• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sherri Braho-Tufa

April 26, 2019 by dgreca

 Poetja Entela Kasi pyetje publike Ramës: Do t’i bashkohesh thirrjes së PEN International?

Poetja Entela Kasi ka pyetur publikisht Edi Ramën nëse do të solidarizohet me shkrimtarin Agron Tufa, në debatin që tashmë ka shkuar në Gjykatë për krimet gjatë kohës së komunizmit.

6 Prill, 2019-TIRANË- Poetja Entela Kasi i ka bërë një pyetje publike kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin e saj social në Facebook, Kasi e pyet Ramën nëse solidarizohet me shkrimtarin Agron Tufa, në debatin që tashmë ka shkuar në Gjykatë për krimet gjatë kohës së komunizmit.

“A do të mundet Edi Rama artist, të drejtohet nga parimet themelore të lirisë për të nënshkruar me vullnetin e lirë, garancinë e jetës së shkrimtarit Agron Tufa, e t’i bashkohet thirrjes të PEN International, lidhur me këtë çështje në Shqipëri? Kujtoj se Kryeministri Rama u solidarizua me Oleg Sentsov para pak kohësh në Shqipëri. A do ketë të njëjtin qëndrim Kryeministri i vendit në rastin e shkrimtarit Agron Tufa?”

I ftuar disa ditë më parë në “Top Talk”, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka deklaruar se 519 ish-sigurimsa janë punësuar në Policinë e Shtetit duke shtuar se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar.

Lidhja e Tufës me Oleg Sentsov

Oleg Sentsov ka qënë një regjisor dhe producent filmash në Ukrainë. Sentsov ishte një kundërshtar aktiv i pushtimit derisa në maj të vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia u arrestua nga shërbimi i sigurisë ruse me akuzën për terrorizmin. Pavarësisht se dëshmitë ishin të pamjaftueshme apo edhe vet Sentsov nuk u deklarua fajtor asnjëherë, ai u dënua me 20 vjet burg. Filmi për jetën e tij u shfaq edhe në Tiranë, ku Rama ishte i pranishëm bashkë me bashkëshorten.

Si nisi përplasja mes Tufës dhe Brahos?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Tufa ka akuzuar Spartak Brahon ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Filed Under: Komente Tagged With: Entela Kasi- Agron Tufa- Kryeministri-Braho

SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve nga Siria

April 21, 2019 by dgreca

-Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm/

-Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë/

PRISHTINË, 20 Prill 2019- Gazeta DIELLI/ SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

“Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”,  thekson deklarata dërguar sot nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Më tej theksohet se, SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera./b.j/

 ***

20 April 2019

Statement from U.S. Embassy Pristina

The United States commends Kosovo on the return of 110 of their citizens from Syria:  four of them alleged ISIS fighters and the rest women and children.  With this repatriation, Kosovo has set an important example for all members of the Global Coalition to Defeat ISIS and the international community to follow.  We applaud their compassion in accepting the return of this large number of civilians.

The United States remains grateful to the Syrian Democratic Forces for their support in the repatriation and for continuing to humanely detain hundreds more ISIS fighters from dozens of countries.

Kthimi nga vatrat e luftës në Siri-

MINSTRI TAHIRI: PËR FËMIJËT, NJË SHANS I DYTË PËR JETË-

– TË DYSHUARIT DO DALIN PARA DREJTËSISË –

PRISHTINË, 20 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në konferencë për shtyp të mbajtur sot, ka njoftuar mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për operacionin e realizuar në orët e para të mëngjesit përmes të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kthyer 110 qytetarë të Kosovës të cilët kanë qenë në vatrat e luftës në Siri.
Tahiri ka bërë të ditur se që nga muaji tetor i vitit 2018 ka qenë në krye të një Task Force ndërinstitucionale e cila është angazhuar për një koordinim të plotë për realizimin e këtij operacioni.
Ministri Tahiri ka theksuar se përveç angazhimit në kuadër të Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, për të parandaluar shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të huaja dhe për të luftuar terrorizmin, aksioni i sotëm është ndërmarrë për të përmbushur detyrimet që Kosova ka përballë parimeve mbi të cilat funksionin rendi ynë kushtetues.  
Ministri Tahiri ka potencuar se të gjitha pretendimet për kryerjen e veprave penale dhe krimeve me të cilat mund të ngarkohen personat që kanë qenë pjesëmarrës në vatrat e luftës, në zonën e konflikteve, si dhe që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo kapaciteti në organizata terroriste, do të adresohen konform ligjeve në fuqi. 

“Mesazhi ynë është i qartë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e sistemit të drejtësisë, do vazhdojnë akoma më fuqishëm parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Republika jonë nuk do lejojë që shtetasit e saj të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit dhe sigurinë e vendeve tjera perëndimore”, ka thënë ministri Tahiri. 
Megjithatë, ministri Tahiri foli edhe për dimensionin tjetër rreth qytetarëve të kthyer pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë, të cilët meritojnë të rehabilitohen. 
“Këto gra, meritojnë rehabilitim dhe shpresë për një jetë të qetë dhe këta fëmijë, në vend të zonave të konfliktit, e kanë vendin në shkollë, për t’u edukuar mbi të ardhmen e tyre. Këta shtetas tanë, veçmas fëmijët, kanë kaluar një periudhë të rëndë traumatike dhe përballë tyre, ne do të marrim përsipër kujdesin në mënyrë që eksperienca e tyre e hidhur të tejkalohet”, ka shtuar ministri Tahiri. 
Sipas ministrit Tahiri, Republika e Kosovës dhe kushtetuta e saj nuk i mohon askujt të drejtat themelore, andaj premtoi se do të angazhohet  që këta qytetarë të rehabilitohen, të integrohen dhe të bëhen pjesë e shoqërisë.
“Realizimi i këtij operacioni, për të cilin jemi shumë mirënjohës ndaj partnerëve tanë si dhe mekanizmave të sigurisë në vend, dërgon një mesazh të qartë se shteti ynë nuk do t’i braktisë qytetarët e vet, pavarësisht eksperiencës së tyre. Por, po ashtu dërgon një mesazh të qartë se ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe terrorizmi nuk kanë të bëjnë asgjë me ne, as me traditën tonë, as me realitetin ku bëjmë pjesë, as me vizionin tonë shtetëror e shoqëror dhe si të tilla, do luftohen në çdo hap”, ka përfunduar ministri Tahiri.
Në konferencën për shtyp në të cilën kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, mediat janë njoftuar për gjendjen e të këthyerëve dhe për masat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për të menaxhuar me kujdes rehabilitimin e këtyre qytetarëve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosova-USA-Kthimet nga Siria

Teki Gjonzeneli- martir i persekutimeve komuniste ne Shqiperi

April 10, 2019 by dgreca

Nga Sami REPISHTI/ish i burgosun politik ne Shqiperine komuniste (1946-56)

Me keqardhje te madhe mesova lajmin e vdekjes se mikut tim, tani te ndjere, Teki Gjonzeneli, nga Vlora.

Zonjes Filanda, djelmeve dhe vajzave te tij, dhe te gjithe te dashtuneve e familjareve, ngushellimet e mia ma te thella per humbjen e njeriut te tyne.

Une kam njohe te ndjerin Teki vetem ketu ne Amerike Por ne Shqiperi, babaj i tij, i ndjrei Muhamet Gjonzeneli ka kalue se bashku me mue shume vite burgimi te rande, dhe ka perballue fatkeqsine e vuejtjeve te pameritueme me guxim dhe dinjitet shembullor. Djali i tij Tekiu ka qene i brumosun me kete fryme patriotike dhe te vendosun ne sherbim te atdheut shqiptar dhe demokacise.

    Ne burgjet komuniste kam njohe edhe xhaxhajn e tij Profesor Bego Gjonzeneli, qe une kam portretizue ne lobrin tim Pika Loti, dhe kam quejte mesuesi i im. Te dy keto burra vlonjate kane qene shembull per te gjithe. Guximi i tyne nuk kishte kufi. 

    Mbas viti 1949, kur diversantet e pare zbriten ne token shqiptare per organizimin e nji rezistence te armatosun kunder qeverise kriminale te Enver Hoxhes e Mehmet Shehut, Profesor Gjonzeneli me shume shoke, atehere ne burgun e Vlores, ia doli me sukses me marre kontakt me boten e jashteme me ndihmen e nji polici shkodran qe sherbeu si korrier. Kjo “lidhje” u zbulue. Ish te burgosunit Prof. Gjonzeneli, studenti i Medrezese Hamdi Gjoni, dhe te tjere u moren perseri ne Sigurim, u torturuen dhe u denuen me vfekje mba pak ditesh.

Ne ate kohe une ka qene ne kampin e punes se detyrueshme te Vloçishtit dhe kam perjetue dhimbjen e madhe te humbjes se tyne. Ish koleget e burgut te Vlores u tronditen shume. Åta kishin humbe disa nga udheheqsit e rezistences anti-komuniste dhe humbja e tyne ishte e pazevendsueshme.

   Une ia kam  spjegue te njerit Teki kete faze persekutimi ne Shqiperi, dhe te dy se bashku kemi vajtue fatin e keq qe na solli kaq tragjedi. Sot vajtojme Tekiun, akoma ne moshe te pjekun por jo i plakun. Shpesh here bisedojshim ne telefon dhe shqyrtojshim zhvillimet e ngjarjeve ne Shqiperine post-komuniste, dhe dilshim te shgenjyeme rande nga ky zhvilim. Ideali i nji Shqiperie te lire, te pavarun, etnike, demokratike dhe europiane nuk u plotesue, die shpresa per nji zhvillim ma fatlum, u zbeh deri ne ate pike sa me na detyrue me perqafue pesimizmin.

Sot kujtoj me dhimbje kete shok vuejtjesh nga nji famailje e persektueme rande dhe shpreh ngushellimet e mia per te gjithe ata qe e njohen dhe e deshen Tekiun qe na la sot. Nuk do te harroj asnji here te ndjerin dhe  familjaret e tij. 

   I perjeteshem qofte kujtimi i tij. Pushofte ne paqen qe aq shume e meriton!

   Sami Repishti, ish i burgosun politik ne Shqiperine komuniste (1946-56)

Filed Under: Komente Tagged With: Teki Gjonzeneli

Një koment i shkurtër për shokun Spartak Braho

April 2, 2019 by dgreca

Nga Muharrem Xhydollari*/ Pak vetë heqin dore nga ajo që kanë mësuar shtrembër duke mbetur gjithmonë peng i së keqes sepse të ç’rrënjosësh atë që ke mësuar gabim është më e  vështirë sesa të mësosh diçka të re. Njeri prej atyre je ti , o Spartak jetënxiri i Brahove.

Po çfarë malukati je ti o Spartak Braho që sot në vitin 2019, nuk pranon atë që kanë bërë komunistët për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Po a të kujtohet ty se çfarë pune ke bërë për të përforcuar atë sistemin komunist gjakatar, antinjerëzor, antifetar dhe kundër çdo të drejte njerëzore?

O Spartak faqeziu! Lustracioni që sot kërkon demokracia e vërtetë në Shqipëri, nuk të vret ty o lugat, por nuk të lejon që në emër të pushtetit të llomotisesh e të llomotasësh për të mbrojtur krimet e komunizmit. Ish ministri i brendshëm Kadri Azbiu (mësuesi yt shpirtëror) kur donte të mburrej thoshte : U ngjitëm malit si patriotë dhe zbritëm nga malet si komunistë.  E…patriotët kishin programin, që nuk kishte shqiptar që të mos e pranonte, atë, çlirimin nga pushtuesit.Po si nuk mësove kurre ti o i shkaterruar nga trutë se komunizmi kishte për të zbatuar programin e bolshevikëve, të nëndorit 1917. Atë përdorimin e dhunës së skajshme kundër atyre shtresave, që ndër shekuj kishin mbajtur mbi supe historinë e Shqipërisë dhe i kishin venë themelet shtetit Shqiptar.

O shoku Braho!

 A nuk e pe me sytë e tu se komunizmi në Shqipëri arriti deri aty sa rolin e Ismail Qemalit t’ia jepte “partizanit meke” dhe e pamë ku ai e çoj Shqqipërinë, në izolimin e plotë të shqipëtareve dhe për këtë  nuk ta mbushi mendjen eksodi i viteve 90-91 dhe ti mor i paudhë me pushtetin tend po lejon në vazhdim që të rrjedhin shqipëtarët nga vendi i tyre.

Po të drejtohem ty o Spartak gjakprishuri kur nuk ke guximin, apo as sy e faqe të ndihmosh institutin që drejtohet nga i nderuari Agron Tufa për të gjetur shkaqet që u ndërtua diktatura komuniste dhe pasojat që la ajo për Shqipërinë dhe shqipëtarët dhe ti nuk tregon varret e të pafajshmëve që pushktove vetë ti. Atëherë mbylle buçen se dëshmorëve patriotë shqiptar të rënë në luftë kundër pushtuesve nuk i përjeton dot ti, por i turpëron se ata u vranë për të luftuar pushtuesit jo vëllezërit e tyre shqiptarë.

Ke helem o Spartak Braho, dhe nuk e nxjerr dot nga shpirti dhe mendja jote e ndryshkur.

Diktatura komuniste është dënuar nga bota e qytetëruar, nga ajo botë ku sot ti kërkon të futësh hundët.

Turpi i Demokracisë shqiptare që të ka ricikluar ty në politikë dhe guxon të japësh leksione Demokracie për shqiptarët së bashku me kryetarin e Parlamentit dhe gjithë sojin tuaj!!!

* Pak fjalë për intervistën e Ervin Koçit me Spartak Brahon në gazetën Panorama

Filed Under: Komente Tagged With: Muahrerm Xhydollari

LETËR E HAPUR SHKËLQESISË SAJ ZONJËS LEYLA MOSES-ONES, ZV/ AMBASADORE E SHBA-së NË TIRANË

April 1, 2019 by dgreca

– Çdo zgjidhje politike, qe do te dale nga tavolinat e bisedimeve, midis këtyre dy forcave nuk do ta zgjidhe krizën, veç do ta thelloje atë, do ta zgjasë agoninë dhe do te beje qe shqiptaret te abandonojne vendin e tyre./

NGA ISMET MEHMETI/

Sh. S. Zonjës Leyla Moses-Ones

Deputy Ambasador, United States of Amerika in Albania

Rruga e Elbasanit, Nr.103,  Tirana, Albania

e-mail:TiranaWebmaster@state.gov

E nderuar Zonja Zv.Ambasadore e SHBA-së në Tiranë,

Po iu drejtohem juve, si përfaqësuesja me e larte e një shteti mik dhe aleat i natyrshëm i shqiptareve, te cilët, për ekzistencën e tyre, i janë mirënjohës duke e ruajtur te gjalle ne memorien e kombit, emrin e një amerikani te madh, ish Presidentit Woodrow Wilson, i cili, plot 100 vjet me pare ne Konferencën e Paqes, në Paris, vuri veton dhe e shpëtoi Shqipërinë qe ne kemi sot..

Nuk e di se pse kjo ngjarje e largët mu kujtua ne ketë fillim viti, 100 vjet me vone, edhe pse rrethanat historike, janë te ndryshme, por se Shqipëria ndodhet përsëri ne udhëkryq. Dhe kjo ka arsyet dhe shpjegimet e veta historike: ne fundin e Luftës se Dyte Botërore, vendi ynë (padrejtësisht dhe për fat te keq) përfundoi ne Bllokun e Lindjes dhe, për gati gjysmë shekulli, eci ne rrugën e gabuar, edhe pse shqiptaret janë një popull me mentalitet dhe orientim perëndimor. Mirëpo ky gjysmëshekulli komunizëm, la gjurme te këqija, jo vetëm ne ndërgjegjen sociale, por(me e rëndësishmja) edhe ne atë politike. Dhe e keqja vazhdoi edhe kur Shqipëria hyri ne rrugën e demokracisë e te shtetit ligjor, sepse vendi vazhdoi te qeverisej nga e njëjta klase politike, por tashme “e integruar” ne dy forcat kryesore politike, postkomunistë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, apo derivatet e tyre më pak influente, te cilat nuk kane bere gjë tjetër, veçse kane alternuar pushtetin dhe opozitën tek njëra-tjetra ne këto tri dekada. Dhe, dukë përjashtuar deri-diku, vetëm qeverisjen e parë, atë te viteve ’92-97, për arsyen e thjeshte, se ishte mjaft idealiste, ne transformimin e vendit, te gjitha qeverisjet e tjera kane një emërues te përbashkët: vjedhjen galopante, ne te gjitha format e ne te gjitha nivelet e qeverisjes. Dhe ketë Zonja Zv,Ambasadore, nuk e them unë por e thonë faktet dhe raportet tuaja te Departamenti Amerikan te Shtetit dhe ato te Bashkimit Europian, e thonë mediat dhe rrjetet sociale, e thotë një popull i tere.. Po kush është denuar? Askush. E si mund te dënohet dikush prej tyre, kur pushteti dhe institucionet janë totalisht ne duart e këtyre dy forcave politike? Kur organi i akuzës emërohet dhe kontrollohet prej tyre? Kur gjyqtaret janë instrumente qe zbatojnë urdhërat e shefave te vet dhe dënojnë vetëm ata qe s’kanë mundësi te paguajnë faturat e dritave? Ne shqiptaret kemi një fjale te urte: korbi nuk ia nxjerr sytë korbit. E pra, Shqipëria vazhdon te qeveriset nga “korbat“. Këtë, besoj, edhe ju, nuk keni si te mos e dini. Por e keqja, zonje, qëndron ne faktin, se Shqipëria, për ju, fillon dhe mbaron nga shefi i qeverisjes tek ai i opozitës dhe anasjelltas. Por te dy këta shefa te mëdhenj e fuqiplote, nuk përfaqësojnë te gjithë shqiptaret, zonje, sepse ne votime shkojnë vetëm 40 deri 45 përqind e popullit dhe arsyeja është thjeshte: populli ka humbur besimin tek kjo klase politike. A iu keni bere ndonjëherë pyetje këtyre shefave te pozite-opozitës se pse shqiptaret kërkojnë te largohen nga Shqipëria? Nuk besoj te mos e dini se vetëm ne Ambasadën e Shtetit, qe ju përfaqësoni ka tre-katër qind mije kërkesa për green card, pa llogaritur qindra mijërat e tjerë drejt vendeve te Bashkimit Europian. Po iu  a përsëris unë përgjigjen, zonje: populli ka humbur besimin tek kjo klase politike, qe di vetëm te “qeverise” paratë e vjedhura, duke qene te sigurte se askush nuk mund ti dënojë..

Ju dëgjova juve para disa ditësh, ne një konference për shtyp, ne lidhje me reformën ne drejtësi, kur iu drejtuat shqiptareve(atyre shqiptareve) qe mendojnë se reforma ne drejtësi nuk po ecën, ose po ecën mjaft ngadalë, me fjalët: “gabojnë rende dhe se reforma po ecën dhe do te japë frutat e veta“. Ky ishte pak a shume thelbi i fjalës tuaj, apo jo? E ne lidhje me ketë, unë po iu them juve, se nuk është kjo zgjidhja e duhur, ajo qe po presin shqiptaret, për te rifituar besimin e humbur te klasa e vet  politike.

Ju besoj po e shikoni qe mijëra shqiptare janë ne protesta, por ata nuk janë populli, zonje, ata janë vetëm militantet e një krahu politik, qe ndodhet ne opozite, te gatshëm te konfrontohen me militantet e krahut tjetër, sepse këtë kërkojnë shefat e tyre: DESTABILITET. Dhe a dini se pse e kërkojnë destabilitetin? Sepse janë te korruptuar, kane vjedhur, kane frike nga drejtësia dhe kërkojnë  një “zgjidhje“, por gjithnjë brenda tyre, d.m.th. brenda racës se “korbave“, me termat qeveri teknike, apo qeveri tranzitore.. A ka absurditet me te madh?

A mund te zgjidhin krizën dy forcat politike, qe e kane humbur besimin e popullit, e qe, ky i fundit, i akuzon për korrupsion? KURRESESI JO. Çdo zgjidhje politike, qe do te dale nga tavolinat e bisedimeve, midis këtyre dy forcave nuk do ta zgjidhe krizën, veç do ta thelloje atë, do ta zgjasë agoninë dhe do te beje qe shqiptaret te abandonojne vendin e tyre. Ne këto kushte ju, me te drejte, mund te pyesni: po atëherë kush mund ta nxjerre vendin nga kriza: N.q.s. ekziston vullneti juaj, d.m.th. i shtetit qe ju përfaqësoni, për te cilin ju e dini fort mire se shqiptaret i kane sytë dhe mendjen drejt tij, gjithmonë ka një zgjidhje, për ti kthyer besimin popullit:

Një e treta e popullit shqiptar jeton jashtë, ne Europë dhe SHBA, si shtetas te integruar ne shoqërinë euro-atlantike, dhe është pjesa me demokratike dhe me e emancipuar e popullit shqiptar dhe unë nuk besoj qe ju te mos e dini këtë fakt. Kjo pjese e shqiptareve do ta tërheqë pjesën tjetër, atë qe ndodhet brenda kufijve politike te shtetit shqiptar, drejt familjes se madhe, demokratikë te qytetërimit europian, e cila, ne bashkëpunim me pjesën “idealiste“, kryesisht te qeverisjes se pare postkomuniste, do ta nxjerre vendin nga kriza..

Dhe unë qe po iu shkruaj juve ketë letër, Zonja Zv.Ammbasadore e SHBA.se, jam njeri nga ata qindra e mijëra shqiptare emigrante, tashme te integruar ne këtë familje te madhe, te qytetëruar e demokratike europiane, por, njëkohësisht, me përgjegjësinë e liderit te një lëvizjeje politike, qe ka lindur ne Itali(e vetmja nder emigrantet shqiptare), e gatshme te marre ne dore përgjegjësinë historike për  ti rikthyer besimin popullit e për ta futur Shqipërinë ne rrugën drejt zhvillimit.

Duke besuar tek ju, dhe gazeta “New York Times”, te cilës do t’ia dërgoj ketë letër, pasi te mirëpres përgjigjen tuaj, se do te na ndihmoni ne shqiptareve, te gjejmë një Wilson te ri, i cili te vendose “veton” për ta shpëtuar Shqipërinë nga hemorragjia e frikshme .

I juaji,

Ismet Mehmeti,

Lega Democratica Albanese (LDSH)

Ravenna, il 30.03.2019

___________________

OPEN LETTER

H.E. Mrs. Leyla Moses-Ones

Deputy Ambasador, United States of Amerika in Albania

Rruga e Elbasanit, Nr.103,  Tirana, Albania

e-mail:TiranaWebmaster@state.gov

Honorable Mrs. Leyla Moses-Ones

Dep. Amb., United States of Amerika in Albania

I am addressing this letter to you, as the highest representative of a country which has been a friend and ally of albanians, which, for their existence, are grateful through keeping alive in our nations memory, the name of a great american, ex President Woodrow Wilson, who, a hundred years ago in the Peace Conference in Paris used his veto and saved the Albania that we have today.

I do not know why this distant event came to my mind in the beginning of this year, a hundred years later, although the historical circumstances are not the same, but because Albania is again in the crossroad. This has its historical reasons and explanations: at the end of the Second World War our country (unjustly and unfortunately) ended in the Eastern Block and for almost half of the century went in the wrong direction even though albanians are a nation with western mentality and orientation. However this half-century of communism, left its bad footprints not only in social consciousness but also (most importantly) in politics. It continued even when Albania entered the path of democracy and the rule of law, because the country continued to be governed by the same political class, but now “integrated” in the two main post-communist political forces, Democratic Party and Socialist Party, or their derivative with less influence which have done nothing but alternate the political power between each other during this three decades. Taking apart to some extent only the first governance, the one between the years `92-97, for the simple reason because it was highly  idealist in the transformation of the country, all the other governments have the same purpose: thievery, in all forms and levels of governance. This, Mrs. Deputy Ambassador, is not said by me but by the facts and the reports of the U.S. Department of State and of the European Union, it has been said by the media and social media, it has been said by the whole nation… but who has been condemned for this? No one. How can anyone of them be condemned, when the power and the institutions are controlled by the political parties? When the prosecution is appointed and controlled by them? When the judges are instruments that follow orders by their chiefs and condemn only those that cannot pay their electricity bills? In Albania there is a saying: “crow does not eat crow”. Albania continues to be governed by the “crows”. I believe that you are well aware of it. The worst is the fact that Albania for you starts and ends from the head of the government to the head of the opposition and reciprocally. But these two supreme leaders do not represent all albanians, because only 40 to 45 percent of the population votes and the reason for that is simple: people have lost their faith in this political class. Have you ever asked the question to this leaders why albanians wish to leave Albania? I do not believe you are not aware that only in the Embassy of the country that you represent, there are three to four hundred thousand green card applications without taking into consideration thousands towards European Union. I am repeating the answer: people have lost their faith in this political class that only knows how to “govern” the stolen money, being certain that nobody will ever condemn them.

I heard you, a few days before in a press conference, regarding justice reform, when you addressed to albanians (those albanians) that think the justice reform its not going on the right direction, or is going on slowly, with the words: “they are wrong and the reform is proceeding well and will give its results”. This was the main idea of your speech right? Regarding that, I am telling you that this is not the right solution, the one albanians are waiting for to regain the lost faith in their political class.

You can see that thousands of albanians are protesting, but those do not represent the people, those are only some militants of a political force that is in minority, ready to be confronted with the militants of the other political force, because this is what their leaders want: DESTABILIZATION. Do you know why they need destabilization? Because they are corrupted, they have stolen, they are afraid from justice and are trying to find a “solution”, but always between themselves, which means among “crows” under the terms of a technical governance or a transit governance. Isn’t it absurd?

Can these two political forces find a solution to the crises when they have lost the faith of the people which accuse them for being corrupted? It is impossible. Every political solution that will come out from the negotiations between these two political parties will not solve the crisis, will only deepen it, will increase the agony and will force the albanians to abandon their country. Under these circumstances you may rightly ask: how can this crises end: if there is the will from your part, from the country that you represent, to whom the albanians rely their hopes, there will be a solution, to regain people’s faith.

One third of albanians  live outside the country, in Europe or U.S.A, as consolidated citizens of the euro-atlantic society, that are the most democratic and emancipated part of albanian people and i do not believe that you are not aware of this fact. This part of albanians will attract the other part of albanians that live in the political borders of Albania towards the big democratic family of european civilization, which in collaboration with the “idealist” part, mainly from the first post-communist governance  will put the country out of the crisis.

I, that i am writing this letter to you Mrs. Deputy Ambassador, I am part of the thousands of albanian emigrants  that are now part of this big, civilized and democratic European family, but, in the same time with the responsibility of the leader of a political movement which is born in Italy (the only one among albanian emigrants) ready to take the historical responsibility to regain the faith of people and bring Albania into the development path.

Having faith on you and on the “New York Times” newspaper to which i will send this letter, after receiving your answer to help us albanians to find our new Wilson, who will impose his “veto” to save Albania from this scary hemorrhage.

Sincerely Yours

Ismet Mehmeti,

Lega Democratica Albanese (LDSH)

Ravenna, il 30.03.2019

Filed Under: Komente Tagged With: ISMET MEHMETI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT