• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fatmir Limaj me duar të pastra

March 9, 2018 by dgreca

Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së, që akuzohej për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në tetor të vitit 1998 në rajonin që ishte nën komandën e tij, shpallet i pafajshëm.

Kosovo-Albaner Limaj vor dem UN-Tribunal in den Haag (picture-alliance/dpa)Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, është përballur disa herë tjera me akuza për krime lufte…

Një Gjykatë Themelore në Gjakovë e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i cili akuzohej për krime lufte, konkretisht për vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk janë provuar elementet e veprës penale dhe i pandehuri Fatmir Limaj, lirohet nga aktakuza”.

Fatmir Limaj aktualisht është zëvendëskryeministër i Kosovës, ndërsa në kohën e luftës në Kosovë ishte njëri nga komandantët e UÇK-së. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur akuzë kundër Fatmir Limajt, nën dyshimet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Aktakuza ndaj Fatmir Limaj kishte të bënte me vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët u vranë në tetor të vitit 1998 nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.

Akuza për krime lufte

Limaj, akuzohej nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Kosovo-Albaner Fatmir Limaj vor dem UN-Tribunal in den Haag (dpa)

Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk është vërtetuar se kush ishin kryerësit, pasi të njëjtit ishin të maskuar dhe këtë e ka cekur edhe prokuroria në aktakuzë. Andaj bazuar në këto fakte, nuk është arritur të vërtetohet nëse këta persona ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe as në komandën e kujt ishin ata.”

Gjithmonë me duar të pastra

Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, është përballur edhe dy herë tjera me akuza për krime lufte. Në vitin 2012 dhe në vitin 2013, dy herë radhazi, Limaj u shpall i pafajshëm në dy procese gjyqësore. Në këto procese gjyqësore, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij, akuzoheshin se kanë kryer krime kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, në një qendër paraburgimi të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Kleçkë në komunën e Malishevës.

Fatmir Limaj, në vitin 2003 ishte akuzuar për krime lufte edhe nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, por në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Fatmir Limaj, i cili tash udhëheq partinë Nisma Socialdemokrate, pjesë e qeverisë aktuale, ishte përballur edhe me një proces tjetër gjyqësor i akuzuar për korrupsion gjatë kohës kur ishte ministër i Transporteve dhe i Telekomunikacionit në vitin 2010, nën qeverisjen e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi. Edhe në këtë proces gjyqësor, që zgjati më shumë se gjashtë vjet, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm.(Bekim SHEHU DW)

Filed Under: Komente Tagged With: Fatmir Limaj, me duar të pastra

Gjeneral Scaparrotti: Rreziku rus po shtohet

March 9, 2018 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/1 Rreziku rusSipas zyrës së shtypit të Gjeneral Scaparroti, Komandant i Forcave Amerikane në Evropë, {EUCOM}, mbasditen e 8 marsit 2018, Gjenerali deklaroi se:

 Rusia është duke kryer një fushatë destabilizimi për të ndryshuar rendin ndërkombëtar, thyerjen  e NATO-s dhe minuar Udhëheqjen e SHBA në mbarë botën. Rusia po demonstron gatishmëri dhe aftësi duke ndikuar në përhapjen e dezinformatave për të minuar besimin tek  NATO.  Në det, në tokë, ose në ajër, ushtria gjithnjë e më e modernizuar e Rusisë, po vepron në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë.

Ne po zbatojmë masa për të penguar Rusinë në qëllimet e saj, si dhe për të mposhtur organizatat ekstremiste të dhunshme. Për këtë Komanda e Forcave Amerikane në Evropë, EUCOM, po shton marrëdhëniet strategjike me aleatët, për të forcuar sigurinë rajonale, rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar, i cili i shërben sigurisë dhe prosperitetit tonë.

Gjithashtu në përgjigje të sfidës së parashtruar nga lakmia e Rusisë për pushtet, SHBA-të po rrisin prezencën e tyre në Europë duke vendosur Forca të lëvizshme, ku përfshihen ekipet e Brigadave të motorizuara dhe Brigadat e Aviacionit Combat.

Gjeneral Scaparrotti:

Russia is carrying out a campaign of destabilization to change the international order, fracture @NATO, and undermine U.S. leadership around the world.

Russia demonstrated a willingness & capability to exert influence, spread disinformation & undermine confidence in @NATO. At sea, on land, or in the air, Russia’s increasingly modernized military is operating at levels not seen since the Cold War.

In addition to deterring #Russia and defeating violent extremist organizations, EUCOM strengthens strategic relationships, bolster regional security, and reinforce a free and open international order conducive to our security and prosperity.

In response to the challenge posed by #Russia’s pursuit of power, the U.S. increased its posture in #Europe by deploying rotational forces, to include Armored Brigade Combat Teams and Combat Aviation Brigades. #EUCOM2018 #SASC.

{Sipas zyrës së shtypit të Gjeneral Scaparrotti}.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gjeneral Scaparrotti:, Rreziku rus po shtohet, Shefqet Kercelli

DEBAT

March 8, 2018 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

Nga Astrit Lulushi/

Banesa, është gjëja e parë që njeriu ndërton dhe rreth saj krijon çdo gjë për të lehtësuar jetën apo për ta mbrojtur atë si në rastin “strehë”. Strehimi është i domosdoshëm.
Dhe në këtë kuadër vjen Bota: Si u krijua dhe pse? A nuk është planeti Tokë banesë e njeriut dhe ai vazhdimisht përpiqet ta mbrojë? Pra, kush tjetër veç njeriut mund ta ketë krijuar? Kështu del se njeriu mund të jetë krijuesi i këtij planeti dhe jo e kundërta. Por kjo ka ndodhur në kohë kaq shumë të largët sa njeriu as që mund ta konceptojë, dhe për të mos pranuar mosdijen ai krijon Zotin, ose thotë se kjo botë është imazh i një bote a jete tjetër diku gjetkë.

Eshtë gjykim i përshpejtuar të thuhet se njeriu është qendra e gjithçkaje. Por gjithçkaja është synimi i tij, prandaj edhe ai nuk ngopet kurrë. Për të arritur këtë qëllim, ai e vendos veten në qendër duke thënë se çdo përpjekje, çdo mjet i shërben qëllimit, a ky e justifikon atë. Në këtë përfundim arriti Makiaveli në shek. XVI, a ndonjë tjetër shumë kohë para tij. Disa njerëz e kthejnë cilësinë ose artin e tyre në mjet për të fituar para; këtë ata e mendojnë të jetë qëllimi, dhe për arritjen e tij vënë në shërbim të gjitha mjetet që kanë, thoshte Aristoteli në vitet 300 pes.

Të kundërshtosh do të thotë se përpiqesh t’i japësh jetë një ideje a gjëje duke e përplasur atë me mendimin tjetër (si ai që për hir të demokracisë voton kundër, kur sheh se të gjithë të tjerët kanë votuar për demokracinë). Anasjelltas, ta mbyllësh gojën, të heshtësh kur duhet folur, është krim që rritet e merr përmasa, dhe frika nuk është justifikim. Debat do të thotë dyluftim, mosmarëveshje, por nuk është i tillë kur merr formë monologu a fjale të gjatë të një njeriu të vetëm edhe pse mes shumë vetëve. Kjo vërtet i ngjan luftës së personit të armatosur kundër një tjetri të pa-armë. Kështu është edhe pushteti absolut mbi njerëz, të cilëve nuk u lejohet për të debatuar, kundërshtuar, apo për të mbajtur armë, dhe kjo vetëm nga frika se mos prishet monologu.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Debat

SHKODRANI GJON KAMSI NUK VJEN KURRMA !

March 2, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 Gjon Kamsi 2

GJON KAMSI (30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)/Gj Kamsi

 “KOHA KALON E BASHKË ME TE KALOJMË EDHE NA !” Thonte një Dijetar./

Ndersa sot, edhe pse e pashkrueme Historia e Lavdishme e Shkodres mbetet e daltueme nder gurt e Mureve të Rozafës, ku aty do të gjeni edhe Emnin e Atdhetarit Gjon Kamsi!

Gjon KAMSI ishte Burri Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së daltueme me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit XX.., pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës.

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokën…

Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran: “Këtu, mos prek!”…

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, edhe sot ne nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, e se kujt i perket veshja e Saj!

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Emni i Teutës…

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI… Kush do ta thonte të vertetën…Akademikët ?!

Apo “historianët” që kanë harrue me kohë Dedë Gjo’ Lulin e Don Nikoll Kaçorrin…

As nuk e dijnë të shkretët se në 1913 ishte një At Gjergj Fishtë, që pranë unazës së Atij Flamuri të vendosun në Kompanjelin e Fretenve, vazhdonte vargu i kandilave të lidhun me Xhaminë e Fushës së Çelës, që malazezët nuk e harrojnë as sot mbas 115 vjetësh…

E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX,  Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit…

■E po, mos t’ ishe Ti o Shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishen e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut…

■Jam i sigurtë si do të shkruhej Historia e vertetë o Atdhetari Gjon KAMSI ?!..

Ti o Gjon KAMSI je i pavdekshem per aq kohë që do të vazhdojnë me jetue Çinarët!

Ti i ruejte Ata dhe Ata… Do të ruejn Ty…

Vazhdon edhe SOT… “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, i kerkon “mbrojtje”… 

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…

 Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Çatin Saraçi Hotel de la Ville…”                                                                                                                                                    

1 Gj Kamsi Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

Melbourne, 1 Mars 2018.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Gjon Kamsi, Shkodrani

Lavrov në Beograd, Daçiçi nuk e ndal urrejtjen fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

February 21, 2018 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/
1 Dacic Lavrov
Vizitat e shpeshta të ministrit të jashtëm rus,Lavrov në Beograd,paraqesin në pikë të ditës skenarët e njohur të Serbisë(1844-1999)kundër popullit shqiptar dhe Kosovës.Në një shkrim autorial(Lavrov-Daçiç)në gazetën ,,Politika,,të Beogradit,pioneri i kryekriminelit Millosheviq(Ivica Daçiç),shpalos,,historinë,,e miqësisë Serbi-Rusi për këto 180 vjetë dhe koha e luftërave për njëfarë sovraniteti të shtetit serb me motivet antishqiptare në Ballkan dhe çështja e Kosovës.
Në këtë paraqitje ,,ekskluzive,,gazeta ,,Politika,,e Beogradit,e njohur tash e njëqind vjet për propagandën dhe gënjeshtrën
,,historike,,nuk e lënë pa e vënë në qendër të vëmendjes konfliktin në Kosovë dhe,siç thotë pioneri i rritur në frymën fashiste të Serbisë,Ivica Daçiç,të agresionit NATO ndaj ish-Jugosllavisë(Serbi-Mali Zi),për të marrë një pjesë të
sovranitetit (e ka fjalën për Kosovën)dhe tash e njëzetë vjetë të realitetit të ri në Ballkan.
Pioineri i Millosheviqit,Ivica Daçiç,në Beograd vajton para minsitrit Lavrov për kohën e konfliktit në Kosovë,intervenimi NATO dhe largimi i forcave ushtarako-policore dhe paramilitare nga Kosova,që kësaj radhe dhe në takimet ndërkombëtare nuk lë pa luar të gjithë gurët e diplomacisë për të penguar në udhën e saj të shtetndërtimit të Kosovës.
Në fushën e të drejtës ndërkombëtare karshi shpalljes së Republikës së Kosovës në vitin 2008,Gjykata Ndërkombëtare në kërkesë të Serbisë pati vënë në tovolinë ligjet ndërkombëtare që sipas vlerësimit ato nuk janë shkelur me rastin e pavarësisë së Kosovës.
Në takimin e dy ministrave serbo-rus në Beograd,sikundër para 180 vjetësh të bashkëpunimit ,,vëllazëror,,në mes të dy popujve që përmes përkthyesit mund të merren vesh,po e rikthejnë kohën vrastare të Serbisë në shekullin e ri dhe nuk po ua do shpirti të njohin realitetin e ri se shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë në vkitin 1999 me orën e madhe të historisë të popullit shqiptar dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare BE-SHBA duhet të lajmërojnë Serbinë dhe diplomacinë e saj përmes Ivica Daçiç se nuk bënë të mbajë të ndezur zjarrin antishqiptar dhe propagandën pajade tash e dy shekuj kundër Kosovës,që asnjëherë në histori nuk ishte pjesë e ,,sovranitetit,,të Serbisë vrastare.
Ivica Daçiç po mundohet të mbajë në ,,këmbë,,opinionin në Serbi në kohën kur Kosova kremtoi 10-vjetorin e pavarësisë dhe ka nisë udhën e vet të shtetbërjes me synimet për anëtarsim në BE-NATO dhe në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.

Filed Under: Komente Tagged With: Daçiq, kosova, Lavrov, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT