• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VIKTOR MARTINI – PUSHTETARË TË DJESHËM E TË SOTËM, MOS LUENI ME PLAGËT TONA

July 18, 2013 by dgreca

…. SE EDHE HIJET E VORREVE TONA KANË PËR T’JU NDJEKUN E KURRË NUK DO T’IU LÂJMË TË QETË/
PYETJE:  Duke qenë se jemi edhe miq në Facebook, e di se momentalisht jeni në Shkodër, keni ardhur në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, e çfarë ndodhi me Shkodër locen që nuk votoi për PD ?
VIKTOR MARTINI: Zonja Elida. Ju falënderoj per mundesinë qe me jepni per vazhdimësi te kontributit tim ne sherbim te demokracisë e cila mungon ende ne truallin Shqiptar. Po, ndodhem ne mesin e Shkoder loces. Ndoqa me qetësinë ma te madhe votimet e 23 qershorit, bile nepermjet intervistave ne TV hodha mendimet e mia se si duhet te jete vota. Historia 23 vjeçare duhet te shikohet me synin e kritikave, sepse kjo histori nuk solli ate çka pritshin demokratet e vertetë.
Ah Shkoder locja! Gjithmonë ne kete qytet ndodhin gjana interesante e te bukura, keta qytetarë duhen shikuar me kujdes, ky popull i ketij qyteti qe provoi ditet ma te zeza te diktatures ishte i etur per liri e demokraci e ne keto rrethana e mbeshteti PDnë verbërisht pa shikuar se ne krye te saj po udhehiqte nje ish komunist. Por kur ketij populli nuk i jep ate çka i ishte premtuar, ai te zbret nga shpina e te hedh per toke. Kjo ndodhi ne zgjedhjet e 23 Qershorit.

PD NË KRYE TË SAJ I INSTALOI KOMUNISTËT – I ELEMINOI TË PERSEKUTUARIT

PYETJE: I nderuari Z.Viktor pse humbi PD?
VIKTOR MARTINI: PD humbi per shume arsye. Partia Demokratike qe ne krijimin e saj, ne frontin kryesor i instaloi te gjithë ata qe kishin nje prejardhje komuniste, vendosi dhe disa te persekutuar qe me kalimin e kohes i eleminoi, si Tomorr Dostin e ma vonë ne 2005 dhe Pjeter Arbrorin.
Une kam asistuar ne Shkoder ne tri dekadat e fundit ne zgjedhje. Ne 2005 Malësia e Madhe i prishi marrëdhaniet me Berishen, sepse Berisha hoqi nga lista per kanditaturë Gjovalin Bzheten. Mbas nje debati te ashper me nje komision te Malësisë ne zyren e Berishes, Berisha i acaruem iu tha malësorëve te Malsisë: Shkoni, se une e bëj demokraci edhe pa ju. Po ne kete vend te acaruar, dergoi Arbnorin per te kandiduar, ku humbja dihej se ishte e sigurt. Kjo krijoi pakënaqësi në Popullin Shkodran. I premtoi ta dergonte Ambasador ne Vatikan, por as kete nuk ia dha, PD nuk bëri reformat ne kthimin e pronave, nuk mbajti premtimet ne shperblimin e te persekutuarve te vendosura qe ne vitin 1991 ne parlamentin socialist…
Pushtetet 22 vjeçare zbatuan me dhelperinë më te madhe KATOVICËN qe tashti dihet edhe nga femijët. Aleancat e pamoralshme me politikanet e degraduar moralisht qenë të pranueshme ne PD per hir të karrikave. Kjo hoqi besimin ne njerëzit e ndershem se kemi te bëjmë me nje sistem moral ku s’ka per qëllim interesa ne sherbim te Popullit Shqiptar.

Gjuha e ashper e shume banale qe perdorej ne parlament acaroi çdo njeri te ndershem, sepse kjo gjuhe nuk është gjuha e Shqiptarit te vertetë.
Me nje fjale, zhgenjimi është faktor kryesor. Pushtetarët harruan se konceptet nuk jane nje vide e salduar qe nuk levizin, por nuk bën keshtu, ato duhet te levizin ne kohen e duhur me pjekuri per dobinë e Kombit Shqiptar. Them te kombit, sepse kombi perbëhet nga te gjtha partitë, te mire a po te keqij jemi vëllezer nga nana Shqiperi. Per mire apo per keq, kete do e shikojmë më vonë, populli zgjodhi RROTACIONIN. Dhe u tregoi me vote te gjitha partive: kujdes me popullin, se nuke luhet më me rrena nepërmjet premtimeve boshe. Shkoder loces i dhimbti shpirti, por demokracia e vertetë ka marrë rrugën e vet dhe uroj që të mos ndalet më kurrë. Këto ishin arsyet shkurtimisht.

SHKODRA ËSHTË DJEPI I ARTË I DEMOKRACISË DHE I KULTURËS

PYETJE: Z.Viktor, Shkodër locja është djepi i demokracisë dhe kulturës dhe prej këtij qyteti në Parlamentin e Shqipërisë gjatë këtij tranzicioni kemi patur Pjetër Arbnorin dhe Jozefina Topallin. Çfarë do të thoshit për Mandelën shqiptar dhe për zonjën Topalli ?
VIKTOR MARTINI:
Po Shkodra është djepi bile meriton te quhet djepi i artë. Pjeter Arbnori është nje bashkevujtes me dinjitet ku u perpoq me kontribue me devocion per demokracinë e per shtresat e te persekutuarve, por, mjerisht, e them me keqardhje se nuk pati rezultat, sepse ai nuk mujti me realizu ate çfarë kishte deshirë se mbi kry kishte pak a shumë diktatorin Berishian.

JOZEFINA DO TA NJOHË TË VËRTETËN – KUR VET KROKODRILAT E BERISHËS KANË PËR TA HJEDHUN MËNJANË SI TË PAVLEFSHME

Jozefina: Edhe kjo rrjedh nga shtresat tona. Me axhat e saj kam kalue disa dite te mjerimit ne burgun e Burreli, te cilet edhe mbas kaq vitesh i kujtoj me respekte. Por ajo nuk u diftue e pjekun si ata. Jozefina e te gjithë ministrat e Berishes ndihmuan ne krijimin e kultit te individit Stalinian: e quajten Berishen lider historik, e krahasuen me Skenderbeun e quajten kolosi i kombit Shqiptar. E kjo shkaktoi alergji tek njerëzit e arsyshem.

Populli Shqiptar ishte i velun me lajkat e diktatures, Partia e Enverit legjendar e tjera e tjera. Mos ta prejashtojmë se edhe kjo asht nje arsye qe PD humbi. Une ende besoj se Zonja Jozefina nje dite do ta njofi te verteten plotesisht. Por kjo ka me ndodhë kur vet krokodrilat e Berishes kanë per ta hjedhun menjanë si te pavlefshme. Por une do ta due gjithsesi perseri, sepse eshte nje pjesë qe nuk mund ta shkepus nga karvani i vujtejeve tona ashtu si dhe te tjeret.

DALJA E PJETËR ARBNORIT NGA PARLAMENTI ISHTE SKEMA E BERISHËS

PYETJE: Në zgjedhjet e 2005, Zoti Pjetër Arbnori doli jashtë parlamentit të Shqipërisë, si e komentoni këtë fakt ?
VIKTOR MARTINI:
Dalja e Pjeter Arbnorit nga parlamenti ishte skema e Berishes, sikur e thashë më sipër.

JAM PËR LUSTRACIONIN, NUK JAM PËR T’IA HAPË DOSJET POPULLIT

PYETJE: I nderuari Z.Viktor, Avokati i Popullit Igli Totozani ka dalë me iniciativën për hapjen e dosjeve dhe për votimin në Parlament të Ligjit të Lustracionit, ju çfarë mendoni.
VIKTOR MARTINI:
Avokati i Popullit del me iniciativen per hapjen e dosjeve. Per kete une kam rezervat e mia. Hapja e dosjeve ashte si thika me dy teha. Hapja e dosjeve asht kusht i domosdoshem per te gjithë ata qe jane ne politiken Shqiptare dhe per te gjithë ata qe merren me predikime morale deri tek une. Kurrsesi nuk jam i mendimit t’i hapen dosjet popullit te thjeshtë, sepse ashte punue shumë me e transformue moralin e kombit Shqiptar nepermjet imponimit diktatorial. HAVELI ka thanë: “Çdo gja ua fali diktatorëve, por jo kurrë prishjen e ndergjegjes se njeriut.’ Gjermania e provoi t’i hapte dosjet e Gjermanis Lindore, por e ndaloi menjeherë, sepse gjeti shemtimin moral. Lustracioni është i pranueshëm.

Sa per trajtimin e hapjes se dosjeve tek shtresat tona, mos te preokupohet kerkush.Ne nje interviste moderatori me pyeti: Çfarë asht mesazhi i juej per bashkëvujtesit tuej? Mesazhi im ishte ky: Ju uroj bashkevuejtesve te mi, me te cilet kaluem se bashku vuejtjet, ku ndame kafshaten e bukes e cigaren pergjysem, jete te lumtun ku do qe ndodhen me familjet e tyre.
Por shtova nje urim qe mbase dikuj mund t’i duket e çuditshme: Iu urova e po iu uroj jete te lumtun te gjith atyre qe rreshqiten nen presionin e diktatures jete te lumtun edhe atyne e familjeve te tyre, sepse ata janë me te persekutuem se ne. Ne, se ne na moren rininë, dikuj jeten e pasurinë. Atyre ua moren dinjitetin me dhune. A mund te quej kurve nje grua a po vajze te ndershme qe del ne ruge e dhunohet prej maskarejve. Keshtu ndodhi dhe me keta njerëz. Te bajmë nje anmisti morale per keta fatkeqij dhe t’ua lamë kete turp furrtarëve qe pregatiten kete buke kaq te zezë, Enverit, Mehmetit me karvanin e kuq.

PA PJESËMARRJEN E SHTRESËS SË TË PËRNDJEKURVE NË PUSHTET, NUK KA DEMOKRACI

PYETJE: Të flasim pak për fatin e të përndjekurve, që mendoj se të përndjekurit vazhduan të mbeten me këtë status edhe gjatë tranzicionit, si mendoni ju Z.Viktor? Në një intervistë tek Zëri i Amerikës me rastin e grevës së urisë ju Z.Viktor keni thënë se më 1991 i thatë Ramiz Alisë t’i vejë gishtin kresë . Me rastin e grevës të urisë më 2012, ju i përsëritët zotit Berisha i të njëjtën gjë « që t’i vinte gishtin kresë ».
VIKTOR MARTINI:
Per kete duhet folun shume e jo pak. Isha nje nga organizatore e greves se urisë qe u ba ne shkalle kombtare ne vitin1991 ne palestren 17 Nandori te basketbollit. Ne kete greve kerkonim me te madhe 5 kerkesat tona e ndër te tjera pafajësinë, shperblimin material e tjera.Kjo zgjati 11 dite. Ne nje nder keto dite zoti Berisha u ul ne batanien time dhe lexoi se çfarë do kerkonte ne mbeshtetjen tonë si opozitë e asaj kohe. Lexoi aq shume dhe, ne perfundim, ai tha: A keni per te shtue gja z.Martini.Jo i thashë, keni shkru ma shum se ne kerkojmë, me shkrue asht e kollajt, me realizue asht e zorshme. Ju premtoj, tha ai, ne nderin tim e te PD se do ju japim ma shumë se kerkoni. Ishalla, shtova une me dyshim. Ajo qe dihet tashti ma asht se ato premtime edhe sot kanë mbetun te zvarrituna ne menyren ma te turpshme. Por fajin e kemi ne, qe u perqendruem ne keto shperblime, qe e shendrruen kete shoqat ne shoqat makaronash dhe i lejueme te dy partitë te lozin me fatin tonë. Duhej kerkue me te madhe edhe sot, prezenca e kesaj shtrese ne pushtet. Pa pjesëmarrjen e kesaj shtrese ne pushtet s’ka drejtesi e as demokraci. Une ju them te djeshemve dhe te sotshmeve: kujdes mos lueni me plaget tona se dhe hijet e vorreve tona kanë per t’ju ndjekun hap pas hapi e kurrë nuk do ju lajmë te qetë. Kete mesazh ia pata dergue edhe dhelpres Ramiz Alia.

PYETJE: I nderuari Z.Viktor, para tri ditësh gazetari Mustafa Nano kishte ftuar Z.Niko Kirka, i dënuar politik gjatë diktaturës, i biri Kristo Kirkës, vdekur në burgun e Burrelit, i cili denoncoi disa emra tashmë të njohur si bashkëpunëtorë të sigurimit, si Preç Zogaj dhe Artan Hoxha, emra që i kemi natë e ditë në televizionet e Shqipërisë, si mendoni ju njerëzit me Dosje gjatë sistemit komunist, që kanë qënë të përkëdhelurit e regjimit, a duhet të vazhdojnë t’i japin mend opinionit publik edhe 23 vjet pas rrëzimit të diktaturës? Z.Kirka përmendi edhe emrin e Amik Kasoruhos, si spiun të nderuar me dekoratën “nderi i Kombit” nga presidenti Bujar Nishani.
VIKTOR MARTINI:
Çdo njeri asht i lirë te japin mendimin e tij ne çdo intervistë. Çdo njeri e njef keqbërësin e vet. Çdo njeri duhet te jetë i sigurt dhe i pergjegjeshem per çfarë flet ne drejtimin moral te tjetrit. Persa i perket dekorimit te personave te padenje: nuk ashte hera e pare qe Nishani dekoron njerëz te padenjë, por jo pa propozimin e qeverise. Kjo ndodhi me me presidentin Topi, por ama PD e vuni ne funksione te larta si gjykates. Ky njeri ishte ai prokurori qe denoi me vdekje Xhelal Koprencen. Por ama Topi doli e i kerkoi te falun opinionit Shqiptar duke shfuqizuar dekoraten.

ATA U FLIJUAN EDHE PËR NE, EDHE PËR TË DREJTAT TONA

PYETJE: Le të flasim pak për të përndjekurit, drama e të cilëve doli edhe një herë në pah gjatë grevës së urisë, e cila pati edhe viktima, sot Lirak Bejko nuk jeton më. Po ashtu edhe Shpëtim Karamuço, i cili nuk e la grevën, paçka se ishte në kushte të rënda shëndetësore, ju si një njeri që e keni provuar vuajtjen deri në asht nga diktatura, çfarë mendimi keni ?
VIKTOR MARTINI:
Po une i mbeshteta keta njerëz qe po flijonin jeten per te drejtat e tyne e, besa, dhe per te drejtat tona, sepse e quajta detyrim moral dhe jam i bindur se kam kryer nje detyrë humane. Bile kam shprehë rrevolten time për mosmbeshtetjen e atyne qe nuk i mbeshteten. Kete mbeshtetje e kemi ba para Organizates se Kombeve te Bashkueme. Jam befasue nga kleri katolik e mysliman, sepse vetflijimi denohet moralisht me fe. Perse nuk e shtrinen doren per ta ndalue kete mekat. Apo siç thonte i madhi Meshkalla: Detyra e shejtë ndaj Perëndisë nuk u len kohe me keqyrun plaget e njerëzis.I falnderoj grevistet te cilet me vlerësuen me nje flet falënderimit per mbeshtetjen morale qe ju bame.

RAMA TË  MOS I PËRSËRISË GABIMET E PARAARDHËSVE, SEPSE NDËSHKIMI NDAJ TIJ DO TË JETË FATAL

PYETJE: Tani në shtator do të ketë rotacion. Çfarë do t’i thoni Edi Ramës ?
VIKTOR MARTINI:
Persa i perket mesazhit tim per Z Rama asht ky. Duke kenun se ne pushtet vjen si kryeminister per herë te parë, e porosis qe te ketë kujdes e mos te perserisin gabimet e paraardheseve te tij 68 vjeçare, sepse ndeshkimi ka per te kenun fatal per te gjithe ata qe kanë deshirë te qendrojnë ne llogoret e vjetra.

Per popullin e shumëvuejtun Shqiptar, pa perjashtim, kam nje urim qe me del nga loçka e zemres. Pafshi dite te bukura jashtë politikes qe kerkon te na perçajë, gjeni vetveten atje ku te keni besim se e drejta qendron..Respekte per ju, o njerëz te ndershem, ku do qe ndodheni.

Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Elida Buçpapaj, Interviste, me Viktor Martini

Timo Flloko:Detin e dua marrëzisht, oqeanin e kam frikë…!

July 17, 2013 by dgreca

Nga cikli i intervistave të Nju Yorkut/

 Jam rritur në det edhe pse kam lindur në Pejë. Oqeani më tremb. Udhëtimet jo aq, po ai ferri i oqeanit, po, më tremb marrëzisht. Njerëzit i frikësohen më shumë gjërave që nuk i njohin mirë. Unë detin e njoh dhe ai më njeh mirë. Ia di sekretet. Oqeani është i frikshëm, as e njoh e as më njeh. Kështu shprehet aktori i mirënjohur, Timo Flloko në një intervistë të kahershme qe ia patëm marre nw mjediset e hotelit NewYorker nw Manhatan, pranw njwrit prej rrokaqejve simbol për Nju Jorkun, Empire State Building.

Si u takua Timo me Hollywood-in? Si fitoi njërin pas tjetrin gjashtë role në Amerikë dhe po përgatitej të merrte të shtatin? Cili është roli i parë i tij në kinematografi? Cilin rol dashuron më shumë, cili rol e ka lodhur më shumë?

Timo tregon dhe për një ngjarje të çuditshme: Si foli shqip në gjumë i biri 14-vjeçar i James Belushit, Roberti, kur vizituan vendlindjen!. (Edhe pse nuk dinte asnjë fjalë shqip)…Të gjitha këto dhe të tjera marrin përgjigje në intervistën e Timo Flloko./

Nga Dalip GRECA/

-Kur keni udhëtuar për herë të fundit drejt Shqipërisë?

-Sapo jam kthyer prej andej!

Kur do t’ju bjerë rasti që të shkoni sërish?

-Javën që vjen, do të shkoj në Shqipëri e më pas do të udhëtoj për në Kosovë. Të dielën kemi koncertin e madh që bashkon Prishtinën me Tiranën, është koncerti që i kushtohet simbolit të mirësisë dhe paqes, shënjtëreshës sonë, Nënë Terezës (intervista u zhvillua para koncertit)

-Amerikë-Shqipëri-Amerikë-Kosovë, ecejake të shpeshta, si e ndieni veten këtu dhe si atje? Mos vallë shkelja në vendlindje ju përtërinë?

– Ku më mirë se në vendin tënd mund të gjeshë prehje e qetësi e të marrësh fuqi? Pa dyshim Shqipëria është atdheu ynë, është vendi ku lindëm, jetuam e zhvilluam karrierë. Sigurisht unë i bashkoj këto dy pole, Shqipëri-Amerikë. Ka një dashuri të natyrshme të shqiptarëve për Amerikën dhe kjo tashmë është tradicionale. Kush nuk e ëndërroi Amerikën? Amerika i ka mirëpritur shqiptarët, nuk ua ka vrarë atyre ëndërrat, por kjo nuk na jep të drejtë të harrojmë atdheun. E kam thënë edhe në një intervistë në Shqipëri: Nuk erdha në Amerikë që të ikë nga Shqipëria, as nuk u ktheva në Shqipëri që ta lë Amerikën. Jam shumë i dimensionuar duke kaluar nga një vend në tjetrin. Është një bashkim i natyrshëm i një vendi më të madh me  një vend më të vogël.

-Cili është angazhimi më i fundit i Timos? Jeni duke përjetuar ndonjë rol, jeni duke luajtur ndonjë rol apo po ëndërroni ndonjë rol të ri?

-Projektet dhe shpresat nuk shterren. Në Amerikë, në nëntorin e shkuar, përfundova filmin: “Stay Wake” (Rri zgjuar) me regjinë e Blerina Topallit, një shqiptaro – amerikane.

-Ajo është nga të ardhurit e dekadës së fundit?

– I ati i saj ka emigruar në vitet 50-të, ndërsa ajo jeton në Los Angeles. Ka mbaruar shkollën në San Francisco dhe ka qenë regjizore e efekteve speciale në filmin “Titanic”. Është vajzë me kapacitet profesional të ndjeshëm dhe me një karrierë, që ka filluar tashmë të ndjehet. Unë luaj një rol kryesor në këtë film. Është historia mes një shqiptari dhe një serbi. Unë luaj rolin e një shqiptari. Filmi është një vështrim dramatiko – grotesk i marrëdhënieve të ndërsjellta të emigracionit në një vend të madh si Amerika.

-Ndonjë projekt në Shqipëri?

-Në Shqipëri këtë vit kam qenë në një projekt promete. Vepra quhet “Stinë e mërzitshme në Olimp” e shkruar nga Ismail Kadare. E kemi luajtur dhe e kemi përfunduar si kontratë. Kemi realizuar dhe regjistrimin në televizion. Është “TV Klan”, që do ta shfaqë  në vjeshtë, ai ka ekskluzivitetin. Kam dhe dy projekte të tjera: një film që do ta filloj së afërmi me Kujtim  Çashkun në Shqipëri dhe një rol teatri me Trupën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, kam negociata për një film me një producent  nga New Jersey. Ai ka gjetur burimin financiar dhe kam shpresën e madhe se do të bëjmë diçka.

-Diçka konkrete për aktivizimin tuaj në kinematografinë amerikane?

-Kam luajtur gjashtë role. Diku kam qenë artist mysafir special. Filmi i parë ka qenë “Wish master” (“Zoti i dëshirës”), ku luaja rolin e një terroristi i quajtur Mustafa. Një tjetër film është “Silk Stockings“ (“Çorapet e Mëndafshta”), tjetri ka qenë “Angel’s Dance” (Vallëzimi i Engjëjve), me James Belushin. Tjetri film ka qenë “Seven Days” (Shtatë ditë), ku pata rolin e një paramilitari. Një film tjetër, ku luaj përsëri me Belushin quhet “Bad Guy”. Kam një skenë me Belushin, është skenë e lezetshme. Ai vjen rrotull, unë e ndjek e ai më ndjek, futemi në një garazh makinash. Më qëllon i pari në këmbë. Unë kisha për të thënë një sharje në anglisht. Regjisori më thotë: Timo, pse nuk e thua sharjen në shqip.

-Pse ta them në shqip? Pse të mos e them, ta zëmë në  italisht apo në ndonjë gjuhë tjetër? –e pyeta.

-Më pyeti ai mua: Sa shqiptarë ka në New York?

-Pse më pyet?, ia ktheva dyshues.

-Sepse kam dëgjuar sikur ka shumë.

Iu përgjigja se  në New York, New Jersey e Connecticut ka rreth 700 mijë shqiptarë, së paku kështu thonë.

-Ja kjo është “very  fani”, thirri ai i entuziazmuar. Dhe fillova të shaj në shqip. Jimi i habitur, më thotë: Timo, ç’po flet ashtu?

Skena vajti shumë bukur, po sharja shqip nuk mbeti në variantin përfundimtar të filmit. U hoq. Sidoqoftë, Jimi mbeti shumë i kënaqur nga pjesëmarrja ime në film.

-Timo dhe Hollyvoodi, marrëdhënie aq shumë e tjerrur nga shtypi shqiptar. Cila është e vërteta e këtyre marrëdhënieve, ç’ndjetë kur e prekët Holliwood-in, jeni ende i dashuruar me të ?

-Ishte një përvojë shumë e rëndësishme për mua. Mund të kem shkuar në 250 – 300 audicione. Kur kam kujtuar se kam fituar apo isha pranë roleve, kur kam menduar se i kam marrë ato, ka ndodhur e kundërta, i kam humbur. Hollywood-i është magji, ka gëzimet e dëshpërimet e veta, por kurrë nuk i dihet. Ai është si një mirazh; i zgjat dorën, të duket fare pranë, ja sikur do ta prekësh, por kur ti e ndjen se e ke prekur, menjëherë të largohet. Por duhet të jeshë ngulmues. Është e mundshme që të bëhesh pjesë e tij. Unë nuk mund të bëhem Deniro apo Al-Pacino, por ka role që i kam thithur menjëherë…Kur kam shkuar nëpër audicione, ata e kanë ndjerë se kam qenë aktor profesionist me një karrierë të pasur. Në moshën time, aktorët nëse s’e kanë bërë karrierën deri tani, kur duhet ta bëjnë?

-Patët vështirësi dhe të ç’karakteri ishin?

-Punova shumë për të kapur gjuhën. Edhe pse e dija anglishten, shkova në shkollë dhe punova intensivisht për të qenë transparent me theksin. Më thotë një aktor i vjetër në Los Angels: Ke arritur mjaft në karrierën tënde. Edhe këtu, ka amerikanë që ta kanë zili, jo kushdo mund të ecë kaq shpejt në një vend si Amerika. Pastaj më pyeti: Si e mendon ti Hollywood-in? Çfarë do të thotë për ty Hollwood-i?

-Tokë e shenjtë, iu përgjigja menjëherë.

-Jo, tha ai, – nuk është ashtu. Hollywood-i është pylli i murrizave.

Shih, thashë se si varen njerëzit e idetë mbi simbolin. Hollywood-i është simbol. Ka ndodhur shpesh që të takoj shqiptarë në Los Angeles, që më kanë pyetur: Ku është Hollyvood-i, ai atje? Unë u them se ai është simboli, siç ka simbolet e veta New York-u, Parisi etj. Po mirë, ku është Hollywood-i, pra?-kanë këmbëngulur ata. I sqaroja se është një zonë dhe kaq. I çoja nëpër studiot për t’iu shuar kureshtjen. Po pse, ky qenka Hollywood-i?, pyesnin ata. Po këto qenkan studio si çdo studio.

– Diçka për karrierën tuaj. Para se të shkonte Timo në Institutin e Arteve, ishte ngjitur ndonjëherë në skenë?

-Po, ishin aktivitetet që bëheshin kryesisht nëpërmjet lëndës së letërsisë. Kam qenë shumë i pasionuar pas letërsisë, ndaj edhe shkruaj vjersha. Tani po e përgatis librin me vjersha e poema. Shpresoj që të botohet në fillim të vjeshtës. Po punoj me redaktoren Flutura Açka. Kam shkruar një poezi për Nënë Terezën me titull Prekja e shenjtë. Ja po ju recitoj një strofë:

Kur shpirtin ma mbyt një re e zezë,

Heshtur lutem me sytë lart te Zoti.

Në lutjet e mia është Nëna Terezë,

E shenjtë qe prekja e saj atij moti…

-Poezinë ua dha Amerika, vetmia e emigrantit, apo ishte brenda qenies tuaj e strukur?

– Jo. Amerika më dha ndjesinë për t’i thyer më mirë tabutë. Në kuptimin e asaj që poezia përherë ka qenë për mua element privat. Më thoshte me një farë humori një gazetare në një shkrim: Poeti i ri, aktori Timo Floko e shkroi tekstin! Poradeci mbeti poet i dashurisë…

-Do të kemi një përgjigje për pyetjen nëse poezia ka qenë e strukur në qenien tuaj apo?

-Jo, përherë kam shkruar poezi. Gjatë periudhës së dikaturës i grisa poezitë, ishin jashtë formulave të kohës. Për t’u mbrojtur i grisa. Kujtim Çashku, miku im  dogji pikturat. Kështu ndodhte, krijuesi bënte atentat ndaj vetes që të mos e pësonte. Kjo ka qenë më 1971. Poezitë e rrezikshme për shtetin, aluzione etj. Një poezi e tillë do të jetë në vëllim. Titullohet “Rekuiem”. Ajo trajton dramën e individit gjuetar shtrigash.

– Kam lexuar se keni pasion detin dhe ajrin. Është e vërtetë që keni dashur të bëheni pilot?

-Po kam dashur të bëhem pilot, por dëshirat realizohen në ëndrra. Shiko se si lidhen gjërat? Shih se si lidhet poezia me fluturimin, detin, oqeanin. Edhe poezia ime trajton problemin e shtegtimit, ekzistencën e individit dhe botës. Ajo në fakt i kushtohet përkohshmërisë së jetës së tij dhe absolutes.

Detin e dua marrëzisht, ndërsa oqeanin e kam frikë. Jam rritur në det edhe pse kam lindur në Pejë. Oqeani më tremb. Udhëtimet jo aq, po ai ferri i oqeanit, po. Njerëzit i frikësohen më shumë gjërave që nuk i njohin mirë. Unë detin e njoh dhe ai më njeh mirë. Ia di sekretet. Oqeani është i frikshëm, as e njoh e as më njeh.

-E keni trashëguar talentin apo gjithçka është vetëm vullnet, punë?

-Them se diçka duhet të kem trashëguar nga im atë, edhe pse ai ka qenë mjek. Ka mbaruar në Sorbonë. Unë, siç ju thashë, kam lindur në Pejë. Bile kam shkruar një poezi për vendlindjen. Babai është gjirokastrit. Gjatë luftës shkoi në Kosovë. Ishte mjek, e morën brigadat partizane dhe e çuan atje. Nëna është nga Podgorica. Babai ka patur humor. Kur i thashë se do të bëhesha aktor, ai tundi kokën dhe më këshilloi: po u bëre i madh, po, ndryshe, mos i hyn asaj rruge!

–Në ç’moshë ishit kur luajtët rolin e parë në film?

-Roli im i parë serioz është në filmin “Kur zbardhi një ditë…” Mosha? Kam qenë 20 vjeç. Në fakt, unë kisha debutuar në dy filma të tjerë, role të zbehta, nuk më jepnin ndonjë hapësirë që të krijoja apo të përjetoja ndonjë moment emocional. Viktor Gjika thotë në një rast: ka portret shumë interesant, po ç’e do, s’ka talent. Dhe u grinda me të. Nejse, kjo i takon së shkuarës, e kam mik Viktorin. Meço, ishte një sukses i rëndësishëm për mua.

Një rënditje për rolet, a mund ta bëni?

-Kjo është renditja: Meço, mësuesi, teknik…dhe Agroni tek  “Vdekja e kalit”.

– Po Çerçiz Topulli?

– Çerçizi? Paradoks, rolin që e kam dashur më shume dhe e dua, kritika nuk e vlerësoi sa duhet. Ishte rilindas i madh Çerçizi dhe unë u dashurova me të. Nuk ishte kaçak i zakonshëm, por përfaqësues i një familje të fisme.

Kam dashur edhe Kananin. Si tek ai, si tek Çerçizi afrohet përfytyrimi i njerëzve me imagjinatën që kanë për heroin. Personazhi real zëvendësohet me imazhin  e aktorit që e ka krijuar. Arti e ka  atë fuqi magjike, të hipën në piedestalin e heroit.

– Ka patur raste kur censura të ka hequr pjesë, ku keni derdhur shpirtin tuaj?

– Po. Ja një rast. E kam dashur shumë një rol, atë që kam luajtur tek filmi ” Ballë për ballë”, me skenar të Kadaresë. Është një pijanec, Aleksi, që luaj unë, i degraduar shpirtërisht. Megjithatë u dashurova pas tij, sepse ai më çonte në atmosferën e letërsisë ruse të personazheve të stepës. Atë desha të krijoja me shpirt, siç ma kishte ndezur përfytërimin. Mirëpo, ma kanë këputur pjesën, e kanë ”qethur” me gërshërët e censurës. S’duhet të flas aq shumë, më thanë. Ende jam i inatosur nga ajo prerje. Më ka mbetur kulmi i monologut jashtë. Ma kanë prishur rolin.( U botua per here te pare me 2003 ne Gazeten Illyria .Intervista do te botohet e plote ne librin qe eshte ne process-Histori Shqiptare nga Amerika)

Filed Under: Interviste Tagged With: dalip greca, Intervista me Timo Fllokon

Robert C Austin: Noli was really a “jack of all trades”

July 16, 2013 by dgreca

Exclusive interview of journalist, researcher and professor Robert C Austin,  given to editor, DalipGreca/

When was your first contact with the Albanians and their cause?/

 Prof. Robert C Austin – I have been working on issues related to Albania and the Albanians since the late 1980s. As an undergraduate student in Ottawa I was already interested in the 19th and 20th century history of the Albanians with a particular focus on Albania’s communist period. I started visiting Albania in 1991, lived there for a while as a journalist and have been a regular visitor since then. I became much more focused on Kosova in the late 1990s and have been also regular visitor there for many years now. I was lucky enough to be in Prishtina in February 2008 together with a group of ten of my students from Toronto for Independence Day. Every year I bring a group of students from Canada to Kosova.

I have tried as much as possible to maintain my links with Vatra and my many friends in the United States. I have always enjoyed the hospitality of my friends there and hope to again take part in an event that celebrates the varied contributions of Vatra and its membership.

 Which of Albanian personalities have impressed you the most?

 -In historic perspective, I most admire Faik Konica but Fan S Noli as well. I maintain a deep interest in the period between the two World Wars as this was an extremely challenging period for Albania and its people. In my own research, I take a relatively critical view of many of Albania’s political leaders, especially King Zog for the failure to address the problems faced by Albania’s peasantry. In contemporary perspective, I have come to know many leaders in Albania, Kosova and Macedonia and have been in the region at several historic moments. For me, it was extremely touching that I was able to host President Rugova in Toronto in 2001. I enjoyed that visit immensely.He left a very deep impact on the people that he met in Canada.

 How do you see Noli: as a poet, writer, leader, religious leader or interpreter?

 -Noli was really a “jack of all trades.” There are few things he could not do and that is what makes him so interesting. I see Noli’s legacy of multi-layered. But first and foremost, I see his greatest impact within the realm of Albanian Orthodoxy. I think his time in Albanian politics was too short and fraught with challenges that his legacy there is less substantial.

Those who read my book will note that my assessment of Noli’s principal political decisions is negative. I am also highly critical of Albania’s neighbors who often did their best to thwart Noli’s well-intentioned policies.

 How would you compare Fan Noli to Konica in the political aspect?

Noli and Konica were remarkably different people. I have always maintained that things would have been different for Albania had Konica taken a more active role on-the-ground inside Albania in the 1920s. Konica was probably a better politician and certainly better suited to navigate Albania’s political scene but he clearly did have the stomach for that kind of life.

In the 1920s, Konica’s writing, while deeply thoughtful and often extremely humorous, are also cynical and extremely critical. Konica was ultimately a pragmatist while Nolifell victim to his unrelenting idealism. This cost him dearly in the long run while Konica was able to retain his role in Albania over a much longer period of time. Noli and Konica have highly praised each other, but they had conflicts too.

Do you think their controversies have affected the way they are perceived by the people?

 -I do not see much impact of the quarrel between the two men as impacting now how they are perceived now. For sure that was part of the picture in the 1920s but not now. I think that the 20th Century in Albania gave us several remarkable figures. Noli and Konica come first to mind when one thinks this period. Both had similar ideas, both understood Albania’s serious challenges but both pursued different means. With the benefit of hindsight, it appears Konica was right and Noli was wrong.

 Next year it is going to be Vatra’s 100th anniversary, what do you think of its historical contributions to the Albanian nation?

 -One cannot deny the huge impact Vatra had in the Albanian National Awakening, independence and the 1920s. I also tell my students that the Albanian – American community is unique in many aspects but primarily for its decisive role at key moments and the significance of many of the community’s leaders. I would also add that even during the very difficult communist period Vatra ensured that Albania was not forgotten by policy makers. Moreover, its role after the collapse of the regime in Albania, Vatra again assumed an important role for Albanians in the region and in the United States.

 What are some of the new features that the book that you are republishing has?

 -The biggest single difference is that it is English. The version in Albanian was never available to the North American and more broadly English – speaking world. That version was essentially my doctoral dissertation from 1997. The present version has been revised and has benefitted from the intervening decade of reflection. While it remains a scholarly book, I think it is accessible to a wide audience who are interested not only in Albania but also the problems faced by small states in the Balkans after the First World War. I also maintain that the book offers some important lessons for Albanian leaders in the Balkans today. Lots of mistakes were made then that do not need to be made again! I hope they see that. Finally, the chapters that deal with foreign relations are substantially revised, especially the section on Kosova.

 Do you have a message for your New York friends who are helping you with the book?

 -This book went through a very rigorous peer review process. Publishing a serious academic study is an extremely time consuming and meticulous process. It is also expensive. When I learned that I would need a subsidy to bring the book to fruition, I immediately knew that my friends in New York could help me. I have had a long and special relationship with the Bitici brothers. I have met them in NYC and Prishtina – I was in the same hotel with Sergio and Mike on Independence Day.

I appreciate maybe more than they know their leadership role in helping me. I can only say that when the book is finally in print, I can sit down with everyone over a nice meal and say thanks in person. The book was ultimately written for an Albanian audience. It is a great honor for me to have such wonderful supporters. See you in New York very soon with your copies!

New York-Budapest, 14 April 2011(Dielli-arkiv)

Caption: – At the fundraising dinner at Fiorino Restaurant on April 7th, hosted by Sergio and John Bitici for Robert Austin, author of newly published book in the occasion of the 100th Anniversary of Vatra. Other supporters who participated in the event were: Harry Bajraktari, Lewis Gjelaj, Sejdi Husenaj, Zef Balaj, Elmi Berisha, Gjok Deckaj, Sergio and Sabit Bitici, Anton Raja, HalilMulaj and Dalip Greca.

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: dalip greca, Fan S Noli, Robert Austin

ILIR Rusmali: Lidershipi arrogant çoi në humbje PD-në

July 2, 2013 by dgreca

“Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ilir Rusmali.

NGA MENADA ZAIMI/

RADIO EVROPA E LIRË -PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe, pa kaluar një javë, nisi një proces të shpejtë rigjenerimi me hapjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Çfarë prisni ju nga ky proces?

ILIR RUSMALI-Përgjigja e pyetjes është mjaft komplekse dhe e vështirë. Ju flisni për zgjedhjen e kryetarit të ri ndërkohë që demokratët ende nuk kanë marrë veten nga humbja tronditëse e zgjedhjeve politike.
Ende nuk ka një përgjigje të saktë, të besueshme dhe të gjithëpranuar për shkaqet e humbjes dhe, nëse përkthej saktë fjalët e kryetarit Berisha në mbledhjen e kryesisë, me të cilën nisën procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, nuk pritet që kjo të ndodhë deri në përfundim të procesit.
Analizën e zgjedhjeve do ta bëjë kryetari i ri dhe forumet që do të përzgjedhë ai, pas zgjedhjes së tyre, gjithnjë nëse ata do ta shohin të arsyeshme të merren me këtë punë. Berisha e konsideroi zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë si fillimin e ri për partinë, si fillimin e kthesës, si fillimin e fitores.Por fakti që analiza e humbjes nuk po i paraprin procesit bën që zgjedhja e kryetarit të mos bëhet dot fillimi, kapitulli i parë i fitores, por të ngelet kapitulli i fundit (ose i radhës) i humbjes, gjë që e bën gjithë procesin të panatyrshëm dhe joracional.

RADIO EVROPA E LIRË -I panatyrshëm dhe joracional vetëm pse nuk po ndiqet radha?

ILIR RUSMALI-Sigurisht. Në qoftë se nuk ndiqet radha do të thotë se ende nuk dihen arsyet përse humbëm, ose përse humbëm kaq thellë, do të thotë se askush nuk mund të thotë me siguri se zgjedhja e shpejtë e kryetarit të ri është shpëtimi, apo është thellimi a degjenerimi i së keqes, se shkaku i humbjes qëndronte tek udhëheqësi, siç tha Berisha, apo tek gjithë ekipi drejtues, tek programi elektoral, apo tek metodologjia, tek objektivat e shpallura, apo tek mesazhet e papëlqyeshme.
Në qoftë se nuk ndiqet radha dhe nuk nxjerrim mësime nga humbja tronditëse, atëherë rrezikojmë që zgjidhja që do i ofrojmë demokratëve dhe shqiptarëve në fund të procesit të jetë saktësisht e kundërta e asaj që presin ata. Nëse ata presin drejtimin e ri, ne mund tu ofrojmë një drejtim akoma më të vjetër. Nëse ata presin liderin e panjollë, ne mund tu dhurojmë liderin e përlyer. Nëse ata presin udhëheqësin e fortë, karizmatik, largpamës, të pavarur, të vendosur e energjik, ne mund tu ofrojmë udhëheqësin kukull, pa shpirt, pa vizion, pa autoritet e anemik.
Por jo vetëm kaq. Unë kam frikë se nxitimi për të përmbyllur me shpejtësi procesin rrezikon ta dështojë vetë atë. Procesi rrezikon të bëhet formal, i paracaktuar, pa konkurrencë reale autoritetesh dhe vlerash, fals e teatral. Procesi rrezikon të përcillet me mosbesim e indiferencë nga demokratët dhe shqiptarët, për pasojë, të mos i bindë ata. Pasoja, nëse ndodh kështu është devastante. Vetëm se kjo nuk ka për tu vënë re tani. Do të vihet re në zgjedhjet e radhës për pushtetin lokal dhe, akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme politike. Humbësi i parë i këtij nxitimi dhe kësaj mendjelehtësie, pa dyshim që do jetë, kryetari i ri i partisë. Përfituesi më i madh prej tij do jetë pa dyshim kundërshtari ynë politik.

RADIO EVROPA E LIRË -Si duhet vepruar atëherë, sipas jush?

ILIR RUSMALI-Duke bërë analizën e humbjes. Pa vonesë! Me vendosmëri!

RADIO EVROPA E LIRË -Pse nuk e provoni ju njëherë? Cila është analiza juaj?

ILIR RUSMALI-Gjatë këtyre ditëve analistët janë përqendruar shumë në arsyetimin se humbja ishte pasojë e arrogancës edhe pse këtë term e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme. Unë e di se leximi është gjithmonë personal, por unë besoj se fakti që ata konkordojnë në masë e bën këtë lexim të saktë e të besueshëm. Prandaj dhe sot po preferoj t’i përgjigjem pyetjes jo duke dhënë përjetimin tim, analizën time, por duke sjellë në vëmendje përjetimin dhe arsyetimin e analistëve.
Ata janë goja e opinionit publik. Analiza e tyre është më gjithëpërfshirëse. Vota-ndëshkim për arrogancën do të thotë lehtësisht se ndëshkimi nuk kishte lidhje as me ekonominë, as me pagat, as me shëndetësinë, as me rrugët, me një fjalë as me arritjet, as me premtimet. Ndëshkimi kishte lidhje me sjelljen e lidershipit (këtu nuk kam parasysh vetëm Berishën edhe pse ai, jashtë çdo dyshimi, ka qenë shtylla kurrizore e fushatës).
Këto ditë më ka bërë shumë përshtypje një koment-dëshmi e analistit të mirënjohur Blendi Fevziu. Fevziu ka reputacionin e merituar të një gazetari të mirëinformuar edhe për gjëra që opinioni mund të mos i mësojë kurrë në jetë. Fevziu dëshmonte në një shkrim të para disa ditëve se në mesin e muajit prill (pak para fillimit të fushatës) PD-ja ishte sipas sondazheve 5 pike pas PS-së (koalicionet e kam fjalën). Është e vetëkuptueshme se kjo diferencë e rikuperueshme mund ti ngarkohet në shpinë konsumit që të vjen nga qeverisja.
Por këto sondazhe e nxirrnin PD-në 12 ditë përpara datës së zgjedhjeve 16 pike pas PS-së. Kjo do të thotë se në një muaj fushatë me ne kishte ndodhur një katastrofë e vërtetë, që të mund të justifikojë rënien vertikale. Prandaj pyes veten çfarë kemi bere me sjelljen tone (me sjelljen, jo me programin, as me angazhimet e fushatës) që paskemi shkaktuar tërmet tek njerëzit dhe jemi shfaqur përpara tyre si arrogantë të papranueshëm? Të tjerë mund të rreshtojnë më shumë, por unë mund të rreshtoj vetem kaq:Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante.
Kryetari i partisë vetë, pa ndihmën dhe as kundërshtimin e kurrkujt hartoi listat e kandidatëve jashtë çdo lloj parimësie dhe justifikimi moral, politik dhe ligjor. Futi në listat e PD-së eksponentë të spikatur apo tejet agresiv të së majtës dhe u kërkoi demokratëve të votonin në mënyrë të kundërnatyrshme për ta, futi në lista pa pasur fare nevojë kryetarët e partive të tjera dhe u kërkoi demokratëve t’i mirëprisnin ata sikur të ishin demokratë. Këto veprime mesa duket u lexuan menjëherë nga demokratët si veprime qe i hiqnin PD-së së paku 100 mijë vota. Edhe kjo ishte sjellje, jo platformë apo program.
Së fundi, mbushi pjesën tjetër të listave vetëm në bazë të një kriteri: të klientelizmit. Këtu nuk po ndalem gjatë, se bëj pjesë tek të pakënaqurit dhe do më quajnë në konflikt interesi. Por ama duhet të theksoj se edhe kjo sjellje u interpretua qartazi dhe gjerësisht si arrogante.
Sjellja e fundit që unë kam mundur të identifikoj është fakti se, që në fushatë dhe jashtë çdo lloj konteksti, Kryetari i partisë dhe media rreth tij u përpoq të profilizonte trashëgimtarin që Kryetari kishte caktuar për demokratët. Me këto zgjedhje demokratët po lidhnin pazgjidhshmërisht jo vetëm qeverisjen, por edhe fatin e tyre politik.
Edhe pse mund të duket cinike, demokratët dukeshin të lënë pa alternativa dhe pa mundësi zgjedhjeje. Edhe kjo është jashtë çdo lloj dyshimi sjellje që është përcjellë si arrogante. Që të mos ta zgjas shumë, nëse opinionistët thonë është arroganca, atëherë arroganca duhet kërkuar tek gjestet. Nëse demokratët na kanë votuar kundër, atëherë, gjeste arrogante janë ato që kanë zemëruar demokratët.

RADIO EVROPA E LIRË -Dhe si mund ta ndihmoje kjo analize procesin për zgjedhjen e kryetarit te ri?

ILIR RUSMALI-Le të shohim se ç’po ndodh: Procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të përjetohet nga demokratët si një proces shërimi, nëse duam që ai të jetë pozitiv. Duhet të përcillet jo si arrogancë e re, por si përulësi e thellë, pse jo si ndjesë e kërkuar me zemër në dorë dhe me shpresë për mirëkuptim. A është i tillë në fakt procesi deri tani? Ti marrim gjerat me radhe:
Kryetari i partisë ka dhënë dorëheqjen, por procesi po drejtohet nga fillimi deri në fund prej tij (shenjë e keqe). Lista e deputetëve ishte pjesë thelbësore e pakënaqësisë popullore, por kryetari i partisë deklaron se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të ketë në bazë këtë listë famëkeqe (shenjë e keqe dhe kjo).
Kandidati i projektuar si fitues është po ai trashëgimtari i fushatës. Për të jemi gati të ndryshojmë procedurat statusore, të mbajmë në kontroll të rreptë partinë, të ndërhyjmë sa herë ka nevojë për t’i sheshuar rrugën, ti krijojmë konkurrencë falso etj (shenjë e keqe dhe kjo).
Nëse do vazhdojmë të veprojmë me të njëjtën arrogancë me të cilin humbëm zgjedhjet, atëherë pësimi nuk do na bëhet dot mësim, zgjedhja e kryetarit të ri nuk do bëhet dot “fillim i ri”, do ngelet kapitull i vjetër, i lexuar dhe më parë.

RADIO EVROPA E LIRË -Ç’duhet të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit, sipas jush që të konsiderohet fillim i ri?

ILIR RUSMALI-Procesi duhet të bëhet i vërtetë, të jetë transparent dhe konkurrues, të marrë kohë, të bëhet i pjekur dhe me procedura të sakta, pa ndërhyrje, ndikim të parregullt e manipulime. Procesi duhet t’i nënshtrohet debatit të fortë në publik midis kandidatëve dhe mbështetësve të tyre. Partia duhet të hapet për mbështetësit e të gjithë kandidatëve, shqiptarët duhet të shoqërojnë procesin me opinione, anësi, komente, sondazhe, pse jo me votim.
Sa më masiv dhe përfshirës të jetë ky proces, aq më shumë sinergji pozitive kanë për tu çliruar, aq më e shëndoshë dhe e forte do mund të dalë në fund të tij partia, aq më shpejt do mund të rikuperojë ajo nga humbja. Këto që unë them nuk janë as shpikje, as sakrilegj, as të majta, as të djathta, as të panjohura më parë. Janë dije universale, janë praktika të mira politike dhe partiake.
Por që procesi të jetë i vërtetë, ai duhet të fillojë nga analiza serioze dhe e çiltër e humbjes sonë dramatike. Pa të nuk fillon dot shërimi. Pa të zgjedhja e kryetarit të ri nuk çlirohet dot nga paragjykimi. Pa të nuk i shpëtojmë dot arrogancës.

 

Filed Under: Interviste

Albana Mëlyshi: Ju rrëfej komunistët dhe reaksionarët e familjes sime

June 27, 2013 by dgreca

Ajo është mbesë e një shqiptaro-amerikani, i cili kishte jetuar në Nju Jork për 45 vjet dhe në ditët e fundit të jetës kërkoi të vdiste në atdheun e vet. Ai quhej Nikoll Mëlyshi, i damkosur nga komunistët si “reaksionar”, babai i Pal Mëlyshit, i vlerësuar po nga komunistët si Hero. Nikollë Mëlyshi pas arratisjes u rikthye më 1989 në Shqipëri, në moshën 90-vjeçare. Kishte ardhur për të vdekur e varrosur në atdhe, por e përzunë. Asokohe në krye ishte Ramiz Alia. U kthye përsëri në Nju Jork, pa përmbushur dëshirën e fundit. Këtu merr udhë historia e familjes Mëlyshaj, e rrëfyer në një roman biografik nga pasardhësja Albana Mëlyshi (Lifschin). Një histori e treguar në gjithfarë variantesh në Mirditë, një histori e pazakontë pabesish, internimesh e vrasjesh. Historia e komunistëve dhe reaksionarëve të një gjaku që, pavarësisht kujtimeve të shkruara deri tani e fakteve që kanë dalë në dritë duket se ende nuk është zbardhur plotësisht. Këtë në fakt merr përsipër ta bëjë pasardhësja e Mëlyshajve, Albana, e cila ka punuar si gazetare në televizionin shtetëror për 15 vjet. Ka qenë e para gazetare televizive që intervistoi konsullen amerikane Barbara Cummings, menjëherë pas hapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë. Botuese tashmë e shtatë librave, Albana Lifschin vjen me librin “Yjet nuk janë të kuq (Saga e Mëlyshajve)”. “Këtë libër ia kushtoj familjes sime, që megjithëse e ndarë më dysh nga politika, i mbijetoi e bashkuar dramës së kohës”,- thotë Albana Mëlyshi.

Si e përzuri Ramiz Alia, bajraktarin

Në historinë e familjes së saj, Albana Mëlyshi shprehet se gjyshi, i arratisur pas luftës dhe i ndaluar të kthehej në atdhe, pas 45 vjetësh larg familjes e pa asnjë komunikim

me të, papritur kishte dërguar një telegram ku shkruante“Mbusha 90 vjeç. A mundem me ardhë me vdekë në vendin tem? Baba”. Lajmi, siç rrëfen Albana, shkaktoi në familje një

turbullirë ndjenjash të ndryshme habie dhe gëzimi të përzier me ankth e frikë. “Telegrami kalohej dorë më dorë si diçka përcëlluese. Njerëzit flisnin pak, por ndjenin shumë. Së

fundi pushoi në prehrin e nënës. “Oh!” rënkoi nëna ime duke zënë kokën me të dyja duart. “S’jam ndjerë kurrë më ngushtë në jetën time! Të të kërkojë leje babai për të vdekur në atdhe dhe të mos jesh në gjendje t’i thuash: ‘Po, baba, eja’.”- kujton ajo. Me atë telegram në dorë nëna e saj kishte trokitur në derën e Ministrit të Brendshëm, Simon Stefani. “Le të vdesë atje ku është, si qen!”- i qe përgjigjur ai. Nikollë Mëlyshi kish qenë për më tepër oficer i mbretit Zog. Ai u arratis nga Shqipëria, duke lënë pas familjen që më pas do të internohej. Në këtë libër biografik Albana Mëlyshi sjell bashkë dëshmitë e familjarëve të mbledhura pas viteve ’90. Gjyshi i saj, një ish-partizan i Brigadës së 7-të, do të arratisej nga Shqipëria nga frika e burgimit. “Dëgjova se dy kolegët e mi i kishin arrestu. Ishin miqtë e mi të vjetër që para lufte. Patëm studiu bashkë artin ushtarak. Edhe ata kishin qenë në luftë si unë. Pata një ndjenjë sikur kisha ra në kurth. M’u kujtu baba. Ai kur pa me sytë e tij shkatërrimin e shumë gjanave, prishjen e traditave, dëgjoi lajmet e përdhunimit të grave dhe dajakut të burrave, na mblodhi një natë të tanëve, djem e nipër, e na tha: “Unë jam i vjetër e nuk po duroj dot çka po më shohin sytë e çka po më dëgjojnë veshët.

Nuk i përballoj dot fizikisht, por ju shkoni në mal e më mirë të luftoni sesa t’i nënshtroheni hurit komunist”, kujton ai. Pas arratisjes së tij u internua gjithë familja, kurse kulla e Bajraktarit të Kthellës së Mirditës u dogj për të tretën herë. Dy herë ishte djegur nga turqit e herën e tretë nga partizanët. Nuk e prisja kurrë të digjej kulla jonë nga partizanët, nga shokët e luftës. Kulla e bajraktarit të Kthellës”. Kur u dogj nga partizanët Gjon Mëlyshi, gjyshi i Pal Mëlyshit, u ishte drejtuar partizanëve: “Ju i dogjët të tana, pa mendu se kjo shtëpi ka dy parti. I ka dhanë luftës dy partizanë: tim bir Nikollin e tim nip Palin, i biri i tim biri. Nuk rujtët të paktën as dy dhoma për ta… Dhe ca ma keq, ua internoni familjen”. Si mund të ndodhte kjo me dy partizanë në shtëpi? Kjo, për familjen Mëlyshaj ishte një pyetje shumë e vështirë. Ata e kaluan një pjesë të jetës së tyre në kampet e internimit: Lezhë, Berat, Kuçovë, Turan, Bënçë dhe në kazermat pranë kalasë së Ali Pashë Tepelenës, një internim që zgjaste 12 vjet. Mëlyshajt herë shpalleshin tradhtarë e herë heronj. Kështu ndodhi dhe me Pal Mëlyshin. I infiltruar në çetën antikomuniste me pseudonimin “Fortuna” ai vra në përpjekjet me forcat e kufirit dhe deri më 1957 konsiderohej tradhtar. Kjo do të zgjaste deri në shpalljen e Pal Mëlyshit Hero, më 1957. Heroi kishte babë e vëlla të arratisur dhe familja do të ndahej më dysh; disa trajtoheshin si familja e heroit e të tjerë si reaksionarë, edhe pse ishin të një gjaku.

Si u vra Pali? Kush e vrau?

Ditën që u vra shoku i tij i idealit, Bardhok Biba, me urdhër të Komitetit të Maleve, (grupit antikomunist që endej në malet e krahinës, i udhëhequr nga Ndue Pjetër Gjomarkaj (me të cilët ishte fis Bardhok Biba), Pal Mëlyshi vendosi të hakmerrej. Ishte një hakmarrje “e pabesë” për mirditorët. Ai vendosi të infiltrohej brenda çetës e ta shkatërronte atë nga brenda. Kështu për t’u bërë i besueshëm se kishte ndërru kah, meqë të gjithë e njihnin si komunist edhe pse me babë e vëlla, xhaxha, dhe një kushëriri të parë të arratisur, ai inskenoi një plagosje dhe kështu u bë pjesë e bandave nën pseudonimin që i kishte vënë Sigurimi i Shtetit, “Fortuna”. Por Pal Mëlyshi u vra në një përpjekje me forcat e Sigurimit dhe vrasja e tij mbetet ende sot një enigmë për familjarët. “Ky qe një merak, që nëna ime e ka mbajtur gjithë kohën në shpirtin e saj. Askush nuk i ka thënë deri më sot se si u vra. Ajo lëngonte për të vërtetën”,- kujton Albana Mëlyshi në librin e saj. “Mbaj mend, kur na erdhi për vizitë më 5 maj ministri i Brendshëm, nëna e pyeti drejtpërdrejt: ‘Si u vra Pali? Si është e mundur që askush nuk e di se si u vra?’ Ministri u përtyp dhe foli për punën e një gëzhoje. U soll përreth saj, por nuk ia nxori kokën bisedës. Vrasja e të vëllait për të mbeti enigmë”,- thotë mbesa e heroit. E vërteta sipas saj për vrasjen e Pal Mëlyshit do të merrej vesh shumë më vonë, në shtëpinë e Enver Hoxhës. “Nëna ime ato ditë ndenji në shtëpi. Nuk iu bashkua asnjë grupi për t’i bërë respektin e fundit Enver Hoxhës. Nuk e pyetëm pse. Në një nga ato ditë, në shtëpinë tonë erdhi gruaja e Bardhok Bibës. ‘Marie, ti hala s’paske shkuar për ngushëllim te shoqja Nexhmije për Enverin?- e pyeti ajo. ‘Jo. E ç’rëndësi ka nëse shkoj apo nuk shkoj unë?” – tha nëna. Po sepse Nexhmija më pyeti: “Po motra e Palit, ku është?” Duhet të shkosh, -i tha ajo.” Pas kësaj ajo u ngrit e shkoi për ngushëllim. Dhe aty mori përgjigjen për të cilën kishte lënguar tërë kohën. Vejusha, në bisedë e sipër kishte thënë: “Enveri luftoi e duroi shumë… Prapaskenat e Mehmetit e lodhën”. Dhe pasi heshti disa sekonda, tha: “Edhe Palin, Mehmeti e vrau!” Ishte Mehmeti që e vrau Palin.”- shkruan Albana Mëlyshi. Sidoqoftë, ajo shton e bindur se edhe sikur kjo të mos e mbante peshën e së vërtetës, fakti ishte që Pali u vra brenda ‘bandës diversioniste’, domethënë së bashku me armiqtë! E vranë shokët!. Kur babai i Pal Mëlyshit, Nikolla kish dëgjuar në Amerikë se të birin komunistët ia kishin shpallur Hero, i ishte dukur e pabesueshme. Siç rrëfehet në këtë libër, kishte dy dëshmitarë që kishin përjetuar rrethimin dhe kishin mundur të arratiseshin. Ata ishin arratisur në Nju-Jork dhe i kishin treguar Nikoll Mëlyshit se i biri qe vrarë prej forcave rrethuese. Sipas dëshmive, Pali është vrarë vetëm me një plumb në kokë. Ka qenë goditje snajperi. “Pushkatarë” quheshin atëherë….

Pjesë nga libri

Nikoll Mëlyshi: Vrasjet dhe përdhunimet e Hodo Habibit në Mirditë

Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për me nënshtru mirditorët, ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste. Ai ia vuni emnin vetes ‘Babë’, a thu se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi. Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me kartabiankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat. Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare. Në atë kohë, viti ’46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra të shpërndamë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës. Ishin në hall se për t’u hedhun përtej kufifinit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte te qeveria e Tiranës. Toger Baba kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fan. Dha urdhën që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë as ditën e as natën, se ishin për kontroll. Burrat i mblodhi dhe dha urdhën t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin. Të zhburrnum e të lidhun dorë për dorë i shtynin pranë një zjarmi të madh të ndezun, ndërsa i rrihnin. E sa për gratë… mjerë ajo grua që ia vinte syrin toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunu. Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve, merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin, ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpnume e pa guxu të thoshin një fjalë. Populli jetonte në panik. Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por ato mbeten nëpër sirtarët e zyrave, deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhun dorë për dorë, ata i detyrun të ecnin tri orë më kambë, të zhveshun. Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shku deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhun burra e gra nga katundet e tjera. Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhën që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të forta dhe atëherë togeri urdhnoi të bahej një zjarm me dëllinja të thata dhe ta hidhnin grun në zjarm. Burri i saj, ngaqë nuk duroi më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe u arratis nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur. Policia dhe partizanët e toger Babës iu vunë pas dhe e vranë. Një kushërinit të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë. Ai mori dy javë leje, u kthye prej andej dhe e raportoi gjendjen në qeveri. Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkoi në dorë ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Koçi Xoxes. Toger Baba e la Mirditën e shkoi në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte ma lehtë, tue mos e ditun se zadrimasit përbaheshin ma së shumti nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasë ma të lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain me pretekstin se ky ka strehu çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxori gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë. Atëherë arrestoi Luçien dhe i kërkoi të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi, atëherë ai i u hodh për ta përdhunu. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhanë urdhën që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’ia vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bani. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart. Luçia, me të mbërritun në Shkodër, shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës, me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhun ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshilloi të shkonte në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ia dhanë në dorë Koçi Xoxes. Koçi, kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën, dha urdhën që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend të tana sa ishin raportu për Hodo Habibin, të ashtuqujtunin “toger Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet e togerit në Mirditë. Toger “Baba” u var në konop. Më kanë thanë se ma vonë, pasi Enveri e dënoi Koçi Xoxen, “Babën” e bani hero.(Pergatiti: Aida Tuci.Kortezi Gazeta Mapo)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Albana Melyshi, dhe reaksionaret, e familjes sime, ju rrefej komunistet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 200
  • 201
  • 202
  • 203
  • 204
  • …
  • 215
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”
  • HAFIZ SABRI KOÇI – NJË KUJTESË QË SFIDOI DIKTATURËN, NJË TEST PËR NDËRGJEGJEN MORALE E POLITIKE TË SHQIPTARËVE SOT
  • NJË JETË ME PËRPJEKJE DHE ARRITJE, Inxhinier Mërgim Korça iku…
  • Broshura “Albania” e Athanas Gegajt dhe Rexhep Krasniqit
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Marin Becikemi – Shkodrani
  • THE AUCKLAND STAR (1938) / “NE BESOJMË NË TË QENIT VAJZA MODERNE…” — INTERVISTA ME MYZEJEN, RUHIJE DHE MAXHIDE ZOGU NË LONDËR
  • Albanian American Gastrointestinal Association and Albanians Fighting Cancer join forces on April 4th, in Boston, MA, to empower our community and to raise funds for our fight against cancer
  • Hidai Bregu, in memoriam…
  • Një mbrëmje e ndjerë dhe domethënëse në shërbim të drejtësisë dhe dinjitetit
  • 18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë në Florida

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT