• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kufijtë e Kosovës, të pacenueshëm dhe të panegociueshëm

October 7, 2018 by dgreca

Haradinaj: Kufijtë e Kosovës, të pacenueshëm dhe të panegociueshëm/

projektrezoluta-1projektrezoluta-2PRISHTINË, 6 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka  shkruar sot: Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

RH

Filed Under: Komente Tagged With: Haradinaj, Kufijtë e Kosovës, te pacenushem

Juncker: Merreni seriozisht Ballkanin!

October 6, 2018 by dgreca

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e sheh perspektivën reale të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si kusht për stabilitetin e rajonit./

1Jukner

Në një fjalim në Parlamentin e Austrisë, kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u shpreh të premten (05.10) mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas AFP, nëse vendet e BE-së nuk e kanë seriozisht me anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, e Malit të Zi, kjo mund të çojë në një luftë të re, tha Juncker.

„Nëse në këtë pjesë të komplikuar të Europës, krijohet përshtypja, se ne nuk e kemi seriozisht me anëtarësimin europian për Ballkanin Perëndimor, atëherë më vonë, – e ndoshta më herët- ne do të përjetojmë sërish atë që përjetuam në vitet 90-të në Ballkan”, theksoi Juncker në Hofburgun vjenez duke pasur parasysh luftërat në Jugosllavi.

„Hapësirë ekonomike”

Megjithatë Juncker pranoi se rruga e vendeve të Ballkanit drejt BE-së „është e gjatë”. Vërtet që ata kanë bërë përparime, por „jo aq sa duhet”. Presidenti i Komisionit Europian kërkoi që në këtë fazë të ndërmjetme të ofrohet një „hapësirë ekonomike”, në të cilën këto vende do të silleshin

pjesërisht, siç do të vepronin një ditë si vende anëtare.”

Që në dhjetorin e kaluar, Juncker kishte theksuar, se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Ndërsa në strategjinë e BE-së për Ballkanin në shkurt 2018, u përmend viti 2025 si vit i mundshëm anëtarësimi për Malin e Zi dhe Serbinë. Por në Vjenë Juncker tha se 2025-a është afati më i hershëm. Juncker u bëri thirrje vendeve të BE-së, që të „kujdesen” për Ballkanin e „të ndihmojnë aty ku është e nevojshme”. Por vetë këto vende, duhet ta dinë se duhet t’i zgjidhin konfliktet e tyre për kufijtë para anëtarësimit, tha Juncker.

Filed Under: Komente Tagged With: ballkanin, Juncker, Merreni seriozisht

Shtëpi mashtrimesh

September 24, 2018 by dgreca

3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262

Nga Astrit Lulushi/

Të pretendosh se di kur nuk di është  sëmundje. Në këtë epokë mediash sociale të fryra me lajme të pëmbledhura në titull, të sëmurë të tillë ushqehen e shtohen, duke u bërë të rrezikshëm, si ai që ka lexuar vetëm një libër. Një person duket se çfarë mendon nga veprimet e tij, dhe jo kur thotë se çfarë mendon. Çdo komb ka qeverinë që meriton, thotë një fjalë. Eshtë puna pa ndërprerje që e bën punën të lodhshme, dhe njeriu, për të shmangur lodhjen, heq dorë nga puna, zgjedh rrugën e lehtë për të arritur qëllimin, mirëqënien e vet, dhe në proces pranon qeverisjen e dobët.

Gjëja kryesore është  shpirti që e do të vërtetën dhe e strehon aty ku e gjen. Gjithashtu, e vërteta kërkon përsëritje pasi vetëm kështu mund të përballojë gënjeshtrën që predikohet gjatë gjithë kohës. Johann Wolfgang von Goethe thoshte se gabimi ngrihet lart qëllimisht që të ketë shumicën në anën e vet. Edhe ligjet dihet se janë për të kufizuar veprimin; si rrjetë merimange e thurrur me zinxhirë në duart e qeverisë, që asnjë të mos jetë i lirë derisa të jetë i aftë të përdorë lirinë e vet. Kështu, një njeri zgjedh të mos hyjë në ujë derisa të mësojë të notojë. Ovidi, poet romak, shkruante – E shoh rrugën e mirë, por zgjedh të eci në shteg të panjohur. Dhe e panjohura është rrugë e pashtruat, e pashkelur, jo doemos e keqe ose e mirë.

Megjithëse Ligji dhe Morali janë antiteza të njëra-tjetrës, shpesh përdoren si sinonime; pushteti merret për mirësi dhe ligji për drejtësi. Si rrjedhim, rezultati i mbrojtjes së njerëzve injorantë nga marrëzia është mbushja e vendit me injorantë. Mjerisht, shumë janë përndjekur e dënuar sepse ligji ngatërrohet me moralin. Ajo që bën flet me zë të lartë, dhe tjetri nuk mund të dëgjojë atë që thua. Qeveria merr përsipër rolin e mbikqyrësit dhe bazohet në idenë se individi nuk ka të drejta përveç atyre që ajo mund t’ia japë përkohësisht. Qeveria gjithmonë ka bërë që drejtësia të jetë e kushtueshme dhe e vështirë për qasje, ajo e mban këtë qëndrim mbi drejtësinë dhe moralin sa herë që mund të përfitojë diçka për vete. Shtëpia e mashtrimeve, thotë Linkolni, është e lirë për t’u ndërtuar, e ftohtë për të jetuar, dhe në çdo moment mund të shëmbet.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Shtëpi mashtrimesh

Shpëtim Idrizi dhe PDIU hala në sy të Greqisë

September 20, 2018 by dgreca

idrizi-ne-fier

Nga Arben LLALLA/

Ka reaguar ashpër partia më e madhe opozitare e Greqisë Demokracia e Re-ND, me anë të Jorgos Kumuçakos për bashkëpunimin e Partisë Demokratike dhe PDIU, duke e quajtur një zhvillim i pakëndshëm.

Ky reagim i partisë greke tregon se Greqia po fut hundët thellë në punët e brendshme të Shqipërisë, gjë që është e ndaluar me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me të drejtën ndërkombëtare. Reagimi i Demokracisë së Re vërteton edhe njëherë se PDIU e Shpëtim Idrizi janë halë në sy të Greqisë.

Kumuçakos me reagimin e tij mundohet të ngatërrojë edhe BE për bashkëpunimin e partive opozitare të Shqipërisë PD me PDIU-në duke e deklaruar: “Vendimi kërcënon, për shkak të një problemi inekzistent, të helmojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës”.

Tek e fundit Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së, dhe kështu nuk ka përse bashkëpunimi i partive të Shqipërisë të ketë ndonjë ndikim vendimtar në BE. Por, Shqipëria po përpiqet të hyjë në BE dhe Çështja Çame sipas komisionerit Hahn, jo vetëm ekziston, por duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve mes dy vendeve.

Dalngadalë po e vërtetohet se izolimi i PDIU-së dhe lufta e paprinciptë e qeverisë për të djegur mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë në zgjedhjet e 2017, është projekt i ideuar dhe i mbështetur fuqimisht nga Greqia, i zbatuar me zell nga vasalët e politikës shqiptare.

Edhe pse Greqia ka hedhur miliona euro në Shqipëri që mos të ekzistojë Çëshja Çame, të shpërbëhet PDIU, nuk ia ka arritur qëllimit deri më sot. Kjo falë këmbënguljes së vetë shqiptarëve nga Çamëria, të cilët janë të vendosur të mbështesin shoqatën Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-në.

Është mirë që Shqipëria me anë të institucioneve të saj shtetërore të bëjë një reagim për futjen e hundëve në punët e brendshme të Shqipërisë nga përfaqësuesi i Demokracisë së Re Kumuçakos, por dhe ngjallakeqas të tjerë në spektrin atavist të politikës greke.

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, hala në sy, Shpëtim Idrizi dhe PDIU, te Greqise

Aleanca e qelbësirave është në qeveri, or ti shoq!

September 18, 2018 by dgreca

arben ll.

Nga Arben Llalla/

Gazetat e qeverisë, portalet e qeverisë, gazetarët e qeverisë, analistët e qeverisë, propaganda e qeverisë ka ndërruar marshin dhe po hedh në treg një tezë të re; futja e PDIU-së në koalicionin opozitar përçan opozitën. Prandaj, ka nisur puna ethshëm që të shpalosë idetë Nard Ndoka, Dash’ Shehi deri tek organizata terroriste “OMONIA”.

Tani, nëse për një moment e besojmë atë ç’ka thotë dhe shkruan qeveria, ta marrim për të vërtetë; pyetjet që mbeten për t’u bërë janë: Përse shqetësohet kaq shumë qeveria për përçarjen e opozitës? A nuk është në interesin e qeverisë që opozita të përçahet? A nuk i bëhet asaj puna më e lehtë me një opozitë të bërë copa?

Natyrisht këto pyetje e hedhin në erë gjithë furinë e sulmeve, sepse rrëfejnë qartë frikën që i ka ngjallur vetmia udhëheqësit tonë gjatovinë.

Tani, ai nuk po lë gurë pa lëvizur që të paktën të marrë Dulen që edhe andej nga thotë ai nuk shkon dot, se ia ka zënë vendin partia MEGA. Megjithatë, qeveria i është futur punës që të kapë kë të gjejë në rrugë. Aq keq është katandisur sa po mbledh dhe karavidhet e nostalgjikëve të Enver Hoxhës. I lë të dalin me portretet e diktatorit në Pezë dhe Erion Veliaj u thotë që jemi në anën e duhur të historisë.

Në kë anë o lali Eri? Në anën e tollonit?

Tërmeti ia merr këngës me Golikun që nuk e mbushi dot barkun me bukë as në atë kohë, as në këtë të sotmen. Tërmeti, madje thotë se për shokun Enver le të më heqin, pasi e di që shporta e tij e mbushur me buburreca nostalgjikësh është më e shtrenjtë se kurrë për shefin që është atje në qeveri tek pullë.

Kaq rëndë është gjendja sa edhe Mero Baze (i cili mund të ketë gjithë të zezat e kësaj bote, por komunist nuk ka qenë kurrë) po i mban ison Tërmetit. Dhe refreni i këngës së Meros është: “Kërcen prifti nga belaja…”. Shkon i gjori dhe boton në faqe të parë analiza anonimësh për “aleanca qelbësirash” në opozitë. Po pse çamë janë Fatmir Xhafaj me gjithë vëllazëri, Dhimitër Bushati, Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri që do na i bëjnë dhe rrugicat e lagjes me lekë. Po pse çamë janë qelbësirat që ka për deputetë Edi Rama që i dalin përgjimet me banditë e kriminelë të sojit e sorrollopit?

Edhe ata që e shkruajnë e dinë, por tani është koha për të shpifur, sepse si thotë dhe dora vetë Endri Fuga, dirigjenti i rrenës qeveritare: “Shpif, shpif, se diçka do mbetet!”.

Filed Under: Komente Tagged With: Aleanca e qelbesirave, arben llalla, Mazhoranca, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 143
  • 144
  • 145
  • 146
  • 147
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT