• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HIPOKRIZI E CINIZËM

May 13, 2018 by dgreca

1 Sabit Abdyl
Shkruan: Sabit Abdyli/
S’ka prototip hipokrizie më të përkryer se qëndrimi hipokrit i Serbisë në bisedimet me Kosovën në Bruksel. Hipokrizi e cinizëm i llojit të vetë  është  ulja e tyre  në tavolinë për të biseduar sa për sy e faqe, nënshkrimin e marrëveshjeve dhe mos jetësimit e tyre kurrë , fituar në kohë, me shpresa mos po del diçka më shumë, shtirur se është për marrëveshje në sy të botës dhe pas shpine punon 24 orë pandërprerë kundër Kosovës e shqiptarëve me gjitha forcat politike, ekonomike, fetare, kulturore (përfshirë këtu edhe  sportin) etj. Hipokrizi e llojit të vet se Serbia është pro Evropës dhe do të jetë pjesë e saj. (do të jetë pjesë e Evropës vetëm për të zhvatur fonde prej saj se me zemër dihet me kënd është). Deri sa bisedon në Bruksel, diplomacia e jashtme serbe me krejt qenien e saj angazhohet te  shtetet (ku mundet) për të mos pranuar Kosovën (te ato që ende nuk e kanë njohur) e për të tërhequr njohjet (te ato që e kanë njohur), pengojë anëtarësimin në asociacionet ndërkombëtare, mohojë gjenocidin, mbajnë të vrarit fshehur ne varreza masive, ngrehin fletë padi fals për shqiptarët, pengojnë lëvizjen e lirë, financojnë ekstremizmin fetar, bëjnë propagandë, presion ndaj serbëve në Kosovë të mos pranojnë shtetin në të cilin jetojnë dhe gëzojnë të gjitha të drejtat. Cinizëm e përtej është edhe për Kosovën të bisedojë e mendoj se po zgjidh problemet me ata që ishin pjesë e qeverisë që vrau e shkatërroi, masakroi e nxori nga shtëpitë e tyre një milion shqiptarë dhunshëm, minoi rrugë, fusha e sheshe dhe për gjitha këto mizori nuk kërkoi falje, por përkundrazi avancon në pozita kriminelë lufte, madhëron e mbanë si heronj. Cinizëm e përtej janë lëshimet e Evropës Serbisë, cinizëm e përtej është i Evropës që Kosovën e gabimet e saja i shikon me llupë dhe e mban mbyllur. Cinizëm e përtej është krekosja e Kosovës se me dialog Kosova po fiton, se kemi arritje të mëdha, se shpejt do hiqen vizat, se asociacioni i komunave serbe nuk prek shtetësinë e Kosovës, se korrupsioni po luftohet, se do bëhen korrigjime në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, se po hapen vende pune etj. Evropa ndërmjetësues e di realitetin, di metodat efikase, po vazhdojnë ta le në lojë “shtegun hapur” për përfitime të veta ose presin kohën e pakushtueshme për “mbylljen e shtegut”  të dobishme edhe për ta.
Maj, 2018

Filed Under: Komente Tagged With: HIPOKRIZI E CINIZËM, Sabit Abdyli

Diktaturë në veprim

May 11, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Jeta në tokë qarkullon. Besëtytënitë, legjendat janë të lidhura me realitetin. Njeriu, kjo qenie e vetëvënë në qendër, s’është gjë tjetër veçse si çdo gjë në tokë. Shpirti kalon nga trupi në trup pas vdekjes, pavarësisht nëse është njeri a kafshë. Kur themi se kafsha mendon, bëjmë historinë tonë, dhe kafsha bën historinë e saj. Historia është e përbashkët. Të dy janë robër të këtij planeti, edhe ky vetë i mbyllur në qeli, sepse gjithësia s’është gjë tjetër veçse një burg pa anë e pafund. Prandaj ekzistojnë edhe mendime të shumta, sepse njeriu në vetmi ka kohë të mendojë.
Natyra është varr i njeriut. Njeriu ha kafshën dhe në fund kafsha bluan njeriun. Çdo gjë riclikohet. E bukura bëhet e shëmtuar dhe anasjelltas. Trupi është asgjë. Shpirti endet. Aty ku fryma hyn sendi vihet në jetë, jo vetëm njeriun, por çdo gjë. Kur fryn erë, gjethet e pemës lëvizin, për ndryshe, ato qëndrojnë në vend, bëhen pa mendim, siç ndodh me trupin pa jetë të njeriut.

Në histori ka periudha përkohësisht pa jetë, pavarësisht se si duam t’i paraqesim. Në historinë e ndonjë vendi ka edhe periudha të vdekura. Vdekja vjen kur trupi dekompozohet, kalbet. Kështu ndodh me një vend që nuk di të përtërihet, apo kur mësohet me gjendjen e nderë. Diktatura shënon gjendjen e vdekur. Asgjë nuk lëviz, çdo gjë paralizohet nga frika. Askush nuk është i qetë a i lumtur në kuptimin e vërtetë të fjalës, madje as diktatori, për të cilin, pas vdekjes, thonë se mjekët e tij e vranë. Jeta e një tirani, krahasuar me jetën e nje njeriu të thjeshtë, është aq e dëshpëruar sa pas krimeve në masë, atij nuk i mbetet gjë tjetër veç të vrasë veten. Prandaj, edhe nëse vdes natyrëshëm, gjithmonë dalin zëra që thonë se krey vetëvrasje. Këto nuk janë thjesht analogji. Edhe shkrimtarët dhe autorët e çdo gjëje artistike të periudhës depresive nën diktaturë i shërbyen qëllimit për ta bërë diktatorin të ndjehej mirë kur ky ishte i dëshpëruar. Veprat e tyre ishin fjalime drejtuar diktatorit nga njerëz plotësisht nën thundrën e tij. Ato vështirë se ishin të sinqerta, prandaj sot duhen hedhur poshtë si të rreme e të turpshme. Çdo gjë filloi me propagandë, dhe vetëm me shfarosjen e saj, kjo periudhë helmuese në rrënjë mund të marrë fund, përndryshe diktatura vazhdon.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Diktaturë në veprim

Dhjetëra imamë do t’iu ligjërojnë të dënuarve kundër terrorizmit

May 11, 2018 by dgreca

1 ImametNe Foto: Xhamia Sultan Mehmet Fatih në Prishtinë./
Njëzet imamë do të angazhohen në procesin e deradikalizimit të të dënuarave për veprën penale të terrorizmit.Imamët janë përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe të gjithë do të kalojnë nëpër verifikim, i cili bëhet nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.I gjithë ky proces do të zbatohet pas nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës që u bë të premten.Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ky është një proces i rëndësishëm që do të ketë ndikim direkt në deradikalizimin e personave me prirje radikale.

Ndërkohë, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava tha se BIK-u, do të jetë i angazhuar në dhënien e kontributit në luftimin e çfarëdo forme të radikalizmit fetar.
Tërnava është shprehur i bindur se të 20-të imamët e përzgjedhur do të ndihmojnë në deradikalizimin e të burgosurve pasi sipas tij radikalizmi dhe ekstremizmi fetar nuk kanë asnjë lidhje me Islamin.
Personat që u kthyen nga zonat e konfliktit u përballën me procese gjyqësore, dhe disa prej tyre tashmë janë duke vuajtur dënimet.

Filed Under: Komente Tagged With: Imamët, kundër terrorizmit

Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!

May 7, 2018 by dgreca

Albina Deda Gjoci: Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!.

1-albina-deda1 Komunistet

E tronditur si nënë vendosa të reagoj me neveri ndaj një statusi sa shpirtëzi po aq dhe me ngjyrat histeriko-politike të një eksponenteje të ‘Rilindjes’ së Edi Ramës me emrin Genta Kaloçi.

Ajo përqeshi dhe proklamoi gëzimin e saj që tejkalon tmerrin human për humbjen e jetës së një të riu 18 vjeçar-djalë i vetëm i poeteshës e shkrimtares Flutura Açka.Nuk kam fjalë të them dhe as mallkime nuk përdor se nuk janë fjalor i genit tonë.Veç për diçka të rëndë e të zezë po i paralajmëroj shqiptarët njerëzisht dhe politikisht.Monstra Kaloçi dhe monstruoziteti i saj nuk janë lajthitje personale. Aspak.Aq sa nuk ishte rrugaçëri individuale përfshirja e Sajmir Tahirit në kanabizimin e vendit.

Është taktikë e strategji e cila tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Është hakmarrje e enveristëve dhe kryeperversit enverist Edvin Rama kundër shtresës më fisnike, më krenare e më të vuajtur të kundërshtarëve të regjimit diktatorial.Kaloçja e Edvinit nuk përbën sensasion se kryekaloçi i Kristaqit e Spiro Kolekës është kryeministër, ndërsa kaloçët e tjerë të qeverisë janë bijtë biologjikë të bllokmenëve duke filluar nga nipat e Hysni Kapos e deri te vajza e Llambi Gegpriftit.Ndaj dhe reagimi i Genta Kaloçit le të përcillet jo vetëm me neveri por me një zgjim ndjenje të veçantë ndaj asaj që po instalohet:

Diktatura e krimit shpirtëror dhe e luftës së re të klasave.

Këta nuk janë injorantët e partizanë kriminelë të ish-zonës së parë operative të veshur me rroba të robërve italianë të pushkatuar, por bijtë e tyre miliarderë të ngjyrosur e kapardisur me ‘Valentino’ e ‘Armani’!

Filed Under: Komente Tagged With: Albina Deda, te pabeset, te pafete

NDRYSHIMI

May 2, 2018 by dgreca

1 Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Si valë të vogla që formohen në lumë, kështu janë lëvizjet e ndryshimit; proces i vazhdueshëm, i thyer në forma të tjera nga goditjet me pengesa. Kjo jep arsyen pse ndryshimi duhet të jetë ose i vërtetë a i plotë, ose hiç fare; ndryshe nga ëndrra e keqe gjatë gjumit pas ngrënies. Ndryshimi pasqyrohet qartë vetëm kur lëvizja e valëve pushon. Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë herë njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, palidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim. Këto të fundit i ngjajnë ndryshimit që shfaqet si imazh i pasqyruar në mënyrë plotësisht të shtrembëruar, duke sjellë pamje krejt ndryshe nga origjinali. Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, ndryshimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 150
  • 151
  • 152
  • 153
  • 154
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT