguar dhe i ka gjykuar. Ai u prononcuar publikisht kundër këtij fenomeni të vrazhdë , naiv po edhe antikombëtar duke ju bërë thirrje të rinjve që të distancohen nga një rruge e gabuar të ekstremizmit islamik në Kosovë me pretendime antishqiptare”! Duke ju sugjeruar shkollimin , punën shkencën kulturën dhe artin,ai u zotuar që do të ngehim imazhin e këtij populli po edhe shpresës . Zoti Sfarqa ka bërë edhe një progres në zhvillimin , emancipimin dhe kulturën e emancipimit e femrës shqiptare që falë kontributit të tij , sot femra shqiptare në këtë qytet gjendet aktive ma shume se në çdo qytet tjetër kosovar. Ai thekson se politika e tij është që t’i ndërpres korrupsionin që gjendjen e ka gjetur shumë alarmante qe me kalimin e kohës edhe vet qytetarët janë duke e kuptuar nevojën e një ndryshimi në këtë komunë po edhe në nivel të vendit. Zoti Muharrem ma tutje thekson se synimet e tij janë që të hapin edhe vende të reja pune. Lidhur me mediat, ai tha se as pak nuk është i kënaqur,pasi sot edhe politika ditore po ndikon ne mediat e ndryshme me çka bien ndesh me normat e një shteti demokratik. Me një kryeneçësi u prononcuar edhe kundër gangsterëve të ndryshëm te cilët sillen si pronar të së drejtës së qytetareve në struktura të ndryshme .Ata kanë krijuar një paqartësi në ligjet rregullat dhe vlerat e një shteti për të cilin kanë luftuar shqiptarët. Nga zoti Muharrem Sfarqa u ndamë me një përshtypje shumë mbresëlënëse të një politikani , një krijueses , një intelektuali , një njeriu me kulture qe po lenë gjurmë edhe jashtë qytetit të Ferizajt. Ai duhet të merret si model i një politikani për menaxhimin e qytetit si në ekonomi , kulture apo në teknologji. Zoti Sfarqa për zgjedhjet nacionale që janë në prag theksoj se ato shpresojmë se do të jenë demokratike , parlamentare dhe të rregullta duke aluduar se Partia e Lidhjes Demokratike do te jetë, ajo që do ta qeverisë vendin në të ardhmen.

Ne Foto: Muharrem Sfarqa dhe Asllan Dibrani gjatë intervistës në qytetin e Ferizajt.

Filed Under: Interviste Tagged With: asllan dibrani, Ferizaj, Muharrem Sfarqa

Nishani: Hetim i besueshëm për drogën në Divjakë

May 17, 2014 by dgreca

Presidenti Buajar Nishani ka komentuar sot në një intervistë përplasjet me mazhorancën, lidhur dekretet e gjyqtarëve, projektligjet që lidhen me kompetencat e kreut të shtetit dhe deklaratat e bëra pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve në adresë të tij.
Në Komisionin kuvendor të Ligjeve, dy ditë më parë, është vendosur me votat e mazhorancës që të rrëzohet një tjetër dekret i juaji për emërimet në sistemin e drejtësisë. Është rrëzuar kandidatura e zotit Alaudin Malaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit, për një vend në Gjykatën e Lartë. Në fakt, ky nuk është një rast i shkëputur. Janë bërë tashmë disa dekrete për emërimet në sistemin e drejtësisë që rrëzohen nga mazhoranca në Kuvend. A keni një koment? Çfarë po ndodh me këto kandidatura që ju rrëzohen në Kuvend?
Presidenti Nishani: Unë besoj që nuk ka vend për shumë komente pasi është mjaft e qartë pasqyra e këtij realiteti. Kemi të bëjmë qartazi me një qëndrim politik, i cili praktikisht po i heq ‘de facto’ kompetencën kushtetuese Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nuk mund të bëhet dot ‘de jure’, sepse kërkohet të ndryshohet Kushtetuta. Në pamundësi për ta ndryshuar Kushtetutën ligjërisht po anashkalohet përmes këtyre procedurave në Komisionin e Ligjeve për të bërë të pamundur realizimin e kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve në gjykatat e larta. Pra, kemi një sjellje, e cila vjen nga një realitet i pamundësisë për ta kthyer Presidentin e Republikës dhe Kreun e Shtetit në një kukull të pushtetit ekzekutiv. Tashmë është gjetur një rrugë e tillë duke i hequr kompetencat, në këtë rast, në kundërshtim dhe në mosrespektim edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi e ka bërë interpretimin e saj në lidhje me konsultën midis Presidentit dhe Kuvendit; kompetencat e njërit institucion dhe institucionit tjetër, ndaj unë besoj që, për opinionin publik dhe për çdo faktor tjetër të interesuar për ecurinë e këtyre sjelljeve dhe ngjarjeve në Komisionin e Ligjeve panorama është e qartë, për më tepër që, jam i bindur, opinioni publik tashmë është qartësuar në tërë ecurinë e këtyre marrëdhënieve.
Ka patur një deklaratë të fortë në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Spartak Braho, i cili ka propozuar nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit. Si e keni pritur këtë deklaratë kur e keni dëgjuar?
Këto janë thirrje revolucionare, të cilat ende janë si një përcjellje e reminishencave të një lloj deliri që shfaqej në vitet ’70-të. Natyrisht, objektivi është i gabuar. Nëse do të isha nga ata njerëz që tremben, nuk do të kisha marrë përsipër prej kohësh përgjegjësi shtetërore dhe institucionale. Janë thirrje revolucionare që nuk meritojnë as vëmendje dhe as komente.
Tashmë nuk është lajm i ri që mazhoranca dhe me anë të disa projekt-ligjeve po tenton reduktimin e disa prej kompetencave të Presidentit të Republikës, qoftë në detyrën e Kreun të Shtetit dhe qoftë si Komandat i Forcave të Armatosura. Keni patur një takim me ambasadorët e NATO-s. Çfarë impakti ju dha ky takim? Ju përveçse i keni informuar, a keni marrë prej tyre edhe një lloj garancie apo mbështetje?
Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, një vend aleat. Jemi pjesëtarë të kësaj familje politiko-ushtarake, të aleancës më të suksesshme në botë përsa i takon kontributit për paqen, liritë dhe sigurinë. Ndaj, ne, institucionet e shtetit shqiptar duhet të ndajmë me përfaqësuesit e kësaj Aleance pikëpamjet tona, veçanërisht kur ato lidhen me çështje të sigurisë. Presidenti i Republikës si Komandant i Forcave të Armatosura nuk mund të pranojë devijime të standardit që tashmë është në të gjitha vendet e NATO-s ku kompetencat e Komandantit të Përgjithshëm të kalojnë nga Presidenti tek Qeveria, pasi unë e kam shprehur dhe herë të tjera, jo vetëm bëhet një çbalancim i harmonisë kushtetuese të pushteteve dhe të komandimit të Forcave të Armatosura, por krijohet një risk i madh i politizimit të vendimmarrjeve të rëndësishme me karakter strategjik. Natyrisht që përfaqësuesit e vendeve anëtare, aleate të Shqipërisë morën shënim pikëpamjet e Presidentit të Republikës dhe njëkohësisht ndava me ta vlerësimin dhe dëshirën time për të përfituar nga eksperienca e vendeve të tyre në çështje të tilla.
President, si ndiheni në këtë lloj përplasjeje të vazhdueshme me ekzekutivin, me Qeverinë: kompetencash, dekretesh? Ju keni vendosur të vazhdoni, le të themi, në rrugën tuaj, pra në mbështetje të ligjit, Kushtetutës, apo keni një mesazh?
Mesazhet më të mira janë sjelljet institucionale, janë sjelljet kushtetuese, janë sjelljet ligjore, në mbrojtje edhe të integritetit të institucionit që përfaqëson secili prej nesh. Jam betuar mbi Kushtetutë dhe mbi Flamurin Kombëtar që do të respektoj Kushtetutën dhe brenda këtij betimi një element i rëndësishëm përmbajtësor ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e integritetit të Institucionit të Kreut të Shtetit shqiptar, por edhe me garancinë që i jap sërish sot opinionit publik dhe qytetarëve të vendit tim se, përsa kohë të jem në Zyrën e Presidentit të Republikës, Institucionin e Kreut të Shtetit shqiptar nuk do ta marrë dot peng askush, në asnjë rast, me asnjë çmim.
Zoti President, politika, por jo vetëm politika prej disa ditësh është përfshirë në një debat të gjerë me akuza të ndërsjellta përsa i përket trafikut të drogës. Ka pasur një debat të gjatë dje në Parlament, ka patur një protestë të opozitës. Nuk e di, çfarë përshtypje ju jep gjithë ky debat?
Rasti në fjalë është një rast mjaft i rëndë, i cili në gjykimin tim kërkon një hetim të thellë, një hetim transparent dhe mbi të gjitha të besueshëm. Pse e them ‘të besueshëm’? Dhe ky ka qenë dhe mesazhi që i kam adresuar Prokurorisë shqiptare, veçanërisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi përmes hetimit të plotë, zbardhjes në mënyrë të besueshme të gjithçkaje në lidhje me këtë ngjarje, luftohet krimi i organizuar dhe së dyti, çka është gjithashtu shumë e rëndësishme, mbrohet dhe ruhet dinjiteti i shtetit shqiptar. Unë besoj, inkurajoj dhe pres që Institucioni i Prokurorisë të angazhohet me të gjithë seriozitetin, të shtojë në mënyrë maksimale kapacitetet e mundshme profesionale dhe të shtrijë hetimin në të gjitha ato raste, të cilat lidhen me një vend të tillë për të bërë të mundur një qasje ligjore të fortë ndaj këtij fenomeni, i cili duhet me çdokush të mos cenojë imazhin e vendit dhe imazhin e shoqërisë shqiptare.
Sa e rrezikojmë këtë me anë të këtyre fenomeneve?
Në rast se do të ketë një hetim të plotë dhe penalizim të plotë të të gjithë atyre që janë përfshirë në një akt të tillë, jam i bindur se do të kontribuojmë mjaft në ruajtjen e imazhit të vendit.
Zoti President edhe në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka pasur edhe akuza edhe për implikimin e infrastrukturës së Ushtrisë në trafik droge. Si i keni pritur këto akuza, këto deklarata dhe a keni marrë, le të themi, ndonjë iniciativë për të parë më tutje nga këto deklarata?
Natyrisht që çështjet e implikimit duhet të hetohen dhe zbulohen nga organet e drejtësisë. Ne asnjëherë nuk mund të devijojmë nga mekanizmi i shtetit ligjor, ndaj edhe pak më lartë kur përmenda hetimin e thellë të të gjithë elementëve, kam parasysh pikërisht për të vajtur tek besueshmëria dhe efektshmëria e luftës ndaj akteve dhe fenomeneve të tilla lidhet pikërisht përsëri me një drejtim, me pjesën e hetimit nga institucionet e shtetit ligjor të vendit. Ajo që unë do të kërkoja nga Forcat e Armatosura dhe veçanërisht nga drejtuesit e FA-së, nga njerëzit nën uniformë është përqendruar tërësisht larg nga përdorimi politik i tyre. Njerëzit nën uniformë nuk mund të vihen në përdorim të politikës. Njerëzit nën uniformë kanë ligjin, Kushtetutën, kanë betimin, kanë mekanizmat për të bërë punën e tyre, për të përmbushur misionin e tyre. Misioni i njerëzve nën uniformë është një dhe vetëm një – mbrojtja e vendit, mbrojtja e Atdheut, garantimi i sigurisë dhe lirisë për qytetarin shqiptar. Çdo përfshirje apo lejim i përdorimit politik nga ana e tyre jo vetëm që rasti mund ta komplikojë në mënyrë të panevojshme, por mund të krijojë dhe ngarkesa të tjera të panevojshme për Forcat tona të Armatosura, të cilat janë sot krenaria e vendit tonë, janë ata të cilët e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe emrin e shqiptarëve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, janë njerëz të cilët kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë edhe jetën e tyre në interes të nderit të kombit, të nderit të flamurit, të nderit të Shqipërisë. Asgjë nuk mundet që, edhe përgjegjësi të individëve të ndryshëm, nuk kanë për të cenuar dhe nuk mund të cenojnë dot këtë kontribut të madh dhe këtë emër që kanë sot Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Së fundi, nëse keni një mesazh për politikën dhe drejtësinë duke iu referuar dhe rastit të Divjakës?
Mesazhet janë të qarta. Në kuadrin e shtetit ligjor, shtetit të së drejtës, të krijimit të besimit tek institucionet, lufta kundër narko-trafikut që është një sfidë e madhe për Shqipërinë, dhe jo vetëm për Shqipërinë, kërkon së pari vullnet, kërkon angazhim, kërkon koordinim institucional. Nuk mund ta ndihmojë luftën ndaj narko-trafikut sulmi ndaj Prokurorisë, ndaj gjykatave, apo ndaj Presidentit të Republikës, përkundrazi, krijon një qasje të kundërt. Pra, angazhimet që nisin tek vullneti vijojnë me funksionimin e mekanizmave ligjore të shtetit përmes harmonizimit, bashkëpunimit, përmes partneritetit me partnerët pasi janë hetime që shtrihen edhe përtej territorit shqiptar dhe ecja në këtë qasje, ecja me këtë sjellje institucionale, me këtë besim, jam i bindur që do të funksionojë natyrisht për të qenë gjithmonë fitues në këtë betejë.
Marrë nga TV Klan

Filed Under: Interviste Tagged With: Nishani: Hetim i besueshëm, për drogën në Divjakë

Karl D. Shehu, i pari shqiptar që synon Senatin e Connecticut

May 15, 2014 by dgreca

Karl D. Shehu është banues prej tre brezash në Waterbury, Connecticut. Nip i një familje shqiptare vendosur në Waterbury në fund të viteve 50të, Karli edhe pse vetëm 28 vjeç ka arritur të ketë një rezume mbresëlënëse ku Diploma Master në Manaxhim Biznesi nga Universiteti i Oksfordit, dhe diplomimi Jurist nga Universiteti Pepperdine janë nga më të spikaturat . Më 13 Shkurt, 2014 ai shpalli kandidaturën për Senator në Distriktit e 15të në Connecticut dhe po kërkon të bëhet i pari Shqiptaro-Amerikan në Senatin e Connecticut. Pas disa kontakteve ai me kënaqsi na dha këtë intervistë për gazetën DIELLI.
Përshëndetje Karl…Faleminderit që pranuat kërkesën tonë për këtë intervistë…Për ata që nuk ju njohin ose ju njohin pak, si do t’i përgjigjeshit pyetjes, “Kush është Karl D.Shehu?”
Unë e shoh veten më shumë si një zgjidhës i problemeve. Kjo cilësi kërkon nga unë të jem mendimtar dhe njëkohësisht ëndërrimtar. Këto karakteristika forcohen më shumë nga sensi për te qëne realist dhe praktik. Lexoj shumë dhe përpiqem të asimiloj sa më shumë të jetë e mundur. Kur marr vendime mundohem te jem më shumë analitik.
Nga rezumeja duket se ju keni arritur shumë në një kohë shumë të shkurtër. Çfarë ju frymëzon dhe motivon ju, kur synoni për kaq shumë arritje?
Atë çfarë ju e formuloni si arritje, unë e shoh si një përgatitje solide. Unë kam të gjitha mjetet dhe përgatitjen intelektuale të kërkoj më shumë për qytetarët e mi. Sa për frymëzimin, prindërit prej fillimit më kanë mbështetur drejt suksesit. Duke patur tipin A të personalitetit, motivimi asnjëherë nuk ka qënë problem për mua.
Cila është filozofia juaj politike, dhe cilët janë shembujt njërëzorë që dëshironi të ndiqni?

Unë besoj në Kushtetutën e Sh.B.A-së the parimet qeverisëse të vendosura nga Baballarët e Kombit Amerikan. Substanca filozofike e këtij besimi bën që unë te jem konservativ në fushën ekonomike dhe mbështetës i fortë i të drejtave dhe përgjegjësive individuale. Shumë nga ne jemi të ndërgjegjshëm për impaktin e teorisë së të drejtave natyrale formuluar nga John Locke. Deklarata e Pavarsisë e Sh.B.A-së shpreh qartë se ne i kemi të dhëna nga Krijuesi ynë me sigurinë e vetë-evidencës dhe të pamohueshme të drejtat e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Ne i japim sistemit qeverisës pak nga këto të drejta me shpresën se qeverisja do t’i mbrojë ato. Ky është roli i kufizuar i qeverisjes. Çdo zgjerim i autoritetit qeverisës përtej të drejtave të dhëna nga Kushtetuta do të jetë kufizim i të drejtave natyrale të inidvidëve. Admiroj gjyshin tim. Pasi regjimi i (Enver) Hoxhës i konfiskoi tokat dhe pasurinë personale, ai u arratis nga Shqipëria komuniste, duke rrezikuar jetën dhe lirinë e tij. Gjyshi më ka mësuar për njerëzit dhe mbështetjen në forcat e mia më shumë se çdo profesor në Kolegjin e Bostonit, Universitetin e Oksfordit, apo çdo jurist i magjistraturës ligjore në Pepperdine. Përsa i përket modeleve njerëzore—ne secili mund të kemi ndikimin personal në këtë botë. Përqendrimi në arritjet e të tjerëve ngurtëson novacionin dhe na kufizon në drejtimet tona personale.

Cila arsye ju shtyu të vendosni të vendosni kandidaturën për senator të Distriktit e 15të në Connecticut?

Është koha për një lidership të ri. Connecticut është një shteti që është i varur nga taksimi. Në çdo shkallë të qeverisjes ka politikanë me duart në xhepin tonë kolektiv. Ne kemi nje strukturë të rregullave që e bejnë klimën e biznesit në Connecticut më të keqen në gjithë kombin tonë. Përveç asaj çfarë thamë më lart, distrikti i 15të është me keq se në të gjithë shtetin. Ne kemi 12% papunësi, dhe papunësia e të rinjve është 16%. Në katër vitet e fundit ne kemi qënë dëshmimtarë të eksodit të bizneseve dhe punëve. Unë e pëlqej senatoren Hartley, por nuk jam i sigurtë nëse ajo e kupton shkallën e mundimeve të njerëzve të thjeshtë në Waterbury, Middlebury, dhe Naugatuck. Ndërsa ajo kënaqet në mbrëmjet e koktejit me lobuesit, të rinjtë e të rejat nuk mund të gjejnë dot punë. Ne meritojmë një senator që në këto raste është i gatshëm të kundërshtojë Guvernatorin Malloy, jo një që 99% të votimeve, voton si ai.

Pasi ju shpallët kandidaturën për Senator në Distriktit e 15të në Connecticut më 13 Shkurt, 2014, “Waterbury Observer” shkruajti, “ Më tepër se sa një karrierë akademike më diploma nga Kolegji i Bostonit, Universiteti Pepperdine, dhe Universiteti prestigjioz i Oksfordit në Angli, Shehu po kërkon të bëhet i vetmi Shqiptaro-Amerikan në Senatin e Connecticut.” Artikulli pastaj nënvizon fjalët tuaja kur thoni se, “Politikanët lokalë e kanë njohur rritjen e influencës së Komunitetit Shqiptar në Waterbury. Ata na marrin me të mirë në kohën e votimeve dhe na braktisin sapo marrin pushtetin. Unë do ta ndryshoj këtë.” A mund të komentoni për sa keni thënë? Çfarë do të bëni ndryshe nga të zgjedhurit e deritashëm për sa i përket Komunitetit Shqiptaro-Amerikan?
Arben, unë nuk e konsideroj veten time politikan. Në fakt, unë nuk i kam qejf politikanët. Shumë herë fjalët e tyre nuk përputhen me veprat. Waterbury ka komunitete nga më të ndryshme, dhe politikanë premtojë për çdo gjë, për t’u zgjedhur. Këtu ka politikanë që shkojnë për vota tek Shqiptarët dhe Hispanikët. Ata duken nëpër festat e tyre. Ata i marrin me të mirë dhe premtojnë favore për liderat e komuniteteve. Ata duken vetëm në kohë zgjedhjesh. Sapo zgjidhen këta politikanë zhduken si me magji. Sa komisione kryeson nga Shqiptaro Amerikanët? Sa Shqiptaro-Amerikanë janë anëtarë të këtyre komisioneve? Shqiptaro Amerikanët nuk janë vetëm votues si robotë. Ne nuk jemi të zotët vetëm për të dhënë votat. Në qoftë se si komunitet ne jemi të rëndësishëm përtej ditës së zgjedhjeve, atëhere pse të zgjedhurit nuk na pyesin më. Pasi të zgjidhem unë do të përpiqem deri në fund që interesat e Komunitetit Shqiptar të jenë kudo të mirë përfaqsuara.

Cilat janë problemet në Distriktin e 15të që do të duan vëmëndjen tuaj të menjëhershme pas zgjedhjes suaj?

Si thashë më sipër Distrikti 15, po dëmtohet dita ditës. Programi im përfshin rrëzimin e taksave të larta, çlirimin e biznesit nga rregullat e panevojshme, mos zbatimin e Common Core, rrëzimin dhe rehartiming e legjislacionit të vitit të kaluar për armët, dhe kufizimin e mandatit për senatorët e shtetit Connecticut. Ne kemi papunësinë më të lartë dhe taksat për pronësinë janë më të lartat se në gjithë shtetin. Vitet e fundit mosha mesatare e banuesve në Waterbury është rritur. Kjo do të thotë se të rinjtë po e braktisin luginën e lumit Naugatuck. Prandaj ne duhet ta ndryshojmë plotësisht këtë gjëndje.

Tashmë, konflikti Ruso-Ukrainas ka sjellë disa nga problemet dhe retorikën e Luftës së Ftohtë. Kjo pyetje është disi përtej axhendës së zgjedhjeve lokale….Cili është opinion juaj për hapat e ndërrmara nga Shtepia e Bardhë për të zgjidhur këtë konflikt?

Çfarë hapash? Barak Obama nuk po kupton asgjë. Ai është Neville Cahamberlain i kohëve modern. Një president i dobët që duhet të punojë vetëm si pedagog universiteti dhe jo në Zyrën Ovale të Presidentit. Një klip për fushatën e Presidentit Regan tregonte një ari në pyll. Komentatori thoshte, “Është një ari midis drurëve. Disa thonë ariu mund të shihet shumë lehtë. Të tjerët nuk e shohin fare.” Kuptimi ishte se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndalojnë dominimin Sovjetik në Europën Lindore. Unë besoj në përpjekjet për paqe, por ka vende në botë që kuptojnë vetëm gjuhën e forcës. Ju nuk mund të lejoni një autokrat si Vladimir Putini të pushtojë dhe aneksojë pjesë të vendeve sovrane.

Subjekti i pyetjes së kaluar ka ndikim si shkojnë punët këtu në Connecticut. Këtu, politikat e ndërkombëtare, buxheti i mbrojtjes, të drejtat e mbajtjes se armëve direkt ndikojnë në ekonomi. Çfarë do të bëni ndryshe nga të zgjedhurit lokale dhe shtetërorë për të mbajtur dhe rritur numrin e vendet e mirëpaguara të punës të cilat lidhen me porositë nga industritë e aeroplanëve, mbrojtjes dhe prodhimit të armëve?(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)
(Intervistoi: Arben Dulo)

Filed Under: Interviste Tagged With: Arben Dulo, e Connecticut, i pari shqiptar që synon, Karl D. Shehu, Senatin

“Ju flet Zani Atdheut!

May 10, 2014 by dgreca

Intervistë e eskluzive me Hysen Previzin, veprimtarin dhe gazetarin shqiptar të radios Zanit të Atdheut dhe Zëri i Amerikës/
Intevistuar nga Beqir Sina/
Ku keni lindur dhe çfarë kujtimesh keni nga Shqipëria?
Isha shumë i ri, dhe, as që më shkonte ndërmend për një arratisje nga Shqipëria, por ishte vëllai im – rreth 13 vjet më i madh, i cili dinte me tepër rreth ngjarejeve që kishin ndodhur me familjen tonë të madhe. Familja jonë Previzi në Zerqan qarku Dibër, ishte mjaftë e njohur në atë zonë të Grykës së Madhe të Dibrës, siç quhej dhe thirret ajo. Kjo familje dibrane, ishte e shquar për bujarinë e mikëpritjen, po ashtu edhe për burrëri e trimëri si dhe e përfshirë në veprimtari politike, të të gjitha kohërave.
Babai im Mahmud Previzi, ishte nën-komandant i forcave të gjandarmëris të nën-Perfekturës së Zerqanit, kurse, xhaxhai Bajazit Previzi, ishte nën-perfekt i nën-perfekturës së Zerqan-nit gjatë qeverisjes së Mbretërisë Shqipëtare. Kur vendi u pushtua nga klika komuniste, babai im si dhe e gjithë familja jonë e madhe, nuk u pajtua me atë rregjim. Babai im me një grusht xhandarësh që i kishin mbetur, në atë kohë u përpoq të mbronte Zerqanin nga forcat komuniste të udhëhequra nga Dali Ndreu, por, i tradhëtuar nga disa gjoja nacionalistë të përbër prej më tepër se 300 vetë , u mposhtë. Zerqani, u muar nga komunistët, shtëpija jonë e madhe u dogjë në flakë. E gjithë pasurija jonë përfshirë tokë e bagëti u kunfiskua. Si rrjedhoj familja u internua në fillim në Berat , kur unë isha vetëm foshnje. Në kampin e interrnimit në Berat, familja jonë pati kontakte edhe me familje të tjera nacionaliste, nga e gjithë Shqipëria, dhe Kosova por edhe familjet dibrane, siç ishte familja Kaloshi, Ndreu, Kaziu, Lita, Dema, Tonuzi, e familja e Beqir Sina i parë, me të cilët ishim miq prej kohësh, si dhe shumë e shumë të tjerë.
Përse u arratisët….?
Babai im pas një qëndrimi prej afro 4 vitesh nëpër malet e Dibres, duke mos u pajtuar siç thash edhe më lart me klikën komuniste dhe duke menduar se mund të vinte ndihme nga forcat Angleze. Ai u vra heroikisht në përpjekje me forcat komuniste, po, edhe këtë rradhë i tradhëtuar nga byrazeli i tij më 1949( emrin e të cilit nuk është e nevojshme ta përdor). Mbas vrasjes së babës, familja u lirua nga internimi dhe erdhi përsëri në Zerqan. Sipas tregimit të Nënës time, shtëpija e djegur, toka e konfiskuar dhe e shpërndarë në “reforma agrare” u vendosëm në një shtëpi të vjetër dhe të rrënuar. Të cilësuar KULAK, pa të drejt shkolle të mesme, e gjithmonë nën mbikëqyrje të sigurimit të shtetit, kaluam disa vjet. Vëllai im Fiqiriu, i bindur se nuk mund t’i përballonte me atij rregjimi gjakatar, mori guximin dhe në tetor të vitit 1963, dhe vendosi, që së bashku me dy kushërinjtë tonë Sami dhe Basri Alliu dhe pjesetarë tjerë të familjes, të arratisemi. Vlen të vëj në dukje se më shum se gjysma e familjes, nuk arriti të kalonte kufirin për në Ish-Jugosllavi. Nëna ime si dhe bashkeshortja e vëllait tim Fiqiriu-t me 5 fëmijë , si dhe bashkëshortja dhe nëna e Samiut, u kapën nga forcat kufitare në kufi. Ato sërisht u internuan nëpër kampet famëkeqe si ai Shtyllas të Fierit, kur u liriuan me ardhjen e demokracisë në vitin 1991.
Kur filloi lidhja e juaj me patriotët dhe grupet anti komuniste, dhe çfarë roli kishit ju në ato?
Duhet pranuar, se :”Në raste të ndryshme emigracijoni në ish Jugosllavi, është trajtuar sipas oreksit të jugosllavëve” kjo vetkuptohet dhe nuk do shtjellim, sepse ashtu ishin dhe rrethanat e asaj kohe – “ishe mes dy zjarrve”. Në disa raste emigracijoni përkrahej dhe herë të tjera përbuzej nga regjimi Jugosllav.. Gjatë emigracionit në Jugosllavi, nuk mund të thoshe se je antikomunist, ose patriot dhe as që mund të aktivizoheshe si i till. Ish-Jugosllavija, ndonse luante një politikë më të “butë”, me emigrantët, për interesat e saj ekonomike dhe politike, por ishte komuniste, dhe diktaturë e kamuflluar. Jugosllavia e atëherëshme në shumë raste emigracijonin politik shqipëtarë e përdori si mish për top, ashti si perdori edhe disa shqiptarë të tjerë. Mirëpo, gjatë emigracionit në ish -Jugosllavi – ne patëm rastin që përsëri të bashkoheshim më shumë nacionaliste të arratisur në atë vend më parë në atë vend dhe të gjenin shqiptarët e vërtet patriot. Vlen të përmend si e ceka më lart, miq e familjes tonë, me disa prej tyre ku kemi qëndruar edhe në kampin e internimit në Berat, si vëllëzerit Rasim, Hashim e Besim Sina , Abdulla Kaloshi ,Qazim Lusha ,Mane Dumani, Sefer Lleshi e shumë të tjerë. Roli ynë politik ishte vetëm e vetëm të largoheshim për në perendim, ku dhe mund të na krijohej mundësia për të ndihmuar familjet, që i kishim lën pas por edhe Shqipërinë dhe Kosovën, te gjith trojet shqiptare të okupuara nga Serbia . Kështu që në vitin 1965 shumë prej nesh morëm rrugën e arratisë nga Jugosllavia, dhe shkuam për në Itali. Ku u takuam dhe u lidhëm me shumë të arratisur të tjerë, anti komunist dhe figura patriote të njohur të çështjes kombëtare.
Keni qenë pjesë e Partisë Lëvizja e Legalitetit në mërgim – çfarë ishte ky organizim dhe si vepronte. Cili ishte roli juaj?
Pas një qëndrimi të shkurtër në kampin e refugjatëve në Itali, përfunduam në botën e lirë dhe me demokratike në botë siç është Amerika. Porsa erdhëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, iu përveshëm punës për të arritur atë që kurr nuk e patëm të lehët ta bëjm, as mirëqënien dhe as politikën. Duke kujtuar të parët tanë që ranë heroikisht për të mirën e vendit, për ta mbrojtur atë vend që do ta kaplonte komunizmi gjakatarë i Enver Hoxhës me shokë, iu bashkangjitëm edhe një herë Organizatës Lëvizja Kombetare e Legalitetit sot Partia Levizja e Legalitetit. Isha vetëm në moshën njëzetvjeçare, kur u rradhita në rradhet O.K.L.L.-së. Merrja pjesë nëpër mbledhje e manifestime të ndryshme. Organizonim demonstrata kundër regjimit totalitar të Enver Hoxhës, por në të njëjtin kohë nuk lënim jasht as ato demonstrata kundër Titistëve e Rankoviçëve jugosllavë ,që shtypnin popullin e pa mbrojtur të Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare nën ish Jugosllavi. Unë personalisht u zgjodha disa herë edhe anëtarë i Komitetit Qëndror i OKLL-se ku së bashku me disa patriotë të tjerë, kemi dhënë kontributin tonë. Kam punuar ngushtë me Sekretarin e Përgjithëshëm të OKLL Zoti Fuat Myftiu, si dhe të tjerë anëtarë të denjë e të ndershëm si Kol.Xhemal Laci, Z.Rasim Sina ,Z.Hysen Mulosmanaj, Z.Abedin Mulosmanaj,z. Bardhok Ndreu, Z.Nrec Gjergji Z.Dr.Guri Durallari e shumë të tjerë.
Çfarë do të veçosh nga ajo periudhë ?
Vitet kalonin, patriotizëmi e trimëria kishte një far rënje – një far rënie debulese në shoqëri, pleqërija po bënte të veten. Shpresat, për një këthim të shpejtë në Shqipëri – dita ditës po veniteshin. Duhesh një punë më e madhe. Nevoiteshe një organizim më i fortë, për t”i rindezur edhe një hërë motorrët e ndjenjës politike. Kundërshtarët tanë politikë, po bëheshin edhe më të fortë. Ishte emigracioni ekonomik shqipëtarve të Kosovës, ku disa prej tyre të financuar nga Qeverija Jugosllave, gjoja kishin ardhur për bisnes. Po në New York, u hap edhe një Radio tjetër, at’here e quajtur “Zëri i Malësis” e finacuar krejtësishtë nga Qeverija komuniste shqipëtare, si dhe nga emigrant kosovarë dhe ata nga Mali i Zi e Maqedonia, që ishin me Enverin. Në mos gaboj ishte fillimi i vitit 1981 – kur në Kosovë, shpërthyen trazira të organizuara nga studentët shqipëtarë, dhe që po shtypeshin e burgoseshin nga makina shoviniste Jugosllave. Nga ana jonë ,kërkohesh një mobilizim – për të informuar sa më mirë dhe saktë emigracionin rreth ngjarjeve në Kosovë. kështu që në pranëverë të vitit 1981 lindi ideja për hapjen e një Radio-transmetimi nga Nju Jorku.
Pra, kishit themelur radion shqip Zani i Atdheut në Nju Jork, si staf i kësaj radio çfarë ju kujton ajo sot? Si lindi ideja për krijimin e kësaj radio ?
Siç përmenda edhe më lart, ishte pranvera e 81-ishit, kur me injisjativën e Lart Madhërisë së tij Leka i Parë – Mbret i Shqiptarëve, në baskëpunim me një rreth të ngushtë të anëtarëve të OKLL -së ,kërkoi që në New York, të bëhet e mundur një transmetim radiofonik, për të ringjallur ndjenjat patriotike të emigracionit politik shqiptarë. Ai angazhoi Kol.Xhemal Laçin për realizimin e Radios. Kol. Laçi, njeri me shumë kultur dhe i shkolluar në perendim, emëroi zotin Rasim Sina, si drejtues i këtij Radio stacioni dhe zotin Hysen Mulusmani kryeredaktor dhe që të dy folës, kryesorë. Pas kësaj inisjative u vendos që Radio të jetë organ i Oborrit Mbretëror dhe të quhet “ZANI i ATDHEUT”. Radio “Zani Atdheut” bëri jehonë në rradhët e emigracionit. Zani Atdheut u përkrah nga shumë emigrantë si moralisht ashtu dhe financierisht.Radio informonte bashkëatedhetarët me lajmet nga ngjarjet në vendin tonë, Kosovë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, si edhe gjetkë nëpër diasporë. Vlen të theksohet se edhe pse luftoheshim nga individ të ndryshem qofshin ata Enverist apo të drejtimeve tjera politike, Zani Atdheut bëri punën që i takonte . Drejtori i radios Zani Atdheut Z.Rasim Sina i ndimuar edhe nga kryeredaktori dhe editori i saj Z.Hysen Mulosmanaj si dhe unë Hysen Previzi, por edeh bashkëpuntor të tjerë, kontribuam deri ne fund, deri kur në Shqipëri në vitin 1992 – na “rilindi një far-demokracije”.Themë një “far-demokracije”, sepse kurr nuk iu afrue kohës me demokratike perendimore, të paktën asaj që mban mend populli jonë gjatë Mbretërisë së Mbretit Zog i I.
Si do t’i përshkruanit bashkëpuntorët e tu – të kësaj radio ?
Ishte një kënaqësi e veçant, sidomos kur punoja me këta njerëz të përkushtuar dhe të pasionuar pas radios. Vinte, dita dhe ora e transmetimit në air, koha për të transmetuar në radio Zani Atdheut, sikur të ishim dke pritur një shpres të madhe se çfarë të rejash kishim për të thënë nga Shqipëria dhe, nga Kosova dhe viset shqiptare nën ish Jugosllavi. Radio e niste programin e saj me hymnyn tonë kombëtarë, origjinal, që fillonte dhe pasohesh më zërin e folësve :”Ju flet Zani Atdheut zani i Lirisë zani i Monarkisë Shqipëtare” në Mërgim. Ishim gati të informonim dëgjuesit tanë të shumtë në atë kohë, me lajmet e brendeshe e të jashtme . që kishim arritur të marrim si nga Shqipëria, nëpërmjer axhensive të huaja, dhe gazetave amerikane ashtu dhe me ato se çfarë po ndodhte në Kosovë e trojet shqiptare, kryesishtë nga njerëzit tanë që kishim atje. Kishim lajme të ndryshme nga komuniteti jonë në Amerikë, e gjetkë. Plotesonim deshirat e dëgjuesve tanë me këngë të ndryshme, me urime festive e dasmore.etj, lajmëronim vdekje e hidhërime në kominete e tjera. Dy bashkëpuntorët e mi të radios, Rasimi e Hyseni, ishin të mrekullueshëm, ndonsë unë isha shumë më i ri se ata, gjithëmonë merrja këshillat më të mira prej tyre. Nga kjo radio unë mësova shumë edhe nga gazetaria aq sa në vitin 1988 deri në vitin 1990 – punova si gazetar me radion Zëri i Amerikës nga Uashingtoni. Por vlenë të theksohet se atëhere ngaqë ende frikësoseshin se rregjimi i Tiranës se hakmerrej ndaj punonjësve të kësaj radio të qeverisë Amerikane, nuk u jepeshin shpesh herë emrat, njëri prej tyre isha edhe unë, që fola disa herë në programet informative.

Si i keni përcjellë ngjarjet e asaj kohe? Mbasi ju i nxirrnit informacionet, thuhet se duke iu refruar New York Times, dhe axhensive perendimore. Radio Zani i Atdheut, dha lajmin e para se u vra Mehmet Shehu, cili ka qenë reagimi i shtypit vendas dhe atij shqiptar në atë kohë?

Po vërtet ashtu është ishte se radio Zani i Atdheut në shqip, nga Nju Jorku, e dha e para lajmin më 19 dhjetor 1981 një ditë më pasë, që e botoi gazeta New York Times, në një shkrim të gazetarit të saj në Beograd, Wolfgang Saksonë. Kjo ishte koha kur ne merrnim lajmet se në Kosovë kishin ndodhur lëvizjet e mëdha shqiptare, ato që thirreshin atëhere “Kosova Republikë”, pra për ato Demostratat e mëdha shqiptare të viti 1981 – që tundën nga themelet Jugosllavinë tisite, të atëhereshme.
Simbas arshivës suaj : Zani Atdheut, tha se : ” NYT, shkruan sot se Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipërisë, bëri vetëvrasje në fillim të ditës së sotme”, apo jo ?
Po më se e vërtet! Radio Zani i Atdheut, citoi edhe një buletin të lajmeve të radios nga Tirana “Për Shqiptarët jashtë Atdheut”, kryeqyteti i Shqipërisë, ku thuhej në atë kohë se udhëheqësi komunistë 68-vjeçare, në detyrë që nga viti 1954 dhe njeriu që konsiderohej gjerësisht një pasues i udhëheqësit të Shqipërisë, sekretarit të parë të partisë, Enver Hoxha, kishte bërë “vetëvrasje”” në një moment ankthi nervor.” Por, duke mos dhënë asnjë hollësi dhe fill mbas asaj vazhdoi programi me muzikë.” —- Ne menjëherë, thamë se “kjo lë shumë për të dyshuar dhe situata do të përkeqësohet në Shqipëri,” çka edhe ashtu ndodhi, ajo u shoqërua me arrestime dhe pushkatime të tjera, të Kadir Hazbiut dhe Feçor Shehut.

Si e keni pritur vdekjen e Enver Hoxhës, çfarë impakti pati në komunitet ?

Vdekjen e Enverit ne të gjithë patriotët në diasporë, e pritëm me brohoritje e më të shtëna në ajër( në shtëpit e atyre që ishin larg qendrave të banimit). Nisën pas lajmit telefonata, që “plasën” nga të katër anët, mbasi u ngjallë edhe një her shpresa ; se Shqipëria do të ndryshonte dhe do të hapej, rregjimi do të binte dhe ne do të takoheshim me të afërmit tanë, në Shqipëri. Vdekja e Enverit, të nesërmen u pasqyrua si ngjarja më e madhe e asaj dite nga gazeta “The New York Times” një rast i veçant dhe i rral për gazetën më të madhe në botë New York Times . Kjo gazetë, madje përgatiti specialen për ndarjen nga jeta të diktatori Enver Hoxha një ditë mbasi ai vdiq – pra të nesërmën me më 12 prill 1985, duke shkuar mbi karrierën e diktatorit shqiptarë që nga fillimet e tij, deri në ditët e fundit të jetës së tij ( çka ishte diçka e rrallë për nji gazetë kaq të madhe amerikane, t’i kushtonte kaq shum vend vdekjes së një diktatori) Por, në komunitet, natyrisht, që kishte edhe nga ata që e pritën me lotë në sy ….! Radio Zani Atdheut, përgatiti një editorial të vetin, ku vuri në dukje se “Shqipëria, tani do të marrë frymë lirisht dhe se Ramiz Alia do të jetë ai që do të udheheqë Shqipërinë, drejt nje hapje me perendimin” .

Po përmbysja e regjimit komunist në Shqipëri, si u prit tek shqiptarët e Amerikës?

Tek shqiptarët e Amerikës, u pritë me dy mënyra njëra i gëzojë deri në qiell – rënjesë së komunizmit, hapjes së Shqipërisë, dhe njëra palë e priti si në “zi” me kokë ulur . Kjo sigurisht, ngaqë pati të atill, që u erdhi keq – por, nga mendimi se diçka do të perfitonin, se kishin qenë të lidhur me Tiranën, u ra “zija” jo se e donin komunizmin në komunitet. Dhe si për ironi një pjesë e tyre, ma vonë, na u bënë edhe më patriotë dhe demokratë, se ne – që vuajtëm të zijtë e ullirit për 50 vjet. Ashtu si dhe tregova për radion Zani i Atdheut, e cila ishte e vetmja radio anti komuniste dhe që luftonte për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, një Shqipëri me syt nga Amerika dhe perendimi e jo nga Rusia dhe Kina, u pritë me lajme të mira që jepnin shpresë.

Gjatë punës suaj – ju dhe kolegeve a u kanë “sulmuar” ndonjëherë për shkak të qendrimeve të radios? Të cilat thuhet se ishin patriotike dhe anti komuniste për një Shqipëri Etnike?

Në të vërtet unë personalisht nuk kam përjetuar ndonjë kërcënim nga askush, dhe asqë më ka ra ndërmend ndonjë herë te kujdesohem për atë çështje dhe këtë nuk e them për mburrje. Por kërcënime dhe përplasje verbale nuk kishte, por kërcënime anonime dhe sharje mbasi përfundonin lajmet, kishte nga ndonjë shqiptar, antyrisht që nuk i pëlqente kur ne sulmonim qeverinë e Tiranës. Atyre as sot nuk e kuptoj se çfar u dukej regjimi i Tiranës?
A ka qenë e vështirë në kohën e sundimit komunist të mbaje një radio të tillë?
Sigurisht se çdo gjë që nuk paguhet dhe duhet të paguash nga xhepi ytë, ka vështirësit e saj. Si për shembull “a do të shkosh në punë për të ruajtur familjen si dhe kohën e mbetur do t’ja dhurosh familjes apo Radios?”. Mirëpo, kur u mbyll radio Zani i Atdheut, dëgjuesit e saj të rregullt, ata që kontribonin financiarisht, dhe, që ishin nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria, dhe disa lider fetar, e të tjerë reaguan me njëherë për mbylljen e radios , duke shprehur keqardhjen e tyre. Mbasi, kur u mbyll radio Zani i Atdheut, kishte ende nevojë për një radio-program popullor, shqip, që megjithë vështërsit e egzitencës, i mbajti me shpresë deri ditën që erdhi demokracia dhe ish- Jugosllavia u shpërbë, dhe në trojet shqiptare filloi të fryjë era e lirisë. Ne kemi pranuar edhe vërejtjet, e asaj kohe që na vinin paraprakisht nga dëgjuesit në lidhje me profesionalizmin – që natyrisht ishin të pranueshme, mbasi nuk ishte në atë kohë kjo teknologji që është sot. Pra, nuk ishte e lehtë të gjejë lajmin, dhe t’a bëje lajmin, që i duhej komunitetit, mbasi Shqipëria, ishte e mbyllyr hermetikisht , ndërsa Kosova dhe viset shqiptare, ishin në censurimin dhe shtypjen e egër të policisë serbo sllave dhe UDB-së, e cila i përndiqte shqiptarët ngado që lëviznin ata.Por, e them me bindje edhe sot, se ne deri ditën që e mbyllëm radion :”Ne ishim e vetëmia radio shqip në Amerikë, tek e cila besonte dëgjuesi i asaj kohe, sepse kishim raportimin e saktë, dhe, gjithëmon duke i u referuar burimeve të sigurta, axhensive më prestigjoze perendimore, që nxirrnin ndonjë lajm nga trojet shqiptare dhe Shqipëria, dhe që ishte për interesat tona të përbashkëta me dëgjuesit”, çka na i lehtësonte dhe vështëristë e kohës..

Cili ka qenë roli i radios Zani Atdheut në Nju Jork, në çlirimin e Kosovës, luftën për të drejtat e shqiptarëve nën sundimin sllavo -komunist nën ish Jugosllavi dhe çështjen e Çamërisë?

Zani Atdheut, gjithmonë e ka ngritur zërin e saj për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje, dhe në Çamëri. Radio Zani Atdheut hidhte posht kategorikisht zërat e qeverisë së atëhershme shqiptare, në propogandën e saj – për një Kosovë nën federatën Jugosllave, siç ishte qëndrimi atëhere i Tiranës. Zani Atdheut, ka qenë; është dhe do të jetë tek bindjet tona – për një Kosovë, dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare të bashkuar me nënën Shqipëri. Mbasi, Radio Zani i Atdheut, në Nju Jork, është themeluar qysh në kohën – kur shqiptarët në tokat e tyre, shtypeshin dhe keqtrajtoheshin – shqiptarët, edhe pse ishin në shtëpit e tokat e tyre, dëboheshin me forcë, dhe ishin drejt spastrimit etnik, çfarë e tregojë edhe koha se si rrodhën ngjarjet më vonë.
Shqipëria, aso kohe ishte nën diktaturën më të egër komuniste në botë, dhe ne kërkonim lirinë e demokracinë, hapjen e Shqipërisë. Radio u krijua në kohën kur propaganda e Tiranës, ishte në kulmin e saj jashtë shtetit, dhe shpenzonte me miliona dollar në diasporë, për të propoganduar “Shqipërinë e lulëzuar”, në SHBA, me shpërndarjen dhe shitjen e revistave, librat dhe videot, dhe veprat e Enver Hoxhës, atëhere. Ne u krijuam në kohën që kishte edhe radio e gazeta të tjera, shqip në diasporë, dhe thoshin se edhe ata luftonin për çështjen shqiptare!. Por, duhet pranuar se mjetet e informimit që ishin me drejtues nga Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, në atë kohë, kishin frikë të bënin punën tonë, dhe të jepnin lajmet, që jepnim ne, për shqiptarët dhe çfarë po ndodhte me shqiptarët në trojet e tyre.
Kjo vinte ngaqë, drejtuesit e radiove dhe gazetave të tjera në diasporë, “frikësoheshin”, mbasi, kishin lënë në vendlindjen, të afërmit dhe familjet e tyre, si në Kosovë, apo viset e tjera shqiptare. Dhe, UDB-ja në mërgim ishte shumë e rrezikëshme, në atë kohë, ishte e futur pra kishte depertuar kudo në komunitet, duke i ndjekur çdo lëvizje të shqiptarëve, që donin Kosovën, Shqipërinë dhe trojete tona etnike. Kishte, prej tyre që prej se kur ishin larguar nga shtëpia e tyre, nuk guxonin të ktheheshin e të vizitonin prindërit e tyre, në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, nga frika, se i keqtrajtonin dhe i fusnin edhe në burg për veprimtarinë e tyre anti-jugosllave.Sepse, çdo gjë çfarë ndodhte në diasporë, filmohej dhe regjistrohej nga agjentët serb, në Amerikë, prej misonit Jugosllav, në Manhattan, apo qytetet e tjera në Amerikë. Dhe filmimet dhe fotografit e tyre, dërgoheshin menjëher në Beograd. Jo një her por disa herë ka ndodhur, që kur shkonin atje shqiptarët, e diasporës, i arrestonin ose i keq trajtonin – qysh në aeroport të Beogradit, ose u shkonte policia në shtëpit e tyre, dhe i thërriste në të ashtuquajturat atëhere” biseda infromative”. Apo siç ishte the rasti Ivezaj, të cilin ne ishim radio e vetme që e dhamë atëhere , mbasi ishte një ngjarje, ku u përfshi edhe qeveria amerikane, dhe shtypi më prestigjoz amerikan dhe Zëri i Amerikës.
A mendon se është realizuar sot ideali i cili ushqeu radio Zëri i Atdheut për 15 vjet në diasporë !
Sigurisht se po! Dhe, natyrishtë, që mund të thuhet se ka ende shumë për të bërë, por sot më shumë se 99 përqind e diasporës janë të vetëdijëshëm se rruga që nisëm ne, ishte në të drejtën e kombit dhe ata që na u kundërvunë ishin në të shtrembër . Puna që në bëmë në radion “Zani Atdheut” ishte një punë e madhe fisnike dhe patriotike. Ishte një punë vullnetare, ishte një punë me përgjegjësi kombëtare. Radio Zani Atedheut, ngriti lartë zërin e Mbretëris Shqipëtare me apostulatin e saj Shqipëria e bashkuar – Shqipëria Etnike. Sado honorifike të jet një Mbretëri, sot, shiko vet shtetet më të zhvilluara dhe më të pasura të botës , i kan dhe i mbajnë Mbretërit e tyre . Andaj mendojë se edhe ne shqiptarët :”Pa mbretëri nuk do të këtë Shqipëri të bashkuar Shqipëri Etnike ”

Filed Under: Interviste Tagged With: "Ju flet Zani Atdheut!, Beqir Sina, Hysen Previzi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 179
  • 180
  • 181
  • 182
  • 183
  • …
  • 216
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT