• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

David L.Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale

June 11, 2021 by dgreca

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në Universitetin “Columbia” të Nju Jorkut, David Philips, ka deklaruar sot se presin që këtë vit të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, për të cilën tha se vetëm SHBA ka kapacitetin për ta shtyrë përpara.

RTK- Philips, në një tryezë të organizuar nga LDK me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, shprehu bindjen e tij se marrëveshja përfundimtare do të rezultojë me njohje reciproke.

Ai foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel, për çka tha se nuk janë zbatuar plotësisht.

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

“Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje, për të zbatuar një marrëveshje, dhe përmes diplomacisë dhe ndërmjetësimit të saj për t’u bashkuar në bashkëpunimin transatlantik e për t’i dërguar një mesazh shumë të qartë Beogradit, boll më, ky proces duhet të përfundojë, duhet të përfundojë me drejtësi për popullin e Kosovës. Në qoftë se nuk arrijmë në atë pikë, Serbia vetë nuk mund të zhvillohet si shoqëri dhe të gjithë duam që kjo pjesë e botës të ecë përpara, në mënyrë që të ketë progres dhe bashkëpunim. Dhe kështu, SHBA mund të forcojë aleancat e saj, në radhë të parë më së shumti me Republikën e Kosovës, por gjithashtu edhe me të gjitha vendet në rajon”, tha Philips.

Ai potencoi se BE është ndërmjetësuesi kryesor, porse theksoi se SHBA duhet të përmirësojë pjesëmarrjen e saj.

Philips hodhi dyshime nëse BE mund të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, pasi që përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është sllovak dhe Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, në këto takime nuk duhet të marrë pjesë një ndihmës-sekretar ose zëvendës ndihmës-sekretari, porse do të ishte e dobishme që presidenti Joe Biden të caktojë një të dërguar të posaçëm presidencial, në mënyrë që të rritet presioni në këto diskutime dhe të arrihen rezultate.

Philips: Lajçaku është sllovak, a mund të presim që BE të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën

“Kam gjithashtu disa pyetje në lidhje me besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësues. Nëse BE dëshiron të demonstrojë një dëshirë të sinqertë për të ndihmuar Kosovën, atëherë çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave nga BE? Pse po vazhdon ky diskutim prej vitesh pa rezultat? Z. Lajcak është një njeri i mirë, ai është një diplomat kompetent, ai është gjithashtu një sllovak, dhe ne e dimë që Sllovakia është një nga pesë shtetet që nuk e kane njohur Kosovën. Pra, a mund të presim me të vërtetë që BE të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën dhe për ta çuar përpara këtë proces”, tha Philips.

Ai u shpreh se SHBA-të dëshirojnë një marrëveshje me njohje reciproke, në mënyrë që të dy shtetet, Kosova dhe Serbia, të ecin përpara.

Philips: Qëllimet tona janë pavarësia, sovraniteti dhe njohja reciproke

“Qëllimet tona janë pavarësia, sovraniteti dhe njohja reciproke. Detajet e çështjeve bilaterale mund të adresohen, por nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë që ajo e humbi Kosovën për shkak të krimeve të Millosheviqit, ne nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara. Dhe ne do të zbulojmë se ka ende keqkuptim dhe konflikt të mundshëm në këtë rajon. SHBA dëshiron që ju të keni sukses, dëshiron një marrëveshje reciproke, në mënyrë që të dyja, Kosova dhe Serbia mund të ecin përpara, kështu që të ketë paqe dhe prosperitet për popujt e të dyja vendeve”, tha ai.

Philips përmendi edhe marrëveshjet e arritura mes dy shteteve, por që tha se moszbatimi i të njëjtave qëndron tërësisht nga ana e serbëve.

Philips: Moszbatimi i tyre qëndronte pothuajse tërësisht në anën serbe

“Është folur shumë në Bruksel, ka pasur 33 marrëveshje që janë arritur gjatë viteve. Kam kryer një studim në Universitetin e Columbia-s dhe kam bërë një hulumtim mbi dialogun Kosovë-Serbi. Dhe, ajo që gjeta ishte se ato marrëveshje nuk ishin zbatuar plotësisht dhe moszbatimi i tyre qëndronte pothuajse tërësisht në anën serbe. Në vend që të adresojë çështjet thelbësore të njohjes së pavarësisë së Kosovës, si përgatitjen e terrenit për njohjen reciproke, për mendimin tim, Serbia ka hyrë në këtë dialog jo për të gjetur zgjidhje, por si një taktikë vonese, si një mënyrë që të shtyjë diçka që është e pashmangshme, e që është njohja e plotë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Philips.

Ndërsa Teuta Sahatqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit vitin e kaluar është rritur interesi i partnerëve ndërkombëtarë, derisa tha se tash janë në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet.

Sahatqija: Ne jemi në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet

“Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë, ne kishim shumë njohje, por vitet e fundit numri i njohjeve ra shumë dhe madje filloi me disa çështje të çnjohjeve edhe pse kjo nuk ekziston si nocion në diplomaci. Interesat e partnerëve tanë ishin me intensitet të ulët, dhe pas marrëveshjes së Uashingtonit vitin e kaluar, pamë një rritje të nivelit të interesit, dhe ne jemi në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se LDK në vazhdimësi do të organizojë debate të tilla, me qëllim që të jenë më gjithëpërfshirës. 

*Shenim: Editorja e Anglishtes e Diellit ka derguar kerkese tek folesi dhe organizatoret per te folur ne lidhje me diskutimin e mbajtur sot ne Prishtine.

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Phillips, Marreveshja finale, SHBA, SHBA- KOSOVE:

SHBA-KOSOVË, MUNDËSI TË REJA BIZNESEVE

October 30, 2018 by dgreca

-Mundësi për partneritete të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe amerikane. Delegacioni i bizneseve kosovare i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës me organizim  në Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë vizitoi edhe shtetin e Nju Jorkut/1 TeutaNJU JORK, 30 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/  Delegacioni i bizneseve kosovare i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë vizitoi edhe shtetin e Nju Jorkut me ç’rast zhvilloi takime me përfaqësues të asociacioneve të biznesit, organizata të inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe biznese individuale në këtë shtet amerikan.

Delegacioni i bizneseve nga Kosova i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane dhe në shoqërim të Konsulles së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork Teuta Sahatqija u takua me Yvonne Bendinger-Rothschild, Drejtore Ekzekutive e Odës Ekonomike Evropiano Amerikane me seli në Nju Jork. Në takim u diskutua për progresin e shënuar në Kosovë në aspektin e të bërit biznes, por edhe lidhur me kërkesat që kompanitë kosovare kanë për investitorët amerikanë, ndërsa Bendinger-Rothschild u zotua për mbështetje të kompanive kosovare, përfshirë edhe gjetjen e partnerëve afaristë.

Me mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, delegacioni pati mundësi të vizitoj edhe organizatën SAP Next Generation në Nju Jork e cila drejton programin e inovacionit dhe ndërmarrësisë që mes tjerash angazhohet edhe për implementimin e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Aty u pritën nga zëvendëspresidentja Ann Rosenberg, e cila sqaroi për punën e jashtëzakonshme që bëhet në atë qendër për nxitjen e inovacioneve. Ajo premtoi edhe përkrahjen e saj për zhvillimin e një programi të ngjashëm edhe në Kosovë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës organizoi edhe një pritje për bizneset nga Kosova të cilët përfaqësonin sektorë si prodhimi, tregtia, shërbimet konsulentë të biznesit, shërbimet e teknologjisë së informacionit, por edhe profesionistët dhe ndërmarrësit shqiptarë, anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve dhe Ndërmarrësve Shqiptarë me seli në Nju Jork. Aktiviteti ishte një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet ndërmarrësve nga Kosova dhe të rinjve profesionistë shqiptarë në Amerikë.

Delegacioni qëndroi edhe në Bronx ku u pritën nga Dren Deva, pronar i kompanisë TV Alb e cila merret me ofrimin e shërbimeve televizive në SHBA. Deva i njoftoi bizneset kosovare për planet e ardhshme të biznesit të cilat përfshijnë ngritjen e një kompanie të distribuimit dhe shitjes, që do të ketë në fokus importimin e produkteve nga Kosova./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, MUNDËSI, SHBA- KOSOVE:, TË REJA BIZNESEVE

Kosova falënderuese për gjithë kontributin që ka dhënë Amerika

September 25, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës zyrtare që është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi Akademinë Ushtarake “West Point”/

1 Thaci nderimi

Washington, 25 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Akademinë Ushtarake “West Point” nga Gjeneral Lejtnant Darryl A. Williams me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, falënderoi Gjeneralin Williams për pritjen dhe për ndihmën që është duke e dhënë kjo Akademi për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ofrimit të studimeve për kadetët kosovarë, e që aktualisht këtë Akademi janë duke u shkolluar dy kadetë të FSK-së, Arnela Shala dhe Ylli Dalladaku.

“Vendi ynë është falënderues për gjithë kontributin që ka dhënë Amerika, si në kohë lufte poashtu edhe paqeje. Jemi përherë mirënjohës që i kemi aleat të fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ndër të tjerash, Kryeministri Haradinaj, duke folur para përfaqësuesve të “West Point Academy”, për transformimin e FSK-së në ushtri, tha se Kosova është e gatshme që ta ketë ushtrinë, e cila do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.

Gjeneral Lejtnant Darryl A. Williams, pasi falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën, tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e parezervë të këtij institucioni përmes ofrimit të trajnimeve dhe studimeve ushtarake për pjesëtarët e FSK-së.
Nga Gjenerali Williams, Kryeministri Haradinaj ka pranuar një dhuratë me simbolet e Akademisë Ushtarake “West Point”, ndërsa kryeministri Haradinaj e ka nderuar Gjeneralin Williams me medaljen e Skënderbeut.

 Në Akademinë Ushtarake “West Point” ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. /b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Falenderime, Haradinaj, SHBA- KOSOVE:

SHBA-Kosovë, shkëmbim i kulturave, njohurive dhe ideve

September 18, 2018 by dgreca

1 Harad Flet-Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e organizatës Kosovo Hope. Është njoftuar për punën dhe aktivitetet e e kësaj organizate e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikanë për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit/1 NderimPRISHTINË, 18 Shtator 2018- Gazeta DIELLI/ “Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve përmes programeve të profilizuara. Kjo që po e bënë Hope Kosova është për t’u çmuar dhe Qeveria e Kosovës do të shoh mundësitë për t’i ndihmuar nisma të tilla”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj pasi priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj dhe disa nxënës të përzgjedhur për udhëtimin në Amerikë në programin e kësaj organizate.

Kryeministri Haradinaj nga përfaqësuesit e kësaj organizate është njoftuar për punën dhe aktivitetet e saj e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikanë për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit.Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim që rinia e Kosovës të ketë një të ardhme më të mirë.“Programet e shkëmbimit dhe iniciativat e tilla janë të mirëseardhura dhe do ta kenë mbështetjen time dhe të Qeverisë të cilën unë e udhëheq”, the kryeministri Haradinaj duke i përgëzuar për punën e tyre.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se shkëmbimet e përvojave ndërmjet studentëve, mjekëve, oficerëve dhe shumë profileve tjera ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë një mundësi e mirë për avancimin e gjithanshëm të gjeneratave të reja.

Përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe kërkuan mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në misionin e organizatës së tyre për ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme./b.j/

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, SHBA- KOSOVE:

SHBA-Kosovë, marrëdhënie të shkëlqyera në siguri dhe mbrojtje

August 3, 2018 by dgreca

1 ok grup FSK
-Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Joseph L. Lengyel bashkë me një delegacion të ushtarakëve amerikanë vizitoi Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës/
1 FSK Bisedime
 
PRISHTINË, 3 Gusht 2018-Gazeta DIELLI/ Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë pritur sot, në takime të ndara në Ministri, shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneralin Joseph L. Lengyel bashkë me një delegacion të ushtarakëve amerikanë.
1 fsk
Në takimin e ministrit Berisha dhe gjeneralit Lengyel u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ata shprehen vendosmërinë për ta ngritur në nivel edhe më të lartë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të ardhmen.
Ministri Berisha pasi e falënderoi gjeneralin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme dhe të çmueshme, siç u shpreh ai, e njoftoi edhe mbi zhvillimet, avancimin dhe të arriturat e FSK-së si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, integrimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve në FSK, integrimin e gjinisë femërore, trajnimet, shkollimet dhe operacionet humanitare në të mirë të gjithë komunitetit si dhe për çështje të tjera.  
Gjithashtu ministri Berisha, në takim, nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes,  si dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në botë, duke potencuar se FSK-ja ka kapacitete të specializuara me të cilat do të mund t’i ndihmonte misionet paqësore jashtë vendit.
Ministri Berisha  e njoftoi gjeneralin Lengyel edhe lidhur me gatishmërinë e FSK për tranzicion.
“FSK është e gatshme për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive shtesë dhe transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës”, thesksoi ai.
Gjenerali Lengeyl, pasi shprehu falënderimin tij për pritjen e përzemërt, theksoi: “Do të vazhdojmë më rritjen e mëtutjeshme të miqësisë  në  mes dy vendeve tona. Është prioritet yni strategjik që të jemi bashkë me ju.  Dua t’ju përgëzoj, në veçanti, për gatishmërinë tuaj për t’i kontribuar paqes”./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, SHBA- KOSOVE:, Siguri-Mbrojtje

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT