• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Këshilli për Siguri i Kosovës: Rrezik për destabilizimin e Rendit Kushtetues

April 14, 2017 by dgreca

Zbulohen veprime kundër Kosovës/

-Këshilli për Siguri i Kosovës: Janë zbuluar veprime të orientuara për destabilizim dhe për rrezikimin e rendit kushtetues/

-Policia e Kosovës: Gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme e qetë dhe stabile/

PRISHTINË, 14 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës në një deklaratë të sapodërguar informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës.

Institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërsa, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë, përfundon komunikata e dërguar.Ndërsa, Policia e Kosovës sapo deklaroi sot se vlerëson se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Deklarata thekson se, në kontinuitet Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë bën vlerësimet e  nevojshme me qëllim të përcjelljes së trendëve apo situatës që ndërlidhet me zhvillimet në vend dhe më gjerë.

Aktualisht Policia e Kosovës ka në zbatim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me  ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm.

Policia e Kosovës thekson se çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar, bashkëpunim ky i mirëpritur, i cili në vazhdimësi po tregon rezultate pozitive në realizimin e detyrave policore dhe sigurisë së përgjithshme në vend.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e planifikimeve të saja operacionale, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e incidenteve të çfarëdo natyre.

Filed Under: Komente Tagged With: Bell Jashari, kunder Kosoves, Zbulohen veprime

Senatori amerikan John McCain në Kosovë

April 13, 2017 by dgreca

-Sot flet në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të premten i ndahet Medalja Urdhri i Lirisë/

PRISHTINË, 13 Prill 2017-B.Jashari/ Senatori amerikan, John McCain mbërrinë sot në Prishtinë dhe flet në  seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që zhvillon edhe takime me autoritetet e larta të shtetit. E vetmja pikë e axhendës së seancës solemne është: Adresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës nis në orën 14:30.

Sipas axhendave të njoftuara zyrtarisht deri tash, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pret në takim senatorin amerikan John McCain në orën 13:45, ndërsa kryeministri Isa Mustafa në orën 15:10.

Sipas medias, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vëlersuar si një mik të madh të Kosovës.“Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nësër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.

Filed Under: Komente Tagged With: John McCain:, sot në Kosovë

Idrizi- Nishanit: Urgjencë Kombëtare,Uli partitë në tryezë!

April 12, 2017 by dgreca

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Bujar Nishani të thërrasë në një tryezë të gjithë partitë politike për të gjetur një zgjidhje “për krizën e thellë me të cilën po përballemi përditë”.

Përmes një prononcimi për median nga kryesia e Kuvendit Idrizi e konsideroi urgjente thirrjen e tryezës nga ana e presidentit Nishani

Shpetim Idrizi: ” “Le të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të gjithë bashkë ne të dalim vetëm me një zgjidhje.

Atë zgjidhje që ne ia kemi detyrim qytetarëve.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet sugjeron urgjencën e thirrjes së tryezës politike nga ana juaj për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme politike. Në mënyrë që nesër ju të mos jeni të detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Filed Under: Komente Tagged With: Presidentit Nishani, Shpetim Idrizi, thirrje

Protesta-Basha: Dialog, por Rama i dorehëqur

April 11, 2017 by dgreca

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa e tij për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha tha nga çadra e lirisë se është i gatshëm për dialog, por jo për pazare. Ai tha se Rama në dialog duhet të vijë si kryeministër, por duhet të dalë nga ky dialog i dorëhequr.

Basha: Kujtoni çfarë ka thënë 5 ditë më parë: Më jep vendin më jep orën. Ja pra vend dhe orë nuk ka patur dhe nuk mund të kishte sepse zgjidhjet e vërteta jo zgjedhjet fasadë nuk kanë nevojë vetëm për vendin dhe orën siç takohen të dashurit, por ka nevojë për një përkushtim serioz për të zgjidhur krizën politike. Citoj atë që i kam thënë, në këtë çadër të vijë i dorëhequr. E kuptoj që kjo çadër të bën xheloz, eja në këtë çadër me dorëheqje  të firmosur në xhep dhe ne do të presim paqësisht.  Por leri lojërat e fjaleve, dialogun e dakordësuam të mërkurën 6 ditë më parë. U ra dakord që do flitej për formimin e  qeverisë teknike dhe mandatin e qevrisë teknike, ndaj të nesërmen dhe deri sot ekipi negociues i opozitës ka qenë në gadishmëri të dialogut të vërtetë. Në një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë edhe si kryeministër, nëse ky dialog  është i vërtetë do të ketë produkt qeverinë teknike. Mund të vijë si kryeministër në dialog, këtu në çadër do vijë i dorëhequr. Nuk ka lojëra fjalësh, do të vijë në dialiog si kryeministër, por do të dalë nga dialog si kryeministër i dorëhequr .

Duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet mediatike se opozita do të futet në zgjedhje, Basha i bëri thirrje aleatëve që të shmangin çdo kurth që i jep oksigjen republikës së vjetër.

Basha: Nuk e kanë me të vërtetë, do vijë orë do futen në zgjedhje. Do ikë Duka, do iki ky apo ai. Gënjeshtra, mashtrime dhe diversion. Kur ke me vete faktet, kauzën dhe kur ke shumicën dërmuese të qytetarëve shqiptarë gënjeshtrat nuk të bëjnë përshtypje, e vërteta shkon përpara dhe shkon në vend. Edhe sot është momenti t’i drejtohem me një falenderim të gjithë aleatëve të kolaicionit opozitar: Jo besën me mua, as me PD, por fjalën e dhënë para qytetarëve shqiptarë sepse kjo betejë është për qytetarët shqiptarë. Ka nisur si e tillë dhe duhet patjetër të përfundojë si e tillë. Për të përfunduar si e tillë duhet të shmangim çdo kurth që ka për qëllim ti japë oksigjen republikës së vjetër në koma dhe të ngadalësojë projektin e republikës së re. Që të ndodhë kjo duhet me durim dhe vendosmëri të çmontojmë gënjeshtrat që dalin nga goja e njeriut të papërgjegjshëm.

Filed Under: Komente Tagged With: Dialog, i dorehëqur, por Rama, Protesta-Basha

“NA SHKOI SI QENI NË RRUSH !”

April 11, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 varri i Enverit

 11 PRILL 1985: E vetmja shprehje popullore që i pershtatet edhe sot ngordhjes së “shokut” Enver, asht shprehja e vjeter shkodrane: “Na shkoi si qeni në rrush..!”

Kjo shprehje të jep pershtypjen se perdoret vetem në Shkoder me 11 prill… Kjoftë per atëherë, kur ai po qelbej në Tiranë e ne, nuk na jepej me e besue se nuk merr frymë, mbasi vetem fryma i pat mbetë zagarit Gjinokastres, që Ai Plaku i Grisë e ka futë në Fjalorin tonë Frazeologjik: “Kur qeni fillon me ngranë njerzit e shtëpisë, ai duhet vra!”…

Kaluen sa vite e ai vazhdon me kenë perkrah Aranit Çelës, Rahman Perdhakut, Shyqyri Çokut e kompani, në saje të “veteranëve” dhe dylberave të Kuvendit Popullor, që as nuk e diskutojnë veshjen e tij me dekorata e tituj tash 27 vjetë, që emni i tij qelbë Tiranen. Jam tue shkrue per vitet e turpit të shqiptarëve që vazhdojnë me kenë vasal të qeverisjes komuniste, dhe pranojnë me u quejtë pasues të atij Kuvendi Popullor, ku si sa vite para: “Vazhdojnë me ngranë bar dhe parimet sllavoanadollake nuk i shklasin!!”

E kush na siguron se nder nevojtoret e tyne moderne nuk e kanë të varun surratin e tij?!

Asht kenë i pashem plehu! Dem Xhepa ishte i burgosun prej tij e vazhdonte me e lavdrue madje, edhe tue u jargitë per netët e bukra që kishin kalue në Pazarin e Vjeter të Tiranës. Thuej si të duesh, po ka sakrifikue gjithë rininë per kauzen e partisë Titos, me të cilin ka kalue ditë të bukra, kur u patne nisë bashkë në Konferencen e Paqës në Paris në 1946…

Ndryshej, nuk do t’ ishte “Hero i Popujve të Jugosllavisë”!.. Beogradi i di këta!

Udhëheqsit e “vendeve demokratike” të mbasluftës, mbasi dekoroheshin dhe jepshin provat e tyne si “besnikë të parimeve marksiste – leniniste”, shkonin në Kremlin tek shoku Stalin, e mbasi ai ua çveshte palltot e pantollonat “bisedonin lakuriq ose haptas” dhe garantonin postet e drejtimit të shteteve socialiste… Nëse nuk më besoni, lexoni librin e Enver Hoxhës “Me Stalinin”, dhe do të bindeni se kjo asht e verteta!

Bota vazhdon të rrotullohet me të mirat dhe të kqijat e veta. Po, mos me pasë “një të mirë”, nder 41 vjetë të drejtimit të një shtetit të vogel mu në zemren e Europës, pervç një “epitafi” që tregon mjerimin e Asaj Shqipnije të mjerë e të varfen nga plaçkitësit, të vujtun edhe pertej jetës, të vramë edhe mbas torturave, të humbun edhe pertej varrit, të shnderuem edhe mbas vrasjes, të pergojuem edhe pertej shnderimit, të çveshun edhe mbas pushkatimit, të dhunuem edhe mbas groposjes, apo të kalbun edhe para vdekjes… Ndoshta, kjo ngjanë vetem kur drejtuesi i shtetit e fillon jeten me flligështi, dhe e mbyllë tue qelbë edhe “flamurin siper arkivolit vet me yllin sllavokomunist të bolshevizmit”…

Lotët e Nanave Shqiptare i duheshin me shperla trupin atëherë, kur plagët e gerbulës së flligështisë rinore, nuk e lenin me mendue se cilin nga miqtë “do të mbys neser?”… Asnjëherë Zoti nuk kishte pasë punë me té!.. Ai kishte lind dhunues e vdiq vrasës!

Mbi varrin e tij një ditë do të mbijnë vetem një shelqe… ku do të këndojnë vetem një qyqe, dhe ajo ka me u plakë mbi ato pllaka mermeri tue ndye per me fshij atë “emen”, e shelqja lotuese një ditë ka per ta la pergjithmonë nga Historia per mos me ju dijtë emni!

E Nana e tij nga Gjinokastra ka me vrritë nga dishprimi: “Mirë ia bënë qenit!”…

Gjithë jeten mendoi vetem me vra! Me zhdukë Fise e Lisat e Atdheut bashkë me filizat… Donte që edhe syni qorr i veti mos me pa tjeter gja veç ferra e kelkaza… I unshem gjithë jeten e kerkonte urinë edhe nder kufomat e tuneleve të Spaçit dhe Qafë Barit… Zgavrrat e syve të kufomave të Atyne Shpellave, i pastronte me gishtat e vet dhe i thithte si palcin e kandshem të fëmijve të njomë që rriste jetima nder kampet e shfarosjes…

E kur Ata të varfnit thërrisnin “O Nanë !!” tue ra nga shkrepat e Bjeshkëve të Nêmuna në humnera e prroje, knaqej tirani e qetsohej nga ngjyra e kuqe e lumejve tanë…

I vetmi ngushllim i disave të “pashpresa” asht: “Jemi Popull i namun !!”

– Jo, e jo, po u them! Ne jemi Populli i vetem në Botë që perballë perbindshave të Historisë, kemi nxjerrë Heroj e Martirë që pikrisht ata popuj barbar që u munduen me na zhdukë nga faqja e Dheut, pikrisht ata.., po zhduken para nesh!

Ata po plasin me zhdukë Gjergj Kastriotin e Formulen e Palë Engjullit, ata po perpiqen me llomin e skutave anadollake e sllavokomuniste të Beogradit e Athinës, me aprovimin e Stambollit e bekimin e Triestes, me shlye nga Historia Dedë Gjo’ Lulin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Don Nikoll Kaçorrin e At Gjergj Fishten, e po mujten, besa  edhe Nanen Tereza…Të Asaj Shqipni që plot 24 vjetë perpara Papa Gjon Pali II (Sot Shejt) i pat thanë: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e gjithë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhet të jetë piksynimi sot, me kthye shpejt fleten tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue perpara… Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazen e Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!” (25 Prill 1993, në Sheshin “Skenderbeu” Tiranë)

            Melbourne, 10 Prill 2017.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Hoxha, Fritz radovani, Ike, si veni ne rush

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT