• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një botë plehrash që kërkojnë të drejtat…..

February 12, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

 1 ndrenika ok1 Teatri ok

Mjaft u morët me këto, plehrat e kinemasë. E çfarë janë, asgjë. Sikur çfarë kanë bërë…, janë ngjitur në skenë dhe aq. Ne, nëse i kemi adhuruar, nuk ka rëndësi as vetja jonë. Nëse na kanë njomur sytë, as sytë nuk kanë rëndësi. Nëse na kanë prekur telat e shpirtit, as shpirti nuk llogaritet më. Mbi të gjitha fjala e dhënë, partia. Dhe vija shkretuese e reformave që nuk la depo ushtrie, pa e bërë teatër. Aktorët e skenës dhe të filmit, nuk të japin asgjë. Nëse kemi pritur të shohim përshembull një film të tyrin. E kemi bërë koshient kohës dhe pasioneve që kishim, kaq. Ashtu sikur e bëjnë sot brezat e rinj me korifenjtë e tyre. Qofshin kushdo. Koha jonë një meditim i vakët. Me pak pritje përcjellje. Me ca artistë baballarë të lodhur e të ndershëm, ca djem rrugeçër me flokë të gjatë, ca sekretarë partie, ndonjë dru i shtrembër. Por ne jemi të sakrifikuar të vdesim për partinë. Sidomos për homoseksualët e kamufluar të saj… Kinemaja jonë, një botë plehrash. Teatri ca më keq. Një kontingjent. Ca rrozhgo rruge a cuba doracër si Kadri Roshi përshembull. Ca djem fshatrash që me kurse studiosh, deri nga Shën Pjetërburgu, Çekia, Polonia etj., u morën me ca plehra të tjera nga arti botëror. Dhe i krijuan një palo shkollë Shqipërisë. Po ne, vetëm sharmin partiak njohim. Të tjerat janë pesë pa hiç. Aq sot fjalës së lirë të një ikone skene, si Ndrenika, një lukuni e tërë hienash i kujtojnë konfliktin e interesit, deputetllëkun dhe privilegjin e diktaturës. Dhe me të drejtë, sepse gjithçka e duam ne, po mbi vulgaritetin nuk vëmë asgjë. Ja edhe shembulli…, po shqyhemi duke rrahur gjoksin për këtë fierakun që fitoi Sanremon. Shqyhemi të grisim këmishën për një finde të De Niros në lidhje me Mesdheun, a Sicilinë dhe Shqipërinë. Për një të Irene Papasit…, megjithatë tonat, janë plehra. Janë ca rrogtarë që duhet të mbyllin gojën. E të na vinë pas në fushata.

Kemi para të ndërtojmë piramida, por nuk kemi për të ndërtuar teatro. Madje në atë vulgaritetin bashkëkohor quajmë para të madhe një vlerë që nuk është asgjë përballë llogarive bankare që kanë djemtë e nomenklaturës. Ata që vine nga pallatet e kontributit vullnetar. Sot flasin për arka të zbrazura, fonde të mëdha. Një vend që pretendon se ndërton anije dhe nuk ka aq para për të bërë një teatro. Jo, jo, nuk është aspak kjo. Por koncepti i rrënjosur në kokë për artin dhe plehrat e tij. Nga ne ithëtarët e milatantët e revolucioneve kulturore.

Shikoni buqet si bëjnë.

Duam theatro.

Na vodhët skenën.

Nuk na jepni rrogën…

Doni të kontrolli si qëmtoni skenarët një më.

Na dhatë një magazi ushtrie.

Dhe shumë e kemi.

Ndani fondet sipas shoqërisë e grupevet ë interesit.

Po kujt ja thoni o njerëz diej. Artistët a artistëve që u hiqet kapelja në Shqipëri, janë ata që të varin në litar.

Filed Under: Komente Tagged With: florida, Ilir Levonja, Ilir Levonja. Një botë plehrash, që kërkojnë të drejtat

PUSHTIMI I SHQIPERISE, REAGIMI SUEDEZ

February 10, 2018 by dgreca

PRILL 1939 / REAGIMET E SHTYPIT SUEDEZ MBI PUSHTIMIN E SHQIPËRISË NGA ITALIA FASHISTE/

1 auren B

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shkurt 2018/

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°2, reagimet e shtypit suedez mbi pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, reagimet e “Stockholms Tidningen”, “Dagens Nyheter” dhe “Social Demokraten” :“Shqetësimet suedeze Flitet në Stokholm :

Duke komentuar ngjarjet në Shqipëri, i gjithë shtypi vë në dukje, me zemërim dhe shqetësim, se në një kohë të shkurtër tre shtete të pavarura janë sulmuar brutalisht.Pa dyshim, shkruan “Stockholms Tidningen”, gazetë liberale, Suedia nuk është Shqipëria. Por Evropa, në cilën Suedia bën pjesë, ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Gazeta liberale, “Dagens Nyheter”, deklaron se Italia ka kopjuar në mënyrë servile, për Shqipërinë, proçedurat hitleriane ndaj austriakëve dhe çekëve. Sipas kësaj gazete, “pushtimi i Shqipërisë kërcënon të minojë të gjithë mbështetjen e kërkuar nga Z. Chamberlain në Ballkan për sistemin e tij të ri të sigurisë dhe për të arritur këtë rezultat Italia nuk ka hezituar të shkelë marrëveshjen me Anglinë.”

Nën titullin : “Musolini feston të premten e shenjtë”, Social Demokraten shpërthen egërsisht ndaj bombardimeve të qyteteve shqiptare, “gjë që dëshmon – thotë ajo – se sa e rëndësishme është për popujt e pavarur, si Spanja, të jenë të kujdesshëm ndaj sigurisë së miqësisë fashiste.”

Gazeta nuk u jep asnjë rëndësi shpjegimeve zyrtare të Romës se pushtimi i Shqipërisë është diktuar nga shqetësimet e sigurisë. Ajo beson se Shqipëria do të shërbejë si bazë për veprime të mëtejshme kundër Jugosllavisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit.”

Filed Under: Komente Tagged With: Arena Bebja, Pushtimi i Shqiperise, shtypi suedez

Haradinaj:Senatori Dole, rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës

February 9, 2018 by dgreca

Washington, 9 shkurt 2018/

1 Dole BobeKryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar ish-senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e SHBA-ve për Kosovën, po ashtu edhe rolin e çmuar dhe të pazëvendësueshëm të Senatorit Dole në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për ndihmën e miqve tanë amerikanë për lirinë dhe pavarësinë dhe tani për rrugën e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj në takim me ish Senatorin Dole.Kryeministri Haradinaj e njoftoi Senatorin Dole edhe për sukseset dhe vështirësitë e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.

***

Kosova përherë falënderuese për ndihmën e Madeleine Albright

1 Harad AlbrightWashington, 9 shkurt 2018/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright  dhe drejtorin e NDI, Kenneth Wollack, me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar zonjën Albright për angazhimin e saj në luftën për liri të Kosovës dhe në ndërtimin e paqes.
“Ju na ndihmuat në kohën kur kosovarëve u duhej ndihma e një miku. Sot në emër të secilit qytetar, ju falënderoj nga zemra, për gjithë angazhimin tuaj” , tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë takim u bisedua për të gjitha temat që preokupojnë lirinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Zonja Albright shprehu përkushtimin e saj në përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj.

Filed Under: Komente Tagged With: Bobe Dole, Haradinaj, pavaresia

Meta- Pavlopulos-it:Të ruajmë qetësinë!

February 8, 2018 by dgreca

Çështja çame/ Meta i përgjigjet presidentit grek: Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit/

1 Ilir Meta

Presidenti Meta në një interviste për “Albanian Daily News”, reagon ndaj qëndrimeve të homologut Grek, Prokopis Pavlopulos. Meta shprehet se qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive.

“Pavlopulos nuk është në sintoni me ministrat Bushati e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit.” – u shreh ai.“Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok.”, – shprehet Meta. Ndërkohë pak ditë më parë Presidenti grek Prokopis Pavlopulos u shpreh se vendi i tij do vendosë veton lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, në rast se vendi ynë vazhdon ta përmendë “çështjen çame”.

Filed Under: Komente Tagged With: i pergjigjet Presidentit grek, Pavlopulos, Presidenti Meta

Ambasadori Donald Lu: Politikanët, frikë nga reforma në drejtësi

February 8, 2018 by dgreca

 

27858125_10155354635665838_6114086326932964630_nAmbasadori Donald Lu ka reaguar në Facebook pas përzgjedhjes së anëtarëve të KLP dhe KLGJ, pavarësisht se nuk u votuan në Kuvend për mungesë kuorumi.

Emrat u përzgjodhën me short pasi mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën konsensusin për të miratuar një listë të përbashkët.

Opozita votoi kundër duke akuzuar se qeveria kërkon të vërë në dorë drejtësinë e re. Diplomati amerikan thotë se politikanët shqiptarë kanë frikë nga drejtësia.

Në mesazhin e publikuar nga Ambasada Amerikan ën Tiranë, Lu thotë se, politikanët kanë frikë nga reforma në drejtësi, por, kjo reformë ka hedhur sot një hap të rëndësishëm.

“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së. 

Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”,- shkruan ambasadori Donald Lu në Facebook.

Filed Under: Komente Tagged With: : Politikanët, Ambasadori Lu, frie pga Reforma neDrejtesi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT